Category: Lajme

  • Real Madrid kërkon dorëheqjen e presidentit të La Ligës

    Real Madrid kërkon dorëheqjen e presidentit të La Ligës

    Tebas i ka kritikuar drejtuesit e Real Madrid dhe televizionin e klubit për mënyrën se si i trajtojnë vendimet e gjyqtarëve në ndeshjet e skuadrës.

    Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ai ka thënë se televizioni i Real Madrid përzgjedh rastet që i përshtaten klubit, i përsërit ankesat dhe nxit dyshime ndaj gjyqtarëve.

    Kreu i La Ligës i ka krahasuar këto veprime me metodat e propagandës së përdorura nga Joseph Goebbels, ministri i Propagandës së Gjermanisë naziste. Ai ka sqaruar se krahasimi i tij lidhet vetëm me metodat e propagandës dhe jo me ideologjinë naziste apo tifozët e Real Madridit.

    Reagimi ka nxitur kundërshtimin e fortë të klubit madrilen, i cili e ka cilësuar deklaratën si të papranueshme dhe jashtëzakonisht serioze.

    Në komunikatën zyrtare, Real Madridi ka kërkuar që Tebas të largohet nga posti i presidentit të La Ligës, si dhe nga ai i zëvendëspresidentit të Federatës Mbretërore të Futbollit të Spanjës.

    Klubi ka vlerësuar se deklaratat e përsëritura të Tebas tregojnë mungesë neutraliteti, respekti dhe paanshmërie, të cilat, sipas tij, janë të domosdoshme për ushtrimin e përgjegjësive institucionale.

    Përplasjet mes Real Madrid dhe Tebas nuk janë të reja. Në shtator, klubi kishte kërkuar një president të ri të La Ligës, pasi Tebas i kishte cilësuar ankesat e madrilenëve për vendimet e gjyqtarëve si përpjekje për të larguar vëmendjen nga problemet e skuadrës në fushë.

    Tebas është në krye të La Ligës që nga viti 2013. Ai është rizgjedhur pa kundërshtarë në vitin 2023, me mandat deri në vitin 2027.

    Burimi: RTKLive

  • 81 milionë euro për efiçiencë të energjisë, përfitojnë mbi 200 mijë familje

    81 milionë euro për efiçiencë të energjisë, përfitojnë mbi 200 mijë familje

    Ministrja e Energjisë dhe Ekonomisë, Artane Rizvanolli, shpjegoi se Kosova ende mbetet mbrapa standardeve evropiane sa i përket kursimit.

    “Vetëm gjatë dimrit 2024-2025 I kemi mbështetur 85 familje përmes programit konsumatorët e cenueshëm, ndërsa mbi 20 mijë familje me asistencë social i kemi mbështetur për blerje ne lëndës së parë për ngrohje”, tha Artane Rizvanolli,  ministre e energjisë.

    Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, tha se BE-ja mbetet partnerja më e fortë dhe më e besueshme e Kosovës, si dhe ofruesja më e madhe e ndihmës financiare.

    “Pakoja prej 75 milionë eurosh përfaqëson vetëm një pjesë të vogël të më shumë se 3.7 miliardë eurove që BE-ja ka investuar në Kosovë që nga viti 1999, si partnerja më e fortë dhe më e besueshme e Kosovës dhe ofruesja më e madhe e ndihmës financiare”, tha Dirk Schuebel, ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë.

    “Përtej shifrave rezultatet e tij maten me mijëra përfitues që sot gëzojnë kushte më të mira banimi, konsum më të ulët të energjisë dhe pagesë më të përballueshme”, tha Njomza Hoxha, drejtoreshë e fondit të Kosovës për eficencë të energjisë.

    Ky projekt zgjati dy vjet dhe u financua nga Bashkimi Evropian me 75 milionë euro ndërsa gjashtë milionë euro të tjera janë ndarë nga buxheti i Kosovës. Përmes kësaj pakoje, synimi kryesor ka qenë pikërisht zbutja e këtij disproporcioni. Familjet përfituese kanë arritur të ulin faturat e tyre mujore duke konsumuar më pak rrymë për ngrohje, ndërsa 154 bizneset e përfshira në projekt kanë rritur konkurrueshmërinë në treg përmes kostove më të ulëta operative. Zyrtarët shëndetësorë dhe ekonomikë vlerësojnë se këto masa jo vetëm që ruajnë xhepin e qytetarëve, por edhe reduktojnë ngarkesën mbi sistemin e stërvjetër elektro-energjetik të Kosovës gjatë muajve të dimrit.

    Burimi: RTKLive

  • Sveçla për suspendimin e tre policëve: Nuk do të lejojmë që individët ta njollosin Policinë e Kosovës

    Sveçla për suspendimin e tre policëve: Nuk do të lejojmë që individët ta njollosin Policinë e Kosovës

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka mirëpritur angazhimin e Inspektoratit Policor të Kosovës dhe Policisë së Kosovës për hetimin dhe suspendimin e tre zyrtarëve policorë, të dyshuar për ngacmim seksual, kontrollim të paligjshëm dhe keqpërdorim të pozitës e autoritetit zyrtar.

    Sveçla ka thënë se nuk do të lejohet që veprimet e individëve ta njollosin Policinë e Kosovës dhe pjesëtarët e saj që, sipas tij, shërbejnë me profesionalizëm për sigurinë e qytetarëve dhe të vendit, njofton Dukagjini.

    Ai ka theksuar se çdo keqpërdorim i bërë në emër të Policisë së Kosovës dënohet pa kompromis.

    “Nuk do të lejojmë në asnjë mënyrë që asnjë individ të njollosë Policinë e Kosovës dhe pjesëtarët e saj, që me profesionalizëm shërbejnë për sigurinë e qytetarëve dhe të vendit tonë. Misioni i Policisë së Kosovës është shërbimi ndaj qytetarëve dhe pa asnjë kompromis dënojmë çdo keqpërdorim që bëhet për çfarëdo përfitimi në emër të saj”, ka shkruar Sveçla.

    Dyshime për ngacmim seksual dhe keqpërdorim të detyrës, IPK rekomandon suspendimin e pesë policëve në Prishtinë dhe Gjilan

    Burimi: Dukagjini

  • Fifi e shqetësuar nga protestat në Shqipëri: O nalnu bre, pashë Zotin e madh, nëse keni Zot, nalnu

    Fifi e shqetësuar nga protestat në Shqipëri: O nalnu bre, pashë Zotin e madh, nëse keni Zot, nalnu

    Fifi e shqetësuar nga protestat në Shqipëri: O nalnu bre, pashë Zotin e madh, nëse keni Zot, nalnu

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Fifi, ka reaguar përmes rrjeteve sociale lidhur me situatën e tensionuar në Shqipëri, duke ndarë me ndjekësit e saj pamje nga protesta dhe një mesazh emocional për zhvillimet e fundit.

    Përmes një postimi, artistja ka shprehur shqetësimin e saj për situatën, duke iu drejtuar drejtpërdrejt personave të përfshirë me një thirrje për ndaljen e tensioneve.

    “O nalnu bre, pashë Zotin e madh, nëse keni Zot, nalnu”, ka shkruar Fifi.

    Reagimi i këngëtares vjen në një kohë kur situata në Shqipëri mbetet e tensionuar, ndërsa zhvillimet e fundit kanë ndikuar edhe në jetën e qytetarëve dhe kanë sjellë pezullimin e aktiviteteve të ndryshme.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Fifi e shqetësuar nga protestat në Shqipëri: O nalnu bre, pashë Zotin e madh, nëse keni Zot, nalnu appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • I jepet lamtumira Shemsije Hamzajt, gruas së parë të punësuar në Komunën e Klinës

    I jepet lamtumira Shemsije Hamzajt, gruas së parë të punësuar në Komunën e Klinës

    I jepet lamtumira Shemsije Hamzajt, gruas së parë të punësuar në Komunën e Klinës

    Është përcjellë sot për në banesën e fundit Shemsije Hamzaj, ish-punonjëse e Komunës së Klinës dhe gruaja e parë e punësuar në këtë institucion.

    Ndarja e saj nga jeta ka sjellë pikëllim te familjarët, të afërmit, miqtë dhe ish-kolegët, ndërsa Komuna e Klinës ka vlerësuar lart kontributin e saj ndër vite.

    Në mesazhin përkujtimor, Komuna ka theksuar se puna dhe angazhimi i Hamzajt mbeten pjesë e historisë institucionale të Klinës.

    “Kontributi i saj në institucionin tonë mbetet pjesë e historisë institucionale të Komunës së Klinës, ndërsa kujtimi për të do të ruhet me respekt nga kolegët dhe bashkëpunëtorët e saj”, thuhet në njoftim.

    Komuna e Klinës u ka shprehur ngushëllime familjes, të afërmve dhe miqve të së ndjerës.

    Shemsije Hamzajt iu dha sot lamtumira e fundit, ndërsa emri i saj do të mbetet i lidhur me një moment të veçantë të historisë së institucionit, si gruaja e parë që u punësua në Komunën e Klinës.

    U prehtë në paqe!

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post I jepet lamtumira Shemsije Hamzajt, gruas së parë të punësuar në Komunën e Klinës appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Protestat në Shqipëri, Avokati i Popullit: 214 të ndaluar, 26 me shenja dhune, disa të mitur u morën në pyetje pa psikolog

    Protestat në Shqipëri, Avokati i Popullit: 214 të ndaluar, 26 me shenja dhune, disa të mitur u morën në pyetje pa psikolog

    Avokati i Popullit në Shqipëri, Endri Shabani, ka bërë publike gjetjet paraprake të monitorimit të zhvilluar nga Mekanizmi Kombëtar për Parandalimin e Torturës gjatë protestave të katër ditëve të fundit në disa qytete të Shqipërisë.

    Në një deklaratë për mediat, Shabani bëri të ditur se në 72 orët e fundit janë kontaktuar 214 persona të privuar nga liria, ndërsa janë evidentuar ankesa për ushtrim dhune nga punonjës policie, mungesë të kujdesit mjekësor dhe shkelje të të drejtave të të miturve.

    Më tej, ai ngriti gjithashtu shqetësime për kushtet në ambientet e shoqërimit dhe paraburgimit, duke kërkuar identifikimin e plotë të efektivëve të policisë dhe përmirësimin e menjëhershëm të kushteve të qëndrimit. Shabani shtoi se këto janë gjetje paraprake dhe se çdo rast po verifikohet veçmas.

    Deklarata e plotë:

    Sot do t’ju japim gjetjet paraprake të monitorimit që Mekanizmi Kombëtar për Parandalimin e Torturës, pranë Avokatit të Popullit, ka bërë gjatë protestave të këtyre katër ditëve. Dua të theksoj se këto janë gjetje paraprake. Çdo rast po verifikohet një nga një.

    Së pari, dua të shpjegoj mandatin e Avokatit të Popullit dhe të Mekanizmit. Mekanizmi ka të drejtën ligjore të vizitojë pa paralajmërim çdo vend ku një person është i privuar nga liria: komisariate, ambiente shoqërimi, paraburgime dhe institucione shëndetësore. Avokati i Popullit shqyrton gjithashtu ankesat për abuzim nga çdo organ publik, përfshirë Policinë e Shtetit.

    Ky mandat mbron të drejtat e të gjithëve: protestuesve, qytetarëve që kalonin rastësisht, pronarëve të bizneseve që u dëmtuan, por edhe punonjësve të policisë.

    Por Kushtetuta e ka kufizuar këtë mandat në monitorim, në dokumentimin e së vërtetës dhe në nxjerrjen e rekomandimeve. Kushtetuta nuk na mundëson që ne të marrim masa vetë ndaj punonjësve që abuzojnë me detyrën. Për këtë qëllim, ligji ka parashikuar mekanizma të tjerë, të cilët kanë kompetencat dhe burimet e nevojshme.

    Në këtë kuadër dua të raportoj se në 72 orët e fundit ekipet tona kanë qenë të pranishme në komisariatet nr. 1 deri nr. 6 në Tiranë, në Bllokun e Sigurisë, në Spitalin e Traumës, si dhe në komisariatet e Korçës, Vlorës dhe Shkodrës.

    Në 72 orët e fundit kemi kontaktuar 214 persona të privuar nga liria. Kemi biseduar konfidencialisht me të shoqëruar, të arrestuar, të lënduar, me mjekë dhe psikologë. Në Spitalin e Traumës, më 14 dhe 15 tetor, kanë marrë shërbim 128 persona: 86 punonjës policie, 38 protestues dhe 5 të mitur. Një pjesë e mirë e tyre i kemi intervistuar dhe u kemi administruar ankesat.

    E drejta për tubim paqësor është e garantuar nga Kushtetuta. Protestuesit duhet ta ushtrojnë atë paqësisht. Ne dënojmë çdo akt dhune. Dënojmë dhunën ndaj policëve. Dënojmë dhunën ndaj protestuesve. Dënojmë dëmtimin e pronës publike dhe të pronës private, përfshirë bizneset.

    Shteti ka detyrimin të mbrojë rendin, dhe policia ka të drejtë dhe detyrim të përdorë forcë kur është e domosdoshme, në masë proporcionale.

    Çdo punonjës që ushtron forcë duhet të jetë i identifikueshëm. Identifikimi mbron qytetarin nga abuzimi dhe mbron policin nga akuzat e pabazuara.

    Ankesat. Gjatë këtyre ditëve kemi marrë ankesa për punonjës policie me veshje civile pa shenja identifikuese. Kjo çështje do të shqyrtohet me prioritet. Pjesa tjetër e ankesave lidhej me ushtrimin e dhunës gjatë shoqërimit, mosofrim të kujdesit mjekësor dhe kalim të afateve për masën e sigurisë.

    Të miturit. Të miturit kanë prioritet në punën tonë. Komisionerët tanë kanë administruar deklarimet e tyre, të dhëna para psikologes klinike në Spitalin e Traumës. Po verifikojmë dëshmi për rreth 12 të mitur që janë mbajtur të izoluar në ambientet e një ministrie. Ky rast po verifikohet, dhe do t’ju raportojmë gjetjet e hetimit tonë.

    Çfarë kemi vëzhguar gjatë monitorimit. Në të gjitha komisariatet e inspektuara, ambientet ishin mbi kapacitet. Kushtet në Bllokun e Sigurisë janë të papranueshme. Kemi gjetur të arrestuar që flenë dy vetë në një shtrat, ose mbi sfungjerë në dysheme. Mungojnë batanijet dhe ngrohja. Uji i pijshëm sigurohej nga familjarët. Mungojnë sapuni dhe letra higjienike. Shërbimi mjekësor është i pjesshëm përballë kërkesave të shumta.

    Kemi evidentuar të mitur të ndaluar që janë marrë në pyetje pa praninë e prindit ose kujdestarit dhe të psikologut. Kjo nuk përputhet me kërkesat e ligjit dhe standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e fëmijëve.

    Kemi parë persona me shenja të dukshme dhune. Për 26 persona në Bllokun e Sigurisë, pretendimet dhe shenjat janë pasqyruar në procesverbalet e konstatimit.

    Librat e evidentimit të të shoqëruarve kishin mangësi në regjistrimin e plotë të informacionit.

    Për sa më sipër, kërkojmë nga Policia e Shtetit identifikim të plotë të punonjësve në çdo operacion dhe ndarje të të miturve nga të rriturit, në çdo rast dhe gjatë gjithë kohës. Nga Ministria e Brendshme kërkojmë përmirësim të menjëhershëm në Bllokun e Sigurisë: ujë, ushqim, shtretër, ngrohje, higjienë dhe mjek në çdo kohë.

    Në mbyllje, dua ta përsëris edhe një herë thirrjen: çdo person që ka pësuar dhunë ose dëm, qytetar, protestues, pronar biznesi apo punonjës policie, mund t’i drejtohet Avokatit të Popullit. MKPT do të vazhdojë monitorimin në terren”

    Burimi: Dukagjini

  • Kujtimi për Rrecajn, i gjallë për miqtë (VIDEO)

    Kujtimi për Rrecajn, i gjallë për miqtë (VIDEO)

    Kujtimi për Rrecajn, i gjallë për miqtë (VIDEO)

    Heroi Idriz Rrecaj, për ish-bashkëveprimtarët vazhdon të jetë  figura më konsensuale e krejt viteve të para e pas luftës.

    Madje me nostalgji të madhe vazhdojnë t’ia mbajnë mend edhe një dëshirë fort të madhe që thonë se e pati, raporton Klan Kosova.

    Pos kësaj, në mendje njërit i sillen ende fjalët e fundit që i shkëmbeu me të.

    Në vendin ku u gjetën eshtrat e Rrecajt, në veri të Republikës, këta po lypin të qitet një shenjë.

    Idriz Rrecaj i përkiste grupit të njohur si ai i intelektualëve i përbërë nga 23 persona të cilët dyshohet se u zhdukën në prillin e ’99-tës.

    Kuptoni më shumë në kronikën më poshtë:

  • NYT: Shkarkohet zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, vetëm pesë ditë pasi mori detyrën

    NYT: Shkarkohet zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, vetëm pesë ditë pasi mori detyrën

    NYT: Shkarkohet zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, vetëm pesë ditë pasi mori detyrën

    Katie Zacharia, zëdhënësja e re e presidentit Donald Trump, u shkarkua të premten, pasi qëndroi në këtë detyrë për më pak se një javë, sipas tre personave të njohur me çështjen, raporton “New York Times”.

    As Shtëpia e Bardhë dhe as Zacharia nuk iu përgjigjën kërkesave për koment, transmeton Klankosova.tv.

    Megjithatë, Trump u tha gazetarëve të premten se e kishte inkurajuar Zacharian ta “rishqyrtonte” këtë detyrë.

    “Sinqerisht, po të isha në vendin tuaj, do ta rishqyrtoja”, tha ai, duke rrëfyer bisedën me zëdhënësen e tij. Ai shtoi: “Katie, a ke nevojë për këtë? Nuk mendoj se ke nevojë për këtë”.

    Zacharia pati një fillim të vështirë në këtë detyrë, me konferencën e saj të parë dhe të fundit për shtyp të martën.

    Pas saj, mediat publikuan një sërë titujsh që ngritën pikëpyetje nëse ajo ishte paraqitur në mënyrë të pasaktë si avokate, pasi presidenti e kishte cilësuar si “juriste”, pavarësisht se ajo kishte dështuar në provimin e jurisprudencës. /Klankosova.tv

  • Zekirija Ramadani rikthehet te Gjilani, firmos kontratë deri në vitin 2028

    Zekirija Ramadani rikthehet te Gjilani, firmos kontratë deri në vitin 2028

    Zekirija Ramadani rikthehet te Gjilani, firmos kontratë deri në vitin 2028

    Sport Club Gjilani ka emëruar Zekirija Ramadanin në krye të shtabit teknik, duke arritur marrëveshje me trajnerin deri në vitin 2028.

    Ramadani rikthehet te skuadra pas përvojës së mëparshme me klubin, me të cilin në edicionin 2022/23 siguroi pjesëmarrjen në garat evropiane dhe arriti deri në finalen e Kupës së Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

    Trajneri vjen në Gjilan me një karrierë të pasur, ku ka fituar pesë tituj kampioni me katër klube të ndryshme.

    Klubi gjilanas i ka uruar mirëseardhje Ramadanit, duke shprehur besimin se me të në krye do të arrijë objektivat e përcaktuara.

  • Adoleshenti norvegjez dënohet me 20 vjet burg për komplot vrasjeje në Mbretërinë e Bashkuar

    Një adoleshent norvegjez i cili fluturoi për në Britani për të kryer vrasje pasi u rekrutua në internet nga një grup suedez i krimit të organizuar i lidhur me Iranin u burgos të premten me 20 vjet burg, shkruan Reuters.

    Prokurorët britanikë thanë se Johannes Natland, tani 19 vjeç, ishte rekrutuar nga Foxtrot Network, një grup kriminal suedez që paguan të rinjtë për të ushtruar “dhunë si shërbim” në emër të klientëve, përfshirë shtetin iranian, transmeton Sinjali.

    Ai u dënua në korrik për komplot për vrasje. Natlandit nuk i ishte thënë identiteti i personit që ai kishte rënë dakord ta vriste në këmbim të një pagese prej 270,000 kronerësh norvegjezë, rreth 28,600 dollarë, thanë prokurorët.

    Rasti ishte një nga një numër rastesh të viteve të fundit që përfshinte të rinj të cilët kanë dalë në gjyq në Britani për vepra të rënda kriminale të kryera pasi janë rekrutuar në internet. Britania thotë se disa prej tyre kanë përfunduar duke vepruar si përfaqësues të pavetëdijshëm për shtete të huaja si Irani ose Rusia.

    Foxtrot është lidhur me disa vrasje në të gjithë Evropën, dhe Britania dhe SHBA-ja pretendojnë se grupi ishte pas sulmeve kundër objektivave izraelite dhe hebraike në emër të Iranit, i cili i mohon akuzat.

    Natland sapo kishte mbushur 18 vjeç kur fluturoi nga Norvegjia për në Britani, pasi iu përgjigj një reklame që ofronte para për të vrarë dhe thoshte “asgjë nuk mund të shkojë keq”.

    Ai pranoi se zotëronte një pistoletë gjysmëautomatike, një revolver dhe municione, por mohoi akuzat për komplot për vrasje, duke thënë se nuk kishte ndërmend ta zbatonte planin dhe kishte menduar të qëllonte veten në këmbë për t’i shpëtuar.

    Por prokurorët thanë se Natland ishte një rekrut entuziast, i cili i mburrej një miku se “do të ishte mirë të vrisje dikë”.

    Natland u dënua në Gjykatën e Kurorës Woolwich të Londrës me 20 vjet burgim nga gjyqtarja Bobbie Cheema-Grubb, e cila tha se ishte e sigurt se ai do ta kishte kryer vrasjen nëse nuk do të ishte arrestuar nga policia.

    “Ky nuk ishte një akt impulsiv që zgjati disa çaste… sjellja juaj tregoi qëllim dhe këmbëngulje”, tha ajo, duke shtuar se Natland do të vuante të paktën 13 vjet në paraburgim.

    Avokati norvegjez i Natland, Farid Bouras, tha në një deklaratë: “Prioriteti ynë tani është ta sjellim atë në shtëpi. Ne do të punojmë për të siguruar transferimin e tij në Norvegji sa më shpejt të jetë e mundur.”

    Komandantja Helen Flanagan, kreu i Policisë Kundër Terrorizmit në Londër, tha se nuk kishte prova për ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë me Iranin në rastin e Natland, gjë që shërbeu si një paralajmërim për ata që mund të rekrutohen për t’u bërë përfaqësues të kriminelëve.”

    Siç zbuloi Natland, njerëzit që orkestrojnë këto krime nuk do t’ju mbrojnë nga pasojat”, tha ajo.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Adoleshenti norvegjez dënohet me 20 vjet burg për komplot vrasjeje në Mbretërinë e Bashkuar appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali