Category: Lajme

  • Baseli nis bisedimet për të ardhmen e Xherdan Shaqirit

    Baseli nis bisedimet për të ardhmen e Xherdan Shaqirit

    Baseli nis bisedimet për të ardhmen e Xherdan Shaqirit

    Xherdan Shaqiri mund të përballet me një kapitull të ri në karrierën e tij, pasi Baseli ka nisur diskutimet për të ardhmen e kapitenit dhe rolin që ai do të ketë në projektin e ardhshëm të klubit.

    Drejtori i futbollit i skuadrës zvicerane, Valentin Stocker, ka konfirmuar se palët kanë zhvilluar bisedime për këtë çështje, por ende nuk ka një vendim përfundimtar. Kontrata e Shaqirit skadon në verën e vitit 2027, ndërsa mbetet e hapur mundësia e vazhdimit të bashkëpunimit.

    “Kemi pasur disa bisedime konstruktive për të ardhmen e tij mes palëve të përfshira. Bisedimet janë duke vazhduar”, ka deklaruar Stocker për “Basler Zeitung”.

    Pavarësisht pasigurive rreth së ardhmes së tij, Shaqiri vazhdon ta ketë besimin e trajnerit Slavisha Jokanoviq, i cili mbështetet te përvoja dhe aftësitë e futbollistit shqiptar.

    “Për mua është e qartë. Ai ende mund të vendos ndeshje”.

    Shaqiri ka dëshmuar edhe gjatë këtij edicioni se mund të jetë vendimtar për Baselin. Në dhjetë paraqitje në Superligën e Zvicrës, ai ka shënuar tri gola dhe ka dhënë një asistim, ndërsa në gjashtë ndeshje ka qenë pjesë e formacionit titullar.

    Paraqitja e tij ndaj Luzernit ishte ndër më të spikaturat, pasi në fitoren 4:2 në udhëtim realizoi dy gola dhe asistoi në një tjetër.

    Rikthimi i tij në formacionin bazë ka ardhur pas ndryshimit në stolin e Baselit. Gjatë periudhës së ish-trajnerit Stephan Lichtsteiner, kapiteni aktivizohej më shpesh si zëvendësues, ndërsa me Jokanoviqin ka fituar sërish rol më të rëndësishëm në skuadër.

    Megjithatë, vendimi për të ardhmen e tij nuk lidhet vetëm me kontributin në fushë. Baseli duhet të përcaktojë filozofinë e lojës dhe mënyrën se si do ta ndërtojë ekipin për sezonet e ardhshme, duke marrë parasysh edhe rolin që Shaqiri dëshiron të ketë.

    Stocker e ka cilësuar si proces të vështirë menaxhimin e karrierës së një futbollisti me shumë suksese, i cili po i afrohet fazës përfundimtare të saj.

    Shaqiri, nga ana tjetër, kishte theksuar gjatë verës rëndësinë e të pasurit lojtarë cilësorë përreth. Tashmë, pyetja kryesore është nëse Baseli do ta ndërtojë skuadrën rreth kapitenit të tij dhe nëse ai do ta mbajë këtë rol edhe në sezonin 2027/28.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Baseli nis bisedimet për të ardhmen e Xherdan Shaqirit appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Protesta në Tiranë, policët mbledhin gurë dhe i hedhin drejt protestuesve

    Protesta në Tiranë, policët mbledhin gurë dhe i hedhin drejt protestuesve

    Protesta në Tiranë, policët mbledhin gurë dhe i hedhin drejt protestuesve

    Disa policë janë parë duke hedhur gurë në drejtim të protestuesve në qendër të Tiranës, mbrëmjen e sotme, në pamje që kanë shkaktuar reagime të shumta.

    Videot e publikuara nga mediat shqiptare tregojnë disa efektivë policie duke mbledhur gurë nga toka dhe duke i hedhur drejt protestuesve, të cilët shihen pa masa mbrojtëse.

    Gjatë ditës së sotme, dy policë u pezulluan nga detyra për ushtrim dhune ndaj protestuesve. Ndërkohë, pamje të shpërndara në rrjetet sociale pretendohet se dokumentojnë raste të tjera të dhunës së ushtruar nga efektivët ndaj protestuesve që kapeshin gjatë protestës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Protesta në Tiranë, policët mbledhin gurë dhe i hedhin drejt protestuesve appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Protestat në Tiranë: Goditet kryeministria, ndërhyn policia (VIDEO)

    Protestat në Tiranë: Goditet kryeministria, ndërhyn policia (VIDEO)

    Protestat në Tiranë: Goditet kryeministria, ndërhyn policia (VIDEO)

    Dita e katërt e protestës nisi këtë të premte përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë, ku një grup të rinjsh u grumbulluan pranë godinës që në orët e para të paradites, raporton Klan Kosova.

    Mes turmës u vunë re edhe të rinj me maska, ndërsa, ndryshe nga ditët e mëparshme, në nisje të marshimit pati edhe një komunikim mes protestuesve dhe policisë. Protestuesit i kërkuan njëri-tjetrit të shmangnin tensionet me uniformat blu.

    Por gjatë marshimit, situata u përshkallëzua, me protestuesit që thyen kangjella, dogjën kosha në rrugë, si dhe thyen kamera sigurie dhe tabela. Pas lëvizjes nëpër rrugët e Tiranës, protestuesit u rikthyen sërish pranë Ministrisë së Arsimit, ku vijuan përplasjet me policinë.

    Drejtori i Departamentit për Sigurinë Publike në Policinë e Shtetit, drejtuesi i lartë Dhimitraq Ziu, ka dhënë detaje mbi veprimet hetimore dhe procedurale të kryera pas protestave të dhunshme të ditëve të fundit në disa qytete të vendit.

    Në një konferencë për mediat, Ziu bëri të ditur se në Tiranë janë arrestuar 127 persona dhe 244 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, ndërsa në Durrës janë arrestuar 23 persona dhe janë proceduar 12 të tjerë.

    Për më shumë ndiqeni kronikën më poshtë:

  • Thirri për pushkatimin e Haradinajt, por Llugiqi mori aktakuzë (VIDEO)

    Thirri për pushkatimin e Haradinajt, por Llugiqi mori aktakuzë (VIDEO)

    Thirri për pushkatimin e Haradinajt, por Llugiqi mori aktakuzë (VIDEO)

    Skender Llugiqi, më 12 gusht të këtij viti, në duar mbante fotografitë e masakrës së Reçakut që e kryen serbët, veç me gojë kërkoi dënimin e një shqiptari.

    Bile i njëjti, fort një thirrje të rëndë e bëri për komandantin e UÇK-së për rajonin e Dukagjinit, Ramush Haradinaj.

    E pikërisht për këto fjalë, ai tash do të përballet me drejtësi, ngase ndaj Llugiqit u ngrit aktakuzë nga Prokuroria Speciale e Republikës.

    Për veprën e dytë penale, i njëjti i shfrytëzoi rrjetet sociale.  

    Pas thirrjeve që i bëri në ambientet e Parlamentit më 12 gusht, i njëjti u kap nga Policia. Bile pos arrestimit menjëherë edhe OVL-UÇK, dega në Lipjan, e patën përjashtuar nga organizata.

    Kuptoni më shumë nga kronika në vijim:

  • Fondi i Kosovës për Efiçiencë: Mbyllet pako e mbështetjes për energji (VIDEO)

    Fondi i Kosovës për Efiçiencë: Mbyllet pako e mbështetjes për energji (VIDEO)

    Fondi i Kosovës për Efiçiencë: Mbyllet pako e mbështetjes për energji (VIDEO)

    Mbi 200 mijë familje në Kosovë kanë përfituar nga pakoja mbështetëse për energjinë, e cila është financuar nga Bashkimi Evropian me një fond prej 75 milionë eurosh. Kjo ndihmë është vlerësuar si një lehtësim i madh financiar për qytetarët gjatë muajve të dimrit.

    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, duke falënderuar Bashkimin Evropian për mbështetjen, theksoi se këto fonde nuk kanë shërbyer vetëm për të kaluar një sezon dimëror, por përfaqësojnë investime afatgjata për të ardhmen, raporton Klan Kosova.

    Nga ana e tij, ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka konfirmuar se ky bashkëpunim i ngushtë do të vazhdojë edhe në të ardhmen, duke synuar përfitime konkrete për qytetarët dhe bizneset vendase.

    Këto marrëveshje e kanë lehtësuar ndjeshëm barrën financiare të qytetarëve, ndërsa zyrtarët kanë rikujtuar se ky nuk është investimi i vetëm i BE-së në Kosovë, pasi mbështetje të ngjashme e të vazhdueshme janë realizuar që nga paslufta e vitit 1999.

    Detajet në storien vijuese:

  • Drenica i dha lamtumirën Idriz Rrecajt pas 27 vjetësh (VIDEO)

    Drenica i dha lamtumirën Idriz Rrecajt pas 27 vjetësh (VIDEO)

    Drenica i dha lamtumirën Idriz Rrecajt pas 27 vjetësh (VIDEO)

    Të gjallë nuk e panë qysh nga prilli i 1999-ës, por këtë të premte e prekën me dorë arkivolin e tij.

    Kjo i mërziti fort familjarët e intelektualit Idriz Rrecaj, që u identifikua ditë më parë në gërmimet që u kryen në Zubin Potok, raporton Klan Kosova.

    Ata i zunë vendet përballë portretit të tij, e sy e vesh qenë kah dera, duke pritur familjarë e miq për të ndarë dhimbjen me ta në homazhin përkujtimor.

    Radhës së qytetarëve nuk iu pa fundi, e pas tyre, në Palestrën e Sportit në Skenderaj, për nderime shkoi edhe kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.

    Kryekuvendarja fillimisht një buqetë me lule e la pranë arkivolit e më pas iu dha edhe ngushëllime të afërmve.

    Paraprakisht për Rrecajn u mbajt edhe një akademi përkujtimore.

    Gjeni poshtë kronikën e plotë të Klan Kosovës:

  • Samiti i unionit: Ballkani drejt BE-së, Kosova kurrkund (VIDEO)

    Samiti i unionit: Ballkani drejt BE-së, Kosova kurrkund (VIDEO)

    Samiti i unionit: Ballkani drejt BE-së, Kosova kurrkund (VIDEO)

    Dy ditë të Samitit të Madh të liderëve të Bashkimit Evropian dhe atyre të 27 vendeve anëtare të Unionit, rezultuan me konkluza kyçe për rrugën përpara.

    Kjo sidomos në procesin e zgjerimit të BE-së, me gjashtë vendet e Ballkanit, Ukrainën e Moldavinë, raporton Klan Kosova.

    Në kuadër të kësaj theksohet mes tjerash rëndësia e investimit gjeostrategjik në paqe, siguri, stabilitet e përparim. Thuhet se si shtetet e ardhshme anëtare, ashtu edhe vetë BE-ja, duhet të jenë të përgatitura në momentin e anëtarësimit.

    Ritheksohet se procesi bazohet në merita dhe se çdo vend përparon në negociatat e anëtarësimit në bazë të progresit të tij individual.

    Kur në Bruksel flitet aq shumë për zgjerim, nga kryeqyteti i BE-së në kryeqytetin kosovar erdhi këtë të premte një zyrtar i lartë i Komisionit Evropian.

    Si folës në Samitin e Paqes dhe Demokracisë, ai tha se Unioni po shqyrton ndryshime në procesin e zgjerimit dhe kishte një thirrje konkrete për Qeverinë e Kosovës.

    Nga të gjitha vendet e rajonit, vetëm Kosova nuk e ka statusin e vendit kandidat. E kryeministri austriak, Christian Stocker, po thotë se nuk duhet harruar e kaluara e vendeve ballkanike që synojnë hyrjen në Bashkim Evropian.

    Kurse kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz pohoi se BE-ja është e hapur për zgjerim, me të gjitha shtetet në Evropë që duan të bashkohen, por duke i përmbushur kushtet.

    Për më shumë ndiqeni kronikën më poshtë:

  • Ligji për Specialen n’dorë të Presidentes (VIDEO)

    Ligji për Specialen n’dorë të Presidentes (VIDEO)

    Ligji për Specialen n’dorë të Presidentes (VIDEO)

    Vetëm një muaj pas verdiktit të Dhomave të Specializuara në Hagë kundër katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ndryshimet në Ligjin për DhSK kanë mbërritur në Zyrën e Presidentes për dekretim.

    Kuvendi i Kosovës ka kaluar tashmë plotësim-ndryshimet e ligjit, ndërsa tani gjithçka varet nga hapi i radhës i shefes së shtetit, raporton Klan Kosova.

    Këshilltari për media, Bekim Kupina, ka konfirmuar se ligji është përcjellë në Presidencë dhe se Justina Shiroka-Pula do t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme brenda afatit ligjor.

    Deputetët e subjekteve të ndryshme politike presin që dekretohet në afat rekord, duke parë se kishte harmoni të plotë mes grupeve parlamentare gjatë votimit në Kuvend.

    Përveç ligjit që pret “amin-in” presidencial, pas zhvillimeve në Hagë, Qeveria e Kosovës ka themeluar një grup punues gjithëpërfshirës për një strategji shtetërore.

    Ky grup punues do të kryesohet nga zëvendëskryeministri Glauk Konjufca, ndërsa anëtarët e tjerë pritet të caktohen gjatë javës së ardhshme.

    Për më shumë ndiqeni kronikën më poshtë:

  • Trump shkarkon zëdhënësen e Shtëpisë së Bardhë pas vetëm pesë ditësh në detyrë

    Presidenti amerikan Donald Trump ka shkarkuar Katie Zacharia nga detyra e sekretares së shtypit, thanë këshilltarët e presidentit, duke i dhënë fund mandatit të saj të trazuar njëjavor si zëdhënëse kryesore e Shtëpisë së Bardhë, shkruan CNN.

    Trump u tha gazetarëve më parë se i kishte kërkuar Zacharias të rishqyrtonte rolin e saj, duke deklaruar pothuajse të përfunduar qëndrimin e saj të shkurtër në këtë detyrë, transmeton Sinjali.

    “Sinqerisht, po të isha në vendin tënd, do ta rishqyrtoja”, tha Trump se i tha Zacharias të premten në mëngjes.

    Ai tha se do të flisnin kur të kthehej në Shtëpinë e Bardhë dhe se do t’ia linte vendimin asaj. Por nuk dukej veçanërisht inkurajues për sekretaren e tij të shtypit të sfiduar.

    “Katie, a të duhet kjo?” tha ai se i tha asaj. “Nuk mendoj se të duhet kjo.”

    Ishte një votë mosbesimi e jashtëzakonshme ndaj Zacharias, e cila mori detyrën një javë më parë. Debutimi i saj i pasigurt në sallën e konferencave të informimit të martën dhe pyetjet e vazhdueshme rreth të kaluarës së saj kishin çuar në një shqyrtim të madh nga media dhe ndihmësit e tjerë të Trump. Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë i tha CNN se Zacharia po “largohej” nga roli i sekretares së shtypit dhe një këshilltar i Trump tha se ajo do të largohej nga Shtëpia e Bardhë në ditët në vijim.

    Duke folur ndërsa po largohej nga Shtëpia e Bardhë për një tubim politik në Xhorxhia, Trump tha se Zacharia ishte keqtrajtuar nga media dhe e lavdëroi atë si një mbështetëse besnike.

    Por ai e bëri të qartë se nuk besonte se Zacharia ishte i përshtatshëm për të folur në emër të tij si zëdhënësi më i lartë i qeverisë.

    “Ndoshta nuk është për të”, pranoi ai.

    Zacharia kishte tërhequr vëmendjen e Trump si një komentatore konservatore në televizion, dhe punësimi i saj ndodhi shpejt pasi kandidatët e tjerë u konsideruan të papërshtatshëm për shkak të komenteve kritike që bënë për Trump.

    Megjithatë, mungesa e përvojës së saj u zbulua shpejt. Në podiumin e Shtëpisë së Bardhë të martën, ajo u duk nervoze dhe pranoi vetëm tre pyetje. Më vonë gjatë ditës, ajo ofroi një përgjigje konfuze për një pyetje në lidhje me vendin ku e kishte kaluar provimin e jurisprudencës, pasi ishte përshkruar nga Trump si “avokat” kur ai njoftoi punësimin e saj.

    Siç doli, ajo nuk e kishte kaluar kurrë provimin e jurisprudencës, shpjegoi ajo në një seri intervistash çuditërisht të tensionuara në Fox News . Dhe ishte e paqartë nëse do të shfaqej përsëri në sallën e konferencave.

    E gjitha kjo çoi në thellimin e pyetjeve brenda Shtëpisë së Bardhë rreth asaj se sa gjatë mund të zgjaste Zacharia në këtë detyrë.

    Trump fillimisht nuk mendoi se performanca e Zacharias në konferencën e saj të parë për shtyp ishte aq e keqe sa disa nga këshilltarët e tij, thanë dy burime të njohura me diskutimet. Megjithatë, intervistat e saj që pasuan – konkretisht paraqitja e saj të enjten në mbrëmje në Fox News me Sean Hannity – dhe bisedat që ai pati më pas me aleatët e tij e bindën se ishte e papërshtatshme që ajo të qëndronte në këtë rol, shtuan ata.

    Trump u tha aleatëve dhe këshilltarëve këtë javë se ndoshta ajo “nuk ishte gati për kohën më të mirë”, tha për CNN një person me njohuri të drejtpërdrejta për komentet e tij.

    Mandati i saj pesë-ditor në fund të fundit ishte më i shkurtër se ai i Anthony Scaramucci, mandati 11-ditor i të cilit si drejtor i komunikimit në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2017 tani përdoret si një masë për jetëgjatësinë relative të zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë të sulmuar.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Trump shkarkon zëdhënësen e Shtëpisë së Bardhë pas vetëm pesë ditësh në detyrë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Arteta vlerëson Gyokeres pavarësisht mungesës së golave

    Arteta vlerëson Gyokeres pavarësisht mungesës së golave

    Tekniku spanjoll ka thënë se sulmuesi suedez po punon me përkushtim për t’u përmirësuar dhe për ta ndihmuar skuadrën, pavarësisht vështirësive në fillim të sezonit.

    Njëzet e tetë vjeçari nuk e ka shënuar ende golin e parë në asnjë garë këtë edicion. Ai nuk e ka nisur nga minuta e parë asnjë ndeshje të Premier League, pasi Arteta ka preferuar gjermanin Kai Havertz në pozitën e sulmuesit kryesor.

    Megjithatë, trajneri i Arsenal ka theksuar se Gyokeres vazhdon të jetë një mundësi për formacionin, falë punës dhe dëshirës së tij për t’u përmirësuar.

    “Viktori tregon vullnet dhe vendosmëri të jashtëzakonshme, si dhe punon shumë për t’u përmirësuar dhe për ta ndihmuar ekipin. Kështu është çdo ditë, pavarësisht pozitës ku luan apo nëse shënon gol”, ka thënë Arteta.

    Ai ka shtuar se sulmuesi ka pasur raste të mira shënimi, por në disa situata topi nuk ka mbërritur te ai në momentin e duhur.

    “Po përpiqemi ta ndihmojmë sa më shumë. Ai ka pasur momente shumë të mira. Në tri ose katër raste ka qenë përballë portës, pa portier, por topi nuk i ka ardhur”, ka deklaruar trajneri spanjoll.

    Arteta ka theksuar se dallimi mes shënimit dhe mosshënimit të golave mund të ndikojë shumë në mënyrën se si vlerësohet një futbollist.

    Në sezonin e tij të parë me Arsenal, më 2025/26, Gyokeres kishte shënuar njëzet e një gola.

    Para ndeshjes së së dielës kundër Nottingham Forest, Arteta ka dhënë edhe informacione për gjendjen fizike të dy futbollistëve të tjerë. Mesfushori Martin Zubimendi mund të jetë i gatshëm për këtë takim, ndërsa mbrojtësi Piero Hincapie pritet të mungojë edhe një ose dy javë.

    Arsenal renditet në vendin e dytë në Premier League, tri pikë prapa Manchester City.

    Burimi: RTKLive