Category: Lajme

  • Protestues të armatosur-Lushaku: Situata po eskalonte, kurse dy partitë bënin lojë me konferenca

    Protestues të armatosur-Lushaku: Situata po eskalonte, kurse dy partitë bënin lojë me konferenca

    Protestues të armatosur-Lushaku: Situata po eskalonte, kurse dy partitë bënin lojë me konferenca

    Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka deklaruar se situata gjatë protestave jashtë Kuvendit të Kosovës ishte tepër e tensionuar, ndërsa ka kritikuar LVV-në dhe PDK-në për vonesat në arritjen e kompromisit për zgjedhjen e presidentit.

    Duke komentuar deklaratën e deputetit të Aleancës, Daut Haradinaj, në emisionin Rubikon, se protestuesit ishin të armatosur, Lushaku-Sadriu ka thënë se situata po rëndohej dhe se kishte shqetësim për mundësinë e eskalimit të saj.

    Ajo ka vlerësuar se marrëveshja për presidentin mund të arrihej më herët, ashtu siç, sipas saj, mund të miratohej më herët edhe ligji për të cilin ishte arritur pajtueshmëri.

     Ishte gabim ky kompromisi i minutave të fundit për president, sepse mund të arrihej më herët, mund të arrihej edhe ligji të kalonte më herët, nëse kishin vendosur ta kalonin, që të mos tensionohej situata dhe vërtet të kalonim në limitet e zgjedhjes së presidentit”, ka deklaruar Lushaku-Sadriu në Rubikon.

     Sipas saj, mënyra se si u arrit marrëveshja mes dy partive tregon për një situatë emergjente të krijuar pa nevojë, e cila, sipas saj, nuk dëshmon për cilësi demokratike.

     Ne ishim të shqetësuar, sepse po shihnim që situata po eskalonte. Por ata që duhej ta merrnin këtë vendim po bënin lojëra me konferenca shtypi”, ka thënë më tej Lushaku-Sadriu. /Klankosova.tv

     

     

     

  • Endrick beson te Mourinho

    Endrick beson te Mourinho

    Endrick beson te Mourinho

    Endrick ka folur për minutat e tij të lojës, duke shprehur besim të plotë te trajneri Jose Mourinho dhe vendimet e tij për ekipin.

    Ai theksoi se është i gatshëm ta pranojë çdo vendim të trajnerit, pavarësisht nëse përfshihet në formacion apo jo.

    “Jam i bindur se Mourinho bën atë që është më e mira për ekipin”, ka thënë Endricku.

    “Nëse duhet të luaj, do të luaj. Nëse jo, nuk do të luaj”.

  • Protestues të armatosur-Lushaku: Situata po eskalonte, kurse dy partitë bënin lojë me konferenca

    Protestues të armatosur-Lushaku: Situata po eskalonte, kurse dy partitë bënin lojë me konferenca

    Protestues të armatosur-Lushaku: Situata po eskalonte, kurse dy partitë bënin lojë me konferenca

    Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka deklaruar se situata gjatë protestave jashtë Kuvendit të Kosovës ishte tepër e tensionuar, ndërsa ka kritikuar LVV-në dhe PDK-në për vonesat në arritjen e kompromisit për zgjedhjen e presidentit.

    Duke komentuar deklaratën e deputetit të Aleancës, Daut Haradinaj, në emisionin Rubikon, se protestuesit ishin të armatosur, Lushaku-Sadriu ka thënë se situata po rëndohej dhe se kishte shqetësim për mundësinë e eskalimit të saj.

    Ajo ka vlerësuar se marrëveshja për presidentin mund të arrihej më herët, ashtu siç, sipas saj, mund të miratohej më herët edhe ligji për të cilin ishte arritur pajtueshmëri.

    Ishte gabim ky kompromisi i minutave të fundit për president, sepse mund të arrihej më herët, mund të arrihej edhe ligji të kalonte më herët, nëse kishin vendosur ta kalonin, që të mos tensionohej situata dhe vërtet të kalonim në limitet e zgjedhjes së presidentit”, ka deklaruar Lushaku-Sadriu në Rubikon.

    Sipas saj, mënyra se si u arrit marrëveshja mes dy partive tregon për një situatë emergjente të krijuar pa nevojë, e cila, sipas saj, nuk dëshmon për cilësi demokratike.

    Ne ishim të shqetësuar, sepse po shihnim që situata po eskalonte. Por ata që duhej ta merrnin këtë vendim po bënin lojëra me konferenca shtypi”, ka thënë më tej Lushaku-Sadriu. /Klankosova.tv

  • Deputeti i PD-së “detyrohet” të hidhet në Lanë për t’i shpëtuar protestuesve – PAMJE

    Deputeti i PD-së “detyrohet” të hidhet në Lanë për t’i shpëtuar protestuesve – PAMJE

    Deputeti i PD-së “detyrohet” të hidhet në Lanë për t’i shpëtuar protestuesve – PAMJE

    Deputeti i Partisë Demokratike në Shqipëri, Klevis Balliu, është detyruar të hidhet në lumin Lanë dhe të kalojë në anën tjetër të tij, në përpjekje për t’u shpëtuar protestuesve.

    Pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë momentin kur Balliu përballet me protestuesit, të cilët dyshohet se e kanë sulmuar, duke e detyruar të largohet përmes lumit.

    Pamje:

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Deputeti i PD-së “detyrohet” të hidhet në Lanë për t’i shpëtuar protestuesve – PAMJE appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Policia ndërmerr masa ndaj 3 zyrtarëve policorë në Prishtinë për rastin me vajzën pas mesnate

    Policia ndërmerr masa ndaj 3 zyrtarëve policorë në Prishtinë për rastin me vajzën pas mesnate

    Policia ndërmerr masa ndaj 3 zyrtarëve policorë në Prishtinë për rastin me vajzën pas mesnate

    Policia e Kosovës (PK) ka njoftuar se pas pranimit të informacioneve, ka trajtuar rastin e tre zyrtarëve policorë të Stacionit Policor Jugu në Prishtinë, të cilët dyshohen se më 15 tetor 2026 janë përfshirë në një rast penal të ngacmimit dhe kontrollit të kundërligjshëm.

    Sipas njoftimit zyrtar, PK-ja ka njoftuar menjëherë sipas detyrës zyrtare Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK), duke u koordinuar për sigurimin dhe dokumentimin e të gjitha provave relevante, transmeton Klankosova.tv.

    Po ashtu, pala ankuese është udhëzuar që të paraqitet në IPK për të dhënë deklaratën e saj para njësisë së hetimeve.

    Kujtojmë që Inspektoriati i Policiës së Kosovës, sot gjatë ditës ka lëshuar komunikatë për media në lidhje me dy rastet, ndërsa gazetarja e Klan Kosovës, Altiana Zogaj, përmes burimeve të saja ka kuptuar se rasti është raportuar te autoritetet nga një e afërme e vajzës, viktimë e këtij rasti, pasi, gjithnjë sipas burimeve, të tre policët e dyshuar i kishin kërkuar asaj marrëdhënie seksuale në grup.

    Pas shqyrtimit të informacioneve dhe provave të siguruara, IPK-ja ka rekomanduar suspendimin e tre zyrtarëve policorë, rekomandim i cili është zbatuar menjëherë nga menaxhmenti i Policisë së Kosovës.

    Kurse në njoftimin e Policisë së Kosovës theksohet gjithashtu se bashkëpunimi i ngushtë me IPK-në ka çuar në suspendim edhe për dy zyrtarë të tjerë policorë në Stacionin Policor në Gjilan.

    Policia e Kosovës ka riafirmuar përkushtimin e saj për transparencë, llogaridhënie të plotë dhe bashkëpunim të ngushtë me IPK-në, duke garantuar se çdo sjellje joprofesionale e zyrtarëve do të trajtohet me seriozitetin më të lartë ligjor.

  • Refuzimi i Bekim Sejdiut-Lushaku: Si rezultat i kësaj, ne s’ishim më faktor përcaktues në zgjedhjen e presidentit (VIDEO)

    Refuzimi i Bekim Sejdiut-Lushaku: Si rezultat i kësaj, ne s’ishim më faktor përcaktues në zgjedhjen e presidentit (VIDEO)

    Refuzimi i Bekim Sejdiut-Lushaku: Si rezultat i kësaj, ne s’ishim më faktor përcaktues në zgjedhjen e presidentit (VIDEO)

    Pas disa takimeve mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, Bekim Sejdiu ishte propozuar si kandidat i përbashkët për president, por kandidatura e tij nuk mori mbështetjen e gjashtë deputetëve të LDK-së. Kjo bëri që marrëveshja mes dy partive të dështoj.

    E pyetur në emisionin Rubikon nëse LDK-ja u dorëzua shpejt pas refuzimit të deputetëve të saj për ta votuar Sejdiun, shefja e Grupit Parlamentar të kësaj partie, Jehona Lushaku-Sadriu, tha se kjo ishte mundësia që kishte LDK-ja, duke shtuar se arritja e konsensusit varet nga gatishmëria e të dyja palëve.

    “Kaq ishte mundësia jonë. Edhe konsensusi arrihet e varet edhe nga pala tjetër”, është shprehur ajo.

    Lushaku-Sadriu ka kritikuar gjithashtu tendencën e Vetëvendosjes për t’i imponuar vendimet për shkak të numrave që ka në Kuvend. Sipas saj, kandidatura e Bekim Sejdiut ishte mbajtur nga kryeministri Albin Kurti, pasi nuk kishte konsensus për një kandidat tjetër.

    Pavarësisht dështimit të marrëveshjes me LVV-në, LDK-ja qëndroi në sallë gjatë votimit për presidenten Justina Shiroka Pula, e cila u zgjodh pas marrëveshjes mes LVV-së dhe PDK-së.

    Lushaku-Sadriu e ka përshëndetur zgjedhjen e presidentes, duke theksuar se LDK-ja mbetet e përkushtuar ndaj institucioneve të vendit, edhe kur marrëveshjet politike arrihen pa pjesëmarrjen e saj.

    “Është faktike, ne nuk ishim faktor përcaktues për zgjedhjen e presidentit. Në fund, ne ishim aty në sallë, nuk ishte marrëveshja jonë, e uruam, sepse ne jemi prapëseprapë parti shtetformuese dhe dëshirojmë më të mirën e vendit. Jemi parti institucionaliste që i respekton deri në fund institucionet”, ka deklaruar Lushaku-Sadriu në Rubikon. /Klankosova.tv

  • Policia sqaron rolin e saj në suspendimin e pesë zyrtarëve policorë në Prishtinë dhe Gjilan

    Policia sqaron rolin e saj në suspendimin e pesë zyrtarëve policorë në Prishtinë dhe Gjilan

    Policia sqaron rolin e saj në suspendimin e pesë zyrtarëve policorë në Prishtinë dhe Gjilan

    Policia e Kosovës është deklaruar lidhur me suspendimin e pesë zyrtarëve policorë në Prishtinë dhe Gjilan, duke bërë të ditur se ka bashkëpunuar me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) në trajtimin e të dy rasteve.

    Tre policë të Stacionit Policor Jugu në Prishtinë dyshohen për ngacmim dhe kontroll të kundërligjshëm, ndërsa dy të tjerë në Gjilan për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

    Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se, pas pranimit dhe trajtimit të informacioneve, janë njoftuar zyrtarët kompetentë të IPK-së, me të cilët është bashkëpunuar për sigurimin dhe dokumentimin e provave relevante.

    “Policia e Kosovës, menjëherë pas pranimit dhe trajtimit të informacioneve, ka njoftuar zyrtarët kompetentë të Inspektoratit Policor të Kosovës, me të cilët janë koordinuar për sigurimin dhe dokumentimin e të gjitha provave relevante lidhur me rastin”, thuhet në njoftim.

    Pas shqyrtimit të informacioneve dhe provave të siguruara, IPK-ja ka rekomanduar suspendimin e tre zyrtarëve policorë në Prishtinë, rekomandim që është zbatuar nga menaxhmenti i Policisë së Kosovës.

    “Pas shqyrtimit të informacioneve dhe provave të siguruara, Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e tre zyrtarëve policorë, në përputhje me kompetencat e tyre ligjore, të cilët menaxhmenti i Policisë së Kosovës i ka suspenduar”, thuhet në njoftim.

    Ndërkohë, dy zyrtarët policorë në Gjilan janë suspenduar nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar. Hetimet për të dy rastet po vazhdojnë në koordinim me organet kompetente.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Policia sqaron rolin e saj në suspendimin e pesë zyrtarëve policorë në Prishtinë dhe Gjilan appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Listës së dëmtuarve të Interit i shtohet edhe dhëndërri i Kosovës

    Listës së dëmtuarve të Interit i shtohet edhe dhëndërri i Kosovës

    Listës së dëmtuarve të Interit i shtohet edhe dhëndërri i Kosovës

    Interi sheh që infermieria e tij të popullohet. Pas Lautaro Martinez, në listën e të dëmtuarve shtohet edhe Benjamin Pavard.

    Ishte vetë klubi zikaltër që komunikoi gjithçka përmes një komunikate për shtyp teksa bën të ditur se ekzaminimet mjekësore të kryera nga futbollisti evidentuan një shqetësim në aduktorët e kofshës së djathtë.

    Për Pavard pritet që të qëndrojë jashtë fushave të lojës për 20 ditë me shpresën që ai të rikuperohet për ndeshjen mes Interit dhe Comos në 8 nëntor, ndeshja e fundit para pauzës për ndeshjet e kombëtareve.

    Kjo do të thotë që Chivu do të ketë një element më pak për rotacionet e tij. Pasi kanë humbur edhe shërbimet e Stones, Lautaro Martinez dhe Jones, kampionët e Italisë humbasin edhe ish qendërmbrojtësin e Marseille. Kështu që trajnerit rumun do t’i duhet të rishohë zgjedhjet e tij për ndeshjen ndaj Bolognës, duke qenë se Pavard ishte parashikuar të luante si titullar. Kështu parashikohet që të shtunën të luajnë Bisseck, Akanji e Bastoni me Carlos Augusto.

    Kujtojmë se Benjamin Pavard është i martuar me modelen kosovare Kleofina Pnishi.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Listës së dëmtuarve të Interit i shtohet edhe dhëndërri i Kosovës appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • 63 të arrestuar gjatë protestave në Tiranë dalin nesër para gjykatës

    63 të arrestuar gjatë protestave në Tiranë dalin nesër para gjykatës

    Gjatë ditës së nesërme, në Gjykatën e Tiranës do të shqyrtohen masat e sigurisë për 63 personat e arrestuar gjatë ditëve të protestave në kryeqytetin shqiptar.

    Seancat gjyqësore do të nisin nga ora 08:15 dhe do të zhvillohen në vazhdimësi gjatë ditës.

    Sipas informacioneve, shqyrtimi i masave të sigurisë do të bëhet nga tre gjyqtarë, të cilët do të vendosin për masat që do të aplikohen ndaj personave të arrestuar.

     

    Burimi: Dukagjini

  • Real Madridi synon talentin 15-vjeçar të Sporting Lisbonës

    Real Madridi synon talentin 15-vjeçar të Sporting Lisbonës

    Real Madridi synon talentin 15-vjeçar të Sporting Lisbonës

    Real Madridi po monitoron me interes Jacobo Afonson, mesfushorin 15-vjeçar të akademisë së Sporting Lisbonës, raporton ESPN.

    Talenti i ri ka tërhequr vëmendjen e madrilenëve me forcën fizike dhe aftësinë për të depërtuar përpara me topin.

    Afonso ka lindur në Salamanca të Spanjës, është rritur në Portugali dhe posedon shtetësi spanjolle e portugeze.

    Ai përfaqëson grupmoshat e Spanjës dhe së fundmi është përfshirë në grumbullimet e kombëtares U-16.