Category: Lajme

  • Spanja dënohet nga FIFA për thirrjet islamofobe, federata do ta apelojë vendimin

    Spanja dënohet nga FIFA për thirrjet islamofobe, federata do ta apelojë vendimin

    FIFA e ka dënuar Federatën e Futbollit të Spanjës me afro 20 mijë euro dhe ka vendosur që një pjesë e stadiumit të mbetet e mbyllur për ndeshjen e ardhshme të kombëtares spanjolle.

    Incidentet kanë ndodhur në stadiumin “RCDE” në Barcelonë, ku luan Espanyoli. Disa tifozë janë dëgjuar duke brohoritur “nëse nuk kërcen, je mysliman”, fillimisht në minutën e dhjetë të pjesës së parë dhe më pas edhe gjatë pjesës së dytë.

    Pas përsëritjes së thirrjeve, në ekranin e madh të stadiumit është shfaqur një mesazh që u kërkonte tifozëve të shmangnin sjelljet diskriminuese.

    Futbollisti spanjoll Lamine Yamal, i cili është mysliman, i ka dënuar ashpër këto thirrje, duke i cilësuar si mungesë respekti dhe të patolerueshme. Ai i ka quajtur personat përgjegjës për to injorantë dhe racistë.

    Pas incidentit, policia spanjolle ka nisur hetimet, ndërsa FIFA ka hapur procedurë disiplinore ndaj federatës së këtij vendi.

    Federata spanjolle ka kundërshtuar vendimin e FIFA-s, duke argumentuar se rasti duhej të shqyrtohej sipas nenit 17 të rregullores, që lidhet me mesazhet politike, ideologjike, fetare ose fyese, dhe jo sipas nenit 15, që trajton diskriminimin dhe abuzimin racor. Komiteti Disiplinor i FIFA-s e ka refuzuar këtë argument.

    Për këtë arsye, Federata e Futbollit e Spanjës ka paralajmëruar se do t’i drejtohet Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS), autoritetit më të lartë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve sportive.

    Një zyrtar i lartë i federatës spanjolle ka thënë për agjencinë e lajmeve “Reuters” se institucioni ka reaguar menjëherë pas njoftimit për incidentet dhe ka ndërmarrë masa për të parandaluar përsëritjen e tyre.

    Sipas tij, federata ka vepruar për të siguruar që tifozët e pranishëm në stadium të mos pajtoheshin me sjellje të tilla, ndërsa i ka cilësuar sanksionet si të rënda.

    Miqësorja mes Spanjës dhe Egjiptit, e zhvilluar si pjesë e përgatitjeve për Kupën e Botës, ka përfunduar pa gola, 0:0.

    Nëse vendimi mbetet në fuqi, 15 për qind e ulëseve të stadiumit do të jenë të mbyllura për publikun e zakonshëm. Megjithatë, ato mund të shfrytëzohen nga familjarë, studentë dhe anëtarë të organizatave që luftojnë diskriminimin.

    Burimi: RTKLive

  • Kosova dhe Britania synojnë avancimin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar

    Kosova dhe Britania synojnë avancimin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar

    Sipas njoftimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), gjatë takimit është diskutuar për sektorët me potencial për rritje dhe zgjerim, si dhe për aktivitetet e përbashkëta të radhës që synojnë avancimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

    Kusari-Lila ka theksuar rëndësinë e forcimit të partneritetit strategjik dhe shumëvjeçar ndërmjet dy vendeve edhe në rrafshin ekonomik, përmes rritjes së shkëmbimeve tregtare, investimeve dhe krijimit të mundësive të reja për bizneset kosovare dhe britanike. 

    Burimi: RTKLive

  • Rita Ora “rrëmben” vëmendjen në premierën e filmit të bashkëshortit Taika Waititi

    Rita Ora “rrëmben” vëmendjen në premierën e filmit të bashkëshortit Taika Waititi

    Rita Ora “rrëmben” vëmendjen në premierën e filmit të bashkëshortit Taika Waititi

    Rita Ora tërhoqi sërish vëmendjen teksa mbështeti bashkëshortin e saj Taika Waititi në premierën e filmit të tij të ri “Klara And The Sun” të enjten, shkruan Daily Mail.

    Këngëtarja 35-vjeçare mbërriti në tapetin e kuq në Festivalin e Filmit në Londër BFI e veshur me një fustan të zi tërheqës me dantella dhe një zbukurim të madh në kokë, trasnmeton Sinjali.

    Rita tërhoqi vëmendjen me pamjen e saj argëtuese, e cila përfshinte fustanin e saj transparent me dantella, një fund të fryrë dhe një bluzë me gjemba që përputhej.

    Krahas pozimit me bashkëshortin e saj krenar, asaj iu bashkuan edhe yjet e filmit Jenna Ortega dhe Amy Adams .

    Dalja e Ritës ishte e para e saj që kur u zbulua se po paditet nga ish-menaxheri i saj për 3.2 milionë paund për pretendimet se ajo nuk i ka dhënë një përqindje të të ardhurave të saj.

    Rita kohët e fundit dha një paralajmërim për muzikën e ardhshme kur ndau një foto nga një studio regjistrimi ndërsa punonte në albumin e saj të ri. 

    Gjithashtu, ndërsa punon në albumin e saj të katërt në studio, i cili është planifikuar të publikohet në vitin 2027, Rita pritet të shfaqet edhe në disa projekte filmike.

    Ajo është e përfshirë në filmin “Muaji i Mjaltit me Harryn” të Amazon MGM së bashku me Jake Gyllenhaal, Kevin Costner dhe Sarah Pidgeon.

    Rita është gjithashtu në filmin e ardhshëm të Amazon MGM Voltron, si dhe kthehet në universin e Disney Descendants në filmin e ardhshëm Descendants: Wicked Wonderland, pas rolit të saj si Mbretëresha e Zemrave në Descendants: The Rise of Red.

    Ajo po ndërton gjithashtu në mënyrë aktive TYPEBEA, kompaninë e kujdesit për flokët që e themeloi bashkë me Anna Lahey.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Rita Ora “rrëmben” vëmendjen në premierën e filmit të bashkëshortit Taika Waititi appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Fluturoi nga Norvegjia për të kryer një vrasje në Britani, dënohet me 20 vjet burg

    Fluturoi nga Norvegjia për të kryer një vrasje në Britani, dënohet me 20 vjet burg

    Një 19-vjeçar nga Norvegjia është dënuar me 20 vjet burgim në Britani, pasi kishte udhëtuar drejt vendit për të kryer një vrasje, pas rekrutimit në internet nga një grup suedez i krimit të organizuar, i cili dyshohet se ka lidhje me Iranin.

    Prokurorët britanikë thanë se Johannes Natland ishte rekrutuar nga rrjeti kriminal “Foxtrot”, i cili dyshohet se paguan të rinj për të kryer akte dhune në emër të klientëve. Sipas autoriteteve britanike, grupi ka lidhje me regjimin iranian.

    Sipas prokurorëve, Natland nuk e kishte zbuluar identitetin e personit që kishte pranuar ta vriste në këmbim të një pagese prej rreth 28 mijë e 600 dollarësh.

    Rrjeti “Foxtrot” është sanksionuar nga Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara për lidhjet e tij të dyshuara me qeverinë iraniane, raporton Reuters.

    Rasti i Natlandit është një nga disa raste të viteve të fundit në Britani, ku të rinj janë gjykuar për vepra të rënda kriminale, pasi dyshohet se janë rekrutuar përmes internetit.

    Autoritetet britanike kanë paralajmëruar se disa prej këtyre të rinjve mund të kenë vepruar pa e kuptuar se po shërbenin si përfaqësues të interesave të shteteve të huaja, përfshirë Iranin dhe Rusinë.

    Sipas pretendimeve të Britanisë dhe SHBA-së, rrjeti “Foxtrot” dyshohet se qëndron pas disa vrasjeve në Evropë dhe sulmeve ndaj objektivave izraelite dhe hebraike në emër të Iranit. Teherani i ka mohuar këto akuza.

    Burimi: Dukagjini

  • Putini thotë se Rusia po krijon një "zonë sigurie" të panegociueshme në Ukrainë

    Putini thotë se Rusia po krijon një “zonë sigurie” të panegociueshme në Ukrainë

    Putini thotë se Rusia po krijon një "zonë sigurie" të panegociueshme në Ukrainë

    Rusia po krijon një “zonë sigurie” brenda Ukrainës, përgjatë kufirit të tyre, e cila nuk do të jetë objekt negocimi në asnjë bisedim të ardhshëm me Kievin, deklaroi të premten presidenti Vladimir Putin.

    Putin, i veshur me uniformë ushtarake dhe duke folur gjatë një vizite në një postë komandimi, tha se operacioni ishte një përgjigje ndaj “inkursionit” të Ukrainës në rajonin perëndimor rus të Kurskut, gjatë viteve 2024-2025, transmeton Klankosova.tv.

    “Forcave të armatosura ruse iu dha detyra jo vetëm të dëbonin armikun nga toka jonë, por edhe të krijonin një zonë sigurie në territorin fqinj. Ky mision po përmbushet me sukses”, tha ai në një deklaratë të transmetuar në televizion.

    “Qëllimi ynë është të garantojmë sigurinë absolute të rajoneve kufitare të Rusisë për të ardhmen, dhe nuk kemi ndërmend ta bëjmë këtë çështje pjesë të negociatave të mundshme të paqes me Ukrainën”.

    Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se zona e planifikuar e sigurisë shtrihet në një gjatësi prej 660 km, nga e cila 70% aktualisht ndodhet nën kontrollin e Rusisë, sipas Reuters. /Klankosova.tv

  • Në premierën e filmit të bashkëshortit, Rita Ora në qendër të vëmendjes

    Në premierën e filmit të bashkëshortit, Rita Ora në qendër të vëmendjes

    Në premierën e filmit të bashkëshortit, Rita Ora në qendër të vëmendjes

    Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka qenë në qendër të vëmendjes në premierën e filmit “Klara and the Sun”, ku u shfaq për të mbështetur bashkëshortin e saj, regjisorin Taika Waititi.

    Sipas DailyMail, këngëtarja 35-vjeçare mbërriti në tapetin e kuqe të Festivalit të Filmit BFI në Londër, e veshur me një fustan të veçantë dantelle të zezë dhe me një aksesor të madh në kokë.

    Rita tërhoqi vëmendjen me pamjen e saj plot gjallëri, e cila përfshinte një fustan dantelle transparente me fund të gjerë e voluminoz, si dhe një aksesor koke në të njëjtin stil, të zbukuruar me elemente që ngjanin si gjemba.

    Në filmin fantastiko-shkencor “Klara and the Sun”, Jenna Ortega interpreton personazhin kryesor, Klarën, një vajzë robotike të krijuar për t’u ofruar shoqëri njerëzve dhe për të luftuar vetminë.

    Historia zhvillohet në një të ardhme alternative, ku përparimet në inxhinierinë gjenetike kanë krijuar ndarje të thella shoqërore dhe izolim mes njerëzve.

    Rita së fundmi ka paralajmëruar muzikë të re, duke publikuar një fotografi nga studioja e incizimit, ku po punon për albumin e saj të ri.

    Përveç punës në albumin e katërt në studio, publikimi i të cilit është planifikuar për vitin 2027, Rita pritet të shfaqet edhe në disa projekte filmike.

    Ajo është pjesë e filmit “Honeymoon with Harry”, të realizuar nga Amazon MGM, ku do të luajë krahas Jake Gyllenhaal, Kevin Costner dhe Sarah Pidgeon.

    Rita do të shfaqet edhe në filmin e ardhshëm të Amazon MGM, “Voltron”, si dhe do të rikthehet në universin e “Descendants” të Disney-t, përmes filmit “Descendants: Wicked Wonderland”. Kjo vjen pas rolit të saj si Mbretëresha e Zemrave në filmin “Descendants: The Rise of Red”.

    Ndërkohë, ajo po punon aktivisht edhe për zhvillimin e kompanisë së produkteve për kujdesin e flokëve TYPEBEA, të cilën e ka bashkëthemeluar me Anna Lahey.

  • Qentë e tij sulmuan rëndë një 17-vjeçar, ylli i Real Madridit përballet me gjykatën – prokuroria kërkon gjobë dhe dëmshpërblim

    Qentë e tij sulmuan rëndë një 17-vjeçar, ylli i Real Madridit përballet me gjykatën – prokuroria kërkon gjobë dhe dëmshpërblim

    Qentë e tij sulmuan rëndë një 17-vjeçar, ylli i Real Madridit përballet me gjykatën – prokuroria kërkon gjobë dhe dëmshpërblim

    Gjykata penale në Madrid ka caktuar 21 dhjetorin si datën e nisjes së gjyqit ndaj mbrojtësit të Real Madridit, Ferland Mendy, i akuzuar për neglizhencë pas një sulmi të rëndë nga qentë e tij, ku mbeti i lënduar një 17-vjeçar.

    Prokuroria kërkon që futbollisti francez të dënohet me gjobë prej 1 mijë e 200 eurosh, si dhe të paguajë 5 mijë e 700 euro dëmshpërblim për personat e dëmtuar nga ngjarja.

    Sipas një vendimi procedural të datës 1 tetor, të raportuar nga gazeta spanjolle Sport, seanca gjyqësore do të mbahet në gjykatën e Madridit, në rrugën Julian Camarillo. Për të dëshmuar në këtë proces janë thirrur Mendy, dëshmitarët, ekspertët dhe viktimat. Futbollisti do të japë dëshminë e tij me ndihmën e një përkthyesi të gjuhës frënge.

    Ngjarja për të cilën akuzohet mbrojtësi i Real Madridit ka ndodhur më 4 janar 2023, kur katër qen të tij dolën nga prona në Alcobendas, pasi porta nuk ishte mbyllur siç duhej.

    Njëri prej qenve iu afrua një gruaje që po shëtiste qenin e saj dhe e sulmoi atë rëndë. Për shkak të plagëve të marra, veterinerët u detyruan ta eutanizonin qenin e gruas.

    Situata u përkeqësua kur një 17-vjeçar, i cili po shëtiste qenin e tij dhe e kishte parë sulmin, ndërhyri për ta ndihmuar gruan. Megjithatë, ai u bë viktima e radhës e sulmit.

    Qeni e kafshoi të riun me forcë në këmbën e majtë, duke i shkaktuar katër plagë, disa prej të cilave me diametër deri në dy centimetra. Për shkak të lëndimeve, 17-vjeçari iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, ndërsa rikuperimi i tij zgjati 30 ditë.

    Edhe qeni i të riut pësoi lëndime gjatë sulmit. Ai u kafshua në qafë dhe në gjoks, si dhe humbi një dhëmb, çka bëri të nevojshme një ndërhyrje urgjente kirurgjikale.

    Prokuroria pretendon se Mendy nuk tregoi kujdesin e duhur dhe nuk mori masat e nevojshme për të garantuar që porta e pronës të ishte mbyllur siç duhet, pasi një automjet kishte hyrë brenda saj. Për këtë arsye, futbollisti akuzohet për neglizhencë, ndërsa përgjegjësia e tij do të shqyrtohet në procesin gjyqësor.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Qentë e tij sulmuan rëndë një 17-vjeçar, ylli i Real Madridit përballet me gjykatën – prokuroria kërkon gjobë dhe dëmshpërblim appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Policia sqaron suspendimin e tre zyrtarëve të dyshuar për ngacmim seksual

    Policia sqaron suspendimin e tre zyrtarëve të dyshuar për ngacmim seksual

    Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 15 tetor 2026, pas pranimit të informacioneve për përfshirjen e mundshme të zyrtarëve policorë në këto veprime.

    Policia ka bërë të ditur se, pas trajtimit të informacioneve fillestare, e ka njoftuar Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) dhe është koordinuar me këtë institucion për sigurimin dhe dokumentimin e provave relevante.

    “Në kuadër të këtij bashkëpunimi institucional, Policia e Kosovës ka siguruar dhe i ka dorëzuar Inspektoratit Policor të Kosovës provat dhe informacionet e kërkuara për trajtimin e mëtejmë të rastit”, thuhet në njoftim.

    Po ashtu, pala ankuese është udhëzuar që të paraqitet në IPK për të dhënë deklaratën para zyrtarëve të njësisë së hetimeve.

    Pas shqyrtimit të informacioneve dhe provave të siguruara, IPK-ja ka rekomanduar suspendimin e tre zyrtarëve policorë, rekomandim të cilin e ka zbatuar menaxhmenti i Policisë së Kosovës.

    Në të njëjtin njoftim, Policia ka bërë të ditur se edhe në rastin e dy zyrtarëve policorë të Stacionit Policor në Gjilan ka bashkëpunuar me IPK-në, të cilët janë suspenduar nga detyra.

    Policia e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar ndaj transparencës dhe llogaridhënies, duke shtuar se çdo informacion për sjellje të mundshme joprofesionale të zyrtarëve policorë do të trajtohet me seriozitet dhe në përputhje me procedurat ligjore.

     

    Burimi: RTKLive

  • Shuhet avokati Sheremet Ademi – Besnik R. BERISHA: “Sonte do të doja ta takoja edhe një herë, vetëm të ulesha e ta dëgjoja”

    Shuhet avokati Sheremet Ademi – Besnik R. BERISHA: “Sonte do të doja ta takoja edhe një herë, vetëm të ulesha e ta dëgjoja”

    Shuhet avokati Sheremet Ademi – Besnik R. BERISHA: “Sonte do të doja ta takoja edhe një herë, vetëm të ulesha e ta dëgjoja”

    Ka ndërruar jetë avokati nga Mitrovica, Sheremet Ademi, një emër i njohur i avokatisë dhe një njeri që, sipas atyre që e njohën, e mbajti përherë afër vetes dhimbjen e Kosovës.

    Për ndarjen e tij nga jeta ka reaguar kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Besnik R. BERISHA, me një mesazh personal dhe emocional, ku ka kujtuar jo vetëm juristin dhe kolegun, por edhe njeriun që e kishte takuar, dëgjuar dhe vlerësuar.

    Berisha ka treguar se lajmi për vdekjen e Ademit ia riktheu menjëherë në kujtesë një takim të tyre gjatë kohës kur ai kandidonte për kryetar të Odës së Avokatëve.

    Ai tregon se kishte shkuar për të folur për avokatinë, por biseda me Sheremet Ademin ishte kthyer shpejt te Kosova.

    “Unë i flisja për avokatinë, ai ma kthente bisedën te Kosova. Më këshillonte të angazhohesha në punët që i duheshin shtetit, të përgatitesha për përgjegjësi më të mëdha. Fliste me aq dashamirësi, sa të bënte ta ndieje se rrugën tënde e kishte edhe brengë të veten”, ka shkruar Berisha.

    Në reagimin e tij, ai ka kujtuar edhe shqetësimin e vazhdueshëm të Ademit për fatin e të pagjeturve, pritjen e familjeve dhe mungesën e drejtësisë për viktimat.

    Sipas Berishës, vitet kalonin, por Sheremet Ademi nuk ishte mësuar kurrë me atë dhimbje dhe nuk ishte pajtuar që familjet të vazhdonin të prisnin, ndërsa krimet të mbeteshin në heshtje.

    “Më dhemb që iku pa e parë drejtësinë që e kërkonte me aq ngulm për të tjerët. Sa shumë do të kishte merituar të përjetonte edhe ndonjë ditë gëzimi me ato familje, brengën e të cilave e mbante aq thellë në shpirt”, ka shkruar ai.

    Berisha ka rikthyer edhe një fjali të Ademit, të botuar më herët në Sinjali:

    “Njeriu varroset një herë, ndërsa e vërteta nuk duhet varrosur kurrë.”

    Dhe pikërisht aty, reagimi i tij merr peshën më personale:

    “Sonte, këtë fjali e lexoj me zërin e tij.”

    Në fund, Berisha i ka shprehur ngushëllimet familjes Ademi, kolegëve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur e dashur Sheremet Ademin.

    “I dashur Sheremet, faleminderit për pritjen, për fjalën e mirë dhe për besimin që ma dhe me aq bujari. Sa do të doja të ta thosha edhe një herë, duke të pasur përballë.”

    U prehsh në paqe.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Shuhet avokati Sheremet Ademi – Besnik R. BERISHA: “Sonte do të doja ta takoja edhe një herë, vetëm të ulesha e ta dëgjoja” appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Bashkia e Shkodrës në flakë, godina sulmohet me molotovë nga disa persona të maskuar

    Bashkia e Shkodrës në flakë, godina sulmohet me molotovë nga disa persona të maskuar

    Bashkia e Shkodrës në flakë, godina sulmohet me molotovë nga disa persona të maskuar

    Ndërtesa e Bashkisë Shkodër është sulmuar pasditen e sotme me gurë dhe bombë molotov nga një grup të rinjsh të maskuar.

    Fillimisht, të rinjtë kanë goditur me gurë godinën e institucionit, ndërsa më pas kanë hedhur një bombë molotov, e cila ka shpërthyer pranë derës së hyrjes.

    Pamjet e sulmit janë publikuar në rrjetet sociale nga Fatjon Mani, kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, dega Shkodër.

    Nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar. Deri më tani, nuk ka informacion të konfirmuar mbi identifikimin e personave të përfshirë në sulm.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Bashkia e Shkodrës në flakë, godina sulmohet me molotovë nga disa persona të maskuar appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali