Category: Lajme

  • Enzo Fernandez shkakton polemika pas incidentit me gjyqtarin në ndeshjen City – PSG

    Enzo Fernandez shkakton polemika pas incidentit me gjyqtarin në ndeshjen City – PSG

    Enzo Fernandez shkakton polemika pas incidentit me gjyqtarin në ndeshjen City – PSG

    Mesfushori argjentinas Enzo Fernandez është vënë në qendër të kritikave pas një episodi të pazakontë në ndeshjen mes Manchester Cityt dhe Paris Saint-Germainit.

    Gjatë një aksioni në fushë, Fernandez, i njohur për grintën dhe ndërhyrjet e ashpra, e ka shtyrë nga prapa gjyqtarin, duke e rrëzuar në tokë.

    Megjithatë, veprimi i mesfushorit nuk u ndëshkua nga gjyqtari kryesor, ndërsa as sistemi VAR nuk ndërhyri për ta shqyrtuar rastin.

    Fernandez, i cili u shpall kampion bote me Argjentinën në vitin 2022, vazhdon të jetë një nga mesfushorët më të diskutuar në futbollin evropian.

    Ndërkohë, shumat e larta të paguara për transferimin e tij kanë nxitur vazhdimisht diskutime rreth vlerës që ai dëshmon në fushë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Enzo Fernandez shkakton polemika pas incidentit me gjyqtarin në ndeshjen City – PSG appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Zvicra mbështet Kosovën në hartimin e Vizionit Hapësinor 2050

    Zvicra mbështet Kosovën në hartimin e Vizionit Hapësinor 2050

    Në një postim në Facebook, Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka vënë në pah rëndësinë e planifikimit të mirëfilltë hapësinor për të siguruar zhvillim të balancuar, për të rritur përballueshmërinë ndaj ndryshimeve klimatike dhe për të përmirësuar lidhjet ndërmjet zonave të vendit.

    “Zvicra është krenare që mbështet Kosovën në hartimin e Vizionit Hapësinor 2050”, thuhet në postimin e Ambasadës.

    Gjithashtu, Ambasada thekson se një vizion i qartë për të ardhmen kontribuon në krijimin e qyteteve më të jetueshme, më të qëndrueshme dhe të planifikuara më mirë, me synimin për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve dhe për të krijuar kushte më të mira për gjeneratat e ardhshme. 

    Burimi: RTKLive

  • Ukshini kërkon dialog për zgjidhjen e situatës në Shqipëri (VIDEO)

    Ukshini kërkon dialog për zgjidhjen e situatës në Shqipëri (VIDEO)

    Ukshini kërkon dialog për zgjidhjen e situatës në Shqipëri (VIDEO)

    Ish-diplomati Sylë Ukshini ka deklaruar se zgjidhja më e mirë për situatën aktuale politike në Shqipëri është diskutimi mes palëve.

    Ai theksoi se edhe kërkesat e studentëve duhet të trajtohen përmes dialogut, duke sugjeruar që ata, së bashku me profesorët e tyre, t’i diskutojnë dhe t’i paraqesin në mënyrë të qartë kërkesat.

     “Nuk mund t’i marrësh njerëzit, t’i futesh në burg dhe të fillohet nga e para, se nuk shkon kjo. Ajo ka qenë kohë e komunizmit”, tha Ukshini në Edicionin Special të Klan Kosovës.

    “Prandaj unë mendoj që zgjidhja më e mirë për Shqipërinë në këtë situatë është që urgjent të mblidhen te presidenti ose kush është ai përfaqësuesi që mund t’i ulë dhe të diskutojnë, se në fund të fundit edhe në kohën kur ka ra komunizmi Ramiz Alia i ka thirrë studentët, i ka thirrë Sali Berisha, i ka thirrë intelektualët dhe ka biseduar dhe nëse studentët kanë kërkesa profesorët e tyre ulen, diskutojnë dhe i listojnë kërkesat e tyre dhe në fund të fundit klasa politike duhet ta kuptojë….edhe Rama…që rotacioni është diçka normale”.

  • Raportohet se dy protestues nga Kosova janë arrestuar në Tiranë: “Jemi simpatizantë të Albin Kurtit”

    Raportohet se dy protestues nga Kosova janë arrestuar në Tiranë: “Jemi simpatizantë të Albin Kurtit”

    Raportohet se dy protestues nga Kosova janë arrestuar në Tiranë: “Jemi simpatizantë të Albin Kurtit”

    Dy protestues nga Kosova janë arrestuar pas akteve të dhunshme gjatë protestës në Tiranë, ka raportuar KlanTV.

    Sipas këtij raportimi, në stacionin policor, ata kanë deklaruar se “janë simpatizantë të Albin Kurtit” dhe kanë udhëtuar nga Prishtina drejt kryeqytetit shqiptar për të marrë pjesë në protestë.

    Të arrestuarit, D.B. 21-vjeç dhe E.S. 20-vjeç, kanë pohuar gjithashtu se në autobusin me të cilin udhëtuan kishte edhe simpatizantë të tjerë të Albin Kurtit.

    “Jemi simpatizantë të Kurtit. Erdhëm nga Prishtina për të rrëzuar qeverinë shqiptare. Duam një qeveri pro politikave të Vetëvendosjes. Bashkë me ne në autobus ishin edhe simpatizantë të tjerë të Albin Kurtit”, kanë deklaruar ata në komisariat, sipas KlanTV.

  • Italia nis hetim ndaj ministrit të Mbrojtjes dhe komandantit të ushtrisë izraelite për trajtimin e aktivistëve të flotiljes për Gazën

    Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, dhe zyrtarë të lartë ushtarakë, policorë dhe ata të burgjeve janë vënë nën hetim në Itali për shkak të trajtimit të aktivistëve që kishin synuar të lundronin drejt Gazës, thanë të premten prokurorët italianë.

    Kjo lëvizje zgjeron një hetim që më parë ishte i përqendruar te ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, i cili ka qëndrime të së djathtës ekstreme, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

    Rasti ka të bëjë me dyshimet për torturim, rrëmbim, lëndim personal, plaçkitje dhe dëm, kur forcat izraelite penguan një flotë të vogël barkash që ishin nisur drejt Gazës vitin e kaluar dhe këtë vit, tha në një deklaratë zyra e prokurorëve në Romë.

    Hetuesit e hapën hetimin pas ankesave nga 50 shtetas italianë që ishin ndaluar nga autoritetet izraelite pas dy misioneve të flotës “Global Sumud Flotilla” nga shtatori deri në tetorin e vitit të kaluar si dhe nga prilli deri në majin e vitit 2026.

    Ministri Katz nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment. Ben-Gviri në qershor e kishte minimizuar lajmin se ishte nën hetim, duke thënë se “do të vazhdoj të qëndroj krenar krahas luftëtarëve tanë”.

    Prokurorët italianë thanë se aktivistët e ndaluar pas misionit të parë kishin raportuar për rrahje, lëndime, kërcënime me vdekje, fyerje dhe akuza për terrorizëm.

    Aktivistët e përfshirë në misionin e dytë raportuan për trajtim edhe më të ashpër, përfshirë rrahjet në errësirë, përdorimin e elektroshokave dhe plumbave të gomës, thuhet më tej në deklaratë.

    Hetuesit kanë identifikuar individë të ndryshëm që i formojnë zinxhirët ushtarakë e policorë të komandës të përfshirë në operacione, thanë prokurorët italianë.

    Përpos ministrave Katz e Ben-Gvir, prokurorët përmendën si të dyshuar 12 zyrtarë të lartë ushtarakë, policorë dhe të burgjeve, përfshirë komandantin e ushtrisë izraelite, Eyal Zamir.

    As Zamiri nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Italia nis hetim ndaj ministrit të Mbrojtjes dhe komandantit të ushtrisë izraelite për trajtimin e aktivistëve të flotiljes për Gazën appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Messi kthehet në Spanjë

    Messi kthehet në Spanjë

    Messi kthehet në Spanjë

    Lionel Messi do të udhëtojë javën e ardhshme drejt Spanjës për të pranuar çmimin “Princesha e Asturias”, teksa trajneri i Inter Miamit ka konfirmuar se llogarit në të për ndeshjen e radhës.

    Ceremonia do të mbahet më 22 tetor në Oviedo, pasi argjentinasi u shpall fitues i këtij çmimi në qershor.

    Trajneri Javier Mascherano u shpreh i lumtur që Messi do të jetë i pranishëm në këtë ngjarje të rëndësishme për të dhe familjen e tij.

    Ai konfirmoi se ylli argjentinas do të rikthehet në kohë për përballjen ndaj New York Red Bulls, vetëm dy ditë pas ceremonisë.

  • Suspendimi i tre policëve, “i kërkuan vajzës të shkojnë në motel” (VIDEO)

    Suspendimi i tre policëve, “i kërkuan vajzës të shkojnë në motel” (VIDEO)

    Suspendimi i tre policëve, “i kërkuan vajzës të shkojnë në motel” (VIDEO)

    Një rast i veprës penale të ngacmimit seksual dyshohet të ketë ndodhur gjatë natës së të enjtes në Prishtinë.

    Sipas informacioneve zyrtare, tre zyrtarë policorë dyshohet se kanë ngacmuar seksualisht një vajzë.

    Ndërkaq, gazetari i Klan Kosova, Kastriot Tahiri ka treguar se rasti ka ndodhur rreth orës 01:00 pas mesnate.

    Krejt ngjarja po thuhet të ketë ndodhur rreth orës 01:00, ku vajza me këtë rast kishte dalë nga një klub nate dhe ishte nisur në drejtim të shtëpisë. Me të hasur në patrullën e policisë, e ndalën atë. Sipas burimeve, thuhet se të njëjtës i kërkuan edhe dokumentet e identifikimit. Meqë e njëjta nuk i kishte të gjitha dokumentet, u tha se në këtë rast policët i kanë kërkuar asaj edhe emrin nëpër rrjetet sociale. Kështu, thuhet se të njëjtit i kanë kërkuar vajzës që të vazhdojë në Çagllavicë edhe më pas të kryejnë edhe marrëdhënie seksuale në ndonjërin nga motelet e asaj zone dhe më pas pra krejt ngjarjen e kishte treguar vajza te një e afërme, e cila poashtu kishte rastisur të jetë police që me rastin ishte marrë vetë ajo”, ka thënë Tahiri.

    Ndërsa në lidhje me këtë ngjarje, Policia e Kosovës ka njoftuar se ka suspenduar nga puna tre zyrtarë policorë të dyshuar për këtë rast penal, të cilësuar nga IPK si “ngacmim seksual” dhe “kontrollim i kundërligjshëm”.

  • Mëngjese të ftohta, por ditë me diell – ky është parashikimi i motit për fundjavë

    Mëngjese të ftohta, por ditë me diell – ky është parashikimi i motit për fundjavë

    Mëngjese të ftohta, por ditë me diell – ky është parashikimi i motit për fundjavë

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë fundjavës, më 17 dhe 18 tetor, vendi do të karakterizohet nga mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa temperaturat minimale do të zbresin deri në 0 gradë Celsius.

    Sipas parashikimit të IHMK-së, të shtunën temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 3°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 10 deri në 15°C.

    Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra në sekondë.

    Ndërkaq, të dielën moti do të jetë i ngjashëm, me diell dhe vranësira të shpërndara, por temperaturat maksimale pritet të jenë më të larta.

    Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 3°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 13 deri në 17°C.

    Sipas IHMK-së, era të dielën do të fryjë nga verilindja dhe veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 3 metra në sekondë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Mëngjese të ftohta, por ditë me diell – ky është parashikimi i motit për fundjavë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • KEDS njofton për ndërprerjet e planifikuara të rrymës të shtunën

    KEDS njofton për ndërprerjet e planifikuara të rrymës të shtunën

    Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

    Ky është orari sipas rajoneve.

    Prishtinë

    Nga TS 110/35/10[kV] Fushë Kosova do të ndërpritet: Dalja 10[kV] Albana (kodi: 15100008) nga ora 09:30 deri në orën 14:00 Vendet: Mesbardhi i Madh, Mesbardhi, Bardhi i Vogël, Albana e Vogël, Sllatina e Vogël II, Albana e Madhe te Shaljanët, FSK. Arsyeja: Punime me projekt: shtrirja e kabllos për energjizimin e objektit dhe punimi i tokëzimeve mbrojtëse.

    1. Nga NS 110/10 [kV] Prishtina 3 do të ndërpritet: Dalja 10kV J06 Arbëria 2/1 (kodi: 12000037) nga ora 08:30 deri në orën 18:00 Vendet: Kons. e rr. Ahmet Krasniqi, AKEA, AS-PROJECT, Mini Max-Arben Krasniqi, Mentor Beqiri “MAB” SH.P.K., Feim Reka “REKA COMMERCE” sh.p.k., Bujar Berisha NSH “Vëllezërit Berisha”, Ridvan Pushkolli “Pushkolli SH.P.K.”, A & F CONSTRUCTION. Arsyeja: Konvertimi nga 10kV në 20 kV në Projektin P3- ARBERIA- FEEDER 2!

    Prizren

    Nga TS 35/10 kV Dragash do të ndërpritet: Dalja 10 kV Bresana (kodi: 30036007) prej orës 09:00 deri në orën 17:00. Vendet: Fshatrat: Blaq, Brodosanë, Buzez, Kuk, Kuklibeg, Zaplluxhe, Afariste: N.P.T. “Mulliri” Buzez, N.T.P. Qumështorja Sharri Kuk, Restoran Opoja Arsyeja: Ndërrimi i TS-ave, ndarësve, shkarkuesve, si dhe punë të tjera elektrike në kuadër të Lot 5.

    Ferizaj

    Nga TS Hani i Elezit 110/6 kV do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në daljen 10 kV J01, drejtimi “Glloboçica”, me kod 42000002.

    Nga ora 09:30 deri në 10:30

    Lokacionet: Të Përndjekurve, Seçishtë, Rezhancë, Lagjja e Re, Krivenik, Gorancë, Glloboçicë dhe Fusha e Seçishtës.

    Arsyeja: Rregullimi i pajisjes TMRR.

    Nga TS Kaçaniku 35/10 kV do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në daljen 10 kV J07, drejtimi “Bob”, me kod 40043002.

    Nga ora 11:30 deri në 12:30

    Lokacionet: Vëllezërit Çaka, Strazhë, Puset e Nikës, Laq, Kotlinë, Kaçanik, Ivajë, Gajre dhe Bob.

    Arsyeja: Rregullimi i pajisjes TMRR.

    Nga TS Ferizaj 1 110/35/10(20) kV do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në daljen 10 kV J19, Rexhep Bislimi 2, me kod 40000055.

    Nga ora 13:30 deri në 14:30

    Lokacionet: Rruga Rexhep Bislimi, rruga Vezir Jashari, Shaban Vata, rruga Tirana, Gursel e Bajram Sylejmani, Bibaj, magjistralja Ferizaj–Prishtinë dhe rruga Ismet Jashari.

    Arsyeja: Rregullimi i pajisjes TMRR.

    Nga TS Magurë 35/10(20) kV do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në daljen 10 kV J07, drejtimi “Drenica”, me kod 41048001.

    Nga ora 15:00 deri në 16:00

    Lokacionet: Shalë, Shale, Rrezja, Resinoc, Nekoc – Cenë Dugolli, Nekoc, Mirenë, Krojmir, Komoran, Komaran, Kishnarekë, Fushticë e Poshtme, Fushticë e Epërme dhe Baicë.

    Arsyeja: Rregullimi i pajisjes TMRR.

    Mitrovicë

    Nga TS Vushtrria 2 110/10(20) [kV] Në daljen 10 kV Qytet e fshatra me kod 73000003 do të ndërpritet: TS 10/0.4 kV 73000003003-TS Kazerma Nga ora 10:00 deri në orën 15:00 Vendet: Avni Rrustemi, Gjergj Kastrioti, Hajzer Jashari, Hakif Zejnullahu, Haxhi Zeka, Mihaliq, Rr. Edmond Hoxha, Rr. Emin Duraku, Rr. Faik Konica, Rr. Faruk Beqiri, Rr. Ganimete Tërbeshi, Rr. Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, Rr. Hakif Zejnullahu, Rr. Mursel Bllata, Rr. Qamil Zeqiri, Rr. Shemsi Ahmeti, Rr. Shotë Galica, Rr. Vëllezërit Frashëri Arsyeja: Kalimi i kabllove nga kthina në kthinë 10 kV

    Gjakovë

    Nga NS 35/10 kV Gjakova I do të ndërpritet: Dalja 10 kV Cermjani (kodi: 80080012) nga ora 10:00 deri në orën 18:00 Vendet: Fshatrat: Bardhaniq, Bare e Madhe, Bec, Bërdosana, Cermjan, Doblibarë, Gërgoc, Jabllanicë, Kodrali, Krlan, Meqe, Netiç, Rashkoc, Vraniq, Zhabel, Zhdrellë Arsyeja: Punime në rrjet.

    Nga NS 35/10 kV Gjakova I do të ndërpritet: Dalja 10 kV J 02 Beci (kodi: 80080010) nga ora 10:00 deri në orën 18:00 Vendet: Fshatrat: Bec, Janosh, Lugbunari, Novosellë e Epërme, Novosellë e Poshtme, Osek Pashë, Palabardhë, Qerim, Sopot dhe Trakaniq. Rruga Mark Malota (një pjesë). Arsyeja: Punime në rrjet.

    Burimi: RTKLive

  • Fisnik Asllani zbulon çfarë po e penalizon Hoffenheimin

    Fisnik Asllani zbulon çfarë po e penalizon Hoffenheimin

    Fisnik Asllani zbulon çfarë po e penalizon Hoffenheimin

    Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, ka vazhduar me paraqitje të mira në fanellën e Hoffenheimit, duke shënuar golin e tij të parë të sezonit dhe të parin në garat kontinentale. Megjithatë, goli i tij nuk mjaftoi që skuadra gjermane të shmangte humbjen, pasi u mposht 3:2 nga Beshiktashi në kuadër të xhiros së dytë të fazës së ligës në Ligën e Evropës.

    Asllani realizoi në minutën e 68-të, kur mori topin pranë zonës kundërshtare, bëri dy lëvizje të mira individuale dhe me një gjuajtje të saktë e dërgoi topin në rrjetë, duke barazuar rezultatin në 1:1.

    Megjithatë, dy gola të shpejtë të shënuar më pas nga Oh Hyeon-Gyu i dhanë fitoren skuadrës turke, duke ia shkaktuar Hoffenheimit një tjetër disfatë.

    Kjo ishte humbja e radhës për skuadrën gjermane, e cila edhe në fundjavën e kaluar u mposht 3:2, në ndeshjen ndaj Hamburgut, ku Asllani kontribuoi me një asistim.

    Sulmuesi kosovar vjen në këtë përballje pas golit të shënuar edhe në ndeshjen e fundit të Kosovës ndaj Austrisë, e cila përfundoi me rezultat 1:1 në Prishtinë.

    Pas ndeshjes ndaj Beshiktashit, Asllani ka folur për vështirësitë e skuadrës, duke theksuar se mungesa e përqendrimit në momentet vendimtare po i kushton Hoffenheimit pikë të rëndësishme.

    “Është shumë e vështirë për ta pranuar këtë. E kemi menduar ndryshe. Donim t’i merrnim pikët e plota ndaj një kundërshtari të fortë. Jemi mbrojtur mirë herë pas here, por nuk kishim përqendrimin e duhur në momentet vendimtare. Në sezonin e kaluar na kanë ndodhur shumë gjëra, por nuk duhet të dorëzohemi. Duhet të vazhdojmë dhe të kemi vetëbesim. Duhet të mbrohemi mirë si ekip. Kemi periudha shumë të mira në çdo ndeshje, por duhet të jemi në lojë për 90 minuta. Besoj përfundimisht se duhet të shpërblehemi për përpjekjet për ndeshjen ndaj Borussia Monchengladbachut”, theksoi Asllani për faqen zyrtare të klubit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Fisnik Asllani zbulon çfarë po e penalizon Hoffenheimin appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali