Category: Lajme

  • Arrestohen dy kosovarë në protestën e Tiranës, në Polici deklaruan se janë simpatizantë të Kurtit

    Arrestohen dy kosovarë në protestën e Tiranës, në Polici deklaruan se janë simpatizantë të Kurtit

    Arrestohen dy kosovarë në protestën e Tiranës, në Polici deklaruan se janë simpatizantë të Kurtit

    Dy protestues nga Kosova janë arrestuar gjatë protestës në Tiranë.

    Siç raporton Tv Klan në Shqipëri, sipas deklarimeve të tyre në komisariat, ata janë simpatizantë të kryeministrit të vendit, Albin Kurti, dhe kanë udhëtuar nga Prishtina drejt kryeqytetit shqiptar për të marrë pjesë në protestë.

    Të arrestuarit kanë pohuar gjithashtu se në autobusin me të cilin udhëtuan kishte edhe simpatizantë të tjerë të Albin Kurtit.

    “Jemi simpatizantë të Kurtit. Erdhëm nga Prishtina për të rrëzuar qeverinë shqiptare. Duam një qeverie pro politikave të Vetëvendosjes. Bashkë me ne në autobus ishin edhe simpatizantë të tjerë të Albin Kurtit”, kanë deklaruar ata në komisariat.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Arrestohen dy kosovarë në protestën e Tiranës, në Polici deklaruan se janë simpatizantë të Kurtit appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Zelensky kërkon 70 miliardë euro shtesë nga Evropa për luftën kundër Rusisë

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u ka kërkuar aleatëve evropianë edhe 70 miliardë euro shtesë për të përballuar shpenzimet e luftës kundër Rusisë, duke paralajmëruar se kostoja e konfliktit pritet të arrijë në 155 miliardë euro vitin e ardhshëm.

    Kërkesën, Zelensky e bëri gjatë samitit të liderëve evropianë në Bruksel, ku iu drejtua krerëve të shteteve dhe qeverive të Bashkimit Evropian, duke theksuar se mbështetja financiare shtesë është e domosdoshme për ta përballuar luftën.

    “Lufta do të kushtojë 155 miliardë euro vitin e ardhshëm. Dhe na duhen të paktën 70 miliardë euro më shumë nga ju”, tha ai para udhëheqësve evropianë.

    “Është një shumë realiste. Dhe ju kërkoj ta gjeni atë mbështetje. Do të na ndihmojë të përmbajmë Rusinë”, këmbënguli presidenti ukrainas në një fjalim që e publikoi në platformën X.

    Ndërkohë, liderët evropianë kanë pranuar se mbështetja ekonomike dhe ushtarake për Ukrainën është siguruar për vitin 2026, por financimi për vitin 2027 është mbuluar vetëm pjesërisht.

    Bashkimi Evropian ka miratuar një kredi prej 90 miliardë eurosh për periudhën 2026-2027, që nënkupton rreth 45 miliardë euro për secilin vit. Megjithatë, kjo shumë vlerësohet të mos jetë e mjaftueshme për të mbuluar nevojat e Ukrainës, ndërsa vendet evropiane po shqyrtojnë mundësi të tjera për të financuar përpjekjet e saj të luftës.

    Nevojën për mbështetje afatgjatë e ka theksuar edhe kancelari gjerman, Friedrich Merz, i cili të enjten, para nisjes së samitit të BE-së, bëri thirrje për rritjen e fondeve për Ukrainën.

    “Ne duhet të rrisim përsëri fondet në mënyrë që të mund ta mbështesim vërtet Ukrainën në planin afatgjatë”, tha Merz.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Zelensky kërkon 70 miliardë euro shtesë nga Evropa për luftën kundër Rusisë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Dembele: Donnarumma është portieri më i mirë në botë

    Dembele: Donnarumma është portieri më i mirë në botë

    Dembele: Donnarumma është portieri më i mirë në botë

    Ousmane Dembele ka shprehur vlerësimin e madh për ish-bashkëlojtarin e tij te Paris Saint-Germain, Gianluigi Donnarumma, duke e cilësuar si portierin më të mirë në botë.

    “Për mua, Gigi Donnarumma është portieri më i mirë në botë”, deklaroi Dembele për DAZN.

    Dy futbollistët korrën suksese së bashku te PSG-ja, ndërsa tani rrugët e tyre janë ndarë.

    PSG-ja u përball së fundmi me klubin aktual të Donnarummës, Manchester Cityn, në Ligën e Kampionëve, duke triumfuar me rezultatin 2-4.

  • Lushaku pyet LVV-në dhe PDK-në: Nëse kompromisi për presidentin ishte i mundur, pse u la për minutat e fundit?

    Lushaku pyet LVV-në dhe PDK-në: Nëse kompromisi për presidentin ishte i mundur, pse u la për minutat e fundit?

    Lushaku pyet LVV-në dhe PDK-në: Nëse kompromisi për presidentin ishte i mundur, pse u la për minutat e fundit?

    Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka kërkuar analizë të veçantë për mënyrën se si u arrit marrëveshja mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës për zgjedhjen e Justina Shirokës presidente.

    E ftuar në emisionin Rubikon, Lushaku-Sadriu e ka përshëndetur zgjedhjen e presidentes, por ka vënë në pikëpyetje arsyet pse kompromisi u arrit vetëm pak minuta para përfundimit të afatit kushtetues.

    “Është për t’u përshëndetur zgjedhja e presidentes, por në anën tjetër duhet të bëhet një analizë e veçantë se pse arriti një marrëveshje disa minuta para se të përfundonte afati kushtetues. A kaq i pamundshëm ishte kompromisi?”, ka deklaruar ajo në Rubikon të Klan Kosovës.

    Lushaku-Sadriu ka pyetur pse LVV-ja dhe PDK-ja nuk arritën marrëveshje më herët, por sipas saj u detyrua që vendi të shkoj në zgjedhje pikërisht për shkak të pamundësisë për ta zgjedhur presidentin.

    “Për aq kohë sa ka qenë i mundshëm kompromisi mes PDK-së dhe LVV-së, pse nuk ndodhi më herët? Ne e kemi ditur edhe me vite e muaj më herët. Madje, shkuam në zgjedhje pikërisht për shkak të pamundësisë së zgjedhjes së presidentit. Pse këto dy parti, kur kanë pasur vullnet për ta gjetur një kompromis pse nuk e bënë më herët, që të mos detyrohej Kosova të shkonte në zgjedhje edhe të hynim në kriza politike”, është shprehur ajo.

    Sipas shefes së Grupit Parlamentar të LDK-së, partitë politike duhet ta kuptojnë më mirë përgjegjësinë shtetërore dhe të tregojnë vullnet për kompromis.

    “Kur ke përgjegjësi duhet të kesh edhe vullnet për të ardhur te kompromisi. Kompromisi është elementare në politikë, duhet me u mësu edhe Vetëvendosja edhe PDK-ja në këtë rast se arritën kompromisin në minutat e fundit ky parim duhet me qenë parim bazë në funksionimin e politikës”, ka përfunduar Lushaku-Sadriu. /Klankosova.tv

  • Kryeministri sllovak në krah të Vuçiqit: Për Kosovën nuk do t’ju zhgënjejmë kurrë

    Kryeministri sllovak në krah të Vuçiqit: Për Kosovën nuk do t’ju zhgënjejmë kurrë

    Kryeministri sllovak në krah të Vuçiqit: Për Kosovën nuk do t’ju zhgënjejmë kurrë

    Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, ka shprehur mbështetje të hapur politike për Aleksandar Vuçiqin gjatë një tubimi parazgjedhor në Novi Sad, ku ka përsëritur qëndrimin e shtetit sllovak kundër pavarësisë së Republikës së Kosovës.

    Fico mori pjesë të premten në tubimin e listës “Aleksandar Vuçiq – Serbia e Bashkuar”, të organizuar në “Sheshin e Lirisë” në Novi Sad, ku foli në mbështetje të politikave të ish-presidentit serb.

    Gjatë fjalimit të mbajtur në gjuhën serbe, kryeministri sllovak e arsyetoi mbështetjen për Vuçiqin me atë që e cilësoi si mbrojtje të sovranitetit të Serbisë dhe të drejtës së saj për të marrë vendime të pavarura.

    Duke iu referuar çështjes së Kosovës, Fico u zotua se Sllovakia do të vazhdojë të mbajë qëndrimin e saj kundër pavarësisë së vendit.

    “Kur është fjala për Kosovën, nuk do t’ju zhgënjejmë kurrë. Tek unë do të keni gjithmonë një mik të sinqertë”, deklaroi Fico.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Kryeministri sllovak në krah të Vuçiqit: Për Kosovën nuk do t’ju zhgënjejmë kurrë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • “Armëpushim” mes protestuesve dhe policisë në Tiranë, të rinjtë kërkojnë të dëgjohen

    “Armëpushim” mes protestuesve dhe policisë në Tiranë, të rinjtë kërkojnë të dëgjohen

    “Armëpushim” mes protestuesve dhe policisë në Tiranë, të rinjtë kërkojnë të dëgjohen

    Policia dhe protestuesit kanë vendosur të lënë gurët dhe gazin në një moment dhe të afrohen për të pasur një komunikim ballë për ballë.

    Një nga drejtuesit e forcave të rendit shihet teksa komunikon me disa të rinj me maska, të cilët kërkojnë të lejohen të protestojnë dhe të mos dhunohen nga ana e forcave të rendit.

    “Ju kanë hequr dinjitetin, jepni dorëheqjen. Nuk rrahin më këta, u lodhën. Kemi edhe ne 30 orë pa bukë. Përse na gjuani kur jemi në tokë?

    “Mund të na shoqëroni, por jo të gjuani pa mëshirë. Nuk duam ta shkatërrojmë Tiranën, por na dëgjoni. Nuk duam gjak, nuk duam një 1997-të të dytë”, shprehen të rinjtë.

    Nga ana e tij, shefi i policisë ka kërkuar që të protestohet në mënyrë paqësore dhe të mos sulmohen bizneset, institucionet dhe efektivët e policisë.

    Protestuesit, në këtë moment armëpushimi, i kanë dhënë ujë efektivëve të policisë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post “Armëpushim” mes protestuesve dhe policisë në Tiranë, të rinjtë kërkojnë të dëgjohen appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Sveçla: Nuk do të lejojmë që asnjë individ të njollosë Policinë e Kosovës

    Sveçla: Nuk do të lejojmë që asnjë individ të njollosë Policinë e Kosovës

    Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka theksuar se nuk do të lejohet që individë të njollosin Policinë e Kosovës dhe pjesëtarët e saj, të cilët shërbejnë për sigurinë e qytetarëve dhe të vendit.

    “Nuk do të lejojmë në asnjë mënyrë që asnjë individ të njollosë Policinë e Kosovës dhe pjesëtarët e saj, që me profesionalizëm shërbejnë për sigurinë e qytetarëve dhe të vendit tonë. Misioni i Policisë së Kosovës është shërbimi ndaj qytetarëve dhe pa asnjë kompromis dënojmë çdo keqpërdorim që bëhet për çfarëdo përfitimi në emër të saj”, ka shkruar Sveçla.

    Ai ka theksuar se besimi i qytetarëve në Policinë e Kosovës mbështetet në profesionalizmin, integritetin dhe përgjegjësinë e institucionit.

    “Besimi i qytetarëve në Policinë e Kosovës është i ndërtuar mbi profesionalizmin, integritetin dhe përgjegjësinë e saj. Inspektorati Policor i Kosovës mbetet mekanizmi thelbësor i llogaridhënies, duke siguruar që çdo shkelje të trajtohet me seriozitet dhe pa asnjë kompromis”, ka deklaruar Sveçla. 

    Reagimi i Sveçlës vjen pasi Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) rekomandoi suspendimin e tre zyrtarëve policorë të Stacionit Policor Jugu në Prishtinë, nën dyshimin për përfshirje në veprat penale “Ngacmimi seksual” dhe “Kontrollimi i kundërligjshëm”.

    Sipas IPK-së, rasti raportohet të ketë ndodhur më 15 tetor 2026, pas mesnatës, në afërsi të rrethrrotullimit në lagjen Lakërishte në Prishtinë.

    “Sipas pretendimeve të ankueses, deri sa e njëjta ishte duke drejtuar veturën, ajo ishte ndaluar dhe kontrolluar nga zyrtarët policorë, të cilët më pas i kishin thënë të vazhdonte në drejtim të fshatit Çagllavicë, me qëllim të kryerjes së veprimeve me karakter seksual”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

    Burimi: RTKLive

  • Biletat e Luvrit do të mbulojnë 75 për qind të kostos së rinovimit

    Biletat e Luvrit do të mbulojnë 75 për qind të kostos së rinovimit

    Shitja e biletave do të financojë 75 për qind të planit të rinovimit të Luvrit, me vlerë 1 miliard euro.

    Presidenti dhe drejtori i muzeut, Christophe Leribault, për transmetuesin France Inter tha se projekti, i njohur si “Louvre Nouvelle Renaissance” (Rilindja e Re e Luvrit), do të përfitojë gjithashtu 300 milionë euro (348 milionë dollarë) financim nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

    Ai shtoi se muzeu do të duhet të sigurojë edhe 360 milionë euro nga donatorë privatë.

    “Është një shumë e jashtëzakonshme. Në Francë nuk jemi përballur kurrë me një sfidë të kësaj përmase”, tha Leribault.

    “Këto punime janë të domosdoshme nëse duam që Luvri të mbetet muzeu më i bukur dhe më i madh në botë”, shtoi ai.

    Burimi: Dukagjini

  • Detaje për zyrtarët policorë që dyshohet se e ndaluan një vajzë pas mesnate dhe...

    Detaje për zyrtarët policorë që dyshohet se e ndaluan një vajzë pas mesnate dhe…

    Detaje për zyrtarët policorë që dyshohet se e ndaluan një vajzë pas mesnate dhe...

    Tre zyrtarë policorë, me inicialet E.R., A.R. dhe B.M., po dyshohen për një vepër të rëndë ndaj një vajze, mëson Klan Kosova.

    Për këto dyshime njoftoi Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), i cili njoftoi se ndaj tyre është rekomanduar masa e suspendimit.

    Ndërkaq, sipas burimeve të gazetares Altiana Zogaj, zyrtarët e dyshuar janë nga gjeneratat e fundit të policisë dhe kanë qenë të angazhuar në Stacionin Policor “Jugu” në Prishtinë, raporton Klankosova.tv.

    Sipas po këtyre burimeve, rasti është raportuar te autoritetet nga një e afërme e vajzës, viktimë e këtij rasti, pasi, gjithnjë sipas burimeve, të tre policët e dyshuar i kishin kërkuar asaj marrëdhënie seksuale në grup.

    IPK-ja, në njoftimin për media, dha detaje për rastin.

    “Rasti raportohet të ketë ndodhur më 15 tetor 2026 pas mesnatës, në afërsi të rrethrrotullimit në lagjen Lakërishte në Prishtinë. Sipas pretendimeve të ankueses, derisa e njëjta ishte duke drejtuar veturën, ajo ishte ndaluar dhe kontrolluar nga zyrtarët policorë, të cilët më pas i kishin thënë të vazhdonte në drejtim të fshatit Çagllavicë, me qëllim të kryerjes së veprimeve me karakter seksual”, tha IPK-ja. /Klankosova.tv

  • Rangimi i universitetit: UP avancon 10 pozita, mbetet pas vendit 2000 (VIDEO)

    Rangimi i universitetit: UP avancon 10 pozita, mbetet pas vendit 2000 (VIDEO)

    Rangimi i universitetit: UP avancon 10 pozita, mbetet pas vendit 2000 (VIDEO)

    Në mesin e dy mijë universiteteve nga mbarë bota, nuk arriti të zë një vend.

    Kësisoj, ai i Prishtinës u rendit në kategorinë 2001+ nga organizata ‘Times Higher Education’, raporton Klan Kosova.

    Për këtë pozicionim, nga UP-ja thonë se megjithatë patën përmirësim nga viti i kaluar.

    Por ekspertet e fushës potencojnë që universiteti “Hasan Prishtina” nuk duhet të kënaqet me kaq.

    Bile, që të këtë edhe më shumë përmirësime, një ish-zëvendës ministër i Arsimit rekomandon disa hapa.

    Dikush tjetër vlerëson se deri tek ky rangim ndikuan disa faktorë.

    Ndiqeni kronikën: