Category: Lajme

  • Aksident te “Pallati i Rinisë” në Prishtinë, përfshihen një veturë dhe një motoçikletë

    Aksident te “Pallati i Rinisë” në Prishtinë, përfshihen një veturë dhe një motoçikletë

    Aksident te “Pallati i Rinisë” në Prishtinë, përfshihen një veturë dhe një motoçikletë

    Një aksident trafiku ka ndodhur te “Pallati i Rinisë” në Prishtinë, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.

    Sipas pamjeve të sigurara nga Sinjali, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, të cilat po merren me rastin.

    Deri në këto momente, nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Aksident te “Pallati i Rinisë” në Prishtinë, përfshihen një veturë dhe një motoçikletë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Katër ditë protesta në Shqipëri, 156 të lënduar, mes tyre 97 policë e 4 të mitur

    Katër ditë protesta në Shqipëri, 156 të lënduar, mes tyre 97 policë e 4 të mitur

    Sipas raportimit të Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH), ministri Demo ka bërë bilancin e katër ditëve të protestave, duke u uruar shërim të shpejtë të lënduarve dhe duke bërë thirrje për shmangien e dhunës.

    “Të gjithëve, ju uroj shërim të shpejtë, dhe dua t’ju kujtoj se kemi më shumë arsye të bëhemi bashkë e të punojmë në të mirë të vendit e jo të përleshemi për llogari të dikujt që gështenjat e zjarrit të luftës politike kërkon t’i nxjerrë me duart e të tjerëve të verbuar nga urrejtja dhe flakët e ndasisë”, ka deklaruar Demo.

    Ministri është ndalur veçanërisht te katër të miturit e lënduar, duke u bërë thirrje prindërve që të mos lejojnë përfshirjen e fëmijëve në akte të dhunshme.

    “Përdorimi i të miturve në akte thellësisht politike, e aq më tepër vënia në rrezik i jetëve të tyre për hir të luftës në pushtet është një poshtërsi, e cila nuk duhet të kalojë pa u vënë re e pa u përbuzur nga e gjithë shoqëria shqiptare”, është shprehur ai.

    Demo ka bërë të ditur se u ka kërkuar vazhdimisht forcave policore të tregojnë kujdes të veçantë ndaj të miturve.

    Ai ka kundërshtuar gjithashtu lidhjen e studentëve me aktet e dhunshme, duke theksuar se numri i studentëve në mesin e personave të arrestuar dhe të proceduar është shumë i vogël.

    “Prandaj, kur themi se dhuna nuk ka të bëjë me studentët, nuk po bëjmë retorikë. Po refuzojmë të barazojmë studentët me ata që zgjedhin dhunën”, ka thënë ministri.

    Demo ka akuzuar kundërshtarët politikë se po përpiqen të marrin pushtetin përmes dhunës dhe të pengojnë procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

    “Dua t’ju garantoj se nuk do ja dalin! Shqipëria është nisur tashmë drejt destinacionit dhe askush e asgjë nuk do ta ndalë zhvillimin europian të vendit!”, ka përfunduar ai.

    Dita e katërt e protestave, përplasje në rrugët e Tiranës

    Ndërkohë, sipas raportimeve të Radio Televizionit Shqiptar (RTSH), dita e katërt e protestave është shoqëruar me tensione dhe përplasje në disa zona të Tiranës.

    Studentë, nxënës të shkollave të mesme dhe qytetarë të tjerë janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej”, për të vazhduar më pas marshimin nëpër rrugët e kryeqytetit.

    Gjatë marshimit, disa persona të maskuar kanë dëmtuar kangjella dhe semaforë, kanë djegur kosha mbeturinash dhe kanë tentuar të dëmtojnë kamerat e sigurisë rrugore.

    Sipas RTSH-së, pas mesditës janë regjistruar përplasje pranë Ministrisë së Arsimit, ku protestuesit kanë hedhur gurë dhe sende të tjera ndaj policisë, ndërsa kjo e fundit është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ujë.

    Tensione janë shënuar edhe përpara Kryeministrisë, ku protestuesit kanë hedhur gurë dhe fishekzjarre në drejtim të forcave policore. Gjatë protestës janë raportuar edhe dëmtime në dyert dhe dritaret e Kryesisë së Kuvendit, si dhe në një bankë të nivelit të dytë.

    Ministria e Shëndetësisë raportoi 11 të lënduar gjatë ditës së katërt

    Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, të publikuara nga RTSH, deri në orën 18:45 të ditës së katërt të protestave, në Spitalin Universitar të Traumës ishin paraqitur 11 persona për ndihmë mjekësore.

    Prej tyre, gjashtë ishin protestues, përfshirë tre të mitur, tre efektivë policie dhe dy kalimtarë të rastit.

    Në atë kohë, në urgjencë po trajtoheshin dy protestues dhe një efektiv policie, gjendja shëndetësore e të cilëve raportohej e mirë.

    Autoritetet shëndetësore kishin njoftuar se po vazhdonin monitorimin dhe trajtimin e të lënduarve.

    Burimi: RTKLive

  • Arrestohen dy protestues nga Kosova në Tiranë, në Polici deklaruan se simpatizojnë Kurtin

    Arrestohen dy protestues nga Kosova në Tiranë, në Polici deklaruan se simpatizojnë Kurtin

    Dy protestues nga Kosova janë arrestuar gjatë protestës në Tiranë.

    Siç raporton Tv Klan në Shqipëri, sipas deklarimeve të tyre në komisariat, ata janë simpatizantë të kryeministrit të vendit, Albin Kurti, dhe kanë udhëtuar nga Prishtina drejt kryeqytetit shqiptar për të marrë pjesë në protestë.

    Të arrestuarit kanë pohuar gjithashtu se në autobusin me të cilin udhëtuan kishte edhe simpatizantë të tjerë të Albin Kurtit.

    “Jemi simpatizantë të Kurtit. Erdhëm nga Prishtina për të rrëzuar qeverinë shqiptare. Duam një qeverie pro politikave të Vetëvendosjes. Bashkë me ne në autobus ishin edhe simpatizantë të tjerë të Albin Kurtit”, kanë deklaruar ata në komisariat.

    Burimi: Dukagjini

  • Ekskluzive | Kapet në Vërmicë shtetasi i Shqipërisë i kërkuar për rast me narkotikë – dërgohet në ndalim për 48 orë

    Ekskluzive | Kapet në Vërmicë shtetasi i Shqipërisë i kërkuar për rast me narkotikë – dërgohet në ndalim për 48 orë

    Ekskluzive | Kapet në Vërmicë shtetasi i Shqipërisë i kërkuar për rast me narkotikë – dërgohet në ndalim për 48 orë

    Një person i kërkuar me urdhëresë është arrestuar më 15 tetor në Pikën Kufitare në Vërmicë.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 16:20, Policia ka ndaluar Marjus Allikajn, shtetas i Shqipërisë, ndaj të cilit ekzistonte urdhëresë aktive për arrestim.

    Allikaj kërkohej për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

    Pas arrestimit, ai është dërguar në ndalim për 48 orë.

    Sipas informatave të siguruara nga Sinjali, më 16 tetor ai pritej të dërgohet në seancë gjyqësore.

    Rasti është proceduar si “Realizim i urdhëresës”.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Ekskluzive | Kapet në Vërmicë shtetasi i Shqipërisë i kërkuar për rast me narkotikë – dërgohet në ndalim për 48 orë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Ekskluzive | Ekstradohet nga Kroacia i dënuari nga Mitrovica – dërgohet në vuajtje të dënimit prej një viti

    Ekskluzive | Ekstradohet nga Kroacia i dënuari nga Mitrovica – dërgohet në vuajtje të dënimit prej një viti

    Ekskluzive | Ekstradohet nga Kroacia i dënuari nga Mitrovica – dërgohet në vuajtje të dënimit prej një viti

    Një person i dënuar, ndaj të cilit ishte lëshuar urdhërarrest nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, është ekstraduar mbrëmjen e 15 tetorit nga Kroacia në Kosovë.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 23:20, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, përmes mekanizmave për bashkëpunim ndërkombëtar policor, është ekstraduar Bekim Lushtaku, 49 vjeçar.

    Ndaj tij kishte urdhëresë aktive për arrestim të lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë.

    Pas përfundimit të procedurave në aeroport, Lushtaku është marrë nga organet kompetente dhe është dërguar në vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej një viti.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Ekskluzive | Ekstradohet nga Kroacia i dënuari nga Mitrovica – dërgohet në vuajtje të dënimit prej një viti appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Zekirija Ramadani rikthehet te Gjilani, firmos deri në vitin 2028

    Zekirija Ramadani rikthehet te Gjilani, firmos deri në vitin 2028

    Klubi gjilanas e ka konfirmuar marrëveshjen përmes një njoftimi zyrtar, duke e cilësuar rikthimin e Ramadanit si vazhdimësi të bashkëpunimit të mëparshëm.

    “Gjilani ka kënaqësinë të komunikoj arritjen e marrëveshjes me trajnerin Zekirija Ramadani, i cili do të drejtoj skuadrën deri në vitin 2028. Rikthimi i Ramadanit në Gjilan përfaqëson vazhdimësinë e një bashkëpunimi të njohur, duke pasur parasysh përvojën e tij të mëparshme në drejtimin e skuadrës kuqe e bardhë. Në edicionin 2022/23, nën drejtimin e tij, Gjilani siguroi pjesëmarrjen në garat evropiane dhe arriti deri në finalen e Kupës së Republikës së Kosovës. Me pesë tituj kampioni të fituar me katër klube të ndryshme, Ramadani vjen me objektiva të qarta dhe ambicie të larta”, ka shkruar Gjilani. “Sport Club Gjilani i uron mirëseardhje trajnerit Zekirija Ramadani dhe i dëshiron suksese në drejtimin e skuadrës, me bindjen se së bashku do të punojmë për ta çuar klubin drejt objektivave të përcaktuara”.

    Burimi: RTKLive

  • Gruaja përfundon në trajtim mjekësor pas incidentit me bashkëshortin në Prishtinë – ai lirohet në procedurë të rregullt

    Gruaja përfundon në trajtim mjekësor pas incidentit me bashkëshortin në Prishtinë – ai lirohet në procedurë të rregullt

    Gruaja përfundon në trajtim mjekësor pas incidentit me bashkëshortin në Prishtinë – ai lirohet në procedurë të rregullt

    Një rast i dhunës në familje është raportuar pak pas mesnatës në Prishtinë, ku një grua ka denoncuar bashkëshortin e saj për sulm fizik.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 00:30, Policia është njoftuar për incidentin në rrugën “Besa”, ndërsa njësitë përkatëse kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

    Sipas deklarimit të J.D., ajo dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, O.D.

    Si pasojë e rastit, viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

    Policia ka intervistuar të dyshuarin, ndërsa për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit.

    Pas konsultimit me prokurorin, rasti është iniciuar për “Dhunë në familje” dhe “Lëndim të lehtë trupor”.

    Pavarësisht denoncimit dhe trajtimit mjekësor të viktimës, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

    Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit po vazhdojnë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Gruaja përfundon në trajtim mjekësor pas incidentit me bashkëshortin në Prishtinë – ai lirohet në procedurë të rregullt appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • I mituri ikën sapo sheh Policinë në Prishtinë – kapet me pistoletë “Zoraki” dhe fishekë

    I mituri ikën sapo sheh Policinë në Prishtinë – kapet me pistoletë “Zoraki” dhe fishekë

    I mituri ikën sapo sheh Policinë në Prishtinë – kapet me pistoletë “Zoraki” dhe fishekë

    Një rast serioz është regjistruar në orët e para të 16 tetorit në rrugën “Ali Vitia” në Prishtinë, ku një i mitur është kapur me armë zjarri.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 02:00, njësitet policore kanë vërejtur një person të dyshuar, i cili sapo ka parë policët ka nisur të vrapojë nëpër rrugica.

    Pas ndjekjes, ai është ndaluar nga zyrtarët policorë.

    Bëhet fjalë për një të mitur rreth 16-vjeçar, te i cili gjatë kontrollit është gjetur një pistoletë “Zoraki”, me karikator dhe dy fishekë të kalibrit 9×19 mm.

    I mituri është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar në prani të prindit dhe avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare.

    Për rastin është njoftuar prokurorja kujdestare për të mitur, e cila ka urdhëruar inicimin e rastit për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

    Me vendim të prokurores, i mituri është ndaluar për 48 orë.

    Për shkak se bëhet fjalë për të mitur, Sinjali nuk publikon të dhëna që mund të çojnë në identifikimin e tij.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post I mituri ikën sapo sheh Policinë në Prishtinë – kapet me pistoletë “Zoraki” dhe fishekë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Kosovarët s’kanë mundësi të hanë mish çdo të dytën ditë - disa s’kanë as rrymë!

    Kosovarët s’kanë mundësi të hanë mish çdo të dytën ditë – disa s’kanë as rrymë!

    Kosovarët s’kanë mundësi të hanë mish çdo të dytën ditë - disa s’kanë as rrymë!

    Sabedin Çitaku, 71-vjeçar nga fshati Bajçinë i Podujevës, është pa energji elektrike që nga 3 qershori 2026, për shkak të një borxhi prej 1.637 eurosh e 49 centësh. Me pension prej vetëm 150 eurosh në muaj, ai thotë se nuk ka mundësi ta paguajë borxhin dhe t’i përmirësojë kushtet e jetesës.

    Çitaku jeton me dy djemtë e tij në një shtëpi që ka nevojë për riparime. Ai tregon se për t’u ngrohur përdor drutë që i kanë mbetur nga viti i kaluar, ndërsa ujin e siguron nga bunari, raporton Kiks Kosova.

    Sipas tij, ka punuar rreth 40 vjet në fabrikën e gypave, por dokumentet e pensionit dëshmojnë vetëm 4 vjet e 1 muaj stazh kontributiv. Kërkesa e tij për pension kontributpagues është refuzuar, ndërsa vendimin e ka kontestuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

    KEDS-i ka konfirmuar se energjia elektrike i është ndërprerë për shkak të borxhit të akumuluar. Kompania ka bërë të ditur se Çitaku është larguar nga lista e rasteve sociale në gjysmën e vitit 2025, ndërsa i është ofruar mundësia për pagesën e borxhit me këste.

    Drejtoresha për Mirëqenie Sociale në Podujevë, Lirie Hoti, ka deklaruar se Çitaku është vizituar disa herë dhe është ndihmuar me pako ushqimore. Sipas saj, ai është edhe në listën e pritjes për zgjidhje të banimit me donatorë.

    Ndërkohë, më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi Programin për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike për vitet 2026–2027, për të cilin janë ndarë 15 milionë euro. Kriteret për përfituesit e rinj pritet të përcaktohen.

    Rasti i Çitakut vjen në kohën kur të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2024 tregojnë se 42.2 për qind e familjeve nuk kanë mundësi të konsumojnë mish, pulë ose peshk çdo të dytën ditë, ndërsa 48 për qind nuk mund ta përballojnë një shpenzim të papritur prej 200 eurosh.

    Ekonomisti Safet Gërxhaliu ka deklaruar se në Kosovë ka familje që jetojnë me vetëm 1 euro e 83 centë në ditë, duke kërkuar që institucionet t’i identifikojnë më saktë familjet në nevojë dhe të ndërmarrin masa konkrete për t’i mbështetur.

    Gjithçka mbi këtë temë mund të mësoni në kronikat në vijim, të përgatitura nga Kiks Kosova:

    Ndiqeni emisionin e plotë:

  • Grynkewich: NATO është ushtarakisht shumë më e fuqishme se Rusia

    Grynkewich: NATO është ushtarakisht shumë më e fuqishme se Rusia

    Në një intervistë për revistën gjermane “Der Spiegel”, të publikuar të premten, Grynkewich tha se NATO mund të angazhojë forca dukshëm më të fuqishme se Rusia në rast të një konflikti të madh.

    Ai vlerësoi se presidenti rus, Vladimir Putin, nuk pritet të nisë një sulm të gjerë konvencional ndaj Evropës, por po përdor metoda si sabotimi, për të shmangur përballjen e drejtpërdrejtë me NATO-n.

    Grynkewich theksoi se Aleanca duhet ta ruajë epërsinë ushtarake përmes modernizimit të forcave të armatosura, ushtrimeve të mëdha ushtarake dhe demonstrimit të kapaciteteve të saj.

    Ai paralajmëroi gjithashtu se Putini synon të dobësojë mbështetjen publike për Ukrainën, duke krijuar frikën se ndihma për Kievin mund të çojë në luftë me Rusinë. Megjithatë, sipas gjeneralit amerikan, kjo strategji nuk ka pasur sukses deri më tani.

    Burimi: RTKLive