Category: Lajme

  • Thyhet dera e Kryesisë së Kuvendit në Tiranë, policia shpërndan protestuesit me gaz lotsjellës

    Situata vijon të jetë e tensionuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, ku protesta është shoqëruar me përplasje dhe dëmtime të pronës publike.

    Sipas raportimeve të mediave shqiptare, protestuesit kanë dëmtuar disa godina institucionale, ndërsa policia ka përdorur gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Thyhet dera e Kryesisë së Kuvendit në Tiranë, policia shpërndan protestuesit me gaz lotsjellës appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Policia e Shtetit përsërit apelin ndaj protestuesve: Distancohuni nga dhuna

    Policia e Shtetit përsërit apelin ndaj protestuesve: Distancohuni nga dhuna

    Policia dënon shkatërrimin me zjarr të pronës publike dhe private, si dhe dhunën ndaj punonjësve të saj, duke theksuar se çdo person që përfshihet në këto veprime do të mbajë përgjegjësi individuale përpara ligjit.

    Autoritetet u kanë bërë thirrje protestuesve të ruajnë qetësinë, të mos mbështesin aktet e dhunshme dhe të largohen nga personat që rrezikojnë sigurinë publike.

    “Nisur nga përshkallëzimi i dhunës ndaj punonjësve të Policisë dhe shkatërrimi me zjarr i pronës publike dhe private, Policia e Shtetit iu bën thirrje të përsëritura dhe të forta të gjithë pjesëmarrësve në tubim, të ruajnë vetëpërmbajtjen dhe qetësinë, si dhe të distancohen menjëherë dhe në mënyrë të qartë, nga personat që kryejnë akte dhune, djegie dhe sulme ndaj punonjësve të Policisë.

    Policia e Shtetit kërkon që çdo pjesëmarrës të mos bëhet pjesë, të mos mbështesë dhe të mos lejojë që tubimi të përdoret si mbulesë për akte të dhunshme dhe shkatërruese. Çdo person që ushtron dhunë, djeg apo shkatërron pronën, ose sulmon punonjësit e Policisë, mban përgjegjësi individuale dhe do të përballet me ligjin, në përputhje me veprën e kryer”, thotë policia.

    Policia paralajmëron gjithashtu se Kodi Penal parashikon dënime deri në 7 vite burgim për vepra të caktuara që lidhen me dhunën dhe shkatërrimin e pronës me zjarr, në varësi të rrethanave dhe pasojave të shkaktuara.

    Sipas Policisë, veprimet e dhunshme përbëjnë rrezik të drejtpërdrejtë për jetën e qytetarëve, si dhe për pronën publike dhe private.

    “Kodi Penal parashikon dënime deri në 7 vjet burgim për vepra të caktuara që lidhen me dhunën dhe shkatërrimin e pronës me zjarr, në varësi të rrethanave dhe pasojave të shkaktuara. Veprimet e dhunshme dhe shkatërrimi i pronës me zjarr rrezikojnë drejtpërdrejt jetën e qytetarëve, si dhe pronën publike dhe private. Distancohuni menjëherë nga dhuna, largohuni nga personat që kryejnë akte të dhunshme dhe mos u përfshini në veprime që rrezikojnë jetën e njerëzve! Ruajtja e qetësisë dhe e sigurisë është përgjegjësi e gjithsecilit.

    E drejta për të protestuar është e garantuar, por dhuna dhe shkatërrimi nuk janë pjesë e saj. Çdo shkelje e ligjit do të trajtohet me vendosmëri dhe çdo individ do të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij”, thotë policia.

    Reagimi vjen në një kohë kur protesta në kryeqytet vijon mes tensioneve, incidenteve dhe përplasjeve mes protestuesve dhe efektivëve të Policisë.

    Burimi: RTKLive

  • Kompany kritikon lojtarët e Bayernit: Gabimi i Olises ishte budallallëk

    Kompany kritikon lojtarët e Bayernit: Gabimi i Olises ishte budallallëk

    Kompany kritikon lojtarët e Bayernit: Gabimi i Olises ishte budallallëk

    Vincent Kompany nuk i ka kursyer kritikat ndaj lojtarëve të Bayern Munichut, duke përfshirë edhe Michael Olisen, pas gabimeve që po i kushtojnë skuadrës në ndeshjet e fundit.

    “Është tërësisht faji ynë. Vazhdojmë të humbasim përqendrimin dhe të marrim vendime të gabuara”, deklaroi trajneri belg, duke theksuar se te skuadra e tij ekziston edhe një element i vetëbesimit të tepruar, transmeton Klankosova.tv

    Kompany u ndal veçanërisht te kartoni i dytë i verdhë i Olises, duke e cilësuar atë si një gabim të pamenduar. “Kartoni i dytë i verdhë i Michael Olises ishte padyshim një gabim budallallëk. Këtë ia kemi bërë shumë të qartë”, u shpreh ai.

    Megjithatë, trajneri i Bayernit nuk beson se skuadrës i mungon energjia apo angazhimi, pasi lojtarët po punojnë shumë. Problemi, sipas tij, qëndron te gabimet që nuk mund t’i lejojnë nëse duan të fitojnë ndeshjet.

    “Është e vështirë të fitosh ndeshje kur bën gabime të tilla, edhe kur je qartësisht skuadra më e mirë në fushë”, përfundoi Kompany.

  • Shkon në 11 numri i personave që humbën jetën nga ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoni të Veriut

    Shkon në 11 numri i personave që humbën jetën nga ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoni të Veriut

    Shkon në 11 numri i personave që humbën jetën nga ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoni të Veriut

    Një grua 66-vjeçare është viktima e 11-të nga ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoninë e Veriut.

    Për vdekjen e saj ka njoftuar drejtori i Klinikës për Sëmundje Infektive, Fadil Cana.

    Ai ka thënë se te pacientja ishte konfirmuar forma më e rëndë e infeksionit, ndërsa gjendja e saj shëndetësore, sipas tij, rëndohej edhe nga disa sëmundje kronike shoqëruese.

    “Për fat të keq në klinikën infektive është regjistruar edhe një rast vdekjeje te pacientja 66 vjeçare nga Rosomani, ishte e vërtetuar në mënyre laboratorike forma më e rëndë e infeksionit me ethet e Nilit Perëndimor. Pacientja përpos diagnozës primare, vuante edhe shumë nga shumë sëmundje kronike shoqëruese”, ka thënë ai.

  • Goditjet e Huthive në Arabinë Saudite, në rrezik edhe pelegrinët e vendeve të shenjta

    Goditjet e Huthive në Arabinë Saudite, në rrezik edhe pelegrinët e vendeve të shenjta

    Goditjet e Huthive në Arabinë Saudite, në rrezik edhe pelegrinët e vendeve të shenjta

    Pelegrinët që ndodhen në Arabinë Saudite për të vizituar vendet e shenjta të besimit Islam, sivjet nuk e kishin parashikuar se do të përballeshin me rrezikun nga sulmet e grupit të rebelëve Huthi nga Jemeni.

    Disa prej pelegrinëve i kanë përjetuar drejtpërdrejt sulmet e kryera nga rebelët në Arabinë Saudite, ndërsa të tjerë janë detyruar të ndryshonin planet e tyre.

    Pamjet e shpërthimit të fuqishëm, i cili vrau 13 persona dhe plagosi 300 të tjerë në terminalin e nisjeve të aeroportit të Riadit, të goditur nga një raketë e Huthive të shtunën, tregonin shumë pasagjerë të veshur me rrobat e thjeshta të bardha të pelegrinëve myslimanë që udhëtonin drejt Mekës.

    Sipas Reuters, mediat saudite raportuan se një imam nga Bangladeshi, i cili drejtonte një grup prej dhjetëra pelegrinësh, humbi jetën, ndërsa të tjerë mbetën të plagosur gjatë sulmit.

    Ndonëse, Huthit janë zotuar se nuk do të sulmojnë as Mekën dhe as Medinën, dy vendet më të shenjta të Islamit që tërheqin miliona pelegrinë çdo vit, ata po shënjestrojnë aeroporte të tjera saudite, në atë që e cilësojnë si hakmarrje për sulmet saudite ndaj tyre.

  • Italia synon të vendosë radarë në Ballkan për t’u mbrojtur nga kërcënimet

    Italia synon të vendosë radarë në Ballkan për t’u mbrojtur nga kërcënimet

    Italia synon të vendosë radarë në Ballkan për t’u mbrojtur nga kërcënimet

    Italia synon të vendosë radarë në Ballkan për të mbrojtur shtetet e rajonit dhe territorin e saj nga kërcënimet e mundshme. Kështu ka deklaruar të mërkurën në Prishtinë ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto.

    Deklarata u bë në margjinat e ceremonisë së ndërrimit të komandës së misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, nga gjeneralmajori turk Ozkan Ulutash te gjeneralmajori italian Roberto Vergori.

    Crosetto theksoi se Ballkani përbën një element kyç për sigurinë e Italisë dhe se Roma do të vazhdojë angazhimin e saj në rajon, edhe në rast se KFOR-i zvogëlon praninë ose operacionet në Kosovë.

    “Po e rifillojmë komandën me gjeneralin Vergori dhe këtë e bëjmë me një angazhim që do të vazhdojë edhe nëse KFOR-i i zvogëlon operacionet në Kosovë, sepse Ballkani është një komponent thelbësor i sigurisë sonë. Sigurimi i Ballkanit dhe mundësia e vendosjes së radarëve në të ardhmen, për t’i mbrojtur si këto shtete, ashtu edhe vendin tonë nga kërcënimet, janë thelbësore”, deklaroi ministri Crosetto, raporton agjencia italiane e lajmeve “Ansa”.

    Ministri italian iu referua edhe sulmit të fundit nga rebelët Huthi në Arabinë Saudite, duke e përdorur atë si shembull të kërcënimeve me të cilat mund të përballen shtetet në të ardhmen.

    “Kur mendoni se raketat që goditën aeroportet në Arabinë Saudite u prodhuan nga rebelët Huthi, e jo nga inxhinierë të sofistikuar, dhe se ato arritën shpejtësi prej 8.500 kilometrash në orë, e kuptoni natyrën e kërcënimeve me të cilat do të përballen të gjitha shtetet në të ardhmen. Kjo e thekson rëndësinë e ruajtjes së pranisë në vendet mike përgjatë kufijve, me qëllim të krijimit të një mburoje të përbashkët mbrojtëse, e aftë për t’u përballur me kërcënime të tilla”, shtoi Crosetto.

    Sipas ministrit, vendosja e radarëve në Ballkan do të kontribuonte në krijimin e një sistemi të përbashkët mbrojtës, duke ndihmuar në zbulimin e kërcënimeve të mundshme dhe në mbrojtjen e shteteve të rajonit, si dhe të Italisë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Italia synon të vendosë radarë në Ballkan për t’u mbrojtur nga kërcënimet appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Admirali i NATO-s viziton Policinë e Kosovës, diskutohet për sigurinë e vendit

    Admirali i NATO-s viziton Policinë e Kosovës, diskutohet për sigurinë e vendit

    Admirali i NATO-s viziton Policinë e Kosovës, diskutohet për sigurinë e vendit

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka pritur të mërkurën në takim admiralin George M. Wikoff, komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, si dhe komandantin e ri të misionit të KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajorin Roberto Vergori.

    Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, në takim është diskutuar për situatën e sigurisë në vend, bashkëpunimin ndërmjet Policisë së Kosovës dhe KFOR-it, si dhe mundësitë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me strukturat ndërkombëtare të sigurisë.

    Hoxha i ka njoftuar mysafirët për zhvillimet në fushën e sigurisë dhe bashkëpunimin e deritanishëm me misionin e KFOR-it.

    “Gjatë këtij takimi kolonel Hoxha i njoftoi ata rreth situatës së sigurisë në Kosovë, si dhe për bashkëpunimin e ndërsjellë me misionin e KFOR-it në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Gjatë takimit janë trajtuar edhe çështje të tjera me interes në fushën e sigurisë, me theks të veçantë në avancimin e bashkëpunimit me Komandën e Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli dhe misionin e KFOR-it në Kosovë.

    “U diskutuan edhe tema të tjera me interes në fushën e sigurisë, si dhe avancimi i mëtutjeshëm i bashkëpunimit”, thuhet në njoftim.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Admirali i NATO-s viziton Policinë e Kosovës, diskutohet për sigurinë e vendit appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali