Category: Lajme

  • Përparim Rama paralajmëron padi ndaj Egzon Azemit, i kërkon të tërheqë akuzat

    Përparim Rama paralajmëron padi ndaj Egzon Azemit, i kërkon të tërheqë akuzat

    Përparim Rama paralajmëron padi ndaj Egzon Azemit, i kërkon të tërheqë akuzat

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar padi civile ndaj deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, duke i kërkuar të tërheqë akuzat që i ka cilësuar të pabazuara dhe të kërkojë falje publike.

    Përmes një postimi në Facebook, Rama ka kritikuar deklaratat e deputetit, duke theksuar se asnjë parti politike nuk mund të marrë rolin e prokurorisë apo të gjykatës. Sipas tij, fajësia nuk mund të përcaktohet përmes deklaratave publike, por nga organet e drejtësisë.

    Rama ka bërë të ditur se përmes një shkrese zyrtare i ka kërkuar Azemit t’i tërheqë akuzat për kryerje të veprave penale, t’i përgënjeshtrojë ato publikisht dhe të kërkojë falje.

    Ai ka paralajmëruar se, nëse deputeti nuk i përmbush këto kërkesa brenda shtatë ditësh, do të ushtrojë padi civile për shpifje dhe kompensim të dëmit jomaterial.

    Kryetari i Prishtinës ka thënë se nuk i frikësohet hetimeve apo proceseve ligjore, por ka kundërshtuar përdorimin e shpifjeve dhe linçimit publik si mjete të përballjes politike.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Përparim Rama paralajmëron padi ndaj Egzon Azemit, i kërkon të tërheqë akuzat appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Martinez kritikon United pas humbjes nga skuadra që e kërkon, Atletico Madrid

    Martinez kritikon United pas humbjes nga skuadra që e kërkon, Atletico Madrid

    Kritikat e hapura të Martinez ndaj drejtuesve të klubit anglez mund ta komplikojnë edhe më shumë të ardhmen e tij në “Old Trafford”.

    Njëzet e tetë vjeçari i ka shprehur pakënaqësitë pas humbjes së Manchester United 2:0 nga Atletico Madrid të martën, duke kërkuar më shumë investime dhe përforcime për skuadrën.

    “Sezonin e kaluar patëm një sezon fantastik, por tani jemi larg kreut. Duhet të sjellim më shumë lojtarë për të qenë konkurrues”, ka thënë Martinez.

    Ai ka vlerësuar edhe paraqitjen e skuadrës spanjolle, duke theksuar se Atletico Madrid ka një ekip të jashtëzakonshëm dhe e ka merituar fitoren.

    “Pres më shumë nga të gjithë. Më shumë investime? Po, 100 për qind. Pres më shumë nga drejtori ynë sportiv, duhet të jem i sinqertë”, ka deklaruar mbrojtësi argjentinas.

    Atletico Madrid ka shfaqur interesim për Martinez, ndërsa edhe vetë futbollisti është i interesuar të luajë në La Liga. Një transferim te skuadra e drejtuar nga Diego Simeone konsiderohet një mundësi tërheqëse për të.

    Kontrata e Martinezit me Manchester Unitedin skadon në verën e vitit 2027 dhe mbrojtësi nuk pritet ta vazhdojë atë. Për këtë arsye, sezoni aktual mund të jetë i fundit për të në Manchester.

    Deklaratat e tij kanë nxitur debat rreth situatës në klub. Disa e konsiderojnë kritikën e tij të arsyeshme, duke pasur parasysh nevojën për përforcime, ndërsa të tjerë mendojnë se ai po përpiqet të distancohet nga problemet e skuadrës, në një kohë kur edhe paraqitjet e tij janë vënë në pikëpyetje.

    Ndërkohë, presioni mbi trajnerin Michael Carrick vazhdon të rritet, ndërsa problemet e Manchester United tashmë nuk lidhen vetëm me rezultatet dhe stolin e trajnerit, por edhe me drejtimin e klubit dhe të ardhmen e disa lojtarëve.

    Burimi: RTKLive

  • Aktakuzë ndaj shtatë personave për kontrabandim me migrantë

    Aktakuzë ndaj shtatë personave për kontrabandim me migrantë

    Sipas aktakuzës, të pandehurit B.H., A.B., Sh.T., E.Zh., G.Sh., A.M. dhe L.A., gjatë viteve 2023-2024, në territorin e Kosovës, kanë vepruar si pjesë e një grupi kriminal të organizuar, me qëllim të kontrabandimit të migrantëve për përfitim të kundërligjshëm material.

    “Të pandehurit akuzohen se, në kuadër të një strukture të qëndrueshme kriminale, me role të ndara, planifikim paraprak dhe koordinim të vazhdueshëm, kanë organizuar, mundësuar dhe realizuar kontrabandimin e migrantëve të huaj, përkatësisht shtetas të Sirisë, Afganistanit, Irakut, si dhe të Lindjes së Mesme dhe Azisë, të cilët nuk posedonin dokumentacion të rregullt për hyrje apo qëndrim në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

    Po ashtu, sipas aktakuzës, të pandehurit i kanë siguruar migrantët në territorin e Shqipërisë dhe i kanë futur në mënyrë të kundërligjshme në Kosovë, jashtë pikave të autorizuara kufitare, përmes shtigjeve malore dhe rrugëve alternative në zonën Gorozhup–Vërmicë.

    “Sipas aktakuzës, për secilin migrant është paguar një shumë deri në katër mijë euro për të gjithë itinerarin e migrimit drejt Evropës”, thuhet në njoftim.

    Burimi: RTKLive

  • Kosova e katërta në botë në FIRST Global Challenge 2026, përmes ekipit të përfaqësuar nga UBT

    Kosova e katërta në botë në FIRST Global Challenge 2026, përmes ekipit të përfaqësuar nga UBT

    Kosova renditet e katërta në botë në FIRST Global Challenge 2026, garën ndërkombëtare të robotikës që u mbajt në Incheon të Koresë së Jugut, ku ekipi First Kosova, i përfaqësuar nga UBT, arriti këtë sukses bashkë me grupin me Greqinë, Poloninë dhe Meksikën, në mesin e 191 shteteve pjesëmarrëse nga e gjithë bota.

    Ekipi përfaqësues i Kosovës ka dëshmuar përgatitje të lartë teknologjike, aftësi në robotikë dhe programim, si dhe bashkëpunim të suksesshëm ndërkombëtar, duke arritur deri në fazën e play-off-it dhe duke konkurruar për pozitat më të larta të garës.

    Gara e këtij viti kishte në fokus zhvillimin e zgjidhjeve teknologjike për parandalimin dhe menaxhimin e zjarreve të egra. Përmes robotëve dhe sfidave inxhinierike, ekipet pjesëmarrëse u angazhuan në zgjidhjen kreative të problemeve dhe aplikimin praktik të njohurive shkencore.

    Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka vlerësuar lart këtë sukses, duke theksuar rëndësinë e investimit në edukimin teknologjik dhe në zhvillimin e talenteve të reja.

    “Renditja e ekipit të Kosovës në vendin e katërt në botë është dëshmi e fuqishme e talentit, dijes dhe potencialit inovativ të të rinjve tanë. Ky sukses dëshmon se, kur të rinjtë kanë mundësi, mbështetje dhe qasje në teknologji e inovacion, ata mund të konkurrojnë denjësisht me ekipet më të mira në botë. UBT do të vazhdojë të investojë në zhvillimin e gjeneratave të reja, duke i përgatitur për sfidat e së ardhmes dhe duke e përfaqësuar Kosovën me dinjitet në arenën ndërkombëtare”, ka thënë Rektori Hajrizi.

    Ky sukses ndërkombëtar shënon një tjetër hap të rëndësishëm në rrugëtimin e të rinjve kosovarë drejt inovacionit dhe zhvillimit teknologjik.

    Burimi: Dukagjini

  • Conte pranë Manchester United, mund të zëvendësojë Carrickun

    Conte pranë Manchester United, mund të zëvendësojë Carrickun

    Conte pranë Manchester United, mund të zëvendësojë Carrickun

    Strategu italian Antonio Conte, mund të jetë shumë pranë një aventure të re në Premier League, kësaj radhe në krye të Manchester United.

    Sipas raportimeve, trajneri italian është vetëm një hap larg stolit të “Djajve të Kuq”, ku pritet të zëvendësojë Michael Carrick.

    Conte është pa angazhim që nga përfundimi i aventurës së tij te Napoli këtë verë dhe duket se mund të rikthehet në futbollin anglez, aty ku më parë ka drejtuar Chelsean dhe Tottenhamin.

  • Dita e dytë e protestavë në Tiranë, përplasje e tensione para institucioneve shqiptare

    Dita e dytë e protestavë në Tiranë, përplasje e tensione para institucioneve shqiptare

    Dita e dytë e protestavë në Tiranë, përplasje e tensione para institucioneve shqiptare

    Protesta e studentëve në Tiranë ka hyrë në ditën e dytë, duke shtuar tensionet dhe rritur përplasjet me forcat e rendit të shtetit shqiptar.

    Gjatsë së mërkurës, protestuesit janë ndarë në dy grupime, teksa një pjesë e madhe e tyre kanë zbarkuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

    As në këtë pjesë të qytetit nuk kanë munguar veprimet, derisa vazot e vendosura në trotuar, protestuesit i kanë nxjerrë në rrugë në formë barrikadash për të bllokuar qarkullimin.

    Ata kanë mbërritur edhe para objektit të Kryeministrisë dhe përplasja me policinë ka nisur sërish, me ç’rast forcat e rendit kanë hedhur gaz lotsjellës në drejtim të tyre.

    Gjithashtu, protestuesit kanë ndaluar edhe te “Piramida”, me ç’rast kanë thyer xhamat e bizneseve në katin e pare, duke i vënë edhe flakën.

    Po ashtu në flakë janë përfshirë edhe tabelat reklamuese, si dhe janë shkatërruar objekte përreth.

    Policia ka mbërritur pranë Ministrisë së Ekonomisë, aty ku protestuesit kanë hapur dyer duke u future brenda dhe duke i vënë flakën mobileve.

  • Hajdari do t'i mungojë Kosovës në ndeshjet e nëntorit

    Hajdari do t’i mungojë Kosovës në ndeshjet e nëntorit

    Hajdari do t'i mungojë Kosovës në ndeshjet e nëntorit

    Kombëtarja e Kosovës ka marrë një lajm jo të mirë.

    “Dardanëve” do t’i mungojë mbrojtësi Albian Hajdari, i cili ka pësuar një lëndime gjatë stërvitjes së djeshme me klubin gjerman.

    Njoftimi u bë nga Hoffenheim përmes një deklarimi zyrtar.

    23 vjeçari ka dëmtuar (fascien plantare) dhe pritet të jetë jashtë fushave për disa javë.

    Kështu, ai pritet t’i mungojë Kosovës në dy ndeshjet e Ligës së Kombeve që zhvillohen në muajin nëntor, nëse rikuperimi i tij nuk përfundon me kohë.

    Mungesa e tij do të ishte një goditje për përzgjedhësin Franco Foda, në prag të sfidave të radhës me fanellën dardane.

  • Presidenti Begaj për tensionet në Tiranë kërkon vetëpërmbajtje dhe hap dyert pë dialog

    Presidenti Begaj për tensionet në Tiranë kërkon vetëpërmbajtje dhe hap dyert pë dialog

    Presidenti Begaj për tensionet në Tiranë kërkon vetëpërmbajtje dhe hap dyert pë dialog

    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas përshkallëzimit të tensioneve gjatë protestave në Tiranë, duke u bërë thirrje protestuesve dhe forcave të rendit për përgjegjësi dhe vetëpërmbajtje.

    Në një deklaratë të publikuar në Facebook të mërkurën, më 14 tetor, Begaj shprehu shqetësimin për zhvillimet e fundit dhe theksoi rëndësinë e garantimit të së drejtës për protestë paqësore, duke paralajmëruar se dhuna dhe përdorimi joproporcional i forcës nuk mund të justifikohen.

    “Presidenti i Republikës ndjek me shqetësim përshkallëzimin e tensioneve gjatë protestave dhe u bën thirrje të gjitha palëve të veprojnë me përgjegjësi e vetëpërmbajtje”, thuhet në reagimin e Presidencës.

    Kreu i shtetit nënvizoi se protesta paqësore është një e drejtë themelore demokratike, ndërsa përdorimi i forcës nga policia duhet të mbetet brenda kufijve të ligjit dhe proporcionalitetit.

    “E drejta për protestë paqësore është themel i demokracisë dhe detyrim i shtetit për ta garantuar. Por dhuna nuk mund të jetë mjet i shprehjes së pakënaqësisë, as përdorimi i forcës nga policia nuk duhet të dalë jashtë kufijve të ligjit dhe proporcionalitetit”, deklaroi Presidenti.

    Reagimi i Begajt vjen në ditën e dytë të protestave pranë Ministrisë së Arsimit, të cilat janë shoqëruar me përplasje mes demonstruesve dhe policisë, hedhje gurësh e koktejesh molotov, si dhe zjarrvënie në prona publike dhe private.

    Sipas përditësimit të institucioneve shëndetësore në orën 16:30, gjashtë protestues dhe dy efektivë policie kanë marrë ndihmë mjekësore. Pesë persona vijojnë trajtimin në Spitalin Universitar të Traumës, ndërsa tre protestues të tjerë janë liruar nga QSUT-ja.

    Në reagimin e tij, Begaj theksoi se respektimi i Kushtetutës dhe i ligjit duhet të jetë detyrim për të gjitha palët, pa përjashtim.

    “Në këtë moment, vendit i duhet më shumë përgjegjësi. Kushtetuta dhe ligji duhet të mbeten kufiri i të gjithëve, pa përjashtim”, theksoi ai.

    Presidenti shprehu gjithashtu gatishmërinë për të dëgjuar shqetësimet e protestuesve dhe qytetarëve, duke ofruar Presidencën si hapësirë për dialog.

    “Mbetem i gatshëm të dëgjoj të gjitha shqetësimet. Zyra ime është dhe do të mbetet e hapur për çdo të ri e çdo qytetar që dëshiron të shprehet, të dialogojë dhe të kontribuojë për të mirën e vendit”, përfundoi Presidenti.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Presidenti Begaj për tensionet në Tiranë kërkon vetëpërmbajtje dhe hap dyert pë dialog appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Begaj bën thirrje për vetëpërmbajtje dhe respektim të ligjit gjatë protestave

    Begaj bën thirrje për vetëpërmbajtje dhe respektim të ligjit gjatë protestave

    “Presidenti i Republikës ndjek me shqetësim përshkallëzimin e tensioneve gjatë protestave dhe u bën thirrje të gjitha palëve të veprojnë me përgjegjësi e vetëpërmbajtje.”, deklaron presidenti.

    Në reagimin e tij, Presidenti nënvizon se ndonëse e drejta për protestë paqësore përbën një shtyllë themelore të sistemit demokratik, ajo nuk mund të shërbejë si arsyetim për akte dhune. Po ashtu, është theksuar se reagimi i forcave të rendit duhet të mbetet strikt brenda kuadrit ligjor.

    “Por dhuna nuk mund të jetë mjet i shprehjes së pakënaqësisë, as përdorimi i forcës nga policia nuk duhet të dalë jashtë kufijve të ligjit dhe proporcionalitetit.”, thekson Presidenti.

    Deklarata nënvizon nevojën për respektimin e institucioneve dhe sundimin e ligjit nga të gjitha palët pa përjashtim.

    Kreu i Shtetit ka rikonfirmuar gatishmërinë e tij për të shërbyer si urë komunikimi me qytetarët dhe të rinjtë që kërkojnë të shprehin shqetësimet e tyre përmes rrugëve institucionale.

    “Mbetem i gatshëm të dëgjoj të gjitha shqetësimet. Zyra ime është dhe do të mbetet e hapur për çdo të ri e çdo qytetar që dëshiron të shprehet, të dialogojë dhe të kontribuojë për të mirën e vendit.”, nënvizon Presidenti.

    Mesazhi i plotë i Presidentit:

    Presidenti i Republikës ndjek me shqetësim përshkallëzimin e tensioneve gjatë protestave dhe u bën thirrje të gjitha palëve të veprojnë me përgjegjësi e vetëpërmbajtje. E drejta për protestë paqësore është themel i demokracisë dhe detyrim i shtetit për ta garantuar. Por dhuna nuk mund të jetë mjet i shprehjes së pakënaqësisë, as përdorimi i forcës nga policia nuk duhet të dalë jashtë kufijve të ligjit dhe proporcionalitetit.

    Në këtë moment, vendit  i duhet më shumë përgjegjësi. Kushtetuta dhe ligji duhet të mbeten kufiri i të gjithëve, pa përjashtim.

     Mbetem i gatshëm të dëgjoj të gjitha shqetësimet. Zyra ime është dhe do të mbetet e hapur për çdo të ri e çdo qytetar që dëshiron të shprehet, të dialogojë dhe të kontribuojë për të mirën e vendit.

    Burimi: RTKLive

  • Protesta në Tiranë përshkallëzohet, protestuesit hedhin gurë dhe molotovë drejt Kryeministrisë

    Protesta në Tiranë përshkallëzohet, protestuesit hedhin gurë dhe molotovë drejt Kryeministrisë

    Protesta në Tiranë përshkallëzohet, protestuesit hedhin gurë dhe molotovë drejt Kryeministrisë

    Protestuesit janë zhvendosur nga Ministria e Financave drejt Kryeministrisë, ku një numër i madh qytetarësh po hedhin gurë dhe shishe molotovi drejt godinës së institucionit.

    Ndërkohë, në zonë janë shtuar forcat e Policisë, në përpjekje për të shpërndarë protestuesit dhe për të parandaluar dëmet e mëtejshme.

    Përplasjet vijnë pas incidenteve të regjistruara më herët gjatë protestës në Tiranë, ku protestuesit kishin goditur me gurë godinën e Ministrisë së Financave dhe ishin përpjekur të hynin në institucione të tjera.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Protesta në Tiranë përshkallëzohet, protestuesit hedhin gurë dhe molotovë drejt Kryeministrisë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali