Category: Lajme

  • Kurti: Zgjedhja e presidentes përmbyll konstituimin e institucioneve

    Kurti: Zgjedhja e presidentes përmbyll konstituimin e institucioneve

    Kurti: Zgjedhja e presidentes përmbyll konstituimin e institucioneve

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë ka deklaruar se me zgjedhjen e presidentes së vendit është përmbyllur procesi i konstituimit të plotë të institucioneve të Republikës së Kosovës.

    “Praktikisht, tërë kohën ishim nëpër fushata të pandërprera zgjedhore, ngaqë mandati që merrnim nga qytetarët nuk merrte jetë me konstituim të plotë të institucioneve të Republikës. Fillimisht bllokadë kuvendi, pastaj qeveria në fund e presidencës”, u shpreh Kurti.

    Ai theksoi sepas përpjekjeve të shumta, Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur presidenten e vendit, duke shënuar kështu përmbylljen e konstituimit të institucioneve.

    “Por më në fund u zgjodh edhe kjo nyje. Javën e kaluar, pas shumë përpjekjesh, që nga certifikimi i rezultateve, Kuvendi i Kosovës në legjislaturën e 11 zgjodhi presidenten e shtetit të Republikës së Kosovës, akademikën Justina Shiroka Pulia”, shtoi.

    Sipas Kurtit, zgjedhja e presidentes vjen pas konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së re, pas zgjedhjeve të 7 qershorit të këtij viti.

    “Zgjedhja e presidentes shënon edhe përmbylljen e konstituimit të plotë të institucioneve, pas konstituimit të Kuvendit e formimit të qeverisë së re, pas zgjedhjeve të 7 qershorit të këtij viti. Urime të gjithë qytetarëve të Republikës”, tha Kurti.

    Kreu i Qeverisë vlerësoi se përmbyllja e këtij procesi i krijon vendit mundësinë që të përqendrohet në punë, projekte dhe zhvillim.

    “Vendi ynë, pas shumë kohësh, ka kohë dhe mundësinë të merret me punë e projekte, zhvillim e punësim, e t’i kthehet arsyes përse ekzistojnë shërbimet ndaj qytetarëve”, shtoi Kurti.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Kurti: Zgjedhja e presidentes përmbyll konstituimin e institucioneve appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Miratohet Projektligji për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore

    Miratohet Projektligji për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore

    Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se inspektorati i ri do të ketë përgjegjësi për të ndërmarrë masa ndaj ndërhyrjeve të paautorizuara që mund të dëmtojnë trashëgiminë kulturore.

    “Inspektorati do të ketë përgjegjësi të ndërhyjë aty ku trashëgimia rrezikohet, të ndalojë punimet e paautorizuara dhe të marrë masa ndaj ndërhyrjeve që e dëmtojnë atë”, ka deklaruar Kurti.

    Ai ka theksuar rëndësinë e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, duke vënë në pah pasojat që mund të ketë dëmtimi i saj.

    “Dëmtimi i trashëgimisë kulturore është dëm për historinë”, ka thënë Kurti.

    Projektligji është miratuar nga Qeveria jashtë rendit të ditës, ndërsa detajet e tjera lidhur me funksionimin dhe kompetencat e inspektoratit nuk janë bërë të ditura në deklaratën e publikuar.

    Burimi: RTKLive

  • Qeveria miraton marrëveshjet për sigurime sociale me Austrinë dhe Turqinë

    Qeveria miraton marrëveshjet për sigurime sociale me Austrinë dhe Turqinë

    Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar dy vendime që lidhen me marrëveshjet për sigurime sociale me Austrinë dhe Turqinë, duke i hapur rrugë procedurave për nënshkrimin e tyre.

    Në mbledhjen e së mërkurës, kabineti qeveritar miratoi kërkesën drejtuar presidentes për autorizimin e ministrit përgjegjës për punë që të nënshkruajë Marrëveshjen për Sigurime Sociale ndërmjet Kosovës dhe Austrisë. Po ashtu, unanimisht u miratua edhe vendimi për marrëveshjen e njëjtë me Turqinë.

    Kryeministri Albin Kurti, duke folur për marrëveshjen me Turqinë, tha se synimi është mbrojtja e të drejtave të qytetarëve që jetojnë dhe punojnë në të dyja shtetet.

    Sipas tij, koordinimi i skemave të sigurimeve sociale dhe bashkimi i periudhave të sigurimit do të mundësojnë që vitet e punës dhe kontributet e paguara në të dyja vendet të merren parasysh gjatë realizimit të të drejtave pensionale dhe sociale.

    Kurti theksoi se qytetarët që kanë kontribuar në të dyja shtetet duhet t’i gëzojnë të drejtat e fituara, pavarësisht vendit ku vendosin të jetojnë dhe të punojnë.

    “Marrëveshja synon të mbrojë të drejtat e qytetarëve që jetojnë dhe punojnë në të dyja vendet, në mënyrë që lëvizja nga njëri shtet në tjetrin të mos ua cenojë sigurinë sociale. Përmes koordinimit të skemave dhe bashkimit të periudhave të sigurimit, synojmë që vitet e punës dhe kontributet e paguara të merren parasysh në realizimin e të drejtave pensionale dhe sociale. Qytetarët që kanë kontribuuar në dy shtetet meritojnë që puna e tyre të njihet dhe të drejtat e fituara t’u ruhen pavarësisht se ku e ndërtojnë jetën”, ka thënë kryeministri Albin Kurti për marrëveshjen me Turqinë.

    Gjatë mbledhjes, Qeveria miratoi edhe një sërë pikash të tjera, përfshirë Projektligjin për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, të propozuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, si dhe Projektligjin për Inspektoratin Qendror të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinës dhe Pylltarisë, të propozuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

    Në mesin e vendimeve të miratuara ishte edhe Drafti i Programit për Vlerësimin Ex-Post të Akteve Juridike për periudhën 2026–2028, si dhe propozimi për mbështetje financiare për Këshillin Kombëtar Shqiptar.

    Po ashtu, kabineti qeveritar miratoi kërkesën e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim për shitjen e nëntë automjeteve zyrtare, të cilat janë jashtë funksionit dhe nuk mund të përdoren më.

    Në të njëjtën mbledhje, u miratua edhe kërkesa e Agjencisë Kosovare të Privatizimit për kthimin e fondeve për Ndërmarrjen Shoqërore “Komogllava”.

    Qeveria vendosi gjithashtu të ndryshojë dhe plotësojë vendimin nr. 01/64, të datës 25 shkurt 2022, që lidhet me zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare. Ky ndryshim synon harmonizimin e politikës së jashtme të Kosovës me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të Bashkimit Evropian (CFSP).

    Burimi: Dukagjini

  • Miratohet Projektligji për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave

    Miratohet Projektligji për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave

    Kryeministri Albin Kurti tha se përmes këtij projektligji synohet të rritet siguria e qytetarëve, të përshpejtohet ofrimi i ndihmës dhe të përmirësohet bashkëpunimi ndërmjet institucioneve përgjegjëse.

    “Me këtë projektligj synojmë që qytetarët të kenë mbrojtje më të mirë dhe ndihmë më të shpejtë përballë fatkeqësive natyrore dhe emergjencave të tjera”, deklaroi Kurti.

    Ai theksoi se përcaktimi i qartë i përgjegjësive dhe financimit të agjencisë do të krijojë kushte për përgatitje më të mirë dhe koordinim më efikas të strukturave të shpëtimit dhe mbrojtjes në të gjithë vendin.

    “Sepse në emergjenca çdo vonesë mund të ketë pasoja të pakthyeshme”, u shpreh Kurti, duke nënvizuar rëndësinë e reagimit me kohë në situata emergjente.

    Ndërkaq, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, bëri të ditur se projektligji përcakton bazën ligjore për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, si agjenci ekzekutive në kuadër të kësaj ministrie.

    Sipas tij, me këtë nismë synohet të qartësohen kompetencat institucionale në menaxhimin e emergjencave dhe të forcohen mekanizmat për vlerësimin dhe zvogëlimin e rreziqeve.

    Projektligji parasheh masa për planifikimin e mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës, organizimin e sistemeve të monitorimit dhe paralajmërimit, si dhe hartimin e planit kombëtar të reagimit emergjent në bashkëpunim me institucionet përkatëse.

    Sveçla veçoi edhe përgatitjen e strukturave të mbrojtjes dhe shpëtimit, organizimin e ushtrimeve, vlerësimin e gatishmërisë kombëtare dhe krijimin e mirëmbajtjen e rezervave materiale për situata emergjente.

    “Miratimi i këtij projektligji synon të sigurojë një bazë të qartë ligjore për ushtrimin e përgjegjësive të agjencisë, të përmirësojë koordinimin ndërmjet strukturave përkatëse dhe të kontribuojë në forcimin e kapaciteteve institucionale për parandalimin, gatishmërinë dhe reagimin ndaj emergjencave”, tha Sveçla.

    Me këtë projektligj, institucionet synojnë të krijojnë një sistem më të organizuar të menaxhimit të emergjencave, me përgjegjësi më të qarta dhe koordinim më të mirë, me qëllim të mbrojtjes së jetës dhe pronës së qytetarëve.

    Burimi: RTKLive

  • Qeveria themelon grupin punues për strategjinë e apelit në Hagë, kryesohet nga Konjufca

    Qeveria themelon grupin punues për strategjinë e apelit në Hagë, kryesohet nga Konjufca

    Qeveria e Kosovës ka themeluar grupin punues për hartimin e strategjisë për fazën e apelit në rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), i cili do të kryesohet nga zëvendëskryeministri Glauk Konjufca.

    Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se synimi është të punohet për korrigjimin e vendimit në fazën e apelit, në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë.

    “Punojmë që të bëhet korrigjimi në fazën e apelit për ish-krerët e UÇK-së”, ka deklaruar Kurti.

     

    Burimi: Dukagjini

  • Qeveria themelon Grupin Punues për Apelin e çlirimtarëve

    Qeveria themelon Grupin Punues për Apelin e çlirimtarëve

    Qeveria themelon Grupin Punues për Apelin e çlirimtarëve

    Qeveria e Kosovës ka themeluar Grupin Punues për çështjen e Apelit në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Kransiqit.

    Kryeministri Albin Kurti, gjatë mbledhjes së Qeverisë, bëri të ditur se grupi do të udhëhiqet nga zëvendëskryeministri i parë, njëherësh Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, transmeton Klankosova.tv.

    “Siç kemi theksuar edhe më parë, për këtë duhet një strategji shtetërore e kombëtare, një organizim që i tejkalon dallimet partiake dhe bashkon institucionet rreth një qëllimi të përbashkët. Për këtë arsye, sot po themelojmë Grupin Punues të Kryesuar nga Konjufca”, tha Kurti, raporton Klankosova.tv.

  • Tentoi t’i sulmonte me thikë prindërit, prangoset djali në Malishevë

    Tentoi t’i sulmonte me thikë prindërit, prangoset djali në Malishevë

    Tentoi t’i sulmonte me thikë prindërit, prangoset djali në Malishevë

    Një person është arrestuar në Malishevë, pasi  ka tentuar t’i sulmojë me thikë prindërit e tij.

    Policia bën të ditur përmes raportit se rasti ka ndodhur më 13 tetor, rreth orës 21:20, transmeton Klankosova.tv.

    I dyshuari, mashkull kosovar, është arrestuar, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

  • Të shtëna me armë në Peqan të Suharekës, policia gjen armë në shkurre

    Të shtëna me armë në Peqan të Suharekës, policia gjen armë në shkurre

    Të shtëna me armë në Peqan të Suharekës, policia gjen armë në shkurre

    Një person është arrestuar dhe dërguar në mbajtje nën dyshimin se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër në fshatin Peqan të Suharekës.

    Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 11 tetor, rreth orës 14:20, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe është njoftuar prokurori, transmeton Klankosova.tv.

    Gjatë hetimeve, më 13 tetor, në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë. Ndërkaq, gjatë kontrollimit të zonës përreth, në disa shkurre janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri, një karikator dhe dy fishekë.

    I dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti mbetet nën hetim.

  • Bixhoz i paligjshëm në një lokal në Mitrovicën e Jugut, sekuestrohen mijëra çipa

    Bixhoz i paligjshëm në një lokal në Mitrovicën e Jugut, sekuestrohen mijëra çipa

    Bixhoz i paligjshëm në një lokal në Mitrovicën e Jugut, sekuestrohen mijëra çipa

    Policia e Kosovës ka hasur në disa persona duke luajtur bixhoz në një lokal në rrugën “Kemajl Ataturk” në Mitrovicën e Jugut, në orët e para të së martës.

    Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur rreth orës 03:50, kur njësitë policore gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar një thikë te një person i dyshuar, transmeton Klankosova.tv.

    Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar edhe katër kofera me gjithsej 1.610 çipa dhe tetë palë letra bixhozi.

    Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka udhëzuar që pronari i lokalit të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit dhe të iniciohet rasti për veprat e dyshuara penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

    Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.

  • Zubin Potok: Në dy shtëpi të pabanuara konfiskohen armë, mbi 2 mijë fishekë dhe 8 granata dore

    Zubin Potok: Në dy shtëpi të pabanuara konfiskohen armë, mbi 2 mijë fishekë dhe 8 granata dore

    Zubin Potok: Në dy shtëpi të pabanuara konfiskohen armë, mbi 2 mijë fishekë dhe 8 granata dore

    Policia e Kosovës ka konfiskuar armë zjarri, mijëra fishekë dhe granata dore në dy raste të ndara në territorin e Zubin Potokut.

    Sipas raportit policor, rastet janë regjistruar më 13 tetor në orën 08:25, në fshatin Paruc dhe në fshatin Ranqiqe, transmeton Klankosova.tv.

    Në rastin e parë, në një shtëpi të pabanuar në Paruc, njësiti policor ka gjetur dhe konfiskuar një tytë të pushkës së gjuetisë, 141 fishekë të armës së gjatë, 21 fishekë të armës së gjatë me krehër, dy fishekë të pushkës së gjuetisë dhe 48 gëzhoja të pushkës së gjuetisë.

    Po ashtu, janë gjetur pajisje për mbushjen e fishekëve të gjuetisë, katër kuti me barot, sfera, kapsolla dhe tamponë për fishekë, një maskë gazi ushtarake, një bajonetë ushtarake dhe katër granata dore.

    Ndërkaq, në rastin e dytë, në një shtëpi të pabanuar në fshatin Ranqiqe, policia ka gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri, 2.056 fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe katër granata dore.

    Në të dyja rastet, lidhur me gjetjen dhe konfiskimin e armëve dhe municionit, është njoftuar prokurori.