Category: Lajme

  • Ledri Vula me Bebe Rexhën? Fotografitë që ngritën dyshime në rrjetet sociale (VIDEO)

    Ledri Vula me Bebe Rexhën? Fotografitë që ngritën dyshime në rrjetet sociale (VIDEO)

    Ledri Vula me Bebe Rexhën? Fotografitë që ngritën dyshime në rrjetet sociale (VIDEO)

    Në rrjetet sociale kanë qarkulluar fotografi ku shihen reperi Ledri Vula dhe këngëtarja Bebe Rexha duke ecur dorë për dore.

    Megjithatë, fotografitë dyshohet se janë të krijuara ose të manipuluara me inteligjencë artificiale.

    Për këtë çështje u diskutua edhe në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, ku u bë thirrje që fotografitë dhe përmbajtjet e publikuara në rrjetet sociale të verifikohen para se të besohen apo shpërndahen.

    Në studio u ngrit edhe shqetësimi se imazhet e krijuara me AI po bëhen gjithnjë e më realiste dhe më të vështira për t’u dalluar, duke e bërë më sfiduese për qytetarët identifikimin e përmbajtjeve të rreme./Klankosova.tv

  • Rekord në Treboviq: Fshati pa rrymë prej mbi 14 orësh, deklarohen nga KEDS-i

    Rekord në Treboviq: Fshati pa rrymë prej mbi 14 orësh, deklarohen nga KEDS-i

    Rekord në Treboviq: Fshati pa rrymë prej mbi 14 orësh, deklarohen nga KEDS-i

    Banorët e fshatit Treboviq po përballen me mungesë të energjisë elektrike tash e mbi 14 orë, si pasojë e një prishjeje të madhe në linjën 10 kV “Fusha e Pejës”.

    Sipas njoftimit të KEDS-it, linja është jashtë funksionit për shkak të një defekti në kabllon magjistrale, ndërsa ekipet teknike janë në terren dhe po punojnë për identifikimin e saktë të vendit të prishjes dhe sanimin e saj.

    “KEDS njofton se linja 10 kV Fusha e Pejës është jashtë funksionit për shkak të një prishjeje në kabllon magjistrale të linjës. Ekipet e KEDS-it janë në terren dhe po punojnë për identifikimin e saktë të vendit të prishjes, si dhe për realizimin e punimeve të nevojshme për sanimin e saj në kohën më të shkurtër të mundshme”, tha zëdhënësja e KEDS-it, Bleona Dallaveraj për Klanklankosova.tv.

    Tutje, KEDS-i ka kërkuar mirëkuptimin e konsumatorëve të prekur deri në përfundimin e punimeve dhe rikthimin e furnizimit me energji elektrike.

    Ndërkohë, përmes një njoftimi është bërë e ditur se banorët e Treboviqit presin që furnizimi me energji elektrike të rikthehet sa më shpejt.

  • Çitaku: Jam e bindur se presidentja Shiroka-Pula do ta nënshkruajë Ligjin për Specialen

    Çitaku: Jam e bindur se presidentja Shiroka-Pula do ta nënshkruajë Ligjin për Specialen

    Çitaku: Jam e bindur se presidentja Shiroka-Pula do ta nënshkruajë Ligjin për Specialen

    Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, është shprehur e bindur se presidentja e Kosovës, Shiroka-Pula, do ta nënshkruajë Ligjin për Specialen.

    Çitaku ka rikujtuar edhe momentin e zgjedhjes së presidentes, duke theksuar se ajo u zgjodh në këtë post nën brohoritjet “UÇK, UÇK”.

    “Jam e bindur që presidentja Shiroka-Pula do ta nënshkruajë Ligjin për Specialen”, është shprehur Çitaku.

    Deklarata e saj vjen në kontekstin e diskutimeve për Ligjin për Specialen dhe pritjeve lidhur me qëndrimin që presidentja do të mbajë ndaj tij. 

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Çitaku: Jam e bindur se presidentja Shiroka-Pula do ta nënshkruajë Ligjin për Specialen appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Qeveria themelon grupin punues për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së në Apel

    Qeveria themelon grupin punues për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së në Apel

    Qeveria themelon grupin punues për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së në Apel

    Qeveria e Kosovës ka miratuar themelimin e një grupi punues për bashkërendimin e mbështetjes juridike, institucionale dhe diplomatike për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në procedurat e apelit.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se aktgjykimi i shkallës së parë ndaj ish-krerëve të UÇK-së konsiderohet nga Qeveria i padrejtë juridikisht dhe moralisht, duke theksuar nevojën për një strategji shtetërore dhe kombëtare për procesin e apelit.

    “Aktgjykimin e shkallës së parë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e konsiderojmë të padrejtë juridikisht dhe moralisht, me pasaktësi faktike dhe historike, prandaj edhe punojmë që të bëhet korrigjimi i tij në shkallën e apelit. Siç kemi theksuar edhe më parë, për këtë nevojitet një strategji shtetërore e kombëtare, një organizim që i tejkalon dallimet partiake dhe bashkon institucionet rreth një qëllimi të përbashkët.Për këtë arsye, sot po themelojmë grupin punues të kryesuar nga zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Glauk Konjufca, me përfaqësim institucional dhe parlamentar për të bashkërenduar mbështetjen juridike, institucionale dhe diplomatike në funksion të procedurave të Apelit. Me këtë vendim po e konkretizojmë zotimin tonë që, me mjetet të cilat i kemi në dispozicion, të angazhohemi për drejtësi dhe për mbrojtjen e të vërtetës historike të luftës sonë çlirimtare”, tha Kurti.

    Grupi punues do të kryesohet nga zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ndërsa do të përfshijë përfaqësues institucionalë dhe parlamentarë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Qeveria themelon grupin punues për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së në Apel appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • I dyshuar për kalim të paautorizuar të kufirit në Kamenicë, ndalohet një shtetas britanik

    I dyshuar për kalim të paautorizuar të kufirit në Kamenicë, ndalohet një shtetas britanik

    I dyshuar për kalim të paautorizuar të kufirit në Kamenicë, ndalohet një shtetas britanik

    Një shtetas britanik me origjinë nga Kenia është ndaluar nga Policia e Kosovës në fshatin Novosellë të Kamenicës, nën dyshimin për kalim të paautorizuar të kufirit.

    Njësitet policore, gjatë patrullimit, kanë ndaluar një veturë të drejtuar nga një mashkull kosovar.

    Gjatë kontrollit të veturës, policia ka hasur një person nga Kenia, me shtetësi britanike, i cili dyshohet se kishte kaluar kufirin në mënyrë të kundërligjshme, transmeton Klankosova.tv.

    Lidhur me rastin është konsultuar prokurori kompetent. Pas intervistimit, të dy personat janë liruar dhe rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.

  • Amerika nuk ndryshon qëndrim për Dialogun Strategjik me Kosovën

    Amerika nuk ndryshon qëndrim për Dialogun Strategjik me Kosovën

    Amerika nuk ndryshon qëndrim për Dialogun Strategjik me Kosovën

    Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) ka ritheksuar se zhvillimi i Dialogut Strategjik me Kosovën varet nga krijimi i kushteve të përshtatshme, përfshirë përmbushjen e zotimeve të Kosovës ndaj serbëve të Kosovës.

    Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë më 13 tetor, DASH-i përsëriti qëndrimin e shprehur në korrik, pa sqaruar nëse Kosova ka bërë përparim drejt përmbushjes së kushteve apo cilët hapa konkretë mbeten për t’u ndërmarrë, transmeton Klankosova.tv.

    “Ne mbetemi të përkushtuar për avancimin e interesave të përbashkëta të Shteteve të Bashkuara dhe popullit të Kosovës”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit për Radion Evropa e Lirë.

    Ky qëndrim vjen pasi presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, kërkoi rifillimin e Dialogut Strategjik gjatë takimit të 12 tetorit me senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin në Prishtinë. Sipas njoftimit të Presidencës, ajo theksoi rëndësinë e këtij dialogu për thellimin e partneritetit dhe avancimin e prioriteteve të përbashkëta.

    Gjatë një interviste për Radio Televizionin e Kosovës, Shaheen tha se do të ishte shumë mirë që Dialogu Strategjik të rifillonte, ndërsa përmendi si sfida ndryshimet në administratën amerikane dhe në Departamentin e Shtetit.

    Departamenti i Shtetit rikujtoi se SHBA-ja e pezulloi Dialogun Strategjik për një periudhë të pacaktuar në shtator të vitit 2025, për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet e Qeverisë së atëhershme në detyrë. Vendimi erdhi pasi autoritetet e Kosovës ndërmorën veprime ndaj institucioneve paralele serbe që funksiononin në Kosovë.

  • Kosova drejt marrëveshjeve me Austrinë dhe Turqinë për pensionet

    Kosova drejt marrëveshjeve me Austrinë dhe Turqinë për pensionet

    Kosova drejt marrëveshjeve me Austrinë dhe Turqinë për pensionet

    Ministri i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, bëri të ditur se në këtë mbledhje u miratuan 11 pika, dy prej të cilave ishin të sponsorizuara nga vetë ai.

    Hoti tha se ka kërkuar autorizimin për nënshkrimin e marrëveshjes me Austrinë dhe Turqinë, me anë të së secilës do të krijohet bazë e re ligjore për të rregulluar marrëdhëniet reciproke në fushën e sigurimeve sociale.

    Ai tha se kjo nënkupton që qytetarët e Kosovës që kanë punuar një kohë në Austri apo Turqi do t’u mundësohet që pas arritjes së moshës së pensionimit të kenë të drejtën të marrin pension në Kosovë.

    “Tashmë i kemi kaluar 11 pika në këtë mbledhje, 2 prej tyre të cilat i kam sponzoruar unë janë propozim-vendimi për Presidenten e Kosovës që të më jepet autorizimi për nënshkrimin e marrëveshjes me Republikën e Austrisë dhe Turqisë për sigurimet sociale të qytetarëve të Kosovës dhe të Austrisë. Qëllimi i kësaj marrëveshje është krijimi i një baze të re ligjore për të rregulluar marrëdhëniet reciproke në fushën e sigurimeve sociale e cila u siguron qytetarëve të të dyja vendeve njohjen e ndërsjelltë e kontributeve sociale për kontribute sociale. Pra, kjo nënkupton që qytetarët e Republikës së Kosovës, pra mërgata jonë që jeton në Austri të cilët kanë punuar për një kohë në Austri apo në Turqi, do të mundësohet që pas arritjes së moshës së pensionimit të kenë të drejtën të marrin pensionin në Kosovë apo anasjelltas… Kjo marrëveshje nuk parasheh kosto buxhetore ndërsa hyrja në fuqi dhe zbatimi i saj do të bëhen menjëherë pas përfundimit të procedurave ligjore të të dyja vendeve. Ne synojmë që në vitin 2027 të fillojë zbatimi i këtyre dy marrëveshjeve”, tha ai.

  • Studentja 23-vjeçare në Iran dënohet me vdekje për një postim në rrjetet sociale

    Studentja 23-vjeçare në Iran dënohet me vdekje për një postim në rrjetet sociale

    Studentja 23-vjeçare në Iran dënohet me vdekje për një postim në rrjetet sociale

    Një studente 23-vjeçare në Iran është dënuar me vdekje për një postim në rrjetet sociale, të cilin autoritetet e kanë cilësuar si fyerje ndaj profetit Muhamed. Najmeh Amini ndodhet në burg në qytetin Mashhad. Sipas raportimeve të mediave, vendimi nuk është ende i formës së prerë dhe mund të apelohet në Gjykatën Supreme.

    Përveç dënimit me vdekje, e reja është dënuar edhe me 12 vjet, gjashtë muaj e një ditë burgim, nën akuzat për veprimtari kundër sigurisë kombëtare dhe propagandë kundër regjimit.

    Amini u arrestua gjatë protestave të janarit. Muajin e kaluar, ajo u dërgoi një mesazh nga burgu organizatave ndërkombëtare, duke kërkuar ndihmë për rastin e saj, shkruan theguardian.

    “Nuk dua ta paraqes veten si heroinë. Dua vetëm një gjë: bëhuni zëri im”, deklaroi ajo, duke iu drejtuar Kombeve të Bashkuara, avokatëve dhe organizatave për të drejtat e njeriut.

    Sipas gazetës iraniane Khorasan, studentja u deklaroi autoriteteve gjyqësore se e kishte shkruar postimin pasi kishte konsumuar kërpudha halucinogjene me miqtë e saj.

    Avokati i saj argumentoi se bëhej fjalë për një lapsus, por gjykatësi nuk e pranoi këtë mbrojtje. Sipas raportimit, ai vuri në pikëpyetje arsyetimin e saj, duke e pyetur pse nuk kishte fyer persona të tjerë nëse vërtet kishte qenë nën ndikimin e substancave.

    Legjislacioni iranian parashikon dënimin me vdekje për fyerjen e profetit Muhamed, megjithëse ekzekutimet për këtë vepër janë të rralla. Rastet e fundit të njohura të ekzekutimeve për blasfemi në Iran u raportuan në vitin 2023, kur dy burra u ekzekutuan pas dënimeve për veprimtarinë e tyre në internet, shkruan euronews.al.

    Ndërkohë, organizatat për të drejtat e njeriut kanë ngritur shqetësime për përdorimin e dënimit me vdekje në Iran. Sipas organizatës Iran Human Rights, gjatë këtij viti janë ekzekutuar më shumë se 600 persona.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Studentja 23-vjeçare në Iran dënohet me vdekje për një postim në rrjetet sociale appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Kosova konfirmon përkushtimin ndaj Ukrainës dhe bashkëpunimit me BE-në

    Kosova konfirmon përkushtimin ndaj Ukrainës dhe bashkëpunimit me BE-në

    Kosova konfirmon përkushtimin ndaj Ukrainës dhe bashkëpunimit me BE-në

    Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, kanë folur në mbledhjen e Qeverisë për një vendim që synon harmonizimin e politikës së jashtme të Kosovës me atë të Bashkimit Evropian, në kuadër të mbështetjes për Ukrainën.

    Kurti ka theksuar se vendimi mundëson përjashtime të përkohshme nga ngrirja e aseteve dhe burimeve ekonomike, për të lejuar përmbylljen e kontratave ekzistuese dhe sigurimin e lëndëve kritike industriale gjatë kalimit në burime alternative.

    “Ky akt mundëson përjashtime të përkohshme nga ngrirja e aseteve dhe burimeve ekonomike duke iu lejuar entiteteve përmbylljen e sigurt të kontratave ekzistuese dhe sigurimin e lëndëve kritike industriale gjatë kalimit në burime alternative. Ky veprim konfirmon mbështetjen tonë të palëkundur për Ukrainën dhe harmonizimin e politikës së jashtme me atë të BE-së”, ka deklaruar Kurti.

    Ndërkaq, ministri Glauk Konjufca ka bërë të ditur se Ministria e Punëve të Jashtme ka propozuar ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të Qeverisë të 25 shkurtit 2022, në përputhje me vendimin e Këshillit të BE-së, të datës 15 qershor 2026.

    “Në vijim të mbështetjes sonë për Ukrainën, në përputhje me vendimin e Këshillit të BE-së 2026-1933, të datës 15 qershor 2026 i cili parashikon përjashtime të përkohshme nga masat kufizuese për përmbylljen e kontratave ekzistuese, dhe sigurimit e komponentëve kritik industrial gjatë kalimit prej burimeve alternative të furnizimit, MPJ propozon për shqyrtim dhe miratim propozim vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të qeverisë të datës 25 shkurt 2022. Qëllimi i tij është linjëzimi i vazhdueshëm i politikës së jashtme të Kosovës me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së. Në kuadër të masave kufizuese ekzistuese ky vendim parashikon përjashtime të përkohshme nga masat e ngrirjes së aseteve dhe ngrirjeve ekonomike. Për sigurimin e përbërësve kritikë për sektorin industrial. Marrja e këtij vendimi konfirmon përkushtimin tonë për promovimin e paqes dhe garanton vazhdimësinë e bashkëpunimit të ngushtë me BE-në”, ka thënë Konjufca./Klankosova.tv

  • Grupin Punues të Apelit në Hagë do e kryesojë Glauk Konjufca

    Grupin Punues të Apelit në Hagë do e kryesojë Glauk Konjufca

    Grupin Punues të Apelit në Hagë do e kryesojë Glauk Konjufca

    Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh Ministër i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, do ta kryesojë Grupin Punues për procesin e Apelit në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

    Kështu ka bërë të ditur kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e shtatë të qeverisë, transmeton Klankosova.tv.

    “Me këtë vendim po e konkretizojmë zotimin tonë, që me mjetet që i kemi në dispozicion, të angazhohemi për drejtësi dhe për mbrojtjen e të vërtetës historike të luftës tonë çlirimtare”, tha Kurti.