Category: Lajme

  • Sot mblidhen disa komisione parlamentare, shqyrtohen projektligje dhe raporte

    Sot mblidhen disa komisione parlamentare, shqyrtohen projektligje dhe raporte

    Sot mblidhen disa komisione parlamentare, shqyrtohen projektligje dhe raporte

    Sot, në Kuvendin e Kosovës, do të mbahen disa mbledhje të komisioneve parlamentare, në të cilat do të shqyrtohen projektligje, raporte financiare dhe çështje të tjera në kuadër të fushëveprimit të tyre.

    Komisioni për Integrim Evropian do të shqyrtojë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit. Mbledhja do të mbahet në orën 09:30.

    Në orën 10:00, Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione do të shpallë konkursin për Avokatin e Popullit.

    Po në të njëjtën orë, Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike do të shqyrtojë planin e punës për sesionin vjeshtor të vitit 2026, ndërsa Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim do të shqyrtojë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.

    Ndërkaq, në orën 11:00, Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit do të formojë grupin punues për Projektligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

    Po ashtu, Komisioni për Buxhet do të shqyrtojë raportin financiar të RTK-së për periudhën janar–qershor 2026, si dhe programin e shpenzimeve të transmetuesit publik për periudhën korrik–dhjetor 2026.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Sot mblidhen disa komisione parlamentare, shqyrtohen projektligje dhe raporte appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Giovanni Stroppa shkarkohet nga Venezia, Davide Nicola kandidati kryesor për pasuesin e tij

    Giovanni Stroppa shkarkohet nga Venezia, Davide Nicola kandidati kryesor për pasuesin e tij

    Giovanni Stroppa shkarkohet nga Venezia, Davide Nicola kandidati kryesor për pasuesin e tij

    Giovanni Stroppa nuk është më trajner i Venezias. Klubi italian ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me teknikun pas gjashtë humbjeve radhazi, një seri negative që ka sjellë ndryshime në stolin e skuadrës.

    Tashmë, drejtuesit e Venezias kanë nisur të shqyrtojnë alternativat për pasuesin e tij, ndërsa kandidati më serioz për të marrë drejtimin e ekipit konsiderohet Davide Nicola, transmeton Klankosova.tv.

    Pritet të shihet nëse palët do të arrijnë marrëveshjen për ta emëruar Nicolas në krye të Venezias, me synimin për të kthyer skuadrën te rezultatet pozitive.

  • Tifozi i Interit flet pas humbjes nga Club Brugge: Loja ishte e paorganizuar (VIDEO)

    Tifozi i Interit flet pas humbjes nga Club Brugge: Loja ishte e paorganizuar (VIDEO)

    Tifozi i Interit flet pas humbjes nga Club Brugge: Loja ishte e paorganizuar (VIDEO)

    Tifozi i Interit, Naim Beqiri tha se skuadra italiane u mposht nga Club Brugge pasi ekipi i drejtuar nga Chivu nuk ishte mirë i organizuar.

    Ai tha se humbja nga skuadra belge me rezultat 3-4, erdhi pas koordinimit jo të mirë mes mbrojtjes dhe mesfushës.

    “Pas çdo humbje normal që ne tifozët e Interit nuk ndihemi mirë, por loja ishte shumë e paorganizuar mbrëmë. Club Brugge nuk na mposhti se luajti më mirë, por mbrojta nuk ishte e koordinuar me mesfushë dhe nuk shkoi si duhet”, tha ai.

  • Vetaksident në Kaçanik të Vjetër, lëndohet një person

    Vetaksident në Kaçanik të Vjetër, lëndohet një person

    Vetaksident në Kaçanik të Vjetër, lëndohet një person

    Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në fshatin Kaçanik i Vjetër, ku si pasojë një person ka pësuar lëndime të lehta.

    Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli tha për Klankosova.tv, se aksidenti ka ndodhur rreth orës 23:00, ndërsa në të është përfshirë një veturë.

    Përveç lëndimeve të personit, nga aksidenti janë shkaktuar edhe dëme materiale në veturë.

  • Interi në rënie të lirë në Champions League, shtatë humbje në tetë ndeshjet e fundit

    Interi në rënie të lirë në Champions League, shtatë humbje në tetë ndeshjet e fundit

    Interi në rënie të lirë në Champions League, shtatë humbje në tetë ndeshjet e fundit

    Interi po përjeton një periudhë të vështirë në Ligën e Kampionëve.

    Humbja 3-4 ndaj Club Brugge, mbrëmjen e kaluar, e thelloi edhe më shumë krizën e zikaltërve, të cilët kanë regjistruar shtatë humbje në tetë ndeshjet e fundit në këtë garë, transmeton Klankosova.tv.

    Ekipi i drejtuar nga Cristian Chivu ka arritur të fitojë vetëm një herë në këtë seri, kundër Borussia Dortmundit, ndërsa rezultatet e tjera tregojnë vështirësitë e mëdha të Interit në arenën evropiane.

    Renditja e tetë ndeshjeve të fundit:

    -Atletico Madrid – Inter 2-1

    – Inter – Liverpool 0-1

    – Inter – Arsenal 1-3

    -Borussia Dortmund – Inter 0-2

    – Bodo/Glimt – Inter 3-1

    -Inter – Bodo/Glimt 1-2

    -Real Madrid – Inter 2-1

    -Inter – Club Brugge 3-4

    Shtatë humbje dhe vetëm një fitore në tetë takimet e fundit janë shifra shqetësuese për një skuadër që synon të jetë mes më të mirave të Evropës.

    Interi duhet të reagojë për ta ndërprerë këtë seri negative dhe për të rikthyer besimin në Champions League.

  • Protesta në Tiranë, 40 të arrestuar dhe 5 zyrtarë policie të pezulluar

    Protesta në Tiranë, 40 të arrestuar dhe 5 zyrtarë policie të pezulluar

    Protestuesit hodhën gurë dhe sende të forta drejt institucioneve dhe punonjësve të policisë, ndërsa uniformat blu iu përgjigjën me gaz lotsjellës, ujë me presion dhe shkopinj gome për të shpërndarë turmën.

    Gjatë përplasjeve pati të lënduar si mes protestuesve, ashtu edhe mes efektivëve të policisë. Sipas të dhënave të raportuara, 40 persona u arrestuan.

    Gjithsej 27 persona kanë marrë trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve gjatë protestës së së martës në Tiranë, përfshirë punonjës të policisë, protestues, gazetarë, kalimtarë të rastit dhe një diplomat të huaj.

    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale e Shqipërisë, Klodiana Spahiu, ka njoftuar se shtatë persona vazhdojnë të marrin trajtim në Spitalin Universitar të Traumës, ndërsa 20 të tjerë janë larguar nga institucionet shëndetësore pas marrjes së ndihmës mjekësore.

    Në fokus të reagimeve publike është edhe rasti i një të riu protestues, i cili, sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, shihet duke u tërhequr nga efektivët e policisë, ndonëse kishte këmbën e thyer.

    Pas qarkullimit të videos, pesë zyrtarë të policisë janë pezulluar nga detyra, ndërsa rasti pritet të

    Protesta në kryeqytet u zhvillua në një klimë të tensionuar politike dhe sociale, me qytetarë që dolën në rrugë për të shprehur pakënaqësitë ndaj qeverisjes dhe për të kërkuar përgjegjësi nga institucionet.

    Tubimi, i cili zgjati për më shumë se tetë orë, nisi me grumbullimin e protestuesve dhe vijoi me lëvizje drejt institucioneve publike. Gjatë zhvillimit të tij, situata u përshkallëzua, duke kaluar nga protesta në përplasje të drejtpërdrejta me policinë.

    Ngjarjet e djeshme në Tiranë kanë rikthyer në vëmendje çështjen e menaxhimit të tubimeve publike, përdorimit të forcës nga policia dhe respektimit të së drejtës për protestë.

    Ndërsa autoritetet duhet të sqarojnë rrethanat e arrestimeve dhe të lëndimeve, mbetet e rëndësishme që çdo pretendim për përdorim të tepruar të forcës të hetohet në mënyrë të paanshme dhe transparente.

    Burimi: RTKLive

  • Zbulim i rrallë, gjendet pranë brigjeve të Turqisë anija më e vjetër në botë (VIDEO)

    Zbulim i rrallë, gjendet pranë brigjeve të Turqisë anija më e vjetër në botë (VIDEO)

    Zbulim i rrallë, gjendet pranë brigjeve të Turqisë anija më e vjetër në botë (VIDEO)

    Arkeologët thonë se anija më e vjetër e fundosur në botë është zbuluar pranë brigjeve të Turqisë.

    Ata e kanë datuar atë midis 4,400 dhe 4,700 vjeçare, që është Epoka e Hershme e Bronzit, dhe është afërsisht e njëjta kohë kur po ndërtohej Piramida e Madhe.

    Struktura prej druri e anijes nuk ka mbijetuar, por enët prej qeramike që mbante ndodheshin në fund të detit dhe, çuditërisht, disa ende përmbajnë gjurmë të asaj që mbanin brenda.

    Arkeologët që gjetën anijen thonë se ishte rreth 10 metra e gjatë dhe ishte një anije tregtare që transportonte mallra nëpër Detin Mesdhe.

    “Anija e mbytur është një kapsulë kohore në fund të detit”, tha Prof. Hakan Oniz, nga Universiteti Akdeniz në Turqi, i cili udhëhoqi ekspeditën e Shoqatës së Arkeologjisë Mesdhetare.

    Zhytësit gjetën tre spiranca guri, ndërsa anijet mbanin rezerva në udhëtime të gjata

    Anija e mbytur është afër bregut të ishullit Kekova në Antalia, Turqi. Artefaktet janë të shpërndara përgjatë një shpati nënujor, vetëm 30 metra nën valë.

    U gjetën tre spiranca të mëdha guri, si dhe më shumë se 30 enë qeramike për ruajtje, të quajtura amphora, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

    Fakti që asnjë pjesë e drurit të anijes nuk mbeti do të thoshte se teknika si datimi me radiokarbon – i cili mat një formë të karbonit në materialet organike – nuk mund të përdorej për të përcaktuar moshën e saj.

     

  • Dashuria s'njeh moshë: 96-vjeçarja martohet me 18-vjeçarin

    Dashuria s’njeh moshë: 96-vjeçarja martohet me 18-vjeçarin

    Dashuria s'njeh moshë: 96-vjeçarja martohet me 18-vjeçarin

    Një grua 96-vjeçare ka tërhequr vëmendjen në Meksikë, pasi është martuar me një djalë 18-vjeçar, duke krijuar një diferencë prej plot 78 vitesh mes tyre.

    Martesa u zhvillua në shtetin Quintana Roo, në juglindje të Meksikës, dhe konsiderohet si një nga martesat me diferencën më të madhe në moshë të regjistruara në vend gjatë vitit 2025. Të dhënat janë publikuar nga Instituti Kombëtar i Statistikave dhe Gjeografisë në Meksikë, por nuk janë bërë të ditura shumë detaje të tjera për çiftin.

    Një tjetër martesë e pazakontë u regjistrua në Morelia, ku nusja ishte 96 vjeçe, ndërsa dhëndri 19 vjeç. Ndërkohë, në një ceremoni tjetër, dhëndri 90-vjeçar u martua me një vajzë 18-vjeçare, shkruan Daily Star, transmeton Klankosova.tv.

    Raste të tilla rikthejnë diskutimet mbi diferencat e mëdha në moshë në marrëdhënie. Një studim me 2,000 të rritur zbuloi se 71% e të anketuarve nuk e konsiderojnë problem diferencën e moshës, për sa kohë që partnerët kanë pjekuri dhe synime të ngjashme në lidhje.

  • U helmua për vite pa e ditur, derisa kamera zbuloi kolegun

    U helmua për vite pa e ditur, derisa kamera zbuloi kolegun

    U helmua për vite pa e ditur, derisa kamera zbuloi kolegun

    Rong Yuan, një inxhiniere nga Berkeley, Kaliforni, thotë se ende nuk është në gjendje të punojë me orar të plotë, vite pasi zbuloi se kolegu i saj, David Xu, po i hidhte kadmium në shishen e ujit.

    Pasi vuajti për më shumë se dy vjet nga të vjella, rënie flokësh dhe probleme të tjera shëndetësore, Yuan vendosi një kamerë në tavolinën e saj. Pamjet filmuan kolegun duke hedhur një substancë në shishen e saj. Analizat konfirmuan praninë e kadmiumit, ndërsa testet rezultuan pozitive edhe për të dy prindërit e saj.

    Xu u dënua për helmim dhe mori dy vjet lirim me kusht. Megjithatë, më 12 tetor, gjykata pranoi kërkesën e tij për shfuqizimin e dënimit, pavarësisht kundërshtimit të prokurorisë.

    Një mostër e ujit përmbante kadmium në një nivel 3.5 milionë herë mbi kufirin federal të lejuar, sipas raportimit, shkruan Metro, transmeton Klankosova.tv.

    Yuan dyshon se prindërit e saj u ekspozuan ndaj metalit toksik pasi uji përdorej edhe për gatim në shtëpi. Ajo shprehu keqardhje për këtë, veçanërisht pas vdekjes së babait të saj vitin e kaluar.

    “Nuk mendoj se ai meriton një shans të dytë”, tha Yuan, duke shprehur frikën se ai mund të dëmtojë njerëz të tjerë. Ndërsa arsyeja pse kolegu i saj e helmoi mbetet ende e paqartë.

    For four years, Xu, 41, remained out of custody while the case stalled in court. In 2023, Pamela Price became Alameda County?s district attorney, elected on a platform of reducing incarceration. She was later recalled by voters, in part because of her lenient plea deals. Xu faced up to life in state prison, but Price offered him a plea deal of one count of poisoning and one year of probation. The deal shocked even the judge, who remarked at Xu?s 2024 sentencing hearing that it was ?extremely generous, considering everything in this case? and doubled his probation to two years. Xu completed his probation in March. On Monday, he will ask an Alameda County judge to dismiss his felony conviction ? a process commonly referred to as ?expungement.?

  • Avokatja Zylfiu Halili: Gruaja me dy fëmijë mbetet jashtë shtëpisë, gjykata i kërkon të presë ndarjen e pasurisë (VIDEO)

    Avokatja Zylfiu Halili: Gruaja me dy fëmijë mbetet jashtë shtëpisë, gjykata i kërkon të presë ndarjen e pasurisë (VIDEO)

    Avokatja Zylfiu Halili: Gruaja me dy fëmijë mbetet jashtë shtëpisë, gjykata i kërkon të presë ndarjen e pasurisë (VIDEO)

    Avokatja Flutra Zylfiu Halili ka ngritur shqetësimin për trajtimin e rasteve të dhunës në familje dhe mbrojtjen që u ofrohet grave viktima të dhunës, duke rrëfyer një rast konkret nga praktika e saj profesionale.

    E ftuar në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, ajo tha se në një rast që aktualisht është në procedurë, një grua me dy fëmijë ka mbetur jashtë shtëpisë pas veprimeve të ish-bashkëshortit, ndërsa kërkesa për urdhër mbrojtjeje, me qëllim sigurimin e banimit për të dhe fëmijët, sipas saj, nuk është trajtuar si rast i dhunës në familje.

    Zylfiu Halili bëri të ditur se përgjigjja e marrë nga gjykata në Prishtinë ka qenë që çështja të vazhdojë përmes procedurës së rregullt për ndarjen e pasurisë.

    Avokatja ngriti pikëpyetje se çfarë ndihme po u ofron shteti grave që gjenden në situata të tilla, duke theksuar se në rastin që ajo përmendi, gjykata, sipas saj, nuk i ka trajtuar veprimet e ish-bashkëshortit si dhunë.

    Ajo vuri në pah vështirësitë me të cilat përballen gratë që, përveç përvojës së dhunës, mund të mbeten edhe pa strehim të sigurt për vete dhe fëmijët e tyre, duke ngritur shqetësimin për mbrojtjen institucionale në raste të tilla.

    “Atëherë shtrohet pyetja, cila është ndihma të cilën shteti në këtë rast ia ofron një gruaje e cila me dy fëmijë — po flas konkretisht për një rast në të cilin tani jam në procedurë — i thotë ti duhet me prit me nda pasurinë në procedurë të rregullt, se veprimet që ai ka ndërmarrë, ish-bashkëshorti, janë normale. Kjo është përgjigja të cilën ne e kemi marrë nga gjykata, nga gjykata jonë në Prishtinë. Kur është kërkuar një urdhër për mbrojtje për me ia siguru banimin bashkëshortes, domethënë viktimës së dhunës në familje dhe dy fëmijëve, gjykata… përgjigjen e marrim nga gjykata se duhet të vazhdoni në procedurë të rregullt për ndarjen e pasurisë, se këtu thotë nuk ka dhunë, nuk e trajtojnë si dhunë kur gruaja me dy fëmijë mbetet jashtë objektit, jashtë shtëpisë, thotë se duhet të shkoni në procedurë të rregullt. Kjo është fatkeqësia më e madhe domethënë”, tha ajo.