Category: Lajme

  • Timber pas fitores ndaj Lille: Ishim gjithmonë në kontroll

    Timber pas fitores ndaj Lille: Ishim gjithmonë në kontroll

    Timber pas fitores ndaj Lille: Ishim gjithmonë në kontroll

    Jurrien Timber është shprehur i kënaqur me paraqitjen e Arsenalit në fitoren 3:0 ndaj Lille, duke theksuar se skuadra ishte në kontroll të ndeshjes edhe para se të shënonte golat.

    Mbrojtësi holandez realizoi golin e parë në minutën e 64-t, ndërsa Eberechi Eze dhe Bukayo Saka shënuan dy golat e tjerë për fitoren bindëse të londinezëve, shkruan Kosovapress, transmeton klankosova.tv.

    “Ne kemi besim në veten tonë dhe e dimë sa të mirë jemi. Në pjesën e parë bëmë disa gabime, por ishim gjithmonë në kontroll. Na duhej vetëm goli i parë, ndërsa mënyra se si dolëm në pjesën e dytë tregoi karakterin e skuadrës”, deklaroi Timber për TNT Sports.

    Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e kontributit të të gjithë lojtarëve, duke pasur parasysh ngarkesën e ndeshjeve dhe lëndimet gjatë sezonit.

  • Sot mblidhet Qeveria

    Sot mblidhet Qeveria

    Qeveria e Kosovës do të mbajë këtë të mërkurë mbledhjen e radhes.

    Siç bën të ditur Qeveria, mbledhja pritet të filloj nga ora 09:00, njofton Dukagjini.

    Nuk dihet se cilat janë pikat e rendit të ditës në këtë mbledhje.

    Burimi: Dukagjini

  • Rasti i rëndë në Pejë: E zuri dollapi, 7 vjeçarja ndërron jetë (VIDEO)

    Rasti i rëndë në Pejë: E zuri dollapi, 7 vjeçarja ndërron jetë (VIDEO)

    Rasti i rëndë në Pejë: E zuri dollapi, 7 vjeçarja ndërron jetë (VIDEO)

    Një rast i rëndë ka tronditur Pejën ku një e mitur ka ndërruar jetë pas një incidenti tragjik në shtëpinë e saj.

    Korrespodenti i Klan Kosova në Pejë, Valdrin Daci tha se e mitura nuk arriti t’u mbijetoi plagëve të marra nga një orendi në shtëpinë saj.

    “Sa i përket rastit, O.K. është shtatëvjeçarja e cila ka ndërruar jetë pasi që nuk arriti t’i bëjë ballë lëndimeve të cilat i kishte e pranuar në natën e së dielës. Dhe në shtëpinë e saj dyshohet se i kishte rënë një dollap përmbi dhe është dërguar në spital për trajtim mjekësor, ndërsa nga aty është dërguar në QKUK. Dhe me datën 12 është raportuar se ka ndërruar jetë, ndërsa në konfirmimin e saj policia e ka bërë të ditur se ajo kishte pësuar lëndime pasi mbi të kishte rënë një orendi”.

  • Pse këshillohet të përdorni uthull të bardhë te peshqirët një herë në muaj?

    Pse këshillohet të përdorni uthull të bardhë te peshqirët një herë në muaj?

    Pse këshillohet të përdorni uthull të bardhë te peshqirët një herë në muaj?

    Peshqirët mund të bëhen të ashpër, të humbasin aftësinë thithëse dhe të marrin erë lagështie edhe kur lahen rregullisht. Një nga arsyet janë mbetjet e detergjentit, zbutësit dhe gëlqeres nga uji, të cilat grumbullohen mes fibrave të pëlhurës.

    Uthulla e bardhë mund të ndihmojë në pakësimin e këtyre mbetjeve dhe në largimin e aromave të pakëndshme, duke i bërë peshqirët më të butë dhe duke ruajtur aftësinë e tyre për të thithur ujin.

    Si ta përdorni uthullën e bardhë?
    Në lavatriçe: Lani peshqirët me detergjentin e zakonshëm dhe hidhni rreth 120 ml uthull të bardhë në ndarjen e zbutësit, në mënyrë që të përdoret gjatë shpëlarjes. Zgjidhni temperaturën sipas etiketës së peshqirëve.
    Me spërkatje: Përzieni ujë dhe uthull të bardhë në pjesë të barabarta. Spërkatni lehtë peshqirin, pa e lagur tepër, dhe vendoseni menjëherë në lavatriçe për larjen e zakonshme.
    Ky trajtim sugjerohet të bëhet afërsisht një herë në muaj ose çdo 4–5 larje, jo në çdo larje. Pas larjes, peshqirët duhet të thahen plotësisht, pasi lagështia e mbetur mund të rikthejë erën e mykut, shkruan living.al.

    Çfarë duhet të shmangni?
    Mos e përzieni kurrë uthullën me zbardhuesin, pasi mund të çlirohen gaze të rrezikshme për sytë dhe rrugët e frymëmarrjes.
    Mos e përdorni uthullën në sasi të mëdha ose tepër shpesh.
    Mos e konsideroni dezinfektues: uthulla mund të ndihmojë me aromat dhe mbetjet, por nuk zëvendëson detergjentin apo një dezinfektues të përshtatshëm.
    Përdorni uthull të bardhë pa ngjyrë, për të shmangur njollat në pëlhura të çelëta.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Pse këshillohet të përdorni uthull të bardhë te peshqirët një herë në muaj? appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Sot mblidhet Qeveria, ky është rendi i ditës

    Sot mblidhet Qeveria, ky është rendi i ditës

    Sot mblidhet Qeveria, ky është rendi i ditës

    Qeveria e Republikës së Kosovës do të mbajë sot mbledhje. Sipas rendit të ditës, në këtë mbledhje janë paraparë për shqyrtim dhjetë pika, të cilat përfshijnë projektligje, propozim-vendime dhe kërkesa të ndryshme të institucioneve publike.

    Ndër çështjet që do të shqyrtohen janë Projektligji për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, Projektligji për Inspektoratin Qendror të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinës dhe Pylltarisë, si dhe Drafti i Programit për Vlerësimin Ex-Post të Akteve Juridike për vitet 2026–2028.

    Po ashtu, ministrat do të shqyrtojnë ndryshimet në vendimin për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare, si dhe propozim-vendimet për autorizimin e nënshkrimit të marrëveshjeve për sigurime sociale me Austrinë dhe Turqinë.

    Screenshot

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Sot mblidhet Qeveria, ky është rendi i ditës appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Trump dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite, shmang përgjigjen për një ndërhyrje amerikane

    Trump dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite, shmang përgjigjen për një ndërhyrje amerikane

    Trump dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite, shmang përgjigjen për një ndërhyrje amerikane

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka dënuar sulmet e vazhdueshme të rebelëve Huthi ndaj Arabisë Saudite, por ka shmangur një përgjigje të drejtpërdrejtë nëse Uashingtoni ka vendosur të godasë objektivat e tyre në Jemen.

    I pyetur nga gazetarët për mundësinë e një ndërhyrjeje ushtarake amerikane, përpara nisjes së një udhëtimi në Alaska, Trump u kufizua të deklaronte: “Ata po sillen shumë keq”.

    Deklarata e presidentit amerikan vjen në një kohë kur konflikti në Jemen po përshkallëzohet, me përballjet mes forcave qeveritare, të mbështetura nga koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite, dhe rebelëve Huthi.

    Në fillim të këtij muaji, forcat qeveritare jemenase nisën operacionin e quajtur “Agimi i Jemenit”, me synimin për të rimarrë territoret e kontrolluara nga rebelët dhe për të rikthyer autoritetin e qeverisë.

    Huthitët kontrollojnë kryeqytetin Sanaa dhe disa provinca të tjera të Jemenit që prej vitit 2014. Një vit më pas, në mars 2015, koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite ndërhyri ushtarakisht në vend, në mbështetje të qeverisë së njohur ndërkombëtarisht, shkruan euronews.al.

    Përshkallëzimi aktual i konfliktit nisi në korrik, pas prishjes së armëpushimit të arritur në vitin 2022, duke shtuar shqetësimet për një zgjerim të mëtejshëm të luftimeve në rajon.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Trump dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite, shmang përgjigjen për një ndërhyrje amerikane appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Moti në Shqipëri i këthjelltë

    Moti në Shqipëri i këthjelltë

    Sipas parashikimit, vranësira të pakta deri mesatare kalimtare do të shfaqen në relievet malore në lindje, kryesisht deri në orët e mesditës.

    Era do të fryjë nga veriperëndimi në verilindje, me shpejtësi mesatare rreth 10 m/s.

    Në vijën bregdetare dhe në zonat luginore, ajo pritet të forcohet herë pas here, duke arritur shpejtësi deri në 22 m/s. Ndërkohë, në det parashikohet valëzim i forcës 3–4 ballë.

    Burimi: RTKLive

  • Shkencëtarët zbulojnë 180 mijë breshka gjigante në një ishull të Seychelles

    Shkencëtarët zbulojnë 180 mijë breshka gjigante në një ishull të Seychelles

    Shkencëtarët zbulojnë 180 mijë breshka gjigante në një ishull të Seychelles

    Një studim i popullatës më të madhe në botë të breshkave gjigante që jetojnë të lira në natyrë ka zbuluar se kjo specie, e cila dikur ishte e rrezikuar, po lulëzon.

    Një popullatë e breshkave gjigante të Aldabrës jeton në një ishull të arkipelagut të Seychelles, të quajtur Atolli Aldabra, shkruan The Guardian, transmeton klankosova.tv.

    Studimi më i fundit, i udhëhequr nga Fondacioni i Ishujve të Seychelles (SIF) dhe Universiteti i Exeterit, ka zbuluar se në këtë ishull jetojnë rreth 180 mijë breshka. Ky është numri më i lartë i regjistruar ndonjëherë për këtë specie dhe e tejkalon dukshëm popullsinë njerëzore të Seychelles.

    Shifra e re u përcaktua nga një ekip studiuesish, të cilët analizuan të dhënat e numërimit të breshkave gjatë pesë viteve, nga viti 2018 deri më 2022. Ky është përditësimi i parë që nga fundi i viteve 1990, kur një vlerësim i cituar gjerësisht tregonte se në ishull jetonin rreth 100 mijë breshka.

    Atolli Aldabra është një nga vetëm dy vendet në botë ku breshkat gjigante gjenden në gjendje të egër, ndërsa një popullatë shumë më e vogël jeton në ishujt Galapagos.

    Drejtoresha ekzekutive e Fondacionit të Ishujve të Seychelles, Frauke Fleischer-Dogley, tha se prania e më shumë se 180 mijë breshkave gjigante që lëvizin lirshëm në atoll dëshmon se çfarë mund të arrihet përmes përkushtimit afatgjatë ndaj ruajtjes së natyrës.

    “Ky është një lajm i mrekullueshëm për Seychelles, për botën dhe për të gjithë ata që kanë punuar për mbrojtjen e Aldabrës”, deklaroi ajo.

  • Luis Enrique del në mbrojtje të Manchester Cityt: I meritojnë të gjithë trofetë që i kanë fituar

    Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, ka dalë në mbrojtje të Manchester Cityt, duke thënë se trofetë e fituar në fushën e lojës nuk duhet t’i hiqen klubit anglez, pavarësisht akuzave për shkelje të rregullave financiare të Ligës Premier.

    Manchester City përballet me sanksione të rënda, përfshirë mundësinë e përjashtimit nga elita e futbollit anglez, pasi një komision i pavarur e shpalli fajtor për më shumë se 100 shkelje të pretenduara në periudhën 2009–2018.

    Gjithashtu, është spekuluar se klubi mund të privohet nga disa prej titujve të fituar gjatë kësaj periudhe. Megjithatë, City ka apeluar vendimin dhe vazhdon të mohojë çdo shkelje.

    Në prag të përballjes mes PSG-së dhe Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve, Luis Enrique ka shprehur mbështetjen e tij për klubin anglez. Trajneri spanjoll ka raport të afërt me Pep Guardiolën, me të cilin ka luajtur te Barcelona.

    “Unë mendoj se ajo që kanë bërë në fushën e lojës gjatë viteve të fundit ka qenë e jashtëzakonshme dhe besoj se i meritojnë të gjithë trofetë që i kanë fituar në fushë”.

    “Besoj se trofetë që i fiton në fushë duhet të mbeten aty dhe ata e meritojnë t’i kenë. Shpresoj që të mund ta shmangin atë sanksion. Ky është mendimi im”, përfundoi trajneri i PSG-së, shkruan telegrafi.

    Ndërkohë, Guardiola pritet të rikthehet në “Etihad Stadium” për përballjen e së mërkurës ndaj PSG-së, në një ndeshje që pritet të jetë e rëndësishme për të dyja skuadrat në Ligën e Kampionëve.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Luis Enrique del në mbrojtje të Manchester Cityt: I meritojnë të gjithë trofetë që i kanë fituar appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Horoskopi i datës 14 tetor, e mërkurë

    Horoskopi i datës 14 tetor, e mërkurë

    Horoskopi i datës 14 tetor, e mërkurë

    Dashi

    Harmonia e brendshme do të jetë në ato nivele që do të bëjë të mundur një gjendje të mirë humori. Vetëbesimi do t’ju ndihmojë në çdo aspekt gjatë kësaj dite. Përdorni anën tuaj romantike për të arritur disa synime që ia keni vënë vetes.

    Demi

    Është një ditë shumë e mirë gjatë se cilës mund të bëni disa biseda të sinqerta me personat me të cilët ndani përditshmërinë. Nëse doni të tërhiqni vëmendjen e dikujt, mos flisni me nënkuptime, por tregohuni të drejtpërdrejtë. Do ta keni më të lehtë për t’ia arritur qëllimit.

    Binjakët

    Është një ditë shumë e mirë për të bërë disa biseda të shkurtra dhe për të përfituar siç doni ju ato gjëra që ju interesojnë. Do të qëlloni në shenjë për gjithçka që do t ë shfaqni interes. Shumë mendime tuajat do të përputhen me ato të personave me të cilat do të shoqëroheni.

    Gaforrja

    Do të gaboni shumë rëndë nëse do të mendoni vetëm për veten tuaj gjatë kësaj dite. Tregoni kujdes dhe dashuri për ata që ju rrinë pranë, pa pritur asnjë gjë si shkëmbim. Njëkohësisht sugjerohet që të qëndroni me persona nga të cilët keni diçka për të mësuar.

    Luani

    Dita e sotme dhe atmosfera që do të krijohet rreth jush do të jetë shumë e përshtatshme për aktivitet fizik dhe mendor. Nëse kaloni disa orë në ambiente të hapura dhe me ajër do t’ju ndihmojë shumë të freskoni idetë tuaja. Fokusohuni në ato gjëra që ju pëlqejnë më së shumti.

    Virgjëresha

    Është një ditë shumë e mirë për të kaluar kohë me familjarët dhe të kryeni aktivitete të këndshme. Në qendër të vëmendjes tuaj do të jenë planet për të ardhmen ose lajmet më të fundit që keni marrë. Nuk do të mund të keni kontroll të plotë në lidhje me gjendjen tuaj emocionale.

    Peshorja

    Nuk këshillohet të harxhoni kohën duke menduar për veshje ekstravagante dhe të shtrenjta, pasi duhet të mendoni se çdo gjë e ka një limit dhe ka gjëra më të rëndësishme se sa pamja e jashtme. Ju nuk karakterizoheni nga egoizmi, ndaj mos u tregoni të tillë sot. Përqëndrohuni në gjërat dhe personat që kanë më shumë rëndësi për ju. Do të keni mbështetjen e personit të zemrës.

    Akrepi

    Vijoni me progresin që keni nisur para pak kohësh, duke u kujdesur deri në detaje për çdo gjë. Kaloni kohë në shoqërinë e personave,të cilat kanë mundësi të zgjerojnë horizontet tuaja. Është një ditë e qetë dhe pas shumë probleme.

    Shigjetari

    Do ta keni shumë të thjeshtë të gjeni se çfarë ju frymëson dhe se cilat janë gjërat e bukura që ju bëjnë të ndiheni mirë gjatë kësaj dite. Nëse doni të bindni dikë për diçka, mos humbni kohë por bëjeni gjatë kësaj dite pasi do të keni të gjitha mundësitë për ta realizuar. Të nesërmen gjithçka mund të ndryshojë.

    Bricjapi

    Sot është një ditë shumë e mirë për tu qetësuar dhe për të biseduar me personat që ju bëjnë të ndiheni mirë. Yjet këshillojnë të mendoheni dy herë përpara se të veproni apo të aplikoni një ide që keni në kokë. Tregohuni të sinqertë dhe mos mbani karta nën mëngë.

    Ujori

    Interesat tuaja më të mëdha gjatë kësaj dite do të jenë në fushën e komunikimit dhe shkëmbimeve. Lojërat dhe tërheqjet tuaja intelektuale, aktivitetet sociale dhe marrëdhëniet që do të vendosni me disa persona, do të përforcojnë edhe më shumë pozitat tuaja në shoqëri. Sot do të arrini të viheni në qendër të vëmendjes.

    Peshqit

    Disa plane që keni bërë më parë si dhe disa mundësi tunduese që do t’ju ofrohen do të shndërrohen në burim energjie për ju. Nëse gjeni diçka apo dikë që është i favorshëm në bisedat tuaja dhe përputhet me interesat që ju keni për çështje të caktuara, mbajeni me kujdes. Ajo që ju tërheq sot mund të vijojë të nxisë interesin tuaj edhe nesër.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Horoskopi i datës 14 tetor, e mërkurë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali