Category: Lajme

  • Sulmet ruse lënë Ukrainën pa energji, pavarësisht ''armëpushimit'' të Trumpit

    Sulmet ruse lënë Ukrainën pa energji, pavarësisht ”armëpushimit” të Trumpit

    Sulmet ruse lënë Ukrainën pa energji, pavarësisht ''armëpushimit'' të Trumpit

    Ndërprerje të energjisë elektrike janë raportuar gjatë natës në Ukrainë, pas sulmeve ruse në lindje të vendit, pavarësisht njoftimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për atë që ai e cilësoi si armëpushim energjetik.

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, fillimisht shprehu habi për njoftimin e bërë të dielën, por më pas deklaroi se Kievi do ta mbështeste marrëveshjen, nëse edhe Moska do të vepronte në të njëjtën mënyrë.

    Deri më tani, Rusia nuk ka dhënë një reagim zyrtar lidhur me këtë nismë.

    Sipas BBC-së, njoftimi i Trumpit pasqyron një praktikë të përsëritur të tij: Shpalljen e një marrëveshjeje përpara se të jetë e qartë nëse ajo është përfunduar dhe konfirmuar nga të gjitha palët.

    Ndërkohë, Trump i ka bërë thirrje Ukrainës të ndalojë sulmet ndaj infrastrukturës ruse të naftës, në mënyrë që Moska të mund të përmbushë një marrëveshje të arritur së fundmi për furnizimin me naftë dizel të Shteteve të Bashkuara dhe tregut global.

    Sulmet ndaj infrastrukturës energjetike ukrainase janë intensifikuar gjatë dimrave të njëpasnjëshëm që nga viti 2022, kur presidenti rus, Vladimir Putin, nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës.

    Ndërprerjet e fundit të energjisë ngrenë pikëpyetje mbi zbatimin e mundshëm të armëpushimit energjetik, ndërsa mbetet e paqartë nëse Rusia do t’i përgjigjet nismës së propozuar nga presidenti amerikan.

  • Vrasja në Pogragjë të Gjilanit, i dyshuari ende në arrati

    Vrasja në Pogragjë të Gjilanit, i dyshuari ende në arrati

    Një person rreth 29 vjeç ka mbetur i vrarë nga të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e së dielës në fshatin Pogragjë të Gjilanit.

    Kjo ngjarje e rëndë ndodhi vetëm pak ditë pas vrasjes së dyfishtë në Livoç të Ulët, ku u vranë një grua dhe vëllai i saj.

    I dyshuari për vrasjen në Pogragjë dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes pas kryerjes së veprës.

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari ende nuk është arrestuar dhe se po ndërmerren veprimet e nevojshme për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

    Burimi: Dukagjini

  • Zelensky pranon armëpushimin energjetik të propozuar nga Trumpi, Rusia ende pa reagim

    Zelensky pranon armëpushimin energjetik të propozuar nga Trumpi, Rusia ende pa reagim

    Zelensky pranon armëpushimin energjetik të propozuar nga Trumpi, Rusia ende pa reagim

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Ukraina është e gatshme të ndalojë sulmet ndaj infrastrukturës energjetike ruse, nëse edhe Moska bën të njëjtën gjë.

    Reagimi i tij vjen pasi presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se Rusia dhe Ukraina janë pajtuar për një “armëpushim energjetik”, i cili, sipas tij, hyn në fuqi menjëherë. Megjithatë, Trumpi nuk dha detaje për marrëveshjen, ndërsa Moska ende nuk ka reaguar.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zelensky ka thënë se pret sqarime për marrëveshjen dhe rezultatet e bisedimeve mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.

    “Ukraina është e gatshme të mos sulmojë objektet energjetike ruse dhe ne presim gatishmëri të njëjtë nga Rusia”, ka shkruar ai.

    Megjithatë, presidenti ukrainas ka akuzuar Rusinë për sulme ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës edhe pas deklaratës së Trumpit. Sipas tij, një dron rus ka goditur një central elektrik në Kiev, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike. Sulme janë raportuar edhe në rajonin e Harkivit.

    Thirrja për armëpushim energjetik është mbështetur nga Britania e Madhe, Franca, Kanadaja dhe Bashkimi Evropian.

    Ndërkohë, Trumpi po përballet me kritika për marrëveshjen që parasheh lehtësimin e përkohshëm të sanksioneve ndaj importeve të naftës dizel ruse në tregun amerikan dhe atë global.

    Zelensky e ka cilësuar këtë marrëveshje si një dhuratë për presidentin rus, Vladimir Putin. Kundërshtime kanë shprehur edhe zyrtarë evropianë dhe senatorë amerikanë, të cilët paralajmërojnë se lehtësimi i kufizimeve mund t’i sigurojë Moskës të ardhura për financimin e luftës.

    Trumpi synon uljen e çmimeve të karburanteve në SHBA para zgjedhjeve të mesmandatit, në një kohë kur çmimet e energjisë janë rritur si pasojë e tensioneve dhe luftës me Iranin.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Zelensky pranon armëpushimin energjetik të propozuar nga Trumpi, Rusia ende pa reagim appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Maqedonci flet për median ndërkombëtare për synimet destabilizuese të Serbisë ndaj Kosovës

    Maqedonci flet për median ndërkombëtare për synimet destabilizuese të Serbisë ndaj Kosovës

    Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka folur për një media ndërkombëtare “Talking with TVP world” lidhur me kërcënimin e vazhdueshëm që paraqet Serbia për Kosovën dhe synimet e saj destabilizuese.

    Maqedonci ka theksuar se një nga shqetësimet kryesore të Kosovës është mundësia e një ndërhyrjeje të Serbisë, si dhe rreziku i aneksimit të territorit të Kosovës, që do të mund të destabilizonte situatën në Ballkanin Perëndimor.

    Ai gjithashtu ka vënë në pah marrëdhëniet e afërta mes Serbisë dhe Rusisë, duke i trajtuar ato në kontekstin e kërcënimeve të sigurisë në rajon.

    Burimi: Dukagjini

  • Çfarë ndodh me trupin nëse nuk pini ujë në mëngjes?

    Çfarë ndodh me trupin nëse nuk pini ujë në mëngjes?

    Çfarë ndodh me trupin nëse nuk pini ujë në mëngjes?

    Pirja e ujit në mëngjes ndihmon në hidratimin e organizmit dhe mund të ndikojë pozitivisht në përqendrim, tretje dhe performancë fizike. Megjithatë, ekspertët theksojnë se më e rëndësishme se koha kur pini ujë është konsumimi i mjaftueshëm i lëngjeve gjatë gjithë ditës.

    Gjatë gjumit, trupi humbet ujë përmes frymëmarrjes dhe djersitjes. Për këtë arsye, një gotë ujë pas zgjimit mund të ndihmojë në zëvendësimin e një pjese të lëngjeve të humbura gjatë natës.

    Mungesa e lëngjeve mund të ndikojë në përqendrim, kujtesë dhe humor. Dehidratimi mund të shkaktojë gjithashtu lodhje, veçanërisht gjatë aktivitetit fizik, si dhe të përkeqësojë dhimbjet e kokës te disa persona.

    Uji luan rol të rëndësishëm edhe në funksionimin e sistemit tretës. Konsumimi i pamjaftueshëm i lëngjeve mund të shkaktojë ose të përkeqësojë kapsllëkun. Për një tretje të shëndetshme, rekomandohet pirja e ujit gjatë ditës, së bashku me konsumimin e frutave, perimeve dhe ushqimeve të pasura me fibra.

    Nevojat ditore për lëngje ndryshojnë në varësi të moshës, peshës, aktivitetit fizik dhe temperaturave. Prandaj, është e rëndësishme që organizmi të marrë sasinë e nevojshme të lëngjeve.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Çfarë ndodh me trupin nëse nuk pini ujë në mëngjes? appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Babai dyshohet se privoi nga jeta të birin, çka dihet rreth rastit të rëndë në Gjilan?

    Babai dyshohet se privoi nga jeta të birin, çka dihet rreth rastit të rëndë në Gjilan?

    Babai dyshohet se privoi nga jeta të birin, çka dihet rreth rastit të rëndë në Gjilan?

    Toger Ismet Hashani nga rajoni i Gjilanit, në emisionin “Ora Shtatë”, ka folur për vrasjet e tre personave që tronditën komunën në tri ditët e fundit.

    Sa i përket vrasjes së një 29-vjeçari në Pogragjë të Gjilanit, sipas Hashanit, dyshohet se doras është babai i viktimës, transmeton Klankosova.tv.

    “I cili është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është në kërkim policor”, u shpreh ai për Klan Kosova.

    Hashani tha se policia po punon intensivisht që të kapet i dyshuari.

    “Ne kemi hulumtuar, dhe nga gjetjet që kemi pa aty, nuk kemi parë asnjë rast që personi i dyshimtë, ka pasur të lajmëruar apo ndaj tij ka pasur ndonjë ankesë për dhunë në familje. Megjithatë hetimet do të tregojnë të vërtetën për këtë rast të rëndë”, tha ai.

    Sa i përket rastit në Livoç të Ulët, Hashani tha se po punohet për të zbardhur të gjitha detajet. Në këtë rast, të vrarë mbetën vëlla e motër.

  • Përmbytjet e rrëmbyeshme në Nepal: Pesë persona të zhdukur, 95 të shpëtuar

    Përmbytjet e rrëmbyeshme në Nepal: Pesë persona të zhdukur, 95 të shpëtuar

    Përmbytjet e rrëmbyeshme në Nepal: Pesë persona të zhdukur, 95 të shpëtuar

    Autoritetet në Nepal po kërkojnë pesë persona të zhdukur, pasi një përmbytje e rrëmbyeshme goditi të dielën distriktin Gorkha, në pjesën qendrore të vendit, duke marrë me vete banesa dhe ura.

    Sipas ushtrisë nepaleze, 95 persona janë shpëtuar deri më tani, ndërsa dhjetëra familje janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

    Shumë prej tyre përballen me pasiguri për sigurimin e strehimit dhe furnizimeve bazë.

    Shkaku i përmbytjes mbetet i paqartë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv

    Sipas disa raportimeve, një rrëshqitje dheu mund ta ketë bllokuar përkohësisht rrjedhën e lumit ose të një dege të tij, duke shkaktuar grumbullimin e ujit dhe më pas çlirimin e tij të menjëhershëm.

    Një tjetër version sugjeron se banorët në zonat më të larta kanë parë një ortek akulli përpara përmbytjes.

    Ngjarja vjen në një kohë kur Nepali po përpiqet të rimëkëmbet nga përmbytjet katastrofike që goditën dy muaj më parë qytetet kufitare me Tibetin.

    Sipas të dhënave të raportuara në materialin burimor, ato fatkeqësi lanë më shumë se 1,400 persona të vdekur dhe rreth 5 mijë të zhdukur.

    Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë, ndërsa autoritetet po përballen me sfidën e ndihmës për familjet e zhvendosura dhe sigurimit të nevojave të tyre jetike.

  • Dyshohet se vrau djalin e tij dhe u zhduk – Policia e Gjilanit konfirmon për Sinjalin se Remzi Arifi vazhdon të jetë në arrati

    Dyshohet se vrau djalin e tij dhe u zhduk – Policia e Gjilanit konfirmon për Sinjalin se Remzi Arifi vazhdon të jetë në arrati

    Dyshohet se vrau djalin e tij dhe u zhduk – Policia e Gjilanit konfirmon për Sinjalin se Remzi Arifi vazhdon të jetë në arrati

    Remzi Arifi, i dyshuari për vrasjen e djalit të tij në fshatin Pogragjë të Gjilanit, vazhdon të jetë në arrati.

    Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të mësuar nëse është arrestuar i dyshuari për ngjarjen e rëndë që tronditi Gjilanin mbrëmjen e së dielës.

    Valon Osmani nga Policia e Gjilanit ka konfirmuar për Gazetën Sinjali se i dyshuari vazhdon të jetë në arrati.

    Kujtojmë se ngjarja tragjike ndodhi më 11 tetor, rreth orës 19:30, në fshatin Pogragjë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri humbi jetën një 29-vjeçar.

    I dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa sipas konfirmimit të fundit të Policisë për Sinjalin, ai ende nuk është arrestuar.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Dyshohet se vrau djalin e tij dhe u zhduk – Policia e Gjilanit konfirmon për Sinjalin se Remzi Arifi vazhdon të jetë në arrati appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Zbulohet sa shqiptarë u dëbuan nga Britania e Madhe gjatë 12 muajve të fundit

    Zbulohet sa shqiptarë u dëbuan nga Britania e Madhe gjatë 12 muajve të fundit

    Zbulohet sa shqiptarë u dëbuan nga Britania e Madhe gjatë 12 muajve të fundit

    Statistikat tregojnë se për të pestin vit radhazi shqiptarët renditen në vendin e parë për sa i përket numrin më të madh të të dëbuarve nga Anglia.

    Të dhënat më të fundit të Ministrisë së Punëve të Brendshme Home Office parë nga Top Channel,  tregojë se për periudhën Tetor 2025-Tetor 2026 janë dënuar 2.247 shqiptarë la leje qëndrimi, transmeton Klankosova.tv.

    Sipas Home Office shqiptarët renditen të parët për numrin e dëbimeve duke lënë pas rumunët, brazilianët, indianët dhe polakët.

    Pothuajse shumica e 2.247 të dëbuarve shqiptarë,  janë persona të cilët kanë qenë të dënuar për vepra të ndryshme penale, të cilët pasi kanë kryer 40% të dënimeve të marra, me avionë të posaçëm janë kthyer në Shqipëri.

    80% e tyre thotë Home Office ishin të dënuar si të përfshirë në shitjen e kokainës.

    Një tjetër e dhënë nga Home Office tregon se “shtetasit shqiptarë përbëjnë grupin më të madh për nga shtetësia në mesin e personave të kthyer në kuadër të procedurave të lidhura me azilin, duke zënë  një të katërtën (24% ose 2.831 persona) të të gjitha kthimeve të tilla  deri në mars 2026.

  • Yamal në gjueti për rekordet e rivalit të madh, ylli i Barcelonës synon një tjetër rekord të Mbappe në Champions League

    Yamal në gjueti për rekordet e rivalit të madh, ylli i Barcelonës synon një tjetër rekord të Mbappe në Champions League

    Yamal në gjueti për rekordet e rivalit të madh, ylli i Barcelonës synon një tjetër rekord të Mbappe në Champions League

    Lamine Yamal vazhdon të shkruajë historinë në Champions League. Talenti i Barcelonës ka kaluar tashmë një prej rekordeve të Kylian Mbappe dhe tashmë është shumë pranë barazimit të një tjetër shifre të vendosur nga sulmuesi francez.

    Champions League, trofeu që mbetet një nga objektivat më të mëdhenj të Lamine Yamal, është kthyer në një nga sfidat më të rëndësishme të karrierës së tij. Në një kompeticion ku çdo gabim mund të kushtojë shtrenjtë dhe ku yjet e mëdhenj bëjnë diferencën, talenti spanjoll po ndërton një koleksion rekordesh që deri pak vite më parë do të dukej i paimagjinueshëm.

    Një prej tyre tashmë mban firmën e tij. Yamal ka shënuar 11 gola në Champions League përpara se të mbushte 19 vjeç, duke lënë pas Kylian Mbappe, i cili kishte realizuar 10 gola në të njëjtën moshë.

    Megjithatë, sulmuesi francez i Real Madridit mbetet sfida e radhës për talentin katalanas. Mbappe e mbylli periudhën para ditëlindjes së tij të 20-të me 13 gola në kompeticionin më të rëndësishëm evropian për klube, një shifër që për vite me radhë ka shërbyer si pikë referimi për të matur ndikimin e një prej sulmuesve më të spikatur të brezit të tij.

    Pas golit të shënuar ndaj Feyenoordit në ndeshjen e parë të fazës së ligës për sezonin 2026-2027, numri 10 i Barcelonës ka arritur në kuotën e 12 golave dhe 11 asistimeve në 34 ndeshje të zhvilluara në Champions League.

    Kjo do të thotë se Yamal është vetëm një gol larg barazimit të shifrës prej 13 golash të Mbappe, të regjistruar përpara moshës 20-vjeçare. Duke parë formën dhe ndikimin e tij në lojën e Barcelonës, arritja dhe tejkalimi i këtij rekordi janë objektiva që duken gjithnjë e më të realizueshëm.

    Goli ndaj Feyenoordit ishte një tjetër dëshmi e potencialit të jashtëzakonshëm të spanjollit, i cili po konfirmohet si një prej futbollistëve më vendimtarë të Barcelonës, pavarësisht moshës së re.

    Historia e Lamine Yamal në Champions League është e mbushur me rekorde dhe arritje të jashtëzakonshme. Ai debutoi në kompeticion në moshën 16-vjeçare, kundër Antëerp-it, kur në stolin e Barcelonës ishte Xavi Hernández.

    Në të njëjtin sezon, 2023-2024, Yamal u bë lojtari më i ri që startonte si titullar në Champions League, në përballjen me Porton. Megjithatë, atë ndeshje iu desh ta linte para kohe për shkak të një problemi shëndetësor.

    Një tjetër moment historik erdhi gjatë sezonit 2024-2025, kur, nën drejtimin e Hansi Flick, ai u bë lojtari më i ri që shënonte gol dhe regjistronte asistim në të njëjtën ndeshje të Champions League. Këtë arritje e realizoi në ndeshjen e parë të fazës së 1/8-ve të finales kundër Benficës.

    Në prill të vitit 2025, Yamal shkroi një tjetër faqe të historisë, duke u bërë futbollisti më i ri që shënonte në një gjysmëfinale të Champions League, në përballjen me Interin.

    Çdo sezon, Yamal shton një kapitull të ri në një karrierë që po zhvillohet me ritme të jashtëzakonshme. Ajo që për shumë futbollistë do të ishte arritja më e madhe e karrierës, për të duket thjesht një tjetër hap drejt objektivave edhe më të mëdha.

    Në Barcelonë, diskutimet për Yamal nuk kufizohen më vetëm te driblimet, aftësia për të fituar duele një kundër një apo talenti i tij individual. Tashmë, në qendër të vëmendjes janë edhe statistikat, rekordet historike dhe mundësitë që ai ka për të lënë gjurmë në futbollin evropian.

    Vëmendja e radhës është përballja me Galatasarayn, ku talenti i Barcelonës do të ketë një tjetër mundësi për të afruar edhe më shumë rekordin e Mbappe, shkruan Tch.

    Francezi ka qenë për vite me radhë simboli i futbollistit që shpërthen në moshë të re. Tani, Lamine Yamal po kërcënon të tejkalojë disa prej rekordeve të tij. Megjithatë, përtej statistikave dhe krahasimeve, spanjolli po ndërton historinë e vet dhe ka ende shumë kapituj për të shkruar.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Yamal në gjueti për rekordet e rivalit të madh, ylli i Barcelonës synon një tjetër rekord të Mbappe në Champions League appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali