Category: Lajme

  • Në Lipjan vidhen pajisje shtëpiake e kabllo elektrike, prangoset i dyshuari

    Në Lipjan vidhen pajisje shtëpiake e kabllo elektrike, prangoset i dyshuari

    Në Lipjan vidhen pajisje shtëpiake e kabllo elektrike, prangoset i dyshuari

    Një burrë ka raportuar në polici se nga shtëpia e tij në Lipjan i janë vjedhur disa pajisje shtëpiake dhe kabllo elektrike.

    Sipas raportit policor, pas veprimeve hetimore është arrestuar një i dyshuar, i cili ka pranuar veprën.

    “Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje”, thotë PK./Klankosova.tv

  • Burri kanos gruan me armë zjarri në Ferizaj

    Burri kanos gruan me armë zjarri në Ferizaj

    Burri kanos gruan me armë zjarri në Ferizaj

    Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi dyshohet se kishte ekspozuar një pistoletë dhe kishte kanosur një grua.

    Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 20:00. Burri dyshohet se kishte përdorur armën për ta kanosur viktimën, transmeton Klankosova.tv.

    Pas rastit, i dyshuari dyshohet se ia kishte lënë pistoletën një personi tjetër. Ky i fundit e ka dorëzuar vetë armën në polici, së bashku me një fishek.

    Me vendim të prokurorit, personi i arrestuar është dërguar në mbajtje, ndërsa personi tjetër është liruar dhe rasti ndaj tij do të vazhdojë në procedurë të rregullt.

  • Rasti në Gjilan, në vendin e ngjarjes u gjetën katër gëzhoja

    Rasti në Gjilan, në vendin e ngjarjes u gjetën katër gëzhoja

    Rasti në Gjilan, në vendin e ngjarjes u gjetën katër gëzhoja

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vrasjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e së kaluarës në fshatin Pogragjë të Gjilanit, ku dyshohet se babai ka privuar nga jeta djalin e tij.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë, në vendin e ngjarjes janë sekuestruar disa armë dhe municion, raporton Klankosova.tv

    “Një pushkë gjuetie, një pushkë zjarri M48, një pistoletë pa karikator, 68 fishekë dhe katër gëzhoja”, thuhet në raportin policor.

    Ndërkohë, i dyshuari është në arrati dhe ndodhet në kërkim nga organet e rendit.

    “Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion”, thotë PK./Klankosova.tv

  • E ktheu teknologjinë në mjet beteje, inxhinieri që dha kontribut të jashtëzakonshëm për UÇK-në

    E ktheu teknologjinë në mjet beteje, inxhinieri që dha kontribut të jashtëzakonshëm për UÇK-në

    E ktheu teknologjinë në mjet beteje, inxhinieri që dha kontribut të jashtëzakonshëm për UÇK-në

    A keni ditur që gjatë luftës, UÇK-ja përdorte komunikime të koduara për të mos u përgjuar nga forcat serbe?

    Radiolidhje të improvizuara, pajisje të ndërtuara me pjesë të blera në tregun e Ferizajt, dhe një sistem kriptografie i zhvilluar nga një inxhinier shqiptar në kushte shtëpie, transmeton Klankosova.tv.

    Por historia nuk përfundon këtu. Ai ndihmoi edhe në dekriptimin e komunikimeve të policisë dhe ushtrisë serbe.

    Visar Hoti, inxhinieri që e ktheu teknologjinë në një tjetër front të luftës, rrëfeu historinë e tij në emisionin “Ora Shtatë”.

    “Ushtria Çlirimtare ka qenë ushtri e të gjithëve, e të gjithë qytetarëve, e profileve të ndryshme, dhe zona operative e Nerodimes ka qenë e veçantë në aspektin se ka qenë e pajisur me njerëz të ngritur, ka pasur njerëz intelektualë, që kanë udhëhequr. Në atë kohë ka qenë thirrje e përgjithshme që gjithkush në mënyrën e vetë të kontribuojë për luftën”, u shpreh Hoti.

    Pos tjerash, Hoti tha se komunikimi të mbahet shumë i mbyllur rreth punës që bënte ai, ka qenë shumë i rëndësishëm.

  • Lazio befason në Serie A, pesë fitore në gjashtë ndeshjet e para

    Lazio befason në Serie A, pesë fitore në gjashtë ndeshjet e para

    Lazio befason në Serie A, pesë fitore në gjashtë ndeshjet e para

    Lazio ka nisur në mënyrë të shkëlqyer sezonin në Serie A, duke grumbulluar 16 pikë në gjashtë xhirot e para të kampionatit.

    Skuadra italiane ka regjistruar pesë fitore dhe një barazim, duke treguar formë të mirë në këtë fillim sezoni.

    Tani, Lazio e pret një përballje e rëndësishme ndaj Juventusit, e cila do të zhvillohet më 18 tetor.

    Juventusi, i drejtuar nga Luciano Spalletti, nuk po kalon një periudhë të mirë dhe do të kërkojë rezultat pozitiv në këtë duel.

    Kjo ndeshje pritet të jetë një provë e rëndësishme për Lazion, që synon të vazhdojë serinë e rezultateve pozitive në kampionat.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Lazio befason në Serie A, pesë fitore në gjashtë ndeshjet e para appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Dogana e Kosovës ndalon mallra të padeklaruara në Han të Elezit

    Dogana e Kosovës ndalon mallra të padeklaruara në Han të Elezit

    Në njoftim thuhet se gjatë kontrollit të bagazhit dhe hapësirave të brendshme të autobusit, zyrtarët doganorë kanë zbuluar mallra të padeklaruara në pjesën e korridorit, për të cilat janë konstatuar edhe shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale.

    “Para kontrollit, udhëtarët dhe shoferi janë pyetur nëse kishin mallra apo mjete monetare për të deklaruar pranë autoriteteve doganore, por ata nuk kanë deklaruar asnjë mall apo mjet monetar. Mallrat e zbuluara janë ndaluar, ndërsa rasti do të trajtohet në përputhje me procedurat administrative dhe legjislacionin në fuqi”, theksohet në njoftim.

    Burimi: RTKLive

  • Zelensky: Ukraina ndal sulmet ndaj infrastrukturës energjetike nëse Rusia bën të njëjtën gjë

    Zelensky: Ukraina ndal sulmet ndaj infrastrukturës energjetike nëse Rusia bën të njëjtën gjë

    Zelensky: Ukraina ndal sulmet ndaj infrastrukturës energjetike nëse Rusia bën të njëjtën gjë

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Kievi është i gatshëm të përmbahet nga sulmet ndaj infrastrukturës energjetike ruse, duke kërkuar që edhe Moska të veprojë në të njëjtën mënyrë.

    “Ukraina është e gatshme të përmbahet nga sulmet ndaj infrastrukturës energjetike ruse dhe presim të njëjtën gatishmëri edhe nga Rusia”, ka shkruar Zelensky në një deklaratë të publikuar në Telegram.

    Në një postim të veçantë në platformën X, të dielën në mbrëmje, ai e cilësoi njoftimin e presidentit amerikan, Donald Trump, për një armëpushim energjetik si “lajm të mirë për të gjithë”, duke theksuar rëndësinë që ai të zbatohet në praktikë.

    Megjithatë, Zelensky tha se hapësira ajrore e Ukrainës ishte përballur gjatë gjithë ditës me dronë rusë të tipit “Shahed”, të prodhuar sipas teknologjisë iraniane. Ai gjithashtu raportoi për sulme me bomba ajrore të drejtuara dhe goditje ndaj infrastrukturës energjetike.

    Sipas presidentit ukrainas, një central elektrik në Harkiv ishte sulmuar të dielën në mbrëmje, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv

    Zelensky deklaroi se gjatë javës së fundit Rusia kishte kryer më shumë se 200 sulme ndaj objekteve të energjisë elektrike në Ukrainë, si dhe 17 sulme ndaj objekteve të gazit dhe naftës. Ai tha se nga këto sulme dhe zhvillimet e raportuara kishin humbur jetën 150 persona.

    Presidenti ukrainas theksoi se Kievi është në pritje të hollësive të qarta për dialogun mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, duke kërkuar që presidenti rus, Vladimir Putin, t’i përmbahet asaj që ka deklaruar Trumpi.

    Zbatimi i armëpushimit energjetik mbetet i paqartë, ndërsa Ukraina kërkon që çdo zotim për ndalimin e sulmeve të shoqërohet me veprime konkrete nga të dyja palët.

  • Tri jetë të humbura, në Gjilan sot mbahet mbledhje urgjente e Këshillit për Siguri

    Tri jetë të humbura, në Gjilan sot mbahet mbledhje urgjente e Këshillit për Siguri

    Tri jetë të humbura, në Gjilan sot mbahet mbledhje urgjente e Këshillit për Siguri

    Komuna e Gjilanit do të mbajë sot mbledhje urgjente të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.

    Këtë mbledhje e ka ftuar kryetari i komunës, Alban Hyseni, pas ngjarjeve tragjike që kanë ndodhur së fundmi në Gjilan.

    Vrasja e dyfishtë të premten, dhe ajo e së dielës kanë tronditur vendin, me ç’rast udhëheqja komunale do të diskutojë mbi veprimet që duhet të ndërmerren.

    “Komuna jonë po përballet me një situatë të rëndë pas dy ngjarjeve tragjike. Pas vrasjes së dyfishtë që ndodhi të premten, qyteti ynë u prek përsëri sonte nga një tjetër incident me pasojë humbjen e jetës”, ka shkruar ai.

    Ai ka thënë se mbrojtja e jetës së qytetarëve është prioriteti kryesor institucional.

    “Komuna e Gjilanit do të përdorë të gjitha kompetencat e saj për të bashkëpunuar me organet e sigurisë në menaxhimin dhe parandalimin e rasteve të tilla”, ka deklaruar ai.

  • Ndalohen mallra të padeklaruara në autobusin që po vinte nga Turqia në Kosovë

    Ndalohen mallra të padeklaruara në autobusin që po vinte nga Turqia në Kosovë

    Ndalohen mallra të padeklaruara në autobusin që po vinte nga Turqia në Kosovë

    Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë ndaluar për kontroll një autobus që udhëtonte nga Turqia drejt Kosovës, gjatë kontrolleve rutinore në Pikën e Kalimit Kufitar në Han të Elezit.

    Gjatë kontrollit të bagazhit dhe hapësirave të brendshme të autobusit, doganierët kanë zbuluar mallra të padeklaruara të vendosura në korridorin e autobusit.

    Sipas njoftimit të Doganës, për mallrat e zbuluara janë konstatuar edhe shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale, raporton Klankosova.tv

    Para kontrollit, udhëtarët dhe shoferi janë pyetur nëse kishin mallra apo mjete monetare për të deklaruar, por ata nuk kanë deklaruar asgjë pranë autoriteteve doganore.

    “Mallrat e zbuluara janë ndaluar, ndërsa rasti do të trajtohet në përputhje me procedurat administrative dhe legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftim./Klankosova.tv

  • Diplomati rus i dëbuar nga Bullgaria shfaqet në Serbi

    Diplomati rus i dëbuar nga Bullgaria shfaqet në Serbi

    Diplomati rus, Aleksandr Aleksandrovich Krasii, u akreditua këtë vit si asistent i atasheut ushtarak në Serbi, pesë vjet pasi mediat bullgare raportuan se ai ishte dëbuar nga vendi në kuadër të një skandali spiunazhi që shpërtheu mes Sofjes dhe Moskës.

    Të dhënat e rrjedhura nga bazat ruse të të dhënave tregojnë se Aleksandr Krasii ka lidhje me shërbimin e inteligjencës ushtarake të Rusisë (GRU), ka mësuar Systema, njësia hulumtuese në gjuhën ruse e Radios Evropa e Lirë (REL).

    As Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë dhe as Prokuroria Bullgare nuk iu përgjigjën kërkesës së REL-it për informacion lidhur me rastin.

    Hulumtimi i REL-it tregon se Krasii ndodhej në Serbi për rreth një vit pas dëbimit nga Bullgaria, por emri i tij u shfaq në listën diplomatike si asistent i atasheut ushtarak vetëm në vitin 2026.

    Diplomati rus u dëbua në mes të një hetimi në Bullgari për një seri shpërthimesh në depot e armëve, për të cilat në atë kohë dyshoheshin shtetas rusë.

    Moska mohoi çdo përfshirje në këto incidente.

    Diplomati i dikurshëm dhe konsulenti për çështje gjeopolitike dhe të sigurisë, Nikolla Lluniq, i tha REL-it se ky rast tregon se qëndrimi i institucioneve serbe ndaj kësaj çështjeje, e cila është e pranishme prej kohësh, nuk ka ndryshuar.

    “Shërbimet e sigurisë duhet ta kryejnë detyrën që u është caktuar me Kushtetutë dhe ta mbrojnë shtetin nga pikëpamja e sigurisë dhe kundërzbulimit. Ju [REL-i] e vutë në dukje këtë edhe në vitin 2023, por institucionet nuk reaguan në asnjë mënyrë”, tha Lluniq.

    Në një hulumtim të mëparshëm të vitit 2023, REL-i identifikoi tre diplomatë rusë që nisën misionet e tyre diplomatike në Serbi pasi ishin dëbuar ose futur në listën e zezë nga vendet e Bashkimit Evropian, në muajt pas pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022.

    Në atë kohë, REL-i konstatoi se njëri prej tyre kishte lidhje me një njësi të Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë (FSB), e akuzuar për sulme kibernetike ndaj sektorit energjetik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa një tjetër kishte lidhje me Shërbimin e Inteligjencës së Jashtme të Rusisë.

    Njëri prej tyre vazhdon të shërbejë si diplomat rus në Serbi.

    Mediat zbuluan identitetin e diplomatit

    Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë dëboi një tjetër diplomat rus në fund të prillit të vitit 2021.

    Siç thuhej në një deklaratë të lëshuar më 29 prill, dëbimi ishte pjesë e një serie dëbimesh, ndërsa ambasadori rus ishte thirrur për bisedime.

    Megjithëse ministria nuk e bëri të ditur identitetin e tij, mediat bullgare e zbuluan atë.

    Agjencia private e lajmeve Zona News dhe transmetuesi publik bullgar raportuan dy ditë më vonë se bëhej fjalë për nënkolonelin Aleksandr Krasii, i cili ishte asistent i atasheut ushtarak rus.

    Zona News tha se këtë informacion e kishte marrë “nga burimet e saj”, ndërsa më vonë deklaroi se transmetuesi publik e kishte marrë informacionin prej saj pa cituar burimin.

    Agjencia raportoi se Krasii duhej të largohej nga Bullgaria jo më vonë se më 5 maj.

    Sipas Televizionit Kombëtar Bullgar, Krasii u bë diplomat i atij vendi në fund të vitit 2020 dhe mbërriti në Bullgari në fillim të vitit 2021.

    U raportua, gjithashtu, se gjatë qëndrimit katërmujor kishte pasur vetëm një angazhim publik: në emër të ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ai i kishte dorëzuar një dekoratë një aktivisti të shoqatës së rusofilëve në Bullgari.

    Diplomati rus, Aleksandar Krasii (i dyti nga e majta), i ndau, në emër të ministrit rus të Mbrojtjes, Sergej Shoigu, një dekoratë një aktivisti të shoqatës “Rusofil” në Bullgari. Lajmi për këtë u publikua në uebsajtin e shoqatës, më 12 shkurt 2021.
    Diplomati rus, Aleksandar Krasii (i dyti nga e majta), i ndau, në emër të ministrit rus të Mbrojtjes, Sergej Shoigu, një dekoratë një aktivisti të shoqatës “Rusofil” në Bullgari. Lajmi për këtë u publikua në uebsajtin e shoqatës, më 12 shkurt 2021.
    Uebsajti i shoqatës publikoi një raport për këtë ngjarje, si dhe një fotografi të Krasiit me anëtarët e saj.

    REL-i nuk mori përgjigje nga Televizioni Kombëtar Bullgar apo Zona News lidhur me mënyrën se si kishin përcaktuar se Krasii ishte diplomati i dëbuar, ndërsa as shoqata e rusofilëve nuk u përgjigj lidhur me dëbimin e tij nga Bullgaria.

    Nga Bullgaria në Serbi

    Pak më shumë se një vit pas dëbimit, Krasii u fotografua në një aktivitet në Universitetin e Mbrojtjes në Beograd.

    Ai u fotografua mes instruktorëve dhe pjesëmarrësve që ndiqnin trajnime të avancuara në Shkollën e Mbrojtjes Kombëtare, një institucion arsimor ushtarak.

    REL-i e identifikoi Krasiin, ndër të tjera, në bazë të shenjave në uniformën që mbante në atë aktivitet, ku shkruhej “A.A. Krasii”.

    Emri Aleksandr Krasii u shfaq për herë të parë në listën diplomatike në vitin 2026. Kjo listë është regjistri zyrtar i diplomatëve të huaj, i cili përditësohet periodikisht dhe publikohet nga Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë.

    Po atë vit, REL-i e identifikoi atë në dy aktivitete në Beograd.

    Në prill, ai mori pjesë në një ceremoni të vendosjes së kurorave me lule, përpara një takimi të Komitetit Ndërqeveritar Serbo-Rus për Bashkëpunim Tregtar, Ekonomik dhe Shkencor-Teknik.

    Disa javë më vonë, në maj, ai u fotografua duke marrë pjesë në marshimin “Regjimenti i Pavdekshëm”, një ceremoni që e ka origjinën në Rusi, ku u organizua për herë të parë në vitin 2012 për të përkujtuar ushtarët e Ushtrisë së Kuqe të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

    Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë dhe Ambasada Ruse nuk iu përgjigjën kërkesës së REL-it për koment lidhur me misionin diplomatik të Krasii-t në Serbi.

    U dëbua në mes të hetimit për shpërthimet dhe helmimin

    Krasii u dëbua nga Bullgaria në mes të një hetimi, gjatë të cilit gjashtë shtetas rusë u akuzuan për përfshirje në një seri shpërthimesh të ndodhura përgjatë një periudhe dhjetëvjeçare.

    Në atë kohë, prokurorët bullgarë deklaruan se ekzistonte një “dyshim i arsyeshëm” se shpërthimet që goditën katër depo dhe objekte prodhimi në Bullgari, mes viteve 2011 dhe 2020, kishin lidhje me helmimin e tregtarit bullgar të armëve, Emilian Gebrev, në vitin 2015, si dhe me një shpërthim në depot e municioneve në Çeki në vitin 2014.

    Një zëdhënës i Prokurorisë së Përgjithshme deklaroi në atë kohë se mund të arrihej në përfundimin se “qëllimi i veprimeve të shtetasve rusë ishte ndërprerja e furnizimit me produkte speciale për Gjeorgjinë dhe Ukrainën”.

    Në vitin 2015, tregtari i armëve Emilian Gebrev filloi të vjellte gjatë darkës në një restorant në Sofje. Më pas, u dërgua në një spital ushtarak, ku përjetoi halucinacione të forta dhe ra në koma. Edhe djali i tij u sëmur papritur, ashtu si drejtori i kompanisë së tregtimit të armëve EMCO, në pronësi të Gebrevit.

    Gebrev u shërua përfundimisht.

    Në atë kohë, hetuesit e lidhën të gjithë rastin me Republikën Çeke. Në vitin 2021, ky shtet akuzoi shërbimin e inteligjencës ushtarake të Rusisë, GRU-në, se qëndronte pas aktit të sabotimit në tetor të vitit 2014, në qytetin Vërbetice, ku shpërthyen 50 tonë municione dhe humbën jetën dy persona.

    Prokuroria Bullgare nuk iu përgjigj REL-it lidhur me ecurinë e hetimit të përmendur ose nëse diplomati rus Aleksandr Krasii është gjithashtu pjesë e tij.

    Adresat e oficerëve të inteligjencës ruse

    Lidhjet e Krasiit me shërbimin e inteligjencës ushtarake të Rusisë tregohen nga adresat e tij, ka mësuar Systema.

    Në shumicën e bazave të të dhënave të rrjedhura ruse, përfshirë, për shembull, bazën e shërbimeve shtetërore “Gosuslugi”, të dhënat e një prej laboratorëve më të mëdhenj privatë në Rusi, Gemotest, si dhe një bazë të dhënash të sigurimeve shëndetësore, Krasii e paraqet si adresë të banimit “Devichye Pole, nr. 4”, në Moskë.

    Kjo nuk është një ndërtesë banimi, por selia e Akademisë së Përbashkët të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse, një nga institucionet kryesore arsimore ushtarake të Rusisë.

    Duket se Krasii e ka dhënë adresën e tij të vërtetë vetëm në disa raste.

    Një rast i tillë ishte kur aplikoi për të ashtuquajturat “leje COVID”, të vendosura në vitin 2020 dhe të kërkuara për lëvizjen nëpër Moskë gjatë izolimit. Për këto leje, aplikuesit duhej të jepnin pikën e nisjes dhe atë të mbërritjes së udhëtimeve të tyre.

    Në të pesë lejet që Krasii mori në pranverën e vitit 2020, pika e nisjes ishte një adresë në rrugën “Marshal Biryuzov”: një herë pa numër ndërtese, një herë me numrin 2, një herë me numrin 7 dhe dy herë me numrin 4.

    Sipas gazetarëve hulumtues, në adresën e fundit ndodhen banesa për familjet e oficerëve që studiojnë në të ashtuquajturin “Konservator”, ose Akademinë Diplomatike Ushtarake.

    Shumë oficerë dhe operativë të ardhshëm të inteligjencës ushtarake ruse, GRU, janë diplomuar në këtë akademi dhe kanë jetuar në atë adresë. Mes tyre është edhe Anatoly Chepiga, i cili mori pjesë në tentativën për helmimin e agjentit të dyfishtë rus, Sergei Skripal, në vitin 2018, në Salisbëri të Anglisë.

    Duke pasur parasysh se, sipas raportimeve të mediave bullgare, Krasii ishte caktuar tashmë në konsullatën ruse në Bullgari në fund të vitit 2020, duket se caktimi i tij atje ndodhi menjëherë pas përfundimit të studimeve në “Konservator”.

    Sipas të dhënave të rrjedhura, Krasii kaloi pothuajse dy vjet, nga viti 2013 deri në vitin 2015, në qytetin Gorni, në krahinën ruse Zabaikalski.

    Gorni është një nga rreth 40 qytetet e mbyllura të Rusisë, që do të thotë se për të hyrë në të nevojitet leje e posaçme.

    Gorni është i mbyllur sepse deri në vitin 2002 aty ndodhej Divizioni i 4-t Strategjik i Raketave i Forcave Raketore Strategjike të Rusisë.

    Divizioni u shpërbë më vonë dhe, sipas të dhënave zyrtare, aktualisht në Gorni ndodhen disa njësi të Forcave të Armatosura Ruse, asnjëra prej të cilave nuk lidhet me raketat strategjike apo armët bërthamore. Megjithatë, Gorni e ka ruajtur statusin e qytetit të mbyllur deri më sot.

    Ky nuk është rasti i parë i njohur kur oficerë të GRU-së, që shërbejnë jashtë vendit, kanë jetuar më parë në qytete ushtarake të mbyllura të Rusisë.

    Oficeri i GRU-së, Yuri Mikheev, i cili vepron nën mbulesë diplomatike në vende afrikane, jetoi nga viti 2010 deri në vitin 2015 në qytetin e mbyllur Ozerni, në rajonin Tver, i cili, ashtu si Gorni, lidhet me Forcat Raketore Strategjike të Rusisë.

    Një tjetër diplomat i dëbuar vazhdon të jetë në Serbi

    Krasii nuk është i vetmi diplomat rus që, pas dëbimit nga një vend i BE-së, përfundoi në një mision diplomatik në Serbi.

    Qindra diplomatë rusë u dëbuan nga shtetet anëtare të BE-së ose u futën në listën e zezë në muajt pas pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022.

    REL konstatoi se të paktën tre prej këtyre diplomatëve u bënë përfaqësues të akredituar të Rusisë në Serbi, përfshirë dy që kishin lidhje me shërbimet ruse të inteligjencës.

    Diplomatët rusë nuk u dëbuan nga Serbia në vitin 2022, sepse, ndryshe nga shumica e vendeve evropiane, Serbia nuk vendosi sanksione ndaj Moskës dhe vazhdon të mbajë marrëdhënie të ngushta me Rusinë.

    Mes të tjerëve, Alexey Ivanenko u shfaq në listën diplomatike të Serbisë pasi u dëbua nga Kroacia në vitin 2022.

    Bazat e të dhënave të rrjedhura të qeverisë ruse tregojnë se Ivanenko punonte si “inxhinier” në njësinë ushtarake 71330, një emërtim tjetër për Qendrën 16 të FSB-së ruse.

    Ivanenko figuron ende në listën e fundit diplomatike të Serbisë, të publikuar në shtator.

    Autoritetet serbe nuk iu përgjigjën hulumtimit të REL-it në vitin 2023.

    “Qendër e aktiviteteve të inteligjencës ruse”

    Diplomati i dikurshëm Nikolla Lluniq i tha REL-it se fakti që “diplomatët e dëbuar” gjetën një bazë në Serbi ngre dyshime se Beogradi është një “qendër e aktiviteteve të inteligjencës ruse”.

    “Serbia ka krijuar një mjedis ku Rusia mund të ruajë kapacitetet diplomatike që po i humb në disa pjesë të Bashkimit Evropian. Në këtë mënyrë, kapacitetet diplomatike të Rusisë po rriten, gjë që, si rregull, shoqërohet me rritjen e aftësive të saj të inteligjencës”, tha ai.

    Hulumtimi i REL-it i vitit 2023 tregoi se numri i diplomatëve rusë u rrit nga viti 2022 në vitin 2023, në një kohë kur vendet e BE-së po dëbonin diplomatë rusë për shkak të pushtimit të Ukrainës.

    Megjithatë, numri i diplomatëve rusë është edhe më i lartë tani.

    Lista diplomatike e shtatorit të vitit 2026 përmban 79 diplomatë rusë, krahasuar me 62 në vitin 2023./REL

     

    Burimi: Dukagjini