Category: Lajme

  • Musliu: Jam e bindur që për asnjë çmim, Justina Shiroka-Pula s’ka me ia marrë fytyrën shtetit

    Musliu: Jam e bindur që për asnjë çmim, Justina Shiroka-Pula s’ka me ia marrë fytyrën shtetit

    Musliu: Jam e bindur që për asnjë çmim, Justina Shiroka-Pula s’ka me ia marrë fytyrën shtetit

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka deklaruar se partia e saj është kthyer në tryezën e bisedimeve me VV-në, duke vendosur një kauzë më të madhe mbi interesat partiake.

    Mbrëmë në emisionin “Shoqet”, Musliu ka theksuar se PDK-ja nuk ka pasur kërkesa për poste politike apo pjesëmarrje në qeveri, por vetëm një kërkesë të cilën e ka cilësuar si thelbësore, procedimin e ligjit për Specialen.

    “Partia Demokratike e Kosovës ka dalë mbi interesat partiake, për shkak të një kauze shumë më të madhe se PDK-ja dhe secila parti tjetër në Kosovë, dhe jemi kthyer në tryezën e bisedimeve”, ka deklaruar Musliu.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Musliu: Jam e bindur që për asnjë çmim, Justina Shiroka-Pula s’ka me ia marrë fytyrën shtetit appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Me armën e shokut, vetëplagoset prizrenasi (VIDEO)

    Me armën e shokut, vetëplagoset prizrenasi (VIDEO)

    Me armën e shokut, vetëplagoset prizrenasi (VIDEO)

    Të shtunën që lamë pas, një person mbeti i plagosur nga arma e zjarrit në Prizren.

    Gazetari korrespodent i Klan Kosova, Nuhi Salihu, për emisionin “Ora Shtatë” bëri të ditur se i njëjti është vetëplagosur me armë të mikut të tij, transmeton Klankosova.tv.

    “Ai ka pësuar lëndime të lehta trupore. Pasi është dërguar për tretman në Spitalin Rajonal të Prizrenit, menjëherë është njoftuar Policia, e cila edhe e ka kryer bastisje dhe ka konfiskuar me këtë rast dy pistoleta, 27 fishekë, dy karikatorë, dhe një gëzhojë të plumbit”, u shpreh ai në Klan Kosova.

  • Borxhi, sebep i përplasjes mes shtetasve serbë në Mitrovicë të Jugut (VIDEO)

    Borxhi, sebep i përplasjes mes shtetasve serbë në Mitrovicë të Jugut (VIDEO)

    Borxhi, sebep i përplasjes mes shtetasve serbë në Mitrovicë të Jugut (VIDEO)

    Një rast i pazakontë ka ndodhur ditëve të fundit në Mitrovicën e Jugut.

    Kjo për shkak se, siç raporton gazetari korrespodent i Klan Kosova, Urall Boshnjaku, është rast që në kushte normale do të ndodhte në veri të vendit, transmeton Klankosova.tv.

    “Dyshohet se çifti prej dy serbëve, njëri prej të cilëve ka edhe dokumente kosovare, kanë qenë të përfshirë në sulmin ndaj një personi tjetër, si pasojë e një borxhi që kishin në diskutim ndërmjet vete, e që në përleshje nuk janë përdorur vetëm grushti e shuplaka, por janë përdorur edhe mjete të rënda dhe një prej. Serbi kosovar është arrestuar nga policia dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa gruaja e cila ka shkepur disa shuplaka, është intervistuar nga policia dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt, derisa viktima, i cili po ashtu është i etnisë serbe, ka marrë trajtim mjekësor”, u shpreh Boshnjaku në emisioni “Ora Shtatë”

  • Ngjarja e rëndë në Pogragjë të Gjilanit: Dorasi ende në arrati

    Ngjarja e rëndë në Pogragjë të Gjilanit: Dorasi ende në arrati

    Ngjarja e rëndë në Pogragjë të Gjilanit: Dorasi ende në arrati

    Një ngjarje e rëndë tronditi fshatin Pogragjë të Gjilanit mbrëmjen e së dielës.

    Një person mbeti i vrarë, vetëm pak ditë pas tragjedisë ku u privuan nga jeta motër e vëlla, transmeton Klankosova.tv.

    Viktima është i moshës rreth 29 vjeçare, kurse dorasi pas kryerjes së veprës është arratisur.

    Nga policia në Gjilan, për Klankosova.tv kanë bërë të ditur se i dyshuari ende nuk është arrestuar.

  • Insekte të rralla tropikale ekspozohen në Kopshtin e Fluturave në Konya të Turqisë

    Insekte të rralla tropikale ekspozohen në Kopshtin e Fluturave në Konya të Turqisë

    Insekte të rralla tropikale ekspozohen në Kopshtin e Fluturave në Konya të Turqisë

    Insektet e thara, habitat natyror i të cilëve janë rajonet ekuatoriale, të ekspozuara në klasën e edukimit në Kopshtin Tropikal të Fluturave në Konya, kanë tërhequr vëmendjen e vizitorëve.

    Kopshti Tropikal i Fluturave në Konya, me një sipërfaqe fluturimi prej 2 mijë metrash katrorë, ofron kushte të veçanta temperature dhe lagështie dhe u siguron habitat natyror 195 llojeve të bimëve dhe më shumë se 60 llojeve të fluturave.

    Në klasën e edukimit të kopshtit ndodhen seksionet “Klasifikimi i Fluturave” dhe “Fshati i Insekteve”, ku ekspozohen edhe ekzemplarë të rralla të fluturave dhe insekteve.

    Biologia e Kopshtit Tropikal të Fluturave, Pinar Temel, tha për Anadolu se kopshti nuk është vetëm shtëpi e fluturave, por përmban edhe ekzemplarë të gjallesave tropikale, shkruan telegrafi.

    Duke theksuar se bimët, insektet dhe fluturat janë elemente të rëndësishme të kopshtit, Temel tha: “Insektet që ndodhen në seksionin tonë të muzeut i përkasin grupeve të insekteve që jetojnë në rajonet ekuatoriale dhe tropikale dhe, kur vini këtu, mund t’i shihni të gjitha këto insekte së bashku me ekzemplarët e tyre realë të tharë“.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Insekte të rralla tropikale ekspozohen në Kopshtin e Fluturave në Konya të Turqisë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Sulm i dytë në aeroportin e Riadit, një i vrarë dhe 11 të plagosur

    Sulm i dytë në aeroportin e Riadit, një i vrarë dhe 11 të plagosur

    Një person ka mbetur i vrarë dhe 11 të tjerë janë plagosur pas një sulmi të dytë ndaj Aeroportit Ndërkombëtar King Khalid në Riad, kryeqytetin e Arabisë Saudite. Sipas autoriteteve saudite, një predhë goditi një nga sallat e pasagjerëve, duke shkaktuar zjarr dhe dëme në zonën e aeroportit.

    Viktima është identifikuar si shtetas pakistanez, ndërsa autoritetet bënë të ditur se sistemet e mbrojtjes ajrore kanë interceptuar edhe një raketë pranë aeroportit.

    Ngjarja e fundit vjen një ditë pas një sulmi tjetër në të njëjtin objekt, për të cilin raportimet e cituara në njoftimet zyrtare flasin për 13 të vrarë dhe 308 të plagosur.

    Huthët marrin përgjegjësinë për sulmet

    Rebelët Huthi në Jemen kanë marrë përgjegjësinë për sulmet, duke deklaruar se kanë përdorur raketa balistike, raketa lundrimi dhe dronë kundër objektivave në Arabinë Saudite. Sipas grupit, në shënjestër kanë qenë edhe objekte të industrisë së naftës dhe aeroporti i Dammamit, në lindje të vendit.

    Zëdhënësi ushtarak i Huthëve, Yahya Saree, paralajmëroi se operacionet do të vijojnë, ndërsa aeroportet saudite mbeten objektiva të mundshëm, me përjashtim të atyre në Mekë dhe Medinë.

    Huthët i lidhin sulmet me mbështetjen e Riadit për forcat qeveritare jemenase dhe me goditjet ajrore ndaj aeroportit të Sanaas.

    SHBA dhe Britania reagojnë pas përshkallëzimit

    Sulmet kanë shtuar shqetësimet ndërkombëtare për zgjerimin e konfliktit në rajon. Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Uashingtoni do të marrë një vendim të shpejtë lidhur me mundësinë e ndërmarrjes së sulmeve kundër Huthëve.

    Nga ana tjetër, sekretari britanik i Mbrojtjes, Wes Streeting, la të hapur mundësinë e mbështetjes shtesë për Arabinë Saudite. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, dënoi sulmet dhe konfirmoi vdekjen e një shtetasi amerikan, ndërsa ministri i Jashtëm britanik, Ed Miliband, shprehu tronditjen për ngjarjet.

    Koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite është zotuar të kundërpërgjigjet, duke e cilësuar sulmin e mëparshëm si “krim lufte”.

    Ndërkohë, autoritetet britanike kanë këshilluar qytetarët të shmangin udhëtimet në disa zona të Arabisë Saudite, veçanërisht në rajonet pranë kufirit me Jemenin. Edhe përfaqësi të tjera diplomatike perëndimore kanë paralajmëruar për rreziqet e sigurisë në rajon.

    Burimi: RTKLive

  • Mblidhet Kryesia e Kuvendit, ky është rendi i ditës

    Mblidhet Kryesia e Kuvendit, ky është rendi i ditës

    Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të hënën në orën 11:00.

    Sipas rendit të ditës, në këtë mbledhje do të shqyrtohet propozimi për rendin e ditës së seancës plenare të radhës.

    Në mesin e pikave të parapara janë përzgjedhja e dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, si dhe propozimi i Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

    Po ashtu, Kryesia do të shqyrtojë miratimin e procesverbalit të mbledhjes së mëparshme dhe propozimet e kërkesat e tjera.

    Burimi: Dukagjini

  • I kishte për investim në shtëpi, të moshuarit nga Peja i grabiten 500 euro (VIDEO)

    I kishte për investim në shtëpi, të moshuarit nga Peja i grabiten 500 euro (VIDEO)

    I kishte për investim në shtëpi, të moshuarit nga Peja i grabiten 500 euro (VIDEO)

    Një i moshuar dyshohet se është grabitur në Pejë, gjatë fundjavës që lamë pas.

    Në emisionin “Ora Shtatë”, gazetari korrespodent i Klan Kosova, Valdrin Daci, dha detajet rreth rastit, transmeton Klankosova.tv.

    “Një i moshuar kishte dalë për të ecur, që sipas familjes, i moshuari del së paku dy herë në ditë për ta bërë këtë aktivitet, dhe për një moment, sipas raportit policor, është sulmuar në pikë të ditës, dhe është grabitur dhunshëm nga person ende i panjohur. Të moshuarit dhunshëm i është marrë telefoni, i janë marrë dokumentet personale dhe një shumë rreth 500 euro të cilat ai i kishte bërë gati t’i investonte në shtëpinë e tij”, tha Daci në Klan Kosova.

    Ai bëri të ditur se reagim pati edhe nga familja e të moshuarit, të cilët sipas Dacit, ata i bënë apel policisë për hetim të drejtë e të shpejt.

  • 8 ushqimet që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru

    8 ushqimet që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru

    8 ushqimet që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru

    Rreth 795 mijë njerëz në SHBA pësojnë një goditje në tru çdo vit, një ngjarje që mund të ndryshojë jetën e një personi. Ndërsa disa faktorë rreziku, si mosha apo gjenetika, nuk mund të ndryshohen, ka disa zakone të stilit të jetesës që mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut.

    Një prej tyre është ushqyerja

    Sipas mjekëve dhe dietologëve, një mënyrë e shëndetshme të ushqyeri mund të ndihmojë në kontrollin e disa prej faktorëve kryesorë që lidhen me goditjen në tru, përfshirë tensionin e lartë të gjakut, kolesterolin dhe nivelin e sheqerit në gjak.

    Dy prej regjimeve ushqimore që lidhen me një rrezik më të ulët të goditjes në tru janë dieta DASH dhe dieta mesdhetare.

    Të dyja bazohen kryesisht te perimet, frutat, drithërat integrale, fasulet dhe bishtajoret, mishi pa dhjamë, peshku, produktet e qumështit me pak yndyrë dhe yndyrnat e shëndetshme, si vaji i ullirit.

    Disa lëndë ushqyese mund të jenë veçanërisht të dobishme. Ushqimet e pasura me kalium, omega-3, polifenole dhe magnez mund të ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut, përmirësimin e elasticitetit të arterieve dhe reduktimin e rrezikut të mpiksjes së gjakut.

    Nga ana tjetër, ekspertët rekomandojnë kufizimin e yndyrave të ngopura, sheqernave të shtuara dhe ushqimeve shumë të përpunuara.

    Por cilat janë ushqimet që ia vlen të përfshihen më shpesh në dietë?

    1. Perimet me gjethe jeshile

    Spinaqi, lakra jeshile dhe rukola janë ndër zgjedhjet më të mira.

    Këto perime janë të pasura me nitrate, të cilat trupi i shndërron në oksid nitrik. Ky përbërës mund të ndihmojë në relaksimin e enëve të gjakut, përmirësimin e qarkullimit dhe uljen e presionit të gjakut.

    Një studim i publikuar në vitin 2021 në European Journal of Epidemiology gjeti një lidhje mes konsumimit të të paktën 60 miligramëve nitrate në ditë nga perimet dhe një rreziku 17% më të ulët për goditje në tru. Kjo sasi është afërsisht e barabartë me një filxhan perime me gjethe jeshile.

    Ato janë gjithashtu të pasura me vitaminë K, vitamina, minerale dhe fibra, të cilat lidhen me shëndetin e mirë të zemrës dhe enëve të gjakut.

    2. Portokallet

    Frutat e agrumeve, si portokallet dhe grejpfruti, përmbajnë vitaminë C, folat dhe kalium. Këto lëndë ushqyese kanë veti antioksiduese dhe anti-inflamatore.

    Agrumet janë gjithashtu burim i fibrave të tretshme, të cilat mund të ndihmojnë në uljen e kolesterolit – një tjetër faktor rreziku për goditjen në tru.

    Megjithatë, duhet treguar kujdes me grejpfrutin, pasi ai mund të ndërveprojë me disa medikamente. Nëse merrni ilaçe rregullisht, këshillohuni me mjekun përpara se ta konsumoni shpesh.

    3. Arrat

    Arrat janë prej kohësh të njohura për përfitimet e tyre për shëndetin e zemrës.

    Një studim i publikuar në revistën Circulation në vitin 2021 zbuloi se konsumimi i rreth gjysmë filxhani arra në ditë për dy vjet ndihmoi në uljen e niveleve të kolesterolit LDL, i njohur si “kolesteroli i keq”.

    Arrat janë veçanërisht të pasura me acide yndyrore omega-3, të cilat mund të ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit, përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe uljen e presionit të gjakut.

    Ato përmbajnë gjithashtu antioksidantë dhe lëndë të tjera ushqyese që mbështesin shëndetin e sistemit kardiovaskular.

    4. Kosi

    Kosi ofron kalcium, kalium dhe probiotikë, të cilët mund të kontribuojnë në kontrollin e presionit të gjakut dhe përmirësimin e niveleve të yndyrave në gjak.

    Disa të dhëna sugjerojnë se personat që konsumojnë më shumë produkte të fermentuara të qumështit, përfshirë kosin, mund të kenë një rrezik më të ulët për goditje në tru.

    Kosi është gjithashtu pjesë e dietës DASH, e cila lidhet me një shëndet më të mirë të zemrës dhe uljen e faktorëve të rrezikut për goditjen në tru.

    Megjithatë, ekspertët rekomandojnë zgjedhjen e kosit me pak sheqer të shtuar.

    5. Tërshëra

    Drithërat integrale, si tërshëra, janë të pasura me magnez, vitamina të grupit B, antioksidantë dhe fibra.

    Fibrat ndihmojnë në ruajtjen e një niveli më të qëndrueshëm të sheqerit në gjak dhe mund të ndihmojnë në kontrollin e kolesterolit.

    Drithërat integrale mund të kontribuojnë gjithashtu në reduktimin e inflamacionit në organizëm, duke ndihmuar në mbrojtjen e shëndetit të enëve të gjakut.

    6. Peshqit e yndyrshëm

    Salmoni, sardelet dhe skumbria janë të pasura me acidet yndyrore omega-3 EPA dhe DHA.

    Këto yndyrna mund të ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit, stabilizimin e ritmit të zemrës, përmirësimin e niveleve të yndyrave në gjak dhe uljen e prirjes së trombociteve për t’u ngjitur me njëra-tjetrën, duke reduktuar kështu rrezikun e mpiksjes së gjakut.

    Konsumimi i peshkut të yndyrshëm është lidhur edhe me një rrezik më të ulët të goditjes në tru.

    Peshku mund të ndihmojë gjithashtu në kontrollin e presionit të gjakut dhe kolesterolit, dy faktorë të rëndësishëm të rrezikut.

    7. Ushqimet e pasura me fibra të tretshme

    Fibrat e tretshme thithin ujin dhe formojnë një lloj xheli në aparatin tretës, duke ngadalësuar procesin e tretjes.

    Ato mund të ndihmojnë në uljen e kolesterolit LDL dhe në kontrollin e rritjeve të sheqerit në gjak, të cilat me kalimin e kohës mund të dëmtojnë enët e gjakut.

    Disa prej ushqimeve më të pasura me fibra të tretshme janë:

    Mollët

    Kajsite

    Fiqtë

    Dardhat

    Karotat

    Brokoli

    Patatet e ëmbla

    8. Proteinat me bazë bimore

    Fasulet dhe bishtajoret janë ndër ushqimet më të dobishme kur bëhet fjalë për marrjen e proteinave me bazë bimore.

    Fasulet e zeza dhe fasulet e kuqe, për shembull, ofrojnë një kombinim të mirë të proteinave bimore dhe fibrave të tretshme.

    Një studim i publikuar në The American Journal of Clinical Nutrition në vitin 2024 zbuloi se, krahasuar me personat që konsumonin sasi të larta proteinash shtazore, ata që konsumonin më shumë proteina me bazë bimore kishin një rrezik 19% më të ulët për sëmundje kardiovaskulare dhe 27% më të ulët për sëmundje koronare të zemrës.

    Rritja e konsumit të proteinave bimore mund të ndihmojë gjithashtu në uljen e konsumit të disa ushqimeve shtazore që përmbajnë më shumë yndyra të ngopura.

    Ushqime të tjera që mund të ndihmojnë

    Përveç këtyre tetë kategorive kryesore, ekspertët rekomandojnë edhe disa ushqime të tjera që mund të jenë pjesë e një diete të shëndetshme për zemrën:

    Kafeja: Në sasi të moderuara, përbërësit antioksidues të kafesë mund të kenë efekte të dobishme në inflamacion dhe shëndetin kardiovaskular.

    Panxhari: Është i pasur me nitrate, të cilat ndihmojnë në prodhimin e oksidit nitrik.

    Avokado: Përmban kalium dhe yndyra të pangopura të dobishme për zemrën.

    Çaji jeshil: Është i pasur me katekinë, përbërës që ndihmojnë në luftimin e stresit oksidativ.

    Bishtajoret: Janë burim i mirë i proteinave bimore dhe fibrave.

    Çokollata e zezë: Flavonoidet që përmban mund të ndihmojnë në përmirësimin e funksionit të enëve të gjakut dhe në uljen e lehtë të presionit të gjakut. Megjithatë, duhet konsumuar me masë.

    Dieta në tërësi ka më shumë rëndësi

    Ekspertët theksojnë se nuk ekziston një ushqim i vetëm që mund të parandalojë goditjen në tru.

    Ajo që ka më shumë rëndësi është modeli i përgjithshëm i ushqyerjes dhe mënyra e jetesës. Një dietë e pasur me fruta, perime, drithëra integrale, bishtajore, arra, peshk dhe yndyrna të shëndetshme, ndërsa e varfër me ushqime të përpunuara, sheqerna të shtuara dhe yndyra të ngopura, mund të ndihmojë në kontrollin e faktorëve kryesorë të rrezikut, shkruan Living.al.

    Nëse jeni veçanërisht të shqetësuar për rrezikun e goditjes në tru, mjekët rekomandojnë të konsultoheni me një profesionist shëndetësor. Ai mund të vlerësojë faktorët tuaj individualë të rrezikut dhe t’ju këshillojë për ndryshimet që mund të ndihmojnë në uljen e tyre.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post 8 ushqimet që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Moti në Shqipëri i paqëndrueshëm

    Moti në Shqipëri i paqëndrueshëm

    Sipas SHMU-së, moti parashikohet me vranësira e intervale kthjellimesh. Vranësirat pritet të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme, dhe intensitet të ulët nga orët e mesditës deri ato të pasdites në malësi të zonës qendrore dhe jug-juglindje.

    Pas orëve të pasdites ndërprerje të reshjeve të shiut. Po ashtu do të ketë presence mjegulle të dendur lokale në zonat luginore në mëngjesin deri në mesditë.

    Era do të fryjë me drejtim juglindje – lindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, në vija bregdetare dhe zona luginore era hera-herës me shpejtësi deri në 14 m/s.

    Valëzimi në det do të jetë i forcave 2-3 ballë.

    Burimi: RTKLive