Category: Lajme

  • Ekskluzive | “Hajni i stiroporit” kapet në Lipjan – dyshohet se shkoi me kombi të bardhë te objekti në ndërtim

    Ekskluzive | “Hajni i stiroporit” kapet në Lipjan – dyshohet se shkoi me kombi të bardhë te objekti në ndërtim

    Ekskluzive | “Hajni i stiroporit” kapet në Lipjan – dyshohet se shkoi me kombi të bardhë te objekti në ndërtim

    Një rast i pazakontë i vjedhjes është raportuar mëngjesin e 11 tetorit në Lipjan, ku nga një objekt në ndërtim është marrë material ndërtimor, kryesisht stiropor.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 06:40, pronari i objektit në rrugën “Shaqir Hoxha” ka raportuar se një person kishte shkuar me një kombi të bardhë dhe kishte marrë stiropor nga objekti që ishte duke u ndërtuar për banim.

    Pas veprimeve policore, i dyshuari është identifikuar si Mentor Fazliu, nga Lipjani.

    Ai është shoqëruar në stacion policor dhe, sipas informatave të rastit, ka pranuar se e kishte kryer vjedhjen.

    Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

    Rasti po trajtohet si “Vjedhje” dhe mbetet nën hetime.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Ekskluzive | “Hajni i stiroporit” kapet në Lipjan – dyshohet se shkoi me kombi të bardhë te objekti në ndërtim appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Burnham: Rusia ndërhyri në referendumin për Brexit-in

    Burnham: Rusia ndërhyri në referendumin për Brexit-in

    Ai tha se, kur hyri në “Downing Street nr. 10” disa muaj më parë, pyeti nëse Moska kishte ndërhyrë në votimin e vitit 2016 për largimin nga BE-ja dhe mori “përgjigjen e qartë se po, kishte pasur”.

    Kryeministri tha se beson se është e rëndësishme që kjo të thuhet “qartësisht dhe zyrtarisht”, për t’i ndihmuar votuesit në Gjermani dhe Francë të kuptojnë se “një pjesë e kësaj politike nxitet nga armiqtë tanë”, në një kohë kur partitë e ekstremit të djathtë po shënojnë rritje në ato vende.

    Komiteti Parlamentar për Inteligjencën dhe Sigurinë konstatoi në vitin 2020 se qeveria nuk arriti ta vlerësonte plotësisht ndikimin që mund të kishin pasur në referendumin për BE-në mediat shtetërore ruse dhe llogaritë e “trolleve”.

    Burnham, duke folur në podkastin “The rest is politics” që do të publikohet nesër, tha se diskutoi me kancelarin gjerman Friedrich Merz rreth kërcënimit që paraqet partia e ekstremit të djathtë “Alternativa për Gjermaninë” (AfD), gjatë takimit të tyre në Berlin këtë javë.

    Ndërsa Merz përballet me sfidën e sukseseve të fundit zgjedhore rajonale të AfD-së, Burnham tha se “një gjë që i thashë kancelarit Merz… është se duhet t’ju mbështesim në përballimin e kërcënimit që keni përpara dhe veçanërisht të llojit të politikës me të cilën po përballeni”.

    “Ai më tha se AfD-ja është qartazi e lidhur me Rusinë, madje besoj se financohet prej saj. Sigurisht që ka keqinformim dhe dezinformim që vjen nga Rusia në politikën gjermane”, theksoi ai.

    “Është e rëndësishme që këto çështje të bëhen të ditura qartë dhe besoj se kjo i ndihmon votuesit në Gjermani dhe Francë të kuptojnë se një pjesë e kësaj politike nxitet nga armiqtë tanë, konkretisht nga Rusia”, shtoi kryeministri.

    “Mendoj se, në fakt, kemi qenë tepër në pozicion mbrojtës për këtë çështje dhe nuk i kemi informuar njerëzit mjaftueshëm mbi shkallën në të cilën po tentohet të cenohet procesi politik nga jashtë vendit”, tha ai.

    Burimi: RTKLive

  • Musliu: Kur ju konvenon UÇK-ja është e krejtve, kur s'ju konvenon UÇK-ja është e juaja (VIDEO)

    Musliu: Kur ju konvenon UÇK-ja është e krejtve, kur s’ju konvenon UÇK-ja është e juaja (VIDEO)

    Musliu: Kur ju konvenon UÇK-ja është e krejtve, kur s'ju konvenon UÇK-ja është e juaja (VIDEO)

    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka komentuar projektligjin për plotësim-ndryshimin e Ligjit të Dhomave të Specializuara të Kosovës i cili kaloi në lexim të dytë në seancën e 6 tetorit në Kuvendin e Kosovës.

    Musliu, në emisionin “Shoqet” në Klan Kosova, tha se ky ligj duhet të zbatohet dhe se ishin të vetëdijshëm që ky projektligj do të sfidohet si brenda ashtu edhe jashtë.

    “Vetë fakti kur na e kemi marrë këtë iniciativë, na kemi qenë shumë të vetëdijshëm që kemi me u përballë me situata të tilla. Qoftë nga opinioni i brendshëm, qoftë nga i jashtëm. Fatkeqësisht, ka filluar më herët brenda. Si zakonisht, si për çdo temë tjetër. Por Partia Demokratike e Kosovës, është një parti e cila është pjesë e çdo procesi vendimmarrës historik institucional të Kosovës dhe ka me vazhduar me këmbëngulje me kërkuar që ky ligj me u zbatu. Dhe kërkojmë prej secilit që ta përkrahë këtë nismë. Por mbi të gjitha, kërkojmë prej shtetit të Kosovës që me kërku që ky ligj me u zbatu”, tha ajo.

    Musliu tha se gjatë mandateve të saja si deputete ka sfiduar edhe Qeverinë e Kosovës dhe Avokatin e Popullit që institucionet të bëjnë më shumë lidhur me procesin e gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

    “Ligjet në fund të ditës janë për qytetarët e Republikës së Kosovës, nuk janë për partitë politike. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kur po u konvenon po thonë UÇK-ja nuk është veç e juaja. Kur s’po ju konvenon po thonë jo, bëjeni ju. Pse s’e ka bërë Partia Demokratike? Pse s’e ka bërë shteti i Kosovës këtë punë deri tash? Në çdo rast, si përfaqësuese e Partisë Demokratike të Kosovës, përveç që e kam ngritur zërin, unë kam sfiduar me pyetje parlamentare edhe qeverinë. Kam sfiduar edhe Avokatin e Popullit”, shtoi deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.

  • Zhegrova me paraqitje të mirë në barazimin e Juves me Cagliarin

    Zhegrova me paraqitje të mirë në barazimin e Juves me Cagliarin

    Zhegrova me paraqitje të mirë në barazimin e Juves me Cagliarin

    Juventusi nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në udhëtim te Cagliari, në një ndeshje ku Edon Zhegrova u dallua me paraqitjen e tij në pjesën e dytë.

    Vendasit kaluan të parët në epërsi me Daniel Maldinin, ndërsa përgjigjja e bardhezinjve erdhi nga Randal Kolo Muani, i cili shënoi golin e tij të parë me fanellën e Juventusit.

    Zhegrova u inkuadrua në pjesën e dytë dhe ishte ndër lojtarët më aktivë të Juventusit në fazën sulmuese. Përfaqësuesi i Kosovës regjistroi katër gjuajtje drejt portës, më shumë se çdo lojtar tjetër i skuadrës torineze.

    Me këtë barazim, Juventusi mbetet në vendin e gjashtë me 12 pikë, ndërsa Cagliari ngjitet në kuotën e 13 pikëve.

    Në xhiron e ardhshme, Juventusi përballet me Lazion, kurse Cagliari luan ndaj Monzës.

    Të dyja skuadrat pritet të jenë pa trajnerët e tyre në ndeshjet e radhës, pasi Luciano Spalletti dhe Fabio Pisacane u ndëshkuan me kartonë të kuq pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit Marcenaro. /Klankosova.tv

  • Ky është parashikimi i motit për javën e ardhshme

    Ky është parashikimi i motit për javën e ardhshme

    Ky është parashikimi i motit për javën e ardhshme

    Gjatë javës së ardhshme pritet mot i ndryshueshëm, me vranësira, intervale me diell dhe reshje shiu, të cilat pritet të jenë veçanërisht të pranishme të martën dhe të premten. Temperaturat do të pësojnë luhatje, ndërsa era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi dhe verilindja me intensitet të ulët deri mesatar.

    Të hënën pritet mot i vranët me temperatura minimale që do të lëvizin nga 6-9 gradë Celcius kurse maksimalet nga 13-18 gradë Celcius.

    Të martën pritet të ketë mot të vranët me reshje shiu me temperatura që do të lëvizin nga 5-9 gradë Celcius minimalet, kurse maksimalet nga 7 deri 12 gradë Celcius.

    Gjatë ditës së mërkurë pritet mot i vranët me intervale dielli me temperaturat minimale që pritet të varijojnë nga 4-6 gradë Celcius kurse maksimalet nga 10 der 14 gradë Celcius.

    Ditën e enjte pritet mot me diell dhe vranësira të shpërndara me temperatura minimale 4-6 gradë Celcius, kurse temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 16 deri 19 gradë Celcius.

    Të premten pritet mot me diell dhe vranësira të ndryshueshme të cilat mund të krijojnë edhe reshje shiu, kurse temperaturat minimale pritet të sillen nga 3-6 gradë Celcius kurse maksimalet nga 12 deri 15 gradë Celcius.

  • Ekskluzive | Hajnat hyjnë me forcë në kishën në Partesh – vjedhin tri thika me ngjyrë ari nga vendi ku qëndron prifti

    Ekskluzive | Hajnat hyjnë me forcë në kishën në Partesh – vjedhin tri thika me ngjyrë ari nga vendi ku qëndron prifti

    Ekskluzive | Hajnat hyjnë me forcë në kishën në Partesh – vjedhin tri thika me ngjyrë ari nga vendi ku qëndron prifti

    Një vjedhje e pazakontë është zbuluar mëngjesin e së dielës në fshatin Budrikë e Poshtme të Parteshit, ku persona ende të paidentifikuar kanë hyrë me forcë në një objekt fetar dhe kanë marrë tri thika me ngjyrë ari.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se më 11 tetor, rreth orës 06:20, një patrullë policore ka vërejtur se dera e kishës ishte e hapur.

    Gjatë kontrollit fillestar është konstatuar se persona të panjohur dyshohet se kishin hapur derën me forcë dhe kishin depërtuar në brendësi të objektit fetar.

    Për rastin është kontaktuar personi përgjegjës i kishës, Sarafin Nasic, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë e hetimeve.

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, nga objekti nuk është raportuar vjedhja e sendeve të tjera me vlerë, por janë marrë tri thika me ngjyrë ari, të cilat ndodheshin mbi tavolinën në pjesën ku qëndron prifti.

    Nga këqyrja e vendit të ngjarjes nuk janë konstatuar dëme të tjera materiale në objekt.

    Pas përfundimit të veprimeve fillestare, është njoftuar Prokurori i Shtetit, me urdhër të të cilit rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”.

    Identiteti i personave të dyshuar ende nuk dihet, ndërsa hetimet për zbardhjen e rastit po vazhdojnë.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Ekskluzive | Hajnat hyjnë me forcë në kishën në Partesh – vjedhin tri thika me ngjyrë ari nga vendi ku qëndron prifti appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Performancë e mirë e Zhegrovës, Juve barazon me Cagilarin

    Performancë e mirë e Zhegrovës, Juve barazon me Cagilarin

    Randal Kolo Muani ishte shpëtimtari i bardhezinjve, me golin e realizuar në minutat e fundit të takimit.

    Cagliari, që e kishte nisur sezonin në formë të shkëlqyer, kaloi në epërsi në minutën e 20-të. Daniel Maldini përfitoi nga pasimi i Paul Mendyt dhe realizoi për 1:0, duke shënuar për ndeshjen e katërt radhazi në kampionat.

    Juventusi pati më shumë kontroll të topit, por në pjesën e parë e pati të vështirë të krijonte raste të rrezikshme. Nicolas Gonzalez humbi një mundësi të mirë në minutat e para, ndërsa skuadra vendase ishte pranë golit të dytë me një goditje nga distanca të Harry Ëinks.

    Në pjesën e dytë, trajneri Luciano Spalletti bëri ndryshime në formacion, duke aktivizuar Edon Zhegrovën. Futbollisti kosovar i dha më shumë rrezik sulmit të Juventusit, duke e vënë disa herë në vështirësi portierin Elia Caprile.

    Zhegrova provoi me goditje drejt portës, por Caprile reagoi mirë, ndërsa Juventusi vazhdoi të kërkonte golin e barazimit.

    Këmbëngulja e mysafirëve u shpërblye në minutën e 81-të. Kerim Alajbegovic harkoi në zonë, ndërsa Randal Kolo Muani realizoi me kokë për 1:1, duke shënuar golin e tij të parë në kampionat këtë sezon.

    Sulmuesi francez pati mundësinë të bëhej sërish protagonist katër minuta më vonë, por goditja e tij nga afërsia u ndal nga traversa, duke i mohuar Juventusit fitoren.

    Me këtë barazim, Cagliari mbetet në vendin e katërt në tabelë, ndërsa Juventusi renditet i gjashti, vetëm dy pikë prapa kundërshtarit të tij.

    Bardhezinjtë shmangën kështu humbjen e dytë radhazi në udhëtim në kampionat, ndërsa Cagliari humbi mundësinë për ta mposhtur Juventusin në dy ndeshje radhazi për herë të parë që nga viti 2009.

    Burimi: RTKLive

  • 58-vjeçari shqiptar plagoset rëndë nga një 17-vjeçar në Greqi

    58-vjeçari shqiptar plagoset rëndë nga një 17-vjeçar në Greqi

    58-vjeçari shqiptar plagoset rëndë nga një 17-vjeçar në Greqi

    Një incident i rëndë ka ndodhur në Agia Galini të Kretës, në Greqi, ku një 58-vjeçar me origjinë shqiptare është plagosur rëndë me thikë nga një 17-vjeçar vendas.

    Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar, në banesën e 58-vjeçarit, i cili jeton dhe punon prej vitesh në zonë së bashku me familjen e tij.

    Sipas informacioneve paraprake të mediave greke, gjatë një konflikti, 17-vjeçari e ka goditur dy herë me thikë në bark 58-vjeçarin dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Deri më tani, motivet e sulmit mbeten të paqarta.

    Gjendja e të plagosurit është konsideruar tepër kritike për shkak të hemorragjisë së rëndë. Ai u transportua fillimisht në Qendrën Shëndetësore të Moires, ku mori ndihmën e parë, dhe më pas u dërgua me ambulancë në Spitalin e Përgjithshëm Universitar të Heraklionit (PAGNI). /A2

  • Von der Leyen: Mbështetje të plotë për Zelenskyn

    Von der Leyen: Mbështetje të plotë për Zelenskyn

    Von der Leyen tha, në një mesazh të postuar në X pasi foli me kreun e shtetit ukrainas, se “mbështes plotësisht thirrjen e presidentit Zelensky për një armëpushim që do të mbronte furnizimet globale ushqimore dhe infrastrukturën energjetike në Ukrainë dhe Rusi”.

    “Dhe gjithë mbështetjen time për presidentin Zelensky, i cili po udhëheq luftën për lirinë e popullit të tij”, shtoi ajo.

    Burimi: RTKLive

  • Pas dy rasteve tragjike në Gjilan, Hyseni thërret mbledhje urgjente të Këshillit Komunal për Siguri

    Pas dy rasteve tragjike në Gjilan, Hyseni thërret mbledhje urgjente të Këshillit Komunal për Siguri

    Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar se të hënën në mëngjes do të thërrasë mbledhje urgjente të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, pas dy ngjarjeve tragjike në tri ditët e fundit, ku kanë mbetur të vrarë tre persona.

    Të premten, në fshatin Livoç i Ulët, një burrë dyshohet se vrau bashkëshorten dhe kunatin e tij, si dhe plagosi një person tjetër. Ndërsa të dielën mbrëma, një 29-vjeçar mbeti i vrarë nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Pogragjë të Gjilanit.

    Hyseni, përmes një postimi në Facebook, ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave dhe u ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve.

    Ai ka bërë të ditur se në mbledhjen e jashtëzakonshme do të koordinohen veprimet me udhëheqjen e Policisë së Kosovës dhe organet e tjera të rendit dhe të ligjit, me qëllim të garantimit të sigurisë publike në të gjitha pjesët e komunës.

    Kryetari i Gjilanit ka theksuar se komuna do t’i shfrytëzojë të gjitha kompetencat e saj për të bashkëpunuar me organet e sigurisë në menaxhimin dhe parandalimin e rasteve të tilla.

    Burimi: Dukagjini