
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur sot në fshatin Pogragjë të Gjilanit.
Dyshohet se një person është vrarë në mbrëmjen e sotme.
Klankosova.tv ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një përgjigjje zyrtare.


Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur sot në fshatin Pogragjë të Gjilanit.
Dyshohet se një person është vrarë në mbrëmjen e sotme.
Klankosova.tv ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një përgjigjje zyrtare.

Një vrasje dyshohet se ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Progragjë të Gjilanit.
Sipas informacioneve, njësitet policore janë në vendin e ngjarjes.
Dukagjini ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë informacione lidhur me rastin, por deri në momentin e publikimit të këtij lajmi nuk ka marrë ende një përgjigje zyrtare.
Burimi: Dukagjini
Gjashtë zyrtarë policorë në Maqedoninë e Veriut pritet të suspendohen nga puna, pas dyshimeve për përdorim të tepruar të forcës fizike ndaj dy të rinjve në Saraj të Shkupit.
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar se gjatë incidentit të ndodhur më 7 tetor 2026 janë evidentuar shkelje të rënda të rregullave dhe autorizimeve policore.
Sipas njoftimit të MPB-së, pas shqyrtimit të pamjeve të siguruara nga kamerat dhe deklaratave të dëshmitarëve, janë konstatuar një sërë parregullsish gjatë veprimeve të zyrtarëve policorë.
Për këtë arsye, Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Kriminalistike dhe Standardeve Profesionale ka nisur procedurat disiplinore ndaj gjashtë policëve, përfshirë procedurën për suspendimin e tyre nga puna.
Dy të rinjtë dyshohet se kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e përdorimit të tepruar të forcës nga zyrtarët policorë.
Ndërkohë, rasti po trajtohet edhe nga prokuroritë kompetente, të cilat kanë lëshuar urdhëresa për kryerjen e ekspertizave përkatëse.
MPB-ja ka bërë të ditur se pas përfundimit të dokumentimit dhe mbledhjes së materialit dëshmues do të dorëzohen parashtresat përkatëse pranë institucioneve kompetente.
Deri më tani, bëhet fjalë për procedura të iniciuara dhe jo për vendime përfundimtare për përgjegjësinë e zyrtarëve policorë.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
/GazetaSinjali/
The post Dy të rinj dyshohet se u rrahën nga policia në Shkup – Nisin procedurat për suspendimin e gjashtë policëve appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali


Manchester City ka shënuar fitore bindëse ndaj Liverpoolit, duke e mposhtur me rezultat 3-0 në stadiumin “Anfield”, në kuadër të Premierligës angleze.
Përballja e zhvilluar të dielën, më 11 tetor, nisi me një pjesë të parë të baraspeshuar, ndërsa gjithçka ndryshoi në minutën e 62-të, kur mesfushori i Liverpoolit, Ryan Gravenberch, u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke e lënë skuadrën e tij me dhjetë futbollistë.
Vetëm tre minuta më vonë, Erling Haaland kaloi Manchester Cityn në epërsi, duke realizuar në minutën e 65-të.
Në minutën e 68-të, Jeremy Doku dyfishoi rezultatin me një goditje të bukur, ndërsa Rayan Cherki vulosi fitoren me golin e tretë në minutën e 78-të.
Liverpooli nuk arriti të rikthehej në lojë, duke pësuar humbjen e parë të sezonit në Premierligë.
Me këtë fitore, Manchester City vazhdon ecurinë perfekte, me gjashtë fitore në gjashtë ndeshjet e para të kampionatit, duke ruajtur pozitën e parë në tabelë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
/GazetaSinjali/
The post Manchester City e turpëron Liverpoolin në “Anfield” – Tre gola dhe karton i kuq në supersfidën angleze appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali


Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti ka reaguar pas deklaratës së zëvendëskryeministrit serb, Ivica Daçiq, i cili para pak ditësh tha se ‘flamuri serb do të valojë në Prizren’.
Hoti përmes një postimi në Facebook ka ndarë një fotografi tek busti i babait të tij, Ukshin Hoti nga ku i bëri thirrje Daçiqit që të vijë në Prizren duke thënë se burgjet e Kosovës e presin atë.
Ai tha se djemtë e vajzat në Policinë e Kosovës e presin atë, duke ia kujtuar atij se drejtësia ka llogari të pambyllura me të.
“Daçiq, eja në Prizren! Të presim!Merre edhe Radoiçiqin me vete, se me ty e me disa si ti s’kemi përfunduar punë ende. Janë do djem e vajza në Policinë e Republikës së Kosovës që ju presin. Prizreni është Kosovë. Kosova është Republikë. Dhe etjes suaj për pushtim, masakra e gjenocid i është dhënë fund në vitin 1999, nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, me mbështetjen vendimtare të NATO-s! Por ti eja, se burgjet e Kosovës të presin, drejtësia ka hesape të pambyllura me ty”, ka shkruar Hoti.


Për shumë njerëz, telefoni është gjëja e fundit që shohin para se t’i mbyllin sytë dhe e para që kontrollojnë sapo zgjohen.
Shfletimi i TikTok-ut, Instagramit apo Facebook-ut para gjumit është kthyer në një rutinë të zakonshme, por specialistët e gjumit paralajmërojnë se përdorimi i pajisjeve elektronike në orët e vona mund të ndikojë negativisht në cilësinë e pushimit.
Drita e ekraneve, veçanërisht ajo me gjatësi valore blu, mund të ndikojë në ritmin biologjik dhe në prodhimin e melatoninës, hormonit që ndihmon në rregullimin e ciklit të gjumit.
Megjithatë, nuk është vetëm ndriçimi problemi. Përmbajtjet emocionuese, videot e njëpasnjëshme dhe njoftimet e vazhdueshme mund ta mbajnë trurin aktiv dhe ta shtyjnë orën e fjetjes.
Mungesa e gjumit të mjaftueshëm mund të shoqërohet me lodhje, vështirësi në përqendrim dhe ndryshime të humorit gjatë ditës.
Ekspertët rekomandojnë krijimin e një rutine të qëndrueshme të gjumit, kufizimin e përdorimit të telefonit para fjetjes dhe mbajtjen e pajisjeve larg shtratit, kur është e mundur.
Po ju, sa minuta apo orë e përdorni telefonin para se të flini?
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
/GazetaSinjali/
The post Telefoni në dorë deri në gjumë – Sa po na e dëmton shëndetin zakoni që e bëjmë çdo natë? appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali

Gazmend Elezaj nga Morina e Gjakovës, invalid i luftës së UÇK-së, ende i ruan të freskëta kujtimet nga beteja e 7 korrikut në Morinë, ditën kur humbi 8 bashkëluftëtarë të tij.
“Sikur sot po më kujtohet, atë ditë prej orës këtër të mëngjesit deri në pesë të mbrëmjes lufta nuk është ndalur. Kanë qenë me tanke, me këmbësori me të gjitha edhe i kemi kthye mbrapa. Në këtë betejë deri në 5 metra në afërsi kemi luftuar në vijën e frontit prej 5-ve deri në ora katër, as bukë nuk kemi pasur me ngrënë”, tha Gazmend Elezaj, invalid i luftës së UÇK-së.
Në shenjë respekti e nderimi për sakrificën dhe rënien tyre, Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale të Kosovës, pikërisht në vend-rënien e tyre ka vendosur “Gurët e kujtesës”.
“Është një ndjenjë e veçantë t’i vendosim këta gur në vendin ku kanë ra këta dëshmorë. Këtu ku gjindemi në Morinë të Gjakovës është brez kufitar ku janë zhvilluar beteja të ashpra, ndërsa ne kemi arritur që tri vendosim këta gur, të paktën për brezat e ri që mos t’i harrojmë se në cilat vende kanë luftuar, ku kanë ra dhe çka ka ndodhur në këto vende”, thotë Avdyl Zeneli nga OVL Gjakovë.
“Sot po e ndjej vetën krenar, ndonëse me emocione, pasi që po shënohet kjo ditë, në vendin ku ata ranë në betejë ballë për ballë me armikun e ku rezistuan deri në momentin e fundit”, tha Smajl Avdyli, familjar dhe bashkëluftëtar.
“Është krenari për ne, prandaj i falënderoj të gjithë ata organizatorë që e kanë projektu një projekt të tillë dhe kanë bërë mundin që historia mos të mbetet në harresë po të vendosën gurthemelet e historisë në vendin ku ata e lanë me gjak”, tha Sadri Abdyli, ish-komandant i SHL në Morinë.
Gurët e kujtesës do të vendosen edhe për dëshmorët Muhamet Ukshini, Shkëlzen Syla dhe Ahmet Pulatani, kanë bërë të ditur zyrtarë nga Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale të Kosovës.
Burimi: RTKLive

Linja hekurudhore Shkup-Prishtinë pritet të vihet në funksion deri në fund të vitit 2027. Sipas autoriteteve në Maqedoninë e Veriut, udhëtimi në këtë relacion parashihet të zgjasë rreth 50 minuta.
“Fillimi i qarkullimit varet nga përfundimi i modernizimit të hekurudhës në Kosovë, ku mbetet të përfundojë edhe një tunel. Pasi pala kosovare të përfundojë punimet, Maqedonisë së Veriut do t’i nevojiten edhe disa muaj për përgatitjet e nevojshme”, tha Alekasandar Nikolloski, zëvendëskryeministër dhe ministër i Transportit.
Sipas Nikolloskit, funksionalizimi i kësaj linje mund të ndikojë edhe në uljen e trafikut dhe të ndotjes së ajrit në Shkup, pasi më shumë se 10 mijë automjete qarkullojnë çdo ditë në relacionin Shkup-Prishtinë.
Profesori i ekonomisë në Universitetin e Tetovës, Ruzhdi Matoshi, vlerëson se rikthimi i transportit hekurudhor do t’i shërbejë zhvillimit ekonomik, lëvizjes së qytetarëve dhe lidhjes më të mirë rajonale.
“Hekurudha apo transporti hekurudhor mundëson lëvizjen e lirë të njerëzve, ka rëndësi të madhe për zhvillimin ekonomik, por edhe për komunikimin rajonal. Në aspektin ekonomik sjell rentabilitet dhe efekte ekonomike. Kosova ka një marrëveshje me Maqedoninë për thëngjillin, ku rreth 3 milionë tonë për tre vjet duhet të importohen nga Kosova”, theksoi ai.
Burimi: RTKLive

Me ndarjen e Çmimit Ndërkombëtar “Azem Shkreli”, është përmbyllur në Pejë festivali pesëditor i letërsisë, i cili mblodhi mbi 150 krijues vendorë dhe ndërkombëtarë.
Çmimi i sivjetmë iu dha akademikut dhe kritikut letrar Ali Aliu, për kontributin e tij shumëvjeçar në studimin, kritikën dhe promovimin e letërsisë shqipe.
“Kjo ngjarje në moshën që kam unë, ka kuptime jetësore do të thosha, për punën time në krijimtari, por edhe për jetën time të gjatë, për punën time me studentë, me krijues”, tha ai.
Sipas organizatorëve, përveç autorëve nga Kosova dhe rajoni, në festival morën pjesë edhe mysafirë nga disa vende evropiane.
“Është një javë fantastike, e jashtëzakonshme, në Pejë, kryeqyteti i javës ishte festivali i letërsisë. Festivali mblodhi më tepër se 150 krijues nga e gjithë rajoni, por edhe mysafirë nga Kroacia, Sllovenia, Italia, Malta, Lordoki, po e kuptohet nga Ballkani përtej perëndimorë”, tregoi Xhenet Syka-Kelmendi, drejtoreshë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Pejë.
“Jam e lumtur që jam këtu për të kremtuar letërsinë dhe poezinë dhe për të ndarë përvojat tona. Kjo është hera ime e dytë në Pejë. Kemi bashkëpunuar me Bibliotekën për Fëmijë në Prishtinë, me të cilën kemi nënshkruar një memorandum mirëkuptimi. Kemi përkthyer një libër nga shqipja në gjuhën malteze dhe një libër maltez në shqip. Sigurisht, ky bashkëpunim do të vazhdojë. Ju keni talente të jashtëzakonshme dhe mezi pres të punojmë sërish së bashku”, thotë Cheryl Falzon, drejtoreshë e Përgjithshme e Bibliotekave të Maltës.
Në kuadër të festivalit u zhvilluan edhe aktivitete për promovimin e trashëgimisë kulturore dhe sensibilizimin për kancerin e gjirit, në kuadër të Tetorit Rozë.
Burimi: RTKLive


A ju ka ndodhur ndonjëherë të vizitoni një vend për herë të parë, të bisedoni me dikë apo të përjetoni një situatë dhe papritur të keni ndjesinë se gjithçka ka ndodhur edhe më parë?
Ky fenomen misterioz, i njohur si “deja vu”, ka intriguar shkencëtarët për dekada të tëra.
Sipas Cleveland Clinic, déjà vu është një ndjesi e rreme familjariteti, gjatë së cilës truri krijon përshtypjen se një përvojë e re është përjetuar më parë.
Madje, sipas të dhënave të publikuara nga kjo qendër mjekësore, rreth 97 për qind e njerëzve e kanë përjetuar të paktën një herë këtë fenomen.
Por pse ndodh kjo?
Shkencëtarët besojnë se déjà vu lidhet me mënyrën se si truri përpunon kujtimet dhe dallon përvojat e reja nga ato të mëparshme.
Një nga shpjegimet është se sistemi i kujtesës mund të krijojë për një çast një ndjesi familjariteti, edhe kur personi nuk ka ndonjë kujtim konkret që lidhet me situatën.
Lodhja, mungesa e gjumit dhe stresi mund të ndikojnë në shfaqjen e këtij fenomeni.
Në shumicën e rasteve, déjà vu është një përvojë e zakonshme dhe e padëmshme. Megjithatë, nëse përsëritet shumë shpesh ose shoqërohet me konfuzion apo humbje të vetëdijes, ekspertët rekomandojnë konsultim mjekësor.
Edhe pse shkenca ka ofruar disa shpjegime, mekanizmi i saktë i këtij fenomeni vazhdon të studiohet.
Po ju, a ju ka ndodhur ndonjëherë të ndieni se një moment e keni përjetuar më parë?
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
/GazetaSinjali/
The post Pse na duket sikur e kemi jetuar një moment më parë? Shkenca zbulon çfarë ndodh në trurin tonë appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali