Category: Lajme

  • LAJMI I FUNDIT: Policia konfirmon vrasjen në Pogragjë të Gjilanit

    LAJMI I FUNDIT: Policia konfirmon vrasjen në Pogragjë të Gjilanit

    LAJMI I FUNDIT: Policia konfirmon vrasjen në Pogragjë të Gjilanit

    Një person është vrarë sot në fshatin Pogragjë të Gjilanit.

    Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjilanit, Valon Osmani.

    Viktima është i moshës rreth 29 vjeçare, kurse dorasi pas kryerjes së veprës është arratisur.

    “Me datën 11.10.2026 rreth orës 19:30 kemi pranuar një informacion për të shtëna me armë zjarri në fshatin Pogragjë të komunës së Gjilanit.Menjëherë pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe Prokurori i Shtetit.Sipas informatave fillestare dyshohet se si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka humbur jetën një person i gjinisë mashkullore i lindur në vitin 1997. Vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes e ka konstatuar ekipi mjekësor.Lidhur me rastin një person i dyshuar mashkull kosovar i njohur për Policinë është vënë në kërkim policor, pasi dyshohet se pas kryerjes së veprës është larguar nga vendi i ngjarjes.Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe njësitë përkatëse hetimore është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe operative për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”.

  • Babai dyshohet se vrau djalin e tij sonte në Gjilan

    Babai dyshohet se vrau djalin e tij sonte në Gjilan

    Babai dyshohet se vrau djalin e tij sonte në Gjilan

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur sonte fshatin Pogragjë të Gjilanit, ku një person dyshohet se ka mbetur i vrarë, ndërsa dyshimet e para janë se autor i krimit mund të jetë babai i viktimës.

    Siç mëson Gazeta Sinjali nga burimet e saj, rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, ndërsa hetuesit kanë dalë në vendin e ngjarjes për të ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

    Sipas raportimeve të para të mediave lokale, viktima dyshohet se është vrarë nga babai i tij, por këto rrethana ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet.

    Ngjarja ka ngritur dyshime për një tragjedi të rëndë familjare, ndërsa ende nuk dihen motivet që mund të kenë çuar deri te vrasja.

    Hetimet pritet të sqarojnë rrethanat e plota të rastit, ndërsa deri më tani nuk janë bërë të ditura identitetet e personave të përfshirë.

    Gazeta Sinjali do të raportojë për çdo informacion të ri lidhur me këtë rast.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Babai dyshohet se vrau djalin e tij sonte në Gjilan appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • ShKShMK shpëton dy bjeshkatarë çekë në majën e Piribregut të Maqedonisë

    ShKShMK shpëton dy bjeshkatarë çekë në majën e Piribregut të Maqedonisë

    ShKShMK shpëton dy bjeshkatarë çekë në majën e Piribregut të Maqedonisë

    Shërbimi i Kërkim‑Shpëtimit Malor i Kosovës (ShKShMK), gjatë të dielës, ka pranuar një thirrje emergjente nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent, e cila paraprakisht kishte pranuar një thirrje ndërshtetërore nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza e Rajonit të Pollogut, në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

    Sipas informacionit të publikuar nga ShKShMK, dy bjeshkatarë me shtetësi çeke, N.F. (1986) dhe K.M. (2004), kishin mbetur të ngujuar për shkak të motit të keq dhe mjegullës në strehimoren në majën e Piribregut, në lartësinë 2 524 m lartësi mbidetare.

    Maja e Piribregut ndodhet në kufirin shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

    “Bjeshkatarët kishin qëndruar në strehimore që nga dita e djeshme dhe kishin kaluar natën aty. Meqenëse kushtet atmosferike nuk ishin përmirësuar dhe orientimi ishte i pamundur, ata kishin kërkuar ndihmë për shpëtim”.

    “Menjëherë pas pranimit të informacionit, ShKShMK ka aktivizuar një ekip shpëtuesish malorë dhe, në koordinim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Stacionin Policor në Shtërpcë, ka arritur te bjeshkatarët në koordinatat e lartpërmendura. Pas vlerësimit të gjendjes së tyre dhe ofrimit të ndihmës së parë, ata janë evakuuar deri në Qendrën e Skijimit në Brezovicë. Operacioni i shpëtimit malor ka zgjatur katër orë nga pranimi i thirrjes urgjente. Më pas, ata janë transportuar në Shtëpinë e Shëndetit në Shtërpcë dhe i janë dorëzuar Policisë së Kosovës për procedurat e mëtejshme”, thuhet në njoftimin e ShKShMK-së.

    Ky shërbim tha se njoftimi në kohë nga AME dhe koordinimi i shpejtë ndërmjet institucioneve dhe ShKShMK-së kanë mundësuar përfundimin me sukses të këtij operacioni në kohë rekorde. /Klankosova.tv

  • Babai dyshohet se vrau djalin e tij sonte në Gjilan

    Dyshohet se babai vrau djalin e tij – Natë tragjike në Gjilan

    Babai dyshohet se vrau djalin e tij sonte në Gjilan

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur sonte fshatin Pogragjë të Gjilanit, ku një person dyshohet se ka mbetur i vrarë, ndërsa dyshimet e para janë se autor i krimit mund të jetë babai i viktimës.

    Siç mëson Gazeta Sinjali nga burimet e saj, rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, ndërsa hetuesit kanë dalë në vendin e ngjarjes për të ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

    Sipas raportimeve të para të mediave lokale, viktima dyshohet se është vrarë nga babai i tij, por këto rrethana ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet.

    Ngjarja ka ngritur dyshime për një tragjedi të rëndë familjare, ndërsa ende nuk dihen motivet që mund të kenë çuar deri te vrasja.

    Hetimet pritet të sqarojnë rrethanat e plota të rastit, ndërsa deri më tani nuk janë bërë të ditura identitetet e personave të përfshirë.

    Gazeta Sinjali do të raportojë për çdo informacion të ri lidhur me këtë rast.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Dyshohet se babai vrau djalin e tij – Natë tragjike në Gjilan appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Vrasje në Pogragjë të Gjilanit, hetuesit dalin në vendin e ngjarjes

    Vrasje në Pogragjë të Gjilanit, hetuesit dalin në vendin e ngjarjes

    Vrasje në Pogragjë të Gjilanit, hetuesit dalin në vendin e ngjarjes

    Një vrasje raportohet të ketë ndodhur sonte në fshatin Pogragjë të Gjilanit, mëson Gazeta Sinjali nga burimet e saj.

    Burimet e Sinjalit konfirmojnë se hetuesit kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë nisur veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të rastit.

    Ende nuk janë bërë të ditura detaje lidhur me identitetin e viktimës, motivin apo personat e dyshuar.

    Sinjali do t’ju mbajë të informuar për zhvillimet e reja.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Vrasje në Pogragjë të Gjilanit, hetuesit dalin në vendin e ngjarjes appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Dyshimet e para: Vrasja në Pogragjë të Gjilanit, të përfshirë familjarë

    Dyshimet e para: Vrasja në Pogragjë të Gjilanit, të përfshirë familjarë

    Dyshimet e para: Vrasja në Pogragjë të Gjilanit, të përfshirë familjarë

    Burime të Klan Kosova bëjnë me dije se mbrëmjen e sotme, një person ka mbetur i vrarë në Pogragjë të Gjilanit.

    Sipas këtyre burimeve, dyshohet për vrasje brenda familjes. Dyshimet e para thonë se bëhet fjalë për raportin baba-djalë.

    Policia ende nuk e ka konfirmuar rastin, dhe Klankosova.tv do ju mbajë të informuar.

  • LAJMI I FUNDIT | Vrasje në Pogragjë të Gjilanit, hetuesit dalin në vendin e ngjarjes

    LAJMI I FUNDIT | Vrasje në Pogragjë të Gjilanit, hetuesit dalin në vendin e ngjarjes

    LAJMI I FUNDIT | Vrasje në Pogragjë të Gjilanit, hetuesit dalin në vendin e ngjarjes

    Një vrasje raportohet të ketë ndodhur sonte në fshatin Pogragjë të Gjilanit, mëson Gazeta Sinjali nga burimet e saj.

    Burimet e Sinjalit konfirmojnë se hetuesit kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë nisur veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të rastit.

    Ende nuk janë bërë të ditura detaje lidhur me identitetin e viktimës, motivin apo personat e dyshuar.

    Sinjali do t’ju mbajë të informuar për zhvillimet e reja.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post LAJMI I FUNDIT | Vrasje në Pogragjë të Gjilanit, hetuesit dalin në vendin e ngjarjes appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Tetori Rozë në Kosovë – 592 gra u diagnostikuan me kancer të gjirit brenda një viti

    Tetori Rozë në Kosovë – 592 gra u diagnostikuan me kancer të gjirit brenda një viti

    Tetori Rozë në Kosovë – 592 gra u diagnostikuan me kancer të gjirit brenda një viti

    Tetori njihet në Kosovë dhe në mbarë botën si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Pas fjongos rozë që simbolizon shpresën dhe mbështetjen, qëndrojnë qindra gra dhe familje që çdo vit përballen me një diagnozë që ua ndryshon jetën.

    Sipas të dhënave të prezantuara nga Qeveria e Kosovës, gjatë vitit 2025 janë regjistruar 601 raste të reja të kancerit të gjirit, prej të cilave 592 te gratë dhe nëntë te burrat.

    Këto shifra dëshmojnë rëndësinë e kontrolleve të rregullta, ndërgjegjësimit dhe diagnostikimit të hershëm.

    Ndërkohë, raporti vjetor i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) evidenton 1,067 raste të raportuara të neoplazmave malinje të gjirit gjatë vitit 2025, prej tyre 1,052 te gratë dhe 15 te burrat. Ky tregues përfshin rastet e raportuara dhe nuk duhet ngatërruar me 601 diagnozat e reja të prezantuara nga Qeveria.

    Sa herët po zbulohet kanceri i gjirit në Kosovë?

    Një zhvillim pozitiv është rritja e numrit të rasteve që identifikohen në fazat e hershme.

    Sipas të dhënave të prezantuara gjatë hapjes së fushatës së Tetorit Rozë më 1 tetor 2026, mbi 53.4 për qind e rasteve të vitit 2025 janë diagnostikuar në stadet e hershme të sëmundjes.

    Zbulimi në këto faza mundëson trajtim më të shpejtë dhe përmirëson mundësitë për shërim.

    Megjithatë, kjo do të thotë se një pjesë e konsiderueshme e pacienteve vazhdojnë të diagnostikohen në faza më të avancuara.

    Cilat janë shenjat e para të kancerit të gjirit?

    Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kanceri i gjirit mund të shfaqet me ndryshime të ndryshme fizike, por në disa raste nuk jep simptoma të dukshme në fillim.

    Shenjat që kërkojnë kontroll mjekësor përfshijnë:

    • Një gungë ose trashje të pazakontë në gji apo në sqetull.
    • Ndryshim në madhësinë ose formën e gjirit.
    • Gropëza, skuqje apo ndryshime në lëkurën e gjirit.
    • Tërheqje të thithës së gjirit nga brenda.
    • Rrjedhje të pazakonta nga thitha, veçanërisht kur përmbajnë gjak.
    • Dhimbje të vazhdueshme ose ndryshime të tjera të pashpjegueshme.

    Jo çdo gungë është kancer, por çdo ndryshim i ri ose i pazakontë duhet të vlerësohet nga mjeku.

    Mungesa e dhimbjes nuk do të thotë se nuk ekziston rreziku.

    Si mund ta identifikojmë kancerin e gjirit më herët?

    Hapi i parë është njohja e trupit dhe vëmendja ndaj ndryshimeve të pazakonta.

    Gratë duhet të jenë të vetëdijshme për pamjen dhe ndjesinë normale të gjinjve të tyre. Nëse vërejnë ndryshime, duhet të kontaktojnë mjekun pa pritur që ato të bëhen të dhimbshme.

    Vetëvëzhgimi mund të ndihmojë në identifikimin e ndryshimeve, por nuk e zëvendëson mamografinë apo ekzaminimin profesional.

    Mamografia është një nga metodat kryesore për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, pasi mund të identifikojë ndryshime përpara se ato të ndihen me dorë.

    Sipas rekomandimeve të Task-Forcës Amerikane për Shërbime Parandaluese, gratë e moshës 40 deri në 74 vjeç me rrezik mesatar këshillohen të kryejnë mamografi çdo dy vjet.

    Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon programe të organizuara të mamografisë, zakonisht për gratë e moshës 50 deri në 69 vjeç, në sistemet shëndetësore që kanë kapacitetet e nevojshme.

    Mosha e fillimit dhe shpeshtësia e kontrolleve duhet të përcaktohen në konsultim me mjekun, sidomos për gratë që kanë histori familjare të kancerit të gjirit ose faktorë të tjerë rreziku.

    Kush është më e rrezikuar?

    Kanceri i gjirit mund të prekë gra të moshave të ndryshme, ndërsa rreziku rritet me kalimin e moshës.

    Faktorët që mund të rrisin rrezikun përfshijnë historinë familjare të kancerit të gjirit, mutacionet e trashëguara gjenetike, mbipeshën pas menopauzës, konsumimin e alkoolit dhe ekspozimin ndaj disa trajtimeve hormonale.

    Megjithatë, mungesa e historisë familjare nuk garanton mbrojtje nga sëmundja.

    Sipas OBSH-së, rreth 80 për qind e rasteve zhvillohen te gratë që nuk kanë faktorë specifikë të modifikueshëm rreziku, përveç gjinisë dhe moshës.

    A mund të bëhet mamografia falas në Kosovë?

    Në Kosovë, mamografia ofrohet pa pagesë në shëndetësinë publike që nga viti 2023, sipas njoftimeve të institucioneve shtetërore.

    Gjatë hapjes së fushatës së këtij viti, institucionet kanë njoftuar edhe planet për shtimin e tetë mamografëve të rinj digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje.

    Gratë që dëshirojnë të kryejnë kontroll mund të drejtohen fillimisht te mjeku familjar ose institucioni publik shëndetësor për të marrë informacion mbi ekzaminimin dhe procedurën e caktimit të terminit.

    Nëse një grua vëren një shenjë të dyshimtë, nuk duhet të presë muajin tetor apo moshën e rekomanduar për kontroll rutinor. Vlerësimi mjekësor duhet kërkuar sa më parë.

    Tetori Rozë nuk duhet të zgjasë vetëm 31 ditë

    Për shumë gra, diagnostikimi me kancer të gjirit shënon fillimin e një periudhe të vështirë fizike dhe emocionale.

    Përballja me sëmundjen kërkon trajtim, mbështetje familjare, përkujdesje psikologjike dhe qasje të vazhdueshme në shërbime shëndetësore.

    Tetori Rozë është një kujtesë për çdo grua, nënë, motër e vajzë që të mos e vendosë shëndetin e saj në fund të listës së përditshme të përgjegjësive.

    Sepse një kontroll i bërë në kohë mund të zbulojë një sëmundje përpara se ajo të përparojë.

    Mos pritni dhimbjen për t’u kontrolluar. Mos e shtyni kujdesin për veten. Tetori është rozë, por jeta ka vlerë çdo ditë të vitit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Tetori Rozë në Kosovë – 592 gra u diagnostikuan me kancer të gjirit brenda një viti appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Numri i policëve shqiptarë në Luginë gjithnjë e më i vogël|Video

    Numri i policëve shqiptarë në Luginë gjithnjë e më i vogël|Video

    “Nga viti 2016 e deri sot nuk ka asnjë. E tash, në këto 25 vjet sa kanë punuar ata njerëz, një pjesë e tyre është larguar, ka shkuar në perëndim, një pjesë janë larguar nga puna dhe një pjesë e cila është punësuar atëherë në një moshë pak më të shtyrë, tashmë kanë arritur para pensionimit. Pra numri i shqiptarëve po bie në mënyrë drastike dhe në 4-5 vitet e ardhshme do të vijmë në situatë çfarë e kemi pasur para luftës këtu te ne”, tha për RTK-në, Shaip Kamberi, deputet në Kuvendin e Serbisë.

    Shqiptarët në Luginën e Preshevës thonë se problemi nuk qëndron vetëm te largimi gradual i gjeneratës së parë të policëve, por te mungesa e rekrutimeve të reja.

    “Shqiptarët në mënyrë masovike pas marrëveshjes së Konçulit janë integruar në policinë multietnike. Prej asaj kohe, domethënë prej kush e di sa viteve, nuk kemi shqiptarë në nivel të përfaqësimit të popullsisë që jetojnë në këtë rajon. Imagjinojeni, polici i fundit që është nxjerrë nga akademia është në vitin 2016”, tha Shqiprim Musliu, kryetar i Lëvizjes së Progresit Demokratik.

    Kryetari i Bujanocit, Arbër Pajaziti, thotë se nga ministri i Brendshëm i Serbisë ka marrë zotime se edhe shqiptarët do të përfshihen në procesin e rekrutimit.

    “Ne rrezikojmë që për 7-8 vite të gjithë ata policë të shkojnë në pension dhe të mbesim pa policë shqiptarë. Deri tash nuk kanë pranuar. Kemi parë një angazhim të shtuar të OSBE-së dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme ku kanë qenë edhe në një takim këtu te unë e pastaj kanë mbajtur edhe një tubim me të rinj të interesuar për t’u bërë policë. Unë e shoh këtë herë një seriozitet më të madh dhe e shoh që ka pasur interesim edhe të rinjtë të cilët më tepër kanë aplikuar këtë herë, për shkak se e kanë pasur të humbur edhe shpresën sepse kur aplikon 10 herë e nuk pranohesh për arsyetime janë krejtësisht banale, shpresa humb”, tha Arbër Pajaziti, kryetar i Bujanocit.

    Policia multietnike në jug të Serbisë u krijua në kuadër të procesit të vendosjes së paqes pas luftës në  vitin 2001. Marrëveshjet dhe procesi i integrimit parashihnin përfshirjen e komuniteteve lokale në strukturat e sigurisë.

    Burimi: RTKLive

  • Dyshohet për një vrasje në Pogragjë të Gjilanit

    Dyshohet për një vrasje në Pogragjë të Gjilanit

    Një vrasje dyshohet se ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Pogragjë të Gjilanit.

    Sipas informacioneve, njësitet policore janë në vendin e ngjarjes.

    Dukagjini ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë informacione lidhur me rastin, por nuk ka marrë ende një përgjigje zyrtare.

    Burimi: Dukagjini