Category: Lajme

  • Rasti i rëndë në Pogragjë: Forenzika largohet nga vendi i ngjarjes

    Rasti i rëndë në Pogragjë: Forenzika largohet nga vendi i ngjarjes

    Rasti i rëndë në Pogragjë: Forenzika largohet nga vendi i ngjarjes

    Një person është vrarë sot në fshatin Pogragjë të Gjilanit.

    Viktima është i moshës rreth 29 vjeçare, kurse dorasi pas kryerjes së veprës është arratisur.

    Autoritetet ishin në vendje të ngjarjes, kurse sipas mediumit Ulpiana Press, ekipet e forenzikës tash janë larguar nga vendngjarja.

  • Dy vite më parë ia mori jetën aksidenti me motoçikletë njërit djalë, sonte dyshohet se vrau tjetrin – Tragjedia e rëndë e familjes nga Gjilani

    Dy vite më parë ia mori jetën aksidenti me motoçikletë njërit djalë, sonte dyshohet se vrau tjetrin – Tragjedia e rëndë e familjes nga Gjilani

    Dy vite më parë ia mori jetën aksidenti me motoçikletë njërit djalë, sonte dyshohet se vrau tjetrin – Tragjedia e rëndë e familjes nga Gjilani

    Një tragjedi e rëndë ka goditur mbrëmjen e së dielës një familje në fshatin Pogragjë të Gjilanit, ku një 29-vjeçar ka mbetur i vrarë nga të shtënat me armë zjarri, ndërsa i dyshuari për vrasjen është babai i tij.

    Por, pas kësaj ngjarjeje të rëndë fshihet edhe një tjetër histori tragjike e së njëjtës familje.

    Siç mëson Gazeta Sinjali, rreth dy vite më parë, kjo familje kishte humbur edhe një djalë tjetër, i cili kishte ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti me motoçikletë.

    Dy vite pas asaj humbjeje, familja është përballur me një tjetër tragjedi, këtë herë me vrasjen e djalit 29-vjeçar, për të cilën dyshohet vetë babai i viktimës.

    Ngjarja ka ndodhur më 11 tetor 2026, rreth orës 19:30, në fshatin Pogragjë të komunës së Gjilanit.

    Sipas Policisë, menjëherë pas pranimit të informatës për të shtëna me armë zjarri, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe Prokurori i Shtetit.

    Vdekjen e 29-vjeçarit në vendin e ngjarjes e ka konstatuar ekipi mjekësor.

    Ndërkohë, babai i viktimës, i dyshuar për kryerjen e kësaj vepre, është larguar nga vendi i ngjarjes.

    Motivi dhe rrethanat që çuan deri te kjo tragjedi familjare mbeten ende të paqarta, ndërsa organet e rendit po vazhdojnë hetimet.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Dy vite më parë ia mori jetën aksidenti me motoçikletë njërit djalë, sonte dyshohet se vrau tjetrin – Tragjedia e rëndë e familjes nga Gjilani appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Rusia sulmon termocentralin ukrainas pak orë pas ‘armëpushimit energjetik’

    Rusia sulmon termocentralin ukrainas pak orë pas ‘armëpushimit energjetik’

    Sulmi, i cili u krye përmes bombave rrëshqitëse dhe dronëve, la të paktën tre civilë të vdekur dhe shkaktoi dëme të mëdha në infrastrukturën elektroenergjetike të qytetit të dytë më të madh në Ukrainë.

    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky konfirmoi goditjen përmes një reagimi në rrjetet sociale, duke nënvizuar faktin se sulmet ndodhën menjëherë pas deklaratave të Shtëpisë së Bardhë.

    “Dhe e gjithë kjo ndodhi pas deklaratës së Presidentit të Shteteve të Bashkuara për një armëpushim energjetik,” shkroi Zelensky.

    Deklarata e Trump dhe reagimi i Kievit

    Njoftimi për armëpushimin u bë nga Donald Trump në platformën Truth Social, ku ai u bëri thirrje palëve “Mos e prishni!”. Kjo deklaratë erdhi në një moment kur presidenti amerikan po përballej me kritika të ashpra vendase për arritjen e një marrëveshjeje me Vladimir Putinin për importin e qindra mijëra tonëve naftë ruse në SHBA, me qëllim uljen e çmimeve të karburantit në prag të zgjedhjeve të mesit të mandatit.

    Zelensky kishte shprehur habi për njoftimin e papritur të Trumpit përpara sulmit, duke deklaruar se ky njoftim ishte “lajm për të”.

    Nga ana tjetër, raporte të mëvonshme bënë me dije se administrata amerikane kishte kërcënuar të ndërpriste furnizimin me armë dhe ndarjen e të dhënave të inteligjencës me Ukrainën nëse kjo e fundit nuk do t’i përmbahej kornizës së propozuar.

    Mbështetja e aleatëve dhe presioni elektoral në SHBA

    Pas zhvillimeve, Zelensky zhvilloi biseda me liderë ndërkombëtarë, përfshirë Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, dhe Kryeministrin kanadez Mark Carney.

    Nga ana e Mbretërisë së Bashkuar, Sekretari i Mbrojtjes Wes Streeting rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën gjatë një interviste për BBC, duke e vendosur përgjegjësinë e plotë mbi Moskën.

    “Nuk kemi asnjë dyshim se agresori këtu ishte Vladimir Putin. Ai është personi që zgjodhi të fillonte këtë luftë dhe ai zgjedh të mos e përfundojë atë. Ne qëndrojmë me Ukrainën.”, tha ai.

    Streeting pranoi gjithashtu se lëvizjet e fundit diplomatike të Trumpit ndikohen nga presioni i brendshëm ekonomik: “Po afrojnë zgjedhjet e mesit të mandatit dhe kostoja e jetesës është një problem. Pa dyshim, Presidenti Trump po ndjen të njëjtin presion me të cilin përballen shumë udhëheqës lidhur me uljen e çmimeve të energjisë.”

    Rusia nga ana e saj nuk ka dhënë asnjë koment zyrtar mbi pretendimet për armëpushim energjetik, ndërsa operacionet ushtarake në terren vazhdojnë.

    Burimi: RTKLive

  • Gjashtë senatorë i kërkojnë Trumpit të anulojë marrëveshjen me Putinin për naftë

    Gjashtë senatorë i kërkojnë Trumpit të anulojë marrëveshjen me Putinin për naftë

    Marrëveshja e propozuar synon uljen e çmimeve të larta të karburantit në SHBA përpara zgjedhjeve të mesit të mandatit, por ka nxitur reagime të ashpra në Kapitol.

    Plani u njoftua nga vetë Presidenti Trump pas një telefonate me homologun e tij rus, Vladimir Putin. Sipas marrëveshjes, Rusia pritet të dërgojë menjëherë mbi 300,000 ton naftë në tregun amerikan dhe atë global, të ndjekura nga 500,000 ton në nëntor dhe 1 milion ton të tjerë së shpejti, duke çuar përfundimisht dërgesat në mbi 3 milion ton.

    Kundërshtimi dypartiak dhe pretendimet për shkelje të ligjit

    Deklarata e përbashkët e protestës u nënshkrua nga katër senatorë republikanë — Susan Collins (Maine), Lisa Murkowski (Alaska), Thom Tillis (Karolina e Veriut) dhe John Curtis (Utah) — si dhe dy senatorë demokratë, Jeanne Shaheen (New Hampshire) dhe Richard Blumenthal (Connecticut).

    Ligjvënësit theksojnë se administrata nuk u konsultua me Kongresin dhe se vendimi bie ndesh me ligjet ekzistuese që ndalojnë importin e energjisë ruse që nga viti 2022.

    “Shtetet e Bashkuara nuk duhet t’i ofrojnë Putinit një litar shpëtimi financiar, ndërsa Rusia vazhdon të vrasë civilë ukrainas. Administrata duhet të ndryshojë menjëherë kursin. Kongresi ishte i qartë: SHBA-të nuk duhet të importojnë naftë nga Rusia derisa ajo të përfundojë agresionin e saj kundër Ukrainës,” deklaruan senatorët.

    Gjatë një interviste në emisionin “Meet the Press” të NBC-së, senatori republikan Thom Tillis nënvizoi se egzistojnë arsye legjitime për të konsideruar se presidenti nuk po zbaton ligjin nëse e çon përpara këtë plan:

    “Ne ishim shumë të qartë se Rusia është agresorja. Rusia është ajo që mund ta përfundojë këtë luftë duke u tërhequr nga territori që ka pushtuar.”

    Kthimi i politikës dhe tensionet me vendimet e Kongresit

    Kjo lëvizje e administratës vjen pak javë pasi Kongresi miratoi një projektligj që e udhëzon shtëpinë e Bardhë të vendosë tarifa të ashpra mbi eksportet energjetike ruse, me synim ndërprerjen e burimeve financiare që Moska përdor për të financuar luftën në Ukrainë.

    Nga ana tjetër, mbrojtësit e lëvizjes së Trumpit nënvizojnë presionin mbi çmimet e energjisë. Senatori republikan John Barrasso (Wyoming), duke folur për CBS (“Face the Nation”), u shpreh se presidenti po përpiqet të ulë koston e jetesës për amerikanët:

    “Presidenti po ekuilibron veten dhe duhet të marrë vendime të vështira. Kjo është vetëm një pikë tjetër ndikimi që presidenti mund ta përdorë kundër Putinit në një përpjekje për të arritur një zgjidhje afatgjatë.”

    Përplasja politike në Uashington reflekton presionin në rritje mbi çmimet e karburantit në tregun amerikan, të cilat janë ndikuar nga situata e konfliktit me Iranin, duke i shtyrë autoritetet të kërkojnë balanca të reja furnizimi në këtë prag zgjedhjesh.

    Burimi: RTKLive

  • Tri raste të dhunës në familje brenda pak orësh – babai kërkon mbrojtje nga djali, nëna largohet me katër fëmijët, një i dyshuar në arrati

    Tri raste të dhunës në familje brenda pak orësh – babai kërkon mbrojtje nga djali, nëna largohet me katër fëmijët, një i dyshuar në arrati

    Tri raste të dhunës në familje brenda pak orësh – babai kërkon mbrojtje nga djali, nëna largohet me katër fëmijët, një i dyshuar në arrati

    Tri raste të dhunës në familje janë raportuar më 11 tetor në Prishtinë, Rahovec dhe Gjakovë, ku viktimat kanë denoncuar sulme fizike, presion psikik dhe sjellje agresive nga familjarët e tyre.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se në Prishtinë, rreth orës 09:00, A.H. është paraqitur në Polici dhe ka denoncuar djalin e tij, P.H., për sjellje agresive dhe kërkesa për para.

    Sipas deklarimit të babait, djali i tij është përdorues i substancave narkotike dhe edhe më parë dyshohet se e kishte sulmuar fizikisht, për çka ekzistojnë raste të raportuara. Pas intervistimit në prani të avokatit, P.H. është ndaluar për 48 orë.

    Një tjetër rast është raportuar në Celinë të Rahovecit, ku E.D. ka deklaruar se për një kohë të vazhdueshme kishte përjetuar dhunë psikike dhe fizike nga bashkëshorti i saj, M.D.

    Sipas viktimës, ai e fyente, e shante dhe ushtronte presion të vazhdueshëm ndaj saj, ndërsa mes tyre kishte pasur edhe kontakt fizik. Ajo ka pranuar trajtim mjekësor për shkak të lëndimeve për të cilat është ankuar.

    Me kërkesën e saj, E.D. është larguar nga shtëpia bashkë me katër fëmijët, ndërsa me asistimin e Qendrës për Punë Sociale është vendosur përkohësisht te një shoqe në Gjakovë. M.D. është ndaluar për 48 orë.

    Rasti i tretë është raportuar në rrugën “Dëshmorët e Dujakës” në Gjakovë, ku D.K. ka deklaruar se bashkëshorti i saj, M.Z., e kishte goditur me shuplakë në fytyrë.

    Gruaja është dërguar në spital, por ka refuzuar strehimin dhe urdhrin mbrojtës, duke vendosur të kthehet te fëmijët e saj.

    Policia ka kërkuar M.Z. në disa lokacione, por nuk ka arritur ta lokalizojë. Ai vazhdon të kërkohet, ndërsa rasti mbetet nën hetime.

    Të tri rastet po trajtohen në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

    The post Tri raste të dhunës në familje brenda pak orësh – babai kërkon mbrojtje nga djali, nëna largohet me katër fëmijët, një i dyshuar në arrati appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Hyseni thërret mbledhje urgjente pas dy rasteve tragjike në Gjilan

    Hyseni thërret mbledhje urgjente pas dy rasteve tragjike në Gjilan

    Hyseni ka bërë të ditur se mbledhja do të mbahet të hënën në mëngjes, ku bashkë me përfaqësuesit e Policisë së Kosovës dhe institucioneve të tjera përgjegjëse do të koordinohen hapat për garantimin e sigurisë publike.

    “Pas vrasjes së dyfishtë që ndodhi të premten, qyteti ynë u prek përsëri sonte nga një tjetër incident me pasojë humbjen e jetës”, ka shkruar Hyseni në një postim në Facebook.

    Ai u ka shprehur ngushëllime familjeve që humbën të afërmit e tyre, ndërsa të lënduarve u ka uruar shërim të shpejtë.

    Hyseni ka theksuar se mbrojtja e jetës së qytetarëve është prioritet institucional, duke i ftuar qytetarët për maturi, qetësi dhe bashkëpunim me organet e rendit.

    Burimi: RTKLive

  • Detaje nga Gjykata për vrasjen e dyfishtë në Gjilan: I dyshuari qëlloi bashkëshorten në veturë, pastaj vrau kunatin

    Detaje nga Gjykata për vrasjen e dyfishtë në Gjilan: I dyshuari qëlloi bashkëshorten në veturë, pastaj vrau kunatin

    Gjykata Themelore në Gjilan ia ka caktuar një muaj paraburgim V.R., i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, dhe vëllait të saj, si dhe për plagosjen e një personi.

    Sipas aktvendimit të gjykatës e siguruar nga Dukagjini, ngjarja ka ndodhur më 9 tetor 2026, rreth orës 14:21, në rrugën “Jozef Bayden II”, në fshatin Livoç i Ultë të Gjilanit, pas një mosmarrëveshjeje për motive ende të panjohura.

    Në kërkesën për caktimin e paraburgimit, prokuroria ka pretenduar se i dyshuari fillimisht kishte qëlluar me armë zjarri bashkëshorten e tij, e cila ishte ulur në ulësen e pasagjerit në veturë, derisa ishte duke vozitur.

    Sipas përshkrimit të ngjarjes në aktvendim, pas kësaj, i dyshuari ishte kthyer në një rrugë tjetër në hyrje të fshatit Livoç dhe e kishte ndalur veturën pranë një veture tjetër, ku ndodheshin familjarët e bashkëshortes së tij.

    Prokuroria pretendon se, pasi kishte dalë nga vetura me armë në dorë, Ramushi u kishte thënë atyre: “Unë jetën e humba se grujen e vrajta, edhe juve kam me ju vra”, dhe më pas kishte shtënë në drejtim të tyre.

    Njëri familjar kishte arritur të largohej, ndërsa M.B. ishte plagosur rëndë, por kishte arritur të strehohej në oborrin e një shtëpie. E.B., sipas prokurorisë, nuk kishte arritur të largohej dhe ishte vrarë në vendin e ngjarjes, pasi i dyshuari kishte shtënë disa herë në drejtim të tij.

    Pas ngjarjes, V.R. dyshohet se e kishte dërguar bashkëshorten e plagosur në oborrin e Spitalit Rajonal të Gjilanit, para emergjencës, ndërsa më pas ishte paraqitur në polici.

    Përveç dyshimit për vrasje të rëndë, ai dyshohet edhe për mbajtje, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

    Sipas aktvendimit, gjatë kontrolleve policore janë sekuestruar disa armë zjarri, përfshirë një pistoletë të tipit Beretta, për të cilën thuhet se leja kishte skaduar, një armë të gjatë të tipit Mossberg, një pushkë gjuetie, një pushkë pneumatike dhe një pistoletë të tipit TT, si dhe sasi të ndryshme municioni.

    Në kërkesën për paraburgim, prokuroria ka vlerësuar se ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale ose i kryerjes së veprave të tjera me pasoja edhe më të rënda. Sipas saj, i dyshuari, përveç dy vrasjeve, kishte rrezikuar edhe jetën e personave të tjerë.

    Prokuroria ka theksuar gjithashtu se, për shkak të kohës së shkurtër nga ngjarja, ende nuk kishte arritur t’i merrte në pyetje dëshmitarët dhe të dëmtuarit. Ajo ka vlerësuar se masat e tjera të parapara me ligj nuk ofrojnë kushte të mjaftueshme për zhvillimin e rregullt të procedurës penale.

    “…për shkak të një mosmarrëveshje për motive akoma të panjohura, i pandehuri fillimisht së bashku me të ndjerën shkon në fshatin Pozheran, Komuna Viti tek familja e të ndjerës, mirëpo kthehen menjëherë në drejtim të Gjilanit, ndërsa të dëmtuarit M. dhe R. B. me tani të ndjerin E. B. me veturën Pikap Opell Combo me targa 239-HM shkojnë pas tij me qëllim që të bisedojnë, në hyrje të fshatit Livoç i Ultë e tejkalojnë dhe ndalen ta presin, mirëpo i pandehuri me veturën Tiguan, ngjyrë e zezë me targa 06-767-HK vazhdon në drejtim të Gjilanit, gjatë së cilës kohe me armën e llojit Beretta, me nr. serik PX321722 përderisa ishte duke vozitur, shtie në distancë të afërt në drejtim të bashkëshortes së tij, tani të ndjerës N. e cila ishte e ulur përpara, në anën e djathtë të pasagjerit duke e privuar nga jeta, pastaj kthehet përsëri në një rrugë tjetër, në hyrje të fshatit Livoç dhe veturën e ndal pas veturës Pikap ku ishin të dëmtuarit dhe tani i ndjeri, të cilët dalin nga vetura, ndërsa i pandehuri me armën e llojit Bereta del nga vetura dhe ju thotë: “unë jetën e humba se grujën e vrajta, edhe juve kam me ju vra” dhe përnjëherë shtie në drejtim të tyre ku i dëmtuari R. arrin të ikën, ndërsa të dëmtuarin M. e plagosë, mirëpo i njëjti arrin të ikë në një oborr të një shtëpie, mirëpo tani i ndjeri E. B. nuk arrin të ikë dhe të njëjtin e privon nga jeta në vendin e ngjarjes pasi shtie disa herë në drejtim të tij, me pas veturën e tij të markës Tiguan ku ishte e ndjera N. B. e dërgon në oborrin e spitalit rajonal të Gjilanit, para emergjencës dhe e lë aty, ndërsa vetë shkon dhe dorëzohet në polici”, thuhet nga gjykata.

    Në anën tjetër, mbrojtësi i të pandehurit, avokati Ymer Huruglica, e ka kundërshtuar kërkesën për caktimin e paraburgimit.

    Ai ka deklaruar se klienti i tij e ka shfrytëzuar të drejtën për t’u mbrojtur në heshtje dhe se, sipas tij, nga përshkrimi faktik i ngjarjes nuk mund të nxirret përfundimi se e gjithë ngjarja ka ndodhur me fajin e të pandehurit.

    Huruglica ka pretenduar se familjarët e bashkëshortes e kishin ndjekur të dyshuarin pasi ai ishte larguar nga Pozherani dhe se kishin arritur ta tejkalonin e ta prisnin në vendin ku më pas ndodhi ngjarja.

    Avokati ka kundërshtuar edhe pretendimin për rrezik të ikjes, duke theksuar se i dyshuari, pas ngjarjes, e kishte dërguar bashkëshorten në emergjencë dhe më pas ishte paraqitur në stacionin policor në Gjilan.

    Sa i përket rrezikut të përsëritjes së veprës penale, mbrojtja ka argumentuar se ky rrezik nuk mund të mbështetet vetëm në rëndësinë e veprës së dyshuar, duke shtuar se klienti i tij nuk ka të kaluar kriminale.

    Burimi: Dukagjini

  • Ekskluzive | Klima, agregate e kabllo zhduken nga prona në Lipjan – kapet i dyshuari, pranon vjedhjen e kabllove

    Ekskluzive | Klima, agregate e kabllo zhduken nga prona në Lipjan – kapet i dyshuari, pranon vjedhjen e kabllove

    Ekskluzive | Klima, agregate e kabllo zhduken nga prona në Lipjan – kapet i dyshuari, pranon vjedhjen e kabllove

    Një rast vjedhjeje që dyshohet se kishte ndodhur rreth dy muaj më parë është zbardhur në fshatin Ribar i Vogël të Lipjanit, ku nga një pronë ishin marrë kabllo rryme, pjesë sanitare, agregate dhe klima.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se më 11 tetor, rreth orës 09:10, Policia është njoftuar për rastin dhe njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

    Pronari, N. J, ka deklaruar se rreth dy muaj më parë nga prona e tij ishin zhdukur disa kabllo rryme, pjesë sanitare, agregate dhe klima.

    Pas veprimeve operative, Policia ka arritur ta identifikojë dhe ndalojë Arben Jashanicën, po ashtu nga fshati Ribar i Vogël.

    I njëjti është shoqëruar në stacion policor dhe, sipas informatave të rastit, gjatë intervistimit ka pranuar se kishte vjedhur disa kabllo.

    Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar si “Vjedhje”, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

    Hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat e rastit po vazhdojnë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Ekskluzive | Klima, agregate e kabllo zhduken nga prona në Lipjan – kapet i dyshuari, pranon vjedhjen e kabllove appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Besnik Tahiri: Qeveri pa ide e pa vizion, me një agjendë legjislative qesharake

    Besnik Tahiri: Qeveri pa ide e pa vizion, me një agjendë legjislative qesharake

    Besnik Tahiri: Qeveri pa ide e pa vizion, me një agjendë legjislative qesharake

    Nënkryetari i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar planin legjislativ të Qeverisë, duke e cilësuar atë si të nxituar dhe pa vizion të qartë zhvillimor.

    Në një postim në Facebook, Tahiri ka thënë se Qeveria po synon të trajtojë rreth 24 ligje brenda një tremujori, me një ritëm prej dy ligjesh në javë, pa bërë vlerësime të mirëfillta të ndikimit të tyre.

    Sipas tij, një proces serioz legjislativ kërkon konceptim, hartim të projektligjeve, konsultime, koordinim ndërsektorial, shqyrtim të komenteve dhe amendamentim, proces që, varësisht nga kompleksiteti, mund të zgjasë mesatarisht rreth 12 javë.

    Tahiri ka vlerësuar se realizimi i kësaj agjende do të kërkonte zhvillimin e dhjetëra proceseve legjislative paralelisht, duke vënë në ngarkesë ministritë dhe mekanizmat e koordinimit.

    Ai ka kritikuar Qeverinë se, pas dy vitesh me ngërçe institucionale, po rrezikon ta zëvendësojë ngecjen me një rrëmujë legjislative.

    “Por as numri i ligjeve nuk e zëvendëson mungesën e vizionit, as nxitimi nuk prodhon zhvillim”, ka shkruar Tahiri.

    Në përfundim, nënkryetari i Aleancës e ka cilësuar planin legjislativ të Qeverisë si “qesharak”, duke e përmbledhur kritikën e tij me vlerësimin se bëhet fjalë për një qeveri pa ide dhe pa vizion.

  • Zjarrvënie në qendër të Prishtinës – digjen disa vetura dhe një motoçikletë në garazh

    Zjarrvënie në qendër të Prishtinës – digjen disa vetura dhe një motoçikletë në garazh

    Zjarrvënie në qendër të Prishtinës – digjen disa vetura dhe një motoçikletë në garazh

    Një zjarr i qëllimshëm dyshohet se është shkaktuar pas mesnatës në rrugën “Tringë Smajli” në Prishtinë, ku janë dëmtuar disa vetura dhe një motoçikletë.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 00:45, Policia është njoftuar për një zjarr që kishte përfshirë garazhin e një objekti banesor.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante, ndërsa zjarri ka shkaktuar dëme në disa automjete dhe në një motoçikletë.

    Fatmirësisht, nga incidenti nuk është raportuar asnjë person i lënduar.

    Në lokacion ka dalë edhe eksperti i zjarrit, i cili pas ekzaminimit fillestar të vendit të ngjarjes ka konstatuar se zjarri dyshohet të jetë shkaktuar qëllimisht.

    Rasti është trajtuar nga hetuesit rajonalë dhe, pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, është iniciuar si “Zjarrvënie”.

    Të dyshuarit ende nuk janë identifikuar, ndërsa hetimet për zbardhjen e rastit po vazhdojnë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Zjarrvënie në qendër të Prishtinës – digjen disa vetura dhe një motoçikletë në garazh appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali