Category: Lajme

  • Nobërda: Ronaldo është një ‘drama queen’, egoizmi po i kushton në fund të karrierës

    Nobërda: Ronaldo është një ‘drama queen’, egoizmi po i kushton në fund të karrierës

    Nobërda: Ronaldo është një ‘drama queen’, egoizmi po i kushton në fund të karrierës

    Drama e fundit me yllin botëror të futbollit, Cristiano Ronaldo dhe Kombëtaren e Portugalisë, u diskutua sot në emisionin “Ora Shtatë”.

    Sipas Ferdi Nobërdës, Ronaldo është një ‘drama queen’, dhe siç potencoi ai, futbollistit po i kushton shumë egoizmi që ka, transmeton Klankosova.tv.

    “Cristiano, drama queen, si gjithmonë. Nuk e di, por Cristiano ndoshta duhet me pa që Portugalia nuk është më e njëjta Portugali. Ka rezultate pa të, është shumë më e mirë pa të, dhe më e rrezikshme. Nuk e mohoj që është ndër lojtarët më të mirë në botë, por e ka një të keqe, është shumë egoist, egoizmi është duke i kushtuar shumë, edhe në fund të karrierës”, tha Nobërda.

  • Endrick drejt largimit nga Reali, e kërkojnë Milani dhe Roma

    Endrick drejt largimit nga Reali, e kërkojnë Milani dhe Roma

    AC Milani dhe Roma janë dy klubet që përmenden si destinacione të mundshme për 20-vjeçarin, i cili po has në vështirësi për të siguruar minuta të rregullta në skuadrën madrilene.

    Endrick ka pasur shumë pak hapësirë këtë sezon, duke luajtur vetëm katër minuta në La Liga. Ai ishte sërish në bankën e rezervistëve në fitoren 1:0 të Real Madridit ndaj Villarrealit, pa u aktivizuar fare.

    Mungesa e minutave po ndikon në zhvillimin e tij, veçanërisht duke pasur parasysh pritshmëritë e mëdha që shoqëruan transferimin e tij në kryeqytetin spanjoll. Braziliani konsiderohej një prej talenteve më premtuese të futbollit botëror, por deri më tani nuk ka arritur të sigurojë një rol të rëndësishëm në ekip.

    Sipas raportimeve, Milani shihet si një prej destinacioneve më të mundshme për sulmuesin, ndërsa edhe Roma mund të përfshihet në garë, duke shpresuar ta bindë lojtarin që të vazhdojë karrierën në futbollin italian.

    Te Real Madridi, konkurrenca për një vend në repartin ofensiv është e madhe. Kylian Mbappe dhe Vinicius Junior janë ndër emrat kryesorë në sulm, çka ia vështirëson Endrickut rrugën drejt formacionit të parë.

    Për klubin madrilen, situata paraqet gjithashtu një dilemë, pasi mungesa e vazhdueshme e brazilianit nga fusha mund të ndikojë në vlerën e tij në tregun e transferimeve.

    Në moshën 20-vjeçare, Endrick ka nevojë për më shumë minuta për të dëshmuar cilësitë e tij dhe për të vazhduar zhvillimin. Një kalim në Serie A mund t’i ofrojë mundësinë për të rifituar besimin dhe për të pasur një rol më të rëndësishëm.

    Megjithatë, deri më tani nuk ka një marrëveshje të konfirmuar dhe mbetet të shihet nëse Real Madridi do të jetë i gatshëm ta lejojë largimin e tij në janar.

    Burimi: RTKLive

  • 22 aksidente me të lënduar dhe 1 mijë e 759 tiketa trafiku në 24 orët e fundit

    22 aksidente me të lënduar dhe 1 mijë e 759 tiketa trafiku në 24 orët e fundit

    22 aksidente me të lënduar dhe 1 mijë e 759 tiketa trafiku në 24 orët e fundit

    Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 759 tiketa trafiku gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa janë regjistruar 61 aksidente trafiku, sipas raportit 24-orësh të Policisë.

    Nga aksidentet e raportuara, 22 kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 39 kanë shkaktuar vetëm dëme materiale. Gjatë kësaj periudhe nuk është regjistruar asnjë aksident trafiku me fatalitet, shkruan sinjali.

    Sipas statistikave të Policisë, 11 persona janë arrestuar, ndërsa në mbajtje janë dërguar nëntë persona.

    Ndërkohë, nuk është raportuar asnjë person në ndalim policor apo në vuajtje të dënimit gjatë periudhës së përfshirë në raport.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post 22 aksidente me të lënduar dhe 1 mijë e 759 tiketa trafiku në 24 orët e fundit appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Lajm i mirë për PSG-n, Dembele dhe Mendes gati për duelin me Cityn

    Lajm i mirë për PSG-n, Dembele dhe Mendes gati për duelin me Cityn

    Sipas “L’Équipe”, Dembele është paraqitur të shtunën në qendrën stërvitore të PSG-së në Poissy, ndërsa mbrojtësi portugez Nuno Mendes është rikthyer të dielën.

    Të dy futbollistët kishin përfituar ditë shtesë pushimi për rikuperim pas ndeshjeve të kombëtareve, ndërsa rikthimi i tyre i jep trajnerit Luis Enrique më shumë alternativa për sfidën e rëndësishme evropiane.

    PSG-ja do të përballet me Manchester Cityn në stadiumin “Etihad”, në një duel që pritet të jetë ndër testet më të vështira për kampionin francez në këtë edicion të garave evropiane.

    Dembele mbetet një element i rëndësishëm në fazën ofensive të parisienëve, falë shpejtësisë dhe aftësive krijuese në krahun e djathtë. Në anën tjetër, Mendes i ofron skuadrës siguri në mbrojtje dhe mundësi shtesë për të kontribuar në sulm nga krahu i majtë.

    Megjithatë, mbetet të shihet nëse të dy lojtarët do të jenë plotësisht të gatshëm për të luajtur ndaj skuadrës angleze.

    Burimi: RTKLive

  • Vrasja në Pogragjë, i dyshuari ende në arrati

    Vrasja në Pogragjë, i dyshuari ende në arrati

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë, gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes janë sekuestruar tri armë të llojeve të ndryshme, si dhe municion që mund të shërbejë si provë në hetimet për rastin.

    Në mesin e dëshmive të sekuestruara janë një pushkë gjuetie, një pushkë zjarri e tipit M48 dhe një pistoletë pa kafkë. Po ashtu, Policia ka konfiskuar 68 fishekë dhe katër gëzhoja.

    Ndërkohë, trupi i pajetë i viktimës, me vendim të prokurorit, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim të përcaktimit të mëtejmë të rrethanave të vdekjes.

    Autoritetet policore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe lokalizimin e të dyshuarit, i cili ende nuk është arrestuar.

    Rrethanat e plota të ngjarjes mbeten nën hetim.

    Burimi: RTKLive

  • MIT: Po vazhdojnë punimet për rehabilitimin në autostradën “Ibrahim Rugova"

    MIT: Po vazhdojnë punimet për rehabilitimin në autostradën “Ibrahim Rugova”

    Sipas Ministrisë, në disa segmente të autostradës po zhvillohen punimet rehabilituese, ndërsa për segmentet e tjera është duke u realizuar riprojektimi. Pas përfundimit të tij, do të vijojnë procedurat për kontraktimin e punimeve të sanimit.

    Paralelisht, po kryhen analiza dhe vlerësime teknike për identifikimin e zonave që kërkojnë ndërhyrje shtesë.

    Ministria thekson se siguria e qytetarëve mbetet prioritet dhe se përmes këtyre ndërhyrjeve synohet të sigurohet stabiliteti i skarpateve dhe qarkullim më i sigurt për të gjithë shfrytëzuesit e autostradës.

    Burimi: RTKLive

  • Kanosje me armë në Fushë Kosovë, arrestohet i dyshuari

    Kanosje me armë në Fushë Kosovë, arrestohet i dyshuari

    Kanosje me armë në Fushë Kosovë, arrestohet i dyshuari

    Pasditen e së dielës, në Fushë Kosovë, është arrestuar një person i dyshuar për kanosje me armë.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i dyshuari dyshohet se kishte ekspozuar pistoletën që e mbante në brez dhe kishte kanosur një person tjetër.

    Policia thotë  ka sekuestruar pistoletën së bashku me 22 fishekë.

    “Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Klankosova.tv

  • SINJALI 24 | Vrasje, vjedhje e kanosje në disa rajone të Kosovës – çfarë ndodhi gjatë 24 orëve

    SINJALI 24 | Vrasje, vjedhje e kanosje në disa rajone të Kosovës – çfarë ndodhi gjatë 24 orëve

    SINJALI 24 | Vrasje, vjedhje e kanosje në disa rajone të Kosovës – çfarë ndodhi gjatë 24 orëve

    Nga vjedhja e rëndë në Ferizaj dhe kanosja ndaj një polici në Prizren, te vrasja e rëndë në Pogragjë të Gjilanit dhe rastet e tjera të vjedhjeve në Lipjan e Partesh, ngjarjet e fundit kanë vënë në lëvizje Policinë në disa rajone të Kosovës.

    Sinjali ju sjell përmbledhjen e rasteve kryesore të raportuara gjatë 24 orëve të fundit.

    Ekskluzive | Tragjedi familjare në Gjilan – babai dyshohet se vrau djalin 29-vjeçar dhe iku me veturë

    Një 29-vjeçar ka mbetur i vrarë nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Pogragjë të Gjilanit, mbrëmjen e 11 tetorit.

    Për rastin dyshohet babai i viktimës, Ramiz Arifi, i cili pas ngjarjes dyshohet se është larguar me veturë Suzuki.

    Policia ka nisur hetimet dhe po ndërmerr veprime për lokalizimin e të dyshuarit.

    Ekskluzive | Ky është i dyshuari për vrasjen e djalit në Pogragjë të Gjilanit – Ramiz Arifi dyshohet se iku me Suzuki pas krimit

    Ramiz Arifi dyshohet se ka vrarë djalin e tij 29-vjeçar, Bajram Arifi, në fshatin Pogragjë të Gjilanit.

    Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 11 tetorit, rreth orës 19:30. Pas të shtënave me armë zjarri, i dyshuari dyshohet se është larguar me një veturë Suzuki.

    Policia është duke e kërkuar, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.

    Ekskluzive | Hajnat hyjnë me forcë në kishën në Partesh – vjedhin tri thika me ngjyrë ari nga vendi ku qëndron prifti

    Tri thika me ngjyrë ari janë vjedhur nga një kishë në fshatin Budrikë e Poshtme të Parteshit.

    Policia ka vërejtur derën e hapur të objektit fetar mëngjesin e 11 tetorit, ndërsa gjatë kontrollit është konstatuar se persona të panjohur dyshohet se kishin hyrë me forcë.

    Rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”, ndërsa hetimet për identifikimin e të dyshuarve po vazhdojnë.

    Ekskluzive | “Hajni i stiroporit” kapet në Lipjan – dyshohet se shkoi me kombi të bardhë te objekti në ndërtim

    Një person dyshohet se ka vjedhur stiropor nga një objekt në ndërtim në rrugën “Shaqir Hoxha” në Lipjan.

    Sipas raportimit, i dyshuari, Mentor Fazliu, kishte shkuar në objekt me një kombi të bardhë.

    Ai është identifikuar nga Policia dhe, sipas informatave të rastit, e ka pranuar vjedhjen. Ndaj tij është caktuar ndalimi prej 48 orësh.

    Klima, agregate e kabllo zhduken nga prona në Lipjan – kapet i dyshuari, pranon vjedhjen e kabllove

    Një vjedhje e raportuar rreth dy muaj më parë në fshatin Ribar i Vogël të Lipjanit është zbardhur nga Policia.

    Nga prona e ankuesit ishin marrë kabllo elektrike, pjesë sanitare, agregate dhe klima.

    I dyshuari, Arben Jashanica, është identifikuar dhe, sipas informatave të rastit, ka pranuar vjedhjen e disa kabllove. Ai është ndaluar për 48 orë.

    Detaje të reja nga vrasja në Pogragjë – babai dyshohet se vrau djalin 29-vjeçar në dhomën e ndejes, në shtëpi gjenden armë e municion

    Një 29-vjeçar është vrarë mbrëmjen e 11 tetorit në fshatin Pogragjë të Gjilanit.

    Për vrasjen dyshohet babai i tij, Remzi Arifi, i cili pas ngjarjes është larguar dhe vazhdon të jetë në arrati.

    Gjatë kontrollit në shtëpi, Policia ka gjetur dhe sekuestruar armë e municion. Rasti po hetohet si “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

    Sherr për parkingun te “Abi Center” – burri dyshohet se iu vërsul dhe e kërcënoi policin edhe pasi u prezantua si zyrtar

    Një mosmarrëveshje për parkingun te “Abi Center” në Prizren ka përfunduar me kanosje ndaj një zyrtari policor.

    Sipas raportimit, i dyshuari dyshohet se e ka ofenduar dhe kërcënuar policin edhe pasi ai është prezantuar si pjesëtar i Policisë.

    Rasti është iniciuar si “Kanosje”.

    Armë, para, ari e “Gucci” zhduken nga një shtëpi në Ferizaj – hajnat e demoluan komplet objektin

    Një shtëpi në rrugën “11 Marsi” në Ferizaj është demoluar dhe plaçkitur më 11 tetor.

    Pronari ka raportuar vjedhjen e dy armëve me leje, rreth 2 mijë eurove para të gatshme, stolive të arit, një çante “Gucci” dhe dy orëve të dorës.

    Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa rasti po hetohet si “Vjedhje e rëndë”.

    Këto ishin disa nga ngjarjet që shënuan 24 orët e fundit në Kosovë.

    SINJALI 24 – Kur ti flije, ne e përcollëm Kosovën.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post SINJALI 24 | Vrasje, vjedhje e kanosje në disa rajone të Kosovës – çfarë ndodhi gjatë 24 orëve appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • LEX | Endrit Nika sillet para trupit gjykues – Rikthehet në gjykatore i akuzuari për vrasjen e argjentinases, pasi Apeli ia rrëzoi dënimin me 18 vjet burg

    LEX | Endrit Nika sillet para trupit gjykues – Rikthehet në gjykatore i akuzuari për vrasjen e argjentinases, pasi Apeli ia rrëzoi dënimin me 18 vjet burg

    LEX | Endrit Nika sillet para trupit gjykues – Rikthehet në gjykatore i akuzuari për vrasjen e argjentinases, pasi Apeli ia rrëzoi dënimin me 18 vjet burg

    Endrit Nika, i akuzuar për vrasjen e rëndë të shtetases argjentinase Maria Clara Urdangaray, është sjellë sot, më 12 tetor 2026, para trupit gjykues në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku është paraparë të vazhdojë procesi i rigjykimit ndaj tij.

    Nika po përballet sërish me drejtësinë pasi Gjykata e Apelit e anuloi aktgjykimin e shkallës së parë, me të cilin ai ishte dënuar me 18 vjet burgim më 19 shkurt 2026.

    Gjykata e Apelit kishte konstatuar shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale dhe kishte vendosur që çështja të kthehej në rigjykim, duke kërkuar edhe dëgjimin e dëshmitarëve shtesë.

    Çfarë thotë aktakuza?

    Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, më 1 gusht 2023, në hotelin “Sonoma” në Fushë-Kosovë, Endrit Nika dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje me partneren e tij, Maria Clara Urdangaray, fillimisht e kishte goditur dhe kishte tentuar ta shkelte me veturë në parkingun e hotelit.

    Prokuroria pretendon se përleshja kishte vazhduar edhe brenda dhomës së hotelit, ku i akuzuari dyshohet se e kishte goditur dhe shtyrë viktimën drejt një qosheje të dhomës.

    Sipas organit të akuzës, si pasojë e goditjeve dhe shtyrjeve, ishte shkëputur korniza e dritares dhe viktima kishte rënë nga kati i gjashtë i hotelit.

    Maria Clara Urdangaray kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe, pavarësisht trajtimit mjekësor, kishte ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

    Nika nuk e pranon fajësinë.

    Në seancën e parë të rigjykimit, të mbajtur më 1 shtator 2026, Endrit Nika ishte deklaruar i pafajshëm për veprën penale që i vihet në barrë.

    Mbrojtja e tij, e përfaqësuar nga avokati Tomë Gashi, ka kundërshtuar pretendimet e Prokurorisë, duke argumentuar se vdekja e argjentinases kishte ndodhur aksidentalisht, për shkak të problemeve me sigurinë dhe konstruksionin e dritares së hotelit.

    Nga ana tjetër, Prokuroria ka qëndruar pranë aktakuzës, duke pretenduar se provat do ta dëshmojnë përgjegjësinë penale të të akuzuarit.

    Në seancën e mëparshme, shqyrtimi ishte ndërprerë për shkak të kërkesës së mbrojtjes për sigurimin e një përkthyesi të përshtatshëm të gjuhës gjermane.

    Procesi gjyqësor po zhvillohet para trupit gjykues të kryesuar nga gjyqtari Gazmend Bahtiri, me anëtarët Alltën Murseli dhe Gëzim Ademi.

    Gazeta Sinjali po e përcjell nga afër këtë proces dhe do të raportojë për zhvillimet e seancës së sotme.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post LEX | Endrit Nika sillet para trupit gjykues – Rikthehet në gjykatore i akuzuari për vrasjen e argjentinases, pasi Apeli ia rrëzoi dënimin me 18 vjet burg appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Marta Kos: Ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara, i papranueshëm

    Marta Kos: Ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara, i papranueshëm

    “Do të doja të isha e qartë edhe për faktin se në Kosovë, ndryshimi i ligjit për Dhomat e Specializuara shkon kundër detyrimeve themelore të Kosovës ndaj BE-së. Dhe kjo është e papranueshme. Ndryshimi i rregullave ndërkohë që procedura gjyqësore është në vazhdim sfidon çdo standard ndërkombëtar të sundimit të ligjit. Mesazhi im është shumë i thjeshtë: zgjerimi evropian po ecën përpara. Por nëse vendet kandidate ecin prapa, atëherë vërtet nuk do të jenë në gjendje të bëhen anëtare të BE-së”, tha Marta Kos.

    Në Luksemburg po mbahet takimi i ministrave të BE-së, të cilët, mes tjerash, po diskutojnë edhe për rishikimin e paraaderimit për anëtarët e ardhshëm të Bashkimit Evropian. Sipas komisioneres Kos, të gjithë ata që aspirojnë integrimin duhet të harmonizohen strategjikisht me politikat e BE-së dhe të ndajnë vlerat e përbashkëta evropiane. Sundimi i ligjit mbetet kriter kyç për secilin vend në procesin e afrimit me BE-në.

    Burimi: RTKLive