Category: Lajme

  • Arifi: Nëse e humbim betejën me Apelin, humb lufta e Kosovës (VIDEO)

    Arifi: Nëse e humbim betejën me Apelin, humb lufta e Kosovës (VIDEO)

    Arifi: Nëse e humbim betejën me Apelin, humb lufta e Kosovës (VIDEO)

    Profesori universitar, Dritëro Arifi tha se beteja në Apel e ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Dhomat e Specializuara në Hagë është beteja më e rëndësishme e Kosovës si shtet.

    Arifi i ftuar në emisionin “Info Magazine” e cilësoi këtë çështje si jetike për Kosovën pasi tha se po u humb kjo betejë ‘humb lufta e Kosovës’.

    “Unë veç po them, kjo betejë po u humb, humbet lufta e Kosovës. Çdo gjë humb, çdo gjë s’ka vlerë. Dhe në njëfarë mënyre në të ardhmen do të diskutohet shumë jo për shtetin e Kosovës, por për një territor të papërcaktuar të Kosovës. Sepse njerëzit ende nuk e kanë kuptuar peshën që e ka ai vendim. Prandaj thashë kjo është beteja më e rëndësishme ndonjëherë që e kemi bërë që nga paslufta apo që nga shpallja e pavarësisë. Dhe në këtë betejë shteti, unë prandaj po potencoj shteti, sepse po i involvoj të gjitha institucionet, pra ky trekëndëshi: Qeveri, Presidencë, Parlament, nëse nuk funksionojnë si duhet, dështimi ka me qenë spektakolar”, tha ai.

  • Kamberi akuzon Vuçiqin: Po e zhvendos vëmendjen nga të drejtat e shqiptarëve, i pengon bashkimi i partive shqiptare

    Kamberi akuzon Vuçiqin: Po e zhvendos vëmendjen nga të drejtat e shqiptarëve, i pengon bashkimi i partive shqiptare

    Kamberi akuzon Vuçiqin: Po e zhvendos vëmendjen nga të drejtat e shqiptarëve, i pengon bashkimi i partive shqiptare

    Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, duke e akuzuar se po e zhvendos debatin nga të drejtat e shqiptarëve drejt pretendimeve për kërcënim ndaj Serbisë.

    Kamberi ka ngritur shqetësimin për qëndrimin e Vuçiqit ndaj bashkimit të partive shqiptare në një listë të përbashkët për zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit.

    “Pse A. Vuçiq paraqitet aq i shqetësuar me bashkimin e partive shqiptare në një listë të përbashkët? Kjo sjellje e tij duhet parë përtej numrit të mandateve që mund të fitojë Koalicioni shqiptar”, ka shkruar Kamberi.

    Sipas tij, çështja nuk lidhet vetëm me numrin e ulëseve që shqiptarët mund të sigurojnë në Parlamentin e Serbisë, por edhe me mënyrën se si do të përfaqësohen politikisht dhe do t’i mbrojnë të drejtat e tyre.

    “Çështja nuk është domosdoshmërisht sa deputetë shqiptarë do të hyjnë në Parlament, por çfarë do të përfaqësojnë ata politikisht dhe çfarë mund të bëjnë me atë përfaqësim”, ka theksuar Kamberi.

    Reagimi i tij vjen në prag të zgjedhjeve të 25 tetorit, ndërsa bashkimi i partive shqiptare në një listë të përbashkët ka nxitur debat politik.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Kamberi akuzon Vuçiqin: Po e zhvendos vëmendjen nga të drejtat e shqiptarëve, i pengon bashkimi i partive shqiptare appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Trump thotë se Rusia dhe Ukraina janë pajtuar për armëpushim energjetik

    Trump thotë se Rusia dhe Ukraina janë pajtuar për armëpushim energjetik

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord për një “armëpushim energjetik”, i cili sipas tij ka hyrë në fuqi menjëherë.

    Në një postim në rrjetet sociale, Trumpi tha se të dyja palët janë pajtuar me marrëveshjen, por nuk dha detaje të tjera për kushtet e saj.

    Rusia ende nuk ka reaguar publikisht ndaj deklaratës së presidentit amerikan, ndërsa presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, sipas portalit amerikan Axios, ka thënë se njoftimi i Trumpit ishte “lajm për mua”.

    Më herët, Trumpi i kishte bërë thirrje Ukrainës që të ndalte sulmet ndaj rafinerive të naftës në Rusi.

    Deklarata vjen në mes të tensioneve mes Trumpit dhe Zelenskyt. Të dielën, presidenti ukrainas tha se Ukraina do të ishte e gatshme të ndalte sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës, nëse Rusia ndalonte sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës.

    Përplasjet mes dy presidentëve janë shtuar edhe pas kritikave të Zelenskyt ndaj njoftimit të Trumpit për një marrëveshje që do t’i mundësonte SHBA-së importimin e naftës dizel nga Rusia. Zelensky e cilësoi këtë si një “dhuratë” për presidentin rus, Vladimir Putin.

    Në përgjigje, Trumpi deklaroi se “është koha që Ukraina të ketë një president të ri”.

    Rusia dhe Ukraina kanë intensifikuar sulmet ndaj infrastrukturës energjetike gjatë muajve të fundit, ndërsa lufta mes tyre po hyn në vitin e pestë, pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në shkurt të vitit 2022.

    Deri më tani, nuk ka konfirmim të pavarur nga të dyja palët për arritjen e armëpushimit të njoftuar nga Trumpi.

     

    Burimi: Dukagjini

  • Von der Leyen jep alarmin: Sulmet e Houthi-ve po e çojnë Lindjen e Mesme drejt një spiraleje dhune

    Von der Leyen jep alarmin: Sulmet e Houthi-ve po e çojnë Lindjen e Mesme drejt një spiraleje dhune

    Von der Leyen jep alarmin: Sulmet e Houthi-ve po e çojnë Lindjen e Mesme drejt një spiraleje dhune

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka dënuar sulmin e raportuar të Houthi-ve ndaj Aeroportit Ndërkombëtar të Riadit, duke paralajmëruar se situata në Lindjen e Mesme rrezikon të përshkallëzohet edhe më tej.

    Sipas raportimit të Telegrafit, Von der Leyen e ka cilësuar sulmin si një përshkallëzim të rrezikshëm, duke paralajmëruar se veprimet e grupit të mbështetur nga Irani mund ta shtyjnë rajonin drejt një spiraleje të re dhune.

    Ajo ka theksuar se sulmet nuk rrezikojnë vetëm jetën dhe sigurinë e civilëve, por edhe infrastrukturën strategjike të transportit dhe energjisë, e cila ka rëndësi të jashtëzakonshme për ekonominë globale.

    “Sulmet po destabilizojnë nyjet kryesore globale të transportit dhe energjisë, ndërsa pasojat e tyre po ndihen në mbarë botën”, citohet të ketë deklaruar presidentja e Komisionit Evropian.

    Von der Leyen ka bërë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të sulmeve ndaj popullsisë civile, duke paralajmëruar se vazhdimi i tyre mund të thellojë edhe më shumë paqëndrueshmërinë në Lindjen e Mesme.

    “Këto sulme vdekjeprurëse ndaj civilëve duhet të ndalen menjëherë”, ka theksuar ajo.

    Deklarata e saj vjen në kohën kur shqetësimet për sigurinë rajonale dhe ndikimin e konflikteve në tregjet ndërkombëtare po shtohen, veçanërisht për shkak të rëndësisë së rrugëve të transportit dhe furnizimit me energji në Lindjen e Mesme.

    Shënim redaksional: Informacionet bazohen në raportimin e Telegrafit dhe nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Von der Leyen jep alarmin: Sulmet e Houthi-ve po e çojnë Lindjen e Mesme drejt një spiraleje dhune appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Lazio triumfon ndaj Monzas, Gattuso barazohet me Interin në krye të Serie A

    Lazio triumfon ndaj Monzas, Gattuso barazohet me Interin në krye të Serie A

    Lazio triumfon ndaj Monzas, Gattuso barazohet me Interin në krye të Serie A

    Lazio ka fituar 3-1 ndaj Monzas në kuadër të javës së gjashtë të Serie A, duke u ngjitur në kuotën e pikëve të liderit Inter.

    Skuadra e drejtuar nga Gennaro Gattuso e nisi ndeshjen në mënyrë fantastike, duke kaluar në epërsi që në minutën e tretë me Nuno Tavares. Gustav Isaksen e dyfishoi rezultatin në minutën e 23-të, pas asistimit të Tijjani Noslin.

    Detyra e Monzas u vështirësua edhe më shumë në minutën e 35-të, kur Lorenzo Lucchesi u përjashtua me karton të kuq, duke e lënë skuadrën mysafire me dhjetë futbollistë për pjesën e mbetur të ndeshjes.

    Megjithatë, Monza reagoi menjëherë pas pushimit dhe Saba Goglichidze ngushtoi rezultatin në minutën e 46-të. Lazio nuk lejoi befasi dhe Andrea Pinamonti, në minutën e 88-të, vulosi fitoren 3-1.

    Me këtë triumf, Lazio vazhdon ecurinë pozitive dhe barazohet me pikë me Interin në krye të kampionatit italian me nga 16.

  • Bllokohet hyrja e tunelit Tiranë–Elbasan, dyshohet për aksident

    Bllokohet hyrja e tunelit Tiranë–Elbasan, dyshohet për aksident

    Bllokohet hyrja e tunelit Tiranë–Elbasan, dyshohet për aksident

    Qarkullimi është pezulluar në hyrje të tunelit në aksin Tiranë–Elbasan, ku dyshohet se ka ndodhur një aksident rrugor.

    Sipas informacioneve të para, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe një ambulancë.

    Ende nuk dihet sa automjete mund të jenë përfshirë dhe nëse ka persona të lënduar.

    Priten informacione të mëtejshme për rrethanat e ngjarjes dhe rikthimin e qarkullimit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Bllokohet hyrja e tunelit Tiranë–Elbasan, dyshohet për aksident appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Sulmi në aeroportin e Riadit, tjetër përshkallëzim i rrezikshëm në një rajon të tensionuar

    Sulmi në aeroportin e Riadit, tjetër përshkallëzim i rrezikshëm në një rajon të tensionuar

    Sulmi i së shtunës në Aeroportin Ndërkombëtar King Khalid në Riad përbën një tjetër moment të rrezikshëm në një rajon tashmë të përfshirë nga tensionet dhe konfliktet.

    Sipas analizës së BBC-së, Arabia Saudite nuk ishte e përgatitur për një zhvillim të tillë. Javët e fundit, rebelët Huthë të Jemenit kanë shtuar sulmet në territorin saudit, ndërsa ditët e fundit kanë goditur infrastrukturën kritike të vendit, përfshirë aeroportin kryesor të kryeqytetit, duke depërtuar, siç duket, pa vështirësi të mëdha në mbrojtjen ajrore saudite.

    Edhe pse dëmet fizike mund të riparohen shpejt, sulmet po dëmtojnë reputacionin e Arabisë Saudite si një vend i sigurt dhe i qëndrueshëm në rajon.

    Përveç sulmeve ndaj aeroportit, Huthët janë përpjekur të marrin kontrollin e pozicioneve me rëndësi strategjike përgjatë bregdetit të Detit të Kuq dhe pranë Ngushticës së Bab el-Mandebit. Kjo rrit rrezikun për lundrimin e sigurt në këtë korridor të rëndësishëm detar. Megjithatë, qeveria e Jemenit ka deklaruar se e ka vënë ngushticën nën kontroll.

    Lufta civile në Jemen, mes qeverisë së njohur ndërkombëtarisht dhe të mbështetur nga Arabia Saudite dhe rebelëve Huthë, të mbështetur nga Irani, vazhdon prej më shumë se një dekade. Konflikti ka shkaktuar mijëra viktima dhe e ka zhytur vendin në një nga krizat më të rënda humanitare në botë.

    Përshkallëzimi i fundit duhet parë në kontekstin më të gjerë të tensioneve mes Iranit, Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit. Sipas BBC-së, Mbretëria Saudite nuk është përballur me një kërcënim kaq serioz që nga kryengritja e Al-Kaedës në mesin e viteve 2000.

    Qeveria saudite arriti ta përballonte atë kërcënim përmes një fushate që synonte fitimin e mbështetjes së popullsisë. Më pas, vendi i përballoi edhe kryengritjet e Pranverës Arabe, të cilat çuan në largimin e udhëheqësve në Tunizi, Libi, Egjipt dhe Jemen.

    Arabia Saudite reagoi gjithashtu ndaj një sulmi me raketë balistike iraniane në Riad në muajin mars, megjithëse me pakënaqësi.

    Megjithatë, situata aktuale është ndryshe. Arabia Saudite zotëron një nga forcat ajrore më të fuqishme në Lindjen e Mesme dhe ka kryer sulme të rënda ajrore ndaj pozicioneve të Huthëve. Pavarësisht kësaj, forcat kundërshtare kanë arritur të marrin nën kontroll pjesë të mëdha të Jemenit, veçanërisht në veri dhe perëndim të vendit.

    Huthët, nga ana tjetër, po godasin pika të ndjeshme të ekonomisë saudite. Si pjesë e të ashtuquajturit “boshti i rezistencës”, ata përbëjnë një partner strategjik të rëndësishëm për Iranin. Nga Xhizani, në bregdetin e Detit të Kuq, deri te kompleksi petrokimik në Khurais, rebelët po përdorin dronë sulmues dhe raketa me saktësi të lartë.

    Rëndësia e rrugës detare të Detit të Kuq është rritur edhe më shumë, pasi Ngushtica e Hormuzit, në anën tjetër të Gjirit, ende nuk është rihapur plotësisht, për shkak se Shtetet e Bashkuara dhe Irani nuk kanë arritur marrëveshje për t’i dhënë fund luftës mes tyre.

    Sulmet ndaj anijeve në Detin e Kuq janë një tjetër mënyrë përmes së cilës Huthët po përpiqen të ushtrojnë presion. Këto sulme shkaktojnë dëme në ekonominë globale dhe përbëjnë një mjet presioni për Teheranin.

    Në fillim të shtatorit, Shtëpia e Bardhë deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk do të ndërhynin drejtpërdrejt në konfliktin në Jemen, por mund t’u ofronin sauditëve mbështetje me informacione të inteligjencës. Më vonë, Uashingtoni konfirmoi se po ofronte këtë mbështetje dhe se kishte dërguar ekspertë ushtarakë në Arabinë Saudite.

    Megjithatë, situata mund të ketë marrë një drejtim të ri pas sulmit të fundit në Riad, ku mbeti i vrarë edhe një shtetas amerikan.

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e cilësoi sulmin e së shtunës si “të tmerrshëm” dhe la të hapur mundësinë e një ndërhyrjeje ushtarake amerikane në mbështetje të Arabisë Saudite.

    “Ne sapo morëm vesh për sulmin e fundit, prandaj do të marrim një vendim. Ne veprojmë shumë shpejt”, u tha Trump gazetarëve.

    Megjithatë, sipas analizës së BBC-së, një ndërhyrje e tillë duket pak e mundshme, të paktën para zgjedhjeve të rëndësishme të mesmandatit në SHBA, që mbahen muajin e ardhshëm.

    Gjatë fushatës për rizgjedhjen në vitin 2024, Trump premtoi se do t’i jepte fund përfshirjes së Shteteve të Bashkuara në luftërat në mbarë botën. Megjithatë, aktualisht SHBA-ja është e përfshirë në tri konflikte të pazgjidhura në Lindjen e Mesme: në Gaza, Liban dhe Iran.

    Përfshirja në një konflikt tjetër, këtë herë në Jemen, mund të shkaktojë pakënaqësi te votuesit amerikanë, vlerëson BBC-ja.

    Burimi: Dukagjini

  • Gjendet në Vushtrri vetura e vjedhur para pesë muajsh në Prizren

    Gjendet në Vushtrri vetura e vjedhur para pesë muajsh në Prizren

    Gjendet në Vushtrri vetura e vjedhur para pesë muajsh në Prizren

    Policia e Kosovës ka identifikuar në një zonë malore në Vushtrri një automjet që ishte raportuar i vjedhur në Prizren rreth pesë muaj më parë.

    Sipas raportit të Policisë, automjeti u identifikua nga njësitet policore gjatë realizimit të detyrave për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

    Pas verifikimit të të dhënave, është konstatuar se vetura ishte raportuar e vjedhur në Prizren.

    Policia bëri të ditur se, në bashkëpunim me hetuesit policorë të Prizrenit, po ndërmerren procedurat e nevojshme lidhur me rastin.

    Pas përfundimit të procedurave, automjeti pritet t’i kthehet pronarit legjitim.

  • Lamtumira e fundit për motër e vëlla – Egzon dhe Nafije Bugujevci varrosen në Pozheran

    Lamtumira e fundit për motër e vëlla – Egzon dhe Nafije Bugujevci varrosen në Pozheran

    Lamtumira e fundit për motër e vëlla – Egzon dhe Nafije Bugujevci varrosen në Pozheran

    Familjarë dhe qytetarë të shumtë u kanë dhënë sot lamtumirën e fundit Egzon dhe Nafije Bugujevcit, motër e vëlla, të vrarë të premten në Livoç të Ulët të Gjilanit. Ceremonia e varrimit është mbajtur në Pozheran të Vitisë.

    Për vrasjen e tyre dyshohet Valon Ramushi, bashkëshorti i Nafijes. Ai dyshohet se, përveç vrasjes së dyfishtë, ka plagosur rëndë edhe një person tjetër, i cili po trajtohet në Intensivën e QKUK-së.

    Sipas raportimeve, pas ngjarjes i dyshuari është vetëdorëzuar në polici. Prokuroria Themelore në Gjilan po heton rrethanat e rastit.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Lamtumira e fundit për motër e vëlla – Egzon dhe Nafije Bugujevci varrosen në Pozheran appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Zelensky: Ukraina gati të ndërpresë sulmet, nëse Moska bën të njëjtën gjë

    Zelensky: Ukraina gati të ndërpresë sulmet, nëse Moska bën të njëjtën gjë

    Në një reagim të publikuar në rrjetin social X, Zelensky theksoi se çdo masë për uljen e tensioneve duhet të jetë reciproke dhe e shoqëruar me garanci konkrete.

    “Ukraina do të jetë e gatshme të ndërpresë sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës, nëse Rusia ndalon goditjet ndaj infrastrukturës sonë energjetike. Çdo masë për uljen e tensioneve duhet të jetë reciproke dhe e mbështetur nga garanci konkrete”, u shpreh Zelensky.

    Kreu i shtetit ukrainas akuzoi Rusinë si përgjegjëse për luftën në Evropë, duke theksuar se sulmet ndaj infrastrukturës energjetike mund të ndalen menjëherë, nëse Moska vendos ta bëjë këtë.

    Deklarata e Zelenskyt vjen pasi presidenti amerikan, Donald Trump, kritikoi udhëheqësin ukrainas për sulmet ndaj infrastrukturës së naftës në Rusi, duke deklaruar se ai “është më mirë të ndalojë”.

    Propozimi i Kievit për ndërprerjen e sulmeve ndaj rafinerive ruse lidhet kështu me kushtin që Rusia të ndalojë goditjet ndaj objekteve energjetike të Ukrainës.

    Burimi: RTKLive