Category: Lajme

  • Zjarri përfshin garazhet e një objekti në Prishtinë, digjen dy vetura dhe një motoçikletë

    Zjarri përfshin garazhet e një objekti në Prishtinë, digjen dy vetura dhe një motoçikletë

    Zjarri përfshin garazhet e një objekti në Prishtinë, digjen dy vetura dhe një motoçikletë

    Një zjarr ka përfshirë garazhin e një ndërtese në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën “Tring Smajli” në Prishtinë.

    Nga zjarri janë djegur dy vetura nga të cilat njëra është djegur plotësisht kurse tjetra ka pësuar djegie të pjesshme.

    Lajmin për klankosova.tv e konfirmoi zëdhënësi i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Abdusamed Shkodra, i cili tha se nga rasti nuk ka pasur të lënduar.

    Bëhet e ditur se zjarri ka përfshirë edhe një motoçikletë e cila gjithashtu ka pësuar djegie të pjesshme, kurse banorët e ndërtesës janë evakuuar pasi tymi i zjarrit përfshiu ndërtesën. /Klankosova.tv

  • Bllokohet trafiku në dalje të autostradës për në Veternik - shkaktar duket të jetë shiu i rrëmbyeshëm

    Bllokohet trafiku në dalje të autostradës për në Veternik – shkaktar duket të jetë shiu i rrëmbyeshëm

    Bllokohet trafiku në dalje të autostradës për në Veternik - shkaktar duket të jetë shiu i rrëmbyeshëm

    Të reshurat e shiut që nisën pasditen e sotëm, kanë nisur të shkaktojnë telashe në komunikacion.

    Sipas pamjeve të dërguara në redaksinë e Klankosova.tv, kolona të gjata janë shkaktuar në daljen e autostradës për në Veternik.

    Ja pamjet:

  • “Flamuri serb do të valojë në Prizren” – Shqipëria i përgjigjet ashpër Daçiqit: Kosova është realitet i pakthyeshëm

    “Flamuri serb do të valojë në Prizren” – Shqipëria i përgjigjet ashpër Daçiqit: Kosova është realitet i pakthyeshëm

    “Flamuri serb do të valojë në Prizren” – Shqipëria i përgjigjet ashpër Daçiqit: Kosova është realitet i pakthyeshëm

    Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka reaguar ndaj deklaratave të politikanit serb Ivica Daçiq, i cili gjatë fushatës elektorale ka deklaruar se flamuri serb do të valojë mbi Prizren.

    Përmes një reagimi në platformën X, Hoxha ka kritikuar gjuhën e përdorur nga Daçiq, duke paralajmëruar se deklarata të tilla mund të nxisin veprime të rrezikshme dhe të cenojnë stabilitetin në rajon.

    Sipas tij, retorika e tillë nuk mund të trajtohet thjesht si pjesë e fushatës politike, pasi mund të inkurajojë individë të gatshëm të veprojnë në përputhje me të.

    Kryediplomati shqiptar ka rikujtuar edhe sulmin në Banjskë të Zveçanit, duke theksuar se përgjegjësia e plotë për atë ngjarje ende nuk është vendosur.

    Ai ka paralajmëruar se rasti i Banjskës dëshmon rrezikun që paraqitet kur deklaratat kërcënuese shndërrohen në veprime konkrete.

    Hoxha ka theksuar se Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj marrëdhënieve të mira fqinjësore, bashkëpunimit rajonal dhe pajtimit, por ka shtuar se këto synime nuk mund të realizohen përmes mohimit të realiteteve politike dhe retorikës kërcënuese.

    “Republika e Kosovës është një realitet i pakthyeshëm. Ajo është një shtet sovran dhe demokratik”, ka deklaruar Hoxha.

    Ai ka theksuar se Kosova është pjesë e barabartë e rajonit dhe se e ardhmja e saj duhet të ndërtohet mbi paqen, sigurinë, gjithëpërfshirjen dhe integrimin evropian.

    Në fund, ministri shqiptar ka ritheksuar mbështetjen e pakushtëzuar të Shqipërisë për Kosovën.

    “Shqipëria ka qëndruar përkrah Kosovës dhe do të vazhdojë ta mbështesë atë në çdo mënyrë të mundshme”, ka deklaruar Hoxha.

    Reagimi vjen pas deklaratave të Daçiqit gjatë fushatës elektorale, të cilat kanë rikthyer në vëmendje tensionet politike dhe retorikën nacionaliste në rajon.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post “Flamuri serb do të valojë në Prizren” – Shqipëria i përgjigjet ashpër Daçiqit: Kosova është realitet i pakthyeshëm appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Nga ministre e Thaçit në presidente të propozuar nga Kurti – Si i bashkoi Justina Shiroka-Pula dy rivalët politikë?

    Nga ministre e Thaçit në presidente të propozuar nga Kurti – Si i bashkoi Justina Shiroka-Pula dy rivalët politikë?

    Nga ministre e Thaçit në presidente të propozuar nga Kurti – Si i bashkoi Justina Shiroka-Pula dy rivalët politikë?

    Dikur kundërshtarë të ashpër politikë, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës gjetën gjuhë të përbashkët për zgjedhjen e presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pulës, një ish-ministre e Qeverisë së Hashim Thaçit, e cila u propozua për këtë post nga kryeministri Albin Kurti.

    Zgjedhja e Shiroka-Pulës më 6 tetor shënoi një zhvillim të rëndësishëm politik, pasi dy partitë që për vite kishin shkëmbyer akuza dhe kritika arritën një kompromis në orët e fundit, duke shmangur mundësinë e zgjedhjeve të reja parlamentare.

    Marrëveshja nuk përfshiu vetëm postin e presidentit, por edhe ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës, të kërkuara nga PDK-ja.

    Shiroka-Pula u zgjodh presidente me 81 vota, ndërsa ndryshimet ligjore u miratuan me 88 vota.

    Nga Qeveria e Thaçit në Presidencë

    E kaluara politike e presidentes së re lidhet drejtpërdrejt me PDK-në dhe ish-kryeministrin Hashim Thaçi.

    Nga viti 2008 deri më 2011, Shiroka-Pula drejtoi Ministrinë e Energjisë dhe Minierave në Qeverinë e Thaçit, ndërsa më pas shërbeu si deputete e PDK-së deri në vitin 2014.

    Pas largimit nga politika aktive, ajo iu rikthye angazhimit akademik si profesoreshë e ekonomisë.

    Megjithatë, pas më shumë se 12 vjetësh jashtë politikës aktive, emri i saj u rikthye në qendër të vëmendjes, këtë herë si propozim i Albin Kurtit për pozitën më të lartë shtetërore.

    Nga përplasjet politike te shtrëngimi i duarve

    Në orët vendimtare të 6 tetorit, Kurti paraqiti disa emra për president, përfshirë Bekim Sejdiun, Glauk Konjufcën dhe Feride Rushitin.

    Më vonë, ai propozoi Justina Shiroka-Pulën, emër që rezultoi i pranueshëm edhe për PDK-në.

    Kryetari i kësaj partie, Bedri Hamza, deklaroi se Shiroka-Pula ishte një kandidate e pranueshme për subjektin që ai drejton.

    Brenda pak minutash, përfaqësuesit e dy partive shtrënguan duart, duke i hapur rrugë votimit në Kuvend.

    Marrëveshje politike apo përputhje interesash?

    Kompromisi mes LVV-së dhe PDK-së ka ngritur pikëpyetje nëse bëhet fjalë për një afrim të vërtetë politik apo vetëm për një marrëveshje të diktuar nga rrethanat.

    LVV-ja siguroi zgjedhjen e presidentes dhe shmangu zgjedhjet e parakohshme, ndërsa PDK-ja mori mbështetjen për ndryshimet ligjore lidhur me Gjykatën Speciale.

    Analisti politik Petrit Selimi ka vlerësuar se Shiroka-Pula është një personalitet i pavarur, pavarësisht së kaluarës së saj politike.

    Ndërkohë, analisti Qirezi ka vlerësuar se marrëveshja nuk nënkupton domosdoshmërisht afrim mes dy partive, por përputhje të interesave në një moment të caktuar.

    Vetë presidentja është zotuar se do të jetë presidente e të gjithë qytetarëve, pa dallime politike, etnike apo shoqërore.

    Nga një ministre në kabinetin e Hashim Thaçit, në kandidaten e propozuar nga Albin Kurti dhe të votuar edhe nga PDK-ja, rrugëtimi i Justina Shiroka-Pulës drejt Presidencës ka sjellë një nga kompromiset më të pazakonta të politikës kosovare.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Nga ministre e Thaçit në presidente të propozuar nga Kurti – Si i bashkoi Justina Shiroka-Pula dy rivalët politikë? appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Shiu vërshon rrugën kryesore në Veternik

    Shiu vërshon rrugën kryesore në Veternik

    Shiu vërshon rrugën kryesore në Veternik

    Të reshurat e shiut që nisën pasditen e sotëm, kanë nisur të shkaktojnë telashe në komunikacion.

    Sipas pamjeve të dërguara në redaksinë e Klankosova.tv, shihet se rruga kryesore në Veternik të Prishtinës është vërshuar në tërësi.

    Gjendja e rrugës po shkakton vështirësi në qarkullimin e veturave.

    Ndërkaq, pamje tjera që kanë arritur në redaksi paraqesin situatë të ngjashme edhe poshtë rrugës së Veternikut, në drejtim të Rrethit me Flamur.

    Pamjet mund t’i gjeni KËTU.

  • Arda Turan drejt stolit të Kombëtares së Turqisë

    Arda Turan drejt stolit të Kombëtares së Turqisë

    Ish-futbollisti i njohur i Atletico Madridit dhe Barcelonës shihet si një kandidat për të drejtuar përfaqësuesen turke, sipas raportimeve të mediave.

    Turan, i cili gjatë karrierës si futbollist luajti në nivelet më të larta të futbollit evropian, tashmë është duke ndërtuar karrierën e tij në bankinë.

    Emërimi i mundshëm në krye të Turqisë do të përbënte një hap të madh në rrugëtimin e tij si trajner, duke i dhënë mundësinë të drejtojë një kombëtare me ambicie të mëdha në arenën ndërkombëtare.

    Megjithatë, deri më tani, emërimi i tij mbetet në kuadër të raportimeve mediatike dhe pritet të shihet nëse do të ketë një konfirmim zyrtar.

    Burimi: RTKLive

  • Qentë endacakë rrezikojnë banorët e Vaganicës të Mitrovicës

    Qentë endacakë rrezikojnë banorët e Vaganicës të Mitrovicës

    Qentë endacakë rrezikojnë banorët e Vaganicës të Mitrovicës

    Qytetarët e Vaganicës së Mitrovicës së Jugut po ankohen për rrezikun që po iu kanoset nga qentë endacakë.

    Një qytetare e këtij vendbanimi i është drejtuar redaksisë së klankosova.tv ku shprehu shqetësimin e saj nga rreziku që po përballen banorët, sidomos fëmijët dhe kalimtarët.

    Sipas një videoje të dërguar nga qytetarja, në një zonë të vetme shihen rreth 15 qen endacakë të cilët po qëndronin në tufë.

    Klankosova.tv ka tentuar të kontaktojë edhe me drejtorin e Shërbimeve Publike të Mitrovicës së Jugut, Naser Muja, por i njëjti nuk ka qenë i qasshëm gjatë ditës.

    Ja pamjet:

  • Ahmeti: Kosova po rrezikon tërheqjen graduale të njohjeve

    Ahmeti: Kosova po rrezikon tërheqjen graduale të njohjeve

    Ahmeti: Kosova po rrezikon tërheqjen graduale të njohjeve

    Amir Ahmeti, ish-ambasador, është i mendimit se mund të ketë tërheqje të njohjeve të pavarësisë së Kosovës.

    Në Info Magazine në Klan Kosova, ai përmendi rastin e Marokut me Saharën Perëndimor.

    “Kur është larguar Spanja prej Marokut, ua ka lënë një problem me Saharën Perëndimore. Ajo e ka shpall pavarësinë dhe e kanë njohur 84 shtete. Sot 38 vende e kanë tërhequr njohjen, vetëm 46 e njohin. Ne jemi duke e rrezikuar atë që ka mundësi që fillojnë të flasin për një territor që nuk është i njohur ndërkombëtarisht dhe fillojnë të tërhiqen njohjet gradualisht. Ky është rreziku”.

    “Nëse ne e humbim betejën e apelit [në Hagë], po e humbim shtetësinë e Kosovës”, u shpreh Ahmeti.

  • Kelmendi: Fidan Jupolli nuk frikësohet, as nuk mbetet vetë

    Kelmendi: Fidan Jupolli nuk frikësohet, as nuk mbetet vetë

    Kelmendi: Fidan Jupolli nuk frikësohet, as nuk mbetet vetë

    Gazetari Adriatik Kelmendi ka reaguar pas sulmeve linçuese ndaj gazetarit Fidan Jupolli.

    Përmes një postimi në Facebook, Kelmendi e cilësoi Jupollin si një nga gazetarët më origjinalë që ka vendi.

    Ai tha se gazetari Fidan Jupolli nuk frikësohet dhe nuk mbetet vetëm.

    “Fidan Jupolli është ndër gazetarët më origjinalë që i kemi. Është krejt unik në qasje dhe mënyrën se si e bën punën. Për këtë arsye s’ua qet të shtyheni me të. Mos harroni se puna e tij janë fjalët. E kur dikush fjalën e ka punë kurrë mos mendoni se e mundni me fjalë, me sharje dhe aq më pak me kërcënime. Fidani ua kthen shtatëfish! Me fjalë, pa kërcënime! Se Fidani nuk lodhet! As nuk frikësohet!Dhe – mbajeni mend – as nuk mbetet vetë!”, ka shkruar Kelmendi në Facebook.

  • Nga heroi i Romës te largimi i dhimbshëm – Mourinho rikthehet në vendin ku shkroi historinë

    Trajneri portugez Jose Mourinho rikthehet në stadiumin “Olimpico” të Romës, këtë herë si kundërshtar, në një përballje që pritet të sjellë emocione të veçanta për tifozët italianë.

    Mourinho, i cili drejtoi Romën për rreth dy vjet e gjysmë, la gjurmë të pashlyeshme në historinë e klubit, duke fituar Ligën e Konferencës në vitin 2022.

    Më 25 maj të atij viti, Roma mposhti Feyenoordin 1-0 në finalen e zhvilluar në Tiranë, duke i dhuruar klubit një trofe të rëndësishëm evropian pas dekadash pritjeje.

    Një vit më vonë, portugezi e udhëhoqi skuadrën edhe drejt finales së Ligës së Evropës, ku Roma u mposht nga Sevilla pas penalltive.

    Megjithatë, historia e tij në kryeqytetin italian përfundoi në mënyrë të hidhur. Më 16 janar 2024, drejtuesit e Romës vendosën ta shkarkonin pas rezultateve të dobëta dhe tensioneve të vazhdueshme.

    Në një intervistë për “Corriere dello Sport”, Mourinho ka pranuar se largimi nga Roma ia kishte thyer zemrën, duke e përshkruar klubin si një vend që do të mbetet gjithmonë shtëpia e tij.

    Tashmë, rikthimi i tij në “Olimpico” pritet të zgjojë kujtime të forta te tifozët, të cilët ende e kujtojnë natën historike të triumfit në Tiranë.

    Nga lavdia evropiane te shkarkimi i papritur, Mourinho rikthehet aty ku dikur ishte hero, por këtë herë në stolin kundërshtar.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Nga heroi i Romës te largimi i dhimbshëm – Mourinho rikthehet në vendin ku shkroi historinë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali