Category: Lajme

  • Ulutash në përfundim të mandatit në KFOR, Kingji e pret në takim dhe vlerëson angazhimin e tij

    Ulutash në përfundim të mandatit në KFOR, Kingji e pret në takim dhe vlerëson angazhimin e tij

    Ulutash në përfundim të mandatit në KFOR, Kingji e pret në takim dhe vlerëson angazhimin e tij

    Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjenerallejtënant Arben Kingji, ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, me rastin e përfundimit të mandatit të tij në krye të misionit, shkruan Gazeta Sinjali.

    Në një postim, Kingji ka bërë të ditur se ka shprehur vlerësimin për drejtimin e Ulutashit dhe angazhimin e tij në misionin e KFOR-it.

    Dy gjeneralët kanë diskutuar për angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it në forcimin e sigurisë në Kosovë dhe ruajtjen e stabilitetit rajonal.

    Kingji ka ritheksuar gjithashtu përkushtimin e Shqipërisë dhe të Forcave të Armatosura për përmbushjen e detyrimeve në këtë operacion të NATO-s.

    “Ritheksova angazhimin e vazhdueshëm të Shqipërisë dhe Forcave të Armatosura në përmbushje të detyrimeve në këtë operacion të rëndësishëm të NATO-s”, ka shkruar ai.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Ulutash në përfundim të mandatit në KFOR, Kingji e pret në takim dhe vlerëson angazhimin e tij appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • 11 të vdekur dhe 27 të lënduar nga aksidenti mes autobusit turistik dhe kamionit në Turqi

    11 të vdekur dhe 27 të lënduar nga aksidenti mes autobusit turistik dhe kamionit në Turqi

    11 persona kanë humbur jetën dhe 27 të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku mes një autobusi turistik dhe një kamioni tërheqës, në distriktin Akhisar të Manisës, në Turqi.

    Aksidenti ka ndodhur pranë pikave të pagesës në autostradën Gebze–Orhangazi–Izmir. Sipas guvernatorisë së Manisës, të dy automjetet po udhëtonin nga Bursa në drejtim të Izmirit.

    Guvernatoria bëri të ditur se njoftimin për aksidentin e kishte marrë në orën 11:00, ndërsa të lënduarit janë transportuar në spitale për trajtim mjekësor.

    Guvernatori i Manisës, Vahdettin Özkan, i cili mbërriti në vendin e ngjarjes, tha se në autobus ndodheshin 34 pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit. Në aksident ishte përfshirë edhe drejtuesi i kamionit.

    Sipas Özkanit, nga 27 të lënduarit, 16 janë dërguar në spitale me kod të verdhë, nëntë me kod të gjelbër dhe një me kod të kuq, që tregon gjendje më të rëndë shëndetësore.

    Shoferi i autobusit, i cili gjithashtu pësoi lëndime, përfundoi trajtimin në një spital privat në Akhisar. Pas daljes nga spitali, ai u mor në paraburgim nga ekipet e xhandarmërisë.

    Ndërkohë, të lënduarit e tjerë vazhdojnë të marrin trajtim mjekësor.

    Mediat turke, duke iu referuar pamjeve të kamerave të sigurisë, raportojnë se autobusi kishte marrë pasagjerë në qytetin e Bursës pak para aksidentit, i cili ndodhi pranë pikave të pagesës në Akhisar.

    Burimi: Dukagjini

  • Zjarri shpërtheu në banjën e një banese në Tophane, pamje nga vendi i ngjarjes

    Zjarri shpërtheu në banjën e një banese në Tophane, pamje nga vendi i ngjarjes

    Zjarri shpërtheu në banjën e një banese në Tophane, pamje nga vendi i ngjarjes

    Një incident i zjarrit dyshohet se ka ndodhur sot në një banesë në lagjen “Tophane” në Prishtinë.

    Ngjarja është konfirmuar për Klankosova.tv nga zëvendëskomanandi i Brigadës së Zjarrfikësve të Prishtinës, Abdusamed Shkodra.

    Ai konfirmoi se nga ky incident nuk ka persona të lënduar.

    “Zjarri ka shpërthyer në banjën e banesës. Ekipet kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë intervenuar. Nuk ka persona të lënduar. Zjarri është fikur dhe aktualisht ekipi po kujdestaron derisa të bëhet edhe ajrosja e banesës”, tha Shkodra.

    Klankosova.tv ka biseduar me disa banorë kësaj ndërtese, të cilët janë shprehur të shqetësuar.

    Ata kanë thënë se të gjithë banorët kanë dalë jashtë banesave, derisa disa prej tyre edhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore, si pasojë e frikës dhe traumave.

    Klankosova.tv ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, të cilat mund t’i ndiqni në vijim:

  • Hoti në mbrojtje të Fidan Jupollit: Gazetarët nuk kanë nevojë për lejen e pushtetit për të folur lirshëm

    Hoti në mbrojtje të Fidan Jupollit: Gazetarët nuk kanë nevojë për lejen e pushtetit për të folur lirshëm

    Hoti në mbrojtje të Fidan Jupollit: Gazetarët nuk kanë nevojë për lejen e pushtetit për të folur lirshëm

    Avdullah Hoti ka reaguar ndaj asaj që e ka cilësuar si gjuhë linçimi ndaj gazetarit Fidan Jupolli, duke akuzuar Albin Kurtin dhe ndjekësit e tij për promovimin e një gjuhe të tillë ndaj kritikëve, shkruan Gazeta Sinjali.

    Në një postim në Facebook, Hoti ka thënë se Jupolli e kishte kritikuar dhe kishte bërë satirë çdo ditë edhe gjatë kohës kur ai dhe bashkëpartiakët e tij ishin në pushtet, por, sipas tij, askush prej tyre nuk kishte menduar ta linçonte gazetarin.

    “Sepse dallimi mes demokracisë dhe mentalitetit autoritar qëndron pikërisht te mënyra se si i trajtojmë ata që nuk pajtohen me ne”, ka shkruar Hoti.

    Ai ka theksuar se pushteti demokratik duhet t’i përballojë kritikat dhe se gazetarëve nuk u nevojitet leja e pushtetit për t’u shprehur lirshëm.

    “Pushteti demokratik i përballon kritikat. Gazetarët nuk kanë nevojë për lejen e pushtetit për të folur lirshëm”, ka deklaruar ai.

    Hoti e ka përmbyllur reagimin me thirrjen për mbrojtjen e fjalës së lirë, veçanërisht kur ajo nuk u pëlqen atyre që e dëgjojnë.

    “Fjala e lirë mbrohet sidomos atëherë kur nuk na pëlqen ajo që thuhet!”, ka shkruar Hoti.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Hoti në mbrojtje të Fidan Jupollit: Gazetarët nuk kanë nevojë për lejen e pushtetit për të folur lirshëm appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Huthët paralajmërojnë kompanitë ajrore dhe udhëtarët të shmangin aeroportet saudite pas sulmit vdekjeprurës në Riad

    Huthët paralajmërojnë kompanitë ajrore dhe udhëtarët të shmangin aeroportet saudite pas sulmit vdekjeprurës në Riad

    Huthët e Jemenit kanë paralajmëruar kompanitë e aviacionit dhe udhëtarët që të mos përdorin aeroportet dhe hapësirën ajrore të Arabisë Saudite, pas sulmit të së shtunës në Aeroportin Ndërkombëtar King Khalid në Riad, ku mbetën të vrarë 12 persona dhe u plagosën më shumë se 300 të tjerë.

    Sipas BBC-së, pamjet e verifikuara nga vendi i ngjarjes tregojnë pasojat e sulmit në aeroportin ndërkombëtar të kryeqytetit saudit.

    Sulmi ka ngritur shqetësime për sigurinë e Arabisë Saudite, e cila është konsideruar për një kohë të gjatë si një vend i qëndrueshëm dhe i sigurt në rajon. Sipas korrespondentit të BBC-së për çështje të sigurisë, dëmet fizike mund të riparohen shpejt, por sulmi po dëmton imazhin e vendit si një strehë e sigurt dhe e qëndrueshme.

    Në deklaratën e së dielës, Huthët nuk iu referuan drejtpërdrejt sulmit të së shtunës. Megjithatë, grupi i mbështetur nga Irani kishte marrë përgjegjësinë për sulme të tjera ndaj të njëjtit aeroport të enjten.

    Ndërkohë, sekretari britanik i Mbrojtjes, Wes Streeting, ka lënë të hapur mundësinë që Mbretëria e Bashkuar t’i ofrojë Arabisë Saudite mbështetje shtesë.

    Edhe presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara mund të përfshihen në sulme ofensive.

    Burimi: Dukagjini

  • Vetura përmbyset në rrugën Prishtinë–Gjilan, nuk raportohet për të lënduar

    Vetura përmbyset në rrugën Prishtinë–Gjilan, nuk raportohet për të lënduar

    Vetura përmbyset në rrugën Prishtinë–Gjilan, nuk raportohet për të lënduar

    Një vetaksident ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë–Gjilan, ku një veturë ka përfunduar e përmbysur jashtë rrugës.

    Në fotografitë e publikuara shihet automjeti i kthyer në kulm, ndërsa pranë tij ndodhen disa persona.

    Sipas informacioneve të raportuara, nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

    Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e vetaksidentit, të cilat ende nuk dihen.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Vetura përmbyset në rrugën Prishtinë–Gjilan, nuk raportohet për të lënduar appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Moska forcon lidhjet me skenën politike serbe përmes Kishës Ortodokse Ruse – “Bekon”partinë që synon unitetin ruso-serb

    Moska forcon lidhjet me skenën politike serbe përmes Kishës Ortodokse Ruse – “Bekon”partinë që synon unitetin ruso-serb

    Partia e Unitetit Ruso-Serb ka njoftuar se ka marrë bekimin e patriarkut të Moskës dhe të gjithë Rusisë, Kirill.

    Kryetari i kësaj partie, Rade Saviq, tha se fjalët e kreut të Kishës Ortodokse Ruse, i cili i ka uruar partisë të jetë “urë lidhëse mes dy popujve dhe shteteve vëllazërore dhe që kjo lidhje të mos ndërpritet kurrë”, përbëjnë një amanet dhe detyrim moral, raporton mediumi serb Danas.

    Burimi: Dukagjini

  • Katër të lënduar në një aksident trafiku në Novosellë të Pejës

    Katër të lënduar në një aksident trafiku në Novosellë të Pejës

    Katër persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti të komunikacionit sot në Novosellë të Pejës.

    Zëdhënësi i Policisë rajonale për Pejë, Sheremet Elezaj, tha për KosovaPress, se aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:30 në rrugën “Mulla Zekë Bërdynaj”.

    “Në aksident janë përfshirë dy automjete civile, ku përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar katër persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor. Sipas personelit mjekësor gjendja e tyre shëndetësore  është stabile-jashtë rrezikut për jetë”.

    Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke hetuar rrethanat e aksidentit.

    Burimi: Dukagjini

  • Katër të vdekur nga uragani Isaias, që po përfshin juglindjen e SHBA-së me erëra të fuqishme dhe reshje të dendura

    Katër të vdekur nga uragani Isaias, që po përfshin juglindjen e SHBA-së me erëra të fuqishme dhe reshje të dendura

    Të paktën katër persona kanë humbur jetën si pasojë e uraganit Isaias, i cili goditi brigjet e Floridës si uragan i kategorisë së dytë të premten në mbrëmje, përpara se të dobësohej në një ciklon post-tropikal. Autoritetet paralajmërojnë se rreziku nga përmbytjet dhe tornadot mbetet i lartë, ndërsa stuhia po lëviz drejt pjesëve të brendshme të juglindjes së Shteteve të Bashkuara.

    Isaias arriti në tokë në qytetin Destin, në veriperëndim të Floridës, me erëra që arrinin shpejtësinë prej rreth 169 kilometrash në orë. Sipas raportimeve të mediave amerikane, dy persona kanë vdekur në kontenë Escambia të Floridës dhe dy të tjerë në Alabama.

    Qendra Kombëtare e Uraganeve në SHBA paralajmëroi të shtunën në mbrëmje se reshjet e dendura do të vazhdonin gjatë natës në juglindje të vendit. Paralajmërimi përfshinte rrezikun nga përmbytjet e menjëhershme dhe ato urbane, si dhe nga erërat e fuqishme.

    “Valët e shkaktuara nga Isaias do të vazhdojnë të ndikojnë në pjesën më të madhe të brigjeve të Gjirit të Meksikës në SHBA dhe Meksikë, si dhe në Kubën perëndimore gjatë fundjavës”, njoftoi qendra, duke paralajmëruar se ato mund të krijojnë kushte të rrezikshme për jetën për shkak të dallgëve të fuqishme dhe rrymave të forta detare.

    Meteorologët paralajmëruan gjithashtu për mundësinë e tornadove në pjesët lindore të Xhorxhias dhe në Karolinën e Veriut e të Jugut.

    Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, deklaroi të shtunën se më shumë se 430 mijë konsumatorë kishin mbetur pa energji elektrike për shkak të stuhisë. Sipas faqes PowerOutage.com, deri në orët e para të së dielës, numri kishte rënë në rreth 323 mijë.

    Ndërkohë, më shumë se 80 mijë konsumatorë në Alabama, mbi 11 mijë në Xhorxhia dhe rreth 11 mijë në Karolinën e Veriut vazhdonin të përballeshin me ndërprerje të energjisë elektrike.

    DeSantis tha se dëmet kryesore në Florida ishin shkaktuar nga erërat e forta, të cilat kishin rrëzuar pemë, dëmtuar ndërtesa dhe shpërndarë mbeturina nëpër zona të ndryshme.

    Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë reshje të rrëmbyeshme dhe dëme të konsiderueshme në ndërtesa, përfshirë objekte të cilave u janë shkëputur çatitë nga fuqia e erërave.

    Burimi: Dukagjini

  • Qitje, vetëmbrojtje e vozitje emergjente – Policia Ushtarake e FSK-së përfundon kursin me instruktorët gjermanë

    Qitje, vetëmbrojtje e vozitje emergjente – Policia Ushtarake e FSK-së përfundon kursin me instruktorët gjermanë

    Qitje, vetëmbrojtje e vozitje emergjente – Policia Ushtarake e FSK-së përfundon kursin me instruktorët gjermanë

    Policia Ushtarake e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka përfunduar me sukses Kursin për Mbrojtje të Afërt, të realizuar në bashkëpunim me instruktorë të Policisë Ushtarake Gjermane, shkruan Gazeta Sinjali.

    Sipas njoftimit të FSK-së, kursi është zhvilluar në kuadër të planit të bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet ministrive të Mbrojtjes të Kosovës dhe Gjermanisë.

    Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit kanë avancuar aftësitë në qitje me armë, teknika të vetëmbrojtjes, vozitje emergjente, taktika të lëvizjes dhe formacione, si dhe në përgatitje fizike e psikologjike.

    Kursi është udhëhequr nga instruktorë të certifikuar të Policisë Ushtarake të FSK-së, në bashkëpunim me kolegët gjermanë. Sipas FSK-së, trajnimi është karakterizuar nga kritere të larta përzgjedhjeje dhe kërkesa të shtuara profesionale.

    Pjesëmarrësit kanë kryer edhe aktivitete praktike të përshtatura me detyrat dhe përgjegjësitë në fushën e mbrojtjes së afërt, me qëllim përgatitjen për përmbushjen e kërkesave operacionale.

    FSK-ja e ka vlerësuar përfundimin e kursit si kontribut në avancimin e kapaciteteve profesionale dhe operacionale të Policisë Ushtarake, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me partnerët gjermanë në shkëmbimin e përvojave dhe ngritjen e standardeve të trajnimit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Qitje, vetëmbrojtje e vozitje emergjente – Policia Ushtarake e FSK-së përfundon kursin me instruktorët gjermanë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali