Category: Lajme

  • Houthit paralajmërojnë të mos përdoren aeroportet dhe hapësira ajrore e Arabisë Saudite

    Houthit paralajmërojnë të mos përdoren aeroportet dhe hapësira ajrore e Arabisë Saudite

    Houthit paralajmërojnë të mos përdoren aeroportet dhe hapësira ajrore e Arabisë Saudite

    Rebelët Houthi të Jemenit kanë lëshuar paralajmërim të ri për të gjitha kompanitë ajrore duke u kërkuar të shmangin përdorimin e aeroporteve dhe hapësirës ajrore të Arabisë Saudte.

    Në një deklaratë të publikuar nga zëdhënësi ushtarak i grupit, Yahya Saree, Huthit kanë përsëritur paralajmërimin kundër përdorimit të aeroporteve dhe hapësirës ajrore saudite.

    Sipas Sarees, këto objekte dhe hapësira ajrore mund të shndërrohen në objektiva të mundshme të operacioneve të forcave të tyre.

    Megjithatë, ai ka bërë të ditur se paralajmërimi nuk përfshin Mekën dhe Medinën, dy qytetet e shenjta të myslimanëve.

    Grupi politik dhe fetar i armatosur, që vepron në veri të Jemenit dhe mbështetet nga Irani, u ka bërë thirrje të gjitha palëve që t’i marrin seriozisht paralajmërimet e tij.

    Houthit kanë deklaruar gjithashtu se Arabia Saudite mban përgjegjësi për dështimin e përpjekjeve për të ndërprerë sulmet e tyre.

  • Kufizimi 80 km/h, vozitje 197 km/h - Policia identifikon shkelësit në trafik

    Kufizimi 80 km/h, vozitje 197 km/h – Policia identifikon shkelësit në trafik

    Kufizimi 80 km/h, vozitje 197 km/h - Policia identifikon shkelësit në trafik

    Policia e Kosovës ka evidentuar automjete që po qarkullonin me shpejtësi deri në 197 km/h në rrugë ku kufizimi është 80 km/h.

    Sipas njoftimit të Policisë, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë ka intensifikuar kontrollet në rrugët nacionale dhe rajonale, duke përdorur automjete inteligjente për identifikimin e kundërvajtjeve në trafik, transmeton Klankosova.tv.

    Gjatë kontrolleve të fundit janë regjistruar raste të rënda të tejkalimit të shpejtësisë së lejuar.

    Policia ka bërë të ditur se ndaj shkelësve do të zbatohen masat ligjore, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe mbrojtjen e jetës së qytetarëve.

    Njëkohësisht, u ka bërë thirrje shoferëve që t’i respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe sinjalistikën rrugore, si dhe ta përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës, veçanërisht gjatë natës.

  • Superliga e basketbollit vazhdon sot me dy sfida joshëse

    Superliga e basketbollit vazhdon sot me dy sfida joshëse

    Golden Eagle Ylli pret Pejën në palestrën “13 Qershori” në Suharekë, sfidë që nis në orën 17:00.

    Ylli vjen pas fitores së parë sezonale, të shënuar javën e kaluar ndaj Sigal Prishtinës, ndërsa Peja synon të rikthehet te rezultatet pozitive pas humbjes ndaj Vëllaznimit. Përballja pritet të jetë mjaft e luftuar, duke marrë parasysh synimet e larta të të dyja skuadrave në këtë edicion.

    Xhiron e katërt e mbyll përballja Rahoveci 029 – Sigal Prishtina, e cila starton nga ora 19:30 në palestrën “Mizahir Isma”.

    Rahovecasit janë skuadra e vetme pa fitore deri më tani dhe do të zhvillojnë ndeshjen e tretë para publikut vendas në katër xhirot e para të sezonit. Vreshtarët synojnë ta shfrytëzojnë përparësinë e terrenit vendas për të regjistruar fitoren e parë, ndërsa Sigal Prishtina udhëton drejt Rahovecit me synimin për t’u rikthyer te fitorja.

    Sot takohen:

    17:00 | Golden Eagle Ylli – Peja

    19:30 | Rahoveci 029 – Sigal Prishtina

    Burimi: RTKLive

  • Konjufca dënon fuqishëm sulmin e Houthëve në Arabinë Saudite: Mbështetja jonë është e palëkundur

    Konjufca dënon fuqishëm sulmin e Houthëve në Arabinë Saudite: Mbështetja jonë është e palëkundur

    Konjufca dënon fuqishëm sulmin e Houthëve në Arabinë Saudite: Mbështetja jonë është e palëkundur

    Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin e rebelëve Huthi ndaj Aeroportit Ndërkombëtar “King Khalid” në Riad të Arabisë Saudite, nga i cili raportohet se mbetën të vrarë dhe të plagosur civilë.

    Përmes një postimi në platformën X, Konjufca ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave, ndërsa të plagosurve u ka uruar shërim të shpejtë.

    Ai ka theksuar se sulmet ndaj aviacionit civil përbëjnë kërcënim serioz për jetën e njerëzve dhe ka bërë thirrje që ato të ndalen.

    “E dënoj fuqishëm sulmin shkatërrues të Huthëve ndaj Aeroportit Ndërkombëtar ‘King Khalid’ në Riad, i cili la civilë të vrarë dhe shumë të tjerë të plagosur. Sulme të tilla ndaj aviacionit civil përbëjnë një kërcënim serioz për jetën e njerëzve dhe duhet të ndalen. Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjet e të vrarëve dhe u uroj shërim të shpejtë të plagosurve”, ka shkruar Konjufca.

    Kreu i diplomacisë kosovare ka ritheksuar gjithashtu solidaritetin dhe mbështetjen e Kosovës për Arabinë Saudite në këtë kohë të vështirë.

    injali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Konjufca dënon fuqishëm sulmin e Houthëve në Arabinë Saudite: Mbështetja jonë është e palëkundur appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Como dhe Roma ndajnë pikët

    Como dhe Roma ndajnë pikët

    Kështu, skuadra e Gian Piero Gasperinit mbeti e pamposhtur, por nuk arriti të rikthehej në krye të Serie A.

    Ndeshja nisi me ritëm të lartë dhe raste nga të dyja skuadrat. Roma rrezikoi fillimisht në minutën e gjashtë, kur Paulo Dybala goditi drejt portës pas një aksioni të ndërtuar mirë nga Gianluca Mancini dhe Donyell Malen, por portieri Jean Butez reagoi me sukses.

    Vetëm pesë minuta më vonë, mysafirët iu afruan edhe më shumë golit. Kapiteni Lorenzo Pellegrini goditi bukur nga skaji i zonës, por topi përfundoi në shtyllë.

    Como gradualisht e mori kontrollin e lojës dhe krijoi disa mundësi, por pa arritur ta mposhtte portierin e Romës. Trevoh Chalobah goditi mbi portë, ndërsa Maxence Caqueret nuk ishte i saktë nga një pozitë e favorshme.

    Rastin e fundit të rëndësishëm në pjesën e parë e pati Malen. Sulmuesi holandez, i cili kishte shënuar gjashtë gola në pesë ndeshjet e para në Serie A, arriti ta kalonte portierin Butez, por nga një kënd i vështirë goditi vetëm rrjetën e jashtme.

    Pjesa e dytë nisi me një goditje të rëndë për Romën. Më pak se dhjetë minuta pas rifillimit të lojës, Malen ndërhyri në mënyrë të rrezikshme ndaj Kaikit, pasi nuk arriti ta kontrollonte siç duhet topin. Arbitri Michael Fabbri nuk hezitoi ta ndëshkonte sulmuesin me karton të kuq, duke e lënë Romën me dhjetë lojtarë.

    Como u përpoq menjëherë ta shfrytëzonte epërsinë numerike. Nico Paz asistoi për Maximo Perronen, por goditja e këtij të fundit përfundoi mbi portë. Pak më vonë, Anastasios Douvikas goditi fuqishëm, por topi përfundoi në rrjetën e jashtme.

    Presioni i vendasve u shtua në minutat e fundit. Në minutën e 70-të, Paz provoi me një goditje të fuqishme, por portieri Pierluigi Gollini reagoi shkëlqyeshëm, duke e devijuar topin mbi traversë.

    Portieri i Romës u tregua vendimtar edhe shtatë minuta më vonë, kur ndërhyri sërish për t’ia mohuar golin organizatorit argjentinas, pas një topi të gjatë të Jacobo Ramonit.

    Pavarësisht dominimit të Comos në posedim dhe territor, Roma arriti ta ruante portën të paprekur deri në fund, duke siguruar një pikë të rëndësishme në udhëtim.

    Pas këtij barazimi, Como ngjitet përkohësisht në vendin e gjashtë, duke kaluar Juventusin, ndërsa Roma mbetet e pamposhtur, por pa mundur ta rimarrë kreun e kampionatit.

    Të dyja skuadrat tashmë e kthejnë vëmendjen te Liga e Kampionëve. Roma do të përballet të mërkurën me Real Madridin, skuadrën e ish-trajnerit të saj, Jose Mourinho, ndërsa Como do të udhëtojë drejt Holandës për t’u përballur me Feyenoordin.

    Burimi: RTKLive

  • Mister mbetet vdekja e një punonjësi të ri në laboratorin rus që studion sëmundjet e rënda

    Mister mbetet vdekja e një punonjësi të ri në laboratorin rus që studion sëmundjet e rënda

    Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka bërë të ditur se ende nuk dihet shkaku i vdekjes së një punonjësi të ri në një laborator në Rusi, i cili merret me studimin e murtajës dhe sëmundjeve të tjera të rënda.

    Agjencia shëndetësore e Kombeve të Bashkuara ka përmendur raportime fillestare, ende të pakonfirmuara, sipas të cilave punonjësi mund të ketë qenë prekur nga murtaja pneumonike. Kjo është një formë e rëndë e sëmundjes, më pak e zakonshme se murtaja bubonike, e lidhur me Vdekjen e Zezë që përhapi epidemi në Mesjetë.

    Murtaja pneumonike prek mushkëritë dhe shkakton një formë të rëndë të pneumonisë. Ajo mund të përhapet nga një person te tjetri, por mundësitë e shërimit janë të larta nëse sëmundja zbulohet dhe trajtohet në kohë.

    Në raportin e saj të parë të plotë për këtë rast, të publikuar në kuadër të njoftimeve për shpërthimet e sëmundjeve, OBSH-ja ka kërkuar që hetimet të vazhdojnë.
    Sipas organizatës, autoritetet shëndetësore ruse kanë kryer më shumë se 5,500 teste, por nuk kanë gjetur prova për praninë e mikroorganizmave të rrezikshëm patogjenë.

    “Nevojiten informacione shtesë klinike, epidemiologjike dhe laboratorike, përfshirë konfirmimin e diagnozës te punonjësi i ndjerë i laboratorit, për të rritur besueshmërinë e vlerësimit”, thuhet në deklaratën e OBSH-së.
    Organizata vazhdoi t’i referohej edhe një “rasti të dytë të pretenduar”. Në shpjegime me email për agjencinë Associated Press, OBSH-ja kishte thënë më herët se ky pretendim buronte nga raportime të dy mediave tabloide në Britani dhe Serbi, të cilat u referoheshin burimeve të paspecifikuara në Rusi.

    Autoritetet ruse e kanë mohuar ekzistencën e një rasti të dytë.

    Burimi: Dukagjini

  • "Shpërtheu në banjo" - Një banesë në Prishtinë përfshihet nga flakët, banorët të shqetësuar

    “Shpërtheu në banjo” – Një banesë në Prishtinë përfshihet nga flakët, banorët të shqetësuar

    "Shpërtheu në banjo" - Një banesë në Prishtinë përfshihet nga flakët, banorët të shqetësuar

    Një incident i zjarrit dyshohet se ka ndodhur sot në një banesë në lagjen “Tophane” në Prishtinë.

    Sipas informacioneve që ka Klankosova.tv zjarri ka përfshirë një banesë.

    Ngjarja është konfirmuar për Klankosova.tv nga zëvendëskomanandi i Brigadës së Zjarrfikësve, Abdulsamed Shkodra.

    Shkodra tha se nuk ka persona të lënduar.

    “Zjarri ka shpërthyer në banjon e banesës. Ekipet kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë intervenuar. Nuk ka persona të lënduar. Zjarri është fikur dhe aktualisht ekipi po kujdestaron derisa të bëhet edhe ajrosja e banesës. Për detaje tjera do t’ju njoftojmë me kohë”, deklaroi ai.

    Klankosova.tv ka biseduar me disa banorë kësaj ndërtese, të cilët janë shprehur të shqetësuar.

    Ata kanë thënë se të gjithë banorët kanë dalë banesave, derisa disa prej tyre edhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore, si pasojë e frikës dhe traumave. /Klankosova.tv

  • Një muaj paraburgim për të dyshuarin për vrasjen e dy personave në Gjilan

    Një muaj paraburgim për të dyshuarin për vrasjen e dy personave në Gjilan

    Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar një muaj paraburgim ndaj V. R., i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes dhe vëllait të saj, si dhe për plagosjen e dy personave të tjerë në fshatin Livoç i Ultë.

    Sipas komunikatës të Gjykatës, ngjarja ka ndodhur më 9 tetor 2026, rreth orës 14:21. I dyshuari, pas një mosmarrëveshjeje për motive ende të panjohura, dyshohet se ka shtënë me armë zjarri ndaj bashkëshortes së tij, e cila ndodhej në ulësen e pasagjerit, duke e privuar nga jeta.

    Më pas, ai dyshohet se ka ndaluar pranë veturës ku ndodheshin vëllai i bashkëshortes dhe dy persona të tjerë, ndaj të cilëve ka shtënë me armë.

    “Më datë 09.10.2026 rreth orës 14:21 minuta, në fshatin Livoç i Ultë, i pandehuri V. R., me dashje ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën N. B., vëllain e bashkëshortes së tij-tani të ndjerin E. B., ka lënduar rëndë të dëmtuarin M. B. dhe i ka rrezikuar jetën të dëmtuarit R. B., në atë mënyrë që, për shkak të një mosmarrëveshje për motive akoma të panjohura, i pandehuri fillimisht së bashku me të ndjerën shkon në fshatin Pozheran, Komuna Viti tek familja e të ndjerës, mirëpo kthehen menjëherë në drejtim të Gjilanit, ndërsa të dëmtuarit M. dhe R. B. me tani të ndjerin E. B. me veturën Pikap Opell Combo me targa 239-HM shkojnë pas tij me qëllim që të bisedojnë, në hyrje të fshatit Livoç i Ultë e tejkalojnë dhe ndalen ta presin, mirëpo i pandehuri me veturën Tiguan, ngjyrë e zezë me targa 06-767-HK vazhdon në drejtim të Gjilanit, gjatë së cilës kohe me armën e llojit Beretta, me nr. serik PX321722 përderisa ishte duke vozitur, shtie në distancë të afërt në drejtim të bashkëshortes së tij, tani të ndjerës N. e cila ishte e ulur përpara, në anën e djathtë të pasagjerit duke e privuar nga jeta”.

    “E më pastaj kthehet përsëri në një rrugë tjetër, në hyrje të fshatit Livoç dhe veturën e ndal pas veturës Pikap ku ishin të dëmtuarit dhe tani i ndjeri, të cilët dalin nga vetura, ndërsa i pandehuri me armën e llojit Bereta del nga vetura dhe ju thotë: “ unë jetën e humba se grujën e vrajta, edhe juve kam me ju vra”, dhe përnjëherë shtie në drejtim të tyre ku i dëmtuari R. arrin të ikën, ndërsa të dëmtuarin M. e plagosë, mirëpo i njëjti arrin të ikë në një oborr të një shtëpie, mirëpo tani i ndjeri E. B. nuk arrin të ikë dhe të njëjtin e privon nga jeta në vendin e ngjarjes pasi shtie disa herë në drejtim të tij, më pas, me veturën e tij të markës Tiguan ku ishte e ndjera N. B. e dërgon në oborrin e spitalit rajonal të Gjilanit, para emergjencës dhe e lë aty, ndërsa vetë shkon dhe dorëzohet në polici”, thuhet në komunikatë.

    Gjykata ka bërë me dije se i dyshuari ngarkohet me veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

    “Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit, duke i marrë për bazë të gjitha ato që u thanë më lart, masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale. Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës”, thuhet tutje në komunikatën për medie.

    Burimi: RTKLive

  • Suspendohen 6 policët që ushtruan dhunë ndaj dy të rinjëve shqiptar nga Saraj

    Suspendohen 6 policët që ushtruan dhunë ndaj dy të rinjëve shqiptar nga Saraj

    Kontrolli i Brendshëm i Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar shkelje të rënda të autorizimeve policore dhe përdorim të forcës së tepruar fizike ndaj dy të rinjve në Saraj të Shkupit, një incident që ndodhi ditë më parë në Shkup.

    Në një komunikatë të lëshuar nga Ministria e Brendshme thuhet se “për rastin me përdorimin e tepruar të forcës nga ana e zyrtarëve policorë, ndaj gjashtë personave do të inicohet procedurë për shkelje të rendit dhe disiplinës në punë si dhe masa e largimit nga vendi i punës – suspendim”

    Nga kontrollet e kryera, sipas  MPB-së “xhirimet e siguruara nga ngjarja dhe deklaratat e marra nga personat dëshmitarë të ngjarjes, janë konfirmuar një varg parregullsisht gjatë veprimit të zyrtarëve policorë, për çka nga ana e Departamentit të Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Kriminalistike dhe Standardeve Profesionale pranë MPB-së ndaj gjashtë zyrtarëve policorë do të inicohet procedurë për shkelje të rendit dhe disiplinës në punë dhe do të shqiptohen masa për largim nga vendi i punës – suspendim”

    Lidhur me denoncimet për ngjarjet penale-juridike të dorëzuara në Departamentin e Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Kriminalistike dhe Standardeve Profesionale dhe Sektorin e Punëve të Brendshme Shkup, nga ana e prokurorive kompetente po lëshohen urdhëresa për ekspertizë sipas të cilave po veprohet.Pas dokumentimit të të gjithë materialit dëshmues, do të dorëzohen parashtresat përkatëse.

    Burimi: RTKLive

  • Presidentët e Italisë dhe Kroacisë i dërgojnë urime Shiroka-Pulës: Mbështesim Kosovën

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pranuar mesazhe urimi nga presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, dhe presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, me rastin e marrjes së detyrës.

    Në mesazhin e tij, presidenti italian, Sergio Mattarella, ka shprehur shpresën që bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Italisë të marrë një shtysë të re dhe të thellohet më tej.

    Ai gjithashtu ka theksuar rëndësinë e përparimit të Kosovës në reformat e brendshme, të cilat synojnë afrimin e vendit me Bashkimin Evropian.

    “Shpresoj gjithashtu që, gjatë mandatit tuaj, Kosova të arrijë përparim konkret dhe të qëndrueshëm në reformat e brendshme të nevojshme për ta afruar vendin me familjen e përbashkët evropiane. Në këtë rrugëtim sfidues, Kosova do të mund të mbështetet në përkrahjen tonë”, thuhet në letrën e Mattarellës.

    Ndërkaq, presidenti kroat, Zoran Milanoviq, ka shprehur gatishmërinë e vendit të tij për vazhdimin e bashkëpunimit me Kosovën, veçanërisht në fushën e sigurisë dhe stabilitetit në Evropën Juglindore.

    Milanoviq ka ritheksuar mbështetjen e Kroacisë për integrimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe në formatet e bashkëpunimit rajonal, me theks të veçantë në anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe NATO.

    Ai gjithashtu ka shprehur shpresën që së shpejti të zhvillojë një takim me presidenten Shiroka-Pula, për të shkëmbyer pikëpamje mbi mundësitë e thellimit të mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Presidentët e Italisë dhe Kroacisë i dërgojnë urime Shiroka-Pulës: Mbështesim Kosovën appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali