Category: Lajme

  • U vodh në Prizren, gjendet pas rreth pesë muajsh në një zonë malore të Vushtrrisë

    U vodh në Prizren, gjendet pas rreth pesë muajsh në një zonë malore të Vushtrrisë

    U vodh në Prizren, gjendet pas rreth pesë muajsh në një zonë malore të Vushtrrisë

    Policia në Vushtrri ka gjetur një automjet që ishte raportuar i vjedhur në Prizren rreth pesë muaj më parë, shkruan Gazeta Sinjali.

    Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, automjeti është identifikuar në një zonë malore të Vushtrrisë nga njësitet policore, gjatë kryerjes së detyrave për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

    Pas verifikimit të të dhënave, është konfirmuar se bëhej fjalë për automjetin e raportuar të vjedhur në Prizren.

    Në bashkëpunim me hetuesit policorë të Prizrenit, po ndërmerren procedurat e nevojshme, pas përfundimit të të cilave automjeti pritet t’i kthehet pronarit legjitim.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post U vodh në Prizren, gjendet pas rreth pesë muajsh në një zonë malore të Vushtrrisë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Baggio mbërrin në New York për çmimin e madh

    Baggio mbërrin në New York për çmimin e madh

    Ish-përfaqësuesi i Italisë do të nderohet nga Associazione Culturale Italiana, organizatë kulturore italiane në New York, në shenjë vlerësimi për karrierën e tij të jashtëzakonshme dhe kontributin në futbollin italian.

    Mbërritja e Baggios në qytetin amerikan ka tërhequr vëmendje, ndërsa vetë legjenda italiane ka publikuar në Instagram një pamje nga Times Square, ku një prej ekraneve gjigante promovonte ceremoninë e ardhshme.

    Gjatë karrierës së tij, Baggio ka veshur fanellat e disa prej klubeve më të njohura italiane, përfshirë Fiorentinën, Juventusin, Milanin, Bolognan, Interin dhe Brescian.

    Ai la gjurmë të veçanta edhe me kombëtaren italiane. Në Kampionatin Botëror të vitit 1990, të organizuar në Itali, ndihmoi “Azzurrët” të përfundonin në vendin e tretë, ndërsa katër vjet më vonë ishte një nga figurat kryesore të ekipit që arriti deri në finalen e Botërorit në SHBA.

    Në finalen e vitit 1994, Italia u mposht nga Brazili pas ekzekutimit të penalltive. Baggio mbetet i lidhur në kujtesën e tifozëve me atë finale, pasi penalltia e tij e humbur vendosi fatin e skuadrës italiane në garën për titullin e kampionit të botës.

    Megjithatë, karriera e tij nuk përcaktohet nga ai moment. Me teknikën e jashtëzakonshme, kreativitetin dhe aftësinë për të vendosur ndeshjet, Baggio u shndërrua në një prej futbollistëve më të dashur dhe më të respektuar të historisë së futbollit italian.

    Çmimi që do të marrë në New York është një tjetër vlerësim për trashëgiminë e tij të jashtëzakonshme në futbollin botëror.

    Burimi: RTKLive

  • "Së pari qëlloi gruan në veturë", Gjykata jep detaje se si ndodhi ngjarja në Livoç të Gjilanit

    “Së pari qëlloi gruan në veturë”, Gjykata jep detaje se si ndodhi ngjarja në Livoç të Gjilanit

    "Së pari qëlloi gruan në veturë", Gjykata jep detaje se si ndodhi ngjarja në Livoç të Gjilanit

    Një muaj paraburgim i është caktuar V.R, i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes dhe vëllait të saj, si dhe për plagosjen e dy personave të tjerë në fshatin Livoç i Ultë të Gjilanit.

    Ngjarja tragjike ka ndodhur të premtën më 9 tetor rreth orës 14:21.

    E se si ka ndodhur rasti i trishtë bëhet e ditur në dosjen e Gjykatës Themelore.

    “Më datë 09.10.2026 rreth orës 14:21 minuta, në fshatin Livoç i Ultë, i pandehuri V. R., me dashje ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën N. B., vëllain e bashkëshortes së tij-tani të ndjerin E. B., ka lënduar rëndë të dëmtuarin M. B. dhe i ka rrezikuar jetën të dëmtuarit R. B., në atë mënyrë që, për shkak të një mosmarrëveshje për motive akoma të panjohura, i pandehuri fillimisht së bashku me të ndjerën shkon në fshatin Pozheran, Komuna Viti tek familja e të ndjerës, mirëpo kthehen menjëherë në drejtim të Gjilanit, ndërsa të dëmtuarit M. dhe R. B. me tani të ndjerin E. B. me veturën Pikap Opell Combo me targa 239-HM shkojnë pas tij me qëllim që të bisedojnë, në hyrje të fshatit Livoç i Ultë e tejkalojnë dhe ndalen ta presin, mirëpo i pandehuri me veturën Tiguan, ngjyrë e zezë me targa 06-767-HK vazhdon në drejtim të Gjilanit, gjatë së cilës kohe me armën e llojit Beretta, me nr. serik PX321722 përderisa ishte duke vozitur, shtie në distancë të afërt në drejtim të bashkëshortes së tij, tani të ndjerës N. e cila ishte e ulur përpara, në anën e djathtë të pasagjerit duke e privuar nga jeta, pastaj kthehet përsëri në një rrugë tjetër, në hyrje të fshatit Livoç dhe veturën e ndal pas veturës Pikap ku ishin të dëmtuarit dhe tani i ndjeri, të cilët dalin nga vetura, ndërsa i pandehuri me armën e llojit Bereta del nga vetura dhe ju thotë: “ unë jetën e humba se grujën e vrajta, edhe juve kam me ju vra” dhe përnjëherë shtie në drejtim të tyre ku i dëmtuari R. arrin të ikën, ndërsa të dëmtuarin M. e plagosë, mirëpo i njëjti arrin të ikë në një oborr të një shtëpie, mirëpo tani i ndjeri E. B. nuk arrin të ikë dhe të njëjtin e privon nga jeta në vendin e ngjarjes pasi shtie disa herë në drejtim të tij, me pas veturën e tij të markës Tiguan ku ishte e ndjera N. B. e dërgon në oborrin e spitalit rajonal të Gjilanit, para emergjencës dhe e lë aty, ndërsa vetë shkon dhe dorëzohet në polici”, thuhet në dosje transmeton Klankosova.tv.

  • Deri në 197 km/h në rrugën ku lejohen 80 – Policia shton kontrollet në rajonin e Prishtinës

    Deri në 197 km/h në rrugën ku lejohen 80 – Policia shton kontrollet në rajonin e Prishtinës

    Deri në 197 km/h në rrugën ku lejohen 80 – Policia shton kontrollet në rajonin e Prishtinës

    Policia e Kosovës ka evidentuar raste të rënda të tejkalimit të shpejtësisë në rajonin e Prishtinës, ku disa automjete janë regjistruar duke lëvizur deri në 197 km/h në zona me kufizim prej 80 km/h, shkruan Gazeta Sinjali.

    Sipas njoftimit të Policisë, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor ka intensifikuar kontrollet në rrugët nacionale dhe rajonale, duke përdorur automjete inteligjente për identifikimin e kundërvajtjeve në trafik.

    Policia ka paralajmëruar masa rigoroze ligjore ndaj shkelësve, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe mbrojtjen e jetës së qytetarëve.

    Pjesëmarrësve në trafik u është bërë thirrje të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe sinjalistikën rrugore, si dhe t’ua përshtatin lëvizjen kushteve të rrugës, veçanërisht gjatë natës.

    “Respektoni rregullat e trafikut – shpëtoni jetë!”, thuhet në apelin e Policisë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Deri në 197 km/h në rrugën ku lejohen 80 – Policia shton kontrollet në rajonin e Prishtinës appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • KFOR-i amerikan dhuron donacion për Njësinë e Zjarrfikësve në Gjilan

    KFOR-i amerikan dhuron donacion për Njësinë e Zjarrfikësve në Gjilan

    Komuna e Gjilanit ka njoftuar se Njësia Profesionale e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit ka pranuar një donacion nga KFOR-i amerikan, me qëllim të forcimit të kapaciteteve për reagim në situata emergjente.

    Me rastin e dorëzimit të donacionit, drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Enver Shabani, ka falënderuar përfaqësuesit e KFOR-it amerikan, nënkolonelin Michael Anderson dhe rreshter majorin komandues Miguel Hernandez, si dhe togerin Hüseyin Arslan nga KFOR-i turk, për mbështetjen dhe bashkëpunimin.

    Shabani ka shprehur mirënjohje edhe për Metush Bajramin, kryetar i Klubit të Rotarianëve në Gjilan, për kontributin e dhënë.

    Sipas njoftimit, ky donacion synon të ndihmojë në fuqizimin e kapaciteteve të zjarrfikësve për përballimin e situatave emergjente.

    Burimi: Dukagjini

  • Turqi: Autobusi turistik përplaset me automjetin, 11 persona humbin jetën e 27 tjerë lëndohen

    Turqi: Autobusi turistik përplaset me automjetin, 11 persona humbin jetën e 27 tjerë lëndohen

    Turqi: Autobusi turistik përplaset me automjetin, 11 persona humbin jetën e 27 tjerë lëndohen

    Të paktën 11 persona kanë humbur jetën dhe 27 të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur në Turqi.

    Sipas mediave turke, rasti ka ndodhur sot pak para mesditës, në aksin rrugor në provincën e Manisës, në Turqinë perëndimore, pranë hyrjes së autostradës në Akhisar, ku një autobus turistik u përplas me një automjet të ndihmës rrugore.

    Sipas autoriteteve lokale, autobusi po udhëtonte nga Bursa drejt Izmirit, kur ndodhi përplasja fatale.

    Prefektura e Manisës bëri të ditur se 27 personat e plagosur janë transportuar në spitalet pranë vendngjarjes, ku po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.

    Ndërkohë, shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta, derisa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e përplasjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë.

  • Nuk u mbijetoi plagëve, vdes shqiptari 50-vjeçar pas aksidentit në Greqi

    Nuk u mbijetoi plagëve, vdes shqiptari 50-vjeçar pas aksidentit në Greqi

    Nuk u mbijetoi plagëve, vdes shqiptari 50-vjeçar pas aksidentit në Greqi

    Zhvillimet në aksidentin në punë që ndodhi në fabrikat e “Motor Oil” në Agioi Theodoroi në Greqi janë tragjike, pasi pak para orës 13:00 të së dielës, punëtori i dytë i plagosur rëndë, 50-vjeçari Dorian Hysa, gjithashtu ndërroi jetë, sipas informacionit nga thriassio.gr.

    Burri fatkeq 50-vjeçar u shtrua i intubuar në gjendje jashtëzakonisht kritike në Spitalin e Përgjithshëm “Thriasio” të Elefsinës, pasi kishte pësuar lëndime të rënda në kokë. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë, ai iu nënshtrua plagëve të marra, duke e çuar bilancin tragjik të aksidentit në dy të vdekur.

    Kujtojmë se 43-vjeçari Robert Cakaj, me origjinë shqiptare, me shumë plagë, i cili u transferua në Njësinë e Djegieve në Thriasio, ndërroi jetë në spital më 9 tetor, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë.

    Në të njëjtën kohë, Policia greke po i vë nën vëzhgim masat e pamjaftueshme të sigurisë gjatë punimeve të mirëmbajtjes. Autoritetet vazhduan me tre arrestime të reja të drejtuesve të “Motor Oil”, të cilët ishin të përfshirë drejtpërdrejt në mbikëqyrjen e projektit kontrovers.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Nuk u mbijetoi plagëve, vdes shqiptari 50-vjeçar pas aksidentit në Greqi appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Evropa në krah të Zelenskyt pas vendimit të Trumpit

    Evropa në krah të Zelenskyt pas vendimit të Trumpit

    Evropa në krah të Zelenskyt pas vendimit të Trumpit

    Udhëheqësit evropianë kanë ritheksuar mbështetjen për presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për të lehtësuar disa kufizime ndaj eksporteve ruse të naftës dizel.

    Trump gjithashtu deklaroi se Ukraina duhet të zgjedhë një udhëheqës të ri, duke e fajësuar Zelenskyn për mungesën e një marrëveshjeje për përfundimin e luftës.

    Vendimi i Uashingtonit është kritikuar nga zyrtarët evropianë, të cilët paralajmëruan se lehtësimi i kufizimeve mund t’i sigurojë Rusisë të ardhura shtesë për financimin e luftës.

    Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, tha se nuk është koha për të lehtësuar trysninë ndaj Moskës. Ndërkaq, Suedia paralajmëroi se paketa e ardhshme e sanksioneve do të synojë 1.600 subjekte të kompleksit ushtarako-industrial rus.

    Zelensky deklaroi se Ukraina është e gatshme t’i ndalë sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës, nëse Rusia ndalon sulmet ndaj infrastrukturës energjetike ukrainase. Sipas tij, gjatë javës së kaluar, Rusia kishte lëshuar rreth 1.450 bomba ajrore, 75 raketa dhe më shumë se 1.640 dronë sulmues.

    Ndërkohë, sulmet ruse ndaj qyteteve ukrainase kanë vazhduar. Në Zaporizhja u raportuan të paktën 20 viktima, përfshirë tre fëmijë. Në Slovjansk dhe Dnipro pati të plagosur dhe dëme në ndërtesa banimi, ndërsa në Odesa u dëmtua një ndërtesë pa u raportuar viktima.

    Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se kishin rrëzuar 94 nga 116 dronët sulmues rusë gjatë natës.

    Ukraina, ndërkaq, vazhdoi sulmet ndaj objektivave në territorin rus. Një sulm me dron detyroi mbylljen e një qendre të të dhënave të kompanisë teknologjike Yandex në rajonin e Vladimirit, duke shkaktuar ndërprerje në disa shërbime të saj.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Evropa në krah të Zelenskyt pas vendimit të Trumpit appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Zjarr në një banesë në Tophane të Prishtinës, s’ka të lënduar

    Zjarr në një banesë në Tophane të Prishtinës, s’ka të lënduar

    Zjarr në një banesë në Tophane të Prishtinës, s’ka të lënduar

    Një zjarr ka shpërthyer sot në një banesë në lagjen “Tophane” në Prishtinë, konkretisht në hapësirën e banjës, në katin e gjashtë të ndërtesës.

    Brigada Profesionale e Zjarrfikësve në Prishtinë ka pranuar informatën për zjarrin në orën 14:23, ndërsa ekipet kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

    Zëvendëskomandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Abdulsamed Shkodra, ka bërë të ditur se falë intervenimit të shpejtë, zjarri është vënë nën kontroll dhe është shuar brenda një kohe të shkurtër.

    Fatmirësisht, nga ky incident nuk raportohet për persona të lënduar.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Zjarr në një banesë në Tophane të Prishtinës, s’ka të lënduar appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Gjiganti gjerman pas Kounde-s

    Gjiganti gjerman pas Kounde-s

    Sipas “Bild”, kampioni gjerman nuk është klubi i vetëm që po e përcjell situatën e futbollistit francez. Për shërbimet e 27-vjeçarit interesim kanë shprehur edhe disa gjigantë të Premier League-s, përfshirë Arsenalin, Chelsean, Liverpoolin, Manchester Unitedin dhe Manchester Cityn.

    Kounde ka qenë titullar në vetëm dy nga pesë paraqitjet e tij këtë sezon, ndërsa në tri ndeshjet e fundit të Barcelonës në La Liga ka qëndruar në bankën rezervë.

    Edhe pse mbrojtësi francez e kupton vendimmarrjen e trajnerit Flick, mungesa e minutave të lojës mund ta shtyjë të shqyrtojë mundësinë e largimit nga klubi katalanas, nëse situata e tij nuk ndryshon.

    Megjithatë, realizimi i një transferimi nuk pritet të jetë i lehtë, pasi Kounde ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2030.

    Francezi iu bashkua Barcelonës nga Sevilla në vitin 2022, për shumën prej 50 milionë eurosh. Që nga atëherë, ai ka zhvilluar 193 ndeshje në të gjitha garat me fanellën e klubit katalanas, duke shënuar 10 gola dhe regjistruar 22 asistime.

    Mbetet të shihet nëse Bayerni do të konkretizojë interesimin për mbrojtësin francez dhe nëse Barcelona do të jetë e gatshme të negociojë largimin e tij.

    Burimi: RTKLive