Category: Lajme

  • Gjuha e Vuçiqit ndaj Shaip Kamberit dhe shqiptarëve, Mustafa publikon videon: Kjo ushqen urrejtjen dhe krijon terren për frikësim

    Gjuha e Vuçiqit ndaj Shaip Kamberit dhe shqiptarëve, Mustafa publikon videon: Kjo ushqen urrejtjen dhe krijon terren për frikësim

    Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik (PVD), Ragmi Mustafa, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në televizionin Informer, lidhur me deputetin shqiptar Shaip Kamberi dhe bashkimin politik të shqiptarëve.

    Mustafa ka thënë se Vuçiqi e paraqet bashkimin politik të shqiptarëve si veprim të “armiqve të Serbisë”, ndërsa Kamberin e ka cilësuar si “më të keqin dhe më të ligun ndër ta”.

    Lexoni të plotë postimin e tij:

    Dëgjojeni gjuhën e Aleksandër Vučićit në TV Informer ndaj Shaip Kamberit dhe shqiptarëve.

    Bashkimin politik të shqiptarëve e paraqet si vepër të “armiqve të Serbisë”, siç e përmbledh Bujanovačke, ndërsa Shaip Kamberin e quan “më të keqin dhe më të ligun ndër ta”.

    Ai pretendon se bashkimi synon ngritjen e çështjes së Luginës së Preshevës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Evropë. Në këtë kontekst sulmon edhe kongresmenin amerikan Joe Wilson, duke e etiketuar si “të paguar” të shqiptarëve. Angazhimin me përfaqësues amerikanë, evropianë dhe diplomatë e paraqet si veprim kundër Serbisë. Dhe e përmbyll: “Nuk do t’ua lejoj.”

    Kjo gjuhë ushqen urrejtjen dhe krijon terren për frikësim. Përfaqësimin demokratik dhe avokimin ndërkombëtar për të drejtat tona përpiqet t’i trajtojë si kërcënim.

    Po, çështjen e Luginës së Preshevës do ta ngremë në Uashington, në Bruksel dhe kudo ku mbrohen të drejtat e njeriut. Do të kërkojmë mbështetje për barazi, përfaqësim dhe zbatimin e zotimeve të shtetit ndaj shqiptarëve. Bashkëpunimi me partnerët amerikanë dhe evropianë është pjesë e këtij angazhimi demokratik.

    Z. Vučić, shqiptarët kanë të drejtë të bashkohen, të përfaqësohen dhe të flasin për padrejtësitë që përjetojnë. Për këtë nuk u duhet leja jote.

    Qëndroj përkrah Shaip Kamberit dhe “Koalicionit Shqiptar” si dhe të drejtës sonë për përfaqësim publik të lirë e dinjitoz. Barazia nuk është armiqësi. /Telegrafi/

  • Me afrimin e dimrit dhe intensifikimin e sulmeve ruse, banorët e Kievit kërkojnë strehim diku tjetër

    Me afrimin e dimrit dhe intensifikimin e sulmeve ruse, banorët e Kievit kërkojnë strehim diku tjetër

    Ndërsa sulmet ruse ndaj qyteteve ukrainase po intensifikohen dhe temperaturat e vjeshtës paralajmërojnë një tjetër dimër të vështirë, banorët e Kievit po përballen me një zgjedhje të vështirë: si t’u bëjnë ballë sulmeve me dronë e raketa dhe të ftohtit të ashpër.

    “Dimri i kaluar në Kiev ishte shumë i vështirë”, thotë Mariia Shostak, nënë e dy fëmijëve, e cila tashmë po bën gati valixhet për t’u larguar nga banesa e saj e vogël, transmeton Telegrafi.

    Temperaturat për periudha të gjata nën zero dhe ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike, të shkaktuara nga sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike, e bënë dimrin e kaluar një nga më të vështirët që nga fillimi i luftës.

    “Ka pasur ditë dhe javë që ishin të padurueshme. Fillova të mendoja se nuk mund ta përjetoja edhe një dimër tjetër kështu”, tregon ajo.

    Mariia nuk po pret as ardhjen e dimrit. Sulmet e fundit ruse ndaj kryeqytetit e kanë shtyrë të marrë vendimin për t’u larguar.

    Gjendja, sipas saj, ndryshoi në fund të gushtit dhe në fillim të shtatorit, kur Kievi nisi të sulmohej pothuajse gjatë gjithë kohës. Më parë, dronët dhe raketat përgjoheshin në periferi, ndërsa tani shpërthimet po ndodhin në qendër të qytetit, drejtpërdrejt mbi kokat e banorëve.

    Pas disa javësh sulmesh në rritje, që deri në fund të shtatorit kishin përfshirë pika karburanti, centrale elektrike dhe ura të rëndësishme mbi lumin Dnipro, kryetari i Kievit, Vitaliy Klitschko, e përshkroi situatën si “shumë dramatike”. Sipas tij, sulmet po e shkatërrojnë qytetin.

    Fëmijët e Mariias, Arturi katërvjeçar dhe Kira dyvjeçare, kanë lindur të dy pas nisjes së pushtimit të plotë rus në vitin 2022. Për të mos i ekspozuar ndaj një tjetër dimri të rrezikshëm dhe të vështirë, ajo planifikon t’i marrë me vete në Hurghada, në bregdetin egjiptian të Detit të Kuq. Ky destinacion është më i lirë se shumë vende evropiane dhe ka klimë më të ngrohtë.

    “Nuk ndihem aspak e sigurt në Ukrainë”, thotë Mariia.

    Sondazhet tregojnë se shumë ukrainas po mendojnë në mënyrë të ngjashme, edhe pse jo të gjithë kanë vendosur të largohen. Një anketë e kompanisë kërkimore Gradus, e realizuar në shtator, zbuloi se 40 për qind e ukrainasve po shqyrtonin mundësinë e zhvendosjes nëse kushtet e jetesës vazhdonin të përkeqësoheshin. Ndërkohë, 35 për qind thanë se nuk do të largoheshin, ndërsa 25 për qind nuk kishin vendosur ende.

    “ njerëzit po mendojnë për një kombinim faktorësh stresues”, tha Evgeniya Blyznyuk, themeluese dhe drejtoreshë ekzekutive e Gradus. Sipas saj, shqetësimi nuk lidhet vetëm me energjinë elektrike dhe ndërprerjet e saj, por edhe me sulmet ndaj qendrave të mëdha logjistike, që shtojnë frikën për furnizimin me produkte dhe ushqime gjatë dimrit.

    Sulmet e fundit ndaj urave, pikave të karburantit dhe shkollave në Kiev e kanë shtuar ndjenjën e pasigurisë. Për familjet me fëmijë të vegjël, situata është veçanërisht shqetësuese.

    Iryna, e cila kërkoi të mos publikohej mbiemri i saj, thotë se vajza e saj trevjeçare, Polina, e pati shumë të vështirë dimrin e kaluar. Familja kaloi javë pa ngrohje, ndërsa temperatura brenda banesës zbriste në zero ose pesë gradë Celsius.

    “Të qëndroje aty me një fëmijë të vogël, që sëmurej vazhdimisht, nuk ishte aspak mirë”, tregon ajo.

    Përvojat e fundit e kanë përkeqësuar edhe më shumë gjendjen e vajzës. Familja është përballur me dy sulme raketore këtë vit. Shpërthimi i parë, në fillim të qershorit, ua theu disa dritare në banesën e tyre në pjesën veriperëndimore të Kievit. Një muaj më vonë, pasi disa dëme ishin riparuar, një tjetër shpërthim pranë ndërtesës dhjetëkatëshe hodhi dhe e mbeturina drejt banesës, duke i detyruar të zhvendoseshin përkohësisht.

    Shëndeti i Polinës është përkeqësuar. Ajo vuan nga ankthi i rëndë, i cili shoqërohet me episode të mosmbajtjes së urinës, të vjella dhe dridhje të pakontrollueshme.

    “ Tani kemi edhe një problem neurologjik me të dhe kjo është arsyeja pse po mendojmë të largohemi. Pas çdo bombardimi shfaqen simptoma të reja”, thotë Iryna.

    Bashkëshorti i saj shërben në ushtri, ndërsa ajo ende nuk ka vendosur se ku do të shkojë. Puna në një organizatë joqeveritare ndërkombëtare mund t’i mundësojë të punojë nga distanca në Poloni.

    “Presidenti ynë thotë se është më mirë të largohemi nga Kievi, sepse ky është objektivi numër një”, shprehet ajo.

    Për disa banorë të tjerë, zgjidhja gjendet më afër, në hapësirat rurale të Ukrainës. Olena Konoplia kaloi disa javë duke kërkuar një vend të përshtatshëm, para se të vendoste të zhvendosej në një shtëpi fshati, rreth dy orë larg kryeqytetit.

    “Vendosa se alternativa më e mirë do të ishte një fshat i vogël, pa fabrika, magazina apo stacione hekurudhore. Gjithçka që mund të bëhet objektiv i rusëve”, shpjegon ajo.

    Gjatë vizitës, Olena po transportonte furnizime në shtëpinë e re dhe mbikëqyrte vendosjen e një dere të re. Sipas traditës ukrainase, një prift kishte ardhur tashmë për ta bekuar banesën.

    Shtëpia ka ngrohëse me gaz, ndërsa në një hambar pranë saj është grumbulluar dru zjarri për t’i bërë ballë ndërprerjeve të mundshme të energjisë. Olena ka instaluar edhe internet me shpejtësi të lartë, të domosdoshëm për punën e saj në një fondacion bamirësie me seli në Kiev.

    Në një kohë kur sirenat e alarmit ajror dëgjohen vazhdimisht në kryeqytet dhe shpërthimet janë bërë pjesë e përditshmërisë, qetësia e fshatit është ajo që i nevojitet më shumë.

    “Pas disa netësh këtu, kur mund të fle pa shpërthime dhe pa sirena, ndihem më mirë. Mund të punoj, të shkruaj artikujt e mi dhe ndihem mirë”, thotë ajo.

    Së shpejti, me Olenën do të bashkohet edhe nëna e saj e moshuar, e cila jeton në një lagje të rrezikshme të Kievit dhe për të cilën kjo situatë përbën rrezik për shëndetin.

    Megjithatë, jo të gjithë kanë mundësi të marrin me qira ose të blejnë një shtëpi në fshat, apo të kalojnë disa muaj jashtë vendit. Shumica e banorëve të Kievit do të përpiqen ta përballojnë edhe një dimër tjetër në kryeqytet, ashtu siç kanë bërë më parë.

    Autoritetet po marrin masa për t’i ndihmuar. Disa nga banorët më të cenueshëm, përfshirë të moshuarit dhe gratë me fëmijë të vegjël, po pajisen me mundësi strehimi në sanatoriume dhe qendra rehabilitimi të përshtatura në zonat e pyllëzuara në periferi të qytetit.

    Ndërkohë, gjatë 18 muajve të fundit, rreth 15 centrale të vogla elektrike janë ndërtuar në pjesë të ndryshme të Kievit, me synimin për të forcuar rrjetin energjetik të dëmtuar. Ato janë vendosur në bunkerë të përforcuar dhe mbrohen nga sulmet me dronë përmes strukturave të mëdha prej çeliku. Secili central mund të sigurojë energji elektrike dhe ngrohje për disa qindra ndërtesa të larta banimi.

    Por kompanitë energjetike kanë nisur të paralajmërojnë ndërprerje të planifikuara të rrymës, ndërsa supermarketet po përballen herë pas here me mungesa të disa produkteve. Kjo po e shton presionin mbi banorët që të largohen.

    Megjithatë, Evgeniya Blyznyuk nuk pret një largim masiv nga kryeqyteti. Sipas saj, shumica e njerëzve ende nuk kanë marrë vendim, pasi hezitojnë të rrezikojnë vendet e punës ose t’i largojnë fëmijët nga shkolla.

    “Ata do ta shtyjnë vendimin derisa kushtet të bëhen vërtet të papërballueshme”, përfundon ajo. /Telegrafi/

  • Vuçiq alarmohet: Kurti i bashkoi partitë shqiptare në Serbi, për herë të parë garojnë të bashkuar

    Vuçiq alarmohet: Kurti i bashkoi partitë shqiptare në Serbi, për herë të parë garojnë të bashkuar

    Ish-presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se partitë shqiptare në Serbi janë bashkuar për herë të parë për të garuar së bashku në zgjedhje, duke thënë se në këtë proces ka ndikuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, si dhe faktorë të jashtëm.

    Vuçiq, në deklarimin e tij, ka përmendur Shaip Kamberin, të cilin e ka cilësuar me gjuhë fyese, duke thënë se ai është vendosur në krye të listës së përbashkët, ndërsa përfaqësuesit e dy partive të tjera janë renditur në pozitat e dyta dhe të treta.

    Sipas Vuçiqit, bashkimi i partive shqiptare synon ta çojë çështjen e Luginës së Preshevës në një nivel më të lartë të vëmendjes ndërkombëtare.

    Ai ka pretenduar se në këtë proces rol kanë edhe përfaqësues amerikanë dhe evropianë, duke përmendur kongresistin amerikan Joe Wilson. Vuçiq ka pretenduar gjithashtu se Wilson financohet nga persona të lidhur me shqiptarët, por nuk ka paraqitur prova për këto akuza në deklarimin e tij.

    “Mund ta shihni tani në zgjedhje atë që askush prej jush nuk e ka vënë re. Për herë të parë, partitë shqiptare janë bashkuar, sepse nuk i ka bashkuar vetëm Kurti, por edhe faktorë të tjerë nga jashtë. Për herë të parë, ata po garojnë të gjithë së bashku. Më të keqin dhe më të ligun mes tyre, Shaip Kamberin, e kanë vendosur në krye të listës, ndërsa dy të tjerët në pozitat e dytë dhe të tretë. Pra, të tria partitë janë bashkuar. Ata kanë ngritur çështjen e të ashtuquajturës Luginë e Preshevës. Dhe mendojnë ta çojnë këtë çështje në një nivel më të lartë përmes këtij mercenari të tyre, Joe Wilson, të cilin e paguan Bajraktari. Bajraktari është mbështetës i Kurtit dhe e paguan atë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka deklaruar Vuçiq.

    Ai ka thënë se përmes kontakteve me përfaqësues ndërkombëtarë, partitë shqiptare do të përpiqen ta ndërkombëtarizojnë çështjen e Luginës së Preshevës dhe të kërkojnë më shumë vëmendje për të.

    Në deklarimin e tij, Vuçiq ka përmendur edhe bashkëpunimin me kryetarin e Komunës së Bujanocit, duke thënë se, pavarësisht investimeve në infrastrukturë dhe përpjekjeve për bashkëpunim, këto veprime nuk janë të mjaftueshme për ta penguar ndikimin e faktorëve të jashtëm.

    “Dhe më kot ne bëjmë gjithë ato që bëjmë. Ndërtojmë rrugë, bashkëpunojmë edhe me kryetarin e tyre të Komunës së Bujanocit dhe me të gjithë të tjerët. Unë përpiqem të bëj gjithçka që mundem, por e shihni se kurrë nuk është mjaftueshëm. E shihni se ekziston një faktor i jashtëm që do të vazhdojë ta shtyjë këtë çështje përpara. Vetëm mos mendoni se jam budalla”, ka thënë Vuçiq.

    Burimi: Dukagjini

  • Tetë këngëtarë të famshëm dhe frikërat e tyre më të pazakonta

    Tetë këngëtarë të famshëm dhe frikërat e tyre më të pazakonta

    Edhe yjet më të mëdhenj të muzikës kanë frikërat e tyre.

    Por disa prej tyre janë aq të pazakonta sa është e vështirë t’i imagjinosh këta artistë duke u trembur nga gjëra të tilla.

    Taylor Swift – ka frikë nga iriqët e detit

    Taylor Swift ka treguar se një nga frikërat e saj më të mëdha janë iriqët e detit.

    Në një intervistë në The Ellen DeGeneres Show në vitin 2014, këngëtarja shpjegoi se këto krijesa i duken veçanërisht të frikshme, sepse sipas saj duken sikur janë duke pritur për të lënduar dikë. Ajo madje i krahasoi me një granatë të fshehur nën ujë.

    Rihanna – ka frikë nga peshqit

    Kjo është ndoshta një nga frikërat më të pazakonta për Rihanna-n, e cila është rritur në Barbados, një ishull i rrethuar nga deti.

    Këngëtarja ka treguar se ka frikë nga peshqit dhe krijesat e detit. Ajo ka rrëfyer se një herë, ndërsa ishte në ujë në Barbados, pa disa peshq të vegjël pranë këmbëve dhe pësoi një sulm paniku. Sipas rrëfimit të saj, ajo ngriu nga frika dhe një person tjetër duhej ta nxirrte nga uji.

    Olivia Rodrigo – ka frikë nga zogjtë

    Olivia Rodrigo ka një frikë mjaft të pazakontë: zogjtë.

    Në një intervistë për Rolling Stone në vitin 2023, këngëtarja tha se zogjtë janë frika e saj më e madhe. Ajo e shpjegoi në mënyrën e saj karakteristike, duke thënë se zogjtë i duken shumë të huaj sepse nuk kanë asnjë pjesë të trupit që i ngjan trupit të njeriut.

    Frika e saj u bë aq e njohur sa The Guardian publikoi një artikull të veçantë për frikën e Rodrigo-s nga zogjtë.

    Justin Timberlake – ka frikë nga merimangat

    Edhe pse Justin Timberlake është mësuar me skena gjigante dhe miliona fansa, një merimangë mund ta vërë në vështirësi.

    Këngëtari ka treguar se është shumë i frikësuar nga merimangat. Në një rast, ndërsa qëndronte në një hotel, pa një merimangë të madhe në dhomë dhe nuk mund ta hiqte vetë. Për këtë arsye, kërkoi ndihmën e stafit të hotelit.

    Adele – ka frikë nga pulëbardhat

    Adele ka një frikë veçanërisht të pazakontë: pulëbardhat.

    Këngëtarja ka treguar se frika nisi pasi një pulëbardhë i mori akulloren ndërsa ajo po shëtiste në Tenby të Uellsit. Sipas rrëfimit të saj, zogu e kapi edhe me kthetra dhe që nga ajo kohë Adele zhvilloi një frikë të fortë ndaj pulëbardhave.

    Historia është raportuar nga The National, e cila citon deklaratat e Adele për Metro.

    Britney Spears – ka frikë nga zvarranikët

    Britney Spears ka performuar në skenë me një piton të gjallë, por kjo nuk do të thotë se ndihet rehat pranë zvarranikëve.

    Sipas E! News, këngëtarja ka frikë nga zvarranikët, pavarësisht faktit se një nga momentet e saj më ikonike në skenë ishte performanca me një piton në MTV Video Music Awards në vitin 2001.

    Kylie Minogue – ka frikë nga varëset e rrobave

    Kjo është një nga frikërat më të çuditshme në këtë listë.

    Këngëtarja australiane Kylie Minogue ka treguar se ka një fobi nga varëset e rrobave. Ajo ka shpjeguar se nuk i pëlqen as tingulli që bëjnë kur vendosen në garderobë.

    Pra, ndërsa për shumicën e njerëzve varëset janë thjesht një objekt i zakonshëm i shtëpisë, për Minogue ato mund të jenë një burim shqetësimi.

    Madonna – ka frikë nga bubullimat

    Madonna ka një frikë që mund të duket e pazakontë për një artiste që ka kaluar dekada në skenë: bubullimat.

    Sipas NME, këngëtarja ka frikë nga stuhitë dhe bubullimat, një frikë që njihet si brontofobi. Madje, sipas raportimit, ajo ka qenë e njohur për kontrollimin e parashikimeve të motit gjatë periudhave të turneve.

  • Messi thotë lamtumirë përsëri me një version të ri të fotos së tij më ikonike

    Messi thotë lamtumirë përsëri me një version të ri të fotos së tij më ikonike

    Messi thotë lamtumirë përsëri me një version të ri të fotos së tij më ikonike

    Leo Messi vazhdon t’u thotë lamtumirë tifozëve të tij në rrjetet sociale. Por këtë herë mesazhi i tij, i shkurtër dhe pa përmbajtje, përqendrohet më shumë në një imazh: atë që u bë viral në të gjithë botën gjatë El Clasicos në Santiago Bernabéu në sezonin 2016-17.

    Në atë ndeshje që Barcelona fitoi 3-2 me golin e tij në gropë të fundit, Leo hoqi fanellën, e ngriti drejt qiellit dhe ua tregoi tifozëve të rivalëve të tyre të përjetshëm. Ky festim u mbajt në histori si një nga më të paharrueshëm në karrierën e yllit argjentinas, shkruan Marca.

    Tani, pothuajse dhjetë vjet më vonë, Leo rikrijoi të njëjtin festim në llogarinë e tij në Instagram, por i veshur me blu qiellin dhe të bardhën e Argjentinës, duke treguar fanellën ku, në vend të emrit të tij, është shkruar fjala “Faleminderit” mbi numrin 10, transmeton Sinjali.

    E gjithë kjo u shoqërua nga një mesazh tjetër drejtpërdrejt në zemrën e tifozëve argjentinas: “Gjithçka është thënë. Dhe tani, gjithçka është bërë. Dhe të vetmet fjalë që dalin nga zemra ime janë: Faleminderit, Argjentinë.”

    https://www.instagram.com/p/DeO6TtQMqY9/?utm_source=ig_web_button_share_sheet

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Messi thotë lamtumirë përsëri me një version të ri të fotos së tij më ikonike appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Tragjedi në New York: 23-vjeçarja dyshohet se u hodh nga kati i 15-të me foshnjën pesëmuajshe ish-partneri, i dyshuari qeshte gjatë arrestimit

    Tragjedi në New York: 23-vjeçarja dyshohet se u hodh nga kati i 15-të me foshnjën pesëmuajshe ish-partneri, i dyshuari qeshte gjatë arrestimit

    Tragjedi në New York: 23-vjeçarja dyshohet se u hodh nga kati i 15-të me foshnjën pesëmuajshe ish-partneri, i dyshuari qeshte gjatë arrestimit

    Një 23-vjeçare, Nathalie Ramirez, ka humbur jetën në New York pasi dyshohet se u shty nga kati i 15-të i ndërtesës ku jetonte nga partneri i saj 31-vjeçar, Angel Carrasco, teksa mbante në krahë foshnjën e tyre pesëmuajshe.

    Sipas burimeve policore të cituara nga “New York Post”, Carrasco kishte shkuar në banesën e Ramirezit me lule, me qëllim që të pajtoheshin pas një konflikti mes tyre.

    Por, pasi e reja dyshohet se refuzoi pajtimin, 31-vjeçari u zemërua dhe, sipas akuzave, e shtyu nga kati i 15-të. Ramirez vdiq nga rënia, ndërsa foshnja e tyre, Angel Novelti Carrasco-Ramirez, po lufton për jetën.

    I dyshuari u arrestua pak pas ngjarjes. Ai u paraqit para prokurorit të enjten, ndërsa mediat raportuan se buzëqeshte gjatë paraqitjes në gjykatë.

    Sipas të dhënave të hetimit, Carrasco ishte akuzuar edhe më parë për dy incidente të dhunës në familje ndaj Ramirezit gjatë vitit 2026.

    Në njërin rast, më 5 janar, ai u akuzua për sulm të shkallës së tretë, pasi dyshohet se e kishte goditur me shuplakë dhe i kishte shkaktuar mavijosje. Disa ditë më vonë, ai u akuzua për një tjetër incident, pasi dyshohet se kishte hyrë me forcë në apartamentin e saj.

    Hetimet për rastin po vazhdojnë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Tragjedi në New York: 23-vjeçarja dyshohet se u hodh nga kati i 15-të me foshnjën pesëmuajshe ish-partneri, i dyshuari qeshte gjatë arrestimit appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Agjenti i ICE-së qëllon një burrë në qafë para fëmijës 5-vjeçar në New Jork, 300 protestues përleshen me policinë

    Agjenti i ICE-së qëllon një burrë në qafë para fëmijës 5-vjeçar në New Jork, 300 protestues përleshen me policinë

    Agjenti i ICE-së qëllon një burrë në qafë para fëmijës 5-vjeçar në New Jork, 300 protestues përleshen me policinë

    Rreth 300 protestues janë përplasur me policinë e Nju Jorkut mbrëmjen e së enjtes, më 8 tetor, jashtë një spitali në Bronks, ku po trajtohej një burrë i plagosur me armë zjarri nga një agjent federal i imigracionit (ICE).

    Ngjarja ndodhi gjatë një operacioni për arrestimin e tij, ndërsa burri ndodhej në makinën e tij me një fëmijë pesëvjeçar, i cili fatmirësisht nuk u lëndua.

    Incidenti ndodhi rreth orës 16:00, sipas orës lokale, në lagjen Marble Hill, ku agjentët e ICE-së po tentonin të arrestonin një shtetas të Republikës Dominikane. Gjatë operacionit, njëri prej agjentëve përdori armën e shërbimit, duke e plagosur burrin në qafë. Ai u dërgua në spital, ku mori trajtimin e nevojshëm.

    Sipas Departamentit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së (DHS), burri që ishte objektiv i operacionit qëndronte ilegalisht në Shtetet e Bashkuara dhe kishte një të kaluar kriminale. Autoritetet federale pretendojnë gjithashtu se ai kishte lidhje me bandën Trinitarios.

    Megjithatë, rrethanat e të shtënave kanë shkaktuar reagime të forta, veçanërisht për shkak të pranisë së fëmijës në automjet.

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zoran Mamdani, e cilësoi ngjarjen të papranueshme dhe tha se kishte kontaktuar Presidentin amerikan Donald Trump për t’i kërkuar ndalimin e operacioneve të ICE-së në qytet.

    “Agjentët e rrethuan atë ndërsa ishte brenda makinës së tij me një fëmijë pesëvjeçar, përpara se të qëllonin disa herë”, deklaroi Mamdani, duke shtuar se, sipas informacionit fillestar, fëmija nuk ishte plagosur.

    Pas ngjarjes, rreth 300 persona u mblodhën jashtë spitalit NewYork-Presbyterian Allen, ku po trajtohej burri i plagosur, për të protestuar kundër përdorimit të armës së zjarrit nga agjenti federal.

    Tubimi u përshkallëzua në përplasje me oficerët e policisë së Nju Jorkut, të cilët ndodheshin në zonë. Protestuesit kërkuan ndërprerjen e operacioneve të agjencisë federale të imigracionit në qytet, duke brohoritur: “Duam që ICE të largohet nga rrugët tona. Pa drejtësi, nuk ka paqe”.

    Gjatë protestës u dëgjuan edhe slogane kundër politikave të imigracionit të administratës Trump. Deri në momentin e raportimit, nuk ishin dhënë detaje të plota për arrestime të mundshme apo për shkallën e përplasjeve.

    Kryebashkiaku Mamdani dënoi përdorimin e armës së zjarrit dhe njoftoi se kishte kontaktuar Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar situatën.

    “Kur të flasim, do t’i kërkoj atij t’i japë fund të gjitha operacioneve të zbatimit të ligjit për imigracionin të kryera nga ICE në qytetin tonë”, deklaroi ai.

    Mamdani theksoi se nuk do të qëndronte pasiv përballë veprimeve të agjentëve federalë, të cilat, sipas tij, po shkaktojnë frikë në komunitetet lokale.

    Nga ana tjetër, Departamenti i Sigurisë Kombëtare pretendoi se burri i plagosur kishte precedentë kriminalë dhe lidhje me bandën Trinitarios. Sipas DHS-së, kjo organizatë kriminale lidhet edhe me një incident të vitit të kaluar, kur anëtarë të saj qëlluan dhe plagosën një agjent të Mbrojtjes së Doganave dhe Kufijve.

    Departamenti bëri të ditur gjithashtu se burri ishte arrestuar nga policia e Nju Jorkut më 7 dhjetor 2023, por ishte liruar disa ditë më vonë. Akuzat për lidhjet e tij me bandën nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur.

    Guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hochul, kërkoi transparencë të plotë për rrethanat e incidentit, ndërsa organizatat që mbrojnë të drejtat e emigrantëve dënuan përdorimin e forcës së armatosur.

    Koalicioni i Imigracionit të Nju Jorkut kërkoi një hetim të menjëhershëm, publikimin e pamjeve nga kamerat e trupit të agjentëve dhe llogaridhënie nëse rezulton se është përdorur forcë joproporcionale.

    Edhe FBI-ja është përfshirë në hetim, duke dërguar një ekip për mbledhjen dhe shqyrtimin e provave. Ndërkohë, policia e Nju Jorkut sqaroi se oficerët e saj nuk ishin përfshirë në operacionin e ICE-së gjatë të cilit burri u plagos.

    Ngjarja vjen në një periudhë tensionesh të shtuara mes autoriteteve lokale dhe qeverisë federale për politikat e imigracionit. Sipas një dokumenti të qytetit, nga 20 janari 2025 deri më 10 mars 2026, agjentët e ICE-së kryen 5,567 arrestime në zonën e Nju Jorkut, shkruan Tch.

    Operacionet e shtuara të agjencisë kanë nxitur protesta të përsëritura nga grupet e emigrantëve dhe zyrtarët lokalë, të cilët kundërshtojnë metodat e përdorura gjatë arrestimeve.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Agjenti i ICE-së qëllon një burrë në qafë para fëmijës 5-vjeçar në New Jork, 300 protestues përleshen me policinë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Prishtinë: Nën ndikim të alkoolit, rrahu nënën e motrën, arrestohet i dyshuari

    Prishtinë: Nën ndikim të alkoolit, rrahu nënën e motrën, arrestohet i dyshuari

    Prishtinë: Nën ndikim të alkoolit, rrahu nënën e motrën, arrestohet i dyshuari

    Një person është arrestuar pas dyshimeve se nën ndikimin e alkoolit ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës dhe motrës së tij, pas mesnatën e së enjtes në Prishtinë.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktimat dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor.

    “Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë./Klankosova.tv

  • Grabitet një burrë në Pejë, i dyshuari ia merr çantën me 480 euro

    Grabitet një burrë në Pejë, i dyshuari ia merr çantën me 480 euro

    Grabitet një burrë në Pejë, i dyshuari ia merr çantën me 480 euro

    Një rast grabitjeje është raportuar në rrugën “UÇK” në Pejë, të enjten rreth orës 13:30.

    Sipas raportit policor, një burrë ka deklaruar se një person i dyshuar, duke përdorur dhunë fizike, ia kishte grabitur çantën e dorës, në të cilën ndodheshin 480 euro para të gatshme, një telefon mobil, letërnjoftimi dhe patentë shoferi, transmeton Klankosova.tv.

    Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është intervistuar nga organet kompetente.

    Deri më tani nuk raportohet për persona të arrestuar.

  • E mitura dyshohet se u keqtrajtua nga nëna dhe njerku i saj në Pejë

    E mitura dyshohet se u keqtrajtua nga nëna dhe njerku i saj në Pejë

    E mitura dyshohet se u keqtrajtua nga nëna dhe njerku i saj në Pejë

    Një vajzë e mitur në Pejë ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi dyshohet se është keqtrajtuar dhe sulmuar fizikisht nga nëna dhe njerku i saj.

    Me vendim të prokurorit, e mitura është dërguar në strehimore, ndërsa dy të dyshuarit janë arrestuar, transmeton Klankosova.tv.

    Sipas Policisë, rasti është raportuar në Pejë, më 7 tetor rreth orës 21:40.