Category: Lajme

  • Lufta në Ukrainë përshkallëzohet, rriten tensionet ushtarake dhe diplomatike

    Lufta në Ukrainë përshkallëzohet, rriten tensionet ushtarake dhe diplomatike

    Kryetari i Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, u ka këshilluar banorëve që kanë miq ose familjarë jashtë kryeqytetit të shqyrtojnë mundësinë e zhvendosjes së përkohshme, në përgjigje të rritjes së sulmeve ruse.

    “Çdo ditë ka raportime të reja për ndërtesa të shkatërruara, njerëz të plagosur ose të vrarë, ndërsa bombardimet ndaj qytetit tonë po intensifikohen. Sot bëhet fjalë për mbijetesë”, ka deklaruar Klitschko.

    Ai ka theksuar se nuk po kërkon evakuimin e plotë të Kievit, duke argumentuar se një skenar i tillë do të ishte në interes të presidentit rus, Vladimir Putin.

    Autoritetet e kryeqytetit po përgatiten për dimrin, duke siguruar burime alternative të ngrohjes dhe duke krijuar rezerva karburanti, ushqimi dhe uji të pijshëm. Klitschko ka paralajmëruar se dëmtimi i infrastrukturës së furnizimit me ujë mund të shkaktojë një krizë të rëndë humanitare.

    Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka bërë të ditur se e ka ftuar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, të marrë pjesë personalisht në takimin e ardhshëm të Këshillit Evropian, për të diskutuar situatën në Ukrainë.

    Costa ka thënë se me Zelenskyn ka diskutuar edhe përparimin e Ukrainës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

    “Ne mezi presim hapjen e dy grupeve negociuese javën e ardhshme dhe të gjitha grupeve të mbetura deri në fund të vitit”, ka deklaruar ai.

    Sipas Costas, intensifikimi i sulmeve ruse ndaj Ukrainës, përfshirë objektivat civile, si dhe aktivitetet hibride kundër vendeve anëtare të BE-së, dëshmojnë se Moska nuk është vërtet e interesuar për negociatat e paqes.

    “BE-ja do të vazhdojë ta mbështesë Ukrainën derisa të arrihet një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme. Është koha që Rusia t’i japë fund luftës së saj”, ka theksuar Costa.

    Sulme me viktima dhe dëme infrastrukturore

    Ushtria ruse ka vazhduar sulmet në disa pjesë të Ukrainës. Në Kramatorsk, një sulm në një rrugë ku po kalonin dy autobusë ka shkaktuar 33 viktima dhe 18 të plagosur. Ndërkaq, në Kiev, sulmet ruse kanë lënë të vrarë të paktën tre persona dhe të plagosur 14 të tjerë.

    Forcat ukrainase janë kundërpërgjigjur me sulme në territorin rus. Pas një sulmi me dronë ukrainasë, një zjarr ka shpërthyer në qendrën e të dhënave të kompanisë Yandex, në rajonin e Ryazanit. Kompania ka njoftuar se nuk ka pasur të lënduar, por një pjesë e infrastrukturës është dëmtuar.

    Delegacioni negociator ukrainas ndodhet në Shtetet e Bashkuara, ku pritet të takohet me të dërguarin amerikan Steve Witkoff dhe Jared Kushner. Në agjendë janë përshpejtimi i ndihmës financiare për Ukrainën dhe forcimi i mbrojtjes ajrore.

    Nga ana tjetër, Moska ka deklaruar se aktualisht nuk ka plane për rifillimin e negociatave trepalëshe me Shtetet e Bashkuara dhe Ukrainën për përfundimin e luftës.

    Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka vlerësuar se konflikti ndodhet në një ngërç të rrezikshëm, duke paralajmëruar se përshkallëzimi mund të shndërrohet në një konflikt rajonal shumë më të gjerë.

    Ndërkohë, NATO ka riafirmuar mbështetjen për Ukrainën, duke theksuar se aktivitetet hibride të Rusisë po e forcojnë solidaritetin e aleatëve me Kievin.

    Në zhvillimet diplomatike, Koreja e Jugut ka vendosur të tërheqë ambasadorin e saj nga Ukraina, pas një mosmarrëveshjeje me Kievin lidhur me publikimin e informacioneve për të burgosurit e luftës nga Koreja e Veriut.

    Luftimet dhe sulmet ndaj infrastrukturës vazhdojnë, ndërsa Ukraina kërkon mbështetje shtesë ushtarake dhe financiare nga partnerët perëndimorë, në një kohë kur perspektiva e rifillimit të negociatave të paqes mbetet e pasigurt.

    Burimi: RTKLive

  • “Kush je ti bre me u konsultu me ty?”, Limaj i ashpër me Dhomat e Specializuara për Ligjin për Specialen

    “Kush je ti bre me u konsultu me ty?”, Limaj i ashpër me Dhomat e Specializuara për Ligjin për Specialen

    “Kush je ti bre me u konsultu me ty?”, Limaj i ashpër me Dhomat e Specializuara për Ligjin për Specialen

    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka komentuar miratimin e Projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke thënë se, pavarësisht presioneve dhe tentimeve për kontestim, ai beson se ligji nuk mund të rrëzohet.

    Duke folur mbrëmë në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Limaj deklaroi se beteja lidhur me këtë çështje ka filluar dhe se, sipas tij, Gjykata e Specializuar nuk ka kompetenca për të ushtruar kontroll mbi Kuvendin e Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

    “Kush e rrëzon? Vullnetin tonë, të 90 vetave a? Kush e rrëzon? Ndërro marrëveshjen. Edhe një herë, Gjykata e Hagës ka kompetenca lëndore, pikë. Juridiksion lëndor. Nuk ka kontroll mbi Parlamentin e Kosovës dhe kurrë Parlamenti i Kosovës nuk duhet me ia dhanë”, u shpreh Limaj.

    Ai gjithashtu kritikoi ata që, sipas tij, kanë kërkuar krijimin e Gjykatës Speciale, duke thënë se argumentet politike dhe juridike janë në anën e Kosovës.

    “Sa i përket pjesës politike, asnjë të drejtë më politike, morale, atyre që na kanë kërkuar me bë Gjykatën nuk iu kanë mbetur. Ata e dinë çka ka ndodhë. Nuk kanë gjë që ata nuk kanë thënë, e që kemi rënë në lajthitje. Krejt argumentet politike dhe juridike janë në anën tonë. Kosova duhet të zotohet për ta ruajtur drejtësinë”, deklaroi ai.

    Limaj kritikoi edhe qëndrimet e përfaqësuesve të Dhomave të Specializuara, duke e cilësuar si arrogancë mënyrën se si, sipas tij, është trajtuar çështja e konsultimit për Ligjin me institucionet e Kosovës.

    “Këtu ka arrogancë, për çka me të konsultu, kush je ti me u konsultu me ty? Kush je ti bre? Na të kemi kriju”, tha Limaj.

  • Shtohen rastet: Çka po gjen policia në fshatrat e thella në veri të vendit? (VIDEO)

    Shtohen rastet: Çka po gjen policia në fshatrat e thella në veri të vendit? (VIDEO)

    Shtohen rastet: Çka po gjen policia në fshatrat e thella në veri të vendit? (VIDEO)

    Gjatë ditës së enjte u bë e ditur se një AK-47, 119 fishekë dhe pajisje ushtarake janë gjetur në një shtëpi të pabanuar në Dren të Leposaviqit.

    Gazetari korrespodent i Klan Kosova, Urall Boshnjaku në emisionin “Ora Shtatë” tha se nuk dihet nëse ky armatim është pas rastit “Banjska” apo para tij, transmeton Klankosova.tv.

    Pos tjerash, Boshnjaku shpjegoi se në fshatra të thella të veriut të vendit vazhdimisht po gjendet armatim.

    “Në Republikën e Kosovës dyshohet se është futur pas luftës”, tha ai ndër të tjera.

  • Vaksina e re kundër virusit Ebola hyn në fazën e provave klinike në Afrikë

    Vaksina e re kundër virusit Ebola hyn në fazën e provave klinike në Afrikë

    Vaksina e re kundër virusit Ebola hyn në fazën e provave klinike në Afrikë

    Vaksina kandidate kundër virusit Ebola të llojit Bundibugyo po i nënshtrohet një faze të re të provave klinike në Ugandë, tha të enjten një zyrtar i Qendrave të Afrikës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (Africa CDC), ndërsa vazhdojnë përpjekjet për të frenuar shpërthimin e epidemisë në Republikën Demokratike të Kongos (RDK).

    Provat klinike të fazës Ib për vaksinën ChAdOx1, të zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit, nisën në Ugandë më 6 tetor, tha Wessam Mankoula në një konferencë virtuale për media.

    Mankoula, drejtues i ekipit kontinental për mbështetjen e menaxhimit të incidentit në kuadër të reagimit ndaj Ebolës, tha se provat e fazës Ia nisën në Britani në korrik.

    Ai tha se një vaksinë tjetër kandidate, e zhvilluar nga kompania Moderna, ka marrë së fundmi miratimin etik për provat e fazës Ib në Ugandë, pasi provat e fazës Ia nisën në Kanada në gusht.

    Sipas përditësimit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, në Kongo janë regjistruar 8.728 raste të konfirmuara me Ebola, përfshirë 4.205 viktima, që nga shpallja e epidemisë në maj.

    Epidemia e fundit ka prekur shtatë provinca: Haut-Uele, Ituri, Kivu Verior, Kivu Jugor, Bas-Uele, Tshopo dhe Sud-Ubangi.

    Kenia raportoi këtë javë rastin e parë të importuar, që përfshinte një pacient i cili vdiq pasi kishte udhëtuar nga Kongoja.

    Epidemia aktuale është shkaktuar nga virusi Ebola i llojit Bundibugyo, për të cilin nuk është miratuar asnjë vaksinë apo trajtim.

    Në gusht, Kongos iu ndanë 70.000 doza të vaksinës Ervebo nga stoku global i vaksinave kundër sëmundjes së virusit Ebola, për t’u përdorur gjatë epidemisë aktuale. Kjo vaksinë është miratuar për përdorim kundër virusit Ebola të llojit Zaire.

    Deri më tani janë vaksinuar më shumë se 7.700 punonjës shëndetësorë dhe punonjës të tjerë në vijën e parë të reagimit, tha Mankoula, shkruan abcnews.al.

    Në gusht, Koalicioni për Inovacione në Gatishmërinë ndaj Epidemive (CEPI) njoftoi një partneritet prej 16,5 milionë dollarësh me kompaninë afrikane biofarmaceutike Minapharm Group për zhvillimin e një vaksine kandidate kundër virusit Bundibugyo.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Vaksina e re kundër virusit Ebola hyn në fazën e provave klinike në Afrikë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

    Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

    Pas një seance maratonë, Kuvendi miratoi me 85 vota pro ndarjen e re territoriale, e cila parashikon reduktimin e numrit të bashkive nga 61 në 46 bashki, ndërsa 12 qarqet ekzistuese do të mbeten të pandryshuara.

    Votimi në parim mori 84 vota pro, 34 kundër dhe asnjë abstenim.

    Para se të kalohej në votim, deputeti demokrat, Tritan Shehu kërkoi me propozim të 7 deputetëve që projektligji të kalonte me votim nominal. Ai argumentoi se kërkesa siguron transparencë.

    Kreu i Kuvendit e kaloi në votim propozimin gjë që u hodh poshtë me 84 vota kundër e 32 vota pro.

    Më pas seanca kaloi në proces votimi mes protestave të deputetëve demokratë. Ata dolën para foltores dhe krijuan zhurma me vuvuzela në shenjë mosdakordësie me miratimin e reformës territoriale. Po ashtu, deputetët e PD-së hodhën edhe sende të forta në drejtim të kreut të Kuvendit.

    Me miratimin e hartës së re territoriale 15 bashki bashkohen me njësi më të mëdha vendore, me synimin për të përmirësuar administrimin e territorit, menaxhimin e financave dhe ofrimin e shërbimeve publike për qytetarët.

    Konkretisht 33 bashki do të mbeten të pandryshuara, ndërsa 28 bashki të tjera do të përfshihen në procesin e riorganizimit territorial.

    Bashkitë që parashikohet të humbasin statusin e tyre janë Fushë-Arrëzi, Klosi, Rrogozhina, Dimali, Poliçani, Patosi, Divjaka, Selenica, Maliqi, Këlcyra, Memaliaj, Libohova, Cërriku, Belshi dhe Prrenjasi.

    Konkretisht Fushë-Arrëzi do t’i bashkohet Pukës, Klosi do t’I bashkohet Matit, ndërsa Rrogozhina I bashkohet Kavajës. Në qarkun e Beratit, bashkitë Dimal dhe Poliçan do të bashkohen me Beratin.

    Ndryshime parashikohen edhe në qarkun e Elbasanit, ku Cërriku dhe Belshi do t’i bashkohen Bashkisë Elbasan, ndërsa Prrenjasi do të bashkohet me Librazhdin. Në qarkun e Fierit, Patosi do të përfshihet në Bashkinë Fier dhe Divjaka në Bashkinë Lushnjë.

    Territori do të organizohet në 46 bashki, 71 qytete përbërëse dhe 387 njësi administrative, ku bashkia do të vijojë të ketë një kryetar, një këshill bashkiak, një administratë dhe një buxhet të vetëm, ndërsa qytetet do të kenë rol në koordinimin administrativ dhe organizimin e shërbimeve.

    Reforma synon gjithashtu forcimin e autonomisë financiare të pushtetit vendor, rritjen e kapaciteteve administrative dhe përshtatjen e organizimit territorial me ndryshimet demografike dhe kërkesat e integrimit.

    Votimi u zhvillua pas një seance të gjatë parlamentare të shoqëruar me debate mes mazhorancës dhe opozitës për hartën e re territoriale, ndërkohë që jashtë godinës së Kuvendit u zhvilluan protesta kundër këtij organizimi territorial.

    Kuvendi po ashtu miratoi edhe pikat e tjera të rendit të ditës ndërsa me propozim te kreu të grupit parlamentar tv PS, Taulant Balla u tërhoqën nga rendi dy projektligje dhe katër  interpelancat e parashikuara të cilat do të shtyhen për seancën e radhës.

    Burimi: RTKLive

  • Mot me shi dhe shtrëngata në Shqipëri

    Mot me shi dhe shtrëngata në Shqipëri

    Shqipëria të premten do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

    Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet kryesisht vranët e intervale të shkurtra kthjellimesh.

    Reshjet e shiut pritet të jenë prezentë që në orët e para të 24-orëshit me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit në veriperëndim reshjet e shiut parashikohen me intensitet mesatar deri të lartë hera – herës në formën shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike.

    Gjatë ditës reshjet mbeten prezentë me intensitet kryesish të ulët e lokalisht mesatar.

    Era pritet të fryjë me drejtim kryesor juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era hera-herës pritet të arrijë deri 14m/s,

    Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë. /Telegrafi/

  • Kushtetuesja nuk e njeh ministren “Diella”, por rrëzon kërkesën e PD-së

    Kushtetuesja nuk e njeh ministren “Diella”, por rrëzon kërkesën e PD-së

    Kushtetuesja nuk e njeh ministren “Diella”, por rrëzon kërkesën e PD-së

    Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar dje kërkesën e deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët kundërshtuan dekretin e Presidentit Bajram Begaj për ngritjen dhe funksionimin e Ministres Virtuale të Inteligjencës Artificiale “Diella”.

    Në arsyetimin e saj Gjykata shprehet se nuk ka kompetencë për të shqyrtuar pasi nuk është as ministër e as Ministri (institucion). Nuk është pjesë e Këshillit të Ministrave, raporton A2 CNN, transmeton Klankosova.tv.

    “Gjykata Kushtetuese evidenton se pavarësisht terminologjisë së përdorur në dekretet e kundërshtuara, nuk rezulton se kemi të bëjmë me një funksionar konkret kushtetues”, thuhet në vendimin e Kushtetueses e cila vendosi me shumicë votash ta rrëzojë kërkesën e opozitës.

    Opozita kërkoi shfuqizimin e dispozitave përkatëse të dekretit, duke i konsideruar në kundërshtim me Kushtetutën.

  • Në Malajzi mbyllen shkollat për shkak të ajrit të ndotur

    Në Malajzi mbyllen shkollat për shkak të ajrit të ndotur

    Në Malajzi mbyllen shkollat për shkak të ajrit të ndotur

    Zjarret pyjore që kanë përfshirë pjesë të Indonezisë kanë shkaktuar ndotje të rëndë të ajrit dhe kanë lënë dhjetëra mijëra persona me probleme të frymëmarrjes që nga muaji gusht. Hiri dhe tymi toksik janë përhapur edhe në Malajzi dhe Singapor, duke e çuar cilësinë e ajrit në nivele të pashëndetshme.

    Zjarret, të cilat konsiderohen ndër më të rëndat që Indonezia ka përjetuar në më shumë se një dekadë, kanë përfshirë kryesisht pjesë të ishujve Sumatra dhe Kalimantan, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

    Shkaku kryesor mbetet praktika e djegies së qëllimshme të tokave për pastrimin e vegjetacionit, e përdorur nga fermerë dhe kompani si një mënyrë e lirë për përgatitjen e tokave për bujqësi. Situata është përkeqësuar nga kushtet e thata dhe mungesa e reshjeve, të lidhura me fenomenin e fuqishëm klimatik El Nino.

    Autoritetet lokale kanë paralajmëruar se zjarret mund të vazhdojnë deri në fillim të nëntorit, për shkak të vonesës së sezonit të shirave.

    Tymi i dendur është transportuar nga erërat drejt vendeve fqinje, duke ndikuar ndjeshëm në cilësinë e ajrit në Indonezi, Malajzi dhe Singapor.

    Në Singapor, cilësia e ajrit ra në nivele të pashëndetshme në fillim të shtatorit, për herë të parë që nga viti 2023, sipas Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.

    Që prej atëherë, autoritetet kanë publikuar rregullisht këshilla për qytetarët, duke u kërkuar të konsumojnë mjaftueshëm ujë dhe të kufizojnë aktivitetet në ambientet e jashtme.

    Shkollave u është kërkuar të reduktojnë aktivitetet e zgjatura në natyrë, ndërsa disa prej tyre janë pajisur edhe me pastrues ajri për përdorim në klasa.

    Situata është përkeqësuar edhe në Malajzi, ku autoritetet në shtetin e Johorit kanë mbyllur të gjitha shkollat për dy ditë për shkak të rritjes së ndotjes së ajrit.

    Në qytetin Batu Pahat, cilësia e ajrit ka arritur nivele “shumë të pashëndetshme”, duke shënuar matjet më të këqija të regjistruara në vend gjatë këtij sezoni.

    Ndërkohë, në Singapor, Indeksi i Standardeve të Ndotësve (PSI), i cili mat mesataren 24-orëshe të gjashtë ndotësve kryesorë, arriti në 170 në zonën qendrore, niveli më i lartë i regjistruar në vend këtë vit.

    Sipas sistemit të matjes, vlerat mbi 100 konsiderohen të pashëndetshme për shëndetin, ndërsa ato mbi 200 hyjnë në kategorinë “shumë të pashëndetshme”.

    Të premten në mëngjes, matjet në zona të tjera të ishullit luhateshin nga 117 deri në 166.

  • ChatGPT po paraqet rrezik të madh për fëmijët

    ChatGPT po paraqet rrezik të madh për fëmijët

    ChatGPT i dedikuar për adoleshentët e moshës 13 deri në 17 vjeç paraqet një “rrezik të papranueshëm” për fëmijët, pasi nuk ofron mbrojtje mjaftueshëm të besueshme në situata krizash, thuhet në një raport të organizatës “Common Sense Media”.

    Në raportin e Institutit për Sigurinë e të Rinjve në Përdorimin e Inteligjencës Artificiale thuhet se gjatë testimeve chatbot-i shpesh vonohej në njoftimin e prindërve ose nuk i njoftonte fare ata për bisedat që lidhen me vetëvrasjen, vetëlëndimin dhe çrregullimet e të ushqyerit.

    Sipas gjetjeve të organizatës, sistemi nuk i orientonte në mënyrë të qëndrueshme adoleshentët as drejt shërbimeve të krizave apo ndihmës profesionale.

    “Common Sense Media” përdori më shumë se 4,000 kërkesa gjatë testimit, ndërsa përgjigjet u analizuan nga psikiatër për fëmijë dhe një pediatër. Organizata i bëri thirrje OpenAI-së të pezullojë promovimin dhe përdorimin e produktit nga adoleshentët, derisa të vendosen masa më të besueshme mbrojtëse.

    OpenAI i ka kundërshtuar përfundimet e raportit, duke thënë se testimi mund të mos ketë përfshirë plotësisht kontrollet më të reja prindërore. Kompania i ka kërkuar “Common Sense Media” që ta përsërisë testimin.

    Organizata, megjithatë, thotë se para testimit kishte verifikuar me OpenAI-n se funksionet e dedikuara për adoleshentët ishin tashmë të aktivizuara.

    Raporti tregoi gjithashtu se ChatGPT nuk e identifikon gjithmonë me besueshmëri moshën e përdoruesit. OpenAI thotë se vlerësimi i moshës bazohet në disa tregues dhe se vetëm deklarimi i moshës gjatë një bisede nuk mjafton për ndryshimin automatik të mënyrës së funksionimit të llogarisë.

    OpenAI thekson se siguria e adoleshentëve është një nga prioritetet e tij dhe se vazhdon të zhvillojë mekanizma mbrojtës dhe mjete për mbikëqyrjen prindërore. /Telegrafi/

  • E premtja me mot të vranët dhe riga shiu

    E premtja me mot të vranët dhe riga shiu

    Instituti Hidrometeorologjik ka bërë të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të çrregullta.

    IHK njofton se vranësirat do të shtohen, duke krijuar kushte për riga shiu.

    Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 dhe 7°C, ndërsa maksimalet ndërmjet 21 dhe 24°C.

    Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1–8 m/s. /Telegrafi/