Category: Lajme

  • Putini fton ish-kancelarin gjerman në ditëlindjen e tij, përqafohen ngrohtësisht

    Putini fton ish-kancelarin gjerman në ditëlindjen e tij, përqafohen ngrohtësisht

    Putini fton ish-kancelarin gjerman në ditëlindjen e tij, përqafohen ngrohtësisht

    Ish-kancelari gjerman, Gerhard Schröder, ka marrë pjesë në festimin e ditëlindjes së 74-t të presidentit rus, Vladimir Putin, në Moskë, ka bërë të ditur Kremlini.

    Sipas njoftimit të publikuar nga Kremlini në Telegram, Putini kishte mësuar për praninë e Schröderit në kryeqytetin rus nga mediat, të mërkurën në mëngjes, përpara se ta ftonte ish-kancelarin në shtëpinë e tij.

    Schröder udhëtoi drejt Moskës pas emërimit të tij në bordin mbikëqyrës të rrjetit rus të shitjes me pakicë Hyperglobus, ku pritet të kontribuojë në menaxhimin e përgjithshëm dhe zhvillimin strategjik të kompanisë në Rusi.

    Të mërkurën, 82-vjeçari u prit me duartrokitje nga punonjësit e një dege të Hyperglobusit në Moskën perëndimore. Në pamjet e transmetuara nga televizioni RBC, ai shihet duke përshëndetur stafin dhe duke shprehur kënaqësinë për vizitën.

    Schröder është kritikuar prej vitesh për lidhjet e tij të ngushta me Putinin dhe bizneset ruse, të cilat kanë vazhduar edhe pas pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022 dhe vendosjes së sanksioneve perëndimore ndaj Moskës.

    Ai shërbeu si kancelar i Gjermanisë nga viti 1998 deri më 2005 dhe, pas largimit nga detyra, punoi për kompani shtetërore ruse. Edhe pas nisjes së luftës në Ukrainë, ish-kancelari është takuar disa herë me presidentin rus.

    Ndërkohë, Hyperglobus u nda nga kompania gjermane Globus Holding vitin e kaluar, në një kohë kur autoritetet ruse po shtojnë përpjekjet për të marrë kontrollin mbi asetet e kompanive të huaja që operojnë në vend.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Putini fton ish-kancelarin gjerman në ditëlindjen e tij, përqafohen ngrohtësisht appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Dhuna shpërthen në një burg në Meksikë, 10 të vdekur dhe 16 të plagosur

    Dhuna shpërthen në një burg në Meksikë, 10 të vdekur dhe 16 të plagosur

    Dhuna shpërthen në një burg në Meksikë, 10 të vdekur dhe 16 të plagosur

    Dhjetë persona, përfshirë një të mitur që ndodhej në burg për vizitë, kanë humbur jetën dhe 16 të tjerë janë plagosur pas përleshjeve të dhunshme në një burg në Mazatlan, në shtetin Sinaloa të Meksikës.

    Ngjarja ndodhi të enjten, më 8 tetor, kur forcat e sigurisë u detyruan të ndërhynin me trupa të shumta ushtarake dhe policore për të rikthyer kontrollin në institucionin korrektues.

    Ministri i Sigurisë Publike të Sinaloas, Sinue Tejes, bëri të ditur se në mesin e viktimave janë nëntë të burgosur dhe një i mitur që kishte shkuar për vizitë. Ndërkohë, 16 të burgosur të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

    Gjatë operacionit, dhjetëra pjesëtarë të armatosur të forcave të sigurisë hynë në burg, ndërsa në zonë u vendosën automjete të blinduara dhe ambulanca.

    Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë detaje të plota për shkaqet e përleshjeve dhe rrethanat e vdekjes së të miturit.

    Pas rikthimit të kontrollit, vizitat në burg u pezulluan përkohësisht, ndërsa prokuroria ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Dhuna shpërthen në një burg në Meksikë, 10 të vdekur dhe 16 të plagosur appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Norvegji, ndalohen të gjithë trenat për shkak të një defekti në komunikim

    Norvegji, ndalohen të gjithë trenat për shkak të një defekti në komunikim

    Norvegji, ndalohen të gjithë trenat për shkak të një defekti në komunikim

    Të gjithë trenat në Norvegji janë ndalur për shkak të një problemi me sistemin e komunikimit, duke shkaktuar vonesa dhe anulime në të gjithë vendin.

    Kompania publike hekurudhore norvegjeze Vy njoftoi se trafiku hekurudhor është ndërprerë në të gjithë vendin për shkak të një defekti që ka prekur sistemin e komunikimit.

    Problemi raportohet se lidhet me një ndërprerje në rrjetin e kompanisë së telekomunikacionit Telenor. Defekti u shfaq pak pas orës 19:00 dhe ende nuk është bërë e ditur se sa gjatë do të zgjasë ndërprerja.

    Telenor ka deklaruar se nuk ka parë ndonjë tregues për një sulm kibernetik apo aktivitet dashakeq në rrjet.

    “Problemet që Telenor po përjeton këtë pasdite, për fat të keq, prekin shumë klientë dhe organizata”, tha kompania në një njoftim, shkruan abcnews.al.

    Ndërkohë, autoritetet dhe kompanitë përgjegjëse po punojnë për rikthimin e shërbimeve dhe normalizimin e qarkullimit hekurudhor.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Norvegji, ndalohen të gjithë trenat për shkak të një defekti në komunikim appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Rrënohet një objekt që dyshohet se u ndërtua pa leje në Prizren, kundërshtohet nga pronarët

    Rrënohet një objekt që dyshohet se u ndërtua pa leje në Prizren, kundërshtohet nga pronarët

    Rrënohet një objekt që dyshohet se u ndërtua pa leje në Prizren, kundërshtohet nga pronarët

    Në rrugën “Hasan Prishtina” në lagjen Ortakoll të Prizrenit, ditën e enjte u dha urdhër për rrënimin e një objekti që dyshohet se nuk kishte leje ndërtimore.

    Gazetari korrespodent i Klan Kosova, Nuhi Salihu, në emisionin “Ora Shtatë” bëri të ditur se Drejtoria e Inspektoratit në Prizren ka bërë të ditur se objekti ka qenë i ndërtuar në pronë komunale, transmeton Klankosova.tv.

    Megjithatë, rrënimin e objektit, sipas Salihut, e kanë kundërshtuar pronarët e tij.

    Sipas pronarëve, ata posedojnë lejen për ndërtimin e të njëjtit.

    Për më shumë, ndiqeni videon e mëposhtme:

  • “Malli Poetik” kthehet për edicionin e 36-të, poetët përballen me jurinë (VIDEO)

    “Malli Poetik” kthehet për edicionin e 36-të, poetët përballen me jurinë (VIDEO)

    “Malli Poetik” kthehet për edicionin e 36-të, poetët përballen me jurinë (VIDEO)

    Të shtunën mbahet edicioni i 36-të i ‘Mallit Poetik’, një traditë që prej vitesh bashkon poetë e dashamirës së letërsisë.

    Në emisionin “Ora Shtatë”, rreth këtij edicioni ka folur organizatori Asllan Qyqalla, transmeton Klankosova.tv.

    “’Malli Poetik’ me të vërtetë është një mallëngjim, mall për t’u takuar krijuesit, poetët, dashamirët e fjalës së bukur, të ëmbël”, tha ai.

    Pos tjerash, gjatë këtij edicioni poetët do të përballen me jurinë, e që njëri prej tyre do të rrëmbejë çmimin kryesor.

  • Pezullime e komisione disiplinore: Uniformat e nxënësve, sherr mes shkollave dhe drejtorive (VIDEO)

    Pezullime e komisione disiplinore: Uniformat e nxënësve, sherr mes shkollave dhe drejtorive (VIDEO)

    Pezullime e komisione disiplinore: Uniformat e nxënësve, sherr mes shkollave dhe drejtorive (VIDEO)

    Drejtoresha e SHFMU “Bajram Curri” në Istog, raportohet se është pezulluar nga puna.

    Sipas gazetarit korrespodent të Klan Kosova, Valdrin Daci, në proces disiplinor është edhe një drejtoreshë e shkollës fillore “Martin Camaj” në Gurrakoc, transmeton Klankosova.tv.

    Në emisionin “Ora Shtatë”, Daci bën të ditur se shkak kryesor është, sipas informacioneve nga drejtori i arsimit në këtë komunë, mosrespektimi i hierarkisë dhe procedura ligjore e prokurimit.

    “Prindërit e shkollës ‘Bajram Curri’ kanë raportuar se po iu kërkohen nga 35 euro që me i pagu  për fëmijët e tyre, nxënës në këtë shkollë, dhe ata me u pajisë me uniforma, gjë që ka dërguar deri te pezullimi i drejtoreshës së kësaj shkolle. Kur kemi pyetur drejtorin pse është pezulluar, ka thënë se është pezulluar nga komisioni”, tha Daci.

  • Këto 5 modele xhaketash po dominojnë vjeshtën: Nga lëkura te stili ushtarak

    Këto 5 modele xhaketash po dominojnë vjeshtën: Nga lëkura te stili ushtarak

    Vera tashmë ka mbetur pas nesh dhe kujtimet për të i zëvendësojmë dalëngadalë me përshtatjen ndaj sezonit të ri të modës

    Mbrëmjet janë të freskëta, mëngjeset edhe më të ftohta, ndaj xhaketat dhe pardesytë janë kthyer në pjesë të domosdoshme të veshjes së përditshme. Te pardesytë nuk ka ndryshime të mëdha, sepse modelet klasike vazhdojnë të jenë ndër më të preferuarat. Por te xhaketat këtë sezon ka shumë më tepër risi.

    Këto janë pesë modelet që pritet të dominojnë gjatë sezonit vjeshtë-dimër.

    Xhaketat prej lëkure

    Vjeshta tradicionalisht konsiderohet sezoni i xhaketave prej lëkure, prandaj rikthimi i tyre nuk përbën surprizë. Megjithatë, këtë herë oferta është shumë më e larmishme, si në prerje, ashtu edhe në forma.

    Profimedia

    Modelet më të gjera vazhdojnë të mbeten në modë, ndërsa xhaketat e frymëzuara nga stili klasik po përshtaten me silueta më moderne. Ato mund të kombinohen lehtë si me xhinse dhe çizme, ashtu edhe me funde apo fustane.

    Xhaketat në nuanca të gjelbra

    Këtë sezon vëmendjen e marrin sidomos nuancat e gjelbra ulliri. Ato janë ndër ngjyrat më të forta të vjeshtës dhe shfaqen në modele sportive, xhaketa të shkurtra dhe variante më elegante.

    Profimedia

    Avantazhi i tyre është se kombinohen lehtë me të zezën, bezhën, të bardhën, ngjyrat e tokës dhe xhinset, duke i bërë shumë praktike për veshjen e përditshme.

    Xhaketat me frymëzim ushtarak

    Në koleksionet e shumë markave tashmë dallohen qartë xhaketat me frymëzim ushtarak. Modelet me kopsa dekorative, prerje të strukturuara dhe detaje që të kujtojnë uniformat po rikthehen fuqishëm.

    Profimedia

    Veçanërisht të pranishme janë të ashtuquajturat xhaketa “napoleonike”, të cilat sjellin një pamje më dramatike dhe elegante. Ato kombinohen mirë me pantallona të thjeshta, çizme ose funde minimaliste, duke e lënë xhaketën të jetë elementi kryesor i veshjes.

    Modelet me motive kafshësh

    Motivet e kafshëve këtë sezon janë zhvendosur edhe te veshjet e jashtme. Leopardi dhe motivi i gjarprit mbeten zgjedhje të sigurta për ata që duan një xhaketë që bie në sy.

    Profimedia

    Për një efekt edhe më të fortë vizual, mund të zgjidhen motive zebre ose printime që imitojnë lëkurën e lopës. Këto modele janë ideale për ata që duan që xhaketa të jetë pika kryesore e gjithë kombinimit.

    Xhaketat me jakë të lartë

    Modelet me jakë të lartë nisën të fitonin popullaritet që sezonin e kaluar dhe këtë vjeshtë po vazhdojnë të jenë ndër zgjedhjet më të kërkuara.

    Përveçse krijojnë një siluetë elegante, ato kanë edhe avantazhin praktik të mbrojtjes nga të ftohtit dhe era. Mund të gjenden si në modele sportive, ashtu edhe në variante më elegante, ndaj përshtaten lehtë me stile të ndryshme.

    Nëse po mendoni të rifreskoni gardërobën këtë sezon, këto pesë modele janë ndër ato që pritet të shihen më shpesh në rrugë dhe në koleksionet e markave të njohura. /Telegrafi/

  • Rubio: Lufta në Ukrainë ndodhet në një ngërç të rrezikshëm

    Rubio: Lufta në Ukrainë ndodhet në një ngërç të rrezikshëm

    Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se lufta në Ukrainë ndodhet në një “ngërç të rrezikshëm”, ndërsa Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje që do t’i japë fund konfliktit.

    “Do të dëshironim të shihnim një zgjidhje të dakorduar për këtë luftë, e cila të jetë e qëndrueshme, e zbatueshme dhe e drejtë. Për këtë mbetemi të përkushtuar”, tha Rubio për gazetarët gjatë vizitës së tij në Portugali, shkruan reuters.

    Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, gjatë javëve të fundit është përpjekur të ringjallë negociatat për përfundimin e luftës katërvjeçare në Ukrainë, e cila është konflikti më i përgjakshëm në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

    Ndërkohë, negociatorët ukrainas pritet të vizitojnë Shtetet e Bashkuara të premten dhe të shtunën për zhvillimin e bisedimeve.

    Sulmet me dronë mes Rusisë dhe Ukrainës gjatë këtij viti janë zgjeruar edhe në objektiva ekonomike dhe infrastrukturore. Sulmet kanë prekur impiante energjetike, rafineri, porte, anije që transportojnë naftë dhe grurë, depo të tregtisë elektronike dhe së fundmi edhe qendra të të dhënave.

    Rubio paralajmëroi se përshkallëzimi i mëtejshëm mund të shkaktojë një konflikt shumë më të gjerë.

    “Ky përshkallëzim mund të përfundojë si një fushatë sabotazhi në vendet fqinje që janë anëtare të NATO-s”, tha ai.

    Sipas Rubios, zhvillime të tjera mund ta shndërrojnë shpejt luftën mes Rusisë dhe Ukrainës në një konflikt rajonal “shumë më të gjerë dhe shumë më të rrezikshëm”.

    “Kjo luftë duhet të përfundojë me një zgjidhje të dakorduar. Sa më shpejt, aq më mirë. Shtetet e Bashkuara janë të gatshme ta lehtësojnë këtë proces”, tha Rubio.

    “Ne kemi provuar dhe do të vazhdojmë të përpiqemi. Por gjithashtu nuk do të investojmë në procese të pakuptimta nëse nuk mund të arrijmë përparim”, shtoi ai. /Telegrafi/

  • Nëse keni lindur në këto data, besohet se engjëlli kujdestar ju dërgon shenja në momentet vendimtare

    Nëse keni lindur në këto data, besohet se engjëlli kujdestar ju dërgon shenja në momentet vendimtare

    A ju ka ndodhur ndonjëherë ta ndryshoni një vendim në çastin e fundit, t’i besoni një ndjenje të brendshme dhe më pas të kuptoni se keni bërë zgjedhjen e duhur?

    Sipas disa interpretimeve astrologjike dhe shpirtërore, momente të tilla nuk konsiderohen gjithmonë rastësi. Besohet se disa njerëz kanë intuitë më të theksuar dhe se data e lindjes mund të tregojë mënyrën se si i perceptojnë sinjalet e brendshme.

    Sipas këtyre besimeve, paralajmërimet mund të shfaqen përmes parandjenjave, ëndrrave, rastësive të pazakonta ose thjesht një ndjesie të fortë se në një moment të caktuar duhet të ndalemi dhe të mendojmë edhe një herë.

    Veçanërisht përmenden personat e lindur më 14, 16 dhe 24 të çdo muaji, për të cilët thuhet se kanë një lidhje të veçantë simbolike me engjëllin e tyre kujdestar.

    Të lindurit më 14: Intuita ju orienton drejt rrugës së duhur

    Për njerëzit e lindur më 14 të muajit thuhet se kanë intuitë të zhvilluar, e cila mund t’i ndihmojë të gjejnë një rrugëdalje edhe atëherë kur duket se të gjitha mundësitë janë shteruar.

    Zgjidhja shpesh mund t’u vijë papritur, pa analiza të gjata, ndërsa një ndjenjë e brendshme i shtyn drejt një vendimi që më vonë rezulton i dobishëm.

    Sipas interpretimeve shpirtërore, engjëlli kujdestar i këtyre personave nuk dërgon paralajmërime dramatike, por sinjale të vogla që mund të kalojnë lehtësisht pa u vënë re në rrëmujën e përditshme. Mund të jetë një vendim i papritur për të ndryshuar rrugën, për ta shtyrë një plan ose thjesht ndjesia se një situatë e caktuar duhet shmangur.

    Forca e tyre konsiderohet pikërisht aftësia për ta dëgjuar zërin e brendshëm edhe kur nuk i kanë të gjitha përgjigjet.

    Këshillë për të lindurit më 14: Ndani çdo mëngjes disa minuta për qetësi, pa telefon, lajme apo angazhime. Një fillim i qetë i ditës mund t’ju ndihmojë t’i kuptoni më mirë mendimet dhe vendimet tuaja.

    foto: erika8213

    Të lindurit më 16: Shenjat i gjeni në ëndrra dhe rastësi

    Për personat e lindur më 16 thuhet se janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj simboleve, ëndrrave dhe përkimeve të pazakonta.

    Në besimet shpirtërore, mendohet se mesazhet mund të shfaqen përmes një ëndrre që mbetet gjatë në kujtesë, një fjalie të dëgjuar rastësisht ose një situate që na shtyn ta shohim ndryshe një çështje të rëndësishme.

    Ndonjëherë përgjigjja ndaj një dileme mund të shfaqet pikërisht kur ndalojmë së kërkuari me ngulm. Një ëndërr mund të na bëjë të mendojmë për diçka që e kemi lënë pas dore, ndërsa një bisedë e papritur mund të na ofrojë një këndvështrim të ri.

    Pikërisht për këtë arsye, besohet se të lindurit më 16 duhet t’u kushtojnë më shumë vëmendje përjetimeve të tyre të brendshme. Megjithatë, ëndrrat, simbolet dhe rastësitë është më mirë të shihen si shtysë për reflektim, jo si parashikime të sigurta të së ardhmes.

    Këshillë për të lindurit më 16: Mbani pranë shtratit një fletore dhe shënoni ëndrrat ose mendimet që ju duken të rëndësishme. Kur t’i lexoni më vonë, mund t’i dalloni më qartë shqetësimet, dëshirat dhe modelet tuaja të të menduarit.

    Të lindurit më 24: Prania juaj sjell qetësi

    Sipas këtij interpretimi shpirtëror, njerëzit e lindur më 24 të muajit kanë një prirje të veçantë për të krijuar ekuilibër mes njerëzve.

    Prania e tyre mund ta qetësojë një situatë të tensionuar, ndërsa aftësia për t’i dëgjuar palët e ndryshme shpesh bën që të tjerët t’u drejtohen për këshillë.

    Nëse keni lindur më 24, mund të ndodhë shpesh të gjendeni në rolin e ndërmjetësuesit në mosmarrëveshje familjare, të jeni mbështetje për miqtë në periudha të vështira ose personi që arrin ta zbusë një konflikt në punë.

    Nuk është e nevojshme gjithmonë të flisni shumë për t’u dhënë të tjerëve ndjesinë e sigurisë. Në simbolikën e engjëllit kujdestar, mbrojtja e personave të lindur më 24 lidhet me harmoninë, durimin dhe aftësinë për të parë anën e mirë te të tjerët.

    Megjithatë, kjo nuk do të thotë se duhet të merrni mbi vete problemet e të gjithëve. Të ndihmosh nuk nënkupton të sakrifikosh vazhdimisht qetësinë personale.

    Këshillë për të lindurit më 24: Kushtojuni aktiviteteve krijuese që ju japin kënaqësi. Gatimi, kujdesi për lulet, piktura apo një hobi tjetër mund t’ju ndihmojnë të çlodheni dhe të ruani ekuilibrin e brendshëm. /Telegrafi/

  • “Jo në emrin tim”, shqiptarët protestojnë sot në Bonn të Gjermanisë kundër aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    “Jo në emrin tim”, shqiptarët protestojnë sot në Bonn të Gjermanisë kundër aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    “Jo në emrin tim”, shqiptarët protestojnë sot në Bonn të Gjermanisë kundër aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    Sot pritet të mbahet një protestë në Bonn të Gjermanisë, në kundërshtim me aktgjykimin e shkallës së parë ndaj ish-krerëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

    Protesta siç njoftoi platforma “Liria ka Emër”, do të nisë në orën 19:00, me moton “Jo në emrin tim”.

    “Bonn, Gjermani – bashkë! Drejtësi për çlirimtarët!”, thuhet në njoftim

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post “Jo në emrin tim”, shqiptarët protestojnë sot në Bonn të Gjermanisë kundër aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali