Category: Lajme

  • Limaj për Shiroka-Pulën: Ka energji pozitive, di të thotë edhe “jo” edhe “po”

    Limaj për Shiroka-Pulën: Ka energji pozitive, di të thotë edhe “jo” edhe “po”

    Limaj për Shiroka-Pulën: Ka energji pozitive, di të thotë edhe “jo” edhe “po”

    Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka folur me vlerësim të lartë për presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, duke thënë se me të ka punuar për katër vjet.

    Limaj tha se Shiroka-Pula nuk është emër i panjohur për publikun, duke përmendur profesionin, angazhimet dhe kontributin e saj ndër vite.

    “Kemi punuar katër vite bashkë. Emri i presidentes nuk ka qenë i panjohur për shkak të profesionit të saj dhe angazhimeve, për shkak të sjelljes së saj në vitet ’80 dhe ’90”, tha Limaj në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova.

    Ai e përshkroi Shiroka-Pulën si një grua me energji pozitive, të suksesshme dhe komunikuese, duke vlerësuar edhe rolin e saj si familjare dhe bashkëpunëtore.

    “Kam fjalët më të mira për presidenten Justina Shiroka-Pula, edhe si familjare, edhe si bashkëpunëtore, edhe si intelektuale, edhe si grua, për aq sa unë e njoh dhe besoj që e njoh goxha mirë”, u shpreh ai.

    Limaj tha se e sheh zgjedhjen e saj si presidente si një zhvillim pozitiv dhe theksoi se ka respekt të madh për të.

    “Një gjë është e sigurt, që unë e besoj, qysh e njoh unë presidenten, energji negative nuk ka. Dhe di me thënë edhe jo dhe po. Kam respekt të jashtëzakonshëm për të”, deklaroi Limaj.

    The post Limaj për Shiroka-Pulën: Ka energji pozitive, di të thotë edhe “jo” edhe “po” appeared first on Insajderi.

  • Këto pije duhet t’i ndani nga koha kur merrni magnez

    Këto pije duhet t’i ndani nga koha kur merrni magnez

    Nëse merrni suplemente magnezi, nuk është e nevojshme të hiqni dorë plotësisht nga pijet që konsumoni zakonisht, por koha kur i pini mund të ketë rëndësi.

    Kafeja, çaji, pijet e gazuara, alkooli dhe qumështi mund të ndikojnë në mënyrën se si trupi e përthith ose e përdor magnezin.

    Kafeja përmban kafeinë, e cila mund të rrisë humbjen e magnezit përmes urinës, veçanërisht kur konsumohet në sasi të mëdha, shkruan DailyMail.

    Nëse merrni suplement magnezi, mund të jetë më mirë ta ndani me të paktën një orë nga konsumimi i kafesë.

    Edhe çaji i zi dhe ai jeshil përmbajnë kafeinë dhe komponime të tjera që mund të lidhen me mineralet në traktin tretës dhe të ndikojnë në përthithjen e tyre.

    Për këtë arsye, nëse merrni magnez për të korrigjuar një mungesë, këshillohet ta konsumoni suplementin të paktën dy orë larg këtyre pijeve.

    Alkooli është një tjetër faktor që mund të ulë nivelet e magnezit në organizëm, pasi mund të rrisë humbjen e tij përmes urinës dhe të ndikojë në përthithjen e lëndëve ushqyese.

    Ndërkohë, pijet e gazuara mund të përmbajnë acid fosforik, i cili mund të ndërhyjë në përdorimin e mineraleve nga organizmi.

    Edhe qumështi meriton vëmendje, pasi kalciumi dhe magnezi përdorin disa nga të njëjtat rrugë për përthithje në zorrë.

    Kjo mund të ndikojë në sasinë e magnezit që përthithet. Nëse konsumoni qumësht në mëngjes, një alternativë është ta merrni suplementin në një moment tjetër të ditës, për shembull me darkë. /Telegrafi/

  • Bajqinovci, Abdixhikut: Çka ndryshoi pas dy ditësh, pse s’e quajte mashtrim projektligjin për Specialen në Kuvend?

    Bajqinovci, Abdixhikut: Çka ndryshoi pas dy ditësh, pse s’e quajte mashtrim projektligjin për Specialen në Kuvend?

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, gjatë ditës ka reaguar lidhur me efektin juridik të ndryshimit të ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

    Abdixhiku ka thënë se ende pa u bërë 48 orë nga miratimi i ndryshimit të ligjit, është konstatuar se ai nuk prodhon efekt juridik. Ai gjithashtu ka deklaruar se LDK-ja është shpallur kundërshtare e UÇK-së pa u dëgjuar mirë qëndrimi i saj.

    Lidhur me këtë reagim ka folur deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, në Kanal10.

    Bajqinovci ka kërkuar nga Abdixhiku të sqarojë qëndrimet e tij pas zhvillimeve në Kuvend.

    “Z. Abdixhiku duhet me na tregu çka ndodhi atë ditë, kur mendonte që vendi po shkon në zgjedhje dhe doli e i përmendi disa gjëra. Çka ndryshoi pas dy ditëve?”, tha Bajqinovci.

    Ai iu referua gjithashtu deklaratave të Abdixhikut në Kuvend, duke pyetur pse kryetari i LDK-së nuk e kishte cilësuar më herët ndryshimin e ligjit si “mashtrim”.

    “Pse s’e tha në Kuvend këtë që është mashtrim? Ti drejtohesh PDK-së. Ke mundur me thënë para se me u çu në votim: pse qenka mashtrim?”, deklaroi Bajqinovci.

  • Zjarr i madh përfshin Selenicën e Shqipërisë, flakët pranë shtëpive

    Zjarr i madh përfshin Selenicën e Shqipërisë, flakët pranë shtëpive

    Zjarr i madh përfshin Selenicën e Shqipërisë, flakët pranë shtëpive

    Një zjarr i madh ka përfshirë fshatin Kotë, në Bashkinë Selenicës të Shqipërisë.

    Flakët janë përhapur me shpejtësi dhe, për shkak të afërsisë me zonën e banuar, rrezikojnë edhe shtëpitë.

    Për shuarjen e zjarrit dhe për të ndihmuar në përballimin e situatës, në zonë kanë mbërritur edhe forcat zjarrfikëse nga Vlora, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve dhe për të shmangur përhapjen e tyre drejt banesave.

    Ndërkohë, vijon ndërhyrja e forcave zjarrfikëse, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit./TCh

  • Breshka më e vjetër në botë mund të zbulojë si të ngadalësohet plakja

    Breshka më e vjetër në botë mund të zbulojë si të ngadalësohet plakja

    Breshka më e vjetër në botë mund të zbulojë si të ngadalësohet plakja

    Breshka gjigante Jonathan, rreth 194 vjeç, mund të mbajë çelësin e jetëgjatësisë deri në 200 vjet, sipas shkencëtarëve.

    Studiuesit analizuan gjenet e saj dhe zbuluan 287 variante gjenetike që mund të ngadalësojnë proceset e plakjes. Këto lidhen me riparimin e dëmtimit të ADN-së, reduktimin e inflamacionit, rregullimin e insulinës dhe frenimin e zhvillimit të kancerit.

    Jonathan, një breshkë gjigante Aldabra, besohet se ka lindur në vitin 1832 dhe konsiderohet kafsha tokësore më e vjetër që jeton sot. Ajo ka kaluar pjesën më të madhe të jetës në ishullin Shën Helena, ku jeton prej 144 vitesh, shkruan Daily Star, transmeton Klankosova.tv.

    Krahasimi me breshka më të reja të së njëjtës specie tregoi se mekanizmat gjenetikë që lidhen me riparimin e ADN-së dhe metabolizmin e Jonathanit kanë mbetur jashtëzakonisht të qëndrueshëm, gjë që mund të shpjegojë jetëgjatësinë e tij të jashtëzakonshme.

  • Rakitiq kujton gjeneratën legjendare të Barcelonës

    Rakitiq kujton gjeneratën legjendare të Barcelonës

    Rakitiq kujton gjeneratën legjendare të Barcelonës

    Ish-lojtari i Barcelonës, Ivan Rakitiq, ka folur për gjeneratën legjendare të Barcelonës:

    “Gjenerata e Xavit, Iniestës, Puyolit dhe të tjerëve është e pakrahasueshme me çdo gjë që kemi sot”, ka thënë kroati.

    “Ata janë legjenda. Askush nuk do të jetë kurrë në gjendje ta barazojë gjeneratën e vitit 2010”.

  • 35 të vrarë në Kramatorsk të Ukrainës pas sulmeve ruse

    35 të vrarë në Kramatorsk të Ukrainës pas sulmeve ruse

    35 të vrarë në Kramatorsk të Ukrainës pas sulmeve ruse

    Dy persona janë vrarë pasi Rusia nisi një sulm me dron në mbrëmje në Kramatorsk të Ukrainës, ku sipas autoriteteve lokale, vetëm disa orë pas sulmeve vdekjeprurëse ndaj autobusëve në të njëjtin qytet.

    Këshilli i qytetit të Kramatorskut shkroi në Telegram se droni goditi një makinë, duke vrarë dy personat që ndodheshin brenda, raporton Sky News.

    Bëhet e ditur se gjithsej 35 persona janë vrarë në qytet pasi një sulm me bombë shkatërroi dy autobusë më parë.

  • Lufta në Ukrainë, Witkoff dhe Kushner takohen të premten me përfaqësuesit ukrainas në Miami

    Lufta në Ukrainë, Witkoff dhe Kushner takohen të premten me përfaqësuesit ukrainas në Miami

    Lufta në Ukrainë, Witkoff dhe Kushner takohen të premten me përfaqësuesit ukrainas në Miami

    Të dërguarit amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner do të takohen me përfaqësuesit ukrainas të premten në Miami për të diskutuar ide dhe propozime të reja për adresimin e luftës në Ukrainë, tha të enjten një burim amerikan i njohur me planin.

    Më herët të enjten, Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha se konflikti ishte në një ngërç të rrezikshëm . Presidenti Donald Trump këtë javë tha se planifikonte të fliste së shpejti në telefon me Presidentin rus Vladimir Putin.

    Burimi tha se Witkoff dhe Kushner do të zhvillojnë një seancë pune me ukrainasit për të diskutuar “idetë dhe propozimet e reja që negociatorët amerikanë filluan të zhvillojnë me rusët dhe ukrainasit gjatë vizitës së tyre të fundit në rajon”.

    Në takim do të marrin pjesë përfaqësues nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë dhe Departamenti i Thesarit i SHBA-së, tha burimi, shkruan Euronews.

    Negociatorët amerikanë ftuan gjithashtu këshilltarë të sigurisë kombëtare nga Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania, si dhe zyrtarë nga NATO dhe Bashkimi Evropian.

    Ata pritet të diskutojnë propozimet për garancitë e sigurisë për Ukrainën, një plan prosperiteti pas luftës dhe aspekte të tjera të konfliktit, tha burimi.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Lufta në Ukrainë, Witkoff dhe Kushner takohen të premten me përfaqësuesit ukrainas në Miami appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Greqia hap kuletën: 4 miliardë dollarë për armë dhe modernizimin e avionëve luftarakë

    Greqia hap kuletën: 4 miliardë dollarë për armë dhe modernizimin e avionëve luftarakë

    Greqia hap kuletën: 4 miliardë dollarë për armë dhe modernizimin e avionëve luftarakë

    Greqia ka rënë dakord të shpenzojë deri në 4 miliardë dollarë për modernizimin e avionëve luftarakë F-16 dhe blerjen e raketave e bombave të avancuara nga Shtetet e Bashkuara.

    Sipas burimeve të larta të cituara nga “Reuters”, marrëveshja vjen një ditë pas vizitës së sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, në Athinë.

    Paketa përfshin armatime të reja për avionët F-16 Viper dhe F-35, si dhe për helikopterët Black Hawk. Në të përfshihet edhe modernizimi i avionëve të vjetër F-16 në versionin Viper.

    Një zyrtar i lartë i Ministrisë së Mbrojtjes së Greqisë ka thënë se pjesa më e madhe e blerjeve është paraparë në planin shumëvjeçar të mbrojtjes dhe se shpenzimet do të shpërndahen në disa vite.

    Greqia kishte planifikuar tashmë të shpenzonte rreth 28 miliardë euro deri në vitin 2036 për blerjen e avionëve F-35, helikopterëve të prodhuar në SHBA dhe ndërtimin e “Mburojës së Akilit”, një sistem shumë-shtresor kundër raketave balistike dhe mjeteve ajrore.

    Athina ka porositur 20 avionë F-35 dhe 35 helikopterë UH-60M Black Hawk, ndërsa po modernizon 82 avionë F-16 në versionin Viper. Ajo synon të modernizojë edhe 37 avionë të tjerë F-16 Block 50.

    Greqia shpenzon rreth 3.5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen, ndërsa forcimi i kapaciteteve ushtarake lidhet edhe me mosmarrëveshjet e vazhdueshme me Turqinë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Greqia hap kuletën: 4 miliardë dollarë për armë dhe modernizimin e avionëve luftarakë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Arsenali vendos çmimin për Viktor Gyokeres

    Arsenali vendos çmimin për Viktor Gyokeres

    Arsenali po mendon për lëvizjet e ardhshme në afatin kalimtar, teksa drejtuesit e klubit synojnë të konsolidojnë projektin ambicioz të skuadrës dhe të bëjnë ndryshimet e nevojshme për të luftuar për trofe.

    Viktor Gyokeres ishte një nga përforcimet kryesore të “Gunners” sezonin e kaluar.

    Sulmuesi suedez u transferua nga Sporting Lisbona me pritshmëri të mëdha dhe realizoi 21 gola në 55 paraqitje në sezonin e tij të parë me klubin londinez.

    Megjithatë, paraqitjet e tij kanë nisur të ngrenë disa pikëpyetje. Në sezonin aktual, Gyokeres ka luajtur vetëm katër ndeshje dhe ende nuk ka gjetur rrugën e rrjetës.

    Arsenali ka në dispozicion edhe Kai Havertzin dhe duket se sulmuesi suedez nuk e ka bindur plotësisht trajnerin dhe drejtuesit e klubit.

    Në verë madje kishte spekulime se Gyokeres mund të largohej nëse Arsenali do të arrinte të siguronte shërbimet e Julian Alvarez.

    Sipas raportimeve të “Football Insider”, Arsenali do të ishte i gatshëm ta shqyrtonte shitjen e sulmuesit, por vetëm nëse në tavolinë do të mbërrinte një ofertë prej rreth 75 milionë eurosh.

    Megjithatë, një largim i mundshëm nuk pritet të ndodhë gjatë këtij sezoni.

    Gyokeres mund të largohet nga “Emirates” në verën e vitit 2027, ndërsa destinacioni i tij i ardhshëm mbetet ende i paqartë.

    Arsenali, ndërkohë, pritet të presë për të parë se si do të zhvillohet sezoni dhe nëse sulmuesi suedez do të arrijë të rikthehet në formën që tregoi te Sporting. /Telegrafi/