Category: Lajme

  • Gjermania tërhiqet nga projekti me Francën për prodhimin e “super-tankut”

    Gjermania tërhiqet nga projekti me Francën për prodhimin e “super-tankut”

    Gjermania ka vendosur të tërhiqet nga projekti franko-gjerman MGCS, i cili synonte zhvillimin e një tanku të ri luftarak për të zëvendësuar tanket Leclerc të Francës dhe Leopard 2 të Gjermanisë.

    Lajmi u bë i ditur nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes së Francës, gjenerali Fabien Mandon.

    Projekti MGCS, i nisur në vitin 2017, ishte parashikuar të krijonte një sistem të ri luftarak tokësor që do të hynte në përdorim rreth vitit 2045. Ai konsiderohej një prej projekteve kryesore të bashkëpunimit ushtarak mes Parisit dhe Berlinit.

    Megjithatë, gjatë viteve projekti u përball me mosmarrëveshje mes industrive të mbrojtjes të dy vendeve, mospajtime për financimin dhe vonesa të vazhdueshme.

    Tërheqja e Gjermanisë përbën një tjetër goditje për bashkëpunimin franko-gjerman në fushën e mbrojtjes.

    Njoftimi vjen vetëm katër muaj pas dështimit të projektit tjetër të madh evropian, FCAS, i cili synonte zhvillimin e avionit luftarak të gjeneratës së ardhshme nga Franca, Gjermania dhe Spanja.

    Dy projektet ishin konsideruar si shtylla të rëndësishme të përpjekjeve evropiane për zhvillimin e kapaciteteve të përbashkëta ushtarake dhe për reduktimin e varësisë nga sistemet amerikane. /Telegrafi/

  • Moti për nesër: Rrebeshe shiu e bubullima, temperaturat deri në 23°C

    Moti për nesër: Rrebeshe shiu e bubullima, temperaturat deri në 23°C

    Moti për nesër: Rrebeshe shiu e bubullima, temperaturat deri në 23°C

    Të premten parashikoh që gjatë orëve të para të 24-orëshit të kemi rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh, kryesisht në Rrafshin e Dukagjinit. Dita do të vijojë me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ndërsa herë pas here priten rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh, sidomos prapë në Rrafshin e Dukagjinit.

    Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e me shpejtësi prej 13-39 km/h, njofton MeteoKosova.

    Temperaturat minimale do të lëvizin prej 10 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale prej 20 deri në 23°C.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Moti për nesër: Rrebeshe shiu e bubullima, temperaturat deri në 23°C appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Mediumi gjerman zbulon gjendjen e Hajdarit, flet edhe për formën e Asllanit

    Mediumi gjerman zbulon gjendjen e Hajdarit, flet edhe për formën e Asllanit

    Mediumi gjerman zbulon gjendjen e Hajdarit, flet edhe për formën e Asllanit

    Mbrojtësi i Hoffenheimit, Albian Hajdari, ende nuk është rikuperuar plotësisht dhe rrezikon të mungojë në ndeshjen ndaj Hamburgut.

    Mediumi gjerman “Kicker” raporton se Hajdari po përballet me probleme në gju dhe u detyrua të largohej nga grumbullimi i Kosovës pas fitores 1-0 ndaj Irlandës, në të cilën luajti për 90 minuta.

    Në anën tjetër, lajmi pozitiv për Hoffenheimin lidhet me Fisnik Asllanin.

    Sulmuesi kosovar, i cili ende nuk ka nisur asnjë ndeshje si titullar për klubin këtë sezon, ka fituar vetëbesim pas paraqitjeve me Kosovën, veçanërisht pas golit të shënuar në barazimin 1-1 ndaj Austrisë.

    Sipas “Kicker”, kjo formë mund t’i japë Asllanit më shumë hapësirë te Hoffenheimi në javët e ardhshme.

    Hoffenheimi po kalon një periudhë të vështirë këtë sezon, ndërsa së fundmi pësoi humbje në Evropë ndaj OFI Cretes.

    Ndeshja mes Hoffenheimit dhe Hamburgut zhvillohet të shtunën nga ora 15:00.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Mediumi gjerman zbulon gjendjen e Hajdarit, flet edhe për formën e Asllanit appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Orkestra Simfonike e Korçës bashkon krijimtarinë shqiptare me klasiken botërore

    Orkestra Simfonike e Korçës bashkon krijimtarinë shqiptare me klasiken botërore

    Koncerti u mirëprit nga publiku i Prishtinës dhe u zhvillua në kuadër të shkëmbimit kulturor ndërmjet Filharmonisë së Kosovës dhe Orkestrës Simfonike të Korçës. Ky bashkëpunim vjen pas prezantimit të Filharmonisë së Kosovës në Korçë, në muajin maj të këtij viti, duke shënuar vijimin e një marrëdhënieje të rëndësishme artistike ndërmjet institucioneve muzikore të Kosovës dhe Shqipërisë.

    Programi koncertal u hap me Suitën Simfonike “Skënderbeu” të kompozitorit Çesk Zadeja, ndërsa më pas u interpretua Suita Simfonike nga baleti “Plaga e dhjetë e Gjergj Elez Alisë” e Feim Ibrahimit. Pjesë e programit ishte edhe “Valle Shqiptare nr. 2” e Thoma Gaqit.

    Krahas krijimtarisë së kompozitorëve shqiptarë, publiku pati mundësinë të dëgjojë edhe vepra nga repertori klasik evropian, përfshirë kompozime të Wolfgang Amadeus Mozartit, Pietro Mascagnit, Johannes Brahmsit dhe Antonín Dvořákut.

    Koncerti në Prishtinë përbën një tjetër dëshmi të rëndësisë së bashkëpunimit kulturor ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, veçanërisht në fushën e muzikës klasike. Shkëmbime të tilla krijojnë mundësi të reja për artistët, forcojnë lidhjet ndërmjet institucioneve kulturore dhe kontribuojnë në pasurimin e jetës artistike në të dyja vendet.

    Përmes këtij bashkëpunimi, muzika shërben jo vetëm si një formë e shprehjes artistike, por edhe si një urë që afron më tej publikun dhe institucionet kulturore të Kosovës dhe Shqipërisë.

    Burimi: RTKLive

  • Pas 22 vitesh mbyllet një dyqan në Zvicër, konkurrenca nga Temu dhe Action e rëndoi biznesin

    Pas 22 vitesh mbyllet një dyqan në Zvicër, konkurrenca nga Temu dhe Action e rëndoi biznesin

    Një biznes familjar në Niederlenz të kantonit Aargau do të mbyllë dyert pas 22 vitesh aktivitet. Pauli Papeterie und Spielëaren do të pushojë së funksionuari më 24 tetor, pasi pronarët thonë se nuk kanë mundur më të përballojnë konkurrencën e re.

    Sipas bashkëpronareve Christine Leibundgut-Pauli dhe motrës së saj Monika Friedli-Pauli, ndryshimi i mënyrës së blerjeve pas pandemisë ka sjellë më pak klientë në dyqan dhe më shumë porosi online.

    Një nga faktorët kryesorë është konkurrenca nga platformat me çmime të ulëta, veçanërisht Temu, ndërsa situata është vështirësuar edhe më shumë pas hapjes së një filiali të Action në Niederlenz, shkruan Blick, transmeton Telegrafi.

    Dyqani ishte zhvendosur në vitin 2024 nga ëildegg në qendër të Niederlenzit, me një hapësirë moderne dhe vende parkimi, por kjo nuk solli rritjen e shpresuar të shitjeve.

    “Kemi provuar shumë gjëra për t’iu përshtatur kushteve të ndryshuara dhe për të ulur kostot”, ka deklaruar Leibundgut-Pauli, duke shtuar se në fund u detyruan të marrin vendimin për mbyllje.

    Para mbylljes përfundimtare, në dyqan po zhvillohet një shitje e madhe me ulje, ndërsa pronarja u ka bërë thirrje banorëve që të mbështesin bizneset lokale: të blejnë bukën te furrtari, mishin te kasapi, lodrat në dyqanet e specializuara dhe materialet e zyrës në papeteri.

    Rasti i Niederlenzit është një tjetër shembull i presionit që po përjetojnë bizneset e vogla në Zvicër nga tregtia online dhe zinxhirët me çmime të ulëta./Telegrafi/

  • Gjithçka që duhet të dini rreth marrjes së magnezit për gjumë

    Gjithçka që duhet të dini rreth marrjes së magnezit për gjumë

    Gjithçka që duhet të dini rreth marrjes së magnezit për gjumë

    Gjumi i keq mund të prishë humorin tuaj dhe ta bëjë të vështirë funksionimin e përditshëm, dhe me kalimin e kohës, mund të paraqesë një rrezik serioz për shëndetin. Marrja e magnezit është një mënyrë për të përmirësuar cilësinë dhe kohëzgjatjen e gjumit tuaj, sepse ky mineral qetëson sistemin nervor qendror dhe rregullon prodhimin e melatoninës.

    Përfitimet e magnezit për gjumin

    Magnezi ka një efekt qetësues në sistemin nervor qendror, i cili përbëhet nga truri dhe palca kurrizore. Ai rrit nivelet e acidit gama-aminobutirik (GABA) në tru, i cili nxit një ndjenjë qetësie. Ai gjithashtu ndihmon në kontrollin e sinjaleve që palca kurrizore transmeton midis trurit dhe qelizave nervore.

    Magnezi gjithashtu ndihmon me sindromën e këmbëve të shqetësuara, një gjendje që shkakton një ndjesi të pakëndshme djegieje ose shpimi gjilpërash në këmbë kur shtriheni. Kjo shkakton një dëshirë të fortë për të lëvizur këmbët për të lehtësuar shqetësimin. Shtesat e magnezit mund të relaksojnë muskujt, ta bëjnë më të lehtë të bini në gjumë dhe të zvogëlojnë frekuencën e zgjimeve tek njerëzit me këtë sindromë.

    Mungesa e magnezit mund të çojë në pagjumësi, ose vështirësi në rënien në gjumë dhe në mbajtjen e gjumit. Magnezi luan një rol të rëndësishëm në rregullimin e melatoninës, një hormon që kontrollon ritmet cirkadiane, ose ciklin gjumë-zgjim. Magnezi mund të jetë edhe më efektiv kur kombinohet me suplemente të tjera, të tilla si melatonina dhe vitaminat B.

    Magnezi mund të përmirësojë cilësinë e gjumit, por provat shkencore janë të përziera. Është e rëndësishme të konsultoheni me mjekun tuaj para se ta përdorni për këtë qëllim.

    Llojet e magnezit që ndihmojnë me gjumin

    Ekzistojnë lloje të ndryshme të suplementeve të magnezit, dhe secila ka përfitimet e veta specifike. Glicinati i magnezit është një zgjedhje popullore për një gjumë më të mirë sepse absorbohet lehtësisht nga trupi. Ka biodisponueshmëri të lartë, gjë që zvogëlon rrezikun e efekteve anësore. L-treonati i magnezit mund të përmirësojë funksionin njohës dhe të lehtësojë simptomat e ankthit, por nevojiten më shumë kërkime për ta konfirmuar këtë.

    Oksidi i magnezit përdoret shpesh për të trajtuar pagjumësinë tek të rriturit e moshuar. Megjithatë, është më e vështirë për trupin ta absorbojë atë sepse është më pak i biodisponueshëm. Citrati i magnezit përdoret më së shpeshti për kapsllëkun afatshkurtër, por mund të ndihmojë edhe me pagjumësinë tek të rriturit e moshuar.

    Kur është koha më e mirë për ta marrë?

    Magnezi merret më së miri para gjumit. Një dozë rekomandohet në mbrëmje, rreth një orë para se të planifikoni të flini. Është e rëndësishme ta merrni në të njëjtën kohë çdo ditë. Për të siguruar rregullsinë, mund ta mbani suplementin në komodinën tuaj pranë shtratit.

    Nuk ka udhëzime zyrtare për dozën e magnezit vetëm për gjumin. Në përgjithësi, është e rëndësishme t’i përmbaheni dozës së listuar në paketim. Nëse nuk jeni të sigurt, konsultohuni me mjekun tuaj për sasinë.

  • Kushner për projektin në Zvërnec: Nuk na e dha qeveria, toka u ble nga privatët

    Kushner për projektin në Zvërnec: Nuk na e dha qeveria, toka u ble nga privatët

    Kushner për projektin në Zvërnec: Nuk na e dha qeveria, toka u ble nga privatët

    Jared Kushner ka reaguar ndaj raportimeve në mediat amerikane për projektin e planifikuar në zonën e Zvërnecit në Shqipëri, duke mohuar se toka i është dhënë nga qeveria shqiptare.

    Kushner ka deklaruar se toka është blerë përmes një transaksioni privat për 230 milionë euro, ndërsa investimi i përgjithshëm, nëse projekti realizohet, mund të arrijë në rreth 4 miliardë euro.

    “Toka nuk na u dha nga qeveria shqiptare. Partnerët tanë e blenë atë nga një palë private për 230 milionë euro në një transaksion privat”, ka shkruar Kushner.

    Sipas tij, pronësia e tokës është verifikuar nga këshilltarët ligjorë para se të vazhdohej me projektin.

    Kushner ka thënë se projekti është një investim privat dhe se puna për të ka zgjatur më shumë se tre vjet, gjatë së cilës janë shpenzuar dhjetëra miliona dollarë për studime të terrenit, mjedisit dhe nevojave të zonës.

    Ai ka deklaruar se, nëse realizohet, projekti mund të sjellë rreth 4 miliardë euro investime, vende të reja pune dhe aktivitet ekonomik në Shqipëri.

    Në projekt, sipas tij, janë përfshirë arkitektë, dizajnerë, inxhinierë dhe ekspertë mjedisorë. Kushner ka përmendur edhe partnerët e tij, përfshirë Asher Abehsera dhe familjen shqiptare Kastrati.

    Ai ka mohuar gjithashtu se projekti ka përparuar për shkak të lidhjeve të tij me presidentin amerikan Donald Trump, duke theksuar se interesi për zonën kishte nisur në vitin 2021, para se Trump të shpallte kandidaturën për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

    Kushner ka folur edhe për aspektin mjedisor, duke thënë se synimi është që projekti të zhvillohet sipas standardeve të larta dhe që zona të ketë më shumë biodiversitet.

    Ai ka theksuar se projekti duhet të kalojë të gjitha procedurat rregullatore dhe mjedisore në Shqipëri dhe të marrë miratimet përkatëse.

    “Nëse miratohet, shpresoj që të mund të krijojmë diçka për të cilën shqiptarët të jenë krenarë dhe që familjet nga Shqipëria dhe anembanë botës ta shijojnë për breza me radhë”, ka përfunduar Kushner.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Kushner për projektin në Zvërnec: Nuk na e dha qeveria, toka u ble nga privatët appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Nga kivitë te salmoni, këto ushqime mund t’ju ndihmojnë të flini më mirë

    Nga kivitë te salmoni, këto ushqime mund t’ju ndihmojnë të flini më mirë

    Nga kivitë te salmoni, këto ushqime mund t’ju ndihmojnë të flini më mirë

    Nëse zgjoheni shpesh gjatë natës ose e keni të vështirë të bini në gjumë, ndryshimet në ushqyerje mund të jenë një mënyrë e thjeshtë për të përmirësuar rutinën e mbrëmjes.

    Sipas disa studimeve, ushqime të caktuara mund të ndikojnë pozitivisht në cilësinë e gjumit, ndërsa dietologët rekomandojnë disa prej tyre si pjesë të vakteve ose ushqimeve të lehta para gjumit.

    Kivi është një prej tyre. Hulumtimet sugjerojnë se konsumimi i dy kivi rreth një orë para gjumit mund të ndihmojë në përmirësimin e kohëzgjatjes së gjumit dhe në reduktimin e kohës së kaluar zgjuar gjatë natës.

    Edhe arrat mund të jenë një zgjedhje e mirë në mbrëmje. Studimet kanë gjetur se konsumimi i tyre mund të përmirësojë cilësinë e gjumit dhe të shkurtojë kohën që nevojitet për të fjetur. Një sasi prej rreth 42 gramësh është përdorur në disa prej hulumtimeve.

    Një tjetër alternativë është qumështi i ngrohtë, i cili përmban triptofan, aminoacid që trupi e përdor për prodhimin e serotoninës dhe melatoninës, hormone që lidhen me rregullimin e ciklit gjumë-zgjim.

    Dietologët rekomandojnë gjithashtu peshkun e yndyrshëm, si salmoni. Acidet yndyrore omega-3 që përmban mund të ndikojnë në proceset që lidhen me gjumin. Një porcion prej 85 deri në 140 gramë, dy deri në tri herë në javë, mund të jetë pjesë e një diete të ekuilibruar.

    Megjithatë, këto ushqime nuk janë garanci për gjumë më të mirë dhe rezultatet e studimeve ndryshojnë. Një rutinë e qëndrueshme e gjumit dhe zakonet e shëndetshme të mbrëmjes mbeten gjithashtu të rëndësishme.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Nga kivitë te salmoni, këto ushqime mund t’ju ndihmojnë të flini më mirë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Syla: PSD, LDK e këta që kanë qenë në VV po tentojnë ta rigjejnë vetën politikisht

    Syla: PSD, LDK e këta që kanë qenë në VV po tentojnë ta rigjejnë vetën politikisht

    Syla: PSD, LDK e këta që kanë qenë në VV po tentojnë ta rigjejnë vetën politikisht

    Gazetari Valon Syla ka deklaruar se ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara nuk janë bërë “krye në veti” dhe pa konsultime paraprake.

    Duke folur në T7, Syla ka kritikuar ata që, sipas tij, vetëm pas miratimit të ndryshimeve kanë nisur të japin vlerësime juridike për ligjin.

    “Ata që mendojnë që ky ligj është bërë krye në veti, që është nga politikanët si Bedriu, Memli, Ramushi, pa u konsultu me mbrojtjen ligjore. Ata që sot flasin si eksperta ligjorë, pse nuk kanë fol më herët, çka paska ndodh që ju ka ndrru qëndrimi”, ka thënë Syla.

    Ai ka përmendur edhe LDK-në dhe PSD-në, duke thënë se këto subjekte “po përpiqen ta rigjejnë veten politikisht”.

    Syla ka ngritur gjithashtu çështjen e mbështetjes ndaj ndryshim-ligjit, duke pyetur nëse mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së duhet të mbetet vetëm në diskursin politik të atyre që nuk e kanë votuar ligjin.

    “A ka mbet mbrojtja e UÇK-së me u bë për ata që nuk kanë qenë gjendje as me votu ligjin?”, ka deklaruar Syla.

    The post Syla: PSD, LDK e këta që kanë qenë në VV po tentojnë ta rigjejnë vetën politikisht appeared first on Insajderi.

  • Maqedonci për Adem Shehun: Besnikëri ndaj betimit, guxim dhe sakrificë për liri

    Maqedonci për Adem Shehun: Besnikëri ndaj betimit, guxim dhe sakrificë për liri

    Duke folur në këtë ngjarje, Maqedonci tha se për të është nder i veçantë të jetë pjesë e shfaqjes së dokumentarit, ndërsa theksoi rolin e Shehut në përgatitjen e vullnetarëve dhe në luftën për çlirimin e Kosovës.

    “Është nder i veçantë të jem sot në Tiranë, në shfaqjen e dokumentarit ‘Në Shërbim të Betimit’, kushtuar komandantit Adem Shehu. Ky dokumentar sjell para nesh jo vetëm rrëfimin e një ushtaraku dhe komandanti, por edhe historinë e një vendimi të guximshëm dhe të një përkushtimi të jashtëzakonshëm ndaj lirisë së Kosovës”, tha Maqedonci.

    Ai kujtoi edhe angazhimin e hershëm të Adem Shehut për çështjen e Kosovës, duke përmendur takimet e tij me heroin Agron Rrahmani dhe veprimtarin e çështjes kombëtare dhe eprorin e UÇK-së, Fatmir Humolli.

    “Angazhimi i Adem Shehut për çlirimin e Kosovës kishte nisur para se ai të përfshihej në përgatitjen e vullnetarëve të UÇK-së. Në vitin 1997, ai u njoh me heroin Agron Rrahmani dhe me veprimtarin e çështjes kombëtare e eprorin e UÇK-së, Fatmir Humolli. Këto takime i paraprinë një periudhe angazhimi intensiv për përgatitjen e vullnetarëve që vinin nga Kosova dhe nga vise të ndryshme shqiptare”, u shpreh ministri.

    Maqedonci vuri theksin edhe te bashkimi i shqiptarëve nga trevat e ndryshme në përpjekjet për lirinë e Kosovës.

    “Ky angazhim ishte pjesë e një përpjekjeje më të gjerë kombëtare. Në luftën për lirinë e Kosovës u bashkuan shqiptarë nga të gjitha trevat, ndërsa shumë vullnetarë gjetën në Shqipëri hapësirë për mbështetje dhe përgatitje. Ky bashkim dëshmoi se çështja e Kosovës ishte çështje e mbarë kombit shqiptar dhe se liria e saj përbënte një synim të përbashkët”, tha ai.

    Ministri i Mbrojtjes rrëfeu edhe një kujtim personal nga marsi i vitit 1998, kur, siç tha ai, mori nga Adem Shehu mësimet e para ushtarake.

    “Në mesin e marsit të vitit 1998, këtu në Tiranë, mora nga Adem Shehu mësimet e para ushtarake. Për mua, ky është një kujtim i veçantë dhe pikënisja e rrugës sime ushtarake”, tha Maqedonci.

    Ai foli edhe për periudhën e luftës, kur vetë komandonte Batalionin e Parë të Brigadës 153 “Hyzri Talla”, ndërsa Adem Shehu ishte komandant i kësaj brigade.

    “Gjatë luftës, në periudhën kur unë komandoja Batalionin e Parë të Brigadës 153 ‘Hyzri Talla’, Adem Shehu ishte komandant i kësaj brigade. Në atë periudhë pata mundësinë ta njihja nga afër si komandant dhe të shihja disiplinën, përkushtimin dhe ndjenjën e përgjegjësisë me të cilat e kreu detyrën”, deklaroi ai.

    Maqedonci vlerësoi kontributin e Shehut në UÇK dhe në luftën për lirinë e Kosovës, duke përmendur edhe dekorimin e tij me “Urdhrin e Lirisë”.

    “Si Ministër i Mbrojtjes dhe si bashkëluftëtar i tij, e vlerësoj lart kontributin e Adem Shehut në UÇK dhe në luftën për lirinë e Kosovës. Nderimi i tij nga Presidentja e Republikës së Kosovës me ‘Urdhrin e Lirisë’, këtë qershor, me rastin e Ditës së Çlirimit të Kosovës, është vlerësim i merituar për shërbimin dhe sakrificën e tij”, tha Maqedonci.

    Në fund, ministri falënderoi të gjithë ata që kontribuuan në realizimin e dokumentarit, duke theksuar rëndësinë e dokumentimit të historisë.

    “Falënderoj të gjithë ata që punuan për realizimin e këtij dokumentari. Dokumentimi i historisë sonë është përgjegjësi ndaj atyre që luftuan dhe ndaj brezave që vijnë”, u shpreh ai.

    Maqedonci tha se përmes dokumentarit kujtohet rrugëtimi i Adem Shehut dhe vlerat që e udhëhoqën atë.

    “Përmes këtij filmi, kujtojmë rrugëtimin e Adem Shehut dhe vlerat që e udhëhoqën: besnikërinë ndaj betimit, guximin dhe sakrificën për liri. Kujtojmë gjithashtu përpjekjen e përbashkët të shqiptarëve nga të gjitha trevat, të cilët u bashkuan rreth këtij qëllimi”, tha ai.

    Në përmbyllje të fjalës së tij, Maqedonci iu drejtua drejtpërdrejt komandantit Adem Shehu: “Komandant, ju shpreh respektin dhe mirënjohjen time të thellë.”

    Burimi: RTKLive