Category: Lajme

  • OVL-UÇK: Reagimet ndaj ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara janë të pabazuara

    OVL-UÇK: Reagimet ndaj ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara janë të pabazuara

    OVL-UÇK: Reagimet ndaj ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara janë të pabazuara

    Kuvendi i Kosovës miratoi më 6 tetor ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke përmbyllur shqyrtimin e një nisme që synon të ndryshojë mënyrën se si funksionojnë Dhomat e Specializuara në Hagë. Pas votimit të amendamenteve, masa u miratua në lexim të dytë.

    Më pas, kishte reagime të ndryshme duke ngritur dyshime nëse ky ligj mund të ndikojë realisht në proceset gjyqësore në Hagë. Lidhur me këtë, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka reaguar edhe nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

    OVL UÇK thotë se spekulimet mbi pasojat e mundshme juridike nuk mund të zëvendësojnë analizën profesionale dhe as të përdoren për ta zhvlerësuar një nismë legjitime institucionale.

    “…Ne, kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së, besojmë dhe jemi të bindur se ndryshimet e miratuara përbëjnë një hap të rëndësishëm për ta vendosur Gjykatën Speciale në binarët e duhur të drejtësisë, duke kërkuar respektimin e standardeve juridike dhe të parimeve mbi të cilat duhet të mbështetet çdo institucion i drejtësisë. Spekulimet mbi pasojat e mundshme juridike nuk mund të zëvendësojnë analizën profesionale dhe as të përdoren për ta zhvlerësuar një nismë legjitime institucionale. Kushdo që pretendon të kundërtën, ka përgjegjësinë ta argumentojë qëndrimin e vet me fakte, dispozita konkrete dhe arsyetim juridik, jo me deklarime politike…”, thuhet në reagimin e OVL UÇK-së, transmeton Klankosova.tv.

    Mes tjerash, në reagim u tha se në vend të argumenteve juridike, opinioni publik është përballur kryesisht me polemika, interpretime të njëanshme dhe qëndrime politike, të cilat,siç thotë OVL, nuk mund të trajtohen si përfundime të pakontestueshme.

    “…Refuzojmë të besojmë se pas këtyre reagimeve qëndron një përpjekje e qëllimshme për të shkurajuar qytetarët që, natë pas nate e ditë pas dite ,protestuan me dinjitet dhe shpresë për drejtësi. Megjithatë, mënyra dhe koha e këtyre reagimeve krijojnë pikërisht këtë përshtypje…”.

    Postimi i plotë:

  • Mustafa i PDK-së: Më afër e ndjej Konjufcën, do ta votoja për president

    Mustafa i PDK-së: Më afër e ndjej Konjufcën, do ta votoja për president

    Mustafa i PDK-së: Më afër e ndjej Konjufcën, do ta votoja për president

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa, ka deklaruar se partia e tij e konsideron sukses zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në postin e Presidentes së Kosovës.

    Mustafa tha se PDK-ja e pranon zgjedhjen e Shiroka-Pulës si rezultat të marrëveshjes së arritur së fundmi me Lëvizjen Vetëvendosje.

    “PDK e ka marrë si sukses të vetin. Dhe e pranon si sukses të vetin, si presidente të vetën zonjën Justina Shiroka-Pula”, deklaroi Mustafa duke folur në “Debat Plus”.

    Megjithatë, duke folur për emrat e përmendur paraprakisht për postin e presidentit, Mustafa tha se personalisht e ndjen më afër Glauk Konjufcën, duke shtuar se do ta votonte atë për president.

    “Unë më afër e ndjej Glauk Konjufcën, do ta votoja për president”, u shpreh ai.

    Justina Shiroka-Pula u zgjodh Presidente e Kosovës më 6 tetor, me 81 vota të deputetëve, pas marrëveshjes politike mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe PDK-së.

    The post Mustafa i PDK-së: Më afër e ndjej Konjufcën, do ta votoja për president appeared first on Insajderi.

  • Trump: Jo sulme kundër Iranit para zgjedhjeve të mesmandatit

    Trump: Jo sulme kundër Iranit para zgjedhjeve të mesmandatit

    Deklarata e presidentit Trump vjen në një periudhë tensionesh të larta mes Uashingtonit dhe Teheranit, ndërsa të dyja palët po zhvillojnë kontakte diplomatike për të gjetur një rrugëdalje nga përplasja.

    Presidenti Trump nuk dha detaje të hollësishme mbi përmbajtjen e bisedimeve, por theksoi se dialogu me Iranin po ecën në mënyrë produktive.

    Ai gjithashtu la të kuptohet se, të paktën deri në zhvillimin e zgjedhjeve të mesmandatit nuk pritet një sulm i drejtpërdrejtë amerikan ndaj Iranit.

    SHBA-ja dhe Irani kanë shkëmbyer propozime gjatë javëve të fundit, ndërsa çështje të rëndësishme, përfshirë sigurinë rajonale dhe situatën në Ngushticën e Hormuzit, mbeten në qendër të negociatave.

    Ngushtica e Hormuzit është një pikë strategjike për tregtinë globale të energjisë dhe çdo përshkallëzim ushtarak në këtë zonë mund të ndikojë në transportin e naftës dhe gazit dhe në çmimet ndërkombëtare të energjisë.

    Burimi: RTKLive

  • Prodhuesit e mollëve në Prespë ruajnë prodhimet e tyre në depo, presin rritje të çmimit

    Prodhuesit e mollëve në Prespë ruajnë prodhimet e tyre në depo, presin rritje të çmimit

    Mijëra ton mollë të Prespës mund të mbeten në depo, të pashitura për shkak të çmimit të ulët të blerjes, ankohen kultivuesit e frutave nga Prespa. Ata thonë se në shenjë revolte nuk po i mbledhin mollët. Ata thonë se me një çmim prej 4 denarësh për kilogram, nuk do të lejojnë që të blihen mollët e tyre industriale, në kushtet kur kostot janë rritur drastikisht, dhe paga ditore që kërkojnë punëtorët sezonalë është 50 euro. Çmimi i blerjes së mollëve të varieteteve varion nga 15 deri në 25 denarë.

    Çmimi i mollëve industriale është veçanërisht i ulët, që është 4 denarë dhe nuk mund t’i mbledhim, edhe nëse i thërrasim njerëzit ose vet, nuk ka levërdi. Kemi premtime nga të gjitha anët dhe nëse nuk na ndihmojnë, vërtet nuk e di se çfarë do të bëjmë me punën e mëtejshme në kultivimin e frutave këtu në Prespë. Ajo që mund të ndodhë është që mollët të mbeten në pemishte, të bien dhe të kalben dhe ne nuk do të mbledhim asgjë. Me këto çmime, disa njerëz as nuk do t’i vjelin, askush nuk i sjell në pikat e blerjes, janë bosh”, tha Vladimir Labaçeski – pemëtar nga Prespa.

    “Aktualisht nuk mund t’i shesim, po i ruajmë në depo. Duhet t’i mbajmë sepse u goditën nga breshëri. Do të shohim se si do të lëvizë çmimi në të ardhmen. Shpresojmë se do të rritet. Mallrat e para vitin e kaluar filluam t’i blinim rreth 15 gushtit, dhe çmimi ishte i mirë dhe raundi i parë u mblodh. Këtë vit pothuajse askush nuk i këputi mollët e para”, theksoi Tome Nikoloski – pemëtar nga Prespa.

    Ata ankohen gjithashtu se vjelja e këtij viti është dukshëm më e ulët se vitet e kaluara, diku më shumë se gjysma, gjë që vetëm sa e ndërlikon situatën. Një problem shtesë është se ende nuk u janë paguar paratë e premtuara nga fondi i ndërhyrjes, si ndihmë për vitin 2024 në shumën prej 2 denarësh për kilogram.

    “Nga ajo që kemi parë deri më tani, kemi mbetur në baltë. Ata premtojnë se do të ndihmojnë. Konkretisht, kërkesa është pagesa e atyre 2 denarëve nga viti 2024, këta njerëz kanë nevojë vërtet për të. Kanë kaluar dy vjet, dhe ne nuk e kemi marrë pagesën, dhe po kërkojmë 3 denarë ndihmë ndërhyrjeje nga shteti për kilogram për këtë vit. Ata premtojnë tani, pastaj mbetet për më vonë, por deri më tani nuk kemi marrë. Tani është muaji nëntor dhe të gjithë do të na harrojnë përsëri. Ultimatumi është ky muaj, çfarë do të bëjnë për ne, do të bëjnë për ne, pas kësaj është e gjitha kot, është e gjitha vetëm një gënjeshtër”, theksoi Dimitar Lozeski- pemëtar nga Prespa.

    Të gjithë shpresojnë për ndihmë urgjente nga Qeveria dhe Ministria e Bujqësisë për ta kaluar vitin me sukses./Alsat/

  • Tom Cruise mbetet në garë për Oscar, pavarësisht dështimit të Digger në kinema

    Tom Cruise mbetet në garë për Oscar, pavarësisht dështimit të Digger në kinema

    Tom Cruise vazhdon të konsiderohet njaë nga pretendentët kryesorë për nominimin për aktorin më të mirë në Oscar, pavarësisht performancës së dobët të filmit ‘Digger’ në kinema.

    Sipas parashikimeve të Gold Derby, aktori 64-vjeçar aktualisht renditet në pesëshen kryesore për një nominim.

    Përpara tij janë John Malkovich për Wild Horse Nine, Matt Damon për The Odyssey, Andrew Scott për Elsinore dhe Robert Pattinson për Primetime.

    Nëse nominohet, kjo do të ishte një tjetër mundësi për Cruise për të fituar Oscar-in e parë në karrierë.

    Ai është nominuar më herët për Born on the Fourth of July, Jerry Maguire dhe Magnolia, por nuk ka arritur të triumfojë.

    Ndërkohë, Digger ka pasur një nisje zhgënjyese në arkë, duke fituar vetëm 8 milionë dollarë (7.15 milionë euro) në SHBA gjatë fundjavës së parë, pavarësisht një buxheti të raportuar prej më shumë se 160 milionë dollarësh (rreth 143 milionë euro).

    Megjithatë, Cruise ka vazhduar ta promovojë filmin dhe ka deklaruar se nuk e gjykon suksesin e një filmi vetëm nga rezultatet e fundjavës së parë.

    Edhe pse filmi ka ndarë kritikët për shkak të satirës së tij politike, gjatë ditëve të fundit ka marrë vlerësime pozitive nga disa media prestigjioze.

    Gold Derby parashikon gjithashtu se Digger mund të sigurojë nominime në kategori të tjera, përfshirë kinematografinë. /Telegrafi/

  • Biseda në Whatsapp, mësuesi ngacmonte nxënësën, gjimnazi në Cyrih rastin e konsideroi të parëndësishëm

    Biseda në Whatsapp, mësuesi ngacmonte nxënësën, gjimnazi në Cyrih rastin e konsideroi të parëndësishëm

    Një mësues në një gjimnaz në kantonin e Cyrihut ka mbajtur për muaj të tërë një kontakt të ngushtë me një nxënëse të mitur, duke i dërguar më shumë se 3 mijë mesazhe në WhatsApp dhe gjithashtu e ka telefonuar vonë në mbrëmje, duke u takuar me të jashtë orarit të shkollës.

    Prindërit e vajzës, të cilës mediat i kanë ndryshuar emrin për ta mbrojtur identitetin, e raportuan rastin menjëherë te drejtoria e shkollës dhe bënë edhe kallëzim penal.

    Sipas raportimeve, shkolla fillimisht nuk ndërmori masa.

    Vetëm disa javë më vonë, pas ndërhyrjes së avokatit të familjes, mësuesi u pezullua përkohësisht dhe iu ndalua hyrja në ambientet e shkollës.

    Ndërkohë, ai tashmë është lejuar të rikthehet në ambientet e shkollës, shkruan 20Minuten, transmeton Telegrafi.

    Prindërit e nxënëses kritikojnë ashpër reagimin e institucionit, duke e konsideruar atë shumë të vonuar. Hetuesit kanë shqyrtuar 188 faqe me biseda në WhatsApp.

    Sipas raportimit, në komunikimet e siguruara nuk janë gjetur përmbajtje seksuale eksplicite. Megjithatë, autoritetet po shqyrtojnë nëse është kryer ndonjë vepër penale dhe për mësuesin vlen prezumimi i pafajësisë.

    Rasti ka hapur edhe një debat mbi kufijtë e marrëdhënieve mes mësuesve dhe nxënësve të mitur dhe se kur një kontakt i tillë kalon kufirin profesional./Telegrafi/

  • Maduro dhe bashkëshortja e tij përballen me akuza të reja për torturë në SHBA

    Maduro dhe bashkëshortja e tij përballen me akuza të reja për torturë në SHBA

    Ish-presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, dhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores, janë përballur me akuza të reja penale në Shtetet e Bashkuara, lidhur me pretendimet se kanë torturuar kundërshtarë politikë dhe shtetas amerikanë për të ruajtur pushtetin.

    Sipas një aktakuze të ndryshuar të dorëzuar në gjykatën federale në Manhattan, Maduro dhe Flores akuzohen për komplot për kryerjen e torturës, përveç akuzave për trafikim droge me të cilat ishin përballur më herët.

    Nëse shpallen fajtorë, të dy përballen me një dënim minimal të detyrueshëm prej 50 vjetësh burgim, shkruan reuters.

    Ndërkohë, gjyqtari federal amerikan Alvin Hellerstein, i cili po mbikëqyr çështjen, ka refuzuar kërkesën e Flores për t’u liruar nga burgu para gjyqit për arsye shëndetësore.

    Flores, 69 vjeçe, dhe Maduro, 63 vjeç, u kapën nga ushtria amerikane më 3 janar në shtëpinë e tyre në Caracas dhe u dërguan në Nju Jork, ku u përballën me akuzat për trafikim droge. Ata janë mbajtur në Qendrën e Paraburgimit Metropolitan në Brooklyn që nga arrestimi.

    Prokurorët amerikanë pretendojnë se Maduro ka qenë i përfshirë në raste torture të kundërshtarëve politikë dhe personave të dyshuar si kërcënim për pushtetin e tij.

    Në një nga rastet e përfshira në aktakuzë, prokurorët thonë se Maduro, në vitin 2013, urdhëroi arrestimin e një oficeri ushtarak venezuelian, të cilin e dyshonte se po planifikonte një grusht shteti.

    Sipas prokurorëve, oficeri u mor në pyetje nga anëtarë të kundërzbulimit ushtarak venezuelian, të cilët e goditën rreth 20 herë me rrymë elektrike përmes një teli me tension dhe e varën nga duart dhe këmbët për disa minuta.

    Një tjetër rast lidhet me një shtetas amerikan, i cili u ndalua teksa po hynte në Venezuelë në vitin 2022. Ai u akuzua se po komplotonte për vrasjen e Maduros dhe, sipas aktakuzës, u torturua nga oficerët e kundërzbulimit ushtarak përmes rrahjeve dhe goditjeve elektrike në krahë, këmbë dhe në organet gjenitale.

    “Që nga kapja dhe arrestimi i tyre, Departamenti i Drejtësisë ka punuar për të zbuluar përmasat e krimeve të tyre të dyshuara kundër popullit të Venezuelës dhe të Shteteve të Bashkuara”, tha Prokurori i Përgjithshëm amerikan, Todd Blanche.

    Maduro dhe Flores janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për trafikim droge. Gjyqi ndaj tyre është planifikuar të nisë më 1 qershor 2027.

    Akuzat e reja shënojnë herën e parë që Maduro përballet me akuza penale në SHBA lidhur me pretendimet për torturë, ndonëse zyrtarët amerikanë dhe organizatat për të drejtat e njeriut e kanë akuzuar prej vitesh regjimin e tij për torturimin e të ndaluarve. /Telegrafi/

  • OVL e UÇK-së mbron ndryshimet për Specialen: Kush i kundërshton, t’i argumentojë me fakte

    OVL e UÇK-së mbron ndryshimet për Specialen: Kush i kundërshton, t’i argumentojë me fakte

    OVL e UÇK-së mbron ndryshimet për Specialen: Kush i kundërshton, t’i argumentojë me fakte

    Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas kritikave të ditëve të fundit ndaj ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, të miratuara nga Kuvendi i Kosovës.

    OVL e UÇK-së i ka cilësuar reagimet si “të nxituara” dhe “të pabazuara në një shqyrtim serioz juridik”, duke thënë se deri më tani nuk është bërë publike ndonjë analizë juridike që argumenton se ndryshimet janë të pazbatueshme ose në kundërshtim me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës.

    Sipas OVL-së, në vend të argumenteve juridike, debati publik është përqendruar në polemika, interpretime të njëanshme dhe qëndrime politike.

    Organizata ka thënë se refuzon të besojë se reagimet e fundit kanë për qëllim shkurajimin e qytetarëve që kanë protestuar për drejtësi, por ka shtuar se mënyra dhe koha e këtyre reagimeve krijojnë një përshtypje të tillë.

    “Ne, kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së, besojmë dhe jemi të bindur se ndryshimet e miratuara përbëjnë një hap të rëndësishëm për ta vendosur Gjykatën Speciale në binarët e duhur të drejtësisë”, thuhet në reagim.

    OVL ka kërkuar që ata që kundërshtojnë ndryshimet t’i argumentojnë qëndrimet e tyre me fakte, dispozita konkrete dhe arsyetim juridik, e jo me deklarime politike.

    “Kushdo që pretendon të kundërtën, ka përgjegjësinë ta argumentojë qëndrimin e vet me fakte, dispozita konkrete dhe arsyetim juridik, jo me deklarime politike”, thuhet më tej.

    Në fund, OVL e UÇK-së ka theksuar se bashkëpunimi i Kosovës me drejtësinë ndërkombëtare nuk nënkupton heqje dorë nga e drejta për të kërkuar drejtësi të paanshme dhe respekt për luftën çlirimtare.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post OVL e UÇK-së mbron ndryshimet për Specialen: Kush i kundërshton, t’i argumentojë me fakte appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • E premtja me shi e rrufe

    E premtja me shi e rrufe

    E premtja me shi e rrufe

    Të premten parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit të kemi rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh, kryesisht në Rrafshin e Dukagjinit.

    Dita do të vijojë me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ndërsa herë pas here priten rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh, sidomos prapë në Rrafshin e Dukagjinit.

    Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e me shpejtësi prej 13-39 km/h.

    Temperaturat minimale do të lëvizin prej 10 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale prej 20 deri në 23°C. /MeteoKosova/

    The post E premtja me shi e rrufe appeared first on Insajderi.

  • Dita e Anesteziologëve: Sivjet më mirë, por ende mungesë stafi (VIDEO)

    Dita e Anesteziologëve: Sivjet më mirë, por ende mungesë stafi (VIDEO)

    Dita e Anesteziologëve: Sivjet më mirë, por ende mungesë stafi (VIDEO)

    Numri i anesteziologëve në sistemin publik shëndetësor në Kosovë është rritur gjatë këtij viti, por ende nuk ka arritur nivelin që ishte para pandemisë COVID-19.

    Kështu u tha në konferencën vjetore të organizuar nga Shoqata e Anesteziologëve të Kosovës, në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Anesteziologjisë.

    Sipas anesteziologëve, gjatë këtij viti janë punësuar 21 specialistë të rinj. Megjithatë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës aktualisht janë 55 anesteziologë, ndërsa para pandemisë ky numër ishte 67.

    Kryetarja e Shoqatës së Anesteziologëve të Kosovës, Agreta Gecaj-Gashi, ka theksuar rëndësinë e profesionit të tyre.

    Në konferencë u tha se anesteziologjia në Kosovë është afër standardeve evropiane sa i përket trajnimeve dhe edukimit profesional të stafit.

    I pranishëm ishte edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili tha se anesteziologët në sektorin publik kanë pasur ngarkesë të madhe ndër vite.

    Nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës u tha se do të vazhdojë mbështetja për këtë fushë.

    Përveç angazhimit në sallat operative, anesteziologët janë përgjegjës edhe për mjekimin intensiv, si njësia referente në nivel vendi për trajtimin e rasteve më të rënda.