Category: Lajme

  • Suspendimi i drejtoreshave: Morën para për uniforma pa izë të DKA-së (VIDEO)

    Suspendimi i drejtoreshave: Morën para për uniforma pa izë të DKA-së (VIDEO)

    Suspendimi i drejtoreshave: Morën para për uniforma pa izë të DKA-së (VIDEO)

    Në dy shkolla të Istogut, nxënësit nuk po e mbajnë të njëjtën veshje, pavarësisht se ideja fillestare ishte që të gjithë filloristët të uniformoheshin.

    Drejtoresha e shkollës “Bajram Curri” në Istog kishte synuar që për herë të parë të gjithë nxënësit të pajiseshin me uniforma. Megjithatë, iniciativa nuk u realizua plotësisht dhe vetëm një pjesë e nxënësve i kanë veshur ato.

    Drejtoresha e kwsaj shkolle është pezulluar nga puna pasi procedurat e tenderimit për uniformat i kishte zhvilluar pa marrë miratimin e Drejtorisë Komunale të Arsimit.

    Në të njëjtën mënyrë kishte vepruar edhe drejtoresha e shkollës në Gurrakoc. Për këtë arsye, Drejtoria e Arsimit ka marrë vendim të njëjtë për të dyja drejtoreshat.

    Nga komuna ishte kërkuar paraprakisht që menaxhmentet e shkollave të mos ndërmerrnin iniciativa të tilla pa koordinim me DKA-në. Megjithatë, dy drejtoreshat nuk e kishin ndërprerë marrëveshjen as pas kërkesës së Drejtorisë së Arsimit.

    Nismën për uniformat po e kundërshtojnë edhe prindërit, të cilët kanë dorëzuar qindra ankesa në Drejtorinë Komunale të Arsimit.

    Por si do të veprohet tutje, dhe nëse prindërve do i kthehen mjetet nuk dihet ngase pavarësisht përpjekjeve të Klanit për t’i kontaktuar, të njëjta ishin të paqasshme.

  • Telashet në kryeqytet: “Ndue Përlleshin” e vërshon pisllëku (VIDEO)

    Telashet në kryeqytet: “Ndue Përlleshin” e vërshon pisllëku (VIDEO)

    Telashet në kryeqytet: “Ndue Përlleshin” e vërshon pisllëku (VIDEO)

    Duruan me muaj me shpresë se do t’iu gjindet zgjidhja.

    Mirëpo, tani situata me bërllokun e ujërat e zeza dhe kutërbimin në rrugën “Ndue Perleshi” në Prishtinë është bërë e papërballueshme për banorët.

    Nga kjo gjendje mund ta pësojnë edhe ata që nuk kanë faj.

    E kjo situatë e krijuar tash e 5 muaj dyshohet se ka ndikuar edhe në shëndetin e disa banorëve.

    Por për rrregullimin e problemit me ujëra të zeza në këtë vend nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit në Prishtinë kanë një kusht para ndërhyrjes.

     “Ne kemi qenë në vendin e ngjarjes dhe kemi bërë përpjekje për të identifikuar pusetat e kanalizimit, mirëpo intervenimi ka qenë i pamundur për shkak se pusetat nuk mund të gjenden dhe janë të mbuluara nga mbeturinat. Për këtë arsye, hapi i parë duhet të jetë largimi i mbeturinave, në mënyrë që të krijohet qasje dhe të mund të identifikohen pusetat e kanalizimit” – thanë nga KRU Prishtina.

    E për ta mundësuar këtë intervenim, nga komuna thanë se do ta pastrojnë zonën ditëve në vazhdim.

  • Arteta me rritje të madhe page, do të përfitojë 29.5 milionë euro në vit

    Arteta me rritje të madhe page, do të përfitojë 29.5 milionë euro në vit

    Arteta me rritje të madhe page, do të përfitojë 29.5 milionë euro në vit

    Mikel Arteta do të përfitojë një pagë të jashtëzakonshme pas rinovimit të kontratës me Arsenalin. Sipas “The Times”, trajneri spanjoll do të arkëtojë deri në 29.5 milionë euro në vit me marrëveshjen e re, e cila e mban atë në Emirates deri në vitin 2030.

    Arteta më parë përfitonte rreth 18.4 milionë euro në vit, ndërsa rinovimi i ri i garanton një rritje të konsiderueshme të të ardhurave. Me këtë kontratë, ai bëhet trajneri më i paguar në Premier League.

    Ky shpërblim vjen pas sezonit historik të Arsenalit, me Artetën që udhëhoqi Topçinjtë drejt titullit të Premier League, duke i dhënë fund pritjes 22-vjeçare për trofeun e kampionatit.

  • Maresca: Atmosfera te Manchester City është fantastike, jemi të fokusuar te futbolli

    Maresca: Atmosfera te Manchester City është fantastike, jemi të fokusuar te futbolli

    Maresca: Atmosfera te Manchester City është fantastike, jemi të fokusuar te futbolli

    Enzo Maresca ka folur për gjendjen e skuadrës së Manchester Cityt para dy ndeshjeve të rëndësishme ndaj Liverpoolit dhe Paris Saint-Germain.

    “Ndjesia është fantastike, për të qenë i sinqertë. Lojtarët janë të emocionuar për dy ndeshjet e ardhshme”, u shpreh Maresca.

    Trajneri i Cityt theksoi se skuadra është veçanërisht e motivuar pasi aktualisht kryeson Premier League-n dhe se fokusi i lojtarëve mbetet vetëm te futbolli.

    “Sidomos sepse në këtë moment jemi në krye të kampionatit. Lojtarët janë thjesht të fokusuar te kjo. Ata e dinë se çfarë mund të kontrollojmë dhe ajo është ana sportive”, shtoi Maresca.

  • Incidentet me minatorë: “Trepça” prodhon, por mbetet e harruar (VIDEO)

    Incidentet me minatorë: “Trepça” prodhon, por mbetet e harruar (VIDEO)

    Incidentet me minatorë: “Trepça” prodhon, por mbetet e harruar (VIDEO)

    Djegia e trafos, la të ngujuar nën tokë, për disa orë, 63 minatorë.

    Riparimi i saj që u përfshi nga zjarri mbrëmjen e së mërkurës nuk përfundoi as deri të enjtën. Megjithatë, miniera e Stan Tërgut në Mitrovicë arriti të kthehet në funksion, por jo edhe njësia e flotacionit.

    Nga mungesa e rrymës, uji u grumbullua në horizontet e minieres. Prandaj, një prej tyre, ende është jo i operueshëm.

    Kjo nuk është hera e parë që kjo xehtore përballet më këtë problem, por përgjegjesinë nuk po e vendos në krah askush. As dëmet financiare ende nuk po qartësohen.

    Investime të menjëhershme atje po kërkojnë edhe sindikata e minatoreve, kryetari i së cilës pohon se ata që dolën jashtë nga shkallët patën nevojë për mjek.

    Nga Ministria e Ekonomisë për këtë çështje, televizionit nuk i kthyen përgjigje pasditen e së enjtes, megjithëse kryeministri Albin Kurti pati premtuar vite më parë, investime milionëshe në këtë minierë.

  • Rritja e kostove të shëndetësisë po rëndon buxhetet e kantoneve në Zvicër

    Rritja e kostove të shëndetësisë po rëndon buxhetet e kantoneve në Zvicër

    Rreth gjysma e kantoneve zvicerane po përgatiten për një vit të vështirë financiar.

    Nga 23 kantonet që kanë paraqitur tashmë buxhetet për vitin 2027, 11 parashikojnë deficit, ndërsa 12 presin të mbyllin vitin me suficit.

    Situata pritet të bëhet edhe më e vështirë për shkak të rritjes së shpenzimeve shëndetësore.

    Presidenti i Konferencës së Drejtorëve Kantonalë të Financave, Ernst Stocker, paralajmëron se perspektivat financiare janë të vështira, pasi shpenzimet e kantoneve janë rritur ndjeshëm vitet e fundit.

    Në krye të listës së deficiteve është Gjeneva, me minus prej rreth 546 milionë frangash, e ndjekur nga Vaud me 356 milionë. Në anën tjetër, suficitet më të mëdha i presin Zug me 291 milionë, Berna me 269 milionë dhe Cyrihu me 207 milionë frang, shkruan SRF, transmeton Telegrafi.

    Një tjetër barrë për financat kantonale janë subvencionet për primet e sigurimit shëndetësor.

    Që nga ky vit, kantonet duhet të kontribuojnë më shumë për uljen e primeve, ndërsa kostot shtesë pritet të rriten ndjeshëm në vitet e ardhshme.

    Nga viti 2028 pritet një tjetër ndryshim i madh me reformën Efas, përmes së cilës kantonet do të marrin pjesë edhe në financimin e trajtimeve ambulatore.

    Sipas ekspertëve financiarë, kjo mund të ketë ndikim të konsiderueshëm në buxhetet kantonale.

    Rasti i Bernës tregon se edhe një suficit i madh në vitin 2027 nuk garanton qetësi financiare: kantoni llogarit se nga viti 2028 kostot shtesë mund të arrijnë në rreth gjysmë miliardi franga në vit./Telegrafi/

  • Gentriti po lufton me leukeminë, familja bën thirrje për ndihmë

    Gentriti po lufton me leukeminë, familja bën thirrje për ndihmë

    Gentriti po lufton me leukeminë, familja bën thirrje për ndihmë

    I riu Gentrit Shorra është diagnostikuar me leukemi akute dhe ka nevojë për trajtim jashtë vendit, ndërsa familja e tij po përballet me një periudhë të vështirë.

    Sipas raportit të Klinikës së Hematologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Gentriti ka nevojë për trajtim jashtë vendit dhe vlerësim për transplant të qelizave staminale.

    Çdo kontribut është një dorë e zgjatur, çdo ndihmë është shpresë, çdo euro mund të bëhet shkak për një jetë.

    Çdo kontribut, sado i vogël, mund të jetë i rëndësishëm për Gentritin.

    Kontakt: Albionit Shorra – 049 122 061

    Nr. i xhirollogarisë: 1504001008220498

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Gentriti po lufton me leukeminë, familja bën thirrje për ndihmë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Kabashi i drejtohet Mustafës: Po reflekton si përfaqësues i Qeverisë, jo i opozitës

    Kabashi i drejtohet Mustafës: Po reflekton si përfaqësues i Qeverisë, jo i opozitës

    Gazetari Bekim Kabashi, në Debat Plus, i është drejtuar deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa, duke komentuar marrëveshjen e fundit politike dhe bashkëpunimin mes PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

    Kabashi ka thënë se stabiliteti institucional është i rëndësishëm, por ka vlerësuar se deklarimet e Mustafës po tingëllojnë më shumë si qëndrime të një përfaqësuesi të Qeverisë sesa të një deputeti të opozitës.

    “Është e vërtete që mirë çshtë me pas stabilitet për shtetin. Po mua po reflekton duke iu pas përballë, si me pas një përfaqësues së qeverisë e jo dikë nga opozita. Pavarësisht që keni qenë insistues me kriju një bashkëpunim me LVV deri në koalicion qeverisës, ajo nuk ka mund të arrihet. LVV ka refuzuar ta ketë atë. Deri në momentet e fundit ka refuzuar të ua mbështet ligjin, që nuk ka qenë i PDK-së, ai ka qenë për UÇK, për njerëzit që janë në Hagë. Ka qenë i Kosovës, që së shumti ish dashtë me marrë përgjegjisnë LVV”, ka deklaruar Kabashi.

    Burimi: Dukagjini

  • ​Rudolph: Pas zgjidhjes së krizës institucionale pres energji të re në agjendën evropiane të Kosovës

    ​Rudolph: Pas zgjidhjes së krizës institucionale pres energji të re në agjendën evropiane të Kosovës

    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, tha se pas zgjidhjes së krizës institucionale, Kosova tashmë e ka krijuar mundësinë për të ndjekur në mënyrë aktive agjendën e saj evropiane.

    Ai këtë deklaratë e bëri në pritjen e organizuar me rastin e “Ditës së bashkimit gjerman”, që u mbajt sonte.

    “Pas zgjidhjes së krizës institucionale, pres me padurim të punoj me energji të re, si në bashkëpunimin tonë dypalësh, ashtu edhe në agjendën evropiane të Kosovës. Duke krijuar institucione stabile, vendi tashmë e ka vendosur veten në pozitë që ta ndjekë sërish në mënyrë aktive këtë agjendë. Kjo nuk do të thotë se rruga përpara do të jetë gjithmonë e lehtë. Ky proces do të kërkojë ende debate dhe vendime të vështira, si brenda vendit, ashtu edhe me të tjerët. Dhe do të doja të shtoja se edhe përvoja e vendit tim është dëshmi për këtë”, tha Rudolph.

    Ai theksoi që Kosova të vazhdojë ta ndjekë synimin për integrim në strukturat evropian.

    “E di se në Kosovë ka padurim për një proces që tashmë duket se po zgjat shumë dhe, më besoni, edhe unë e ndaj këtë padurim. Por, në njëfarë kuptimi, qëllimi i integrimit të plotë të Kosovës në strukturat evropiane mund të jetë sot edhe më i rëndësishëm sesa ishte kur ju nisët këtë rrugë. Peizazhi politik dhe i sigurisë në kontinentin tonë është në ndryshim në një mënyrë që nuk e kemi parë prej shumë vitesh. Lufta e agresionit e Rusisë kundër Ukrainës është në vitin e saj të pestë. Vendi im dhe disa të tjerë kanë qenë cak i të ashtuquajturave sulme hibride. Në këtë mjedis, Kosova tani nuk mund dhe nuk duhet të shikojë më vetëm nga brenda, por përkundrazi duhet ta shohë integrimin e saj evropian si një kontribut aktiv për paqen dhe sigurinë në Evropë”, shtoi ambasadori Rudolph.

  • Strategët e Trumpit në telashe pasi punuan për Dodikun - “as Susie Wiles nuk mund t’i mbrojë”

    Strategët e Trumpit në telashe pasi punuan për Dodikun – “as Susie Wiles nuk mund t’i mbrojë”

    Dy strategë republikanë të afërt me presidentin amerikan, Donald Trump, James Blair dhe Chris LaCivita, janë përfshirë në një përplasje politike pas raportimeve se kanë punuar për liderin e Republika Srpska-s, Milorad Dodik, dhe partinë e tij SNSD.

    Sipas raportimeve në mediat amerikane, dy strategët kanë këshilluar Dodikun dhe SNSD-në para zgjedhjeve në Bosnje e Hercegovinë, ndërsa një burim republikan e ka përshkruar situatën si aq të rëndë, “saqë as Susie Wiles nuk mund t’i mbrojë”.

    Angazhimi i tyre ka shkaktuar pakënaqësi brenda Partisë Republikane, veçanërisht pasi Blair dhe LaCivita janë pjesë e rrethit të ngushtë politik të Trumpit dhe kanë luajtur rol në fushatën e tij presidenciale të vitit 2024.

    Trumpi, sipas raportimeve, nuk ishte në dijeni se dy strategët kishin udhëtuar në Republikën Srpska. Pasi mori vesh për angazhimin e tyre, ai publikisht u distancua prej tyre, duke i cilësuar si “konsulentë të jashtëm”.

    Trump tha se Blair dhe LaCivita mund të punojnë edhe për klientë të tjerë, por se do të kërkonte të dinte se për kë punojnë dhe do t’i largonte nëse ekziston konflikt interesi, shkruan politico.

    Ky qëndrim u konsiderua si një distancim i pazakontë publik nga dy strategë që kanë qenë ndër bashkëpunëtorët e tij më të afërt.

    Sipas raportimeve, Blair dhe LaCivita janë përpjekur të sigurojnë mbështetje publike nga bashkëpunëtorë dhe strategë republikanë, ndërsa disa prej tyre kanë dalë në mbrojtje të dyshes.

    Në anën tjetër, brenda Partisë Republikane janë shtuar kritikat për angazhimin e tyre jashtë SHBA-së, veçanërisht për shkak të lidhjeve të tyre me administratën e Trumpit.

    Raportimet amerikane thonë se dy strategët kanë marrë qindra mijëra dollarë përmes një firme ligjore në Washington, e cila ishte angazhuar nga Qeveria e Republikës Serbe.

    Dokumentet e dorëzuara në Departamentin amerikan të Drejtësisë tregojnë se Republika Serbe ka paguar më shumë se katër milionë dollarë për lobistë të lidhur me rrethin politik të Trumpit që nga fillimi i vitit të kaluar.

    Rasti ka tërhequr vëmendje edhe në Kongresin amerikan. Kryetari i demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries, i ka kritikuar republikanët, duke thënë se operativët e tyre kanë “bartur intrigat e tyre dashakeqe në ish-Jugosllavi”. /Telegrafi/