Category: Lajme

  • BMW prezanton iX4, SUV-in elektrik me 603 kuaj fuqi që arrin 100 km/h për 3.7 sekonda

    BMW prezanton iX4, SUV-in elektrik me 603 kuaj fuqi që arrin 100 km/h për 3.7 sekonda

    BMW prezanton iX4, SUV-in elektrik me 603 kuaj fuqi që arrin 100 km/h për 3.7 sekonda

    BMW ka prezantuar modelin e ri elektrik iX4, SUV-in coupé që i bashkohet familjes së re “Neue Klasse” dhe që do të hyjë në prodhim në fillim të vitit 2027.

    iX4 do të ofrohet fillimisht në dy versione, iX4 50 xDrive dhe iX4 M60 xDrive, të dyja me sistem me katër rrota aktive.

    Versioni iX4 50 xDrive ka dy motorë elektrikë me fuqi të kombinuar prej 463 kuajfuqish dhe 475 lb-ft çift rrotullues. Ai përshpejton nga 0 në 100 km/h për 4.7 sekonda dhe arrin shpejtësi maksimale prej 210 km/h.

    Në krye të gamës qëndron iX4 M60 xDrive, i cili prodhon 603 kuajfuqi dhe 645 lb-ft çift rrotullues. Ky model arrin 100 km/h për vetëm 3.7 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është 210 km/h.

    Të dy versionet përdorin bateri me kapacitet të përdorshëm prej 112.2 kWh. BMW deklaron se iX4 50 mund të përshkojë deri në 689 kilometra me një karikim.

    Arkitektura 800-voltëshe mundëson karikim DC deri në 400 kW. Bateria mund të karikohet nga 10 në 80 për qind për rreth 21 minuta në një stacion të përshtatshëm.

    Modeli i ri ka dizajnin më të fundit të BMW-së, me grilën karakteristike “kidney grille”, fenerë të dyfishtë dhe siluetë sportive të një SUV-i coupé.

    Në kabinë, iX4 është i ngjashëm me iX3 dhe pajiset me sistemin Panoramic iDrive, ekran qendror 17.9-inç dhe teknologjitë Panoramic Vision dhe 3D Head-Up Display, në varësi të pajisjeve.

    Versioni M60 dallon me elemente sportive, përfshirë rrota 21-inç, frena M Sport, diferencial elektronik M Sport, Adaptive M Suspension dhe mënyrat e vozitjes M Sport dhe M Sport Plus.

    BMW iX4 do të dalë në treg në mars të vitit 2027. Fillimisht do të jetë i disponueshëm iX4 50 xDrive, ndërsa M60 do të pasojë më vonë gjatë vitit.

    Në SHBA, çmimi fillestar i iX4 50 xDrive do të jetë 66,220 dollarë, pa përfshirë tarifën e destinacionit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post BMW prezanton iX4, SUV-in elektrik me 603 kuaj fuqi që arrin 100 km/h për 3.7 sekonda appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • QMK: 30 zjarre në hapësira të hapura, 12 ende aktive

    QMK: 30 zjarre në hapësira të hapura, 12 ende aktive

    Deri në orën 18:30 të 8 tetorit, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 30 zjarre në ambiente të hapura. Prej tyre, 12 zjarre janë ende aktive, 2 janë nën kontroll, ndërsa 16 janë shuar.

    Zjarre aktive janë regjistruar në komunat Studeniçan, Çashkë, Likovë, Dëbarcë, Vinicë, Vrapçisht, Manastir, Novaci dhe Prilep. Ekipet në terren po vazhdojnë aktivitetet për stabilizimin e situatës dhe lokalizimin e zjarreve.

    Ndërkohë, dy zjarre janë nën kontroll në komunat Kumanovë dhe Koçan.

    Sipas të dhënave, 16 zjarre janë shuar në komunat Saraj, Qendër, Çair, Aerodrom, Gazi Babë, Mogillë, Dollnen, Demir Hisar, Bosillovë, Vasilevë, Makedonska Kamenicë, Vinicë, Kumanovë, Kratovë dhe Vrapçisht.

  • Enzo Maresca thyen heshtjen për akuzat ndaj Manchester Cityt

    Enzo Maresca thyen heshtjen për akuzat ndaj Manchester Cityt

    Trajneri i Manchester Cityt, Enzo Maresca, ka shprehur besimin e tij të plotë në klub pas vendimit të një komisioni të pavarur, i cili e shpalli Manchester Cityn fajtor për 114 shkelje të rregullave financiare të Ligës Premier.

    “Personalisht, jam shumë i qetë, për të qenë i sinqertë. Klubi ka qenë shumë i qartë. Ne i besojmë plotësisht klubit”, deklaroi Maresca.

    Trajneri italian pranoi se situata ka shkaktuar zhurmë të madhe jashtë fushës, por theksoi se skuadra është e përqendruar vetëm te gjërat që mund t’i kontrollojë.

    “E kuptojmë gjithë këtë zhurmë, por fokusi ynë është vetëm te ajo që mund të kontrollojmë dhe ne mund të kontrollojmë vetëm aspektin futbollistik”, shtoi ai.

    Maresca theksoi se atmosfera brenda skuadrës është shumë pozitive, sidomos për shkak të paraqitjeve në kampionat dhe faktit se Manchester City aktualisht kryeson tabelën.

    “Ndjesia është fantastike, për të qenë i sinqertë. Lojtarët janë të emocionuar për dy ndeshjet e ardhshme. Por mbi të gjitha, ata janë të emocionuar sepse në këtë moment jemi në krye të tabelës”, u shpreh ai.

    Sipas Marescas, lojtarët janë të vetëdijshëm për situatën, por nuk lejojnë që zhvillimet jashtë fushës të ndikojnë në përgatitjet e tyre.

    “Ata e dinë profesionin e tyre dhe e dinë se zhurma ekziston, por nuk shqetësohen shumë për të. Në këtë moment janë të fokusuar te mënyra se si mund ta mposhtim Liverpoolin dhe, së bashku me tifozët, të përpiqemi të fitojmë në Anfield”, përfundoi Maresca.

    Ndërkohë, Manchester City vazhdon të shfaqë besim të madh në qëndrimin e tij dhe këmbëngul se posedon një bazë të gjerë provash që, sipas klubit, dëshmojnë pafajësinë e tij.

    Apeli i klubit pritet të shqyrtohet para Krishtlindjeve të këtij viti. /Telegrafi/

  • Nga “votoje PDK ish-ministren tënde” te shefja e stafit të Shiroka-Pulës? Çka deklaronte militantja e VV-së

    Nga “votoje PDK ish-ministren tënde” te shefja e stafit të Shiroka-Pulës? Çka deklaronte militantja e VV-së

    Nga “votoje PDK ish-ministren tënde” te shefja e stafit të Shiroka-Pulës? Çka deklaronte militantja e VV-së

    Presidentja e sapozgjedhur e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka emëruar sot Berita Abazin shefe të stafit të saj.

    Abazi ka qenë më herët shefe e stafit të Albulena Haxhiut dhe njëherësh asambliste e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë.

    Emërimi i saj vjen në një kohë kur është rikthyer në vëmendje një postim i Abazit nga nata e zgjedhjes së Shiroka-Pulës presidente.

    “Me pak se 2 orë i kemi për me zgjedh Presidentin dhe me votu Ligjin. Votoje PDK ish Ministren tënde, Kryetaren e Akademisë të Shkencave dhe Arteve të Kosovës, profesoreshën Justina Shiroka Pula”, kishte shkruar atëherë Abazi.

    Tash, disa ditë më vonë, Abazi është emëruar në një nga pozitat kryesore të kabinetit të presidentes Shiroka-Pula.

    Kështu, ajo që në postimin e saj e prezantonte Shiroka-Pulën si “ish-ministre të PDK-së”, tash do të jetë pjesë e stafit të saj presidencial, ndonëse vjen nga një angazhim i mëhershëm politik në Vetëvendosje.

    The post Nga “votoje PDK ish-ministren tënde” te shefja e stafit të Shiroka-Pulës? Çka deklaronte militantja e VV-së appeared first on Insajderi.

  • Mustafa: Nga rreziku i deformimit të shtetit po ecim drejt normalizimit

    Mustafa: Nga rreziku i deformimit të shtetit po ecim drejt normalizimit

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa, ka vlerësuar se ‘marrëveshja’ e arritur së fundmi mes subjekteve politike ka ndikuar në uljen e tensioneve në vend.

    Duke folur në Debat Plus, Mustafa tha se palët kanë fituar nga kjo ‘marrëveshje’, pasi, sipas tij, ajo ka krijuar mundësi për shtensionimin e situatës pas një periudhe të gjatë tensionesh politike.

    “Kanë fituar në përgjithësi nga kjo marrëveshje. I kanë dhënë vetes për shtensionim të situatës, e dini çfarë tensionesh kemi qenë si shoqëri”, ka thënë Mustafa.

    Ai u shpreh optimist se Kosova tani mund të hyjë në një periudhë të normalizimit institucional dhe shoqëror.

    “Kemi kaluar prej një rreziku të deformimit të shtetit total në një rrugë, ku unë besoj qe më mirëkuptim, me bashkim do të ecim drejt normalizimit institucional, por edhe të njerëzve. Nuk ka më keq se me qenë lajm, se me na u duke diçka e mirë, kur politikanë të partive të ndryshme se po ia japin njëri tjetrit dorën. Nuk më keq se kjo, kaq keq e kemi sjell vendin. Unë po besoj që tani po përmirësohemi. Ngadalë do të normalizojmë të gjitha rrjedhat në vendin tonë”, ka shtuar Mustafa.

    Në mesnatën e 6 tetorit, Kuvendi në dy seanca të jashtëzakonshme miratoi në lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe zgjodhi Justina Shiroka-Pulën presidente të Kosovës, me 81 vota. Marrëveshja për presidenten u arrit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

    Burimi: Dukagjini

  • Zyrtare: Xavi Espart rinovon me Barcelonën deri në vitin 2030

    Zyrtare: Xavi Espart rinovon me Barcelonën deri në vitin 2030

    Zyrtare: Xavi Espart rinovon me Barcelonën deri në vitin 2030

    Barcelona ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me talentin e akademisë, Xavi Espart.

    Mbrojtësi 19-vjeçar ka firmosur një marrëveshje të re afatgjatë, e cila do ta mbajë te klubi katalanas deri në qershor të vitit 2030.

    Espart është një nga talentet e promovuar nga La Masia dhe këtë sezon ka bërë hapin e madh drejt ekipit të parë, duke fituar besimin e trajnerit Hansi Flick.

    Rinovimi vjen si shpërblim për paraqitjet e tij dhe rëndësinë që ka fituar në skuadrën e Barcelonës.

  • Strategjia e arsimit 2035+: Çeku e SBAShK-u konsultojnë mësimdhënësit (VIDEO)

    Strategjia e arsimit 2035+: Çeku e SBAShK-u konsultojnë mësimdhënësit (VIDEO)

    Strategjia e arsimit 2035+: Çeku e SBAShK-u konsultojnë mësimdhënësit (VIDEO)

    Me një plan, do të ideohet puna për dhjetë vjet.

    Ministri i Arsimit, Hajrulla Çeku për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+, po zhvillon takime bashkë me udhëheqësit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit si dhe mësimdhënësit në vend.

    Nga SBAShK-u thanë se rekomandimet e personelit arsimor qenë të ndryshme.

    Njohësi i fushës, Rinor Qehaja, ka deklaruar se përveç hartimit rëndësi ka edhe zbatueshmëria e plani.

    Andaj sipas tij, përpiluesit duhet të kenë parasysh edhe diçka tjetër.

    Sidoqoftë  rreth këtij procesi televizioni ka kërkuar intervistë nga zyrtarët kompetent në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, ku ka dërguar edhe pyetje, por që një përgjigje nuk e pranoi gjatë ditës.  

  • Dita e parë e presidentes: E nisi me homazhe, takoi edhe Kurtin (VIDEO)

    Dita e parë e presidentes: E nisi me homazhe, takoi edhe Kurtin (VIDEO)

    Dita e parë e presidentes: E nisi me homazhe, takoi edhe Kurtin (VIDEO)

    Në ditën e parë pas zyrtarizimit si presidente, Justina Shiroka-Pulës, i shkoi në takim, kryeministri, Albin Kurti.

    Kreu i ekzekutivit, e konsideroi nder, pranimin e saj për ta marrë pozitën si shefe shteti, e me të u premtua bashkëpunim.

    Qëndrim si të kreut të ekzekutivit u tha se ka edhe presidentja e re.

    Para këtij takimi, shefja e shtetit nisi ditën me homazhe në Kompleksiin Memorial, “Adem Jashari” në Prekaz, tek varri ish-presidentit, Ibrahim Rugova dhe tek ai i veprimtarit, Adem Demaçi.

    Justina Shiroka-Pula u votua si presidente të martën në mesnatë.

  • Trumpi thotë se SHBA-ja nuk do ta sulmojë Iranin para zgjedhjeve të 3 nëntorit

    Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të enjten se SHBA-ja nuk do të ndërmarrë ndonjë sulm ndaj Iranit para zgjedhjeve të ndërmjetme të Kongresit në nëntor, duke pohuar se të dyja vendet po zhvillojnë bisedime “produktive” për t’i dhënë fund luftës gjashtëmujore.

    “Ne po zhvillojmë diskutime produktive me Republikën Islamike të Iranit,” shkroi Trump në një postim në platformën Truth Social.

    “Ne nuk do ta sulmojmë Iranin në asnjë moment para zgjedhjeve të ndërmjetme që do të mbahen në Shtetet e Bashkuara më 3 nëntor.”

    Lufta, e cila nisi në shkurt kur SHBA-ja dhe Izraeli ndërmorën sulme ndaj Iranit, ka ndikuar në rënien e popullaritetit të Trumpit brenda vendit dhe po rëndon mbi kolegët e tij republikanë, ndërsa ata përpiqen të ruajnë shumicat e tyre të ngushta legjislative në zgjedhjet e nëntorit.

    Rreth 60% e amerikanëve — përfshirë një në katër republikanë — nuk e miratojnë mënyrën se si Trump po e menaxhon situatën me Iranin, sipas një sondazhi të fundit të Reuters/Ipsos. Konflikti ka shkaktuar rritje të ndjeshme të çmimeve të karburantit, në një kohë kur votuesit thonë se shqetësimi i tyre kryesor është kostoja e jetesës.

    Trump ka deklaruar vazhdimisht se pret që çmimet e naftës të bien pas zgjedhjeve, por nuk ka ofruar një plan të detajuar për daljen nga lufta.

  • Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA mund të ndikojnë edhe ekonominë zvicerane

    Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA mund të ndikojnë edhe ekonominë zvicerane

    Më 3 nëntor, amerikanët do të votojnë për një Kongres të ri, ndërsa rezultati i zgjedhjeve të mesmandatit mund të ketë pasoja edhe për Zvicrën, veçanërisht për tregtinë, eksportet, kursin e dollarit dhe tregjet financiare.

    Duke qenë se SHBA-ja është një nga partnerët më të rëndësishëm ekonomikë të Zvicrë dhe se tregtia dypalëshe e mallrave dhe shërbimeve arriti rreth 293 miliardë dollarë në vitin 202, për këtë arsye, çdo ndryshim në politikën tregtare amerikane mund të ndihet edhe nga kompanitë zvicerane.

    Një nga çështjet kryesore janë tarifat doganore amerikane, shkruan Waston, transmeton Telegrafi.

    Një Kongres i kontrolluar nga demokratët mund t’ia kufizojë hapësirën politike presidentit Donald Trump, ndërsa një Kongres i ndarë do ta bënte më të vështirë miratimin e masave të reja tregtare. Nëse republikanët ruajnë kontrollin e të dyja dhomave, Trump do ta kishte më të lehtë të vazhdonte agjendën e tij ekonomike dhe tregtare.

    Industria zvicerane, veçanërisht farmaceutika, prodhimi i makinerive dhe industria e orëve, mund të preket drejtpërdrejt nga zhvillimet në marrëdhëniet tregtare me SHBA-në.

    Edhe dollari mund të jetë një faktor i rëndësishëm. Një dollar më i dobët do t’i bënte udhëtimet dhe blerjet në SHBA më të lira për zviceranët, por njëkohësisht do të ulte vlerën në franga të të ardhurave që kompanitë zvicerane realizojnë në tregun amerikan.

    Në tregjet financiare, ekspertët paralajmërojnë se zgjedhjet mund të sjellin luhatje, por ndikimi afatgjatë pritet të varet më shumë nga inflacioni, normat e interesit, rritja ekonomike dhe fitimet e kompanive sesa vetëm nga rezultati politik i zgjedhjeve./Telegrafi/