Category: Lajme

  • “Vallja e Osman Takës” bëhet pjesë e Listës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore të Shqipërisë

    “Vallja e Osman Takës” bëhet pjesë e Listës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore të Shqipërisë

    “Vallja e Osman Takës” bëhet pjesë e Listës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore të Shqipërisë

    “Vallja e Osman Takës” është përfshirë në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Shqipërisë.

    Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Facebook, ku ka vlerësuar rëndësinë historike dhe kulturore të kësaj valleje.

    “Simbol i identitetit çam, kjo valle mbart historinë, krenarinë dhe qëndresën e një tradite të përcjellë ndër breza. E lidhur me figurën legjendare të Osman Takës nga Konispoli, ajo ndërthur forcën dhe elegancën, duke shprehur trimërinë, sakrificën, solidaritetin dhe shpirtin e lirë”, ka shkruar Rama.

    Përfshirja në këtë listë e njeh “Vallen e Osman Takës” si pjesë të rëndësishme të trashëgimisë kulturore jomateriale të Shqipërisë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post “Vallja e Osman Takës” bëhet pjesë e Listës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore të Shqipërisë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • ​Komisioneri evropian McGrath pas takimit me Ramën: Shqipëria e ka vendin në BE

    ​Komisioneri evropian McGrath pas takimit me Ramën: Shqipëria e ka vendin në BE

    Komisioneri evropian për Demokracinë, Drejtësinë, Sundimin e Ligjit dhe Konsumatorët, Michael McGrath, deklaron se Shqipëria është një nga vendet pararendëse në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

    Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale pas takimit me kryeministrin Edi Rama, McGrath thekson se Shqipëria “e ka vendin në BE”, ndërsa nënvizon se ende ka punë të rëndësishme për t’u bërë në rrugën drejt anëtarësimit.

    “Shqipëria e ka vendin në BE dhe është një nga vendet pararendëse në procesin e anëtarësimit në BE”, shkruan McGrath.

    Ai thotë se Bashkimi Evropian do të vijojë ta mbështesë Shqipërinë në çdo hap të këtij procesi.

    Sipas McGrath, në takimin me Ramën u diskutua përparimi i Shqipërisë në zbatimin e reformave në drejtësi dhe në fushën e sundimit të ligjit, të cilat i cilëson si “spirancën politike” të procesit të anëtarësimit.

    Komisioneri evropian vlerëson gjithashtu qeverinë shqiptare për progresin e arritur deri më tani.

    “Ka një historik të fortë progresi dhe një ambicie të qartë. Tani, ky ritëm duhet të ruhet për të dhënë rezultate të qëndrueshme dhe të pakthyeshme”, shprehet McGrath.

  • Tetori rozë rikthen vëmendjen te kontrollet për kancerin e gjirit|Video

    Tetori rozë rikthen vëmendjen te kontrollet për kancerin e gjirit|Video

    Në muajin tetor, i cili njihet si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, janë shtuar vizitat dhe kontrollet mjekësore për këtë sëmundje.

    Sipas shefes së Radiologjisë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, kohët e fundit është shënuar një rritje e ndjeshme e numrit të pacienteve që kërkojnë të kontrollohen për kancerin e gjirit. Ndërkaq, vetëm gjatë ditëve të fundit janë evidentuar edhe dy raste të dyshuara për kancer të gjirit.

    Ajo thekson rëndësinë e kontrolleve të rregullta dhe vetëkontrollit, duke u bërë thirrje grave që të kujdesen më shumë për shëndetin e tyre dhe të mos e shtyjnë kontrollin mjekësor. Sipas saj, zbulimi i hershëm mbetet një nga faktorët më të rëndësishëm në përballjen me kancerin e gjirit.

    “Interesimi i grave gjatë katër viteve të fundit, përmes fushatave të ndërgjegjësimit, ka qenë i madh, sidomos gjatë muajit tetor. Mirëpo, ajo që dua të theksoj është se gratë nuk duhet të presin vetëm muajin tetor, pasi mamografia është falas gjatë gjithë vitit dhe ato mund të vijnë në çdo kohë për ta bërë këtë kontroll”, tha Edita Bajraktari, shefe e radiologjisë në QKMF.

    Se zbulimi i hershëm dhe kontrollet e rregullta janë thelbësore në përballjen me këtë sëmundje, e theksojnë vazhdimisht edhe gratë që i kanë mbijetuar kancerit të gjirit.

    “Sot duhet ta pyesim veten: a po veprojmë secili sipas obligimeve dhe përgjegjësive që kemi gjatë gjithë vitit? Pas çdo diagnoze, është një grua, është një familje dhe është një jetë. Ju lus që ta kthejmë këtë tetor në një zotim të përbashkët, që pacientja të jetë në qendër të çdo politike, vendimi dhe veprimi”, theksoi Nafije Latifi, e mbijetuar e kancerit të gjirit.

    Ndryshe, gjatë muajit tetor, në qytete të ndryshme të Kosovës janë vendosur edhe mamografë mobilë, në shërbim të qytetareve.

    Sipas drejtorit të Klinikës së Onkologjisë në QKUK, Ilir Kurtishi, gjatë këtij viti janë evidentuar rreth 300 raste të reja të kancerit të gjirit. Megjithatë, sipas tij, ky numër mbetet i njëjtë krahasuar me vitin e kaluar.

    Burimi: RTKLive

  • Dredhia serbe me konsulentët e Trumpit

    Dredhia serbe me konsulentët e Trumpit

    Në një rajon ku shtete dhe aktorë politikë angazhohen hapur për ta minuar orientimin dhe arkitekturën e sigurisë, kontratat lobuese, e sidomos konsulenca nga figura të lidhura me Presidentin Trump, janë elementë strategjikë që shfrytëzohen për operacione hibride të ndikimit.
    Angazhimi i Chris LaCivita dhe James Blair në shërbim të Republikës Serbe të Bosnjë-Hercegovinës ka nxitur shqetësime lidhur me ndikimin e mundshëm në politikën amerikane ndaj Ballkanit Perëndimor. Presidenti Trump ka deklaruar se ata janë këshilltarë të jashtëm dhe “nuk ka parë konflikt interesi” (Reuters, 07.10.2026), mirëpo aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari ka ngritur akuza se angazhimi i tyre po i shërben agjendës destabilizuese të Rusisë dhe figurave të afërta me Putinin (Dukagjini, 08.10.2026).
    Në një postim në X, ajo i ka prezantuar në një skemë si “lidhje të Dodikut në SHBA dhe rrjetin e Moskës”, duke specifikuar Aleksandër Vulinin, Aleksandër Vuçiqin dhe Sergei Lavrovin. Ndonëse pretendimet për një operacion të koordinuar rus mbetet të verifikohen, debati ka nxjerrë në pah të vërtetën e instrumentalizimit të konsulencës së kontraktuar për të krijuar përshtypjen e “mbështetjes nga administrata amerikane”.
    Sa më shumë mjegull në raportin ndërmjet angazhimit privat të konsulentëve dhe qëndrimit zyrtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aq më shumë ndikim dhe manipulim të përceptimit publik, në funksion të normalizimit dhe legjitimimit të agjendës revizioniste të Serbisë dhe Republikës Serbe.
    Pra, çështja s’duhet të kufizohet nëse ekziston apo jo konflikt interesi, por nëse kontraktimi mund të përdoret në funksion të manipulimit për ndryshimin e qëndrimit amerikan lidhur me Ballkanin Perëndimor. Promovimi i afërsisë së Dodikut me SHBA-të nuk i shërben vetëm përmirësimit të imazhit ndërkombëtar, por edhe një narrative mashtruese, sipas të cilës, qëllimet e tij politike nuk bien ndesh me interesat amerikane.
    Për këtë arsye, Kokalari e ka nisur reagimin me deklaratën e një anëtari nga ekipi i LaCivitas për gazetaren Kellie Meyer se “Republika Serbe mbështet konservatorët dhe qasjen ‘America First’”, duke e quajtur gënjeshtër. Prandaj, vazhdon ajo, lidhjet e këtyre figurave me rrjetin socialist dhe komunist SOVINTERN, për të cilin thotë se është themeluar në Moskë në prill 2026, janë në kundërshtim me vlerat e konservatorëve amerikanë.
    Sido që të jetë e vërteta, afërisa me SHBA-të në Ballkan përbën një burim të rëndësishëm kredibiliteti dhe pikërisht kjo e shpjegon dredhinë serbe për “pastrimin e legjitimitetit”. Të njëjtën metodë përdori edhe Vuçiq në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së (23.09.2026), duke e “akuzuar” Presidentin Clinton për “padrejtësi” ndaj Serbisë dhe duke i bërë lajka Presidentit Trump si shpresë për “korrigjimin” e saj.
    Pra, “viktimizimi i përhershëm” është platforma serbe që kamuflon operacionet hibride të politikës revizioniste. Në këtë pikë ajo bëhet bashkë me interesat ruse, për ta dobësuar orientimin dhe strukturat perëndimore të Ballkanit dhe për ta legjitimuar projektin ekspansionit të “Botës Serbe”.
    Prandaj, angazhimi i konsulentëve amerikanë nga Republika Serbe meriton vëmendje të veçantë në analizën e kërcënimeve hibride.

    Burimi: Dukagjini

  • Alarmi për person me armë në shkollë në Ferizaj, Policia: Ishte 12-vjeçar me armë lodër

    Alarmi për person me armë në shkollë në Ferizaj, Policia: Ishte 12-vjeçar me armë lodër

    Alarmi për person me armë në shkollë në Ferizaj, Policia: Ishte 12-vjeçar me armë lodër

    Një video qarkulloi sot në rrjete sociale, ku dyshohej se një person po qarkullon me armë në oborrin e një shkolle fillore në Ferizaj.

    Klankosova.tv ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë Rajonale të Ferizajt, Kanun Veseli i cili tha se policia identifikoi një 12 vjeçar i cili u konstatua se kishte në posedim armë lodër.

    Ai është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj në praninë e një familjari dhe për të gjitha veprimet policore është njoftuar Prokurori i Shtetit për të Mitur.

    “Lidhur me videon e publikuar në rrjetet sociale, ku pretendohej se në një shkollë fillore në Ferizaj shihej një person me armë, Policia, përkatësisht Stacioni Policor në Ferizaj, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për verifikimin e rastit. Gjatë trajtimit të rastit është identifikuar një fëmijë rreth 12 vjeç, i cili së bashku me një familjar është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj. Pas verifikimeve, është konstatuar se objekti i paraqitur në video ishte armë lodër.Për të gjitha veprimet policore është njoftuar Prokurori i Shtetit për të Mitur”.

  • U raportua se menaxheri e mashtroi Nora Istrefin lidhur me paratë, kjo është e vërteta

    U raportua se menaxheri e mashtroi Nora Istrefin lidhur me paratë, kjo është e vërteta

    U raportua se menaxheri e mashtroi Nora Istrefin lidhur me paratë, kjo është e vërteta

    Gjatë ditës së sotme nga mediat u raportua se Nora Istrefi ka pasur probleme financiare me menaxherin e saj, por reagimi i këngëtares e thotë të kundërtën. Istrefi nëpërmjet një reagimi në Instagram, potencoi se nuk e ka dhe nuk e ka pasur asnjë problem apo pakënaqësi ndaj menaxherit të saj.

     “…Sa i përket temës që është bërë publike në disa media, dua të them publikisht dhe shumë qartë se sa i përket raportit tim mevbooking managerin Ceni Kamberi, nuk kam pasur asnjë problem dhe nuk kam asnjë pakënaqësi ndaj tij. Ceni gjithmonë ka qenë korrekt me mua. Të gjitha pagesat m’i ka kryer në mënyrë korrekte dhe ashtu siç kemi qenë të marrë vesh…”, shkroi këngëtarja.

  • Fantastike, vallja shqiptare përfshihet në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore

    Fantastike, vallja shqiptare përfshihet në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore

    Fantastike, vallja shqiptare përfshihet në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore

    Vallja e Osman Takës është përfshirë në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Shqipërisë.

    Kjo u bë e ditur nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook.

    “Simbol i identitetit çam, kjo valle mbart historinë, krenarinë dhe qëndresën e një tradite të përcjellë ndër breza. E lidhur me figurën legjendare të Osman Takës nga Konispoli, ajo ndërthur forcën dhe elegancën, duke shprehur trimërinë, sakrificën, solidaritetin dhe shpirtin e lirë”, ka shkruar ai, transmeton Klankosova.tv.

  • Mbeturinat "pushtojnë" rrugën "Dardania" të Fushë Kosovës (VIDEO)

    Mbeturinat “pushtojnë” rrugën “Dardania” të Fushë Kosovës (VIDEO)

    Mbeturinat "pushtojnë" rrugën "Dardania" të Fushë Kosovës (VIDEO)

    Mbeturinat kanë “pushtuar” rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë.

    Në redaksinë e Klankosova.tv kanë arritur ankesa nga lexuesit lidhur me gjendjen e krijuar në këtë pjesë të qytetit.

    Përmes pamjeve të dërguara në redaksi, shihet se mbeturinat janë grumbulluar në hapësira pranë rrugës, duke krijuar shqetësim për banorët dhe kalimtarët./Klankosova.tv

  • Babai i minatorit të bllokuar në Trepçë mes lotësh: Djali im nuk ka marrë pagë prej një viti

    Babai i minatorit të bllokuar në Trepçë mes lotësh: Djali im nuk ka marrë pagë prej një viti

    Babai i njërit prej minatorëve të bllokuar thellë nën tokë në Trepçë ka pritur me shqetësim të madh daljen e djalit të tij, për të cilin ka treguar se është minator prej gjashtë vitesh.

    Ai ka thënë se djali i tij prej një viti nuk ka marrë pagë, duke shprehur shqetësimin për situatën në të cilën ndodhen minatorët.

    Lidhur me këtë ka reaguar Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës, e cila ka shprehur solidaritet me familjet e minatorëve.

    “Prindërit dhe familjet tona nuk e meritojnë këtë shqetësim. Ata kanë sakrifikuar gjithë jetën për ne dhe nuk u kemi borxh t’ua shtojmë edhe një barrë mërzie e frike”, thuhet në reagimin e sindikatës.

    Sindikata ka theksuar se pas çdo minatori që zbret në nëntokë qëndron një familje që pret me ankth kthimin e tij në shtëpi.

    “Prindërit tanë meritojnë të flenë të qetë, jo të jetojnë me frikën se çfarë mund t’i ndodhë djalit të tyre”, thuhet tutje në reagim.

    Sindikata ka kërkuar që minatorët të trajtohen me respekt dhe dinjitet, duke theksuar se pas tyre janë edhe familjet që po e përjetojnë këtë situatë me shqetësim.

  • Trump: SHBA-ja nuk do ta sulmojë Iranin para zgjedhjeve të nëntorit

    Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar të enjten se Shtetet e Bashkuara po zhvillojnë bisedime produktive me Iranin dhe se nuk do të ndërmarrin sulme ndaj këtij shteti para zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, që mbahen më 3 nëntor.

    “Jemi duke pasur diskutime produktive me Republikën Islamike të Iranit”, ka shkruar Trump në platformën “Truth Social”, duke shtuar se SHBA-ja nuk do ta sulmojë Iranin para zgjedhjeve.

    Deklarata e tij vjen në kohën kur Uashingtoni dhe Teherani kanë shkëmbyer propozime për t’i dhënë fund luftës dhe për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, një rrugë jetike për transportin global të energjisë.

    Trump së fundmi ka refuzuar ofertën e fundit të Iranit, ndërsa Teherani ka deklaruar se nuk do të heqë dorë nga pasurimi i uraniumit.

    Lufta me Iranin dhe rritja e çmimeve të karburanteve janë shndërruar në çështje të rëndësishme politike në SHBA, në prag të zgjedhjeve të 3 nëntorit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Trump: SHBA-ja nuk do ta sulmojë Iranin para zgjedhjeve të nëntorit appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali