Category: Lajme

  • Kush e paguan lëndimin e lojtarëve me kombëtaret?

    Kush e paguan lëndimin e lojtarëve me kombëtaret?

    Klubet janë ato që paguajnë pagat e futbollistëve, por kur një lojtar dëmtohet gjatë angazhimit me përfaqësuesen, ai mund të mungojë për javë apo edhe muaj.

    Por kush e përballon faturën në këto raste?

    Që nga viti 2012, FIFA ka në funksion “Club Protection Programme” (CPP), një mekanizëm që synon të kompensojë klubet për humbjet financiare të shkaktuara nga dëmtimet e lojtarëve gjatë aktiviteteve ndërkombëtare.

    Rasti është bërë sërish aktual pas lëndimeve të disa futbollistëve gjatë kësaj periudhe të grumbullimeve, mes tyre Estupiñán, Raspadori dhe Vergara.

    Programi u krijua pikërisht për të adresuar një problem të tillë: klubet janë të detyruara t’i lejojnë lojtarët të bashkohen me kombëtaret, por nuk kanë kontroll mbi rrezikun e dëmtimeve gjatë kësaj periudhe. Nëse një futbollist pëson një dëmtim që e lë jashtë për një kohë të gjatë, FIFA mund të ndërhyjë për të kompensuar klubin.

    Jo çdo lëndim kompensohet

    Programi aktual i FIFA-s mbulon periudhën nga 1 janari 2023 deri më 31 dhjetor 2026, por ekzistojnë kritere të qarta për përfitimin e kompensimit.

    Kushti kryesor është që dëmtimi të shkaktojë mungesë për më shumë se 28 ditë radhazi. Pra, një lojtar që diagnostikohet me 15 ditë pushim nuk përfshihet në skemën e kompensimit.

    “Club Protection Programme” mbulon incidentet që ndodhin gjatë të ashtuquajturës “operative time”, e cila nuk kufizohet vetëm te ndeshjet. Në të përfshihen edhe stërvitjet, udhëtimet dhe periudha gjatë së cilës futbollisti është nën kontrollin e kombëtares.

    Në raste të caktuara mbulohen edhe probleme serioze si infarktet dhe iktuset. Në anën tjetër, jashtë skemës mbeten sëmundjet e zakonshme, shpenzimet mjekësore, vdekja dhe invaliditeti i përhershëm total.

    Deri në 7.5 milionë euro për një lojtar

    Kur plotësohen të gjitha kushtet, kompensimi mund të jetë i konsiderueshëm.

    FIFA mund të paguajë deri në 7.5 milionë euro për lojtar dhe për një incident të vetëm, ndërsa kompensimi ditor mund të arrijë në maksimum 20.548 euro, për një periudhë deri në 365 ditë.

    Llogaritja bazohet në pagën fikse të lojtarit, pra në shumën që klubi i paguan rregullisht futbollistit.

    Në këtë përllogaritje nuk përfshihen bonuset, shpërblimet, pagesat në varësi të numrit të ndeshjeve apo komponentë të tjerë variabël të kontratës.

    Një tjetër detaj i rëndësishëm është se 28 ditët e para të mungesës nuk kompensohen nga FIFA. Pagesa nis vetëm pas kësaj periudhe dhe vazhdon deri në rikthimin e lojtarit, përfundimin e kontratës ose maksimumi deri në 365 ditë.

    Një shembull konkret

    Nëse një futbollist ka një pagë fikse prej 5 milionë eurosh në vit, paga e tij ditore është rreth 13.700 euro.

    Në rast se ai lëndohet gjatë grumbullimit me kombëtaren dhe qëndron jashtë për 100 ditë, 28 ditët e para nuk mbulohen nga FIFA.

    Kështu, kompensimi do të llogaritej për 72 ditët e mbetura. Në këtë rast, rimbursimi teorik për klubin do të ishte rreth 986 mijë euro.

    Në këtë mënyrë, FIFA përpiqet të zbusë pasojat financiare për klubet që humbin shërbimet e lojtarëve të tyre për shkak të dëmtimeve të pësuara gjatë angazhimit me kombëtaret.

    Burimi: RTKLive

  • Bashkëpunimi ShBA-Shqipëri çon në kapjen e ‘dilerit’ ukrainas

    Bashkëpunimi ShBA-Shqipëri çon në kapjen e ‘dilerit’ ukrainas

    Bashkëpunimi ShBA-Shqipëri çon në kapjen e ‘dilerit’ ukrainas

    Një shtetas ukrainas i shpallur në kërkim nga autoritetet e Kievit është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, pas shkëmbimit të informacionit mes autoriteteve shqiptare dhe amerikane.

    Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada e ShBA-së në Tiranë, e cila njoftoi se bashkëpunimi në kohë reale ndërmjet institucioneve të zbatimit të ligjit ndihmoi në lokalizimin dhe ndalimin e shtetasit ukrainas Anatolii Streletskyi, transmeton Klankosova.tv.

    Sipas ambasadës, informacioni u shkëmbye me Njësinë e Hetimeve Penale Ndërkombëtare të Shërbimit të Sigurisë Diplomatike pranë Ambasadës së ShBA-së në Tiranë, pas së cilës Policia e Shtetit bëri të mundur arrestimin e tij.

    Streletskyi kërkohej nga autoritetet në Kiev nën dyshimin për trafikim të lëndëve narkotike në kuadër të një organizate kriminale.

    Ndërkohë, Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët ukrainas për nisjen e procedurave të ekstradimit të shtetasit ukrainas.

    Ambasada amerikane e ka cilësuar rastin si një shembull të bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër krimit transnacional.

    “Duke shkëmbyer informacion, duke mbështetur autoritetet e zbatimit të ligjit dhe duke punuar së bashku”, thekson Ambasada e ShBA-së, “forcohet lufta kundër krimit transnacional dhe siguria e komuniteteve tona”.

    Mund të jetë një imazh i teksti

  • Kompania franceze Sesterce planifikon ndërtimin e një qendre të madhe të të dhënave në Finlandë, investim që pritet të kalojë 10 miliardë euro

    Kompania franceze Sesterce planifikon ndërtimin e një qendre të madhe të të dhënave në Finlandë, investim që pritet të kalojë 10 miliardë euro

    Grupi francez i infrastrukturës së inteligjencës artificiale, Sesterce, ka njoftuar planin për ndërtimin e një qendre të madhe të të dhënave në Finlandë, me investim që pritet të kalojë 10 miliardë euro, ose rreth 11.2 miliardë dollarë.

    Projekti do të ndërtohet në qytetin Jämsä, në Finlandën qendrore, në territorin e një ish-fabrike letre që u mbyll në vitin 2021.

    Faza e parë e ndërtimit pritet të nisë në vitin 2026 dhe do të ketë kapacitet prej 200 megavatësh (MW).

    Në fazën e dytë, kapaciteti parashikohet të rritet në 600 MW.

    Sesterce ka bërë të ditur gjithashtu se tashmë ka siguruar një klient kryesor për projektin.

    Në planin afatgjatë, kompania synon të krijojë më shumë se 1 gigavat kapacitet për inteligjencën artificiale në Finlandë, duke përdorur edhe zona të tjera industriale ekzistuese. /Telegrafi/

  • Maqedonia mbi mesataren evropiane për përqindjen e popullsisë së aftë për punë

    Maqedonia mbi mesataren evropiane për përqindjen e popullsisë së aftë për punë

    Maqedonia e Veriut është mbi mesataren evropiane sa i përket përqindjes së popullsisë së aftë për punë.

    Në vendin tonë, 59,5% e popullsisë është e aftë për punë, pra nga 20 deri në 64 vjeç, ndërsa në Bashkimin Evropian, kjo kategori përbën 58,3% të popullsisë, tregojnë të dhënat e Eurostatit, përcjell “TV21”.

    Ndër tetë rajonet planore të Maqedonisë së Veriut, përqindja më e lartë e aftësisë për punë është në Rajonin e Pollogut, me 61,6%, ndërsa më e ulëta në Rajonin e Shkupit, me 58,3%.

    Në BE, përqindja e popullsisë së aftë për punë është më e lartë në 22 rajone të Gjermanisë, me 63,0%, si dhe në disa rajone të Danimarkës dhe në rajonet ishullore të Spanjës.

    Në të kundërt, në 189 rajone të BE-së, popullsia e aftë për punë përbën më pak se 55,0% të popullsisë së përgjithshme.

    Këto rajone janë kryesisht rurale dhe përfshijnë pjesën e brendshme të Portugalisë, zona të mëdha rurale të Francës, pjesën më të madhe të Gjermanisë Lindore, si dhe territore rurale në Bullgari, Greqi dhe vendet nordike.

  • Avari në gyp, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona të Pejës

    Avari në gyp, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona të Pejës

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” ka njoftuar për një avari të madhe në gypin DN 450, në rrugën “Bajram Kelmendi”, afër Urës së Re në Pejë.

    Si pasojë e avarisë, është ndërprerë përkohësisht furnizimi me ujë për konsumatorët e B.T. “Kapeshnica”, B.T. “Dardania I dhe II”, si dhe në rrugët “Bajram Kelmendi”, “Mbretëresha Teuta”, “Mbreti Zog”, “UÇK”, “Sali Çeku” dhe “Muharrem Mitrovica”.

    Ndërprerja ka përfshirë edhe disa rrugë dytësore në këtë zonë.

    Sipas “Hidrodrinit”, ekipet e terrenit ndodhen në lokacionin e avarisë dhe janë duke punuar për sanimin e defektit.

    “Furnizimi pritet të rikthehet në ora 15:00”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

    KRU “Hidrodrini” ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin dhe durimin gjatë kohës së intervenimit. /Telegrafi/

  • Portugezët kryen një anketë në lidhje me rikthimin e Ronaldos: Shumica dërrmuese mendojnë të njëjtën gjë

    Portugezët kryen një anketë në lidhje me rikthimin e Ronaldos: Shumica dërrmuese mendojnë të njëjtën gjë

    Cristiano Ronaldo lëshoi një deklaratë të gjatë të martën në lidhje me skandalin që ka tronditur ekipin kombëtar portugez. Kapiteni kërkoi falje që u largua nga kampi i ekipit kombëtar pa leje, por gjithashtu kritikoi ashpër trajnerin Jorge Jesus. Ai e akuzoi atë se e kishte shkelur fjalën e dhënë dy herë.

    Pas këtij informacioni të ri, gazeta sportive portugeze A Bola kreu një sondazh nëse Ronaldo, ikona dhe legjenda e ekipit kombëtar, mbajtësi i rekordit të saj për numrin e paraqitjeve (234) dhe golave (136), duhet të vazhdojë të veshë fanellën e ekipit kombëtar.

    Në një sondazh që mblodhi më shumë se 25,000 vota, përgjigjja është shkatërruese për Ronaldon.

    Qëndrimi i lexuesve është i qartë. Më shumë se 70 për qind e tyre besojnë se Ronaldo nuk kualifikohet më për t’u rikthyer në ekipin kombëtar dhe se ky është ndëshkimi i tij i vërtetë pas largimit nga ekipi gjatë Ligës së Kombeve.

    Çfarë i parapriu anketës?

    Kujtojmë, Ronaldo pretendoi se trajneri i Portugalisë, Jesus, e shkeli fjalën e dhënë dy herë. Incidenti i parë ndodhi në prag të ndeshjes së Portugalisë kundër Norvegjisë në Ligën e Kombeve, kur Ronaldo tha se trajneri i kishte thënë se do të luante për 30 minuta. Ronaldo u ngroh gjatë ndeshjes, por në fund nuk hyri në lojë.

    Kapiteni i Portugalisë tha më pas se ai dhe Jesus ranë dakord që trajneri do ta shpjegonte publikisht situatën në një konferencë për shtyp. Ronaldo pretendon se Jesus nuk e respektoi atë marrëveshje, pas së cilës vendosi të largohej nga kampi i ekipit kombëtar përpara ndeshjes kundër Danimarkës.

    Ronaldo u kërkoi falje shokëve të ekipit dhe tifozëve që u largua nga kampi, por tha se do të mbetej i disponueshëm për ekipin kombëtar pasi të kryente çdo ndalim të mundshëm të vendosur nga Federata Portugeze e Futbollit. Ai gjithashtu theksoi se ende dëshiron të garojë dhe të fitojë për vendin e tij. /Telegrafi/

  • Nënë e bijë denoncojnë dhunë në familje në Prishtinë – djali dyshohet se i sulmoi dhe i kërcënoi me vrasje

    Nënë e bijë denoncojnë dhunë në familje në Prishtinë – djali dyshohet se i sulmoi dhe i kërcënoi me vrasje

    Nënë e bijë denoncojnë dhunë në familje në Prishtinë – djali dyshohet se i sulmoi dhe i kërcënoi me vrasje

    Një rast i dhunës në familje është raportuar pak pas mesnate në rrugën “Malush Kosova” në Prishtinë, ku nënë e bijë kanë denoncuar se janë sulmuar fizikisht dhe kërcënuar me vrasje nga djali, respektivisht vëllai i tyre.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 00:20, Policia ka pranuar informatën për incidentin dhe njësia patrulluese ka dalë në vendin e ngjarjes.

    Sipas deklarimeve të A.S. dhe O.S., konflikti kishte nisur pas një mosmarrëveshjeje lidhur me zhurmën e muzikës, ndërsa L.S. dyshohet se më pas i ka sulmuar fizikisht dhe i ka kërcënuar se do t’i vriste.

    Të dyja janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë pranuar trajtim mjekësor dhe janë intervistuar lidhur me rastin.

    Edhe i dyshuari është shoqëruar në stacion dhe ka marrë trajtim mjekësor. Sipas të dhënave të rastit, ai ka qenë në gjendje të dehur, prandaj intervistimi i tij ka mbetur të zhvillohet gjatë kohës së ndalimit.

    Me vendim të Prokurorit të Shtetit, L.S. është ndaluar për 48 orë.

    Rasti po trajtohet për “Lëndim të lehtë trupor”, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Nënë e bijë denoncojnë dhunë në familje në Prishtinë – djali dyshohet se i sulmoi dhe i kërcënoi me vrasje appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Ekskluzive | Identifikohet i dyshuari për tentim-vrasjen në Vushtrri – ky është i arrestuari

    Ekskluzive | Identifikohet i dyshuari për tentim-vrasjen në Vushtrri – ky është i arrestuari

    Ekskluzive | Identifikohet i dyshuari për tentim-vrasjen në Vushtrri – ky është i arrestuari

    Pas disa ditësh hetime, Policia ka identifikuar dhe ndaluar një person të dyshuar lidhur me rastin e rëndë të 30 shtatorit në Vushtrri, ku një 27-vjeçar ishte rrahur brutalisht dhe në vendin e ngjarjes ishin gjetur edhe gëzhoja armësh.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për Naim Maxhunin, i cili është identifikuar nga Sektori Rajonal i Hetimeve pas veprimeve intensive hetimore.

    Incidenti kishte ndodhur rreth orës 00:45, në rrugën “Xhavit Mulaku”, afër “Urës së Hekurit” në Vushtrri, ku ishte gjetur i lënduar rëndë Luan Lokaj.

    Sipas deklarimit të viktimës, ai ishte sulmuar nga disa persona të panjohur me mjete të forta, ndërsa njëri prej tyre kishte shtënë disa herë me armë në ajër.

    Viktima kishte pësuar lëndime në kokë, frakturë në hundë dhe fraktura në gishta të të dy duarve, ndërsa pas trajtimit fillestar në Vushtrri ishte dërguar për trajtim të mëtejmë në QKUK.

    Në vendin e ngjarjes ishte gjetur edhe një VW Caddy i dëmtuar pasi kishte goditur një shtyllë të ndriçimit publik. Po ashtu, janë gjetur dhe sekuestruar katër gëzhoja, një karikator me pesë fishekë dhe një fishek tjetër brenda automjetit.

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, më 7 tetor hetuesit e kanë ftuar Naim Maxhunin të paraqitet në Polici, ndërsa ai është lajmëruar po atë ditë dhe është intervistuar në prani të avokatit.

    Ai është intervistuar nën dyshimin për veprën penale “Vrasje në tentativë në bashkëkryerje”.

    Pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit, Maxhuni është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet për identifikimin dhe rolin e personave të tjerë të dyshuar po vazhdojnë.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Ekskluzive | Identifikohet i dyshuari për tentim-vrasjen në Vushtrri – ky është i arrestuari appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Hargreaves:Kapitulli i radhës i lidhjes Kosovë-Britani të fokusohet në investime

    Hargreaves:Kapitulli i radhës i lidhjes Kosovë-Britani të fokusohet në investime

    Duke folur në Forumin e Biznesit të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë 2026, Hargreaves ka përgëzuar Kosovën për zgjedhjen e presidentes së re, Justina Shiroka-Pula.

    “Urime për zgjedhjen e presidentes së re. Është një mundësi shumë e mirë për një fillim të ri, për një zonë të re në zhvillimin e Kosovës, e ndërlidhur edhe më shumë në terma ekonomikë, në politikë dhe në siguri, me fqinjët tuaj evropianë dhe me institucionet euro-atlantike”, ka thënë Hargreaves.

    Ai ka theksuar se lidhjet mes dy vendeve nuk duhet të kufizohen vetëm në siguri, politikë dhe diplomaci, por duhet të shtrihet edhe në ekonomi dhe investime.

    “Besoj që kapitulli i radhës i ndërlidhjes kosovaro-britanike duhet të jetë i fokusuar në investime, në inovacion, në biznese dhe në përparësi të përbashkëta për të dy popujt”, ka deklaruar ambasadori britanik.

    Hargreaves ka vlerësuar potencialin e diasporës kosovare në Britani, duke thënë se ajo mund të luajë rol të rëndësishëm në lidhjen e Kosovës me tregjet globale.

    Sipas tij, Kosova ka një popullsi të re, me aftësi dhe energji për ndërmarrësi, ndërsa kompanitë vendore po dëshmojnë se mund të konkurrojnë në tregjet ndërkombëtare.

    Ambasadori britanik ka përmendur veçanërisht sektorin e teknologjisë, sigurinë kibernetike dhe inteligjencën artificiale si fusha me potencial të madh për bashkëpunim.

    Hargreaves ka theksuar gjithashtu mundësitë për bashkëpunim në energjinë e ripërtëritshme, infrastrukturë, turizëm dhe shërbime financiare.

    Ai ka përmendur edhe Lojërat Mesdhetare 2030, duke thënë se organizimi i një ngjarjeje të tillë krijon mundësi jo vetëm në sport, por edhe në infrastrukturë, sisteme digjitale, transport dhe zhvillim ekonomik.

    “Ka një hapësirë shumë të madhe për partneritet përtej teknologjisë: energji të ripërtëritshme, infrastrukturë, turizëm”, ka deklaruar Hargreaves.

    Burimi: RTKLive

  • Kremlini: Nuk është caktuar ende data për telefonatën Putin-Trump

    Kremlini: Nuk është caktuar ende data për telefonatën Putin-Trump

    Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha sot se ende nuk është arritur një marrëveshje për zhvillimin e telefonatës dhe se nuk dihet se kur do të zhvillohet.

    Më herët, Trump deklaroi se telefonata ishte planifikuar dhe se do të zhvillohej shumë shpejt.

    Sipas Kremlinit, dy presidentët kanë zhvilluar pesë biseda telefonike që nga fillimi i këtij viti, ndërsa telefonata e fundit u zhvillua më 8 shtator.

    Kremlini tha se një telefonatë e re mund të organizohej shpejt, nëse njëri prej tyre do ta propozonte zyrtarisht.

    Shkencëtarja 28-vjeçare, e cila punonte në një institut kërkimor për murtajën, vdiq të premten në një spital në qytetin siberian Shelekhov, pranë Irkutskut.

    Ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi sëmundjen e saj, ndërsa autoritetet ruse kanë mohuar raportet se ajo ishte sëmurë pas incidentit në laborator.

    Autoritetet ruse të shëndetit publik kanë deklaruar vetëm se vdekja e saj nuk ishte shkaktuar nga bakteria e murtajës dhe e kanë përcaktuar shkakun e vdekjes si “pneumoni me origjinë të panjohur”, një infeksion të mushkërive, shkaku i saktë i të cilit nuk është përcaktuar.

    Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) i ka kërkuar Rusisë informacion lidhur me një tjetër vdekje të mundshme nga pneumonia në Irkutsk.

    Nëse do të konfirmohej se sëmundja ishte murtajë pneumonike, bëhet fjalë për një formë të rëndë të murtajës, e shkaktuar nga bakteri “Yersinia pestis”.

    Kjo sëmundje mund të zhvillohet kur infeksioni përhapet në mushkëri dhe mund të trajtohet me antibiotikë, nëse zbulohet dhe trajtohet në fazat e hershme.

    Burimi: RTKLive