Category: Lajme

  • Dalin 63 minatorët e bllokuar, Sadiku: Të gjithë janë mirë me shëndet

    Dalin 63 minatorët e bllokuar, Sadiku: Të gjithë janë mirë me shëndet

    Të gjithë minatorët që kanë mbetur mbrëmë të bllokuar kanë dalë dhe janë mirë me shëndet.

    Lajmin për Telegrafin e konfirmoi drejtori i Trepçës, Shyqyri Sadiku.

    “Po, të gjithë minatorët e bllokuar kanë dalë dhe janë mirë me shëndet”, tha Sadiku për Telegrafin.

    63 minatorë të Trepçës kishin mbetur të ngujuar të mërkurën mbrëma.

    Minatorët kishin mbetur të ngujuar në horizontet e minierës në Stantërg, pas një defekti në sistemin e energjisë elektrike.

    Defekti kishte ndodhur rreth orës 19:30, si pasojë e djegies së linjave të tensionit të lartë dhe një defekti në trafostacionin e tunelit të parë.

    Një pjesë e minatorëve kishin nisur të dalin përmes daljeve alternative. /Telegrafi/

  • Lojtarët e Beninit ikën duarbosh dhe pa foto apo fanella pas lamtumirës së Messit me Argjentinën

    Lojtarët e Beninit ikën duarbosh dhe pa foto apo fanella pas lamtumirës së Messit me Argjentinën

    Ndeshja e lamtumirës së Lionel Messit me ekipin kombëtar të Argjentinës përfundoi me një fitore 3-0 ndaj Beninit në stadiumin Monumental, por sfondi organizativ shkaktoi një skandal ndërkombëtar për shkak të kushteve të tmerrshme dhe trajtimit kufizues të raportuar nga skuadra afrikane.

    Sipas zbulimeve të gazetarit Romain Molina, delegacioni i Beninit u largua nga ngjarja pa marrë asnjë pagesë për bonuse ose pa marrë ndonjë pjesë të të ardhurave milionëshe të gjeneruara nga shitja e biletave dhe transmetimi i shfaqjes.

    Po kështu, Molina deklaroi se rreptësia ndaj lojtarëve të Beninit shkoi përtej aspektit financiar, pasi organizata ua ndaloi atyre të hynin në dhomën e zhveshjes së ekipit kombëtar të Argjentinës, të bënin foto me yjet Albiceleste ose të kryenin shkëmbimin tradicional të fanellave në fund të ndeshjes.

    Kjo seri kufizimesh dhe mungesa e marrëveshjeve tregtare shkaktuan shqetësim dhe zemërim të thellë brenda delegacionit të Beninit për kushtet në të cilat u trajtuan gjatë gjithë qëndrimit të tyre.

    Ndryshe, Messi u pensionua me një gol dhe dy asistime ndaj Beninit, teksa fjalët e tij në përfundim të ndeshjes emocionuar të gjithë të pranishmit duke shkaktuar edhe lot në mesin e tifozëve dhe lojtarëve. /Telegrafi/

  • Si të zëvendësohen një miliard euro importe? Ahmeti: Plani prezantohet në “Future of Business”

    Si të zëvendësohen një miliard euro importe? Ahmeti: Plani prezantohet në “Future of Business”

    Plani i veprimit për “Agjendën 1 miliard”, që synon zëvendësimin e një miliard eurove importe me prodhim vendor deri në vitin 2030, do të prezantohet në konferencën “Future of Business 2026”, në nëntor të këtij viti.

    Kështu ka bërë të ditur Shpend Ahmeti, bashkëthemelues i Data4X, gjatë bisedës në “Përballje Podcast” me kryredaktorin e Telegrafit, Muhanet Hajrullahu.

    Ai ka theksuar se realizimi i këtij objektivi kërkon bashkëpunim mes bizneseve dhe institucioneve të Kosovës.

    “Na duhet t’i kemi në tavolinë edhe institucionet, sepse nuk është një agjendë që mund të shtyhet vetëm prej sektorit privat”, ka deklaruar Ahmeti, shkruan Telegrafi.

    Sipas tij, në këtë proces duhet të përfshihen sektorë të ndryshëm, për të kontribuar në ndërtimin dhe zbatimin e planit.

    “Duhet i gjithë sektori privat, por edhe institucionet dhe të gjithë sektorët të kontribuojnë në agjendën e një miliardi”, ka thënë ai.

    Ahmeti ka shpjeguar se aktualisht po punohet për përcaktimin e hapave konkretë që do të çonin drejt arritjes së objektivit.

    “Ne jemi duke ndërtuar një plan veprimi, që të kemi hapa konkretë se si arrijmë deri te një miliardësh”, ka theksuar ai.

    – YouTube www.youtube.com

    Ai ka sqaruar se objektivi është zëvendësimi i importeve në vlerën e një miliard eurove deri më 2030, ndërsa rruga për realizimin e tij po ndërtohet bashkërisht me bizneset dhe institucionet.

    “Një miliard euro është objektivi. Qëllimi është viti 2030, ndërsa rrugën jemi duke e ndërtuar tash së bashku me bizneset dhe institucionet”, ka deklaruar Ahmeti.

    Sipas tij, plani do të prezantohet në konferencën “Future of Business 2026”, duke e konkretizuar diskutimin për potencialin e prodhimit vendor dhe angazhimin e nevojshëm për ta shfrytëzuar atë. /Telegrafi/.

  • Mbyllet për qarkullim rruga “Skënder Mulaku” në Komoran 3

    Mbyllet për qarkullim rruga “Skënder Mulaku” në Komoran 3

    Komuna e Drenasit ka njoftuar qytetarët se, për shkak të punimeve për rregullimin e rrugës “Skënder Mulaku” në Komoran 3, kjo rrugë do të jetë e mbyllur për qarkullim gjatë ditës së nesërme.

    Sipas njoftimit të komunës, mbyllja do të bëhet nga ora 09:00 deri në 17:00, gjatë kohës sa do të zhvillohen punimet.

    Për të shmangur pengesat në komunikacion, qytetarët dhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik janë bërë thirrje që gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë rrugët alternative.

    Komuna e Drenasit ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve dhe ka falënderuar ata për bashkëpunimin. /Telegrafi/


  • Sulmet vdekjeprurëse me dronë ngrenë pikëpyetje mbi mbrojtjen e Evropës në Detin e Zi

    Sulmet vdekjeprurëse me dronë ngrenë pikëpyetje mbi mbrojtjen e Evropës në Detin e Zi

    Sulmet e fundit me dronë ndaj anijeve tregtare në Detin e Zi kanë nxjerrë në pah dobësitë e mbrojtjes evropiane në një prej zonave më të ndjeshme të kontinentit.

    Brenda pak ditësh, dronët kanë dëmtuar dhe fundosur anije tregtare, kanë shkaktuar zjarre dhe kanë marrë jetë njerëzish pranë brigjeve të Rumanisë dhe Bullgarisë.

    Incidentet kanë rikthyer pyetjen se sa e aftë është Bashkimi Evropian për të mbrojtur trafikun detar dhe infrastrukturën kritike në rajon, transmeton Telegrafi.

    Të martën, një anije tregtare u fundos rreth 130 kilometra larg bregdetit bullgar pas një sulmi me dronë, ndërsa një tjetër u dëmtua.

    Kryeministri bullgar Rumen Radev e cilësoi sulmin “absolutisht të papranueshëm”, por nuk fajësoi një palë specifike, pasi hetimet janë ende në zhvillim.

    Një ditë më herët, një anije tregtare në pronësi turke, e cila transportonte drithë ukrainas, u përfshi nga zjarri dhe më pas u fundos në ujërat ekonomike të Rumanisë.

    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se anija ishte goditur nga dronë rusë. Dy persona në bord humbën jetën, ndërsa pjesëtarë të tjerë të ekuipazhit u shpëtuan.

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i dënoi incidentet, duke deklaruar se sulmet ndaj anijeve civile janë të papranueshme dhe se situata në Detin e Zi është gjithnjë e më shqetësuese.

    Sulmet kanë rikthyer vëmendjen te strategjia e BE-së për sigurinë në Detin e Zi, e prezantuar në maj të vitit 2025.

    Strategjia synon forcimin e sigurisë dhe qëndrueshmërisë së rajonit, mbrojtjen e infrastrukturës kritike, përfshirë kabllot nënujore dhe instalimet në det, si dhe përmirësimin e monitorimit të kërcënimeve.

    Një prej projekteve kryesore është krijimi i Qendrës së Sigurisë Detare të Detit të Zi, e cila po zhvillohet bashkërisht nga Rumania dhe Bullgaria me mbështetjen e BE-së.

    Qendra synon të bashkojë të dhëna nga sisteme të ndryshme të mbikëqyrjes, të përmirësojë ndërgjegjësimin për situatën detare, të mbrojë infrastrukturën kritike dhe të ndihmojë në identifikimin e kërcënimeve hibride.

    Ajo pritet të ketë lidhje edhe me rrjetet evropiane të informacionit dhe me partnerë rajonalë si Turqia, Ukraina dhe Moldavia.

    Sipas Komisionit Evropian, 65 projekte me vlerë rreth 200 milionë euro janë nisur në rajon si pjesë e zbatimit të strategjisë.

    Pas sulmeve të fundit, Rumania dhe Bullgaria kanë kërkuar gjithashtu imazhe satelitore për të përmirësuar monitorimin e situatës. Agjencia Evropiane e Sigurisë Detare ka ofruar mbështetje për të dyja vendet.

    Qendra e re do të ketë pika kryesore në portet e Konstancës në Rumani dhe Varnës në Bullgari, duke synuar koordinim më të mirë të të dhënave dhe reagimit ndaj kërcënimeve.

    Megjithatë, një raport i fundit evropian mbi gatishmërinë në fushën e mbrojtjes nxjerr në pah boshllëqe të konsiderueshme në kapacitetet detare të vendeve anëtare.

    Edhe pse qeveritë e BE-së planifikojnë të investojnë rreth 98.9 miliardë euro gjatë periudhës 2024-2029 në kapacitete detare, mungesat vazhdojnë të prekin një sërë operacionesh të rëndësishme.

    Raporti vëren veçanërisht mungesa në municionet dhe rezervat e raketave detare, mbrojtjen e integruar ajrore dhe kundër raketave të anijeve, kapacitetet e goditjeve në distanca të gjata dhe mbrojtjen e infrastrukturës në shtratin e detit.

    Për përmirësimin e situatës, dokumenti rekomandon forcimin e monitorimit të hapësirës detare, balancimin e investimeve mes platformave të mëdha luftarake dhe kapaciteteve të goditjes detare, si dhe investime në sisteme mbështetëse, përfshirë mbrojtjen e infrastrukturës nënujore.

    Mihai Sebastian Chihaia, ekspert i sigurisë detare në European Policy Centre, tha se Deti i Zi ka marrë shumë pak vëmendje në debatin më të gjerë evropian për mbrojtjen.

    Sipas tij, Evropa ka strategji dhe plane të shumta, por problemi kryesor mbetet mungesa e kapaciteteve konkrete.

    “Për ta siguruar realisht Detin e Zi, ju duhen kapacitete”, tha Chihaia, duke përmendur nevojën për operacione të mbledhjes së informacionit, sensorë, radarë dhe sisteme të tjera të mbikëqyrjes.

    Ai argumentoi gjithashtu se NATO-ja, si shtylla kryesore e mbrojtjes kolektive evropiane, mund të zhvillojë një strategji të posaçme për Detin e Zi. Megjithatë, pavarësisht diskutimeve prej vitesh, një arkitekturë e tillë gjithëpërfshirëse ende nuk është krijuar.

    Rumania, Bullgaria dhe Turqia kanë theksuar pas incidenteve të fundit se po koordinojnë përpjekjet për forcimin e sigurisë në rajon.

    Sipas ekspertëve, sfida nuk lidhet vetëm me mbrojtjen e anijeve. Ajo përfshin gjithashtu sigurinë e porteve, rrugëve tregtare, kabllove nënujore, instalimeve energjetike dhe infrastrukturës tjetër kritike.

    Strategjia e BE-së parashikon pikërisht monitorimin e këtyre aseteve përmes sensorëve nënujorë, mjeteve pa ekuipazh, dronëve të mbikëqyrjes dhe vëzhgimit satelitor.

    Chihaia tha se Komisioni Evropian mund të luajë rol në orientimin dhe financimin e përpjekjeve të vendeve anëtare, përfshirë përmes programit të kredive të mbrojtjes SAFE.

    Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Thomas Regnier, tha se Rumania dhe Bullgaria kanë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e krahut lindor të Evropës dhe se të dyja vendet po marrin së bashku rreth 20 miliardë euro përmes SAFE.

    Sulmet e fundit, ndërkohë, kanë treguar se sfida për Evropën nuk është më vetëm një kërcënim teorik. Anijet civile po goditen në ujërat pranë vendeve anëtare të BE-së dhe NATO-s, duke rritur presionin ndaj Brukselit për ta kthyer strategjinë e sigurisë së Detit të Zi në kapacitete konkrete mbrojtëse. /Telegrafi/

  • Dënimi i çlirimtarëve, Haradinaj: Tendencë ishte njollosja e qëllimit për Pavarësi (VIDEO)

    Dënimi i çlirimtarëve, Haradinaj: Tendencë ishte njollosja e qëllimit për Pavarësi (VIDEO)

    Dënimi i çlirimtarëve, Haradinaj: Tendencë ishte njollosja e qëllimit për Pavarësi (VIDEO)

    Opinionistja Meliza Haradinaj ka komentuar mbrëmë në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova verdiktin e ish-krerëve të UÇK-së dhe mënyrën se si, sipas saj, është trajtuar çështja e luftës dhe pavarësisë së Kosovës në procesin gjyqësor në Hagë.

    Haradinaj e ka cilësuar vendimin si tejet të ashpër, duke thënë se një verdikt i tillë, sipas saj, krijon përshtypjen sikur të ishte dhënë nga një gjykatë serbe, transmeton Klankosova.tv.

    “Verdikti është sikur të ishte Gjykatë e Serbisë. Pra më mirë, nëse ky verdikt është dhënë kaq i ashpër, kaq drakonik, më mirë do të ishte të dënoheshim nga UN-i, sesa nga ne në emër të popullit”, tha Haradinaj.

    Ajo ka ngritur shqetësime edhe lidhur me mënyrën se si, sipas saj, është trajtuar qëllimi për pavarësinë e Kosovës në kuadër të arsyetimit të aktakuzave dhe vendimeve.

    “Tendenca ishte të njolloset edhe qëllimi për Pavarësi, pra ‘Ndërmarrja e Përbashkët Kriminale’ duke përdorur qëllimin për pavarësi të fitonin pushtet politik. Kjo është problematike, kjo do ta dëmtojë narrativën diplomatike në të ardhmen”, deklaroi ajo.

  • Rivalë në fushë, respekt jashtë saj: Mesazhi i Cristiano Ronaldos për Messin

    Rivalë në fushë, respekt jashtë saj: Mesazhi i Cristiano Ronaldos për Messin

    Rivalë në fushë, respekt jashtë saj: Mesazhi i Cristiano Ronaldos për Messin

    Lionel Messi ka dhënë një mesazh emocional pas ndeshjes së tij të fundit me fanellën e Argjentinës, ndërsa konfirmoi se është i bindur për vendimin që ka marrë.

    “Dje ishte ndeshja ime e fundit dhe tashmë më mungon të vesh celeste y blanca. E di se po marr vendimin e duhur. Ka qenë një rrugëtim i jashtëzakonshëm, i mbushur me gëzime, por edhe me disa trishtime. Megjithatë, e kam të qartë se çdo hap ia ka vlejtur”, shkroi Messi në Instagram, transmeton Klankosova.tv.

    Ylli argjentinas pranoi se ka ende shumë për të thënë dhe se emocionet e tij janë të pamundura për t’u përmbledhur në vetëm disa fjalë apo në një postim.

    Messi veçanërisht falënderoi familjen e tij, e cila, sipas tij, ka qenë gjithmonë pranë tij, sidomos në momentet më të vështira.

    “Ky udhëtim do të kishte qenë i pamundur pa familjen time, e cila ka qenë gjithmonë në krahun tim dhe më ka mbështetur, veçanërisht në momentet e vështira, kur kisha më shumë nevojë”, u shpreh ai.

    Ish-kapiteni i Argjentinës nuk harroi as miqtë, shokët e skuadrës, trajnerët dhe të gjithë anëtarët e stafit teknik me të cilët ka ndarë këtë rrugëtim.

    Në mesazhin e tij, Messi përmendi edhe Diego Maradonën, të cilin e cilësoi si një figurë që e vendosi Argjentinën aty ku e meritonte.

    “Dhe nuk dua të harroj Diegon, i cili e vendosi vendin tonë aty ku e meritonte dhe që, siç them gjithmonë, e di se na ndihmoi, duke qenë këtu me ne, por edhe nga qielli, në çdo hap që hodhëm”, shkroi Messi.

    Ai falënderoi gjithashtu klubet ku ka luajtur, për respektin dhe për mundësinë që i kanë dhënë për t’iu bashkuar kombëtares sa herë që ishte koha për të veshur fanellën e Argjentinës.

    Messi ia atribuon një pjesë të këtij rrugëtimi edhe besimit të tij te Zoti.

    “Dhe, sigurisht, faleminderit Zotit. Pa udhëzimin dhe vullnetin e Tij, as nuk do të ëndërronim të kishim arritur deri këtu.”

    Messi e mbylli mesazhin me fjalë mirënjohjeje për të gjithë ata që e kanë shoqëruar gjatë këtij kapitulli të jashtëzakonshëm të karrierës së tij.

    “Jam mirënjohës. Ju dua shumë, do t’ju marr malli dhe gjithmonë do t’ju falënderoj që keni qenë pranë nesh, pranë meje”.

    Postimi emocional i Messit ka marrë mijëra reagime nga futbollistë dhe tifozë, por një prej komenteve më të veçanta ishte ai i Cristiano Ronaldos.

    Ronaldo i la një mesazh rivalit të tij të përjetshëm në futboll, duke vlerësuar karrierën dhe kontributin e Messit me kombëtaren argjentinase.

    “Leo, kaq shumë vite duke mbrojtur vendin tënd dhe një histori që do të zgjasë përgjithmonë. I gjithë respekti im për atë që ke arritur me Argjentinën. Një përqafim”, shkroi Ronaldo, transmeton Klankosova.tv.

    Komenti i yllit portugez mori menjëherë miliona pëlqime dhe u kthye në një nga reagimet më të komentuara në postimin e Messit.

  • Qytetarët mirëpresin zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës presidente të Kosovës

    Qytetarët mirëpresin zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës presidente të Kosovës

    Qytetarët e kanë mirëpritur zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në pozitën e presidentes së Kosovës, duke e vlerësuar përfundimin e bllokadës politike dhe zgjedhjen e presidentes si një zhvillim të rëndësishëm për vendin. Ata kanë thënë se Kosova tash duhet të fokusohet në të ardhmen dhe në funksionimin e institucioneve.

    Doktori Ali Hajra në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se më në fund është bërë ajo që, sipas tij, është dashur të bëhej shumë më herët.

    “Kështu, realisht mundohem shumë objektivisht me vlerësu. E kam përcjellë pra deri sa ka mbaruar. Më në fund u bë ajo që është dashur me u bë shumë më kohë, dhe mos me mbajtë këtë farë tensioni në të gjithë popullatën. Që po bëhet, tek po bëhet, do të bëhet, s’do të bëhet, e qëllimi është ky, qëllimi është ky, do ta bëjë këtë, do ta bëjë këtë. Dhe më në fund u bë ajo që mendoj që u bë në mënyrë shumë të mirë, që bash nuk e kam pritë fare, që do me thënë kështu bash realisht, më ka qysh me thënë, më ka pëlqyer shumë qëndrimi konstant i kryetarit të PDK-së, Bedri Hamzës. I cili, gjithëherë sa doli para kamerave, e foli të njëjtën, që qeshtu është qëllimi ynë, drejtimi ynë që e kjo, nuk ka kushtëzime, po qeshtu duhet. Dhe gjithëherë eskivuan, jo këtë, jo këtë, vetëm brenda ditës të fundit, të djeshme, tri herë me kandidatë dolën Qeveria, në vërtetë partia në pushtet. Dhe më në fund, më habiti shumë një diçka që, me thënë, populli mund të mendojë se është kurdisë diçka për me u bë qeshtu. Shumë e pabesueshme kjo, por me të vërtetë më pëlqeu dhe mendoj se është bërë mirë shumë”, tha Hajra për EO.

    Hajra ka vlerësuar edhe punën e qytetarëve që protestuan, duke thënë se ata u shpërndanë në mënyrë të qetë dhe dinjitoze pas lajmit për zgjedhjen e presidentes.

    “Dhe veçanërisht e vlerësoj punën e këtyre djemve që u qoftë çdo gjë e mirë në shpirtin e tyre e në zemrën e tyre, që qëndruan kaq mirë, që sa ditë, tërë ditën e tërë natën të ndenjur në këmbë, në rrethana çfarë ishin, por pa bërë më të voglin eksces. Nuk bënë probleme, pritën shumë mirë, dhe në momentin e fundit kur u mor lajmi se u kry puna, ata u shpërndanë në mënyrë shumë të qetë, në mënyrë shumë dinjitoze, në mënyrë shumë të civilizuar, dhe askush nuk ka të drejtë të ankohet tash. Tash është shumë e rëndësishme, pikërisht ky moment, qysh kam menduar menjëherë pas luftës, se shqiptarët e Kosovës duhet t’i qelin sytë shumë dhe përpara të kqyrin përparësinë të ardhmen ashtu si duhet dhe me punuar në atë drejtim. Por tash, hera e dytë është kjo, për mendimin tim, që duhet me të vërtetë me menduar mirë, realisht, për të mirën e Kosovës, gjithkush në vendin e vet, në pozitën e vet, në kuadrin e mundësive të veta, të japë atë çka mundet me dhënë, e jo unë të pres ‘do të bëjë shteti, çfarë do të bëjë ky, pse s’më bën ky’. Unë çfarë po bëj më parë, nisem unë nga ajo se unë çfarë po a po bëj diçka çfarë duhet a po jo. Prandaj mendimi im është se u kry puna mirë”, tha Hajra.

    Ai e ka vlerësuar lart edhe figurën e presidentes së re.

    “Për figurën, figura e presidentes për mua është superlative. Një femër me të gjitha anët pozitive. E arsimuar, me përvojë, në shumë pozita ka qenë, e dëshmuar, edhe besoj që ashtu do ta vazhdojë edhe rolin e presidentes, dhe kjo do të jetë një presidente e Kosovës që me të vërtetë të gjithë duhet ta respektojnë, edhe ajo të jetë simboli i unifikimit. Mendoj kështu,” tha Hajra.

    Hesat Tërshani ka thënë se zgjedhja e presidentes është një punë e mirë për qytetarët e Kosovës.

    “Ne e zgjedhim që është një punë e mirë për qytetarët, sidomos për këta të UÇK-së që ka pritur deri kur erdhi momenti i fundit, sekondat e fundit, apet vonë nuk është kurrë. Kjo është një një rrugë që ka batica e zbatica, por tash duhet t’i përgjigjemi këtyre kërkesave të qytetarëve, se që dy vjet mos me mundur me u marrë vesh për një president, kjo është shumë e vështirë për për qytetarët e Kosovës”, tha ai.

    Për figurën e Justina Shiroka Pulës, Tërshani u shpreh se ajo duhet të ketë respekt se është akademike.

    “Ajo ka respektin tim maksimal. Ajo ka qenë tash s’po bën me thënë, mendoj, ka qenë edhe në PDK, por është edhe akademike. Ajo edhe me pas lypë me konkurs, s’kishim mundur me gjetë kaq presidente që është e vetëdijshme për atë post që momentin e fundit. Po unë kisha menduar që nuk ka dashur momentin e fundit me kjo është dashur edhe përpara, para dy vjete, mos me shkuar në tërë zgjedhjet, se ajo është e tërë Kosovës. Kontributi i saj dihet, nuk ka gjithmonë ka lavdata për këtë dhe besoj që edhe veç ata që nuk na duan të mirën, ata nuk janë gëzuar mbrëmë. Se dje kemi qenë bashkë, dje isha edhe në protesta, po edhe më herët kam qenë në protesta, e mbrëmë edhe me na pas qitë gazin, kemi qenë të gëzuar se bëri diçka ‘bum’ për këtë 21 ditë a dy a sa janë. Ne kemi ardhur prej Gjermanisë, tash nuk po thosha që ekstra, po qashtu u bë puna se e pamë mes televizionit që po bashkohen, tash thashë le të shkojmë ta bëjmë një argat”, tha ai.

    Ndërkaq, Adem Mramori, ka thënë se zgjedhja e presidentes mund t’i hapë rrugë përparimit të Kosovës.

    “Mirë u bë pra, shumë mirë u bë që e zgjodhën. Dhe kjo bllokadë boll boll ka vazhduar që ka shkuar. Jemi të kënaqur që u zgjodh presidentja, sepse pa marrë parasysh, po ndoshta ecën përpara Kosova. Se shumë gjëra kanë mbetur kanë mbetur qysh me thënë, peng peng i shtetit pa pa udhëheqësi. E mirë bënë pra, shumë. Jemi të kënaqur. Na do të na vijë mirë që këtu e tutje të kemi çfarë me bërë mirë, shteti ynë të ecë përpara”, tha Mramori.

    Mramori tha se presidentja e tashme e Kosovës sipas tij ka aftësi për udhëheqje.

    “Po sigurisht ka aftësi, sigurisht është qysh flasin për të. U e njoh më tepër si figurë, e kam parë gjithkund, domethënë udhëheqëse politike ka qenë edhe ajo, edhe më herët. Por sigurisht mirë, mirë ka me qenë”, tha Mramori për EO.

    Burimi: Dukagjini

  • Koreja e Jugut kërcënon me veprime ligjore nëse dërgesat e karburantit në Rusi zbulohen se kanë shkelur ligjin

    Koreja e Jugut kërcënon me veprime ligjore nëse dërgesat e karburantit në Rusi zbulohen se kanë shkelur ligjin

    Koreja e Jugut kërcënon me veprime ligjore nëse dërgesat e karburantit në Rusi zbulohen se kanë shkelur ligjin

    Koreja e Jugut do të ndërmarrë veprime ligjore nëse zbulon se dërgesat e karburantit nga portet e saj në Rusi kanë shkelur ligjin e brendshëm, tha qeveria, duke iu përgjigjur një raporti të Guardian mbi tregtinë .

    Qeveria, në një deklaratë të lëshuar nga ministritë e jashtme dhe të tregtisë dhe shërbimi doganor, tha se po “kontrollonte informacione shtesë në lidhje me rastet e ngarkesave të raportuara nga Guardian” dhe “nëse verifikimi vërteton se ligjet dhe rregulloret tona janë shkelur, ajo planifikon të veprojë në përputhje me ligjin”.

    Analiza e Guardian e të dhënave të porteve dhe të dhënave të gjurmimit të anijeve zbuloi se në korrik dhe gusht mbi 176,000 ton karburant, kryesisht naftë, u ngarkuan në disa porte të Koresë së Jugut në shtatë cisterna që bënë 14 udhëtime në Lindjen e Largët të Rusisë, shkruan The Guardian.

    Tre nga anijet cisternë ishin nën sanksione të Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së. Njëra prej tyre mori rreth 26,000 ton përmes një transferimi nga një anije në tjetrën në një vend ankorimi pranë portit jugor të Yeosu-së, transmeton Sinjali.

    Isaac Levi, një analist në Qendrën për Kërkime mbi Energjinë dhe Ajrin e Pastër (CREA), një organizatë finlandeze, tha se tregtia “minon regjimin e sanksioneve dhe mbështetjen e Koresë së Jugut për Ukrainën”.

    Kapaciteti i Rusisë për të rafinuar naftë është dëmtuar rëndë nga sulmet me dronë ukrainasë. Prodhimi i rafinerisë së saj ra në qershor në nivelin më të ulët në më shumë se 20 vjet, dhe prodhimi i naftës ka rënë me gati 30% krahasuar me vitin e kaluar, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë.

    Deklarata e së enjtes nga Seuli tha se produktet e rafinuara të naftës të përfshira nuk mbuloheshin nga kontrollet e eksportit të Koresë së Jugut ndaj Rusisë , të cilat zbatohen kryesisht për makineritë industriale, elektronikën dhe automjetet.

    “Siç raportohet nga Guardian, ngarkimi i produkteve të rafinuara të naftës në portet tona nuk përbën shkelje të ligjit tonë të brendshëm”, tha ajo.

    Qeveria tha se nëse karburant me origjinë nga Koreja e Jugut, siç është nafta, ishte eksportuar “nuk është konfirmuar”, duke shtuar se asnjë naftë, karburant aviacioni apo benzinë ​​motorike nuk ishte “eksportuar” nga Koreja e Jugut në Rusi nëpërmjet zhdoganimit.

    Është e paqartë se kush e zotëronte ose e shiti karburantin, të cilin të dhënat e portit të Koresë së Jugut nuk e tregojnë publikisht.

    Qeveria paralajmëroi gjithashtu se “vetëm fakti që një anije nuk vazhdoi drejtpërdrejti drejt vendit të destinacionit përfundimtar të deklaruar në deklaratën e saj, por në vend të kësaj u zhvendos në një vend tjetër, e bën të vështirë të konkludohet se ekziston dyshimi për deklarim të rremë të destinacionit”.

    Tha se do të shqyrtonte rrugët aktuale të cisternave, çdo devijim nga destinacionet e tyre të deklaruara dhe arsyet për to, përpara se të gjykonte nëse ligji ishte shkelur.

    Tre tankerët e sanksionuar u thanë autoriteteve të Koresë së Jugut se ishin drejtuar për në Japoni ose Singapor përpara se të lundronin për në Vladivostok.

    Anija me flamur rus Aram Khachaturian , e cila nuk është nën sanksione perëndimore, u ngarkua në Ulsan tri herë në korrik dhe gusht dhe në secilin rast dha një destinacion tjetër përveç Rusisë përpara se të lundronte atje.

    Një këshilltar i Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha këtë javë se dërgesat ishin në “kontrast të mprehtë” me politikat e sanksioneve të Koresë së Jugut.

    Të mërkurën, zyra presidenciale e Koresë së Jugut tha se këto komente ishin “në kundërshtim me realitetin dhe të papërshtatshme” dhe i kërkoi Ukrainës të përmbahet nga komentet publike që mund të dëmtojnë besueshmërinë ndërkombëtare të Koresë së Jugut.

    Ministria e Jashtme e Ukrainës thuhet se tha të mërkurën se kishte ngritur çështjen e dërgesave të karburantit me Seulin përmes kanaleve të mbyllura diplomatike dhe kërkoi një shpjegim.

    Zëdhënësi i saj, Heorhii Tykhyi, tha se Kievi gjithashtu kishte “të dhënat tona mbi një aktivitet të tillë”.

    The post Koreja e Jugut kërcënon me veprime ligjore nëse dërgesat e karburantit në Rusi zbulohen se kanë shkelur ligjin appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • E FUNDIT| 63 minatorët dalin shëndoshë e mirë nga Miniera e Trepçës (VIDEO)

    E FUNDIT| 63 minatorët dalin shëndoshë e mirë nga Miniera e Trepçës (VIDEO)

    E FUNDIT| 63 minatorët dalin shëndoshë e mirë nga Miniera e Trepçës (VIDEO)

    Të gjithë minatorët që ishin të ngujuar në Minierën e Trepçës kanë arritur të dalin nga miniera.

    Kështu ka bërë të ditur gazetari korrespodent i Klan Kosova, Urall Boshnjaku, përmes emisionit “Ora Shtatë”, transmeton Klankosova.tv.

    Ai bëri të ditur se 63 minatorët që ishin të ngujuar, gjenden në gjendje të mirë shëndetësore.

    “Kanë pasur pak vështirësi që të dalin të gjithë, pasi jo të gjithë janë në moshë të re dhe të përshtatshme për të ngjitur daljen emergjente. Kështu më kanë bërë të ditur persona të afërt me ta, ani pse si informacion nuk munda ta siguroja nga burime zyrtare”, tha ai.