Category: Lajme

  • E FUNDIT| 63 minatorët dalin shëndoshë e mirë nga Miniera e Trepçës (VIDEO)

    E FUNDIT| 63 minatorët dalin shëndoshë e mirë nga Miniera e Trepçës (VIDEO)

    E FUNDIT| 63 minatorët dalin shëndoshë e mirë nga Miniera e Trepçës (VIDEO)

    Të gjithë minatorët që ishin të ngujuar në Minierën e Trepçës kanë arritur të dalin nga miniera.

    Kështu ka bërë të ditur gazetari korrespodent i Klan Kosova, Urall Boshnjaku, përmes emisionit “Ora Shtatë”, transmeton Klankosova.tv.

    Ai bëri të ditur se 63 minatorët që ishin të ngujuar, gjenden në gjendje të mirë shëndetësore.

    “Kanë pasur pak vështirësi që të dalin të gjithë, pasi jo të gjithë janë në moshë të re dhe të përshtatshme për të ngjitur daljen emergjente. Kështu më kanë bërë të ditur persona të afërt me ta, ani pse si informacion nuk munda ta siguroja nga burime zyrtare”, tha ai.

  • Flakët përfshijnë banesën në Lezhë, ndërhyrja e zjarrfikësve shmang përhapjen e zjarrit

    Flakët përfshijnë banesën në Lezhë, ndërhyrja e zjarrfikësve shmang përhapjen e zjarrit

    Flakët përfshijnë banesën në Lezhë, ndërhyrja e zjarrfikësve shmang përhapjen e zjarrit

    Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të mërkure në lagjen “Nënë Tereza” të Lezhës. Zjarri shkaktoi dëme të konsiderueshme në ambientet e brendshme të banesës, ndërsa fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.

    Banorët që ndodheshin brenda kanë mundur të dalin në kohë dhe kanë njoftuar shërbimin zjarrfikës. Flakët u përhapën me shpejtësi, duke e bërë të pamundur ndërhyrjen e banorëve për shuarjen e tyre.

    Me mbërritjen në vendngjarje, zjarrfikësit ndërhynë për izolimin dhe shuarjen e zjarrit, duke shmangur përhapjen e flakëve në banesat përreth, shkruan abcnews.al

    Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. Ekspertët kanë nisur verifikimet në vendngjarje për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun që solli përfshirjen e banesës nga flakët.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Flakët përfshijnë banesën në Lezhë, ndërhyrja e zjarrfikësve shmang përhapjen e zjarrit appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Zëvendësministri i MPB-së për çështjen e Kuvendit: Meritat kryesore padyshim i shkojnë Kurtit i cili bëri gjithçka

    Zëvendësministri i MPB-së për çështjen e Kuvendit: Meritat kryesore padyshim i shkojnë Kurtit i cili bëri gjithçka

    Zëvendësministri i MPB-së për çështjen e Kuvendit: Meritat kryesore padyshim i shkojnë Kurtit i cili bëri gjithçka

    Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Enver Dugolli ka thënë se votimi i presidentit dhe miratimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara i ka dhënë vendit një stabilitet politik dhe institucional.

    Por, për këtë ai ka thënë meritat kryesore i shkojnë shefit të tij në qeveri dhe parti, Albin Kurtit.

    “U rrumbullaksua një proces edhe u krijua një stabilitet politik dhe institucional, gjë që meritat kryesore padyshim i shkojnë z. Kurtiti cili bëri gjithçka”, ka thënë ai në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.

    Por i pyetur nëse PDK ka pas kontribut në këtë zhbllokim të situatës, ai ka thënë se ka qenë shqetësues qasja e kryetarit të saj partie Bedri Hamza që refuzonte takimet, megjithatë sipas tij , kontribut kanë dhënë të gjithë deputetët që kanë votuar e qëndruar në sallë.

    “PDK më në fund e kuptoi apo mbase nuk kishte ku të shkonte më shumë, sepse ishte pak shqetësues moskomunikimi, mostakimi edhe pak a shumë edhe irritues për qytetarët. Merita kanë gjithë deputetët që morën pjesë në seancë dhe i votuan këto dy pika”, ka thënë Dugolli.

    Edhe mbrëmë sikurse që nga 16 shtatori, mijëra qytetarë –protestues ishin para Kuvendit duke kërkuar miratimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, ku të hënë eskaluan.

    Por, Dugolli mohon se ata pranuan kushtin e PDK-së si presion i protestave.

    Ai tha se Kurti e njeh të drejtën e protestës dhe e kupton më mirë se kushdo, por nuk i nënshtrohet presionit.

    “LVV e Albin Kurit më shumë se askush kush tjetër e njeh të drejtën e protestës, por nuk është njeri që i nënshtrohet presionit këtë duhet ta ketë të qartë secili.

    Është tjetër vullneti për të gjetur zgjidhje dhe të adaptojë edhe kërkesat e atyre që ishin në sheh dhe atyre që vërtetë kishin pezëm ndaj vendimit në Hagë”, tha ai.

    Të martën pak para mesnate u votua në lexim të dytë Ligji për Dhomat e Specializuara dhe disa minuta pas orës 24:00 u votua edhe presidentja e re, Justina Shiroka –Pula.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Zëvendësministri i MPB-së për çështjen e Kuvendit: Meritat kryesore padyshim i shkojnë Kurtit i cili bëri gjithçka appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Sulme me raketa ndaj aeroporteve saudite, 3 të vrarë dhe 36 të plagosur

    Sulme me raketa ndaj aeroporteve saudite, 3 të vrarë dhe 36 të plagosur

    Sipas BBC-së, dy persona u vranë dhe 28 u plagosën në sulmin ndaj aeroportit ndërkombëtar të Abhas, ndërsa një person u vra dhe tetë të tjerë u plagosën në aeroportin “King Khalid” në Riad.

    Autoritetet saudite thanë se viktimat në Abha ishin dy gra, shtetase të Marokut dhe Algjerisë, ndërsa viktima në Riad ishte një shtetas i Sudanit.

    Zëdhënësi ushtarak i Huthëve, Yahya Saree, tha se grupi kishte përdorur raketa balistike dhe dronë në sulmet ndaj aeroporteve saudite. Ai pretendoi se sulmet ishin përgjigje ndaj bombardimeve saudite në Jemen.

    Sulmet e 6 dhe 7 tetorit shënojnë një përshkallëzim të ri të luftës në Jemen, mes forcave qeveritare të mbështetura nga Arabia Saudite dhe Huthëve të mbështetur nga Irani.

    Burimi: RTKLive

  • Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 25°C

    Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 25°C

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), ka parashikuar që të enjten, më 8 tetor, të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, kryesisht gjatë ditës.

    Sipas IHK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 dhe 5°C, ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 22 deri në 25°C.

    Era do të fryjë nga jugperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 5 m/s.

    Burimi: Dukagjini

  • Shi dhe masa më të ftohta ajrore: Vjeshta po hyn në elementin e saj (VIDEO)

    Shi dhe masa më të ftohta ajrore: Vjeshta po hyn në elementin e saj (VIDEO)

    Shi dhe masa më të ftohta ajrore: Vjeshta po hyn në elementin e saj (VIDEO)

    Meteorologu Mendim Rugova, në emisionin “Ora Shtatë”, ka bërë të ditur se viti 2026 mund të jetë viti i dytë më i ngrohtë në Prishtinë, pas atij të 2024-ës.

    Por, pavarësisht të nxehtit të madh që erdhi me këtë vit, temperaturat paralajmërohet se do të bien ndjeshëm, transmeton Klankosova.tv.

    Rugova bëri të ditur se sonte në vend pritet shi, ndërsa shtoi se në pjesën e dytë të javës së ardhshme pritet të depërtojnë masa më të ftohta ajrore.

    “Dita e sotme mbetet me temperatura më të larta, ndërsa gjatë ditës së nesërme do nisë zbritja e temperaturave”, u shpreh ai.

  • “Si do ndihej Shpati po ta shihte...”, Selvija rrëfen dhimbjen që Roeli po rritet pa baba

    “Si do ndihej Shpati po ta shihte…”, Selvija rrëfen dhimbjen që Roeli po rritet pa baba

    “Si do ndihej Shpati po ta shihte...”, Selvija rrëfen dhimbjen që Roeli po rritet pa baba

    Bashkëshortja e të ndjerit Shpat Kasapi, Selvije Jao, ka ndarë një dedikim prekës në rrjetet sociale, ku ka kujtuar këngëtarin përmes disa momenteve të ëmbla me djalin e tyre, Roelin.

    Në fotografitë e publikuara, Shpati shfaqet pranë të birit, ndërsa Selvija ka rrëfyer dhimbjen që ndien teksa sheh Roelin duke u rritur pa të atin, transmeton Klankosova.tv.

    “Nuk ka ditë që të mos pyes veten si do të ndihej Shpati po ta shihte Roelin sot. Sa krenar do të ishte për çdo fjalë, hap e arritje të tij… por nuk ndryshohet dot caktimi i të Madhit Allah!”, ka shkruar ajo.

    Më tej, Selvija shprehet se i dhemb fakti që Roeli do të rritet pa babanë dhe tregon se do të kujdeset që kujtimi i Shpatit të jetë gjithmonë i pranishëm në jetën e të birit.

    “Më dhemb shpirti që Roeli do të rritet pa babain që nuk kalon asnjë ditë pa mos e kërkuar… por unë do ta mbaj Shpatin gjallë në çdo kujtim e histori që do t’i tregoj. Do t’i flas për dashurinë e madhe dhe krenarinë që Shpati do të kishte për të”, ka shkruar ajo.

    Selvija ka ndarë edhe një mesazh të ndjerë për lidhjen e përjetshme mes Shpatit dhe Roelit.

    “Dua të besoj se, sa herë Roeli buzëqesh, Shpati buzëqesh bashkë me të… diku atje lart. Dashuria për të nuk do të zbehet kurrë; do të jetojë në zemrën e Roelit, në çdo ëndërr, buzëqeshje dhe hap të tij”, ka shkruar ajo.

  • Moti në Shqipëri, me reshje shiu dhe shtrëngata

    Moti në Shqipëri, me reshje shiu dhe shtrëngata

    Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët, të cilat do të përfshijnë një pjesë të madhe të territorit.

    Në veri dhe pjesërisht në zonën qendrore, reshjet pritet të jenë hera-herës në formën e shtrëngatave, të shoqëruara me shkarkesa elektrike.

    Era do të fryjë me drejtim juglindje–verilindje, me shpejtësi mesatare rreth 9 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina, era pritet të forcohet dhe të arrijë deri në 20 m/s.

    Ndërkohë, valëzimi në dete parashikohet i forcës 3–5 ballë.

    Burimi: RTKLive

  • E FUNDIT| 63 minatorët dalin shëndoshë e mirë nga Miniera e Trepçës (VIDEO)

    Shumica e minatorëve largohen nga Trepça ku mbetën të ngujuar deri pasmesnate (VIDEO)

    E FUNDIT| 63 minatorët dalin shëndoshë e mirë nga Miniera e Trepçës (VIDEO)

    Mbrëmja e kaluar ishte e gjatë për shumë prej minatorëve që ishin në ndërrimin e dytë në Minierën e Trepçës, të cilët nuk e kishin paramenduar që do të mbesnin të ngujuar deri në orët e vona të pasmesnatës.

    Gazetari korrespodent i Klan Kosova, Urall Boshnjaku, në emisionin “Ora Shtatë” bëri të ditur se 63 minatorë kishin mbetur të ngujuar në horizontet 8, 9, 10 dhe 11, si pasojë e djegies së një trafoje të energjisë elektrike në tunelin e parë, transmeton Klankosova.tv.

    “Deri në orët e vona pasmesnatës aty ndodheshin ekipet e zjarrfikësve të cilët bënin çmos së bashku me ekipet teknike që t’i nxirrnin të gjithë minatorët në gjendje të mirë, dhe të ndalej zjarri në trafostacion. Për fat të mirë, deri diku rreth orës 03:00 të mëngjesit, besoj se një numër i madh i minatorëve kanë dalë, dhe besoj se deri në atë kanë mbetur edhe diku rreth pesë minatorë në Minierë, kryesisht që kishin probleme më të rëndë shëndetësore. Shpresoj që të kenë dalë edhe ata, pasi nuk kam arritur të kontaktoj më”, u shpreh Boshnjaku.

  • Ndahet nga jeta 87-vjeçarja që u bë simbol i krizës së strehimit në Spanjë

    Ndahet nga jeta 87-vjeçarja që u bë simbol i krizës së strehimit në Spanjë

    Ndahet nga jeta 87-vjeçarja që u bë simbol i krizës së strehimit në Spanjë

    Maricarmen Abascal, 87-vjeçarja spanjolle dëbimi i së cilës nga banesa ku kishte jetuar për më shumë se 70 vjet shkaktoi protesta në mbarë Spanjën dhe nxiti një debat të ashpër politik për krizën e strehimit, ka ndërruar jetë.

    Lajmi u bë i ditur nga Unioni i Qiramarrësve të Madridit. Abascal u nxor me forcë nga apartamenti i saj më 23 shtator, e vendosur në një barelë, pasi nuk kishte mundësi të përballonte rritjen e qirasë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

    Pas dëbimit, kompania që zotëronte apartamentin ofroi që 87-vjeçarja të kthehej në banesë me një qira më të ulët. Megjithatë, marrëveshja nuk mundi të nënshkruhej, pasi Abascal ishte shtruar në spital.

    “Me keqardhje njoftojmë se Maricarmen ka ndërruar jetë sot”, deklaroi Unioni i Qiramarrësve të Madridit, duke e cilësuar rastin e saj si “një pikë kthese në historinë e këtij vendi”.

    Zëdhënësja e unionit, Alicia del Rio, tha se rasti i Abascal tregon pasojat e krizës së strehimit.

    “Spekulimi kushton jetë dhe sot rentierizmi e ka vrarë përfundimisht shoqen tonë Maricarmen”, u shpreh ajo, duke shtuar se kujtimi i saj “do të jetojë mes nesh”.

    Shkaku i vdekjes së 87-vjeçares nuk është bërë i ditur.