Category: Lajme

  • Trump Mobile la të pambrojtur përdoruesit e hakuar, “nuk kemi ekip që merret me këtë”

    Trump Mobile la të pambrojtur përdoruesit e hakuar, “nuk kemi ekip që merret me këtë”

    Operatori amerikan Trump Mobile është hakuar dhe të dhënat personale të rreth 3,615 klientëve dyshohet se janë komprometuar.

    Grupi i hakerëve që pretendon se qëndron pas sulmit thotë se kompania nuk kishte një ekip të dedikuar për t’u marrë me incidentin.

    Sipas raportimeve, të dhënat e ekspozuara përfshijnë emra, adresa banimi, adresa elektronike, numra telefoni dhe informacione rreth porosive.

    Grupi i hakerëve, i njohur si BYOD, pretendon se ka depërtuar në sistem përmes një punonjësi të kompanisë Liberty Mobile, e cila është e përfshirë në funksionimin e Trump Mobile. Hakerët pretendojnë se kanë siguruar qasje edhe në pjesën e pasme të sistemit të uebfaqes së Trump Mobile.

    Disa klientë të prekur kanë konfirmuar se të dhënat e publikuara nga hakerët përputhen me informacionet e tyre personale. Në mesin e personave të prekur dyshohet se është edhe zyrtari përgjegjës për teknologjinë dhe sigurinë e informacionit në Trump Mobile.

    Sipas hakerëve, kur kompania u njoftua për sulmin, përgjigjja e saj ishte se “nuk kemi ekip që merret me këtë”, ndërsa hakerët u cilësuan si terroristë.

    Trump Mobile deri tani nuk ka dhënë një reagim zyrtar lidhur me pretendimet për sulmin kibernetik.

    Ky nuk është rasti i parë i problemeve të sigurisë për kompaninë. Më herët gjatë këtij viti, një studiues i sigurisë kibernetike kishte mundur të shihte të dhënat e rreth 27 mijë klientëve.

    Trump Mobile është një operator virtual mobil që përdor emrin e familjes Trump përmes një marrëveshjeje licencimi. Shërbimi dhe pajisja T1 menaxhohen nga Liberty Mobile. /Telegrafi/

  • Portugalia regjistroi shtatorin më të ngrohtë ndonjëherë në vend

    Portugalia ka regjistruar shtatorin më të nxehtë që nga fillimi i matjeve meteorologjike në vitin 1931, si për temperaturat mesatare, ashtu edhe për ato maksimale.

    Instituti Portugez për Detin dhe Atmosferën (IPMA) njoftoi se shtatori 2026 ishte “jashtëzakonisht i nxehtë dhe i thatë”, ndërsa vendi u përball me dy valë të nxehti gjatë muajit.

    Temperatura mesatare e ajrit arriti në 23.41°C, rreth 2.91°C mbi mesataren e periudhës 1991-2020, duke e bërë këtë shtatorin më të ngrohtë të regjistruar në vend që nga viti 1931.

    Edhe temperatura maksimale shënoi rekord. Ajo arriti në 31.03°C, rreth 4.21°C mbi vlerat normale për këtë periudhë të vitit, shkruan abcnews.al.

    Sipas IPMA, shtatori ishte gjithashtu muaji i pestë më i thatë në Portugali që nga viti 2000, duke konfirmuar kushtet e pazakonta të motit gjatë muajit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Portugalia regjistroi shtatorin më të ngrohtë ndonjëherë në vend appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Moti sot me diell dhe vranësira të pakta

    Moti sot me diell dhe vranësira të pakta

    Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 1 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22 deri në 25 gradë Celsius, raporton RTKlive.

    Gjatë ditës do të fryjë era nga jugperëndimi, me shpejtësi 1-5 m/s.

    Burimi: RTKLive

  • Moti në Shqipëri, shi dhe shtrëngata

    Moti në Shqipëri, shi dhe shtrëngata

    Shqipëria të enjten do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

    Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale me kthjellime kryesisht në zonën e qendrës dhe jug.

    Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit ndërsa në zonën e veriut dhe pjesërisht qendër reshjet hera-herës në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

    Era parashikohet të fryjë me drejtim juglindje – verilindje me shpejtësi mesatare 9 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era pritet të arrijë deri në 20 m/s.

    Valëzimi në dete i forcës 3-5 ballë. /Telegrafi/

  • Presidenti polak futet në ring me Manny Pacquiaon

    Presidenti polak futet në ring me Manny Pacquiaon

    Presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki, ka befasuar gjatë vizitës zyrtare në Filipine, duke u futur në ring për një stërvitje boksi me legjendën Manny Pacquiao.

    Nawrocki zhvilloi një sparing me Pacquiaon, i cili konsiderohet një prej boksierëve më të mëdhenj në histori dhe është i vetmi boksier që ka fituar tituj botërorë në tetë kategori të ndryshme të peshës.

    Presidenti polak ndodhet në Filipine nga 6 deri më 8 tetor, në kuadër të vizitës së tij zyrtare.

    Kjo është vizita e parë e një presidenti polak në detyrë në Filipine.

    Takimi me Pacquiaon dhe stërvitja në ring ishin pjesë e aktiviteteve të Nawrockit gjatë qëndrimit në vendin e Azisë Juglindore. /Telegrafi/

  • Moti të enjten, me diell dhe vranësira të shpërndara

    Moti të enjten, me diell dhe vranësira të shpërndara

    Moti të enjten, me diell dhe vranësira të shpërndara

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të enjten do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, kryesisht gjatë ditës.

    Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 dhe 5°C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 22 deri në 25°C.

    Era do të fryjë nga jugperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 5 m/s, transmeton Klankosova.tv.

    Sipas IHMK-së, kushtet biometeorologjike do të jenë kryesisht të mira dhe të favorshme, ndërsa temperaturat relativisht të larta gjatë ditës do të krijojnë kushte të përshtatshme biometeorologjike.

  • Ambasada Gjermane organizon pritje në Prishtinë

    Ambasada Gjermane organizon pritje në Prishtinë

    Ambasada Gjermane organizon pritje në Prishtinë

    Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë në Prishtinë organizon sot një pritje me rastin e “Ditës së Bashkimit Gjerman”.

    Ngjarja do të mbahet duke filluar nga ora 18:00, në ambientet e “Klan Arena”, në Zonën Industriale në Prishtinë, transmeton Klankosova.tv.

    Në këtë ngjarje pritet të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve të Kosovës, trupit diplomatik, politikës, shoqërisë civile dhe të ftuar të tjerë.

  • Mot me diell dhe vranësira, mundësi për riga shiu

    Mot me diell dhe vranësira, mundësi për riga shiu

    Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të çrregullta.

    Gjatë ditës, vranësirat do të shtohen, duke krijuar kushte për riga shiu.

    Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 dhe 7°C, ndërsa maksimalet ndërmjet 21 dhe 24°C.

    Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1–8 m/s./Telegrafi/

  • Horoskopi i datës 8 tetor, e enjte

    Horoskopi i datës 8 tetor, e enjte

    Horoskopi i datës 8 tetor, e enjte

    Dashi
    Do ëndërroni me shume nga sa duhet sot ju te dashuruarit dhe ka rrezik qe gjerat t’iu dalin jashtë kontrollit. Mundohuni te riktheheni me këmbë ne toke. Beqaret do takojnë dike papritur dhe do bien koke e këmbë ne dashuri. As vete nuk e kishin menduar ndonjëherë se gjithçka mund te ndodhte kështu. Me financat do tregoheni te kujdesshëm dhe nuk do keni aspak probleme.

    Demi
    Dielli do e ngrohe tej mase sot jetën tuaj ne çift. Me ne fund do arrini t’i zgjidhni me qetësi edhe disa mosmarrëveshje te vogla qe keni pasur dikur. Beqaret nuk duhet te presin te takojnë një person perfekt sepse te tilla nuk ka. Ne planin financiar gjithçka do ece ashtu si duhet. Nuk do keni as vështirësi për te kryer ndonjë shpenzim pak me tepër sesa zakonisht.

    Binjaket
    Mos e provokoni kot me kot partnerin tuaj sot sepse ai nuk do jete ne humor dhe mund te lindin probleme serioze. Beqaret do futen ne një etape tyre ne jetën e tyre dhe gjithçka do ju ece për mrekulli. Ëndrrat ka mundësi t’iu bëhen realitet. Financat nuk do jene aq te mira sa duhet, prandaj nuk këshillohet te kryeni investime. Prisni edhe pak sa situata te ndryshoje.

    Gaforrja
    Dite pozitive dhe e thjeshte kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Beni atë qe do ndieni pa menduar aspak se çfarë do vije me pas. Edhe beqaret duhet te bëjnë te njëjtën gjë sepse jeta është e shkurtër dhe me vone do pendohen qe nuk e kane shfrytëzuar sa duhet. Buxheti fatmirësisht do ketë disa përmirësime fale përmbylljes me sukses te disa projekteve.

    Luani
    Dite fantastike dhe e mbushur me çmenduri kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asnjëherë nuk e kishit imagjinuar se mund te bënit gjera te tilla. Beqaret ka rrezik te fillojnë histori dashurie qe nuk do i çojnë askund. Ne planin financiar duhet te kërkoni sa me pare ndihme dhe t’i rregulloni problemet qe kane kohe qe ju kane dale.

    Virgjeresha
    Dite mjaft harmonike dhe e mbushur me surpriza te njëpasnjëshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Duhet te shfrytëzoni çdo sekonde deri ne maksimum. Beqaret do realizojnë disa takime vendimtare te cilat jo vetëm do ju ndryshojnë te ardhmen, por mund t’i çojnë edhe ne një shtet tjetër. Për financat mos u shqetësoni. Gjendja e tyre do jete e shkëlqyer.

    Peshorja
    Te dashuruarit do kalojnë sfida te vështira dhe stuhi te mëdha. Shpesh do ndihen keq, por do e kuptojnë se gjitha ka ndodhur për fajin e vet. Beqaret do kenë vetëm disa flirtime me disa persona dhe asgjë me shume sesa kaq. Nuk ka ardhur ende dita e tyre e lumturisë. Financat nuk do jene te këqija, por nëse vazhdoni te shpenzoni edhe sot kuturu, situata mund te dale jashtë kontrollit.

    Akrepi
    Një pjese e dëshirave do ju plotësohen sot juve qe jeni ne një lidhje, ndërkohë qe për te tjerat duhet te bëni pak durim. Rëndësi ka qe dita do jete e kënaqshme. Beqaret mund te realizojnë takime, por nuk do ndihen ende gati për te hedhur hapa. Financat me ne fund, pas gjithë atyre përpjekjeve do i konsolidoni. Do jeni te qete dhe do e kuptoni se keni bere çmenduri te pafalshme.

    Shigjetari
    Lidhja juaj është shume e forte dhe askush nuk do mundet ta prishe atë. Ju te dy merreni vesh edhe vetëm me gjeste dhe shikime. Kujdes vetëm nga zilia e disa personave qe ju rrethojnë. Beqaret duhet te tregohen te sinqerte me personat qe do takojnë sepse po i gënjyen nuk kane për te fituar asgjë. Përmirësime financiare nuk do ketë, por as përkeqësime nuk priten sot.

    Bricjapi
    Dite mjaft e animuar kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Duke filluar qe ne orët e mesditës e deri ne mbrëmje do përjetoni emocione te pafundme. Beqaret do jene sensuale dhe do bëjnë për vete cilindo person qe do pëlqejnë. Gjithçka do jete me ndryshe për ta qe sot e tutje. Për financat përkujdesuni çdo çast dhe do e shihni qe gjerat do rrjedhin si duhet.

    Ujori
    Dite shume e zakonshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Beni thjesht atë qe do ju duket me e logjikshmja pa menduar për asgjë tjetër. Beqaret do bëjnë mire te mos nxitohen sepse ne rast te kundërt situata mund t’iu dale jashtë kontrollit. Gjendja e financave do stabilizohet fale edhe ndihmës qe do ju ofrojnë disa familjare. Do jeni me te qete ne mbrëmje.

    Peshqit
    Çdo gjë do ece me mire sot ne jetën tuaj ne çift. Do i keni te qarta mendimet dhe do bëni atë qe është me e mira për te dy. Beqaret nuk duhet te kërkojnë gjera te pamundura sepse mund te përballen me zhgënjime dhe do vuajnë se tepërmi me vone. Gjendja e financave do ndryshoje si me magji. Mund te fitoni ndonjë lotari ose do merrni një shpërblim ne pune.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Horoskopi i datës 8 tetor, e enjte appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

    Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

    Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

    Moti gjatë ditës së sotme do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, kryesisht gjatë ditës.

    Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 dhe 5°C, ndërsa maksimalet ndërmjet 22 dhe 25°C.

    Era do të fryjë nga jugperëndimi, me shpejtësi 1–5 m/s.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali