Category: Lajme

  • Minatorët e ngujuar në Trepçë, Rizvanolli: Po organizohet dalja graduale përmes daljes emergjente

    Minatorët e ngujuar në Trepçë, Rizvanolli: Po organizohet dalja graduale përmes daljes emergjente

    Minatorët e ngujuar në Trepçë, Rizvanolli: Po organizohet dalja graduale përmes daljes emergjente

    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka reaguar pas lajmit se 63 minatorë kanë mbetur të ngujuar në horizontin e 11-të të Minierës së Trepçës.

    Përmes një postimi në Facebook, Rizvanolli tha se ekipet teknike po punojnë për sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me energji, kurse po organizohet dalja graduale e minatorëve përmes daljes emergjente.

    Ajo tha se minatorët janë pjesë e ndërrimit të dytë i cili përfundon punën në orën 23:00.

    “Sipas informatave nga menaxhmenti i Trepçës, minatorët që ndodhen brenda minierës pas defektit në pajisjet elektrike janë në gjendje të mirë. Ata janë pjesë e ndërrimit të dytë, i cili përfundon në orën 23:00. Ekipet teknike po punojnë për sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me energji. Ndërkohë, po organizohet dalja graduale e minatorëve përmes daljes emergjente. Menaxhmenti është në vendngjarje, ku kanë qenë edhe policia dhe zjarrfikësit”, ka shkruar Rizvanolli.

  • Ngujimi i minatorëve, kërkohen veprime urgjente dhe hetim për gjendjen e krijuar në Trepçë

    Ngujimi i minatorëve, kërkohen veprime urgjente dhe hetim për gjendjen e krijuar në Trepçë

    Ngujimi i minatorëve, kërkohen veprime urgjente dhe hetim për gjendjen e krijuar në Trepçë

    Instituti për Hulumtime dhe të Drejtat e Njeriut (IHDNj) ka reaguar për ngujimin e mbi 60 minatorëve në minierën e Stantërgut, duke shprehur shqetësim të thellë dhe duke kërkuar reagim të menjëhershëm.

    Sipas informacioneve nga terreni, thuhet në reagimin e këtij instituti, minatorët ndodhen nën tokë, të shpërndarë në horizontet 11, 10, 9 dhe 8 dhe se dalja e tyre po realizohet përmes rrugëve emergjente, ndërsa ekipet përkatëse po punojnë për të mundësuar nxjerrjen e sigurt të të gjithë punëtorëve.

    “Është e domosdoshme të sqarohen plotësisht rrethanat e rastit, shkaqet e incidentit dhe nëse të gjithë mekanizmat, pajisjet dhe procedurat e sigurisë kanë funksionuar siç duhet.”, thuhet në reagim.

    Sipas këtij instutiti, Prokuroria duhet të nisë hetime të plota, të pavarura dhe të paanshme për të sqaruar të gjitha rrethanat e këtij rasti.

    “Hetimi duhet të përcaktojë nëse ka pasur shkelje të rregullave të sigurisë në punë, neglizhencë institucionale, mosfunksionim të pajisjeve apo përgjegjësi të tjera individuale dhe institucionale. Përgjegjësit, nëse konstatohen, duhet të mbajnë përgjegjësi sipas ligjit.”, thuhet në reagim.

    Kjo situate, sipas këtij institute, rikthen edhe një herë në vëmendje rrezikun e jashtëzakonshëm me të cilin përballen minatorët gjatë punës së tyre, qindra metra nën tokë.

    “IHDNj i ka ngritur këto shqetësime edhe më herët përmes hulumtimit “Punëtorët e padukshëm të Nëntokës”, në të cilin janë dokumentuar kushtet e vështira të punës, ekspozimi ndaj rreziqeve profesionale, si dhe problemet që lidhen me shëndetin dhe sigurinë në punë të minatorëve. Gjetjet e këtij hulumtimi kanë treguar se minatorët përballen çdo ditë me ekspozim ndaj pluhurit, gazrave, ngarkesave të rënda fizike dhe rreziqeve të tjera që mund të kenë pasoja të drejtpërdrejta për shëndetin dhe jetën e tyre. Fakti që dhjetëra punëtorë ndodhen në horizontet 11, 10, 9 dhe 8, deri në rreth 645 metra nën tokë, është një tjetër alarm se siguria e minatorëve nuk mund të bëhet temë vetëm kur ndodh një incident. Ajo duhet të garantohet çdo ditë, në çdo ndërrim dhe në çdo metër nën tokë.”, thuhet tutje.

    Aty thuhet se siguria e minatorëve kërkon përgjegjësi konkrete, transparencë të plotë dhe masa të menjëhershme për parandalimin e rasteve të ngjashme.

    IHDNj kërkon që, pas përfundimit të operacionit të shpëtimit, të bëhet një vlerësim i plotë i gjendjes së minierës, pajisjeve, infrastrukturës, rrugëve emergjente dhe procedurave të sigurisë.

  • "Operacioni mund të marrë kohë", 63 minatorët vazhdojnë të mbesin të ngujuar në 900 metra thellësi

    “Operacioni mund të marrë kohë”, 63 minatorët vazhdojnë të mbesin të ngujuar në 900 metra thellësi

    "Operacioni mund të marrë kohë", 63 minatorët vazhdojnë të mbesin të ngujuar në 900 metra thellësi

    63 minatorë vazhdojnë të mbesin të ngujuar në horizontin e 11-të në minierën e Trepçës në Stantërg.

    Komandanti i Zjarrfikësve të Mitrovicës, Bekim Ibishi për klankosova.tv tha se minatorët janë ngujuar në 900 metra thellësi.

    Ibishi tha se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë dhe kanë kontakt të vazhdueshëm me minatorët, por shtoi se operacioni për nxjerrjen e tyre mund të marrë pak më shumë kohë.

    Ai, megjithatë tha se operacioni për nxjerrjen e minatorëve pritet të kryhet sot.

    “Jemi në kontakt të vazhdueshëm, gjendja e tyre është e mirë, operacioni zgjatë më shumë sepse janë 900 metra thellë, çdo gjë duhet të bëhet me kujdes dhe saktësi, do të dalin nga rrugë alternative…Shpresojmë dhe besojmë që operacioni për nxjerrjen e tyre do të përfundojë sot”, tha ai.

  • Nxirret njëri prej 63 minatorëve të ngujuar në Trepçë

    Nxirret njëri prej 63 minatorëve të ngujuar në Trepçë

    Nxirret njëri prej 63 minatorëve të ngujuar në Trepçë

    Është nxjerrë nga horizonti i 11-të i minierës së Trepçës njëri nga 63 minatorët që kanë mbetur të ngujuar.

    Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar komandanti i Zjarrfikësve të Mitrovicës, Bekim Ibishi, i cili ka bërë të ditur se po vazhdon operacioni për nxjerrjen e minatorëve të tjerë.

    Sipas tij, ngujimi i minatorëve ka ndodhur pasi është djegur trafo kryesore i këtij horizonti./Klankosova.tv

  • Thaçi për Kurtin: Ishte në panik, PDK-ja mbrëmë e bëri “shah-mat” (VIDEO)

    Thaçi për Kurtin: Ishte në panik, PDK-ja mbrëmë e bëri “shah-mat” (VIDEO)

    Thaçi për Kurtin: Ishte në panik, PDK-ja mbrëmë e bëri “shah-mat” (VIDEO)

    Mbrëmë në mesnatë, në një seancë të jashtëzakonshme, Kuvendi i Kosovës votoi në lexim të dytë ligjin e ndryshuar për Gjykatën Speciale dhe zgjodhi presidenten e re, Justina Shiroke Pula, duke shmangur kështu mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

    Gazetarja Ardiana Thaçi në emisionin “Rubikon” me Adriatik Kelmendin në Klan Kosova, ka komentuar këto zhvillime politike.

    Thaçi ka deklaruar se në rast se Kurti do të vendoste që vendi të shkonte në zgjedhje, ai do të përballej me rënie të mbështetjes elektorale.

    “Nëse Kurti do të shkonte në zgjedhje, janë vetëm dy parti politike që do të fitonin në këtë situatë. Jo që do të fitonin shumicën e votave, sepse ne e dimë se nuk ka shkop magjik që do ta ndryshonte elektoratin brenda katër muajve. Por Kurti do të shënonte rënie në zgjedhje, të cilat potencialisht do të mbaheshin kah mesi i nëntorit”, ka thënë Thaçi.

    Sipas saj, edhe Lidhja Demokratike e Kosovës do të mund të humbte një pjesë të elektoratit, ndërsa PDK-ja, kishte mundësi për rritje më të madhe, sikurse edhe Aleanca.

    Thaçi ka vlerësuar se një skenar i tillë nuk do t’i konvenonte Kurtit, pasi edhe një rënie prej katër për qindësh do t’ia vështirësonte krijimin e një qeverie me fuqi të mjaftueshme për të kaluar ligjet.

    “…Edhe nëse do të jetë katër për qind më pak, është humbje, sepse ia pamundëson Kurtit ta ketë një qeveri që, edhe me vota të thjeshta, t’i kalojë ligjet të cilat i duhen”, është shprehur ajo.

    Ajo ka thënë se “paniku” i Kurtit është vërejtur edhe në veprimet e fundit të tij, duke përmendur edhe çështjen e emërimit të Auditorit të Përgjithshëm të Zyrës Kombëtare.

    “…Ka pasur panik sepse nuk mund të votosh ti ligje, nuk mund të vendosësh njerëz në pozita duke i shkelur edhe ligjet (kur e them këtë e kam parasysh cështjen e emërimit të auditorit të përgjithshëm të Zyrës Kombëtare, ku s’ka pasur fare konkurs ia vazhdon mandatin në Kuvend të Kosovës, zonjës Spanca)”, ka deklaruar Thaçi për Klan Kosova.

    Gjithashtu, Thaçi theksoi se PDK-ja ka bërë ‘lojën’ më të mirë politike duke vendosur që të ketë vetëm dy kandidatë, me Eliza Hoxhën si kundërkandidate.

    “…Kjo ka qenë frika dhe paniku më i madh i z. Kurtit. Mund të themi sepse lojën më të mirë, apo ‘shah-mat’, e bëri Partia Demokratike e Kosovës në momentin kur vendosi që të jenë vetëm dy kandidatë dhe që zonja Eliza Hoxha të jetë kundërkandidatja…”, ka thënë ajo.

  • Përfshihet nga flakët banesa në Lezhë

    Përfshihet nga flakët banesa në Lezhë

    Përfshihet nga flakët banesa në Lezhë

    Minatorët janë ngujuar në 900 metra thellësi, operacioni për shpëtimin

    Një banesë në lagjen “Nënë Tereza” në Lezhë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme, shkruan vizionplus.tv, transmeton klankosova.tv.

    Raportohet se zjarri ka shkaktuar dëme të pjesshme në banesë, ndërsa ende nuk dihen rrethanat dhe shkaku i rënies së zjarrit.

    Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur vënien nën kontroll të flakëve dhe shmangien e përhapjes së zjarrit.

    Nuk ka ende informacion të konfirmuar për persona të lënduar. Ndërkohë, autoritetet pritet të kryejnë verifikimet për përcaktimin e shkaqeve të zjarrit dhe të dëmeve të shkaktuara.

  • U shfaq në videot intime, del mesazhi i vjetër i Blerina Matrakut për gruan e Adrian Hilës

    U shfaq në videot intime, del mesazhi i vjetër i Blerina Matrakut për gruan e Adrian Hilës

    Këngëtarja e njohur, Blerina Matraku, ka qenë tejet e përfolur së fundmi në mediat rozë, pas reagimeve të saj publike në lidhje me Adrian Hilën dhe rrjedhjen e videove intime në internet.

    Në reagimet e saj, Blerina i kishte kërkuar falje bashkëshortes së kompozitorit Hila, Klaudias, si dhe vajzave të tyre, duke shprehur keqardhje për dhimbjen që mund t’u ishte shkaktuar.

    “Ju kërkoj ndjesë Klaudias dhe vajzave të saj, për çdo lot apo dhimbje të shkaktuar, gjë që do të paguhet me drejtësi hyjnore”, kishte shkruar Blerina.

    Krahas këtyre reagimeve, së fundmi është rikthyer në vëmendjen e publikut edhe një koment që Blerina Matraku i kishte bërë Klaudias disa vite më parë në një postim në Instagram.

    Në fotografinë e publikuar nga Klaudia, Blerina kishte komentuar: “Ti je dashuri”, ndërsa në atë kohë Klaudia i ishte përgjigjur: “Të puth fort, dritë”.

    Foto: Blerina Matraku / Instagram

    Megjithatë, pas zhvillimeve të fundit, ky koment i vjetër është rikthyer në vëmendjen e publikut dhe po qarkullon sërish në rrjetet sociale.

    Rrjedhja e vidoeve intime, ku protagonist ishte Adrian Hila me disa personazhe VIP ka shkaktuar bujë të madhe në internet, derisa burimi i saktë që nxori këto pamje në internet nuk dihet.

  • Bllokimi i minatorëve në minierën e Trepçës, ministrja Rizvanolli jep detaje

    Bllokimi i minatorëve në minierën e Trepçës, ministrja Rizvanolli jep detaje

    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka reaguar pas raportimeve se një defekt në furnizimin me energji elektrike në minierën e “Trepçës” në Stantërg ka lënë të ngujuar 63 minatorë.

    Sipas informatave nga menaxhmenti i “Trepçës”, minatorët që ndodhen brenda minierës janë në gjendje të mirë shëndetësore.

    Ata janë pjesë e ndërrimit të dytë, i cili përfundon në orën 23:00.

    Ndërkohë, ekipet teknike janë duke punuar për sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me energji elektrike në minierë.

    Sipas menaxhmentit, po organizohet edhe dalja graduale e minatorëve përmes daljes emergjente.

    Në vendngjarje ndodhet menaxhmenti i “Trepçës”, ndërsa për situatën janë angazhuar edhe ekipet e Policisë së Kosovës dhe zjarrfikësit.

    Ministrja Rizvanolli ka bërë të ditur se është duke u ndjekur nga afër situata në minierë dhe se prioritet mbetet siguria e minatorëve./Telegrafi/

  • K-15 duhet të paguhet deri në fund të vitit: Pagesa minimale është mbi 19 mijë denarë

    K-15 duhet të paguhet deri në fund të vitit: Pagesa minimale është mbi 19 mijë denarë

    Punëdhënësit kanë afat deri më 31 dhjetor për pagesën e regresit për pushim vjetor, të njohur si K-15. Në sektorin privat, këtë të drejtë e kanë punëtorët që kanë punuar së paku gjashtë muaj gjatë vitit kalendarik te i njëjti punëdhënës.

    Shuma e K-15 nuk është fikse. Ajo llogaritet në bazë të pagës mesatare neto të tre muajve të fundit dhe, sipas Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive për sektorin privat, duhet të jetë së paku 40% e kësaj baze.

    Me të dhënat e fundit të disponueshme, minimumi orientues për vitin 2026 është rreth 19.560 denarë bruto, ndërsa shuma ndryshon varësisht nga periudha kur merret vendimi për pagesë.

    Në raste të caktuara, kompanitë që përballen me vështirësi financiare mund të përcaktojnë një shumë më të ulët, por vetëm sipas procedurave të parashikuara në marrëveshjen kolektive.

    Për sektorin publik vlejnë rregulla të veçanta të përcaktuara me marrëveshjen përkatëse kolektive dhe vendimet buxhetore.

  • Rubio: Dekada e ardhshme do të shkruajë historinë e shekullit të ardhshëm

    Rubio: Dekada e ardhshme do të shkruajë historinë e shekullit të ardhshëm

    Duke folur para Akropolit në Athinë, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, përshkoi historinë e Greqisë së lashtë deri te ngritja e industrisë amerikane, në një fjalim të mërkurën, ku e paraqiti qytetërimin perëndimor si të rrezikuar nga rënia.

    Rubio tha se bota ndodhet në një “pikë kthese”. Sipas tij, vendet, veçanërisht në Evropë, duhet t’u rikthehen vlerave të Greqisë së lashtë dhe “të rindërtojnë institucionet dhe aleancat tona për t’u përballur së bashku me këto kërcënime”.

    “Ne besojmë se Evropa mund të zgjohet nga gjumi i saj i gjatë dhe të ringjallë zjarrin që digjej këtu mijëra vjet më parë”, tha ai.

    Ndërsa foli për bashkëpunimin, Rubio tha gjithashtu se “vendet nuk duhet të heqin dorë nga identitetet e tyre të veçanta për të njohur interesat e tyre të përbashkëta”.

    Rubio, i cili shpesh përmendet si kandidat i mundshëm për president në vitin 2028, foli për atë që ai i konsideron rreziqe në botë, si “mullahët radikalë” në Iran dhe sulmuesit vetëvrasës.

    Por pjesa më e madhe e fjalimit të tij u përqendrua në një kërcënim më të gjerë, duke e përshkruar periudhën aktuale si një udhëkryq.

    “Rruga që zgjedhim do të përcaktojë nëse Perëndimi do ta ruajë vendin e tij në krye të botës, apo do t’i dorëzohet një të ardhmeje të atrofisë, nënshtrimit dhe rënies”, tha ai. “Dekada e ardhshme do të shkruajë historinë e shekullit të ardhshëm.”

    Rubio bëri thirrje për rikthim te “kuptimi klasik i politikës dhe i qeverisjes shtetërore që administrata Trump shpreson ta rimarrë, jo vetëm për vendin tonë, por për të gjithë qytetërimin tonë”.

    Kjo dukej se përfshinte edhe një krenari të ripërtërirë kombëtare, për të cilën ai tha se grekët e lashtë e kishin përqafuar, ndërsa Perëndimi e kishte braktisur, “sepse ndiheshim në siklet që arritjet tona na veçonin nga pjesa tjetër e botës”.

    “Fjala ‘nacionalizëm’ u bë një fjalë e papërshtatshme”, tha ai. “Prandaj rrëzuam monumentet tona. E dënuam historinë tonë dhe, në shumë vende, u mësuam fëmijëve tanë të turpëroheshin nga vendet që do të trashëgonin.

    “Në këtë proces, ne hapëm kufijtë tanë, e zhvendosëm industrinë jashtë vendit dhe lejuam që ushtritë tona të dobësoheshin dhe të degradoheshin.”

    Shefi i Rubios, presidenti Donald Trump, ka synuar të zbatojë një agjendë “Amerika e para” gjatë të dy mandateve të tij dhe ka mbajtur një qëndrim më konfrontues ndaj aleatëve tradicionalë dhe marrëdhënieve tregtare afatgjata.

    Vetëm gjashtë muaj më parë, Trump kërcënoi sërish se do ta tërhiqte SHBA-në nga aleanca e NATO-s, të cilën ai e ka kritikuar shpesh, ndërsa u ka bërë thirrje anëtarëve të rrisin kontributet për mbrojtjen.

    Vizita e Rubios në rrënojat e Akropolit në Greqi ishte pjesë e një turneu të tij në tri vende anëtare të NATO-s, i cili përfshin edhe ndalesa në Islandë dhe Portugali, raporton BBC.

    Burimi: RTKLive