Category: Lajme

  • Haradinaj: Kurti s’donte t’ia vazhdonte Osmanit mandatin, prandaj na çoi në zgjedhje (VIDEO)

    Haradinaj: Kurti s’donte t’ia vazhdonte Osmanit mandatin, prandaj na çoi në zgjedhje (VIDEO)

    Haradinaj: Kurti s’donte t’ia vazhdonte Osmanit mandatin, prandaj na çoi në zgjedhje (VIDEO)

    Opinionistja Meliza Haradinaj është shprehur se vonesat e krijuara gjatë muajve të fundit dhe shkuarja në zgjedhje kanë qenë, sipas saj, pjesë e një qëllimi politik të kryeministrit Albin Kurti.

    Haradinaj ka deklaruar se beson se Kurti ka synuar që t’ia pamundësojë presidentes Vjosa Osmani vazhdimin e mandatit të saj në krye të shtetit.

    “Unë mendoj se të gjitha vonesat që janë bërë muajve të fundit dhe shkuarja në zgjedhje është rezultat i qëllimit politik të z.Kurti që t’ia pamunësojë znj.Osmani të qëndrojë edhe një mandat presidente”, u shpreh ajo./Klankosova.tv

  • Suzuki prezantoi veturën e vogël dhe të lirë

    Suzuki prezantoi veturën e vogël dhe të lirë

    Suzuki ka prezantuar zyrtarisht në Japoni modelin e SKY, veturën e parë elektrike të pasagjerëve të kategorisë kei.

    Modeli i ri, me gjatësi rreth 3.4 metra, është i pajisur me një bateri të vogël LFP prej 26 kWh dhe ofron autonomi deri në 310 kilometra. Dorëzimet e para janë planifikuar të nisin më 16 nëntor.

    Çelësi i këtij modeli është kombinimi i një baterie relativisht të vogël me efikasitet të lartë dhe përmasat kompakte të automjetit.

    Kjo i mundëson Suzuki-t të reduktojë numrin e qelizave të nevojshme të baterisë, një prej komponentëve më të shtrenjtë të një automjeti elektrik.

    – YouTube www.youtube.com

    Në këtë mënyrë, Suzuki ka zgjedhur një qasje ndryshe nga shumë prodhues të tjerë, duke u fokusuar në uljen e peshës dhe konsumit të energjisë për të rritur autonominë. Kompania deklaron konsum prej 97 Wh/km dhe autonomi prej 310 kilometrash sipas ciklit WLTC në Japoni.

    Çmimi fillestar për versionin A do të jetë 2.12 milionë jen, rreth 11,925 euro, ndërsa versionet G dhe X do të kushtojnë përkatësisht rreth 13,444 dhe 15,694 euro. Në Japoni, modeli mund të përfitojë edhe nga subvencionet shtetërore për automjetet elektrike, duke e ulur më tej çmimin efektiv për blerës të caktuar.

    Suzuki synon të shesë rreth 1,000 njësi të e SKY në muaj në Japoni.

    Automjeti pritet të zgjerohet edhe në Evropë gjatë vitit të ardhshëm, megjithëse çmimi atje pritet të jetë më i lartë për shkak të taksave, homologimit dhe kostove të importit. /Telegrafi/

  • Sëmundja e rëndë e detyroi të largohej nga OpenAI, ish-shefja tani po kërkon ilaçin me inteligjencë artificiale

    Sëmundja e rëndë e detyroi të largohej nga OpenAI, ish-shefja tani po kërkon ilaçin me inteligjencë artificiale

    Fidji Simo, ish-drejtoresha e OpenAI-së dhe ish-drejtuese e Facebookut, po përdor inteligjencën artificiale për të kërkuar trajtime të reja për sëmundjet kronike – përfshirë edhe sëmundjen nga e cila vuan vetë.

    Simo iu bashkua OpenAI-së në maj të vitit 2025, fillimisht si drejtoreshë ekzekutive për aplikacionet dhe më pas mori përgjegjësi edhe për zbatimin e inteligjencës së përgjithshme artificiale (AGI). Megjithatë, në të njëjtën kohë ajo po përballej me probleme serioze shëndetësore.

    Ajo ishte diagnostikuar disa vite më parë me sindromën e takikardisë ortostatike posturale (POTS), një sëmundje kronike që mund të shkaktojë rritje të shpejtë të rrahjeve të zemrës, marramendje dhe humbje të vetëdijes kur personi ngrihet ose qëndron ulur.

    Gjendja e saj u përkeqësua pasi filloi punën në OpenAI dhe ajo nuk mundi më ta përballonte ritmin intensiv të punës. Në korrik të këtij viti, Simo u largua nga pozita në kompani, por mbeti këshilltare me kohë të pjesshme, raportojnë mediat.

    “Fatkeqësisht, e kam shumë, shumë të vështirë të qëndroj në këmbë pa humbur vetëdijen. Nuk mund të qëndroj gjatë as ulur, as në këmbë – pas më shumë se pesë apo dhjetë minutash humbas vetëdijen”, ka thënë ajo.

    Gjatë vitit të fundit, Simo është përqendruar në mënyrën se si inteligjenca artificiale mund të përdoret për të luftuar sëmundjet kronike. Në mars të vitit 2025, së bashku me Rohit Gupta dhe Rishi Reddy, ajo themeloi kompaninë startup ChronicleBio.

    Kompania synon të përdorë inteligjencën artificiale dhe të dhënat biologjike për të kuptuar më mirë rrjetin kompleks të simptomave që lidhen me sëmundje kronike të sistemit imunitar, përfshirë POTS-in, COVID-in e gjatë dhe encefalomielitin mialgjik/sindromën e lodhjes kronike (ME/CFS).

    Sipas Gupta-s, rreth 250 milionë njerëz në mbarë botën vuajnë nga këto sëmundje kronike.

    Qëllimi i Simo-s dhe bashkëthemeluesve të saj është që, përmes kombinimit të inteligjencës artificiale dhe të dhënave biologjike, të identifikojnë mekanizmat e këtyre sëmundjeve dhe të ndihmojnë në zhvillimin e terapive të reja. /Telegrafi/

  • Rizvanolli: Minatorët në minierën e "Trepçës" janë në gjendje të mirë

    Rizvanolli: Minatorët në minierën e “Trepçës” janë në gjendje të mirë

    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se minatorët që ndodhen brenda minierës së Trepçës janë në gjendje të mirë, pas një defekti në pajisjet elektrike.

    Sipas informatave nga menaxhmenti i Trepçës, minatorët janë pjesë e ndërrimit të dytë, i cili përfundon në orën 23:00.

    Ekipet teknike po punojnë për sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me energji elektrike.

    Ndërkohë, është duke u organizuar dalja graduale e minatorëve përmes daljes emergjente.

    Menaxhmenti i Trepçës ndodhet në vendngjarje, ndërsa aty kanë qenë edhe ekipet e Policisë dhe zjarrfikësve.

    Burimi: RTKLive

  • Ronaldo në telashe serioze: Federata Portugeze hap procedurë, konsideron ta pezullojë për gjashtë muaj

    Ronaldo në telashe serioze: Federata Portugeze hap procedurë, konsideron ta pezullojë për gjashtë muaj

    Cristiano Ronaldo mund të përballet me një pezullim deri në gjashtë muaj për largimin pa autorizim nga grumbullimi i Kombëtares së Portugalisë.

    Sulmuesi 41-vjeçar u largua më herët nga grumbullimi pas përplasjes me trajnerin Jorge Jesus, ndërsa tashmë ndaj tij është hapur procedurë disiplinore.

    Sipas “A Bola”, procedura është iniciuar bazuar në nenin 160 të Rregullores Disiplinore të Federatës Portugeze të Futbollit.

    Ky nen parasheh pezullim nga një deri në gjashtë muaj për një lojtar të grumbulluar me Kombëtaren që, pa arsye të vlefshme, largohet nga stërvitja, ndeshja apo ndonjë aktivitet i përfaqësueses.

    Për një futbollist profesionist parashihet edhe gjobë prej 510 deri në 1 mijë e 20 euro.

    Madje, rregullorja përcakton se largimi i paautorizuar sjell edhe pezullim automatik parandalues, ndërsa çështja shqyrtohet nga organet disiplinore.

    Ronaldo vetë ka pranuar se nuk duhej të ishte larguar nga grumbullimi dhe ka thënë se përgjegjësia për këtë veprim është e tij, ndërsa ka lënë të hapur mundësinë që të dënohet.

    Megjithatë, “A Bola” raporton se deklarata e tij mund të ndikojë në masën e dënimit, pasi rregullorja parashikon lehtësim të sanksionit në rast të pranimit të plotë dhe pa rezerva të shkeljes. Në skenarin më të favorshëm për Ronaldon, dënimi minimal mund të reduktohet në 15 ditë pezullim dhe 255 euro gjobë./Telegrafi/

  • Luzha: Politika kërkon marrëveshje, kompromisi nuk është dobësi

    Luzha: Politika kërkon marrëveshje, kompromisi nuk është dobësi

    “Kompromisi politik është i domosdoshëm për funksionimin e institucioneve dhe nuk duhet të shihet si dobësi apo humbje”, ka deklaruar Besa Luzha në RTK Prime, duke komentuar zhvillimet e fundit politike në vend.

    Sipas saj, Kosova ka humbur kohë dhe energji për shkak të cikleve të vazhdueshme zgjedhore, ndërsa natyra e sistemit politik dhe kushtetues kërkon marrëveshje, bashkëpunim dhe balancë të pushteteve.

    “Esenca e politikës është prej të pamundshmes të arrihet e mundshmja, kompromisi”, tha Luzha.

    Ajo e vlerësoi edhe zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në krye të shtetit, duke e përgëzuar për pranimin e përgjegjësisë në një situatë të vështirë dhe me një afat shumë të shkurtër për vendimmarrje.

    Luzha tha se marrëveshja e arritur në momentin e fundit ka shmangur një situatë edhe më të rëndë institucionale, ndërsa shprehu shpresën se zgjedhja e presidentes së re do të hapë një faqe të re në zhvillimet politike në Kosovë. “Shpresoj që do ta hapim një faqe të re në kapitullin e zhvillimeve në Kosovë”, tha ajo.

    Burimi: RTKLive

  • Shiroka Pula merr urime edhe nga presidentja e Maqedonisë së Veriut

    Shiroka Pula merr urime edhe nga presidentja e Maqedonisë së Veriut

    Shiroka Pula merr urime edhe nga presidentja e Maqedonisë së Veriut

    Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj presidente e Kosovës.

    Në një shkrim të saj në rrjetin social X, ka thënë se pret me padurim të punojë me presidenten e re të Kosovës për të forcuar bashkërpunimin ndërmjet të dy vendeve.  

    “Urime të sinqerta për prof. dr. Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj presidente e Republikës së Kosovës. Si profesor koleg, pres me padurim të punoj ngushtë me të për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona dypalëshe, promovimin e stabilitetit rajonal dhe avancimin e së ardhmes sonë të përbashkët evropiane”, ka shkruar Siljanovska-Davkova në platformën sociale X. /Klankosova.tv