Category: Lajme

  • Qorolli: Presidentja Shiroka-Pula do të reflektojë për Specialen dhe nuk do ta lërë siç ka qenë

    Qorolli: Presidentja Shiroka-Pula do të reflektojë për Specialen dhe nuk do ta lërë siç ka qenë

    Analisti politik, Adem Qorolli ka shprehur besimin se presidentja e re e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, do të angazhohet për ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

    Qorolli tha se Shiroka-Pula ka një lidhje të veçantë me ish-krerët e UÇK-së, duke theksuar se ajo i ka njohur dhe është zhvilluar në një frymë akademike me ta.

    Ai përmendi Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, duke thënë se Shiroka-Pula ka pasur raporte dhe bashkëpunim edhe me familjet e tyre.

    “Edhe zoti Thaçi, edhe zoti Veseli dhe këta dy bashkëpunëtorë, që njërin ka pasur edhe në moshë të afërt, zotin Krasniqi, që unë e di që e ka respektuar ndoshta më shumë se të tjerët dhe ka pasur një vullnet dhe një bashkëpunim edhe me familjet e tyre”, tha ai.

    Qorolli shtoi se, nëse një grua me profilin akademik të Shiroka-Pulës do të arrinte të ndikonte në këtë çështje, sipas tij, kjo do të ishte me rëndësi.

    “Dhe mund të them që nëse një grua do t’ia dilte, një zonjë e kalibrit të saj akademik, unë do të them që do të kishim nderë dhe kam besim të plotë që kjo zonjë do të reflektojë në pjesën e Speciales dhe nuk do ta lërë siç ka qenë”, u shpreh Qorolli.

    Burimi: Dukagjini

  • Ambasadori hungarez uron Shiroka Pulën: Presim të forcojmë bashkëpunimin

    Ambasadori hungarez uron Shiroka Pulën: Presim të forcojmë bashkëpunimin

    Ambasadori hungarez uron Shiroka Pulën: Presim të forcojmë bashkëpunimin

    Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, László István Dux, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj Presidente e Republikës së Kosovës.

    Përmes një postimi, Dux ka shprehur urimet e tij për Presidenten e re, duke thënë se pret të punojë me të për forcimin e miqësisë dhe bashkëpunimit mes dy popujve.

    “E urojmë përzemërsisht Shkëlqesinë e Saj, Dr. Justina Shiroka-Pula, për zgjedhjen e saj Presidente të Republikës së Kosovës. Presim të punojmë me ju dhe të forcojmë miqësinë dhe bashkëpunimin mes popujve tanë”, ka shkruar ambasadori hungarez.

  • Zbulohet dëshira Modricit pas pensionimi

    Zbulohet dëshira Modricit pas pensionimi

    Zbulohet dëshira Modricit pas pensionimi

    Luka Modric dëshiron të rikthehet te Real Madridi pasi t’i japë fund karrierës si futbollist.

    Kroati 41-vjeçar, që aktualisht luan te Milani, synon të ketë një rol konkret në strukturën e klubit madrilen.

    Modric ka kontratë me Milanin deri më 30 qershor 2027 dhe për momentin nuk ka negociata për rikthimin e tij.

    Gjatë 13 viteve në Madrid, ai zhvilloi 597 ndeshje dhe fitoi 28 trofe, përfshirë gjashtë Liga të Kampionëve.

  • Nga 180 në 50 milionë euro: Rënia e "frikshme" e dy yjeve të Barcelonës

    Nga 180 në 50 milionë euro: Rënia e “frikshme” e dy yjeve të Barcelonës

    Nga 180 në 50 milionë euro: Rënia e "frikshme" e dy yjeve të Barcelonës

    Gavi dhe Frenkie de Jong kanë pësuar një rënie të madhe në vlerën e tregut.

    Sipas Transfermarkt, të dy mesfushorët tani vlerësohen nga 25 milionë euro, ndërsa në kulmin e tyre arrinin nga 90 milionë euro.

    Kështu, vlera e përbashkët e dy lojtarëve ka rënë nga 180 në vetëm 50 milionë euro.

    Lëndimet dhe mungesa e vazhdimësisë kanë ndikuar te të dy, ndërsa Barcelona shpreson që rikthimi në formë t’ua rrisë sërish vlerën./Klankosova.tv

  • Ambasadori i ri grek në Shkup: Athina do ta mbështesë Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt BE-së

    Ambasadori i ri grek në Shkup: Athina do ta mbështesë Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt BE-së

    Ioannis Malukos është ambasadori i ri i Greqisë në Maqedoni. Ai ia dorëzoi sot kredencialet e tij presidentes Gordana Siljanovska-Davkova dhe njoftoi mbështetje të fortë të Greqisë për integrimin evropian të vendit. Ministria e Punëve të Jashtme Greke tashmë e liston Malukos si kreun e misionit në Shkup.

    Malukos shprehu gatishmërinë për të promovuar marrëdhënie të fqinjësisë së mirë përmes dialogut politik konstruktiv dhe respektimit të së drejtës ndërkombëtare.

    Ai tregoi se zgjerimi i Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor do të jetë ndër prioritetet gjatë presidencës greke të Këshillit të BE-së në gjysmën e dytë të vitit 2027.

    Ambasadori i ri theksoi gjithashtu praninë e kompanive greke në Maqedoninë e Veriut si një urë të rëndësishme ekonomike midis dy vendeve.

    Siljanovska-Davkova, nga ana tjetër, tha se pret që mandati i Malukos do të kontribuojë në hapjen e një kapitulli të ri në marrëdhëniet maqedonase-greke.

  • Dëshmitari në gjyqin për krimet e luftës në Gjilan: Me gjakun tim më vizatuan simbolet serbe në gjoks

    Dëshmitari në gjyqin për krimet e luftës në Gjilan: Me gjakun tim më vizatuan simbolet serbe në gjoks

    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë në gjykimin ndaj të akuzuarve Dragan Cvetkoviq, Dragan Niciq, Milosh Shoshiq, Nenad Stojanoviq dhe Slobodan Jetivq, të cilët akuzohen për krime lufte në fshatrat e regjionit të Gjilanitmë 1999, të mërkurën u dëgjua dëshmitari Behxhet Mehmeti, i cili deklaroi se nga gjaku që i plagëve paramilitarët vizatuan simbolet serbe në trupin e tij.

    “Me gjakun tim që e kam pas në fytyrë, më kanë vizatu simbolet serbe në gjoks”, tha Mehmeti, raporton “Betimi përDrejtësi”.

    Fillimisht, u dëgjua dëshmitari Nazmi Hajdini, i cili deklaroi se më 5 prill 1999 në orët e paraditës, pasi kishte parë shtëpi duke u djegur në fshatin Kokaj, kishte filluar të largohet nga fshati Llovcë në drejtim të fshtatit Pogragjë.

    Dëshmitari Hajdini tha se rreth orës 14:00, ishte takuar me R.D. L, dhe viktimat e tjera të kësaj ngjarje, ku pas bisedimit kanë vendosur të ktheheshin në Llovcë për të marrë ushqim.

    Në vijim, Hajdini deklaroi se kishin parë disa vetura civile duke ardhur në drejtim të tyre, prej të cilave kishin dalë disa njerëz të armatosur dhe të veshur me uniforma ushtarake.

    “Për një moment, kanë dalë njerëz me uniforma edhe neve na kanë zbrit prej traktorit. Na kanë urdhëru me u shtri në bark, edhe unë kam dëgju krisma të pushkës”, tha dëshmitari Hajdini.

    Po ashtu, Hajdini tha se pasi kishte dëgjuar krismat, dikush e kishte urdhëruar që t’i grumbullojë trupat e të vrarëve.

    “Edhe për një moment më ka thënë njëri, çu edhe m’i grumbullu, edhe i kam pa që i kanë vra njerëzit … të vararë kanë qenë katër”, tha dëshmitari Hajdini.

    Ai shtoi se nuk kishte dëgjuar britma të njerëzve, por vetëm kishte dëgjuar krismat e armëve.

    Në vijim, dëshmitari Hajdini deklaroi se pasi ishte detyruar që trupat e të vrarëve t’i vendoste mbi një drunj, paramilitarët serbë e kishi ndetyruar të shtrihej mbi trupat, ku më pas kishin qëlluar në drejtim të tij dhe e kishin plagosur. Tha se nuk e kishte njohur asnjërin nga personat të cilët e kishin sulmuar.

    Më pas, në sesionin e pasditës u dëgjua dëshmitari Mehmeti, i cili tha se në fshatin Lupa, gjatë largimit forcat serbe e kishin goditur me kondak të armës dhe çizme.

    “Mua më kanë goditë me kondak të pushkës dhe çizme dhe ndërkohë jam gjakosë”, u shpreh Mehmeti.

    Dëshmitari Mehmeti tha se gjatë rrugës i kishte dëgjuar paramilitarët duke u thënë gjuani.

    Gjithashtu, dëshmitari tha se gjatë rrugës sa ishin në rimorkio, paramilitarët i kishin detyruar të ngrisin tre gishta para çdo veture që shohin.

    Dëshmitari shtoi se gjatë kohës së luftës ishin të organizuar në njësite por jo të armatosur apo të uniformuar dhe me të vetmin qëllim që të ofrojnë mbrojtje për civilët në fshat.

    Dëshmitari Mehmeti pohoi se i kishte dorëzuar raport komandatit Rrustem Mustafa për situatën në regjion.

    Më pas, seanca përfundoi për të vijuar më tej ditëve në vijim me dëgjimin e dëshmitarëve të tjerë.

    Në seancën fillestare të mbajtur më 15 janar 2025, pesë të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm për veprën penale që iu vihet në barrë.

    Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), më 27 dhjetor 2024, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve Dragan Cvetkoviq, Dragan Niciq, Milosh Shoshiq, Nenad Stojanoviq dhe Slobodan Jetivq, të cilët akuzohen se si pjesë e grupit kriminal, në bashkëkryerje edhe me pjesëtarë tjerë të paidentifikuar të këtij grupi të armatosur dhe të veshur me uniforma të kamufluara dhe uniforma jo të rregullta të policisëapo ushtrisë serbe, gjatë periudhës së luftës në Kosovë, konkretisht më 5 maj 1999, në orët e para të mëngjesit kishin ndërmarrë një aksion në disa fshatra të regjionit të Gjilanit, ku ishin vrarë tetë civilë shqiptarë.

    Në dosjen e Prokurorisë, thuhet se në mes të fshatrave Inatoc (Kukaj) dhe Llovcë te vendi i quajtur “Kisha e Epërme”, fillimisht të akuzuarit i kishin ndalur viktimat Rr.I., dhe Xh.Z., dhe kishin filluar ta maltretonin Rr.I., duke e goditur pandërprerë në pjesë të ndryshme të trupit, e më pas kishin shtënë me armënë drejtim të Xh.Z., e cila ishte duke ecur në drejtim të Rr.I., ku si pasojë Xh.Z., kishte mbetur e vrarë.

    Në aktakuzë thuhet se të pandehurit kishin vazhduar ta godasinme thika tani të ndjerin Rr.I. në pjesë të ndryshme të trupit dhemë pas në një grumbull të dushkut të ndezur, i kishin vendosur të dy viktimat, ku Rr.I., ishte ende gjallë dhe i kishin djegur trupat e tyre, ngjarje kjo e cila ishte parë nga dëshmitari okular R.R.

    Gjithnjë sipas aktakuzës, të pandehurit e lartcekur, në drejtim tëfshatit Llovcë në vendin e quajtur “Lugu i Elbishtës”, i kishinndaluar tani viktimat R.D., S.Xh., Xh.H., A.R., të dëmtuarit N.H., si dhe N.H., të cilët nën kërcënim të armëve i kishin detyruar të shtriheshin në tokë, i kishin kontrolluar dhe më pas e kishin liruar N.H., ndërsa kishin shtënë me armë në drejtim të viktimave, ku si pasojë kishin mbetur të vrarë R.D., S.Xh., Xh.H., A.R. Ndërsa, N.H., e kishin urdhëruar që t’i grumbullonte trupat e viktimave e t’i vendoste mbi një grumbulltë drunjëve, pastaj e kishin urdhëruar që të shtrihej edhe vetëmbi viktimat dhe kishin shtënë me automatik mbi të dëmtuarin N.H., i cili kishte marrë dy plagë, një në qafë dhe në shpatullën e majtë, por që iu kishte mbijetuar plagëve të marra.

    Më tej, në aktakuzë thuhet se në fshatin Llovcë përderisa popullata civile ishin duke u larguar me traktora me rimorkio, pjesëtarë të këtij grupi kriminal kishin filluar të gjuanin nëdrejtim të tyre ku si pasojë ishte plagosur viktima N.A., e cila si pasojë e plagëve të marra kishte ndërruar jetë, dhe po ashtu ishte plagosur edhe M.A., e cila në atë kohë ishte 2-vjeçe. Gjithashtu, edhe në dalje të fshatit Pogragjë, ky grup kriminal kishin shtënë në drejtim të viktimës N.R., i cili kishte ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

    Në aktakuzë, thuhet se po ashtu, ky grup kriminal kishin maltretuar edhe të dëmtuarit F.H., B.M., dhe M.R., ku këta dy të fundit i kishin dërguar në një kooperativë bujqësore në fshatinPasjan, ku i kishin maltretuar në forma ç’njerëzore.

    Me këtë, akuzohen se në bashkëkryerje të akuzuarit kanë kryer veprën penale “Krime kundër popullatës civile” nga neni 142 lidhur me nenin 22 të LP të RSFJ –së.

    Ndërkaq, të pandehurit, Milosh Shoshiq dhe Nenad Stojanoviq akuzohen edhe për kryerjen e veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366, par.1 i Kodit Penal.

  • Kurtit mbrëmë i janë dhënë edhe tetë vjet pushtet, thotë Gashi

    Kurtit mbrëmë i janë dhënë edhe tetë vjet pushtet, thotë Gashi

    Analisti politik Astrit Gashi ka deklaruar se, sipas vlerësimit të tij, zhvillimet politike të mbrëmshme, përfshirë zgjedhjen e presidentes së re, i kanë dhënë kryeministrit Albin Kurti edhe tetë vjet pushtet.

    Gashi tha se një opozitë e dobët dhe me probleme të brendshme mund t’ia lehtësojë pozitën Kurtit.

    “Unë, për vete, mendimin fillestar sot, pra mendimin fillestar sot e kam që, Albin Kurtit mbrëmë i janë dhënë edhe tetë vjet”, ka theksuar ai.

    Sipas tij, marrëveshjet dhe zhvillimet e fundit politike mund të ndikojnë edhe në fuqizimin e pozitës së Vetëvendosjes.

    Ai theksoi se ky është vetëm vlerësimi i tij fillestar për zhvillimet e fundit.

    Burimi: Dukagjini

  • Haziri: Në të njëjtën ditë me deputetin e VV-së, e ktheva vetë Hamzën brenda në Kuvend gjatë protestës

    Haziri: Në të njëjtën ditë me deputetin e VV-së, e ktheva vetë Hamzën brenda në Kuvend gjatë protestës

    Organizatori i protestave “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka folur për situatën e krijuar gjatë protestave, kur protestuesit nuk lejuan deputetët të dilnin nga Kuvendi i Kosovës.

    Në Debat Plus, Haziri tha se të hënën kishte kthyer vetë edhe kryetarin e PDK-së, Bedri Hamzën, ndërsa theksoi se për këtë, sipas tij, ka dëshmitarë nga Policia e Kosovës dhe protestuesit që ndodheshin para Kuvendit.

    Ai deklaroi se protestuesit nuk i kishin lejuar deputetët të dilnin nga Kuvendi dhe se situata më pas eskaloi me ndërhyrjen e Policisë së Kosovës.

    “Situata ka eskaluar pasi Policia ka arrit thy, me gjuajt gaz lotsjellës, me i godit protestuesit. Dikush ka përfundu me këmbë të thyer, dikush me dorë, dikush me kokë të çarë”, ka thënë Haziri, duke përshkruar situatën sipas tij.

    Ai tha se pas kësaj, disa deputetë, kryesisht nga pushteti, u larguan nga Kuvendi nën përcjelljen e njësive speciale të Policisë.

    Haziri foli edhe për rastin e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, i cili ishte përfshirë në përplasjen me protestuesit. Ai tha se i kishte ardhur keq për mënyrën se si kishte përfunduar situata dhe se protestuesit i kishin kërkuar deputetit të kthehej në Kuvend.

    Burimi: Dukagjini

  • Ambasadori hungarez: Presim të forcojmë bashkëpunimin me Presidenten Shiroka-Pula

    Ambasadori hungarez: Presim të forcojmë bashkëpunimin me Presidenten Shiroka-Pula

    Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, László István Dux, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj Presidente e Republikës së Kosovës.

    Përmes një postimi, Dux ka shprehur urimet e tij për Presidenten e re, duke thënë se pret të punojë me të për forcimin e miqësisë dhe bashkëpunimit mes dy popujve.

    “E urojmë përzemërsisht Shkëlqesinë e Saj, Dr. Justina Shiroka-Pula, për zgjedhjen e saj Presidente të Republikës së Kosovës. Presim të punojmë me ju dhe të forcojmë miqësinë dhe bashkëpunimin mes popujve tanë”, ka shkruar ambasadori hungarez.

    Burimi: Dukagjini

  • Gashi: Ka mundësi që opozita në Kosovë të jetë vetëm LDK e AAK, e pushteti VV e PDK

    Gashi: Ka mundësi që opozita në Kosovë të jetë vetëm LDK e AAK, e pushteti VV e PDK

    Analisti politik, Astrit Gashi ka deklaruar se pas zhvillimeve të fundit politike në vend, ende nuk është e qartë se cilat parti do të jenë në pushtet dhe cilat në opozitë.

    Gashi tha se ekziston mundësia që LDK-ja dhe AAK-ja të jenë në opozitë, ndërsa Vetëvendosje dhe PDK-ja të bashkëpunojnë në çështje të caktuara.

    “Ende se dimë me cfarë numra është po flasim. Ne ende se dimë kush është pushteti në Kosovë dhe kush është opozita në Kosovë. Ka shumë mundësi që opozita në Kosovë të jetë vetëm LDK dhe AAK. Dhe ka shumë mundësi që pushteti në një formë në Kosovë të jetë edhe VV edhe PDK. Sepse shumë pika kanë me qenë tash që ndërlidhen”, tha Gashi në Debat Plus.

    Ai përmendi mbrojtjen në Hagë, politikën dhe lobimin si disa prej çështjeve që mund të krijojnë bashkëpunim mes PDK-së dhe VV-së.

    “Për shembull, mbrojtja në Hagë ka me e ndërlidh për herë të parë PDK-në me VV-në. Politika, lobimi, këto të gjitha që po kërkohen, kanë me qenë instrumente që e lidhin PDK-në me VV-në”, u shpreh ai.

    Megjithatë, Gashi tha se nuk mund të parashikojë nëse një bashkëpunim i tillë do të shndërrohet në një koalicion në të ardhmen e afërt.

    “Sa ka me arritë kjo lidhje me u shndërru në një të ardhme të afërt, ndoshta në një koalicion, atë nuk e di. A ka me u shndërru, atë nuk e di”, tha ai.

    Gashi shtoi se PDK-ja, sipas tij, ende duhet të përballet me pasiguritë e saj politike, ndërsa theksoi se nuk dëshiron të shpallë fitues apo humbës në zhvillimet e fundit.

    “A ka me shndërru, atë nuk e di. Por une nuk e di ende çka është PDK-ja. Sepse ende PDK-ja duhet mu shëru nga pasiguritë e saj. Pasiguritë që i ka”, ka theksuar ai.

    Burimi: Dukagjini