Category: Lajme

  • Hodhi letrat në koshin e gabuar, komuna zvicerane e gjobit gruan për një "gabim të vogël"

    Hodhi letrat në koshin e gabuar, komuna zvicerane e gjobit gruan për një “gabim të vogël”

    Një grua në Zvicër është gjobitur nga komuna pasi kishte hedhur letra në një kosh mbeturinash në vend se t’i dorëzonte për grumbullimin e letrës.

    Rasti ka ngjallur debat për mënyrën se si komunat zbatojnë rregullat për ndarjen dhe riciklimin e mbeturinave.

    Gruaja kishte hedhur letrat në një kosh mbeturinash, ndërsa ato duhej të ishin lënë për grumbullimin e veçantë të letrës, shkruan 20Minuten, transmeton Telegrafi.

    Pas kontrollit, autoritetet komunale e identifikuan dhe i vendosën një gjobë për mënyrën e gabuar të asgjësimit të mbeturinave.

    Rasti ka nxjerrë në pah se rregullat për ndarjen e mbeturinave në Zvicër mund të zbatohen në mënyrë strikte. Në kantonin e Cyrihut, për shembull, personi që shkakton një shkelje të rregullave për hedhjen e mbeturinave mund të ngarkohet me kostot e kontrollit dhe të pastrimit.

    Letrat duhet të riciklohen veçmas

    Në Zvicër, letra dhe kartoni zakonisht mblidhen veçmas për t’u ricikluar. Hedhja e tyre në mbeturinat e zakonshme nënkupton që një material i riciklueshëm përfundon në sistemin e mbetjeve të zakonshme.

    Autoritetet zvicerane theksojnë rëndësinë e ndarjes së mbeturinave, pasi materiale si letra, qelqi, metalet dhe mbetjet organike mund të riciklohen ose të trajtohen në mënyrë të veçantë.

    Rasti i gruas ka shkaktuar reagime për shkak të faktit se bëhej fjalë për një sasi të zakonshme letre, por autoritetet e konsideruan shkeljen si të mjaftueshme për të ndërmarrë masa.

    Në Zvicër, komunat kanë përgjegjësi të rëndësishme për kontrollin dhe zbatimin e rregullave për mbeturinat. Kur identifikohet personi përgjegjës për një shkelje, ai mund të ngarkohet edhe me kostot që lidhen me kontrollin dhe largimin e mbeturinave./Telegrafi/

  • Capital T thyen heshtjen për pauzën nga koncertet dhe paralajmëron rikthimin e fuqishëm

    Capital T thyen heshtjen për pauzën nga koncertet dhe paralajmëron rikthimin e fuqishëm

    “Wine & Stories of Berat” ishte koncerti i vetëm i rep-artistit Capital T gjatë këtij viti, ndërsa pas një periudhe të gjatë me koncerte, udhëtime dhe performanca, ai vendosi të marrë një pauzë nga skena.

    Përmes një reagimi në rrjetet sociale, artisti ka treguar se kjo shkëputje ishte e nevojshme për të, jo vetëm për arsye profesionale, por edhe personale, derisa konfirmon rikthimin e tij të fuqishëm në skenën muzikore.

    “Wine & Stories of Berat ishte koncerti im i vetëm për këtë vit. Kjo pauzë nga skena ishte diçka që më duhej më shumë sesa e kisha mendu. Pas kaq shumë vitesh me koncerte, udhëtime, net pa gjumë, skena, festivale, qytete, shtete dhe mijëra njerëz përballë meje, këtë vit mora një vendim të vetëdijshëm: të mos bëja performanca”.

    Foto: Capital T / Instagram

    “Një pjesë e këtij vendimi erdhi duke parë situatat nëpër të cilat po kalojmë si popull. Ka momente kur muzika dhe festa nuk mund të ekzistojnë krejtësisht të shkëputura nga realiteti që na rrethon. Ndonjëherë duhet të ndalesh, të shikosh përreth dhe të kuptosh se çfarë po ndodh jashtë botës tënde”.

    “Por kjo pauzë kishte edhe një arsye tjetër shumë personale. Doja kohë. Kohë larg zhurmës, larg presionit të vazhdueshëm për të qenë gjithmonë prezent, larg ritmit këngë –> koncert –> këngë –>koncert”.

    Ai ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe është fokusuar në studio, ku po punon për një album të ri.

    “Doja ta ktheja gjithë atë energji përsëri në studio dhe në muzikë. Duke punu për një album të ri. Një album që për mua nuk është thjesht vazhdimi i asaj që kam bërë deri sot. Dua të flas për gjëra të tjera. Të prek tema që ndoshta nuk i kam prek më parë. Të tregoj perspektivën e njeriut që jam sot, pas gjithë këtyre viteve, jo vetëm artistin që publiku e njeh deri tani. Dhe pikërisht këtë vit më ka ndodh të mendoj shumë edhe për rrugëtimin”.

    Foto: Capital T / Instagram

    Në këtë periudhë reflektimi, artisti ka rikthyer vëmendjen edhe te 20 vitet e tij në muzikë, duke e cilësuar këtë rrugëtim si një lloj “time capsule”.

    “20 YEARS LIVE. Tamam “time capsule”. Kur kthehem dhe shoh 20 vite muzikë, skena, ide, rrezik, eksperimente dhe momente që në atë kohë ndoshta nuk kuptoheshin plotësisht, e kuptoj sa shumë ka ndryshu industria jonë”.

    “Mbaj mend kohën kur investimi në koncerte, produksion, skenografi, performancë dhe eksperiencë live nuk ishte standard. Kur ideja ishte të krijonim diçka më të madhe se thjesht të dilnim në skenë në klubet e natës dhe të këndonim disa këngë. Gjithmonë kam dasht me i shty kufijtë. Të krijoj trende, jo vetëm t’i ndjek ato”, theksoi ai mes tjerash.

    Foto: Capital T / Instagram

    Reperi po ashtu ka folur për kolegët e tij të cilët viteve të fundit janë përqendruar tek koncertet e mëdha, derisa e sheh si diçka shumë pozitive dhe se standardi është ngritur.

    “Dhe sot, kur shoh pothuajse të gjithë industrinë duke u kthyer drejt koncerteve të mëdha, produksioneve serioze dhe performancave live, nuk e shoh si konkurrencë.Përkundrazi. It makes my heart warm. Sepse do të thotë që kultura është rrit. Standardi është ngrit. Artistët po ëndërrojnë më shumë dhe publiku po kërkon më shumë. Dhe në një mënyrë të çuditshme”.

  • Shefja e re e shtetit: Si e priti shoqëria civile presidenten e re? (VIDEO)

    Shefja e re e shtetit: Si e priti shoqëria civile presidenten e re? (VIDEO)

    Shefja e re e shtetit: Si e priti shoqëria civile presidenten e re? (VIDEO)

    Entuziazmi për zgjedhjen e presidentes së re të Kosovës doli edhe jashtë sallës së Kuvendit.

    Përveç qytetarëve, që iu shpëtuan zgjedhjeve të reja, shefja e re e shtetit u mirëpritë edhe nga diplomatë të huaj.

    Pavarësisht figurës së presidentes, Justina Shiroka-Pula, për dikë, mënyra e votimit të saj në moment të fundit është shqetësuese.

    Andaj, shoqëria civile kërkon që të punohet për të përmirësuar dëmin politik.

    Ata presin që Kosova të merret me seriozisht në rrafshin ndërkombëtar.

    Organizatat rekomandojnë që Kosova të përmirësojë relacionet në proceset integruese me BE-në.

  • Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi ribalancin e ri të buxhetit për vitin 2026

    Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi ribalancin e ri të buxhetit për vitin 2026

    Qeveria sot, në seancë, shqyrtoi dhe miratoi Propozimin për ndryshime dhe plotësime të Buxhetit për vitin 2026.

    Me ndryshimet e propozuara bëhet përshtatja e anës së të hyrave dhe shpenzimeve të Buxhetit, si rezultat i ndikimit fiskal nga masat e ndërmarra nga Qeveria për mbështetjen e qytetarëve dhe bizneseve, përmes uljes së akcizës dhe TVSH-së për karburantet.

    Sipas ndryshimeve të propozuara, të hyrat e përgjithshme projektohen në nivelin prej 374.2 miliardë denarësh, ndërsa shpenzimet projektohen në 420.5 miliardë denarë, ndërsa deficiti buxhetor mbetet në të njëjtin nivel.

    Qëllimi i ndryshimeve të propozuara është ruajtja e stabilitetit të financave publike, sigurimi i funksionimit të pandërprerë dhe të rregullt të institucioneve, realizimi i programeve të parashikuara dhe përmbushja në kohë e të gjitha detyrimeve.

    Propozimi për ndryshime dhe plotësime të Buxhetit do t’i dorëzohet Kuvendit për shqyrtim dhe miratim të mëtejshëm.

  • Presidentja e re: Kush është akademikja, Justina Shiroka Pula? (VIDEO)

    Presidentja e re: Kush është akademikja, Justina Shiroka Pula? (VIDEO)

    Presidentja e re: Kush është akademikja, Justina Shiroka Pula? (VIDEO)

    Oferta që i mbërriti tek dera, në orët e vona të së martës, nuk e la t’i ikë.

    Propozimit të Albin Kurtit për t’u bërë kryetare e shtetit, iu përgjigj pozitivisht akademikja Justina Shiroka-Pula.

    Presidentja tashmë e shtatë e Republikës së Kosovës mori 81 vota nga ligjvënësit në Parlament, duke u bërë kështu gruaja e tretë në historinë e Repubikës, që ngjitet në krye të shtetit

    Para se të ulej në këtë karrige, Shiroka Pula e pati të hershme karrierën akademike.

    Si e re iu bashkua Universitetit të Prishtinës ku ndoqi studimet në Fakultetin Ekonomik, për t’iu lëshuar rend më pastaj atyre pasuniversitare në Zagreb, e doktoraturës në UP.

    Ngritjen akademike me kaq nuk e la. Gruaja që mban titullin doktor shkence kreu edhe  studime pasdoktorate në Universitetin e Linzit në Austri, dhe në atë të Arizonës në SHBA.

    Karrieren profesionale e nisi në Bankën Popullore të Kosovës, për t’iu bashkuar më pas  Universitetit të Prishtinës si ligjëruese.

    Pas përfundimit të luftës në Kosovë, Shiroka-Pula është angazhuar edhe në shoqërinë civile, kryesisht në fushën e fuqizimit të grave, barazisë gjinore, zhvillimit të bizneseve dhe ndërmarrësisë.

    Akademikja u përfshi edhe në politikë, ku fillimisht sherbeu si ministre e Energjisë dhe Minierave, për tri vjet nga 2008-ta deri me 2011, në qeverinë “Thaçi 1”.

    Ishte edhe kryetare e Forumit të Gruas së PDK-së, e deputete nga kjo parti deri në vitin 2014-të.

    Për vite me radhë, tash presidentja e Republikës, ishte pjesë e Akademisë së Shkencave dhe Arteve, institucion që si kryetare e drejtoi që nga 2025-ta.

    Ndryshe, nga 7 tetori i 2026-tës, Justina Shiroka Pula, është presidente e Kosovës, me mandat 5-vjeçar.

  • Profesori Gërguri: Gjuha e urrejtjes në rrjete sociale duhet të dënohet (VIDEO)

    Profesori Gërguri: Gjuha e urrejtjes në rrjete sociale duhet të dënohet (VIDEO)

    Profesori Gërguri: Gjuha e urrejtjes në rrjete sociale duhet të dënohet (VIDEO)

    Profesori universitar i Gazetarisë, Dren Gërguri, ka folur për gjuhën e urrejtjes ndaj gazetarëve, veçanërisht në rrjetet sociale.

    Përmes studios së Kiks Kosova, ai ka thënë se gjuha e urrejtjes në rrjetet sociale duhet të dënohet, në mënyrë që publiku ta kuptojë se duhet të jetë i kujdesshëm me mënyrën se si shprehet.

    Sipas tij, shoqëria kosovare ende nuk është e përgatitur për përdorimin e rrjeteve sociale dhe shpesh krijohet përshtypja se, vetëm pse teknologjia e mundëson një veprim, atëherë mund të bëhet gjithçka.

    Gërguri ka folur edhe për përgjegjësinë e gazetarëve, duke theksuar nevojën për ruajtjen e standardeve profesionale të gazetarisë.

    Ai ka thënë se krahas kësaj, duhet të përmirësohet edhe gjendja ekonomike e gazetarëve.

    Ndërkaq, pavarësisht sulmeve dhe fyerjeve ndaj gazetarëve, sipas tij, interesimi i të rinjve për të studiuar gazetarinë nuk ka rënë. Përkundrazi, ai thotë se ky interesim është rritur.

  • ASHAK, presidentja: Rrugëtimi nga Akademia tek Presidenca (VIDEO)

    ASHAK, presidentja: Rrugëtimi nga Akademia tek Presidenca (VIDEO)

    ASHAK, presidentja: Rrugëtimi nga Akademia tek Presidenca (VIDEO)

    Të mërkurën, fotografinë e ka të varur në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, të cilin e drejtoi për gati një vit.

    Veç tash, imazhi i saj do të shfaqet në krejt institucionet shtetërore dhe ambasada të Republikës.

    Justina Shiroka Pula, që nga e marta mori detyrën si e para e vendit, pak minuta para se të përfundonte afati kushtetues për zgjedhje të presidentit.

    73 vjeçja u bë gruaja e tretë prijëse në histori të Kosovës, njashtu si kuptimi e emrit që nga latinishtja i bie e drejtë, po pritet ta ketë edhe kontributin për vendin.

    Profesori Arsim Bajrami, po thotë se detyrën e re dikur bashkëpunëtores së tij, u munduan t’ia kontestojnë, por diçka e tillë nuk do të ndodh.

    Udhëheqjen e ASHAK-ut, pritet tash ta zë nënkryetari Fejzullah Krasniqi, derisa të bëhen zgjedhjet e reja.

    Akademikja Justina Shiroka Pula, ishte edhe ministre dhe deputete e Kuvendit të Kosovës.