Category: Lajme

  • Foto e rrallë e Justina Shiroka-Pulës nga dita e martesës

    Foto e rrallë e Justina Shiroka-Pulës nga dita e martesës

    Foto e rrallë e Justina Shiroka-Pulës nga dita e martesës

    Justina Shiroka-Pula mbrëmë u zgjodh presidente e re e Kosovës, pasi për të votuan 81 deputetë.

    Ndërkohë, që nga sot në rrjetet sociale po qarkullon një fotografi e presidentes së re të Kosovës nga dita e martesës së saj.

    Në fotografi, Shiroka-Pula shihet në ditën e dasmës së saj, një imazh që tashmë ka tërhequr vëmendjen e publikut pas zgjedhjes së saj në krye të shtetit. /Klankosova.tv

  • Shqipëri: 3-vjeçarja humb jetën pasi goditet nga mjeti bujqësor që drejtonte babai

    Shqipëri: 3-vjeçarja humb jetën pasi goditet nga mjeti bujqësor që drejtonte babai

    Shqipëri: 3-vjeçarja humb jetën pasi goditet nga mjeti bujqësor që drejtonte babai

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në fshatin Malbardh të Kurbinit, ku një 3-vjeçare ka humbur jetën pasi është goditur aksidentalisht nga babai i saj me një mjet bujqësor.

    Sipas informacionit paraprak të policisë, rreth orës 19:50, shtetasi B. A., 45 vjeç, duke manovruar me një mjet bujqësor në oborrin e shtëpisë së tij, ka goditur aksidentalisht vajzën e tij të mitur.

    Si pasojë e plagëve të marra, 3-vjeçarja ka humbur jetën.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes aksidentale.

  • “Hajde halla e madhe”, Bebe Rexha këndon këngën simbol të dasmave shqiptare – pamjet bëhen virale

    “Hajde halla e madhe”, Bebe Rexha këndon këngën simbol të dasmave shqiptare – pamjet bëhen virale

    Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, vazhdon të dëshmojë se, pavarësisht suksesit të madh në skenën ndërkombëtare, lidhja e saj me traditat shqiptare mbetet gjithmonë e fortë.

    Së fundmi, këngëtarja është bërë virale në rrjetet sociale pas një momenti të veçantë në një dasmë shqiptare.

    Bebe Rexha është filmuar duke kënduar këngën e njohur “Hajde halla e madhe”, një prej këngëve që nuk mungon në ahengjet dhe dasmat shqiptare.

    Nuk dihet se ku është zhvilluar dasma, ndërsa po ashtu mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për një festë në rrethin e saj familjar apo të miqve të afërt.

    Megjithatë, pamjet e këngëtares duke interpretuar këngën tradicionale shqiptare kanë marrë vëmendje të madhe dhe janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale.

    Ky nuk është rasti i parë kur Bebe Rexha tregon dashurinë dhe respektin për kulturën shqiptare.

    Së fundmi, pasi vëllai i saj kurorëzoi dashurinë në martesë. Edhe në atë aheng nuk mungoi muzika tradicionale shqiptare, duke i dhënë festës një atmosferë tipike shqiptare.

    Pavarësisht se prej vitesh është pjesë e skenave më të mëdha botërore, Bebe Rexha vazhdon ta mbajë pranë origjinën dhe traditat e saj shqiptare, duke i ndarë herë pas here edhe me miliona ndjekësit e saj.

  • Koci: Kosova shmangu krizën, u krijua stabilitet institucional

    Koci: Kosova shmangu krizën, u krijua stabilitet institucional

    Politologu Melazim Koci ka vlerësuar voitmin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës presidente të Kosovës.

    Koci ka thënë në RTK Prime se Shiroka-Pula është një intelektuale dhe akademike me një karrierë të pasur, duke e vlerësuar zgjedhjen e saj në krye të shtetit.

    “Besoj, që Kosovës i bën nder që kaloi Ligji për Dhomat e Specializuara dhe që zonja Justina Shiroka-Pula u zgjodh presidente. Kemi të bëjmë me një intelektuale, akademike, kryetare e Akademisë, personalitet i vlerësuar”, ka thënë Koci.

    Ai ka theksuar se, sipas tij, zgjedhja e presidentes ishte një vendim që i hapi rrugë shmangies së krizës institucionale dhe zgjedhjeve të reja.

    “Marrë në tërësi, në fund klasa politike e Kosovës ia doli që ta shmangë krizën, të shmangë zgjedhjet dhe të krijojë stabilitet institucional dhe politik në Kosovë. Dhe mendoj që kjo është më e rëndësishmja në këtë moment”, është shprehur Koci.

    Duke folur për zvarritjen e procesit, ai ka thënë se ajo mund të analizohet veçmas, ndërsa taktizimet dhe gara deri në momentin e fundit i ka cilësuar si pjesë të proceseve parlamentare.

    “Në çdo demokraci parlamentare është proces normal. Ka taktizime, ka garë, ka përpjekje që të profitohet sa më shumë deri në çastin e fundit”, ka deklaruar Koci.

    Burimi: RTKLive

  • Letra e fundit e Messit për mbylljen e kapitullit me Argjentinën

    Letra e fundit e Messit për mbylljen e kapitullit me Argjentinën

    Lionel Messi ka dhënë një mesazh emocional pas asaj që e ka përshkruar si ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Argjentinës.

    Kapiteni i “Albicelestes” ka pranuar se, edhe pse sapo ka përfunduar ndeshjen, tashmë ka filluar t’i mungojë fanella e kombëtares, ndërsa ka theksuar se është i bindur për vendimin që ka marrë.

    “Dje ishte ndeshja ime e fundit dhe tashmë më mungon veshja e fanellës bardhekaltër. E di që po marr vendimin e duhur. Ishte një rrugëtim i jashtëzakonshëm, i mbushur me gëzime dhe gjithashtu me disa trishtime, por e kam të qartë se ia vlejti çdo hap që bëra”, ka shkruar Messi.

    Argjentinasi ka pranuar se ka shumë gjëra të tjera që dëshiron të thotë, por emocionet e një momenti të tillë nuk mund të përmblidhen lehtë në vetëm disa fjalë.

    “Kam mbetur me shumë gjëra pa thënë. Është e pamundur të shpreh gjithçka që ndiej me disa fjalë apo në një postim”, ka deklaruar ai.

    “Ky udhëtim do të ishte i pamundur pa familjen time”

    Messi ka falënderuar në veçanti familjen e tij, e cila sipas tij ka qenë mbështetja kryesore gjatë gjithë karrierës me Argjentinën, sidomos në momentet më të vështira.

    “Ky udhëtim do të kishte qenë i pamundur pa familjen time, e cila gjithmonë ishte pranë meje dhe më mbështeti, sidomos në momentet e vështira, kur kisha më shumë nevojë”, ka shkruar ai.

    Kapiteni i Argjentinës ka falënderuar edhe miqtë, bashkëlojtarët, trajnerët dhe të gjithë stafet me të cilat ka punuar gjatë viteve.

    Messi nuk e harron Maradonën

    Në mesazhin e tij, Messi i ka kushtuar një pjesë të veçantë edhe Diego Armando Maradonës, legjendës së futbollit argjentinas.

    “Nuk dua ta harroj Diegon, i cili e vendosi vendin tonë aty ku e meritonte të ishte dhe që, siç them gjithmonë, e di se na ndihmoi duke qenë këtu me ne dhe gjithashtu nga qielli, në çdo hap që hodhëm”, ka shkruar Messi.

    Ai ka falënderuar edhe klubet ku ka luajtur, për respektin dhe mirëkuptimin që i kanë treguar gjatë kohës kur duhej t’i bashkohej Kombëtares.

    “Faleminderit klubeve ku kam luajtur, që gjithmonë i respektuan ndjenjat e mia dhe më lejuan t’i përkushtohesha vendit tim kur ishte koha për të veshur fanellën e Kombëtares”, ka thënë ai.

    Në fund, Messi ka falënderuar Zotin për gjithë rrugëtimin e tij dhe ka shprehur mirënjohjen për të gjithë ata që kanë qenë pranë tij dhe Argjentinës.

    “Jam mirënjohës. Ju dua shumë, do t’ju mungoj dhe gjithmonë do t’ju falënderoj që ishit pranë nesh, pranë meje”, ka përfunduar Messi. /Telegrafi/

  • Sofja konfirmon takimin që kërkon Shkupi, nuk dihet në çfarë formati do të mbahet

    Sofja konfirmon takimin që kërkon Shkupi, nuk dihet në çfarë formati do të mbahet

    Sofja zyrtare ka pranuar kërkesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut për takim mes dy vendeve në margjinat e mbledhjes për korridorin 8 gjatë ditës së nesërme në Sofje. Megjithatë, mënyra dhe formati i takimit ende nuk është konfirmuar. Ka mbetur të shihet nëse do të jetë takim i organizuar dypalësh apo takim i shkurtër.

    “Po gjatë ditës së djeshme morëm konfirmim zyrtar për takim bilateral por do të shohim në çfarë formati dhe si do të duket, a do të jetë pull-aside apo bilaterale në margjinat e samitit për Korridorin 8. Mesazhet tona janë të qarta. Vetëm me dialog mund të vijmë te zgjidhja e kësaj gjendjeje në të cilën për momentin ndodhemi. Se ne jemi për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe duam sa më shpejtë të realizojmë qëllimin tonë strategjik të jemi pjesë e Bashkimit Evropian, diçka që moti e kemi merituar”, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski.

    Mickoski vazhdon të jetë i bindur se Bullgaria po keqpërdorë pozitën e saj si anëtare e BE-së duke vendosur veto për çështje bilaterale dhe nuk e vlerëson reformat dhe përparimin e vendit. Sipas kryeministrit, ajo që frymëzon është plani për integrim gradual ku kërkohen tre kushte, dy prej të cilave vendi i ka plotësuar e njëra duhet të konfirmohet më tej nga BE-ja.

    Ditë më parë presidentja bullgare Ilijana Jotova i bëri thirrje kryeministrit Mickoski që edhe njëherë të shqyrtojë dhe mësojë politikat evropiane nga afër si dhe kontestin mes dy vendeve mos ta paraqesë si çështje bilaterale. Për këtë Mickoski ia ktheu se vlerat evropiane i ka harruar pikërisht Bullgaria pasi u bë anëtare e BE-së.

    “Faleminderit për këshillën. Unë rininë time kam kaluar shumë vite në Bashkimin Evropian dhe unë e kam shumë të qartë BE-në, i kam të qarta vlerat e Adenauer, Shuman dhe De Gasperi por supozoj se disa nga vendet anëtare të cilët janë komod në karriget në Bruksel i harruan pasi u bënë vende anëtare”, shtoi Mickoski.

    Takimi në Bullgari është paraparë të mbahet mes ministrave të jashtëm të dy vendeve, Timço Mucunski dhe Velislava Petrova Çamova. Takimi u inicua me kërkesë të kryetares së Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen, pas vizitës së saj javën e kaluar në Shkup./Alsat/

  • Arda Turan pranë stolit të Turqisë

    Arda Turan pranë stolit të Turqisë

    Arda Turan pranë stolit të Turqisë

    Arda Turan mund të jetë trajneri i ri i Kombëtares së Turqisë.

    Vincenzo Montella pritet të largohet pas rezultateve të dobëta, ndërsa Turan shihet si favoriti kryesor për ta zëvendësuar.

    Turan aktualisht drejton Shakhtar Donetskun, por mund të marrë drejtimin e Turqisë për ndeshjet e nëntorit ndaj Belgjikës dhe Francës./Klankosova.tv

  • Dërguti: Presioni i protestës ndikoi në votimin e Ligjit për Specialen dhe presidenten (VIDEO)

    Dërguti: Presioni i protestës ndikoi në votimin e Ligjit për Specialen dhe presidenten (VIDEO)

    Dërguti: Presioni i protestës ndikoi në votimin e Ligjit për Specialen dhe presidenten (VIDEO)

    Opinionistja Aida Dërguti, ka deklaruar se presioni i protestave ka ndikuar në proceset politike që çuan në votimin e Ligjit për Specialen dhe zgjedhjen e presidentes.

    Duke folur në emisionin “Rubikon” me Adriatik Kelmendin, Dërguti tha se protesta e cila zgjati për tri javë, krijoi presion të madh politik dhe se projektligji më pas, sipas saj, u përdor si pjesë e pazareve politike për sigurimin e pushtetit dhe stabilitetit.

    “U shfrytëzua për pazare politike, për të siguruar pushtetin, për shkak të presionit të protestës, tri javë intensive të protestës ku pamë një projektligj i cili mandej u përdor si pjesë e pazarit politik, prej të cilit nxori edhe presidentin për të siguruar stabilitet”, deklaroi Dërguti.