Category: Lajme

  • Statuja nudo e Trumpit ekspozohet në Parlamentin Evropian në Strasburg

    Statuja nudo e Trumpit ekspozohet në Parlamentin Evropian në Strasburg

    Një statujë satirike e presidentit amerikan Donald Trump është vendosur për ekspozim në ndërtesën e Parlamentit Evropian në Strasburg të Francës, duke tërhequr vëmendjen për paraqitjen e saj provokuese.

    Vepra, e titulluar “Orange Plague”, është krijuar nga artisti danez Jens Galschiøt. Statuja është rreth 2.5 metra e lartë dhe paraqet Trumpin të zhveshur, duke mbajtur një shkop të gjatë të artë dhe të ulur mbi shpatullat e një burri më të vogël.

    Sipas artistit, statuja është e veshur me ar 23-karatësh dhe njihet gjithashtu me emrin “Mbreti i padrejtësisë”, transmeton Telegrafi.

    Pranë veprës janë vendosur edhe tabela shpjeguese, ku thuhet se “Mbreti i padrejtësisë” qëndron “mbi shpinën e një burri” i cili po fundoset nën peshën e barrës.

    “Do të bëja gjithçka për ta ndihmuar. Përveçse të zbrisja nga shpina e tij”, thuhet në tekstin shoqërues të veprës. Përmes këtij mesazhi, artisti akuzon Trumpin se po pengon përpjekjet për përballimin e ndryshimeve klimatike.

    Statuja është vendosur në një pikë që lidh dy prej ndërtesave të Parlamentit Evropian dhe pritet të qëndrojë aty deri të enjten.

    Ekspozimi u mundësua nga eurodeputeti danez i krahut të majtë Per Clausen, i cili tha se nuk shqetësohet për një reagim të mundshëm nga presidenti amerikan.

    “Nëse dikush është aq i ndjeshëm saqë nuk mund ta tolerojë ekspozimin e kësaj skulpture në Parlamentin Evropian, atëherë nuk ka vend në skenën botërore”, tha Clausen.

    Trumpi nuk ka reaguar publikisht ndaj statujës. Vepra e Galschiøt është ekspozuar edhe në qytete të tjera evropiane, si dhe gjatë konferencës së OKB-së për klimën COP30 në Belém të Brazilit. /Telegrafi/

  • Avokati: Çështja e minutave për zgjedhjen e presidentes, nuk përbën rast për Kushtetuesen (VIDEO)

    Avokati: Çështja e minutave për zgjedhjen e presidentes, nuk përbën rast për Kushtetuesen (VIDEO)

    Avokati: Çështja e minutave për zgjedhjen e presidentes, nuk përbën rast për Kushtetuesen (VIDEO)

    Avokati Ardian Bajraktari, në emisionin “Ora Shtatë” ka folur për veprimin e Arianit Kocit, i cili këtë të mërkurë dërgoi në Gjykatë Kushtetuese procesin e zgjedhjes së presidentes së re të vendit.

    Ai tha se në Kushtetuese u dërgua njoftim dhe jo lëndë e re, transmeton Klankosova.tv.

    “Dua të them që është vetëm një njoftim, domethënë që mund të bëhet nga çdokush, nuk është lëndë e re në Gjykatën Kushtetuese, është njoftim në Gjykatën Kushtetuese, sipas të cilit pretendohet se nuk është arritur me u përmbushë obligimi kushtetues për me zgjedh presidentin brenda afatit të vendosur nga ana e Gjykatës Kushtetuese. Vlerësoj se këto finesa të vogla, kanë qenë aspekte procedurale të cilat nuk e besoj që e bëjnë deri në atë masë defektoz procesin”, u shpreh avokati.

    Sipas tij, çështja e zgjedhjes së presidentes së re, nuk përbën çështje për Gjykatën Kushtetuese.

    “Nuk e vlerësoj që përbën rast për Gjykatën Kushtetuese çështja e minutave, sepse janë absolutisht çështje procedurale të parëndësishme që vlerësoj që mund ta … procesin deri në atë shkallë sa mund të vlerësohet jokushtetues”, tha ai.

  • DhTIK mirëpret tejkalimin e krizës institucionale

    DhTIK mirëpret tejkalimin e krizës institucionale

    DhTIK mirëpret tejkalimin e krizës institucionale

    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka mirëpritur tejkalimin e krizës institucionale dhe zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në pozitën e Presidentes së Republikës së Kosovës.

    DHTIK ka uruar Presidenten e re, duke dëshiruar që “mandati i saj të kontribuojë në forcimin e institucioneve, stabilitetin e vendit dhe zhvillimin e mëtejshëm ekonomik e social të Kosovës”.

    Në këtë deklarim, Dhoma tha se një cikël i ri zgjedhor do të mund të sillte pasiguri të mëtejshme dhe të ndikonte në gjendjen ekonomike e sociale të vendit.

    Me tejkalimin e kësaj situate, DHTIK kërkon nga të gjitha institucionet e vendit që të angazhohen maksimalisht në adresimin e problemeve të akumuluara për një kohë të gjatë, veçanërisht atyre që ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik, klimën e të bërit biznes dhe mirëqenien e qytetarëve.

    “Stabiliteti institucional duhet të shoqërohet me vendimmarrje të shpejtë dhe konkrete për çështjet që presin zgjidhje, duke krijuar një mjedis më të qëndrueshëm dhe më të favorshëm për investime, punësim dhe zhvillim ekonomik. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë do të vazhdojë të japë kontributin e saj në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit, përfaqësimit të interesave të komunitetit të biznesit dhe ndërtimit të një klime më të favorshme për bizneset dhe investitorët”, tha kjo Dhomë.

    Justina Shiroka-Pula është presidentja e re e vendit, e cila u zgjodh mbrëmë pas mesnate me 81 vota. /Klankosova.tv

  • Katër raste dhune në Prishtinë, Pejë e Gjakovë - disa të dyshuar arrestohen

    Katër raste dhune në Prishtinë, Pejë e Gjakovë – disa të dyshuar arrestohen

    Katër raste dhune në Prishtinë, Pejë e Gjakovë - disa të dyshuar arrestohen

    Katër raste të dhunës fizike dhe psikike janë raportuar më 6 tetor në Prishtinë, Pejë dhe Gjakovë.

    Sipas raportit policor, në Prishtinë, rreth orës 00:40, një grua kosovare ka raportuar se ishte sulmuar fizikisht nga një burrë kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    Në Pejë, rreth orës 21:00, policia ka arrestuar dy burra kosovarë, të dyshuar se kanë kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.

    Ndërkaq, në Gjakovë janë raportuar dy raste. Në rastin e parë, rreth orës 16:40, një grua kosovare është sulmuar fizikisht nga një burrë kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari ndodhet në kërkim policor, transmeton Klankosova.tv.

    Në rastin tjetër, rreth orës 19:00, një grua kosovare ka raportuar se ishte keqtrajtuar psikologjikisht nga një burrë kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

  • Sot inaugurohet presidentja e re e Kosovës

    Sot inaugurohet presidentja e re e Kosovës

    Sot inaugurohet presidentja e re e Kosovës

    Sot do të zhvillohet ceremonia e inaugurimit të Presidentes së Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula.

    Ceremonia do të mbahet duke filluar nga ora 15:00, në oborrin e Presidencës, transmeton Klankosova.tv.

    Sipas agjendës mediale të Presidencës, në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve të vendit, mysafirë dhe akterë të tjerë të ftuar.

    Presidenca ka ftuar ekipet mediale që të jenë të pranishme për ta përcjellë nga afër ceremoninë e inaugurimit të Presidentes së re të Kosovës.

  • Deliu uron Shiroka-Pulën: Rreth UÇK-së duhet të jemi të gjithë bashkë

    Deliu uron Shiroka-Pulën: Rreth UÇK-së duhet të jemi të gjithë bashkë

    Deliu uron Shiroka-Pulën: Rreth UÇK-së duhet të jemi të gjithë bashkë

    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka uruar Justina Shiroka-Pulën për detyrën e Presidentes dhe ka kërkuar angazhim institucional për çështjen e ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me proceset gjyqësore në Hagë.

    Deliu-Kodra, përmes një reagimi publik, tha se dëshiron të besojë se zhvillimet e fundit kanë hapur një rrugë drejt më shumë bashkimi dhe përgjegjësie në vend, transmeton Klankosova.tv.

    “Pas natës së mbrëmshme, dua të besoj se Kosova ka hapur një rrugë drejt më shumë bashkimi dhe përgjegjësie”, shkroi deputetja.

    Duke iu referuar proceseve në Dhomat e Specializuara në Hagë, Deliu-Kodra theksoi se ish-pjesëtarët e UÇK-së dhe familjet e tyre kanë bartur për vite një barrë të rëndë dhe se shteti duhet të jetë pranë tyre.

    Sipas saj, miratimi i ligjit për Dhomat e Specializuara dhe zotimi i përbashkët në Kuvend duhet të shndërrohen në veprime konkrete nga Presidenca, Kuvendi dhe Qeveria.

    “Rreth UÇK-së dhe të vërtetës së luftës sonë çlirimtare duhet të jemi të gjithë bashkë”, theksoi ajo.

    Deputetja ka shprehur gjithashtu mirënjohje për protestuesit dhe qytetarët në Kosovë e diasporë, të cilët, sipas saj, kanë mbajtur gjallë kërkesën për drejtësi dhe mbështetje shtetërore për çlirimtarët.

    Ajo tha se prania e qytetarëve në sheshe, zëri dhe këmbëngulja e tyre kanë dëshmuar se kjo çështje i bashkon dhe se familjet e ish-pjesëtarëve të UÇK-së nuk janë vetëm.

    “Tani na takon ta mbajmë fjalën. Për çlirimtarët, për familjet e tyre dhe për brezat që vijnë”.

  • Liderët e partive shqiptare në Maqedoni urojnë zgjedhjen e Justina Shiroka Pula për presidente të Kosovës

    Liderët e partive shqiptare në Maqedoni urojnë zgjedhjen e Justina Shiroka Pula për presidente të Kosovës

    Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut kanë uruar zgjedhjen e presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka Pula, shkruan Telegrafi Maqedoni.

    Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti për zgjedhjen e presidentes së Kosovës thotë se Kosova dëshmoi pjekuri politike dhe përgjegjësi shtetërore.

    “Me një vëmendje të veçantë, sonte përcolla pjekurinë politike dhe përgjegjësinë e lartë shtetërore të autoriteteve politike të Kosovës, të cilat arritën të gjejnë zgjidhje për krizën politike, duke shmangur zgjedhjet e reja të parakohshme parlamentare dhe duke zgjedhur në krye të shtetit Justina Shiroka-Pula, Kryetare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Stabiliteti institucional, përqendrimi te zgjidhjet që i ofrojnë të ardhme më të mirë qytetarëve dhe vendosja e interesit shtetëror e qytetar mbi atë partiak duhet të jenë gjithmonë udhërrëfyes për autoritetet politike të Republikës së Kosovës, shtetit më të ri të Evropës, të krijuar mbi sakrificën dhe gjakun e bijve më të mirë të kombit. Mos të harrojmë se lirinë e kemi fituar me gjak, çlirimin me aleatë”, thotë Ahmeti.

    Njëri nga kryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami thotë se me zgjedhjen e presidentes së re Kosova po hapëron në rrugë të mbarë drejt stabilitetit institucional.

    “E përshëndes zgjedhjen e Justina Shiroka Pula si Presidente e Republikës së Kosovës. I uroj mandat të mbarë dhe të suksesshëm. Presim të bashkëpunojmë ngusht, si dy shtete vëllazërore, në të mirën e qytetarëve tanë.I përgëzoj të gjithë aktorët politikë në Kosovë për konsensusin e arritur rreth Ligjit për Dhomat e Specializuara. Më vjen mirë që Kosova po hapëron në rrugë të mbarë drejt stabilitetit institucional, dhe për këtë e përgëzoj dhe falënderoj Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për udhëheqjen bashkuese dhe prej burrështetasi”, thotë Kasami.

    Kryetari i ASH-së, Arben Taravari thotë se Kosova po shkon drejt stabilitetit politik të vendit.

    “Urime Kosovës që sot zgjohet me Presidente duke hedhur kështu një hap shumë të rëndësishëm drejt stabilitetit! Urime akademikes Justina Shiroka Pula, që prej sot jam i lumtur ta quaj Zonja Presidente”, thotë Taravari.

    Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela thotë se Kosova ka fituar me zgjedhjen e presidentes.

    “Fillim i mbarë i vendosjes së klasës politike përpara përgjegjësisë që kanë për Kosovën shtet. Me vendimin e sotëm shpëtoi dhe fitoi Kosova! Shpëtoi nga kriza institucionale me pasoja të rrezikshme, nga polarizimi i shoqërisë, nga trazirat dhe skenaret që askush se din ku do të ishte fundi. Fitoi Kosova stabilitet, fituan edhe krerët e UÇK-së që përveç ligjit tani do të kenë edhe institucionet dhe vëmendjen e plotë për të fituar betejën ligjore e diplomatike”, shkruan Sela./Telegrafi/

  • Luka Modric zbulon nëse do të rikthehet te Real Madridi në të ardhmen

    Luka Modric zbulon nëse do të rikthehet te Real Madridi në të ardhmen

    Luka Modric ka folur për mundësinë e rikthimit te Real Madridi në të ardhmen, por kësaj here jo si futbollist, por në një rol administrativ brenda klubit.

    Mesfushori kroat, i cili gjatë verës u largua nga “Los Blancos” pas 13 vitesh të jashtëzakonshme në kryeqytetin spanjoll, ka pranuar se do të dëshironte të ishte sërish pjesë e klubit, nëse do t’i jepej mundësia.

    “Real Madridi është shtëpia ime. Kam kaluar 13 vite atje. Do të më pëlqente të isha i dobishëm dhe të ndihmoja në çfarëdo mënyre që mundem, por duhet të përgatitem dhe të shoh se çfarë roli mund të kem dhe nëse klubi e dëshiron një gjë të tillë”, deklaroi Modric.

    “Do të ishte një ëndërr të rikthehesha”, shtoi kroati.

    Modric ishte lidhur gjatë verës me një rikthim në Madrid pas përfundimit të Kupës së Botës 2026, këtë herë në një rol jashtë fushës.

    Megjithatë, 40-vjeçari vendosi të vazhdonte karrierën si futbollist te Milani, duke nënshkruar një kontratë të re njëvjeçare.

    Gjatë 13 viteve në “Santiago Bernabeu”, Modric u shndërrua në një prej figurave më të rëndësishme të historisë moderne të Real Madridit, duke fituar ndër të tjera gjashtë Liga të Kampionëve dhe Topin e Artë në vitin 2018. /Telegrafi/

  • Ilir Meta nga burgu uron presidenten e re të Kosovës

    Ilir Meta nga burgu uron presidenten e re të Kosovës

    Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i cili aktualisht ndodhet në burg ka uruar presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pula.

    Meta në një postim në Facebook shkruan se forcimi i institucioneve të Kosovës është në dobi të qytetarëve, të stabilitetit demokratik dhe të së ardhmes evropiane të vendit.

    Lexoni të plotë postimin e tij:

    Urimet më të përzemërta Prof. Justina Shiroka-Pula, akademikes së mirënjohur, për zgjedhjen në detyrën e rëndësishme të Presidentes së Kosovës.

    Përgëzime të gjithë deputetëve që dëshmuan mbrëmë pjekurinë dhe përgjegjshmërinë e lartë politike për kapërcimin e një situate sfiduese për Kosovën.

    Forcimi i institucioneve të Kosovës është në dobi të qytetarëve, të stabilitetit demokratik dhe të së ardhmes evropiane të vendit.

    Konsolidimi i demokracisë funksionale dhe avancimi i proceseve europianizuese duhet të mbeten një përpjekje e përbashkët, në funksion të një Kosove më demokratike dhe më të integruar në familjen evropiane. /Telegrafi/

  • Trump thotë se askush nuk e di se kush e drejton Iranin

    Trump thotë se askush nuk e di se kush e drejton Iranin

    Presidenti amerikan Donald Trump tha të martën se askush nuk e dinte se kush po e drejtonte Iranin gjatë luftës amerikano-izraelite kundër tij, e cila tashmë ka hyrë në muajin e saj të tetë.

    “Udhëheqësit e tyre janë zhdukur, grupi i dytë i udhëheqësve është zhdukur dhe problemi më i madh që kam është se askush nuk e di se kush po e drejton vendin”, citohet të ketë thënë Trump.

    Por në anën tjetër, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit tha të dielën se Uashingtoni e di shumë mirë se kush është homologu i tij në Iran dhe si funksionon sistemi i vendimmarrjes atje.

    “Problemi në fakt është i kundërt: ai qëndron te qëndrimet kontradiktore dhe mesazhet konfuze nga zyrtarët amerikanë”, ka thënë Esmaeil Baghaei në një konferencë për shtyp.

    Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ali Khamenei, u vra në ditën e parë të luftës amerikano-izraelite kundër Iranit, e cila filloi më 28 shkurt.

    Djali i tij, Mojtaba Khamenei, e pasoi atë, por nuk është parë në publik që kur u plagos në të njëjtin sulm që vrau të atin.

    Pas këtyre, Irani u kundërpërgjigj me sulme ndaj Izraelit dhe shteteve të Gjirit që strehojnë baza amerikane.

    Sulmet amerikano-izraelite ndaj Iranit dhe sulmet izraelite ndaj Libanit kanë vrarë mijëra njerëz dhe kanë shkaktuar zhvendosjen e miliona të tjerëve.

    Çmimet e karburantit, të cilat janë rritur si pasojë e luftës, përbëjnë gjithashtu një rrezik për Partinë Republikane të Trumpit në prag të zgjedhjeve të ndërmjetme të nëntorit në SHBA, ku në lojë është kontrolli i Kongresit.

    Trump, niveli i mbështetjes për të cilin ka mbetur në nivele rekord të ulëta mes shqetësimeve për koston e lartë të jetesës të shkaktuar nga rritja e menjëhershme e çmimeve të benzinës dhe naftës, ka ofruar afate kohore dhe objektiva të ndryshueshme për luftën. /Telegrafi/