Category: Lajme

  • ​Kurti nuk tregon nëse do të ketë takim me Hamzën: Do të flasim në Kuvend e Qeveri për këto çështje

    ​Kurti nuk tregon nëse do të ketë takim me Hamzën: Do të flasim në Kuvend e Qeveri për këto çështje

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk është përgjigjur nëse sot do të ketë takime të reja për çështjen e presidentit dhe nëse do të thirret ndonjë seancë e Kuvendit.

    Ai tha se për këto tema flasin nga Kuvendi e Qeveria.

    “Flasim prej Kuvendit e Qeverisë për këto çështje”, u përgjigj ai shkurtimisht.

    Sot përfundon afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës së Kosovës.

  • Dobësoheni, por kilogramët kthehen? Shkencëtarët zbulojnë arsyen e mundshme

    Dobësoheni, por kilogramët kthehen? Shkencëtarët zbulojnë arsyen e mundshme

    Shumë njerëz që arrijnë të humbin peshë përmes dietës përballen më vonë me të njëjtin problem, kilogramët e humbur rikthehen pas një periudhe kohe.

    Tani, shkencëtarët besojnë se kanë zbuluar një gjurmë molekulare që mund të shpjegojë pse ndodh kjo.

    Një studim i ri sugjeron se qelizat dhjamore mund të ruajnë një lloj ‘kujtesë’ të periudhës kur trupi ka qenë mbipeshë ose obez.

    Foto ilustruese

    Kjo mund të ndihmojë në shpjegimin e prirjes së organizmit për të rifituar peshën e humbur pas dobësimit.

    Studiuesit analizuan ndryshimet që ndodhin në nivel molekular dhe që mbeten në indin dhjamor edhe pas humbjes së peshës.

    Vëmendje të veçantë i kushtuan ndryshimeve epigjenetike, shenja biologjike që mund të ndikojnë në mënyrën se si funksionojnë gjenet, pa ndryshuar vetë kodin e ADN-së.

    Rezultatet tregojnë se disa prej këtyre ndryshimeve nuk zhduken menjëherë pasi një person dobësohet.

    Me fjalë të tjera, qelizat dhjamore mund të ruajnë një lloj gjurme molekulare të gjendjes së mëparshme të trupit.

    Ky zbulim mund të jetë i rëndësishëm për të kuptuar fenomenin e njohur të rikthimit të peshës pas dietës.

    Kur një person redukton ushqimin dhe humb kilogramë, organizmi përshtatet me gjendjen e re, por disa mekanizma biologjikë mund të vazhdojnë të ‘kujtojnë’ peshën e mëparshme.

    Shkencëtarët besojnë se kjo ‘kujtesë molekulare’ mund të bëhet në të ardhmen një objektiv i ri për trajtimin e obezitetit.

    Nëse zbulohet mënyra se si këto ndryshime mund të parandalohen ose të kthehen pas, mund të zhvillohen metoda më efektive për ruajtjen afatgjatë të peshës së humbur.

    Megjithatë, studiuesit theksojnë se ky zbulim nuk përbën ende një zgjidhje përfundimtare të problemit të rikthimit të kilogramëve.

    Nevojiten studime të tjera për të përcaktuar se sa ndikim ka ky mekanizëm te njerëzit dhe nëse mund të ndryshohet në mënyrë të drejtpërdrejtë. /Telegrafi/

  • Gjendet pa shenja jete një burrë në Gjakovë

    Gjendet pa shenja jete një burrë në Gjakovë

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është gjetur pa shenja jete një person në Gjakovë.

    Rasti ka ndodhur të hënën, në ora 12:15.

    “Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raport.

    Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion. /Telegrafi/

  • IPK monitoron reagimin policor gjatë protestës, fillon hetim paraprak për vlerësimin e veprimeve policore dhe përdorimit të forcës

    IPK monitoron reagimin policor gjatë protestës, fillon hetim paraprak për vlerësimin e veprimeve policore dhe përdorimit të forcës

    Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), në kuadër të mandatit ligjor dhe sipas detyrës zyrtare bën të ditur se ka monitoruar angazhimet, veprimet dhe reagimet e zyrtarëve policorë gjatë protestës së mbajtur mbrëmë në hapësirat përreth objekteve të Qeverisë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës.

    Në njoftim thuhet se IPK ka aktivizuar planin operativ dhe ka angazhuar zyrtarët e saj të cilët kanë përcjellë nga afër mënyrën e menaxhimit të protestës, ndërveprimin e zyrtarëve policorë me protestuesit, përdorimin e forcës, si dhe përdorimin e pajisjeve dhe mjeteve të tjera të autorizuara.

    Në ndërkohë, hetuesit e IPK-së kanë pranuar një ankesë, e përcjellë përmes Policisë së Kosovës, në të cilën një qytetar pretendon për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës.

    “Bazuar në të dhënat e siguruara gjatë monitorimit, pamjet e publikuara në media dhe burime të tjera relevante, si dhe në kuadër të autorizimeve ligjore, IPK ka iniciuar sipas detyrës zyrtare një hetim preliminar me qëllim të vlerësimit të veprimeve policore gjatë menaxhimit të protestës.

    IPK do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në kuadër të mandatit ligjor për të sqaruar rrethanat dhe bazuar në gjetjet e hetimit preliminar, do të vlerësojë hapat e mëtejmë që mund të ndërmerren”, thuhet në njoftim.

    IPK mbetet e përkushtuar në ushtrimin e mandatit në mënyrë profesionale, të paanshme dhe të pavarur, me qëllim të garantimit të respektimit të ligjshmërisë, të drejtave të qytetarëve dhe standardeve profesionale në zbatimin e ligjit. /Telegrafi.

  • Musliu akuzon kreun e Policisë: Gazmend Hoxha dha urdhra politikë nga zyrat e VV-së në Kuvend

    Musliu akuzon kreun e Policisë: Gazmend Hoxha dha urdhra politikë nga zyrat e VV-së në Kuvend

    Musliu akuzon kreun e Policisë: Gazmend Hoxha dha urdhra politikë nga zyrat e VV-së në Kuvend

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka akuzuar drejtorin e Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha se ka dhënë urdhra politikë për Policinë, nga zyra e VV-së në Kuvend.

    Sipas saj, Policia e Kosovës është përdorur, prandaj duhet hetim dhe ëprgjegjësi për të gjitha veprimet, transmeton Klankosova.tv

    Musliu shkroi tutje se pabesia ndaj protestuesve që u pa dje, nuk do të kalojë ne heshtje.

    “Gazmend Hoxha, nga zyrat e Grupit Parlamentar të VV-së, me urdhra politikë, Policia e Kosovës u përdor për të sulmuar qytetarët që po protestonin paqësisht.

    Kjo është e pafalshme!

    Tri javë protestë paqësore, pa incidente, dhe në vend të përgjigjes institucionale, qytetarët u goditën natën, në terr, me gaz lotsjellës, topa gome dhe forcë policore.

    Kush e dha urdhrin?

    Kush e autorizoi këtë veprim?

    Kush vendosi që ndaj protestuesve paqësorë të përdorej kjo forcë?

    Inspektorati Policor i Kosovës duhet të reagojë menjëherë dhe të nisë hetim të plotë për zinxhirin komandues dhe urdhrat e dhënë.

    Ky nuk mund të mbetet një incident pa përgjegjësi.

    Mos e përdorni Policinë e Kosovës për urdhra politikë!

    Dëmi që po i bëhet besimit të qytetarëve ndaj Policisë së Kosovës është i madh.

    Policia duhet t’i shërbejë ligjit dhe qytetarëve, jo pushtetit politik.

    Pabesia në terr ndaj protestuesve paqësorë nuk mund të kalojë në heshtje.

    Duhet hetim. Duhet përgjegjësi.”

  • Ndalimet gjatë protestës: OVL UÇK kërkon lirimin e Ekrem Selimit dhe Fadil Zogajt

    Ndalimet gjatë protestës: OVL UÇK kërkon lirimin e Ekrem Selimit dhe Fadil Zogajt

    Ndalimet gjatë protestës: OVL UÇK kërkon lirimin e Ekrem Selimit dhe Fadil Zogajt

    Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar ashpër pas përleshjeve në protestën e djeshme në Prishtinë, duke kritikuar veprimet e Policisë së Kosovës ndaj veteranëve dhe protestuesve.

    Në reagimin e saj, OVL UÇK e ka cilësuar ngjarjen si “njollë të rëndë mbi institucionet e Republikës së Kosovës” dhe ka drejtuar akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, transmeton Klankosova.tv.

    Sipas OVL UÇK-së, veteranët që protestuan janë përballur me dhunë nga Policia e Kosovës, ndërsa organizata kërkon hetim për veprimet e zyrtarëve policorë dhe përgjegjësi për personat që kanë dhënë urdhrat.

    “Uniformat policore nuk do t’i mbrojnë nga përgjegjësia”, thuhet në reagimin e organizatës.

    OVL UÇK ka kërkuar gjithashtu “përgjegjësi të plotë për urdhëruesit dhe zbatuesit e kësaj dhune”, si dhe hetim për çdo tejkalim të kompetencave.

    Në fund të reagimit, organizata ka kërkuar lirimin e Ekrem Selimit dhe Fadil Zogajt, për të cilët pretendon se po mbahen në paraburgim.

    “Njëkohësisht, kërkojmë lirimin sa më të shpejtë të anëtarit të Kryesisë së OVL UÇK-së, Ekrem Selimit, dhe Fadil Zogajt, të cilët po mbahen në paraburgim nga organet policore”.

  • Fillon tubimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbeu” (VIDEO)

    Fillon tubimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbeu” (VIDEO)

    Fillon tubimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbeu” (VIDEO)

    Ka filluar tubimi i qytetarëve për protestën e sotme në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

    Protesta është paralajmëruar të jetë popullore dhe të nisë nga ora 12:00, transmeton klankosova.tv.

    Qëllim i këtij tubimi është votimi në lexim të dytë për Ligjin për Specialen.

  • Mbyllet rrugëtimi i Dardan Cenës në Baku, por xhudisti kosovar lë gjurmë në Botëror

    Mbyllet rrugëtimi i Dardan Cenës në Baku, por xhudisti kosovar lë gjurmë në Botëror

    Dardan Cena është ndalur në luftën e tretë në Kampionatin Botëror të xhudos në Baku të Azerbajxhanit, por largohet nga ngjarja më e madhe e vitit me një paraqitje që do të mbahet mend.

    Xhudisti kosovar, që garon në kategorinë deri 73 kilogramë, e nisi ditën me fitore ndaj irlandezit Joshua Green, të cilin e mposhti me uazari. Më pas, Cena realizoi një nga fitoret më të mëdha të karrierës së tij, duke eliminuar legjendën gjeorgjiane Lasha Shavdatuashvili.

    Përballja me Shavdatuashvilin zgjati më shumë se tetë minuta dhe u vendos në “Golden Score”, ku kosovari arriti ta detyronte kundërshtarin të merrte shidoun e tretë. Shavdatuashvili është kampion olimpik dhe botëror, ndaj triumfi i Cenës ishte një prej rezultateve më të rëndësishme të tij në karrierë.

    Rrugëtimi i 23-vjeçarit u ndal në luftën e tretë, ku u përball me italianin Leonardo Valeriani.

    Valeriani e nisi më mirë përballjen dhe realizoi aksion për uazari. Cena tentoi të reagonte dhe kërkoi mundësinë për ta kthyer luftën në favorin e tij, por italiani me përvojë e kontrolloi situatën dhe e mbylli duelin me mbërthim për ippon.

    Megjithatë, dy fitoret në Baku përbëjnë një sukses të madh për Dardan Cenën. Në një kategori me 50 garues në Kampionatin Botëror, kosovari mposhti dy kundërshtarë dhe mbi të gjitha arriti të eliminojë një prej emrave më të mëdhenj të xhudos botërore.

    Botërori në Baku po zhvillohet nga 4 deri më 10 tetor, me 622 garues nga 93 shtete, ndërsa kategoria 73 kg ishte njëra prej kategorive më të ngjeshura të garës./Telegrafi/

  • MSH: Ende nuk ka vaksina kundër gripit sezonal, pritet furnizimi këtë muaj

    MSH: Ende nuk ka vaksina kundër gripit sezonal, pritet furnizimi këtë muaj

    Ministria e Shëndetësisë po bën përpjekje që vaksinat kundër gripit sezonal të sigurohen sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që vaksinimi i kategorive të qytetarëve të cenueshëm të fillojë sipas planit.

    Problemi, thonë ata, është global për shkak të ndryshimeve në llojet e viruseve në përbërjen e tyre, prandaj prodhimi i vaksinave u shty. Ministria e Shëndetësisë pret që vaksinat të sigurohen përmes kanaleve ndërkombëtare gjatë këtij muaji.

    “Nuk është marrë asnjë ofertë për tenderin e shpallur të prokurimit – arsyeja është një problem në prodhim në nivel global, jo në procedurën tonë. Këtë vit, për herë të parë, të tre llojet e virusit në përbërjen e vaksinës kanë ndryshuar menjëherë (dy për gripin A dhe një për gripin B). Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe agjencia amerikane FDA i përditësuan të tre llojet së bashku, gjë që vonoi fillimin e prodhimit nga prodhuesit në të gjithë botën”, informon Ministria e Shëndetësisë.

    Prandaj, ata theksojnë se janë në komunikim të vazhdueshëm me vendet në rajon dhe më gjerë dhe se pritet që vaksinat të sigurohen përmes kanaleve ndërkombëtare së shpejti, gjatë këtij muaji.

    “Vaksinimi mbetet mbrojtja më e besueshme kundër formave të rënda të gripit dhe ndërlikimeve, veçanërisht për të sëmurët kronikë, të moshuarit dhe gratë shtatzëna. Qytetarët do të informohen në kohën e duhur për çdo progres”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

  • Liqeni më i madh i Gjermanisë po thahet

    Liqeni më i madh i Gjermanisë po thahet

    Liqeni më i madh i Gjermanisë vazhdon të thahet edhe në vjeshtë ndërsa nivelet e ujit po shkojnë drejt rekordeve të reja.

    Liqeni i Konstancës, i cili ndahet edhe me Austrinë dhe Zvicrën, aktualisht po përjeton nivele historikisht të ulëta të ujit, pa shenja përmirësimi, raportoi e përditshmja “Bild”.

    Disa shërbime të transportit detar tashmë janë pezulluar si pasojë e niveleve të ulëta të ujit, thuhet në raport.

    Agjencia Shtetërore e Baden-Vyrtembergut për Mjedisin pret që nivelet e ujit të vazhdojnë të bien, duke iu referuar thatësirës së vazhdueshme, përveç ndryshimeve natyrore sezonale.

    Niveli i ujit të Liqenit të Konstancës në qytetin Konstancë ishte 250 centimetra në orën 12:32 të dielën, 106 cm nën mesataren afatgjate prej 356 cm për 4 tetorin.

    Të hënën, niveli vazhdoi të binte dhe në orën 16:00 ishte vetëm 248 cm.

    Niveli i ujit të Liqenit të Konstancës varet veçanërisht nga lumi Rajna, i cili gjithashtu po përballet me një periudhë historike thatësire.

    Megjithëse kjo rrugë ujore ndërkombëtare ka rreth 200 degë, Rajna është burimi më i rëndësishëm i ujit, duke përbërë rreth 62 për qind të totalit.

    Ndërkohë, Teresa Gaertner, zëdhënëse e shërbimeve komunale të Konstancës, tha për “Bild”: “Niveli aktual i ujit është jashtëzakonisht i ulët”.

    Asnjëherë më parë niveli i ujit të Liqenit të Konstancës gjatë verës nuk ka qenë aq i ulët sa këtë vit. Për shkak të nivelit të ulët të ujit, ka kufizime dhe vonesa në shërbimet e transportit detar.

    “Herë pas here ka ndodhur që të mos kemi mundur të shërbejmë në pika të caktuara ankorimi për periudha të shkurtra”, tha zëdhënësja për të përditshmen.

    Gaertner pranoi se shërbimet e transportit detar në disa pjesë të liqenit “duhej të pezulloheshin deri në një njoftim të dytë”.

    Sipas raportit, temperaturat e larta të zgjatura, që gjatë verës arritën deri në 40 gradë Celsius, shkaktuan avullimin e sasive të mëdha të ujit. Gjithashtu, kishte më pak borë, veçanërisht në lartësitë më të ulëta të Alpeve.

    Klimatologu Karsten Brandt tha për “Bild”: “Nëse gjithçka shkon mirë, Liqeni i Konstancës mund të ketë sërish ujë të mjaftueshëm deri në mars 2027. Por që niveli i ujit të rritet, na duhen reshje të dendura në vjeshtë dhe një dimër i butë e me reshje”.

    “Problemi është se nëse nuk bie shi i dendur, do të rikthehemi në sezonin e ngrohtë dhe nuk do të mund të dalim nga ky rreth vicioz”, shtoi ai.

    Nga e enjtja pritet që temperaturat të bien dhe parashikohen reshje, megjithëse nuk priten sasi të mëdha. /AA/