Category: Lajme

  • Barcelona dhe Juventusi po negociojnë një marrëveshje shkëmbimi

    Barcelona dhe Juventusi po negociojnë një marrëveshje shkëmbimi

    Barcelona po shqyrton një marrëveshje shkëmbimi me Juventusin për të sjellë Andrea Cambiason, mbrojtësin 26-vjeçar italian, dhe për të lehtësuar largimin e Alejandro Balde, 23 vjeç. Operacioni synohet për afatin kalimtar të janarit 2027 dhe pengohet nga një pengesë financiare: klubi katalanas kërkon 40 milionë euro për spanjollin, një shumë që klubi italian nuk është në gjendje ta paguajë.

    Përfshirja e Cambiasos në marrëveshje do t’u lejonte të dy klubeve të negocionin për dy lojtarë që janë në interes të projekteve të tyre përkatëse pa kërkuar një shpenzim të madh. Barcelona e ka ndjekur italianin për njëfarë kohe dhe beson se shkathtësia e tij mund të ofrojë mundësi në të dyja anët e mbrojtjes.

    Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, vazhdon ta ketë si synim Cambiason për të forcuar pozicionet e mbrojtësit të krahut. Lojtari italian mund të luajë në të dyja krahët, një karakteristikë që i përshtatet nevojave të Hansi Flick, veçanërisht duke pasur parasysh pasigurinë që rrethon të ardhmen e disa prej mbrojtësve të ekipit.

    Interesi i Barcelonës për lojtarin e Juventusit ishte shfaqur që para nëntorit. Raportet e publikuara në tetor tregonin një vlerësim prej rreth 30 milionë eurosh nga klubi italian, ndërsa raporte të tjera i vendosnin kërkesat e tyre financiare në një shumë më të lartë.

    Kontrata e tij me Juventusin është e vlefshme deri në qershor të vitit 2029, një faktor që i jep klubit të Torinos hapësirë për të negociuar. Megjithatë, mundësia e marrjes së Balde si pjesë e marrëveshjes e ndryshon skenarin: italianët mund ta transferojnë mbrojtësin spanjoll pa pasur nevojë të mbulojnë koston e plotë të transferimit.

    Ky veprim do t’i lejonte gjithashtu Barcelonës të mbushte një pozicion që e konsideron të nevojshëm për ta forcuar. Cambiaso ofron shkathtësi për të luajtur në të dyja pozicionet e mbrojtësit të krahut, dhe mbërritja e tij nuk do të varet domosdoshmërisht nga gjetja e një zëvendësuesi vetëm për një rol. /Telegrafi/

  • Ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë në disa fshatra të Prizrenit, shkak erërat e forta

    Ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë në disa fshatra të Prizrenit, shkak erërat e forta

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar për ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë në disa fshatra, si pasojë e erërave të forta.

    Sipas njoftimit, erërat e fuqishme kanë shkaktuar ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në stacionet e pompave “Sozi” dhe “Kojush 1”, duke pamundësuar funksionimin normal të tyre.

    Si rrjedhojë, pa furnizim të rregullt me ujë do të mbesin këto zona: Fshati Gjonaj, Fshati Mazrek, Fshati Planaj, Fshati Gorozhup, Fshati Mile, Fshati Kojush dhe zonat përreth.

    Nga KRU “Hidroregjioni Jugor” kanë bërë të ditur se ekipet përkatëse janë në pritje të rikthimit të energjisë elektrike, në mënyrë që furnizimi me ujë të normalizohet sa më shpejt.

    Kompania u ka kërkuar qytetarëve mirëkuptim dhe durim deri në tejkalimin e kësaj situate. /Telegrafi/

  • Water supplies temporarily stop in several Prizren villages because strong winds

    The Regional Company of South Health Aqua has announced temporary disruptions of water supply in several villages as a result of strong winds.

    According to the announcement, powerful winds have caused power supply disruptions at the NCU station, and KOush 1, unable to function properly.

    As a result, no regular water supply will remain these areas: The village of Gjonaj, Mazrek village, Planaj Village, Gorozhup Village, Mile Village, Coyush Village, and surrounding areas.

    By the CRU, South Health has announced that the respective teams are waiting to restore electricity so that the water supply can become normal as soon as possible.

    The company has asked citizens for understanding and patience to overcome this situation. /Telegraphy/

  • Si filloi shoqëria jonë t'i adhurojë të padijshmit

    Si filloi shoqëria jonë t’i adhurojë të padijshmit

    A kemi arritur në një pikë ku shoqëria jonë i vlerëson më shumë njerëzit që bëjnë zhurmë sesa ata që kanë njohuri?

    A jetojmë në një kohë kur një person mund të fitojë qindra mijëra ndjekës pa pasur ndonjë kontribut të rëndësishëm intelektual, ndërsa një shkencëtar, mësimdhënës, hulumtues, i ditur, duhet të luftojë për vëmendjen e publikut?

    Pse një deklaratë sipërfaqësore mund të marrë mijëra pëlqime, ndërsa një mendim i argumentuar, një hulumtim shkencor apo një analizë serioze shpesh kalon pothuajse pa u vënë re?

    Dikur, dija, përvoja, urtësia dhe karakteri konsideroheshin ndër vlerat më të rëndësishme të njeriut.

    Sot, gjithnjë e më shpesh, vëmendja, fama, pasuria, pamja e jashtme dhe numri i ndjekësve përdoren si tregues të suksesit dhe rëndësisë shoqërore.

    Nuk është problem që njerëzit të bëhen të famshëm. Problemi fillon atëherë kur fama ngatërrohet me mençurinë, popullariteti me kompetencën dhe vetëbesimi me inteligjencën.

    Shumë prej atyre që pretendojnë se janë të mençur kanë vetëbesim të madh për njohuritë që pretendojnë se i zotërojnë, por kur ju kërkohet t’i shpjegojnë bindjet e tyre, shpesh nuk arrinin t’i mbronin ato me argumente të qëndrueshme.

    Këtu qëndron një mësim i madh: njeriu që nuk e kupton sa pak di, ose nuk e di që nuk di, mund të jetë shumë më i rrezikshëm sesa njeriu që e pranon se nuk di.

    Vetëdija për kufijtë e dijes njerëzore është fundamenti i shoqërisë së civilizuar – atje ku ne si shoqëri pretendojmë të arrijmë. Jeta pa reflektim dhe pa vetëdije kritike nuk është jetë e jetuar në mënyrë të plotë.

    Mençuria fillon me vetëdijesimin për paditurinë tonë.

    Një njeri i mençur nuk ka frikë të thotë: “nuk di”. Ai është i gatshëm të mësojë, të dëgjojë, të hulumtojë dhe ta ndryshojë mendimin kur përballet me argumente më të forta.
    Ndërsa, njeriu arrogant, shpesh e sheh pyetjen si sulm, kritikën si fyerje dhe mospajtimin si kërcënim.

    Sot ky dallim është veçanërisht i rëndësishëm.

    Në shoqërinë tonë, shpesh hasim individë që flasin me siguri absolute për politikën, ekonominë, shkencën, historinë, mjekësinë dhe pothuajse çdo fushë tjetër edhe kur i nuk kanë njohuritë e nevojshme.
    Problemi nuk është se njerëzit kanë opinione. Të gjithë kemi të drejtë të kemi opinione.
    Problemi është kur opinioni personal paraqitet si fakt, kur padituria maskohet me vetëbesim dhe kur refuzimi për të mësuar konsiderohet shenjë force.

    Nuk është qëllimi të dimë gjithçka; e kundërta, duhet të kemi guximin të kuptojmë sa shumë kemi ende për të mësuar.

    Le ta shikojmë realitetin e shoqërisë tonë.

    Sot fama është bërë një lloj monedhe shoqërore.

    Një person mund të bëhet i famshëm për shkak të një videoje provokuese, një deklarate skandaloze, një sjelljeje të pazakontë apo një konflikti publik.

    Nuk është e nevojshme të ketë krijuar diçka të rëndësishme, të ketë kontribuar në shkencë, kulturë, arsim apo zhvillim shoqëror.

    Mjafton të tërheqë vëmendjen.

    Kjo krijon një paradoks të shoqërisë moderne: njerëzit që kanë shumë për të thënë, shpesh nuk dëgjohen, ndërsa ata që kanë pak për të ofruar dominojnë hapësirën publike.

    Mendoni për një profesor universiteti që ka kaluar decenie duke studiuar, hulumtuar dhe publikuar.

    Në anën tjetër, mendoni për një person që bëhet i famshëm brenda natës përmes një videoje disa sekondëshe.

    Cili prej tyre merr më shumë vëmendje?

    Në shumë raste, përgjigjja është e qartë.

    Por, a do të thotë kjo se personi më i famshëm është edhe më i vlefshëm për shoqërinë?

    Natyrisht që jo.

    Këtu duhet ta dallojmë një koncept shumë të rëndësishëm: dukshmëria nuk është e njëjtë me vlerën, ndërsa fama nuk është e njëjtë me meritën.

    Një shoqëri që mat njerëzit kryesisht me numrin e ndjekësve, pasurinë apo popullaritetin, rrezikon t’i lërë në hije vlerat e vërteta njerëzore.

    Dija kërkon vite pune. Mençuria kërkon përvojë dhe reflektim. Karakteri kërkon integritet dhe përgjegjësi.

    Ndërsa, fama mund të vijë brenda pak orësh.

    Kjo nuk do të thotë se çdo person i famshëm është i padijshëm apo se çdo akademik është i mençur. As fama dhe as titujt akademikë nuk duhet të na pengojnë ta vlerësojmë një individ në bazë të argumenteve dhe veprave të tij.

    Por, pyetja që duhet t’ia parashtrojmë vetes është: Pse po e shpërblejmë kaq shumë vëmendjen dhe kaq pak kontributin?

    Nëse shoqëria fillon t’i shpërblejë më shumë ata që argëtojnë sesa ata që edukojnë, atëherë edhe prioritetet tona kolektive fillojnë të ndryshojnë.

    Rrjetet sociale e kanë përshpejtuar këtë fenomen në një mënyrë të jashtëzakonshme.

    Platformat si Facebook, Instagram, TikTok dhe YouTube kanë krijuar një hapësirë ku çdokush mund të bëhet krijues i përmbajtjes dhe të fitojë audiencë të madhe. Kjo është një mundësi pozitive për demokratizimin e informacionit. Megjithatë, ekziston edhe një anë tjetër.

    Platformat digjitale shpesh e shpërblejnë përmbajtjen që gjeneron vëmendje të madhe. Kjo mund të favorizojë videot provokuese, konfliktet, skandalet dhe deklaratat emocionale. Një përmbajtje e thellë, që kërkon dhjetë minuta për t’u kuptuar, mund të ketë më pak sukses sesa një video që ofron një përgjigje të thjeshtë për një problem kompleks.

    Kështu krijohet një kulturë e konsumimit të shpejtë të informacionit.

    Njerëzit mësohen të marrin përgjigje të menjëhershme, pa e bërë përpjekjen për të kuptuar shkaqet, kontekstin dhe pasojat e një problemi.

    Në vend që të pyesim: “A është kjo e vërtetë?”, fillojmë të pyesim: “Sa pëlqime ka marrë?” Në vend që të pyesim: “A ka ky person njohuri dhe përvojë?”, pyesim: “Sa ndjekës ka?” Në vend që të vlerësojmë argumentin, vlerësojmë personin që e paraqet atë.

    Kjo është një zhvendosje shumë serioze në mënyrën se si formojmë gjykimet tona.

    Janë hulumtuar lidhjet ndërmjet nivelit të aftësive dhe vlerësimit që individët i bëjnë aftësive të tyre. Rezultati është se ekziston prirje ku individët me njohuri ose aftësi të kufizuara në një fushë mund t’i mbivlerësojnë aftësitë e tyre, ndërsa individët më kompetentë mund të jenë më të vetëdijshëm për kompleksitetin dhe kufijtë e njohurive të veta.

    Me fjalë tjera hulumtimi flet për njerëz “që nuk e dinë që nuk dinë” dhe për ata që “nuk dinë që dinë”.

    Duhet të jemi të kujdesshëm, ky efekt nuk do të thotë se çdo person i padijshëm është arrogant apo se çdo ekspert dyshon në veten e tij. Por, ai na ndihmon të kuptojmë pse vetëbesimi i tepruar ndonjëherë mund të duket më bindës sesa kompetenca e vërtetë.

    Në mediat sociale, ky fenomen mund të bëhet veçanërisht i dukshëm.

    Një individ mund të japë këshilla për shëndetin pa pasur arsimim mjekësor, të komentojë ekonominë pa njohuri ekonomike apo të japë verdikte historike pa studiuar histori.

    Dhe, nëse komunikon me siguri dhe përdor gjuhë bindëse, mund të krijojë përshtypjen e një eksperti.

    Rreziku nuk është vetëm përhapja e paditurisë. Rreziku është kur padituria fiton autoritet publik dhe fillon të perceptohet si dije.

    Pse shoqëria fillon t’i adhurojë njerëzit e gabuar?

    Ekzistojnë disa arsye pse shoqëria mund t’i japë vëmendje të tepruar individëve që nuk kanë domosdoshmërisht vlera të mëdha intelektuale.

    Së pari: Njerëzit tërhiqen nga ajo që është e lehtë dhe argëtuese.

    Të lexosh një studim shkencor kërkon përqendrim dhe përpjekje. Të shikosh një video zbavitëse kërkon shumë më pak energji mendore.

    Nuk ka asgjë të gabuar me argëtimin. Problemi lind kur argëtimi bëhet burimi ynë kryesor i informacionit dhe formimit të bindjeve.

    Së dyti: Ne kemi prirje t’i admirojmë njerëzit që duken të suksesshëm.

    Pasuria, veshja luksoze, makinat e shtrenjta dhe një stil jetese i ekspozuar publikisht mund të krijojnë përshtypjen e superioritetit. Por, suksesi material nuk është dëshmi e inteligjencës, e moralit apo e mençurisë. Një person mund të jetë shumë i pasur dhe njëkohësisht të ketë mungesë të theksuar të përgjegjësisë shoqërore.

    Në mendësinë kolektive, suksesi material ka filluar të barazohet me vlerën intelektuale dhe morale. Njerëzit mendojnë: “Nëse ky person ka arritur të bëhet kaq i pasur dhe i famshëm, ai patjetër duhet të dijë diçka që unë nuk e di.” Kjo është një pikënisje e gabuar. Pasuria mund të jetë rezultat i fatit, i manipulimit të algoritmeve apo i shfrytëzimit të banalitetit, por asnjëherë nuk është garanci e mençurisë apo e integritetit.

    Së treti: Thjeshtëzimi i tepërt i realitetit. Njerëzit shpesh preferojnë përgjigje të thjeshta për probleme komplekse.

    Politika, ekonomia, arsimi dhe marrëdhëniet shoqërore janë çështje të ndërlikuara.

    Njeriu i padijshëm ofron përgjigje bardhezi, zgjidhje magjike dhe fajtorë të menjëhershëm.

    Megjithatë, njerëzit që ofrojnë përgjigje të shpejta, premtime të mëdha dhe zgjidhje të lehta mund të fitojnë më shumë mbështetje sesa ata që shpjegojnë realitetin me nuanca dhe argumente.

    Eksperti i vërtetë shpesh flet me dyshime, përdor terma si “varet” ose “mundësisht”, sepse e njeh kompleksitetin.

    Për fat të keq, masa shpesh preferon një gënjeshtër të thjeshtë dhe të sigurt, sesa një të vërtetë komplekse dhe të pasigurt.

    Së katërti: Shoqëria ndonjëherë e ngatërron guximin me arrogancën.

    Një person që flet me zë të lartë, ndërpret të tjerët dhe nuk pranon asnjë kritikë, shpesh perceptohet gabimisht si i fortë. Ndërsa, një person që dëgjon, analizon dhe i shqyrton me kujdes fjalët e veta mund të perceptohet si i pasigurt dhe i dobët.

    Por, mençuria nuk ka nevojë të bërtasë.

    Shpesh, njeriu më i mençur në një dhomë është ai që dëgjon më shumë, pyet më mirë dhe flet vetëm kur ka diçka me vlerë për të thënë.

    Në lidhje me këto, cilat janë pasojat për demokracinë, arsimin dhe të ardhmen e shoqërisë tonë?

    Kjo çështje nuk është thjesht problem kulturologjik. Kur një shoqëri fillon të udhëhiqet nga opinionet e të padijshmëve me vetëbesim të lartë, pasojat nuk janë thjesht kulturore, por ekzistenciale. Ajo ka pasoja të drejtpërdrejta për funksionimin e shoqërisë.

    Vendimet e rëndësishme publike fillojnë të merren mbi bazën e popullaritetit të ideve, jo mbi bazën e fakteve të provuara dhe kjo shpie në erozionin e sistemit shoqëror dhe politik. Një demokraci e shëndoshë kërkon qytetarë të informuar, të aftë të analizojnë argumente, të dallojnë faktet nga propaganda dhe të marrin vendime të përgjegjshme.

    Nëse qytetarët e vlerësojnë një politikan vetëm për shkak të popullaritetit, retorikës apo spektaklit publik, ekziston rreziku që kompetenca dhe integriteti të humbin rëndësinë.

    Një shoqëri që nuk e vlerëson dijen bëhet më e cenueshme ndaj manipulimit.

    Në arsim, rreziku është po ashtu i madh. Nëse nxënësit dhe studentët mësohen vetëm të përsërisin informacione, por jo t’i analizojnë ato, atëherë arsimi rrezikon të prodhojë njerëz që dinë të japin përgjigje, por nuk dinë të parashtrojnë pyetje.

    Universiteti nuk duhet të jetë thjesht vendi ku merren diploma. Ai duhet të jetë vendi ku sfidohen idetë, ku zhvillohet mendimi kritik dhe ku kërkimi i së vërtetës vendoset mbi interesat personale.

    Brezi i ri fillon të shohë shkollimin dhe punën kërkimore si një humbje kohe, duke qenë se “suksesi” arrihet më shpejt përmes skandaleve digjitale.

    Padituria ushqehet nga emocionet primitive si frika dhe urrejtja, duke e bërë dialogun racional pothuajse të pamundur duke krijuar kushte për polarizim ekstrem.

    Këtu duhet të kujtojmë edhe një mësim tjetër.

    Sot dënohen, anatemohen, baltosen njerëzit jo pse nuk janë pa ndikim intelektual. Përkundrazi, se ata bëhen të papërshtatshëm për një pjesë të vogël shoqërisë, sepse vazhdimisht i ballafaqojnë dhe cenojnë grupe të veçanta të interest.

    E kaluara na kujton se shoqëria jonë jo gjithmonë i shpërblenë njerëzit që kërkojnë të vërtetën.
    Dhe, jo rallë, shoqëri e tilla i kundërshton pikërisht ata që kanë më shumë nevojë t’i dëgjonë.

    Por, si mund ta rikthejmë respektin për dijen dhe mençurinë?

    Nëse kemi arritur në një pikë ku fama vlerësohet më shumë se dija, atëherë duhet të pyesim veten: si mund ta ndryshojmë këtë realitet?

    Janë disa hapa, praktikisht jo të lehte por të mundëshëm

    – Të rikthejmë respektin për dijen. të promovohet shpërblimi i meritës: Duhet të vlerësojmë mësimdhënësit, studiuesit, shkencëtarët, profesionistët dhe të gjithë ata që kontribuojnë në zhvillimin e shoqërisë. Si konsumatorë të përmbajtjes, ne e kemi në dorë “monedhën” më të shtrenjtë sot: vëmendjen tonë. Duhet t’ua heqim vëmendjen të padijshmëve dhe t’ua falim krijuesve të vlerave të vërteta.

    – Të mësojmë të dallojmë famën nga kompetenca: Numri i ndjekësve nuk është diplomë. Popullariteti nuk është ekspertizë. Vetëbesimi nuk është dëshmi e inteligjencës.

    – Të zhvillojmë kulturën e pyetjeve dhe të kultivohet dyshimi: Të mos kemi frikë të pyesim: Kush e thotë këtë? Në çfarë dëshmish mbështetet? A ka argumente alternative?

    – Të kultivojmë përulësinë intelektuale: Të pranojmë se mund të gabojmë. Të kuptojmë se askush nuk i di të gjitha dhe se të mësuarit nuk përfundon kurrë. Duhet të rikthejmë guximin për të thënë “nuk di” dhe të vlerësojmë ata që hulumtojnë përpara se të flasin.

    – Të bëhemi më të përgjegjshëm në përdorimin e mediave sociale, të sforcojmë edukimin mediatik: Duhet vetë të mësojmë dhe të mësojmë fëmijët tanë se si të filtrojnë informacionin, si t’i njohin lajmet e rreme dhe si të mos e ngatërrojnë algoritmin me të vërtetën. Të mos shpërblejmë çdo përmbajtje vetëm sepse është provokuese apo argëtuese. Të mbështesim përmbajtjen që edukon, informon dhe nxit reflektimin.

    Një shoqëri e mençur nuk është ajo ku të gjithë pretendojnë se dinë gjithçka. Është ajo ku njerëzit e vlerësojnë dijen dhe nuk turpërohen të pranojnë atë që nuk dinë.

    Një shoqëri që admiron zhurmën rrezikon ta humbasë mençurinë

    Duhet të pyesim, të dyshojmë, të analizojmë dhe të mos pranojmë asgjë vetëm sepse është e popullarizuar apo sepse e thotë dikush me autoritet.

    Shoqëria moderne ka arritur përparim të jashtëzakonshëm teknologjik, por përparimi teknologjik nuk garanton automatikisht përparim intelektual dhe moral.

    Mund të kemi telefona inteligjentë, por kjo nuk do të thotë se kemi mendime të mençura.

    Mund të kemi miliona informacione, por kjo nuk do të thotë se kemi dije.

    Mund të kemi miliona ndjekës, por kjo nuk do të thotë se kemi vlera.

    Mund të jemi shumë të famshëm, por kjo nuk do të thotë se kemi kontribuar diçka të rëndësishme për shoqërinë

    Një shoqëri fillon ta humbasë mençurinë atëherë kur pushon së admiruari dijen dhe fillon të adhurojë padijen e veshur me vetëbesim.

    Nuk duhet të admirojmë njerëzit vetëm sepse janë të famshëm, të pasur apo të zhurmshëm.

    Duhet t’i admirojmë ata që mendojnë, hulumtojnë, krijojnë, mësojnë, kontribuojnë dhe kanë guximin ta mbrojnë të vërtetën.

    Shoqëria nuk ka nevojë për më shumë njerëz që pretendojnë se dinë gjithçka. Ajo ka nevojë për më shumë njerëz që kanë dëshirë të mësojnë dhe kanë guximin të mendojnë.

    Në fund të fundit, problemi më i madh nuk është se në shoqëri ekzistojnë njerëz të padijshëm. Problemi fillon atëherë kur padituria bëhet model suksesi, arroganca bëhet model lidershipi dhe fama bëhet zëvendësim për mençurinë.

    Padituria ka qenë gjithmonë e pranishme në historinë njerëzore, por sot ajo ka gjetur një autoparlant të fuqishëm, teknologjinë dhe kulturën e famës së shpejtë. Megjithatë, një shoqëri nuk mund të mbijetojë gjatë mbi themelet e zhurmës dhe sipërfaqësores.

    Le të mos bëhemi bashkëfajtorë në adhurimin e të paditurve. Le të jemi ne ata që rikthejmë në piedestal urtësinë, mendimin e argumentuar dhe etjen për dije. Sepse, në fund të fundit, civilizimi nuk ndërtohet me numër ndjekësish, por me thellësinë e mendimit dhe forcën e karakterit.

    (Autori është neuropsikiatër, ky shkrim është lexuar me rastin e 24-vjetorit të shoqatës së intelektualëve “Jakova”)

  • Rrëzohet shtylla elektrike në Dardhishtë, bllokohet qarkullimi në rrugën “Jusuf Shalaku”

    Rrëzohet shtylla elektrike në Dardhishtë, bllokohet qarkullimi në rrugën “Jusuf Shalaku”

    Rrëzohet shtylla elektrike në Dardhishtë, bllokohet qarkullimi në rrugën “Jusuf Shalaku”

    Një shtyllë elektrike është rrëzuar në rrugën “Jusuf Shalaku”, në fshatin Dardhishtë të komunës së Obiliqit, duke bllokuar qarkullimin e automjeteve.

    Sipas informatave dhe pamjeve të siguruara në Gazetën Sinjali, shtylla e rrëzuar ka mbetur në mes të rrugës, duke pamundësuar kalimin e automjeteve në këtë segment.

    Sinjalizuesi ka thënë se ekipet e KEDS-it janë në teren.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Melted power poles in Dardishh, circulation blocked on Jusuf Shalaku street

    An electric pole has been knocked down on Jusuf Shalaku’s street, in the village of Dardhisht in the municipality of Obilik, blocking vehicle flow.

    According to information and images provided in the Signal Journal, the fallen pillar has remained in the middle of the road, unable to cross vehicles into this segment.

    The signaler has said the KED teams are on the field.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Xhiroja e 14-të e Superligës nis me përballjen Prishtina - Drenica

    Xhiroja e 14-të e Superligës nis me përballjen Prishtina – Drenica

    Xhiroja e 14-të e Superligës nis me përballjen Prishtina - Drenica

    Superliga e Kosovës në futboll rikthehet sot me ndeshjet e xhiros së 14-të, pas ndërprerjes së kampionatit shkaku i ndeshjeve të kombëtareve.

    Takimi i parë i kësaj jave do të jetë përballja ndërmjet Prishtinës dhe Drenicës.

    Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, duke filluar nga ora 17:00.

    Prishtina e pret këtë ndeshje nga pozita e liderit të kampionatit, me 32 pikë të grumbulluara në 13 ndeshje. Bardhekaltrit kanë regjistruar dhjetë fitore, dy barazime dhe vetëm një humbje, ndërsa kanë pesë pikë më shumë se Malisheva, që renditet e dyta me 27 pikë. Drita është e treta me 24 pikë, kurse Gjilani zë pozitën e katërt me 22 pikë.

    Në anën tjetër, Drenica ndodhet në pozitën e tetë me 12 pikë, pas dy fitoreve, gjashtë barazimeve dhe pesë humbjeve. Skuadra nga Skenderaj ka katër pikë më shumë se Llapi, që gjendet në zonën e rrezikut për rënie, dhe nëntë më shumë se Vushtrria, e cila ka vetëm tri pikë.

    Kësisoj, kjo përballje ka rëndësi për të dyja skuadrat. Prishtina synon ta vazhdojë serinë pozitive dhe ta ruajë epërsinë në krye të tabelës, ndërsa Drenica kërkon pikë të rëndësishme për t’u larguar nga pjesa e poshtme e klasifikimit.

    Xhiroja e 14-të do të vazhdojë të shtunën dhe të dielën me katër përballjet e tjera të kampionatit.

    Në 10 përballjet e fundit mes këtyre dy skuadrave, Prishtina ka 5 fitore, 2 nga to kanë përfunduar baras kurse Drenica i ka regjistruar 3 fitore.

    Të gjitha ndeshjet kampionale të Kosovës mund t’i ndiqni ekskluzivisht në kanalet e sportit në Artmotion.

  • “96% e nxënësve në Kosovë kanë konsumuar ushqime jo të shëndetshme gjatë 24 orëve të fundit” (VIDEO)

    “96% e nxënësve në Kosovë kanë konsumuar ushqime jo të shëndetshme gjatë 24 orëve të fundit” (VIDEO)

    “96% e nxënësve në Kosovë kanë konsumuar ushqime jo të shëndetshme gjatë 24 orëve të fundit” (VIDEO)

    Dafina Muçaj, zyrtare për Shëndetësi në UNICEF, ka prezantuar në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova disa nga të gjeturat e një vlerësimi gjithëpërfshirës për mënyrën e ushqyerjes në shkollat e Kosovës.

    “…Sot po prezantojmë për herë të parë në Kosovë një vlerësim gjithëpërfshirës të mjedisit të ushqyerjes në shkolla. Në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik, poashtu institucionet e tjera, Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Arsimit, ky hulumtim ka zgjatur pothuajse 1 vit tashmë, ka përfshirë 59 shkolla dhe rreth 1800 nxënës…” – tha mes tjerash ajo.

    Një nga të gjeturat më shqetësuese të raportit është se 96 për qind e nxënësve kanë deklaruar se gjatë 24 orëve të fundit kanë konsumuar të paktën një produkt jo të shëndetshëm.

    “… Janë disa të dhëna shqetësuese që kanë dalë nga ky raport. E para është që pothuajse 96% e nxënësve kanë deklaruar se në 24 orët e fundit kanë konsumuar një nga ushqimet jo të shëndetshme si psh pije të gazuara, ushqime të ëmbla apo të tjera…” – deklaroi Muçaj.

    Për më shumë detaje nga ky hulumtim, ndiqeni videon e mëposhtme:

  • 96% of students in Kosovo have consumed unhealthy foods over the past 24 hours ( VIDEOS)

    DAfine Mucaj, U Health Official NICEF, has presented on the show “Time 7” in Klan Kosova some of the findings of a comprehensive assessment of the way we feed in Kosovo schools.

    ) …Today we are presenting for the first time in Kosovo a comprehensive assessment of the feeding environment in schools. In collaboration with the Institute of Public Health, other institutions, the Ministry of Health, the Ministry of Education, this research has lasted almost a year now, included 59 schools and about 1800 students… She said, among other things.

    One of the most disturbing findings in the report is that 96 percent of students have claimed that they have consumed at least one unhealthy product in the last 24 hours.

    There’s some disturbing data coming out of this report. The first is that almost 96% of students have claimed that in the last 24 hours they’ve consumed one of the unhealthy foods like soda, sweet food or other… He said Muchaj.

    For more details from this research, follow the following video:

  • Rasti i Arlinda Zekajt, Komisioni Hetimor interviston sot 3 zyrtarë institucionalë

    Rasti i Arlinda Zekajt, Komisioni Hetimor interviston sot 3 zyrtarë institucionalë

    Rasti i Arlinda Zekajt, Komisioni Hetimor interviston sot 3 zyrtarë institucionalë

    Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj grave dhe fëmijëve në familje do të intervistojë sot 3 zyrtarë institucionalë.

    Sipas agjendës së Kuvendit të Kosovës, para Komisionit do të paraqiten Albulena Mujaj–Bajraktaraj, drejtoreshë e Drejtorisë për Mirëqenie Sociale në Komunën e Pejës, dhe Samka Drançolli, zyrtare për Barazi Gjinore në këtë komunë, shkruan KP.

    Po ashtu, për intervistim është ftuar edhe Blerim Shabani, drejtor i Departamentit në Ministrinë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare.

    Mbledhja është paraparë të fillojë në orën 09:00, në sallën N-10 të Kuvendit të Kosovës.

    Komisioni Hetimor Parlamentar ka për objekt shqyrtimin e veprimeve dhe mosveprimeve të institucioneve në lidhje me vrasjen e Arlinda Zekajt, si dhe trajtimin institucional të rasteve të dhunës ndaj grave dhe fëmijëve në familje.