Category: Lajme

  • Sot u jepet lamtumira e fundit dy të rinjve nga Rahoveci që humbën jetën në Gjermani

    Sot u jepet lamtumira e fundit dy të rinjve nga Rahoveci që humbën jetën në Gjermani

    Sot u jepet lamtumira e fundit dy të rinjve nga Rahoveci që humbën jetën në Gjermani

    Dy të rinjve nga Rahoveci, Leart Morina dhe Berhan Zeka, të cilët humbën jetën tragjikisht në Gjermani, do t’u jepet sot lamtumira e fundit.

    Ceremonitë mortore do të mbahen në fshatin Sapniq të Rahovecit, ku familjarët, të afërmit dhe qytetarët do të kenë mundësinë t’i përcjellin për në banesën e fundit, shkruan KP.

    Sipas njoftimit, ceremonia e varrimit të Leart Morinës do të mbahet në orën 13:00, në varrezat e fshatit Sapniq.

    Ndërkaq, Berhan Zeka do të varroset në të njëjtat varreza, në orën 15:00.

    Vdekja tragjike e dy të rinjve në Gjermani ka lënë në pikëllim familjet e tyre dhe komunitetin në Rahovec.

    Ceremonitë mortore do të zhvillohen gjatë ditës së sotme, ndërsa të dy të rinjtë do të prehen në vendlindje.

  • Urth apo atak në zemër? Kardiologët tregojnë si të dalloni simptomat

    Urth apo atak në zemër? Kardiologët tregojnë si të dalloni simptomat

    Urthi dhe ataku në zemër mund të shkaktojnë simptoma të ngjashme, veçanërisht dhimbje ose djegie në gjoks.

    Megjithatë, ndërsa urthi lidhet me kthimin e acidit të stomakut në ezofag, ataku në zemër është një urgjencë mjekësore që kërkon ndërhyrje të menjëhershme. Kardiologët shpjegojnë cilat shenja duhet të na bëjnë më të kujdesshëm, shkruan Prevention.

    Si ta dalloni urthin?

    Urthi shfaqet kur acidi i stomakut kthehet në ezofag, duke shkaktuar ndjesi djegieje në gjoks. Zakonisht ndodh pas një vakti të bollshëm, konsumimit të ushqimeve pikante ose acidike, si dhe kur shtrihemi menjëherë pas ngrënies.

    Sipas kardiologes Dr. Emily Lau, urthi mund të shoqërohet edhe me tretje të vështirë, gromësira të shpeshta dhe kthim të acidit, që mund të ndihet si djegie në fyt.

    Cilat janë shenjat e një ataku në zemër?

    Ataku në zemër ndodh kur furnizimi me gjak i një pjese të zemrës pakësohet ose ndërpritet. Kjo mund të shkaktojë dëmtim të muskulit të zemrës brenda pak minutash.

    Simptoma më e zakonshme është dhimbja ose shqetësimi në gjoks, që shpesh përshkruhet si presion apo shtrëngim i fortë, sikur dikush po ushtron peshë mbi kraharor.

    Dhimbja mund të zgjasë disa minuta, të largohet dhe më pas të rikthehet. Ajo mund të përhapet edhe në krahë, shpinë ose nofull.

    Simptoma të tjera që mund të shoqërojnë një atak në zemër janë:

    • Vështirësi në frymëmarrje.
    • Djersë e ftohtë.
    • Të përziera.
    • Lodhje e pazakontë.
    • Dhimbje që përhapet në pjesën e sipërme të trupit.

    Kardiologia Lau paralajmëron se gratë mund të përjetojnë edhe simptoma më pak tipike, si gulçim, të përziera, lodhje dhe djersitje, ndonjëherë pa dhimbje të forta në gjoks. Këto shenja mund të shfaqen gjithashtu tek të moshuarit dhe personat me diabet.

    Kush rrezikohet më shumë?

    Disa nga faktorët që rrisin rrezikun e atakut në zemër janë tensioni i lartë i gjakut, kolesteroli i lartë, duhanpirja, mbipesha dhe historia familjare e sëmundjeve të zemrës.

    Rreziku rritet me kalimin e moshës, ndërsa tek gratë mund të shtohet pas menopauzës. Sipas Dr. Lau, edhe menopauza e hershme dhe ndërlikimet gjatë shtatzënisë, si tensioni i lartë apo diabeti gestacional, mund të ndikojnë në shëndetin e zemrës.

    Megjithatë, problemet kardiake nuk prekin vetëm të moshuarit. Specialistët paralajmërojnë se ataket në zemër po vërehen edhe tek persona të rinj, madje edhe tek ata që nuk kanë faktorë të dukshëm rreziku.

    Kur duhet të kërkoni ndihmë mjekësore?

    Kardiologët theksojnë se nuk është gjithmonë e mundur të dalloni vetë urthin nga një atak në zemër. Madje, të dyja gjendjet mund të ndodhin njëkohësisht.

    Në rast të dhimbjes së re, të fortë ose të pashpjegueshme në gjoks, veçanërisht kur shoqërohet me gulçim, djersë të ftohtë, të përziera apo dhimbje në krah, shpinë dhe nofull, duhet të telefononi menjëherë urgjencën.

    Nuk duhet të prisni që simptomat të largohen dhe as të shkoni vetë me makinë në spital. Sa më gjatë të mbetet zemra pa furnizim të mjaftueshëm me gjak dhe oksigjen, aq më i madh është rreziku i dëmtimit të përhershëm. /Telegrafi/

  • 17 punëtorë të vdekur gjatë vitit 2026, sindikata paralajmëron vazhdimin e grevës

    17 punëtorë të vdekur gjatë vitit 2026, sindikata paralajmëron vazhdimin e grevës

    17 punëtorë të vdekur gjatë vitit 2026, sindikata paralajmëron vazhdimin e grevës

    Nënkryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Llumnica, ka bërë të ditur se gjatë vitit 2026 kanë humbur jetën 17 punëtorë të Korporatës Energjetike të Kosovës.

    Në një intervistë për Ekonomia Online, Llumnica ka deklaruar se katër nga punëtorët kanë vdekur si pasojë e aksidenteve fatale në vendin e punës, ndërsa për 13 të tjerët dyshohet se vdekja mund të jetë e lidhur me sëmundjet profesionale, të shkaktuara nga ekspozimi ndaj gazrave helmues, pluhurit dhe kushteve të rënda të punës.

    “Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës gjithmonë janë të rrezikuar, edhe në shëndet edhe në punë, sepse natyra e punës është e vështirë. Vetëm gjatë vitit 2026 kemi pasur 17 punëtorë të cilët kanë vdekur. Katër prej tyre kanë qenë në aksidente fatale, ndërsa për 13 të tjerë ne mendojmë se kanë vdekur nga sëmundjet profesionale, duke u bazuar në gazrat helmues, pluhurin dhe faktorë të tjerë që mund të ndikojnë në shëndetin e tyre si pasojë e procesit të punës”, ka deklaruar Llumnica.

    Ai ka theksuar se, pavarësisht rrezikshmërisë së lartë dhe kushteve të vështira në të cilat punojnë, pagat e punëtorëve të KEK-ut nuk janë të kënaqshme.

    Llumnica ka bërë të ditur se pas protestës së mbajtur javën e kaluar, të mërkurën kanë zhvilluar negociata me bordin dhe menaxhmentin e KEK-ut. Sipas tij, drejtuesit e korporatës kanë kërkuar dy deri në tri ditë kohë për t’i shqyrtuar kërkesat e punëtorëve dhe për të gjetur një zgjidhje përmes dialogut.

    Ai ka paralajmëruar se, nëse nuk marrin përgjigje pozitive, protesta dhe greva e paralajmëruar do të vazhdojnë.

    “Për këtë arsye në KEK gjithmonë ekziston një rrezik, gjithmonë ekzistojnë kushte të vështira, mirëpo pagat nuk janë të kënaqshme. Për këtë arsye ne kemi vendosur dhe kemi protestuar në javën e kaluar, ndërsa kemi pasur negociata me bordin dhe menaxhmentin e KEK-ut, të cilët kanë kërkuar një kohë prej dy-tri ditësh, në mënyrë që të dialogojmë hapur dhe të krijojmë mundësi që të ketë një përgjigje pozitive për punëtorët. Në rast se nuk ka një përgjigje pozitive, ne protestën dhe grevën e paralajmëruar do ta vazhdojmë”, ka thënë Llumnica.

    Ndër kërkesat kryesore të punëtorëve janë rritja e pagave dhe sigurimi i pagës së 13-të, njësoj si për punëtorët e sektorit publik.

    Sipas Llumnicës, është e pakuptimtë që punëtorët e KEK-ut të mos përfitojnë nga paga e 13-të, duke marrë parasysh rrezikshmërinë e punës së tyre dhe rëndësinë e shërbimit që ofrojnë për vendin.

    Ai ka shtuar se punëtorët ndihen të diskriminuar, pasi, sipas tij, rreth 30 milionë euro janë rialokuar nga ndërmarrjet publike për të mbuluar pagesën e pagës së 13-të për punëtorët e sektorit publik, ndërsa KEK-u nuk ka përfituar nga ky proces për punëtorët e vet.

    “Ne kemi kërkuar ngritjen e pagave dhe pagën e 13-të, ashtu siç e kanë marrë i gjithë sektori publik. Është e pakuptimtë që punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës të mos e marrin pagën e 13-të, duke u bazuar në kushtet e tyre, në prodhimin e një shërbimi jetik dhe në rrezikshmërinë e punës së tyre. Ne nuk jemi kundër sektorit publik, por kemi parë një rialokim të buxhetit, ku flitet për 30 milionë euro që u janë marrë ndërmarrjeve publike për t’ua paguar pagat e 13-ta punëtorëve të sektorit publik, ndërsa këto ndërmarrje, në këtë rast KEK-u, nuk kanë marrë për punëtorët e vet. Patjetër që ndihemi të diskriminuar dhe kjo është arsyeja pse po e shprehim këtë pakënaqësi”, ka potencuar Llumnica për Ekonomia Online.

    Burimi: Insajderi

  • 17 dead workers during 2026, the union warns of continuing strike

    KEK New Trade Union deputy Nexhat Llumnica has indicated that 17 Kosovo Energy Corporation workers have lost their lives during 2026.

    In an interview for Online Economy, Llumnica has stated that four of the workers have died as a result of fatal workplace accidents, while for 13 others it is suspected that death may be linked to professional diseases caused by exposure to toxic gases, dust and serious working conditions.

    Kosovo Energy Corporation workers are always at risk, even in health and work, because the nature of work is difficult. Only during 2026 did we have 17 workers who died. Four of them have been in fatal accidents, while for 13 others we think they died of professional diseases based on poisonous gases, dust and other factors that could affect their health as a result of the labour process, Llumnica has declared.

    He has stressed that, despite high risk and difficult conditions in which they work, KEK workers’ salaries are not satisfactory.

    Llumnica has indicated that after the protest held last week, negotiations have been held with KEK board and management on Wednesday. According to him, corporate directors have asked for two to three days to review the demands of workers and to find a solution through dialogue.

    He has warned that if they do not receive positive answers, protests and the warned strikes will continue.

    For this reason there is always a danger in KEK, there are always difficult conditions, but wages are not satisfactory. That’s why we’ve decided and protested in the past week, while we’ve had negotiations with KEK’s board and management, which have called for a two-day time, so that we can dialogue openly and create opportunities to have a positive answer for workers. If there is no positive answer, in the protest and the warned strike we will continue, Llumnica has said.

    Among the workers’ main demands are rising salaries and securing the 13th salary, as well as public sector workers.

    According to Llumnica, it is pointless that KEK workers do not benefit from the 13th salary, given the risk of their work and the importance of the service they offer to the country.

    He has added that workers feel discriminated against, as, according to him, about 30m euros have been relaunched by public companies to cover the 13th pay for public sector workers, while KEK has not benefited from this process for its workers.

    We’ve requested salary raises and 13th salary, as the entire public sector has received. It is meaningless that Kosovo Energy Corporation workers do not receive their 13th salary, based on their conditions, on the production of a vital service and the risk of their work. We are not against the public sector, but we have seen a budget relocation, where 30m euros are being taken to public companies to pay the salaries of 13 of public sector workers, while these companies, in this case KEK, have not received for their workers. Of course, we feel discriminated against, and that’s why we’re expressing this dissatisfaction, it’s highlighted Llumnica for Online Economics.

    Source Layer: Insander

  • Erërat e forta shkaktojnë dëme në Ferizaj, zjarrfikësit me intervenime të shumta

    Erërat e forta shkaktojnë dëme në Ferizaj, zjarrfikësit me intervenime të shumta

    Zjarrfikësit në Ferizaj janë përballur sot me intervenime të shumta, si pasojë e erërave të forta që kanë përfshirë komunën.

    Përmes një njoftimi, Zjarrfikësit e Ferizajt kanë bërë të ditur se erërat e fuqishme kanë shkaktuar dëme materiale në objekte të ndryshme.

    “Zjarrfikësit sot janë përballur me intervenime të shumta, pas erës së madhe që ka përfshirë komunën e Ferizajt. Janë bërë edhe dëme materiale nëpër objekte të ndryshme”, thuhet në njoftim.

    Sipas tyre, ekipet zjarrfikëse kanë intervenuar për largimin e llamarinave të varura që paraqisnin rrezik, si dhe të drunjve të rrëzuar që kishin bllokuar rrugët. Po ashtu, janë kryer edhe intervenime të tjera për t’u përballur me pasojat e motit të lig.

    “Çdo herë në shërbim të qytetarëve”, thuhet në fund të njoftimit të zjarrfikësve të Ferizajt. /Telegrafi/

  • Strong winds cause damage in Ferizaj, firemen with numerous interventions

    Strong winds cause damage in Ferizaj, firemen with numerous interventions

    Firefighters in Ferizaj have faced numerous interventions today as a result of strong winds involving the municipality.Come on.

    Through an announcement, Ferizaj Firemen have announced that powerful winds have caused material damage to various objects.

    The fireman today has faced numerous interventions, following the great wind that has swept through the Ferizaj municipality. Material damage has also been done in various objects, reports the report.

    According to them, the fire crews have been interviewed for the removal of dangerously dependent rubbers, as well as for fallen trees that had blocked roads. Other interventions have also been conducted to cope with the effects of bad weather.

    Every time in the service of citizens, it is said at the end of Ferizaj’s fire report. /Telegraphy/

  • Katër shenja të menopauzës mashkullore që burrat shpesh i ngatërrojnë me plakjen

    Katër shenja të menopauzës mashkullore që burrat shpesh i ngatërrojnë me plakjen

    Andropauza, e njohur ndryshe si menopauza mashkullore, është një proces që mund të prekë disa burra gjatë të dyzetave dhe të pesëdhjetave.

    Ajo lidhet me rënien graduale të nivelit të testosteronit dhe mund të shfaqet përmes ndryshimeve në humor, dëshirës seksuale dhe gjendjes fizike.

    Megjithatë, ka disa shenja më pak të njohura që burrat shpesh ia atribuojnë plakjes normale. Profesori Tet Yap, kirurg andrologjik dhe profesor i urologjisë, ka veçuar katër prej tyre për Metro.

    1. Dobësimi i kockave

    Testosteroni ndihmon në ruajtjen e dendësisë së kockave. Kur niveli i tij mbetet për një kohë të gjatë shumë i ulët, mund të rritet rreziku i osteoporozës, një gjendje që i bën kockat më të dobëta dhe më të brishta.

    Kjo humbje mund të ndodhë pa shenja të dukshme paralajmëruese, derisa të shfaqet një frakturë. Sipas Yap, osteoporoza nuk është problem vetëm i grave, pasi mund të prekë edhe burrat.

    2. Afshet e nxehta dhe djersitjet gjatë natës

    Edhe pse lidhen kryesisht me menopauzën tek gratë, afshet e nxehta mund të shfaqen edhe tek burrat me rënie të ndjeshme të testosteronit.

    Kjo mund të shoqërohet me djersitje gjatë natës dhe ndjesi të papritura të nxehtësisë. Megjithatë, këto simptoma mund të kenë edhe shkaqe të tjera, si infeksionet, problemet me tiroiden, alkooli apo përdorimi i disa ilaçeve.

    3. Ndryshimet në ejakulim

    Përveç uljes së dëshirës seksuale dhe problemeve me ereksionin, testosteroni i ulët mund të shoqërohet edhe me vonesë të ejakulimit dhe zvogëlim të vëllimit të tij.

    Sipas specialistit, shumë burra nuk flasin për këto ndryshime, duke i konsideruar pjesë të natyrshme të plakjes. Megjithatë, kombinimi i dëshirës së ulët seksuale, mungesës së ereksioneve në mëngjes dhe vështirësive me ereksionin mund të jetë një tregues më domethënës i mungesës së testosteronit.

    4. Ndryshimet në pamjen fizike

    Rënia e testosteronit mund të ndikojë edhe në pamjen e jashtme. Shenjat përfshijnë zvogëlimin e masës muskulore, hollimin e flokëve, zvogëlimin e testikujve dhe zmadhimin e indit të gjirit, i njohur si gjinekomasti.

    Yap këshillon që këto ndryshime të diskutohen me mjekun, veçanërisht kur shoqërohen me probleme seksuale ose shqetësime të tjera shëndetësore.

    Specialisti thekson se lodhja, gjumi i dobët, shtimi në peshë dhe humori i ulët nuk lidhen domosdoshmërisht me testosteronin e ulët. Ato mund të shkaktohen edhe nga stresi, depresioni, diabeti, sëmundjet e zemrës apo përdorimi i disa medikamenteve.

    Për këtë arsye, diagnoza duhet të mbështetet në vlerësimin mjekësor dhe analizat hormonale, jo vetëm në praninë e disa simptomave. /Telegrafi/

  • Si është jeta në qytetin më verior të SHBA-së, dielli nuk do të lindë në Utqiagvik deri më 23 janar

    Si është jeta në qytetin më verior të SHBA-së, dielli nuk do të lindë në Utqiagvik deri më 23 janar

    Banorët e Utqiagvik, Alaskë, panë diellin për herë të fundit këtë vit të mërkurën. Edhe pse do të kalojnë rreth dy muaj pa lindur dielli, jeta e përditshme në qytet nuk ndalet: të rriturit shkojnë në punë, fëmijët në shkollë dhe jeta në komunitet vazhdon.

    Sipas Fox Weather, dielli lindi rreth orës 12:41 të pasdites sipas orës lokale (22:41 UTC) më 18 nëntor dhe perëndoi pak më shumë se një orë më vonë, rreth orës 13:42 UTC. Lindja e ardhshme e diellit pritet më 23 janar 2027.

    Puna dhe shkolla në muzg

    Sipas të dhënave nga Shoqata e Vendësve të Shpatit Arktik, të raportuara nga Fox Weather, puna, mësimet dhe ngjarjet e komunitetit nuk ndërpriten gjatë natës polare.

    Qyteti nuk është në errësirë të plotë 24 orë në ditë. Çdo ditë ka disa orë të të ashtuquajturit muzg civil, drita blu e zbehtë që shihet normalisht para agimit. Temperaturat gjatë kësaj periudhe bien shumë nën zero, dhe netët e gjata sjellin mundësinë për të vëzhguar aurora borealis.

    Nata polare është pasojë e pjerrësisë boshtore të Tokës prej 23.5 gradësh, sipas Administratës Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike të SHBA-së (NOAA).

    Qyteti i Iñupiat

    Sipas regjistrimit të vitit 2020, Utqiagvik kishte 4,927 banorë. Qarku North Slope, qendra e të cilit është, thotë se 63 përqind e banorëve të tij janë Iñupiat, një popull indigjen që ka jetuar në zonë për më shumë se 1,500 vjet.

    Qyteti quhej Barrow deri në vitin 2016, kur banorët vendosën ta kthenin emrin tradicional në një referendum. Propozimi u miratua me një diferencë prej vetëm gjashtë votash, 381 me 375, dhe shumë vendas ende e quajnë qytetin me emrin e tij të vjetër.

    Nuk ka rrugë për në pjesën tjetër të Alaskës

    Nuk ka rrugë për në Utqiagvik nga pjesa tjetër e Alaskës. Avionët e pasagjerëve fluturojnë nga Anchorage dhe Fairbanks, dhe ngarkesat mbërrijnë me barka gjatë verës dhe me aeroplan gjatë gjithë vitit.

    Sipas faqes së internetit të qytetit, shumica e shtëpive ngrohen me gaz natyror nga fushat aty pranë dhe uji furnizohet me autobot në shtëpitë jashtë rrjetit të furnizimit me ujë. Shitja e alkoolit është e ndaluar në qytet.

    Gjuetia e balenave si një mënyrë jetese

    Gjuetia, peshkimi dhe gjuetia e balenave vazhdojnë të jenë pjesë të rëndësishme të ekonomisë lokale, me shumë banorë të punësuar që gjuajnë dhe peshkojnë për pjesën më të madhe të ushqimit të tyre. Pas një sezoni të suksesshëm të gjuetisë së balenave, Iñupiat mbajnë një festival Nalukataq në qershor.

    Tipari dallues i qytetit është porta në formë kocke balene, e njohur si “Porta e Arktikut”. Qyteti është gjithashtu shtëpia e Stacionit të Gjuetisë së Balenave të Cape Smythe të vitit 1893, i cili besohet të jetë ndërtesa më e vjetër me strukturë druri në Arktik.

    Në verë, situata është e kundërta: qyteti atëherë ka pothuajse 84 ditë me dritë dite të vazhdueshme, kur dielli nuk perëndon kurrë.

  • Banorët alarmojnë për rrezikun në Matiçan: Shtylla elektrike në rrugën “Zef Lush Marku” gati të rrëzohet

    Banorët alarmojnë për rrezikun në Matiçan: Shtylla elektrike në rrugën “Zef Lush Marku” gati të rrëzohet

    Banorët alarmojnë për rrezikun në Matiçan: Shtylla elektrike në rrugën “Zef Lush Marku” gati të rrëzohet

    Një shtyllë elektrike, e cila është në gjendje të rënduar dhe rrezikon të rrëzohet, po shqetëson banorët e rrugës “Zef Lush Marku”, në lagjen Matiçan të Prishtinës.

    Banorët i janë drejtuar Gazetës Sinjali për të denoncuar këtë rrezik, duke shprehur shqetësimin se shtylla mund të rrëzohet dhe të rrezikojë kalimtarët dhe banorët e zonës.

    Një banorë është shprehur për Sinjalin se kanë mbetur të bllokuar, përfshirë fëmijët

    Ata kërkojnë intervenim urgjent nga institucionet përgjegjëse, para se të ndodhë ndonjë incident.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Residents are alarmed at the risk at Matican: Electric column on Lake Lus Marki Street is about to fall

    An electric pole, which is in heavy condition and is in danger of falling, is bothering residents of the road, such as Lush Markuı, in Pristina’s Matican district.

    Residents have turned to the Signal Journal to denounce this danger, voicing concern that the pillar could collapse and endanger passersby and residents of the area.

    A resident has indicated the signal has remained blocked, including children

    They seek urgent intervention by responsible institutions before any incidents occur.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal