Category: Lajme

  • Erërat e fuqishme që goditën Kosovën, lënduan një person dhe shkaktuan dëme të shumta materiale

    Erërat e fuqishme që goditën Kosovën, lënduan një person dhe shkaktuan dëme të shumta materiale

    Erërat e fuqishme që goditën Kosovën, lënduan një person dhe shkaktuan dëme të shumta materiale

    Erërat e fuqishme që përfshinë Kosovën mbrëmjen e së enjtes kanë lënë një person të lënduar, kanë shkaktuar dëme të shumta materiale dhe ndërprerje të energjisë elektrike në disa komuna të vendit.

    Ferizaj ishte ndër komunat më të prekura, ku për shkak të rrezikut për qytetarët, furnizimi me energji elektrike u ndërpre me kërkesë të Policisë së Kosovës. Në këtë komunë janë raportuar dëme në biznese, ndërtesa publike dhe automjete, ndërsa Policia ka konfirmuar edhe një person të lënduar.

    Sipas KEDS-it, erërat e forta kanë shkaktuar dëmtime në infrastrukturën energjetike dhe avari në rrjet. Zyrtari i kësaj kompanie, Adlum Ramadani, ka bërë të ditur se qindra ekipe janë angazhuar në terren për sanimin e defekteve dhe rikthimin e furnizimit me energji elektrike. Ai ka përmendur Ferizajn, Gjilanin, Prizrenin dhe Prishtinën si zonat më të prekura, shkruan Kosovapress.

    Dëme të konsiderueshme janë raportuar edhe në Prishtinë. Në lagjen Matiqan, disa dritare janë shkëputur nga një ndërtesë dhe kanë rënë mbi një automjet, duke e dëmtuar atë. Ndërkaq, në Ulpianë, pranë shkollës fillore “Hasan Prishtina”, është raportuar për shkëputjen e një pjese të kulmit të një ndërtese. Dëme janë evidentuar edhe në lagjen Mati.

    Në Krushë të Madhe të Rahovecit, erërat kanë dëmtuar kulmin e një biznesi, ndërsa pjesë të tij, përfshirë llamarina, kanë përfunduar në rrugën Gjakovë–Prizren, duke paraqitur rrezik për pjesëmarrësit në trafik. Ekipet e zjarrfikësve kanë intervenuar për largimin e materialeve nga rruga.

    Probleme në qarkullim janë shkaktuar edhe në magjistralen Prishtinë–Pejë, ku në fshatin Vragoli era ka rrëzuar një ndriçues në mes të rrugës, duke bllokuar për disa minuta lëvizjen e automjeteve. Ndërkohë, në zonën e Shadërvanit në Prizren, erërat kanë rrëzuar dhe dëmtuar tavolina e karrige të lokaleve të gastronomisë.

    Pasojat e motit të lig janë ndier edhe në Kamenicë, ku në fshatin Ruboc një qytetari i janë rrëzuar 2 sera bujqësore me sipërfaqe të përgjithshme prej rreth 300 metrash katrorë. Dëmet kanë prekur edhe veprimtarinë bujqësore, krahas bizneseve dhe infrastrukturës publike në komunat e tjera.

    Ndërprerje të furnizimit me energji elektrike janë raportuar edhe në pjesë të Lipjanit, ndërsa probleme në rrjet janë evidentuar në Prishtinë, Gjilan, Prizren dhe Ferizaj. Ekipet e KEDS-it janë angazhuar për identifikimin dhe riparimin e defekteve të shkaktuara nga erërat.

    Policia e Kosovës ka apeluar te qytetarët që të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes të shtuar në rrugë dhe hapësira publike. Në Ferizaj, ekipet policore, në bashkëpunim me autoritetet komunale dhe shërbimet emergjente, kanë intervenuar për largimin e pengesave dhe parandalimin e rreziqeve të mëtejshme.

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës kishte paralajmëruar erëra me shpejtësi prej 30 deri në 45 kilometra në orë, me rafale edhe më të fuqishme. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë rastet emergjente.

  • Miley Cyrus dhe Maxx Morando thuhet se do të martohen këtë fundjavë në Kaliforni, ata po finalizojnë përgatitjet e tyre

    Miley Cyrus dhe Maxx Morando thuhet se do të martohen këtë fundjavë në Kaliforni, ata po finalizojnë përgatitjet e tyre

    Këngëtarja amerikane Miley Cyrus dhe i fejuari i saj, muzikanti Maxx Morando, do të martohen këtë fundjavë në Kalifornian Jugore, raportoi TMZ duke cituar burime pranë çiftit.

    Detajet e ceremonisë janë ende të panjohura dhe as Cyrus dhe as Morando nuk i kanë konfirmuar publikisht planet. Sipas burimeve të TMZ, çifti po përfundon përgatitjet e fundit për dasmën.

    Një aluzion për koncertin

    Cyrus më parë ka lënë të kuptohet se mund të martohet së shpejti. Muajin e kaluar, në koncertin e parë nga dy të tjerë në Hollywood Bowl në Los Angeles, ajo e ftoi Morandën në skenë dhe performoi këngën “Let’s Get Married” me të. Ata e shkruan këngën së bashku dhe është pjesë e albumit të saj “Bass Persuades”, i cili u publikua në shtator.

    Çifti u fejua në dhjetor të vitit të kaluar dhe këngëtarja më vonë zbuloi se propozimi e zuri plotësisht në surprizë.

    Cyrus ishte i martuar më parë me aktorin australian Liam Hemsworth. Ata u martuan në dhjetor 2018 dhe u ndanë pas më pak se një viti martesë.

    Lidhja e Miley-t dhe Maxx-it filloi në fund të vitit 2021 dhe gjithçka filloi me një takim të verbër.

    “Epo, ishte një takim i verbër për mua, dhe jo realisht për të. Mendova, ‘Gjëja më e keqe që mund të ndodhë është që unë të largohem’”, tha këngëtarja në një intervistë për British Vogue në vitin 2023.

  • Erërat e fuqishme shkaktojnë dëme në disa komuna të Kosovës, rrëzohen kulme e sera dhe dëmtohen linjat elektrike

    Erërat e fuqishme shkaktojnë dëme në disa komuna të Kosovës, rrëzohen kulme e sera dhe dëmtohen linjat elektrike

    Erërat e fuqishme që kanë përfshirë Kosovën gjatë natës së kaluar kanë shkaktuar dëme në disa komuna të vendit.

    Si pasojë e motit të lig, janë rrëzuar kulme të objekteve të banimit dhe bizneseve, janë dëmtuar sera bujqësore, ndërsa në disa zona janë raportuar edhe probleme me rrjetin e energjisë elektrike.

    Në fshatin Koshare të Ferizajt, erërat e fuqishme kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në një lokal, duke dëmtuar dhe rrëzuar kulmin e tij.

    Ndërkaq, në qytetin e Ferizajt është rrëzuar kulmi i një banese, ndërsa si pasojë e kësaj është bllokuar përkohësisht rruga “Dëshmorët e Kombit”.

    Dëme janë raportuar edhe në Obiliq. Në qendër të qytetit, erërat kanë shkaktuar dëme materiale dhe kanë shpërndarë mbeturinat, ndërsa një pjesë e qytetit ka mbetur pa energji elektrike.

    Po ashtu, në rrugën e fshatit Dardhishtë, erërat kanë rrëzuar shtylla elektrike të tensionit të lartë, duke lënë zonën pa furnizim me energji elektrike.

    Për të parandaluar ndonjë incident, anëtarët e një shoqate, së bashku me banorët e zonës, janë angazhuar për vendosjen e sinjalistikës paralajmëruese dhe masave mbrojtëse deri në intervenimin e institucioneve përkatëse.

    Dëme të konsiderueshme janë shkaktuar edhe në bujqësi. Në Krushë të Madhe të Rahovecit janë publikuar pamje të dëmeve në sera, ndërsa në fshatin Ruboc të Kamenicës,, janë rrëzuar dy sera me sipërfaqe të përgjithshme prej rreth 300 metrash katrorë.

    Ndërkohë, në lagjen “Jeni Mahall” të Prizrenit, banorët kanë raportuar për djegien e telave elektrikë në një shtyllë të rrjetit të energjisë.

    Institucionet e vendit kishin paralajmëruar më 18 nëntor për erërat e fuqishme që pritej të përfshinin Kosovën më 19 nëntor, duke u bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar.

    Sipas paralajmërimeve, erërat e forta pritet të vazhdojnë edhe gjatë pasdites së 20 nëntorit, ndaj qytetarëve u është kërkuar të shmangin qëndrimin pranë objekteve të pasigurta, kulmeve, pemëve dhe shtyllave elektrike, si dhe të kenë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit.

    Telegrafi do të vazhdojë t’i përcjellë zhvillimet dhe raportimet për dëmet e shkaktuara nga erërat në komunat e vendit. /Telegrafi/

  • 17 punëtorë të KEK-ut kanë vdekur këtë vit

    17 punëtorë të KEK-ut kanë vdekur këtë vit

    17 punëtorë të KEK-ut kanë vdekur këtë vit

    Nënkryetari i Sindikatës së re të KEK-ut Nexhat Llumnica, ka bërë të ditur se gjatë vitit 2026 kanë vdekur 17 punëtorë të kësaj korporate.

    Në një intervistë për Ekonomia Online, Llumnica ka thënë se katër prej tyre kanë humbur jetën në aksidente fatale, ndërsa për 13 të tjerë dyshohet se vdekjet mund të lidhen me sëmundjet profesionale, si pasojë e ekspozimit ndaj gazrave helmues, pluhurit dhe kushteve të vështira të punës.

    “Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës gjithmonë janë të rrezikuar, edhe në shëndet edhe në punë, sepse natyra e punës është e vështirë. Vetëm gjatë vitit 2026 kemi pasur 17 punëtorë të cilët kanë vdekur. Katër prej tyre kanë qenë në aksidente fatale, ndërsa për 13 të tjerë ne mendojmë se kanë vdekur nga sëmundjet profesionale, duke u bazuar në gazrat helmues, pluhurin dhe faktorë të tjerë që mund të ndikojnë në shëndetin e tyre si pasojë e procesit të punës”, ka thënë Llumnica.

    Ai ka theksuar se, përkundër rrezikshmërisë së punës, pagat e punëtorëve nuk janë të kënaqshme.

    Llumnica ka bërë të ditur se pas protestës së javës së kaluar, të mërkurën kanë zhvilluar negociata me bordin dhe menaxhmentin e KEK-ut, të cilët kanë kërkuar dy deri në tri ditë kohë për të shqyrtuar kërkesat e punëtorëve.

    Në të kundërtën, ai ka deklaruar se protesta dhe greva e paralajmëruar do të vazhdojë.

    “Për këtë arsye në KEK gjithmonë ekziston një rrezik, gjithmonë ekzistojnë kushte të vështira, mirëpo pagat nuk janë të kënaqshme. Për këtë arsye ne kemi vendosur dhe kemi protestuar në javën e kaluar, ndërsa kemi pasur negociata me bordin dhe menaxhmentin e KEK-ut, të cilët kanë kërkuar një kohë prej dy-tri ditësh, në mënyrë që të dialogojmë hapur dhe të krijojmë mundësi që të ketë një përgjigje pozitive për punëtorët. Në rast se nuk ka një përgjigje pozitive, ne protestën dhe grevën e paralajmëruar do ta vazhdojmë”, ka thënë Llumnica.

    Ai ka thënë se kërkesat e punëtorëve janë rritja e pagave dhe përfitimi i pagës së 13-të, njësoj si punëtorët e sektorit publik.

    Sipas Llumnicës, është e pakuptimtë që punëtorët e KEK-ut të mos përfitojnë nga kjo pagë, duke marrë parasysh rrezikshmërinë e punës dhe rëndësinë e shërbimit që ofrojnë.

    Ai ka shtuar se punëtorët ndihen të diskriminuar, pasi sipas tij, rreth 30 milionë euro janë rialokuar nga ndërmarrjet publike për pagesën e pagës së 13-të për sektorin publik, ndërsa KEK-u nuk ka përfituar për punëtorët e tij.

    “Ne kemi kërkuar ngritjen e pagave dhe pagën e 13-të, ashtu siç e kanë marrë i gjithë sektori publik. Është e pakuptimtë që punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës të mos e marrin pagën e 13-të, duke u bazuar në kushtet e tyre, në prodhimin e një shërbimi jetik dhe në rrezikshmërinë e punës së tyre. Ne nuk jemi kundër sektorit publik, por kemi parë një rialokim të buxhetit, ku flitet për 30 milionë euro që u janë marrë ndërmarrjeve publike për t’ua paguar pagat e 13-ta punëtorëve të sektorit publik, ndërsa këto ndërmarrje, në këtë rast KEK-u, nuk kanë marrë për punëtorët e vet. Patjetër që ndihemi të diskriminuar dhe kjo është arsyeja pse po e shprehim këtë pakënaqësi”, ka potencuar ai.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • 17 KEK workers dead this year

    The deputy head of the new KEK Union, Nexhat Llumnica, has indicated that 17 workers of this corporation died during 2026.

    In an interview with Online Economics, Llumnica has said that four of them have lost their lives in fatal accidents, while another 13 people are suspected to be linked to professional diseases as a result of exposure to toxic gases, dust, and difficult working conditions.

    Kosovo Energy Corporation workers are always at risk, even in health and work, because the nature of work is difficult. Only during 2026 did we have 17 workers who died. Four of them have been in fatal accidents, while for 13 others we think they died of professional diseases based on poisonous gases, dust and other factors that could affect their health as a result of the labour process, Llumnica said.

    He has stressed that, despite the risk of work, worker salaries are not satisfactory.

    Llumnica has indicated that after last week’s protest, negotiations were held Wednesday with KEK’s board and management, which have asked for two to three days to review workers’ demands.

    On the contrary, he has declared that the protest and the warned strike will continue.

    For this reason there is always a danger in KEK, there are always difficult conditions, but wages are not satisfactory. That’s why we’ve decided and protested in the past week, while we’ve had negotiations with KEK’s board and management, which have called for a two-day time, so that we can dialogue openly and create opportunities to have a positive answer for workers. If there is no positive answer, in the protest and the warned strike we will continue, Llumnica has said.

    He has said workers’ demands are the increase in wages and the benefit of the 13th salary, as well as public sector workers.

    According to Llumnica, it is pointless that KEK workers do not benefit from this salary, given the risk of work and the importance of service they offer.

    He has added that workers feel discriminated against, as according to him, about 30m euros have been relaunched by public companies for paying the 13th salary for the public sector, while KEK has not benefited his workers.

    We’ve requested salary raises and 13th salary, as the entire public sector has received. It is meaningless that Kosovo Energy Corporation workers do not receive their 13th salary, based on their conditions, on the production of a vital service and the risk of their work. We are not against the public sector, but we have seen a budget relocation, where 30m euros are being taken to public companies to pay the salaries of 13 of public sector workers, while these companies, in this case KEK, have not received for their workers. Of course, we feel discriminated against, and that’s why we’re expressing this discontent, he’s got a point.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Mot me diell në Kosovë, temperaturat deri në 18 gradë, por…

    Mot me diell në Kosovë, temperaturat deri në 18 gradë, por…

    Mot me diell në Kosovë, temperaturat deri në 18 gradë, por…

    Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell, me vranësira të pakta lokale dhe mundësi për ndonjë reshje të izoluar në zona të caktuara.

    Temperaturat minimale do të zbresin në 8 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë deri në 18 gradë Celsius.

    Sipas MeteoBallkan, mot kryesisht me diell dhe vranësira lokale parashihet edhe në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi.

  • sunny weather in Kosovo, temperatures up to 18 degrees, but…

    SOt in Kosovo is expected to hold mostly sunny weathers, with few local clouds and possibilities for any isolated rainfall in certain areas.

    Minimum temperatures will drop to 8 degrees Celsius, while maximum temperatures are expected to reach 18 degrees Celsius.

    According to MeteoBalkan, mostly sunny weather and local clouds are also envisioned in Albania, northern Macedonia, the Presevo Valley and Montenegro.

  • Erërat e forta rrëzojnë shtyllat elektrike në Dardhishtë, zona mbetet pa energji

    Erërat e forta rrëzojnë shtyllat elektrike në Dardhishtë, zona mbetet pa energji

    Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka njoftuar se si pasojë e erërave të forta janë rrëzuar disa shtylla elektrike të tensionit të lartë në rrugën e fshatit Dardhishtë, duke lënë të gjithë zonën pa energji elektrike.

    Sipas njoftimit, anëtarët e kësaj shoqate, së bashku me disa banorë të zonës, janë angazhuar në vendosjen e sinjalistikës paralajmëruese dhe marrjen e masave mbrojtëse, me qëllim të parandalimit të incidenteve të mundshme.

    Deri në arritjen e institucioneve përgjegjëse, pjesëtarët e shoqatës janë kujdesur për sigurinë e qytetarëve dhe të pjesëmarrësve në trafik.

    Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë orëve në vijim, veçanërisht në zonat ku po fryjnë erëra të forta.

    Po ashtu, qytetarëve u është rekomanduar që të shmangin qarkullimin deri në orët e mëngjesit, për aq kohë sa kushtet atmosferike paraqesin rrezik për sigurinë e tyre. /Telegrafi/

  • “Nga fitorja në fitore” – Erdogan njofton përforcimin e ushtrisë turke me aeroplanin Bayraktar Kızılelma

    “Nga fitorja në fitore” – Erdogan njofton përforcimin e ushtrisë turke me aeroplanin Bayraktar Kızılelma

    Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka njoftuar se aeroplani i parë luftarak pa pilot i Turqisë, Bayraktar Kızılelma, i është shtuar inventarit të Forcave të Armatosura Turke, pas përfundimit me sukses të testeve të pranimit.

    Erdogan e cilësoi këtë zhvillim si një ditë historike dhe rezultat të viteve të tëra pune e përpjekjesh.

    Ai shprehu besimin se pajisja e ushtrisë me këtë aeroplan do të kontribuojë në arritjet e mëtejshme të saj.

    “Unë besoj se ushtria jonë e lavdishme do të shkojë nga fitorja në fitore me Bayraktar Kızılelma dhe uroj që ky zhvillim krenar të jetë i mbarë dhe i suksesshëm”, deklaroi lideri turk.

    Në njoftimin e kompanisë Baykar bëhet e ditur se Kızılelma është një projekt kombëtar, i zhvilluar tërësisht me burimet dhe teknologjinë e vetë kompanisë.

    Pas përfundimit me sukses të testeve të pranimit, aeroplani ka kaluar një tjetër fazë të rëndësishme drejt përdorimit nga Forcat e Armatosura Turke.

    Zhvillimi i projektit nisi në vitin 2021, kur më 20 korrik u prezantuan për herë të parë pamjet e projektimit konceptual të aeroplanit.

    Më 12 mars 2022 ai hyri në linjën e prodhimit, ndërsa fluturimin e parë e realizoi me sukses më 14 dhjetor të po atij viti, duke tejkaluar edhe objektivin e kompanisë për vitin 2023.

    Më 24 prill 2023, Kızılelma realizoi një fluturim të përbashkët pranë aeroplanit pa pilot AKINCI.

    Gjithashtu, gjatë panairit TEKNOFEST në Stamboll, nga 27 prilli deri më 1 maj 2023, ai demonstroi aftësitë e tij në fluturime pranë aeroplanëve luftarakë të pilotuar SOLOTÜRK dhe Turkish Stars. /Telegrafi/

  • Trump: Putin is a little backed up in Ukraine’s war, could be much tougher

    United States President Donald Trump told reporters Monday that he thinks his Russian counterpart, Vladimir Putin, is backing back in the Ukraine war.

    Poutin is getting a little back on Ukraine. It could have been a lot tougher, frankly, the White House head said, the paper reports. The Independent.

    His comment comes just a month after the United Nations Human Rights Office confirmed that more than 15 thousand civilians had been killed or injured in Ukraine during the first eight months of this year.

    This office estimated that an average of over 400 civilians had been killed or injured every week by 55 percent more than in the same 2025 period.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal