
Një rast i kanosjes është raportuar se ka ndodhur sot mes dy punëtorëve të Ministrisë së Ekonomisë.
Dyshohet se ka ngjarje ka eskaluar deri në nxjerrjen e armës.
Rasti është konfirmuar për Sinjalin nga Policia përmes zëdhënësit për kryeqytetin, Enis Pllana.
“Sot, rreth orës 12:00, Policia ka pranuar informatën për një rast të kanosjes në objektin e Ministrisë së Ekonomisë. Njësitet policore kanë reaguar menjëherë dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa lidhur me rastin një person është shoqëruar në stacion policor. Njësitet relevante janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, tha Pllana për Sinjalin.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali